Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355

    Njeriu pa te kaluar

    Si do ishte njeriu pa te kaluaren?

    Gjithmone me ka intriguar kjo pyetje dhe fantazia mund te te coje drejt shume e shume realiteteve te pajetuara por ndoshta te deshiruara nga disa njerez.
    Se pari une pyes: - A do mund te ekzistonte nje bote e tille?
    Mendoni pak nje cast: do ishim pa histori, pa tradite, pa muze, pa kthime kokesh mbrapa...etj etj
    Dhe nese po, si do te ishte ky njeriu i ri?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  2. #2
    my prince arrived Maska e joanna
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    300
    une mendoj se njeriu pa te kaluaren nuk mundet te ece perpara.
    eshte forca qe e shtyn te shkoje perpara ne jete dhe te permiresohet duke pare gabimet e se kaluares
    _Mos thuaj <<te dua>> pa e ndjere se kur ta ndjesh cfare do thuash?
    -jeta eshte nje rrote qe gjithmone rrotullohet e i sjell gjerat sic duhen per te mbajtur ekuiliber.prandaj kujdes!!!
    E JETO C'DO CAST TE JETES SE NUK KTHEHEN PRAPA. ;) :P

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Per tju pergjigjur kesaj pyetje duhet te shkosh mbrapa tek njeriu i pare dhe te imagjinosh jeten e tyre primitive.
    Nuk do ishim shume ndryshe nga kafshet. Nuk do kishte evolucion dhe njeriu do ngelej gjithnje injorant.

    Pa te kaluaren tone, njeriu nuk do hidhte dot asnje hap perpara.
    Edi

  4. #4
    Ka mundesi qe Nirvana te ish dicka teper e zakonshme e te gjithe ne te ishim Buda.

    Logjikisht une s'po di ende nga t'a kap kete teme ne fakt, po meqe jemi me pushime keto dite pse mos bejme ca thashetheme

    Une i kam pasur shume qef filmat me Bud Spencer dhe Terence Hill. Mbaj mend ne nje episod ata u perballen me nje manjak qe deshi te shperthente nje bombe qe kish veti te zhdukte numrat nga memorja e njerzimit. Dmth njerzit s'do kishin moshe, datelindje, numra telefoni e bile sic thuhej dhe ne filem dhe nje ndeshje futbolli nuk do kish rezultat. "C'gafe logjike" mendoj tani.
    E di pse? Se numrat jane shkronja. Nuk e di sa i ndergjegjshem qe rregjizori a manjaku, pak rendesi ka, po ai filem hidhte per diskutim pikerisht kete pyetjen tende ne krye te temes.

    Numrat jane vertet shkronja. Kur lexoja librin e fundit te Visar Zhitit "Funerali i Pafundme" vura re se ai kishte shume kapituj dhe te emertuar me shifra romake. Kapitujt ishin aq shume sa qe duhej perdorur ne disa vende dhe numri romak "L".
    Mendo kishte kapituj te numeruar : XIX (xix), XIXI (xixi), XILIVILI, (xilivili) e po te ishte me i gjate libri do kishim dhe kapituj te tipit XILIVILI-BUMPAPA. . LOL (Libri ishte i shkelqyer ne fakt dhe ua rekomandoj te gjitheve).

    Desha te them qe te krijohen kushtet e siperpermendura, pra te mos egzistonte e kaluara mbase duhej te zhdukej aftesia e te shkruarit, lexuarit, folurit, menduarit, kujtuarit.

    E ka lexuar njeri ate kryevepren e Marquezit "100 vjet vetmi"? E mbani mend ate pjesen kur ne fshat ra semundja e harreses dhe njerzit filluan tu ngjisnin sendeve etiketa e tabela se kishin harruar per se u sherbenin: "Kjo eshte karrige dhe sherben per t'u ulur", "Kjo eshte lope dhe ajo sherben per t'u mjele. Lopes i marrim qumeshtin." Kam pershtypjen se sikur semundja te kishte mbajtur per nje kohe me te gjate ne fshat do fillonin t'u varnin tabela ne qafe dhe njeri-tjetrit: "Kjo eshte Mukadezi, gruaja ime dhe sherben per..."

    Me kujtohet se ne nje studim krahasimor mbi kafshet dhe njeriun Rusoi nder te tjera thosh "Ka mundesi qe inteligjenca te jete mallkimi me i madh per speciet njerzore".

    Por mbase mund te jete dhe bekim ne fakt...

  5. #5
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    O Edo po kur i ke rene pikes fare o tu mbyllte! Por i ke dhene fund dhe temes ne ate mesele, megjithese nuk e ke fajin ti... e ka pyetja!

    N.B. E shikon qe ca nga ca meson njeriu te mos flase vetem gjepura .
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Korēar,

    Nuk tė falet mungesa qė ke bėrė nė forum. Janė hapur me dhjetra tema tė reja dhe zotėrote i lexon fshehurazi dhe nuk jep pėrgjigje. Mbase nuk tė kanė pėlqyer pjesėtarėt e tjerė por si filozof pe Korēe qė je, nuk e kuptoj si mund tu rezistosh debateve, sidomos atyre shkencore. Mė duket se ke bėrė sua mė vete por mė pėlqen tė mendoj se nuk ke pasur kohė tė na nderosh me mendimet filozofike, tė shprehura nė gjuhėn mė tė bukur tė botės, Korēarēe kuptohet. Na ke shgėnjyer dhe Ēupkat pa hajde tė tjerat.

    Sa pėr komentet mbi temėn, gėzohem qė mė nė fund arrite tė mė kuptosh se e di qė ėshtė e vėshtirė tė pranosh respektin pėr njė jo-Korēar pe Pėrmeti. Mė bėhet qejfi!

    Mirė u lexofshim!
    Edi

  7. #7
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Asgje nuk eshte gjepur persa kohe njeriu nuk eshte i bindur per nje gje te tille, persa kohe ecejaket e tij e shpien drejt se vertetes.

    Faktikisht, nuk e di pse, por ndoshta per te dashur me shume kete bote ashtu sic eshte, kureshtja me shtyn te imagjinoj se si do ishte bota ndryshe. Pa te kaluaren, pa diellin, pa te folurin, pa ujin, pa veshjet etj etj Si do ishte njeriu pa hunde, pa kembe, pa floke etj . Pse jemi vetem dy gjini e pse eshte kaq e varfer toka.
    Me nje fjale ka shume "pse" "te miat" qe lindin ashtu kot, ne nje dite te bukur me diell.

    Ah une vdes per ditet me diell dhe sot ne Tirane eshte nje dite e tille. A nuk e keni vene re dhe ju se ne ditet e zymta dhe ne behemi me te zymte? Une e di kete sepse kam nje te djeshme, sepse dje ka rene shi psh.

    Po te flasim per te kaluaren e njerezimit, ka shume mundesi qe bota te ishte akoma Eve dhe Adam ende. Pra pambarimisht e tashme. Por ja qe ata te dy deshen te dinin dhe e hengren mollen e bekuar. E hengren qe ne te kthenim koken prapa per te pare se ku jemi. E kaluara eshte nje etalon mates per njerezimin, eshte pasqyre e gjalle e asaj qe DIME te bejme.

    Sa per te kaluaren e cdonjerit ne vecanti, tashme ne kemi hyre ne vorbullen e quajtur njerezim dhe ka shume pak ishuj ende te pabanuar per ti shpetuar trysnise dhe detyrimeve qe vijne nga tabu, parime, rregulla e me the te thashe qe vijne si bumerange nga mireberesit e se shkuares e qe ne si dele manare na thuhet se duhet t'u bindemi, madje me kete ide jemi rritur qe ne djep ( per ata qe jane rritur me djep). Nuk e di pse por mendoj se eshte mekat t'i thuhet nje femije "mos". Qe ketu fillojne dyshimet e mia per vlerat e se kaluares, per vete ekzistencen e saj. A nuk ka te drejte ai qenie e sapongjizur me ajrin te kete ate kohen e vet qe mund t'i shpetoje disi kohes se "neve" te rriturve?

    E kaluara ne fakt eshte thjesht nje imazh qe ne e kemi gjithmone para syve e qe nuk e shkepusim dot nga vetja sepse ne jemi e kaluar e cast pas casti behemi te tille, pjese e kohes se perjetesise....................................... ........................
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  8. #8
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Puhize mos te ka rrahur era dhe na je griposur me te keqen lali?
    Shiko se mos ke te nxehte se mua po me duket si perēartje (perēartje poetike?) ajo qe po flet... Po te ashtu merr ndonje paracetamol, ndonje aspirine a ku ta di une se ēfare...

    Ne te morra vesh nje presje nga ato qe the mos me thenēin me emer. Te jem une i ftohur (nga...) thua? Edhe mundet fundja, me gjithe keto puhiza... qe shndrohen ne stuhi.

    N.B. O Edo po mire une qe zhgenjeva Cupkat, po ti ēbeje asoj kohe o derdimen? Une ta kisha lene ty pishtarin ti i bere "ujet" siper apo si?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #9
    *Polite* Maska e euphoric^girl
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    beyond^paradise
    Postime
    57

    Re: Njeriu pa te kaluar

    Postuar mė parė nga Puhiza
    Si do ishte njeriu pa te kaluaren?

    Gjithmone me ka intriguar kjo pyetje dhe fantazia mund te te coje drejt shume e shume realiteteve te pajetuara por ndoshta te deshiruara nga disa njerez.
    Se pari une pyes: - A do mund te ekzistonte nje bote e tille?
    Mendoni pak nje cast: do ishim pa histori, pa tradite, pa muze, pa kthime kokesh mbrapa...etj etj
    Dhe nese po, si do te ishte ky njeriu i ri?


    hmmm me kujtuat Chelesten.(Andrea Dell Boca)..me kete topic se me cdo telenovel ajo e kishte kujtesen te ikur lol pa sa mi ngrinte nervat kurr shkujonte Frankon lol

    back te tema: njeriu do ishte si nje looser pa te kaluaren
    share a smile with everyone, hold a kiss for only one :)

  10. #10
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    kush eshte kjo cheleste?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  11. #11
    *Polite* Maska e euphoric^girl
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    beyond^paradise
    Postime
    57
    Postuar mė parė nga Puhiza
    kush eshte kjo cheleste?


    chelesteja eshte nje actore Spanjolle
    share a smile with everyone, hold a kiss for only one :)

  12. #12
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    une per vete si kam qejf shume pyetjet qe permbajne ne te fjalet sikur apo si.[po sikur ,si do ishte ky apo kjo and blah blah blah] di te them kaq. njeriu perbehet nga e kaluara dhe pa te ai thjesht s'do ekzistonte . hapni po deshet nje teme me realiste po deshet mind fiction episodes kur te vije vera inshallah se ateher eshte pak vape e na falet .
    .

  13. #13
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Po ti pse merr pjese kur nuk te pelqen more?
    Pastaj ka vend edhe per ne me "sikur" ne kete bote te vogel te filozofise qe kemi ndertuar ne kete forum.
    PAstaj ti more djalke duhet ta dish qe nuk ka pyetje budallaqe por jane pergjigjet te tille.
    Nejse, nejse
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Baci
    Nga ~Geri~ nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-09-2011, 04:54
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Njeriu dhe shoqėria civile
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 04:46
  4. Emrat Ilire
    Nga Leila nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:33
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •