Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Liria fetare në shoqëri

    Koncili II-të i Vatikanit në lidhje me liritë fetare nxori shumë shkrime ku flitet për këtë çështje. Në kushtetutën kishtare "Lumen gentium - Drita e popujve" nr. 16 shkruan:

    Më në fund ata që s`pranuan ende Ungjillin, në mënyra të ndryshme rreshtohen në Popullin e Zotit.
    Në të parin rend ai popull të cilit i ishin dhënë ligjet dhe premtimet dhe prej të cilit ka lindur Krishti për nga trupi (krah. Rom 9,4-5), populli, për shkak të zgjidhjes shumë është dashur, për arsye të etërve të tyre, sepse Zoti s`pendohet për dhantitë dhe thirrjen e vet (krah. Rom 11,28-29). Mirëpo vendimi i Shëlbimit përfshin edhe ata të cilët besojnë në Krijuesin, në mes të tyre në të parin rend muslimanët, të cilët, duke pohuar se mbajnë fenë e Abrahamit, adhurojnë bashë me ne një të vetmin dhe të mëshirshmin Hyj, i cili ka për t ë gjykuar njerëzit në ditën e Gjyqit. Zoti nuk është larg as prej atyre që kërkojnë Zotin e panjohur në fantazma dhe figure, sepse ai u jeç të gjithëve jetën dhe frymën dhe çdo gjë (krah. Vap 17,25-28), dhe si Shëlbuesi do që të gjithë njerëzit të shëlbohen (krah. 1 Tim 2,4). Ata që, pa faj, nuk e njohin Ungjillin e Krishtit as Kishën e Tij, por megjithatë sinqerisht kërkojnë Zotin dhe nën ndikimin e hirit përpiqen që të kryejnë vullnetin e Tij me vepra, të cilin e kanë njohur nga zëri i ndërgjegjës, mund të arrijnë shëlbimin e amshuar. Provania hyjnore nuk mohon ndihmën e nevojshme për shëlbim atyre që pa fajin e tyre nuk arritën ende të njohin Zotin qartë dhe orvaten, jo pa hirin e Zotit, të fitojnë jetën e vërtetë. Çdo gjë që kanë të mirë dhe të vërtetë, Kisha e sheh si afrimi Ungjillit, dhe si të dhënë prej Atij, i cili shndërrit çdo njeri që të ketë në fund jetën. Mirëpo shpesh i mashtron i Keqi njerëzit në mendime dhe i shkëmbyën të vërtetën e Zotit me rrenë, duke i shërbyer më shumë kreatyreës se sa Krijuesit (krah. Rom 1,21,25) ose, duke jetuar dhe duke vdekur pa Zotin në këtë botë u gjenden në dshprim të mbramë.


    Ndërsa në "Humanae vitae" 1 dhe 2 shkruan:

    Njerëzit janë të obliguar që të vërtetën, veçanërisht atë që ndërlidhet me Zotin dhe Kishën e tij, ta kërkojnë dhe, mbasi ta kenë njohur, ta pranojnë dhe t`i qëndrojnë besnik.
    Këto obligime i përkasin dhe e lidhin ndërgjegjën njerëzore, ndërsa e vërteta nuk imponohet ndryshe se me vetë fuqinë e të vërtetës...
    Një liri e tillë përbëhet në atë që të gjithë njerëzit do të jenë të lirë nga shtypja... kështu që në çështjen e fesë askush të mos jetë i detyruar që të veprojë kundër ndërgjegjës së vet, as të jetë i penguar që të veprojë sipas ndërgjegjës së vet.
    E drejta në lirinë fetare ka bazën e vet në vet dinjitetin e personit njerëzor.
    Ky koncil i Vatikanit deklaron se personi njerëzor ka të drejtë në lirinë fetare.



    Mosmarrëveshja elementare e shumë besimtarëve, madje edhe e shumë konzervativëve sikurse edhe e atyre nga rethet progresive, përbëhet në bindjen e tyre se mësimi i lirisë fetare është i papërshtatshëm me kërkesën fetare (institucionale) për të vërtetën.
    Mundësia e lirisë së personit që mos ta pranojë mësimin nuk i jep këtij të drejtë që mos ta pranojë të vërtetën. Ky duhet patjetër të besojë me kanosje të ndëshkimit.

    Çfarë mendoni ju?
    IHS

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Shpresmiri!
    Mos ma mer per keq por thjeshte nje pyetje kisha une.
    Po muslimanet sipas kishes ne cnivel jane? Pra te pyes pasi ne e pranojme ungjillin sipas menyres Islame sigurisht.
    dhe e dyta cjane keto vendime qe dalin mos valle kisha ka te drejte te nxjerre vendime ku te ndryshoje parimet fetare?
    flm per mirekuptimin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Parimet e pandryshueshme

    INDRITI,
    po si mos të ta merr për të keq, o njeri i Zotit, kur të krishterët gjithmonë për të keq ua marrin muslimanëve. Pse po pret tash që mos ta marrë për të keq...
    Në ç`nivel janë muslimanët në Kishë po më pyet.

    Hmm... Jo INDRITI, muslimanët nuk ekzistojnë për Kishën, jo... të krishterët janë duke përgatitur luftëra... do të krisë kjameti... mblidhni armë sa të mundeni se vetëm sa nuk ka krisur...

    (:)Ishalla nuk je ka i merr seriozisht këto INDRITI... më duket nuk i paske lexuar shkrimet e mëlarta, atje e ke përgjigjen).

    Përsa u përket parimeve, ato nuk ndryshojnë sa të jetë njeriu njeri, por ndryshon apo rritet vetëdija e njeriut ndaj tyre, për shkak të rrethanave që ndryshojnë. Sot, psh. nuk mund të mos e marrësh në konsiderim se ekziston TV-ja.

    Kur do t`ia fillojmë luftës?
    IHS

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar më parë nga INDRITI
    ] .
    dhe e dyta cjane keto vendime qe dalin mos valle kisha ka te drejte te nxjerre vendime ku te ndryshoje parimet fetare?
    flm per mirekuptimin.

    Kane papa gjon pali i dyte jane mbledhur gjith prifterinjt dhe e kane cilesuar si njeri te pa gabueshem ndihmse e kesaj pagabueshmerie eshte fryma e shenjt

    Pra ligjet kristane ndryshojne sipas terenit por kjo eshte per te miren e njerzimit kane disa mosmarveshje mes tyre por gjera qe ndodhin prandaj dhe bibla ka shume kontradikta .........por nuk ka problem se dhe kjo eshte per te miren e njerzimit ..... frume eshte ajo dhe varet kush me shume dhe kush me pak.....prandaj nuk eshte per tu habitur........ madje dhe prifterinjve ju kane dhene nje lloj fuqie qe prifti ka te drejte te fale mekatet kur nje i krishter i refehet

    lumi qe mori vunon se smori dhe fshatin ton thomi na pnej vlone

    po nuk eshte keshtu shpresmiri sigurisht do me korigjoj

    e keqa eshte se njeriu eshte kaq shume i pa gedhendur ne ca raste sa qe do te mari persiper punen dhe ligjet Zotit
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pyetje rreth lirisë fetare

    altini55, ke bërë shumë pyetje, por për to mund të diskutojmë në ndonjë temë tjetër. Tash e kemi fjalën për lirinë fetare. Ndoshta nuk të pëlqen që Koncili II i Vatikanit e ka sjellë një vendim të tillë, mirëpo kjo është diçka tjetër. Po t`i kishe sjell argumentet lidhur me qëndrimin tënd të kundërt, atëherë do të kisha pasë baza për të diskutuar. Unë nuk mund të diskutoj nëse vetëm thua "s`më pëlqen". Vetë fakti që në këtë koncil janë mbledhur nga të gjitha anët e botës me qindra klerikë duhet të lë të mendosh e të kesh kujdes në konkluzione të ngutshme. Madje ky koncili zgjati rreth tre vjet.

    Më fal por fjalën e Vlonjatëve "lumi qe mori vunon se smori dhe fshatin" nuk e mora vesh. Ma spjego se nuk e gjeta në Fajlorin frazeologjik, seriozisht e kam.

    T`i kthehemi temës:
    Njerëzit janë të obliguar që të vërtetën, veçanërisht atë që ndërlidhet me Zotin dhe Kishën e tij, ta kërkojnë dhe, mbasi ta kenë njohur, ta pranojnë dhe t`i qëndrojnë besnik.
    Këto obligime i përkasin dhe e lidhin ndërgjegjën njerëzore, ndërsa e vërteta nuk imponohet ndryshe se me vetë fuqinë e të vërtetës...
    Këto fjalë duhet shqyrtuar.
    Disa e kundërshtojnë qëndrimin e lartëshënuar (më duket edhe muslimanët) meqenëse mësimi zyrtar i fesë (si institut) sipas thelbit të vet, thojnë këta, i kundërshton lirisë fetare. Mësimi zyrtar është i shkruar tashmë dhe e obligon njeriun moralisht që këtë të vërtetë ta pranojë, duke ia marrë në këtë mënyrë lirinë morale. Liria e tij shpirtërore pamëdyshje mbetet, mirëpo mundësia e kësaj lirie që ta dëbojë mësimin nuk i jep të drejtë që ta dëbojë të vërtetën. Ai do të besojë me kërcënimin e ndëshkimit. A është kjo dhunë që i kundërshton lirisë?
    Sot, thojnë këta, është bërë e zakonshme, që të dëbohet çdo lloj detyrimi dhe është për tu çuditur se si detyrimi fare mund të praktikohet në kohën e sotshme historike. Shenjtëria e tij Gjon Pali II kësaj mode i ka lëshuar pe dhe me rastin e udhëtimit të tij në Spanjë e ka dënuar inkvizicionin...

    (Sa për dijeni: Kisha katolike, aspak nuk e mbështet indiferentizmin religjioz).

    Ç`mendoni:
    - a mund të themi se e vërteta e një feje që tu dalë në ndihmë njerëzve mund të jetë detyrim, dhunë, pikërisht sikurse njeriu që u del në ndihmë njerëzve që kanë kërcyer në ujë me qëllim që ta mbarojnë jetën?
    - Aktet më të thella të njeriut (besimi, urata, dashuria etj.) a mund të realizohen në detyrim apo vetëm në liri janë të mundshme?
    - A është feja çështje e vullnetit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpresmiri : 06-03-2004 më 14:22
    IHS

  6. #6
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Re: Pyetje rreth lirisë fetare

    Postuar më parë nga Shpresmiri
    altini55, ke bërë shumë pyetje, por për to mund të diskutojmë në ndonjë temë tjetër. Tash e kemi fjalën për lirinë fetare. Ndoshta nuk të pëlqen që Koncili II i Vatikanit e ka sjellë një vendim të tillë, mirëpo kjo është diçka tjetër. Po t`i kishe sjell argumentet lidhur me qëndrimin tënd të kundërt, atëherë do të kisha pasë baza për të diskutuar. Unë nuk mund të diskutoj nëse vetëm thua "s`më pëlqen". Vetë fakti që në këtë koncil janë mbledhur nga të gjitha anët e botës me qindra klerikë duhet të lë të mendosh e të kesh kujdes në konkluzione të ngutshme. Madje ky koncili zgjati rreth tre vjet.

    ?
    Sqarim personal

    O Shpresmiri mua nuk na intereson se c'far thote ose nuk thot Vatikani..... Allahu i Lartemadheruar na ka zebritur Kur'anin dhe ligjin e sherjatit .......ky eshte ligji per mua i pandryshueshem

    Per temen

    Per Vatikanin ata ate pune kane duan te zbaviten me ligje dhe kundershtojne Biblen ........ Kulmi i kesaj eshte Bibla akuzon cifutet per kryqezimin e Jezusit kurse Papa i nxori te pafajshem!?

    ja nje argument ta solla .... shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 12-03-2004 më 12:26
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Arsyeja dhe vullneti i lire = njeriu

    altini55, nuk eshte pyetja e Vatikanit por eshte pyetja e respektit ndaj vetes sate!!!

    Tani nese e respekton vetveten urdhero e mundohu t`iu pergjegjesh pyetjeve qe i kam parashtruar. Une e kam te qarte se cka thothe Kurani, por nuk e kam te qarte se sa kjo perputhet me synimin e njeriut per te qene i lumtur dhe sa perputhet me te verteten objektive. Njeriu eshte njeri pikerisht se e perdor mendjen dhe vullnetin e lire per dallim prej kafsheve qe reagojne simbas instinkteve biologjike, ligjit fizik dhe asgje me shume. Une besoj se njeriu eshte i afte te vendos per te miren, eshte i lire sepse ka pergjegjesi. Edhe pse ekzistojne njerez qe e kane mohuar te verteten mbi vetveten (arsyen, lirine), une besoj se ende ekzistojne njerez qe i binden ligjeve natyrore morale qe Zoti ua ka shkruar ne zemrat e tyre.

    Me pergjigjen qe me ke dhene me le te kuptoj se Kurani thjesht nuk deshiron ta degjoj se kush cka thote, thjesht nuk i intereson arsyeja e shendosh, kryesore eshte qe ka thene Kurani... Nese mendon ashtu atehere e ke gabuar vendin per diskutim... Ne kete forum, nese nuk me beson pyeti te tjeret, diskutimet tona bazohen ne argumentime dhe ne logjiken e shendosh te njeriut. Pra, mundohemi qe ajo qe e besojme te tregojme se nuk eshte ne kundershtim me njeriun dhe synimin e tij per lumturi.
    Feja e krishtere meson si te respektohet dinjiteti i cdo njeriu, sepse eshte krijese e Zotit qe ka intelekt, vullnet te lire, shpirt dhe trup. Nese jemi kunder ketyre te mirave, atehere jemi kunder Zotit, kunder vullnetit te Zotit, tek e fundit edhe kunder vetvetes.

    Shendet te mire!
    IHS

Tema të Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Besimet fetare në Shkodër
    Nga Anesti_55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 18:50
  3. Burrel, vajza me ferexhe nuk lejohet në shkollë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:04
  4. Deklarata e përbashkët e komuniteteve fetare shqiptare
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 09:37
  5. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •