Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Veshje popullore

    Fustanella

    Veshje popullore burrash ne vise te ndryshme, ne JUG dhe VERI. Fustanella ka trajten e nje fundi te gjere, me shume kinde (pala) ne forme trapezi, te qepura se bashku e te mbledhura me rrudha te dendura tek beli. Copa ishte pelhure shtepiake e bardhe prej pambuku e liri. Kostumi me fustanelle perbehet nga kemisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftetar te ndryshem kane veshur edhe fustanella te murme dhe te zeza.
    Fustanella eshte veshje qe i perket nje kohe shume te vjeter. Dokumentohet te jete qe nga shek IV - III para eres sone, ne disa gjetje arkeologjike.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Xhubleta

    Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj.
    Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare..

    Nje veshje me xhublete ---->KETU
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    lol shume te lezecme ato kepucet si me xhufka te figura e fustanelles ne jug

  4. #4

    Opingat

    Dicka me shume per "kepucet me apo pa xhufka"

    Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej nje cope te vetme lekure ne trajte katerkendeshi kenddrejte, buzet e se ciles rudheshin me retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo, dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze, opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj
    Deshmite me te hershme arkeologjike per opingat u perkasin shek V-IV para eres sone dhe tregojne se ato kane qene nje element i kultures ilire, dhe dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe me vone nga llaptiet tipike te popujve sllave.
    Deshmi te mevonshme jane te shek XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek arbereshet e Greqise dhe te Italise
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Revi e veshjeve popullore ne Struge

    Pas Revysė sė 33-tė tė veshjeve popullore nė Strugė

    Shporta pėrplot shpėrblime e SHKA “Burimet e Sharrit”

    Veshja e nuses sė fshatit Korritė tė Malit tė Thatė, e prezentuar nga Blerta Saiti, pėrbėhet nga 25 elemente. Me kėtė veshje ajo u paraqit nė mesin e afro 100 pjesėmarrėsve nga tė gjitha trojet e Maqedonisė dhe mori shpėrblimin e parė si veshje e femrės.- “Me njė pėrkushtim tė gjatė gjurmues, kompletuam njė veshje tė nuses sė Korritės, me kolorit tė veēantė dhe vjetėrsi tė madhe, duke e prezentuar para njė auditoriumi tejet kompetent, i cili diti edhe ta vlerėsojė me notėn e merituar,-na tha drejtuesi artistik i SHKA “Burimet e Sharrit”, Remzi Aliu

    Pjesėmarrja e anėtarėve tė Shoqėrisė Kulturo Artistike “Burimet e Sharrit” nga Tetova nė Revynė e 33-tė tė veshjeve popullore, qė u mbajt tė shtunėn nė Strugė, u kurorėzua me sukses tė plotė tė veshjes sė nuses nė fshatin e largėt Korritė tė Malit tė Thatė, qė karakterizohet me njė “kolorit tė veēantė dhe lashtėsi nga kohėrat mė tė moēme”, na tha drejtuesi artistik i kėsaj shoqėrie mė tė re tetovare, z.Remzi Aliu.

    “Manifestimi kishte karakter garues dhe aty u prezantuan rreth 100 konkurrues me veshėmbathje tė ndryshme nga mbarė Maqedonia, me pjesėmarrjen e tė gjitha nacionaliteteve qė jetojnė kėtu,- na informoi drejtuesi artistik Aliu.

    “Ne, vitin e kaluar e begatuam Revynė e 32-tė me veshėmbathje nga tabani kulturo-etnologjik tė Sharrit, ndėrsa sivjet, u pėrcaktuam tė dalim nė anėn tjetėr tė Pollogut tė Poshtėm, nė fshatin e largėt tė Malit tė Thatė, Korrita. Atje bėmė njė punė tė gjatė hulumtuese, falė pensionistit Ziber Ziberi dhe bashkėshortes sė tij dhe u pėrcaktuam qė tė dalim nė konkurs nė Revynė e 33-tė tė veshjeve popullore me veshjen karakteristike tė “Nuses” dhe tė “Zotit tė shtėpisė”, qė dallojnė nga tė gjitha fshatrat e Malit tė Thatė, tė Sharrit dhe mė gjerė.

    -Cilat janė ata veēori qė e bėjnė tė pasur kėtė veshėmbathje?

    - Fshatrat e Malit tė Thatė, siē ėshtė Korrita, Gurgurnica dhe Sellareva, kanė njė pasuri tė pashtershme shpirtėrore qė manifestohet sidomos nė veshėmbathjen gjatė gėzimeve familjare. Ne me njė pėrkushtim tė veēantė u angazhuam qė ta mbledhim pjesė pėr pjese e ta kompletojmė veshjen e nuses, qė pėrbėhet nga 25 dekorime tė ndryshme tė veshėmbathjes solemne femėrore, ku patėm edhe vėshtirėsi tė natyrave tė ndryshme. Kėtė e bėmė dhe siē shihet edhe nė fotografinė qė e ofrojmė, tė anėtares sonė Blerta Saiti, e cila e mbajti nė Revynė e 33-tė tė veshjeve popullore nė Strugė, nga stolitė e ndryshme, duket vetėm fytyra e nuses, qė ėshtė njė karakteristikė tjetėr e kėtyre anėve. Kjo veshje dalloi si gjatė parakalimit tradicional nėpėr rrugėt e qytetit tė tė gjithė pjesėmarrėsve, nė sallėn e Qendrės kuluturore tė Strugės, ku u hap edhe ekspozita e veshjeve dhe trashėgimisė tjetėr kulturore tė popullsisė vllehe, e poashtu edhe para jurisė profesionale, e pėrbėrė nga ekspertė dhe njohės tė pasurive etnografike tė Maqedonisė. Juria nė fjalė, duke e bėrė analizėn e veēantė tė tė gjitha veshjeve tė prezantuara nė Revynė e

    33-tė, u pėrcaktua qė “Veshja e nuses sė Korritės” tė shpallet si mė e mira dhe njėherit, duke e lavdėruar nė mėnyrė tė veēantė edhe zonjėn Ziberi qė mori pjesė nė kėtė sihariq qė vinte nga Korrita e largėt,-thotė Remzi Aliu.

    Nė pyetjen tonė se pse u pėrcaktuan qė nga Sharri “tė kalojnė” nė Malin e Thatė e tė prezantohen me veshjen nga Korrita, z.Remzi Aliu e veēon punėn hulumtuese qė bėhet brenda SHKA “Burimet e Sharrit” edhe ndėr fshatrat tjerė dhe si drejtues artistik nė kėtė shoqėri, veshėmbathja e nuses sė Korritės dhe tė zotit tė shtėpisė, ishin njė sfidė e re pėr punėn e tij si vlerė dhe pasuri e veēantė shpirtėrore dhe material qė kėrkon afirmim mė tė gjerė. Ne nė kėtė drejtim, do tė punojmė edhe nė tė ardhmen, duke i kultivuar dhe prezantuar vlerat tona kudo ku i gjurmojmė dhe hetojmė si trashėgimi tė pashtershme, na tha Remzi Aliu.

    Hapjen zyrtare tė kėtij manifestimi e bėri pėrfaqėsuesja e Ministrisė republikane tė Kulturės, pėrndryshe pėrgjegjėse e sektorit pėr krijimtari artistike, Lindita Kadriu. Manifestimi i 33-tė i veshjes popullore nė Strugė ėshtė pasuruar edhe me program kulturo-artistik nga tabori i SHKA “Burimete Sharrit”, kur nė pritje tė rezultateve tė Jurisė profesionale pėr ēmimet e Revysė, para spektatorėve nga tė gjitha viset e Maqedonisė, me kėngėt e tij ėshtė prezantuar rapsodi i po kėsaj shoqėrie Dashmir Saiti, cili u pėrshėndet me duartrokitje frenetike nga publiku.

    Pėr SHKA “Burimet e Sharrit” shpėrblimi i fituar nė Strugė ėshtė i treti qė ėshtė korrė gjatė kėtij viti, qė dėshmon se kjo shoqėri tashmė ėshtė duke i gjetur rrugėt e vėrteta tė afirmimit si ansambėl qė kultivon vlera tė pashtershme kulturore nga kėto troje, tė cilat sivjet do tė gjejnė vend edhe nė dy-tri festivale ndėrkombėtare.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Komuniteti Arbėresh zgjedh sot miss-in e vet ku juria do t’i japė shumė rėndėsi kostumit tradicional tė rajonit italo-shqiptar qė pėrfaqėson

    Njė miss arbėresh me kostum tė artė


    Shekulli

    Spezzano Albanese- Zgjidhet sot nė mbrėmje nė Spezzano Albanese konkursi ndėrajonal “Miss Arbėresh”. Edicioni i IX i kėtij manifestimi pėrfshin karakteristikat ndėrajonale me pjesėmarrjen e vajzave qė vijnė nga komunitetet italo-shqiptare nga Siēilia, Pulia, Bazilikata dhe Molize. Kėtė vit konkursi organizohet nė qendrėn mė tė madhe tė dialektit shqip nė Kalabri. Me garėn e sotme, ku nuri i pjesėmarrėseve dhe magjia e traditave janė vendimtare, shoqėria e Spezzano Albanese-s ndjek tendencėn e pėrmirėsimit tė kostumeve tradicionale festive femėrore, tė ashtuquajtura “llambador” (veshje e artė), njė perlė autentike e kulturės materiale trashėguar nga pasardhėsit e Skanderbeut, nė Itali. Vajzat e reja pjesėmarrėse do tė bėjnė njė paradė, ashtu siē e kėrkon rregulli i spektaklit, tė veshura me kostume tradicionalė tė mrekullueshėm dhe tė rafinuar, nga secili vend qė ato pėrfaqėsojnė, qė ndryshojnė nė ngjyra nė disa detaje zbukurimi, jo vetėm nga krahina nė krahinė, por edhe nga njėri komunitet tek tjetri i tė njėjtės provincė. Dhe do tė jetė pikėrisht bukuria e kostumit ajo qė do tė ndikojė nė zgjedhjen e fitueses.




    14/08/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    http://www.tg0.it/articoli/2005/donnavenetica.jpg



    Nje kostum karakteristik i lashte gruaje venete , nje popull qe presupozohet se ka qene ilir.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 13-05-2006 mė 02:23

  8. #8
    Maska e *Babygirl*
    Anėtarėsuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Xhubleten e kam shum perzemer e kam vesh disa her...
    Mos jeto pa buzėqeshur...sepse dikush nė kėtė botė jeton nga buzėqeshja jote ...!

  9. #9
    Guna

    Veshje dimri, ne forme manteli te gjere prej leshi, me menge dekorative (qe nuk visheshin) dhe me kapuē per koken. Njihej me disa emra: gune ēile (e dhirte) per barinjte, gune larė ose laroshe, tallagane, tamare etj
    Te ngjashme nga funksioni dhe nga mateliali, por ne forme pelerine, ishin disa veshje te tjera dimri qe perdoreshin ne zona te ndryshme te vendit si: bėrruci e sharku ne Laberi, japanxha e bardhe e burrave ne Kosove, tallagani i grave ne Malesine e Madhe etj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    37
    une jam nga jugu do ti lutesha shigjetes te me tregoje diferencen ndermjet sharkut dhe berrucit ?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Kostume popullore karakteristike

    Ne kete faqe web pashe veshje popullore per te cilat thuhet se jane nga trevat tona,
    permenden Gjirokastra, Zagoria, Delvina, Dardha, etj.
    http://www.acgart.gr/acg-collection/...A/TarA-art.htm

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Kostumi Shqiptar i Sir Austen Henry Layard

    Kjo foto eshte ne fleten nr. 41 te librit qe vijon:
    --------------------------
    Title : The conquest of Assyria: excavations in an antique land, 1840-1860
    Author : Mogens Trolle Larsen
    Publisher : Routledge, 1996
    ------------------------------
    http://books.google.ca/books?id=jK8c...0dress&f=false
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Libri " Mélidona " ka Folklor Shqiptar.
    Nuk munda ta gjej. A mundet kush te na tregoje ?

    --------------------- Libri ------------------------

    Titulli : " Mélidona "
    Autori : Schuré, Edouard :

    Publ : Paris, Calmann Lévy, 1879 ; in-12, broché ;
    (2) feuillets (faux-titre, titre), 332 pages, (1) feuillet (table), couverture grise imprimée.

    ------------------------- Skeda -------------------------------http://www.marelibri.com/search/current.seam?maximumPrice=0.0&keywords=&firstResult=0&ISBN=&selectedDatasources=1021&quicksearch=melidona+d+ecosse+en+&l=en&matchTypeList=ALL&author=&title=&description=&minimumPrice=0.0&minimumYear=0&sorting=RELEVANCE&booksellerName=&ageFilter=ALL&keycodes=&pod=false&maximumYear=0&actionMethod=search%2Fcurrent.xhtml%3AsearchEngine .quicksearch

  14. #14
    Veshja popullore myzeqare, drejt zhdukjes

    Veshja popullore myzeqare nė Shqipėri, kjo pasuri e etnografisė kombėtare, po shkon drejt zhdukjes.
    Sipas drejtuesve tė muzeut, shkak pėr kėtė ėshtė bėrė mungesa e prodhuesve tradicionalė tė kostumeve popullore.
    Gjithashtu, po sipas tyre, problem mbetet edhe ruajtja e veshjeve, pasi nuk ka njė pavijon tė veēantė pėr etnografinė.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Teme sensibilizuese. Te lumte Shigjeta

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Kerkoj foto me veshje popullore shqiptare
    Nga Julie nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 00:06
  5. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •