Koncili II-të i Vatikanit në lidhje me liritë fetare nxori shumë shkrime ku flitet për këtë çështje. Në kushtetutën kishtare "Lumen gentium - Drita e popujve" nr. 16 shkruan:
Më në fund ata që s`pranuan ende Ungjillin, në mënyra të ndryshme rreshtohen në Popullin e Zotit.
Në të parin rend ai popull të cilit i ishin dhënë ligjet dhe premtimet dhe prej të cilit ka lindur Krishti për nga trupi (krah. Rom 9,4-5), populli, për shkak të zgjidhjes shumë është dashur, për arsye të etërve të tyre, sepse Zoti s`pendohet për dhantitë dhe thirrjen e vet (krah. Rom 11,28-29). Mirëpo vendimi i Shëlbimit përfshin edhe ata të cilët besojnë në Krijuesin, në mes të tyre në të parin rend muslimanët, të cilët, duke pohuar se mbajnë fenë e Abrahamit, adhurojnë bashë me ne një të vetmin dhe të mëshirshmin Hyj, i cili ka për t ë gjykuar njerëzit në ditën e Gjyqit. Zoti nuk është larg as prej atyre që kërkojnë Zotin e panjohur në fantazma dhe figure, sepse ai u jeç të gjithëve jetën dhe frymën dhe çdo gjë (krah. Vap 17,25-28), dhe si Shëlbuesi do që të gjithë njerëzit të shëlbohen (krah. 1 Tim 2,4). Ata që, pa faj, nuk e njohin Ungjillin e Krishtit as Kishën e Tij, por megjithatë sinqerisht kërkojnë Zotin dhe nën ndikimin e hirit përpiqen që të kryejnë vullnetin e Tij me vepra, të cilin e kanë njohur nga zëri i ndërgjegjës, mund të arrijnë shëlbimin e amshuar. Provania hyjnore nuk mohon ndihmën e nevojshme për shëlbim atyre që pa fajin e tyre nuk arritën ende të njohin Zotin qartë dhe orvaten, jo pa hirin e Zotit, të fitojnë jetën e vërtetë. Çdo gjë që kanë të mirë dhe të vërtetë, Kisha e sheh si afrimi Ungjillit, dhe si të dhënë prej Atij, i cili shndërrit çdo njeri që të ketë në fund jetën. Mirëpo shpesh i mashtron i Keqi njerëzit në mendime dhe i shkëmbyën të vërtetën e Zotit me rrenë, duke i shërbyer më shumë kreatyreës se sa Krijuesit (krah. Rom 1,21,25) ose, duke jetuar dhe duke vdekur pa Zotin në këtë botë u gjenden në dshprim të mbramë.
Ndërsa në "Humanae vitae" 1 dhe 2 shkruan:
Njerëzit janë të obliguar që të vërtetën, veçanërisht atë që ndërlidhet me Zotin dhe Kishën e tij, ta kërkojnë dhe, mbasi ta kenë njohur, ta pranojnë dhe t`i qëndrojnë besnik.
Këto obligime i përkasin dhe e lidhin ndërgjegjën njerëzore, ndërsa e vërteta nuk imponohet ndryshe se me vetë fuqinë e të vërtetës...
Një liri e tillë përbëhet në atë që të gjithë njerëzit do të jenë të lirë nga shtypja... kështu që në çështjen e fesë askush të mos jetë i detyruar që të veprojë kundër ndërgjegjës së vet, as të jetë i penguar që të veprojë sipas ndërgjegjës së vet.
E drejta në lirinë fetare ka bazën e vet në vet dinjitetin e personit njerëzor.
Ky koncil i Vatikanit deklaron se personi njerëzor ka të drejtë në lirinë fetare.
Mosmarrëveshja elementare e shumë besimtarëve, madje edhe e shumë konzervativëve sikurse edhe e atyre nga rethet progresive, përbëhet në bindjen e tyre se mësimi i lirisë fetare është i papërshtatshëm me kërkesën fetare (institucionale) për të vërtetën.
Mundësia e lirisë së personit që mos ta pranojë mësimin nuk i jep këtij të drejtë që mos ta pranojë të vërtetën. Ky duhet patjetër të besojë me kanosje të ndëshkimit.
Çfarë mendoni ju?
Krijoni Kontakt