Rikthehet mrekullia e arkeologjisė shqiptare
E pashė veten pėrpara Trojės nė miniaturė u shpreh Enea, sipas Virgjilit, kur hyri nė fillim nė qytetin antik tė Butrintit. I vendosur nė Shqipėrinė e ditėve tė sotme, ky thesar arkeologjik nuk u pėrdor si tė ishte njė vend i padukshėm gjatė pjesės mė tė madhe tė mijėvjeēarit tė kaluar.
Por ky vend, dikur i quajtur mė pak i njohuri, i frekuentuari dhe i ndoturi i tė gjitha vendeve klasike nė Mesdhe, prej njė studjuesi britanik tė njohur tė Bizantit, tani e sheh veten nė mes tė ri-zbulimit.
Arkeologjisti Riēard Hoxh thotė se Butrinti ia dedikon ēdo gjė Musolinit. Mė 1924, Duēja, duke dashur tė paraqitet si zbuluesi i ri i Romės, ngarkoi Kontin Luixhi Maria Ugolini, njė fashist tė ri, historian tė lashtėsisė, pėr tė rizbuluar gjurmėt e heroit tė Virgjilit. Ugolini gėrmoi nė njė masė mbresėlėnėse, duke zbuluar shumė prej mrekullive tė rajonit, pėrpara se ti dorėzohej malarjes nė moshėn 41 vjeēare.
Gjatė regjimit autoritar tė Enver Hoxhės, kjo zonė ishte jashtė mundėsive pėr shumicėn e shqiptarėve dhe puna u ngadalėsua nė mėnyrė tė konsiderueshme. Por kur Shqipėria ri-hapi kufijtė e saj mė 1990, gėrmimet rifilluan nėn kujdesin e Fondacionit Butrini, tė krijuar mė 1993 nga Lordi Rothsēailld, njė bankier britanik dhe Lordi Seinsberi i Preston Candover, njė sipėrmarrės tregjesh tė mėdha. Fondacioni drejtohet nga Sėr Patrik Feiruedhėr, njė ish-ambasador nė Shqipėri dhe Itali; ai financohet kryesisht prej Dejvid Pakard, trashėgimtar i pasurisė sė Hewlett-Packard.
I braktisur nė masė gjatė sundimit tė Hoxhės, Butrinti ėshtė bėrė tėrheqja mė e madhe turistike e Shqipėrisė, qė prej ri-hapjes sė tij. Mė 1996, ai priti 20,000 vizitorė. Megjithatė, turizmi u pakėsua mjaft pas vitit 1997, kur vendi u dėmtua prej rėnies sė skemave ekonomike piramidale, duke e zhytur shtetin nė kaos. Por pushuesit janė duke u kthyer ngadalė, me parashikime pėr kėtė vit pranė niveleve tė vitit 1996.
Vendi besohet tė datojė tė paktėn nė shekullin e 8tė p.e.s. Njė teatėr i ruajtur nė mėnyrė fantastike, qė daton prej periudhės klasike tė vonė tė viteve 300-200 p.e.s., ende pėrdoret edhe sot, ku shqiptarėt organizojnė veprimtari qė shkojnė qė prej konkurseve tė bukurisė deri nė festivale folklorike, sipas njė artikulli tė kohėve tė fundit nė Economist. Njė mur tjetėr i tė njėjtės periudhė mban emrat e banorėve tė qytetit.
Nė ndėrrimin e mijėvjeēarėve, qyteti iu dorėzua romakėve, tė cilėt ndėrtuan njė pallat madhėshtor me njė dysheme tė pėrpunuar me mozaikė. Ai shėrbeu si njė vendqėndrim i krishterė nė shekullin e 6tė, dhe pagėzimorja e tij e madhe, njė prej mė tė mėdhave nė Mesdheun lindor, ekziston akoma. Qyteti ishte pjesė e perandorisė sė Venedikut nė shekullin e 15tė dhe u pushtua prej francezėve mė 1789.
Megjithatė, jo tė gjithė janė tė entuziasmuar prej famės nė rritje tė Butrintit.
Entuziastėt janė tė shqetėsur se vėrshimi i dollarėve tė turistėve do tė shuajė shqetėsimet e ruajtjes sė bukurisė natyrore tė rajonit. Zhvilluesve tė uritur po u shkon goja lėng prej mendimit tė njė Korfuzi tė ri, paralajmėronte artikulli nė Economist. Plane pėr njė kazino, disa fusha golfi dhe njė numėr hotelesh janė propozuar gjatė viteve tė fundit. E ardhmja e kėsaj zone ėshtė bėrė njė ēėshtje e ndėrlikuar, me njė numėr tė pafund grupesh, qė shkojnė qė prej agjencive tė ndihmės dhe fondacioneve tė huaja tek zyrtarėt vendas, arkeologjistėt dhe sipėrmarrėsit, qė konkurrojnė pėr tė vendosur shenjėn nė zhvillimin e saj.
Por nėse kjo vorbull interesash tė posaēme mund tė gjejė njė mėnyrė pėr tė inkurajuar turizmin duke ruajtur bukurinė mbresėlėnėse tė rajonit, Butrinti mund tė shėrbejė edhe si njė pėrfitim ekonomik, edhe si nje thesar kulturor gjatė viteve tė ardhshme.
marre nga,
(Economist - 16/08/01; Arkeologjia - 14/01/01; Fondacioni Butrinti )
Krijoni Kontakt