Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Përse u krijua njerëzimi?

    Pershendetje,
    tek tema ngjitur flitet per Zotin dhe kush e krijoi ate. Pyetja ime eshte e ngjashme por i referohet njeriut. Perse Zot-i qe ekziston dhe ka ekzistuar gjithmone dhe do ekzistoj gjithmone, vendos qe te krijoj qenien njerezore dhe natyren? Cili eshte shkaku ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    IAmTheOneJesusLoves Maska e Sefedin
    Anëtarësuar
    03-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    30

    Smile

    Perendia krijoi njeriun (ne imazhin e Tij) ne menyre qe ky i fundit te mund ta njohe Perendine, te kete miqesi me te, qe Perendia te jete kenaqesia e njeriut........derisa njeriu nuk mekatoi...!!

    Megjithate Perendia eshte dashuri...!!
    I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.
    [Fj. e Urta 18:17]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Dashuria që krijon

    Në pyetjen e parashtruar njeriu mund të racionalizojë, të shqyrtojë me mendje se përse Zoti e krijoi njerëzimin dhe ndoshta do të vijë deri te një përgjigje, por gjithmonë do të jetë e mangët nëse nuk shikohet edhe ajo çfarë tha Zoti vetë.

    Pikërisht kur njeriu qëndron apo e merr vetëm përgjigjen e intelektit, atëherë edhe nuk e kënaq përgjigjja e tij sepse mbyllet në vete e në realitet njeriu është i hapur ndaj të pakufishmës. Njeriu për të qenë i lumtur duhet ta tejkalojë vetveten, duhet ta mundi vetveten, kjo me fjalë të tjera mund të quhet edhe "besim", kur njeriu e kapërcen një "hendek" një "mbyllje", një "vend të ngrohtë" që e ka krijuar dhe dorëzohet në të pakufishmën, të huajën, që në shikim të parë duket si "kërcënuese". Në krishtërim të besosh është dhuratë e Zotit, sepse Zoti i afrohet njeriut dhe njeriu nuk mjafton që vetëm të dëshirojë të besojë. Por hapi i parë për të ardhur deri te kjo shkallë është dëshira për të pasur dëshirë që të besohet :) (së paku kjo).

    E pra, pyetjet universale siç janë përsetë e krijimit, zhvillimit, të keqes, mëkatit... bëjnë pjesë në shkencat universale siç është filozofia dhe teologjia. Edhe njëra edhe tjetra kur bashkohen atëherë përbëjnë idealen e përgjigjes. Intelekti pa zemër është i ftohtë, nuk ka ngrohtësi, por edhe zemra pa intelekt mund të jetë mendjelehtë, e verbër. Filozofia dhe teologjia janë si dy krahët e shqiponjës me të cilat mund të fluturohet dhe të ngritet njeriu në hapësirat e gjithësisë.

    Nuk ka përgjigje të kënaqshme në pyetjen e parashtruar nëse bazohemi vetëm në intelekt (edhe pse për dikë do të mjaftonte intelekti). Është e vërtetë se mendja e njeriut do të vijë deri te një përfundim se Zoti është "Shkaku i pashkak i shkaqeve." E pra, nuk mund ta tejkalojmë një përgjigje që i ka dhënë feja kësaj pyetje se Zoti e ka krijuar botën nga dashuria dhe se Zoti është dashuri, siç e tha Sefedin-i më lartë.
    E kur ndalet njeriu dhe mendon me arsye për dashurinë atëherë me të vërtetë sheh se vetëm nëpërmes dashurisë vjen një jetë e re në botë. Vetëm dashuria mund të krijojë diçka. Dhe pikërisht njerëzit janë fryt i Dashurisë së kulluar apo fryt i Shkakut të kulluar që është dashuri. Kjo duhet të na gëzojë ne njerëzve kur mendojmë se kemi prejardhjen nga dashuria e jo nga një rastësi fatale që nuk i dihet fillimi as mbarimi. Jo, ne jemi krijesa të dëshiruara nga i Dashuri dhe çfarëdo të jemi nuk mund të na mohohet se rrjedhim nga Dashuria. Prandaj edhe personi si individ duhet respektuar në masën më të madhe të mundur. Madje personi është një vlerë më e madhja që ekziston në botë (për fenë e krishterë).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpresmiri : 04-03-2004 më 12:28
    IHS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    A nuk do te ishte me e thjeshte te pyesje perse u krijua njeriu i pare nga i cili lindi edhe njerezimi?

    Kjo teme eshte hapur edhe me pare ne forum dhe une i kam dhene nje pergjigje te thjeshte.

    E keni pyetyr ndonjehere prinderit tuaj perse ata deshen te kishin femije, tu lindin ju?

    Ne pergjigjen e tyre do te gjeni nje te vertete hyjnore qe zbulon nje prej mistereve me te medha te te qenit njeri, misterin e krijimit te jetes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte me te vertete e cuditeshme se ata qe mohojne dashurine dhe e zevendesojne me intelekt, e kuptojne shume shpejt se intelekti nuk mundet asnjehere te zere boshlleqet qe le dashuria nqs debohet...
    Keshtu pra eshte e veshtire qe intelekti t'i jape pergjigje pyetjes, perse martohen njerezit, perse bejne femije, perse, perse, perse...Pergjigjet qe do jape, asnjehere nuk do jene te pakontestueshme...
    Intelekti, ashtu sic tha dhe Sefedini, Shpresemiri dhe Albo, asnjehere nuk mundet te zevendesoje dashurine. Madje jo vetem kaq, por intelekti shpeshhere eshte roberues, ndersa dashuria cliruese, intelekti eshte i akullt, dashuria shkrin dhe akujt me te medhenj.

    Vetem me dashuri mund te kuptosh nje Zot qe eshte dashuri!
    Nje Zot qe eshte intelekt, mund te kuptohet vetem me intelekt, por ky zot nuk ekziston, (dhe lavdi Zotit per kete). Nje Zot-intelekt krijon vetem vegla dhe jo njerez....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Nese secili prej nesh do ti hushte nje sy njerzimit do te shikoj qe secili prej nesh jane ndryshe ne aftesi intelekt dituri dhe te gjithe jemi realative dhe fleksibel ka casti ose koha ne kohe.Duke qene ndryshe si njerez atehere me cilesite tona me virtytet dhe aftesite tona me kufizueshmerine tone dalim ne perceptime ide kuptime te ndryshme per jeten tone per probleme te caktuara per ide se si ta ndertojme kete jete e cila eshte shume komplekse dhe e veshtire.Atehere secili prej nesh jep nje ide per mynyren e jetes se tij njeri thote se kam ardhur ne kete bote per te bere qejf .Tjetri thote qe kam ardhur per te shtuar rracen tjetri pa pik turpi thote erdha si shkembim i mait dhe i babit .Tjetri thote erdha ne kete bote per te jetuar pa asnje qellim vetem te lind vdes martohem te ha te pi etj si keto.Shumica e njerzve pyesin veten dhe une te pyes njekohesisht dhe ty.PSe u krijuam pse erdhem ne kete jete pa deshiren tone dhe do ikim pa deshiren tone.Pse egziston emire dhe keqa .Ku do te shkoj mbas vdekjes si ta organizoj jeten time ne mynyre qe mos te me demtohet trupi dhe shpirti.Si te sillem ne shopqeri qe mos te kem probleme individuale dhe shoqerore.Si ta ushqej trupin tim dhe shpirtin tim.Si te shmangem nga streset.Si ti perballoj fatkeqesite .Cfare detyrash kam ne jete dhe cfare detyrash kam ndaj Zotit familjes shoqerise etj.

    Pra te gjithe keto pyetje fokusohen tek individi qe shumicen prej ketyre pyetjeve iu ka dhene nje pergjigje prej kohesh dhe kjo pergjigje e trasheguar prej profeteve egziston sot dhe kesaj dite sic jane normat morale mos vidh mos pre mos vrit mos bej keq etj te gjitha keto jane te trasheguar prej fese nuk diskutohet si padyshim jane trasheguar dhe shume dituri te tjera ose ligje qe egzistojne sot ne shoqerine moderne.Pra nese do te stuiosh historine boterore te njerzimit qe nga njeriu i pare ose nga faronet e egyptit e deri ne kohen e sotme do te shikosh me vemndje se cfare dobish ka pasur feja per njerzimin.Sdo te dije sot ti se kush eshte vlere ose antivlere nese nuk do kish egzistuar feja.Pra sdo ta dije sot ti qe te vjedhesh eshte gabim ose homoseksualizmi nese keto nuk do te ishin trasheguar nga feja ose normat qe profetet i kane shpallur njerzimit per ti treguar se kush eshte mira apo e keqa.Pra ti e di sot se kush eshte mire apo e keqe si pasoje e iturise se trasheguar nga profetet te cilet qe ne kohet e lashta shpallen vlerat dhe antivlerat dobite dhe demet qe njeriu ti ruhet te keqes dhe te perdori te miren.

    Pra Zoti e krijoi njeriun por jo pa qellim pra jeto njeri ne kete toke dhe bej cet duash.Shume njerez jane ne kunfuzionin e tyre me te madh te egzistences derisa te indetifikojne qellimin e egsiteces se tyre ne kete bote.Pra pse kane ardhur.Te gjithe filozofet me te zgjuar si japin pergjigje kesaj pyetje dot .PSe .Sepse sishin ato qe e krijuan njeriun por ishte Zoti.Atehere Zoti per tia bere te ditur qellimin e krijimit njeriut dergoi profete ose zgjodhi disa njerez me te cilet komunikonte me ane te engjeve dhe i jepte ligje ose rregulla qe njeriu te kuptoje pse ka ardhur ne kete jete dhe se si ai ta plotesoi qellimin etij dhe mynyrat se si ai te zabtoje kete qellim.


    Atehere qellimi njerzor qe shume dijetar shkencetar ose intelektuale jane ne konfuzion ose akoma se kane zbuluar ose jane te pavetedijshem per ta zbuluar dhe nuk e fusin mendjen ne pune per ta zbuluar i jep pergjigje Krijuesi i njerzimit dhe gjithesise me nje varg te thjeshte ne kuran.


    56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
    57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
    58. All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.


    Pra qellimi i krijimit eshte adhurimi i Zotit dhe falenderimi ndaj Tij per miresite qe na ka dhene >Shiko dhe llogjika deshmon per kete.
    Uji i sherben njeriut po keshtu i sherben dhe ajri po keshtu toka po keshtu bimet po keshtu kafshet yjet po keshtu dielli hena dhe gjithcka i sherben njeriut.Pra shiko sa madhshtore gjithcka i sherben njeriut kesaj krijese te vogel .Pra shiko se cfare misoni ke o njeri ti ne kete jete te gjithe keto krijesa te medha te sherbejne ty .Po ti o njeri kujt duhet ti sherbesh.Patjeter atij qe ti dhuroi keto miresi dhe ta falenderosh Ate (Zotin)

    10:5.
    Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, qe ta dini numrin e viteve dhe llogarinëAll-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton

    43:10.
    Ai që tokën e bëri djep për ju dhe mundësoi të keni rrugë nëpër të, e të mund të orientoheni (për qëllimet tuaja).

    21:16.
    Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar).


    Pra shiko se cfare pergjigje te jep feja ate pergjigje qe shumica intelktualeve nuk e dine shumica filozofeve pervec besimtareve te Zotit sepse ato i mesojne qellimet e krijimit me ane te fese(lidhjes se Zotit me njerzve)

    Ja si thote Zoti ne kuran per ato qe se dine qellimin e jetes ose vetedijen me te madhe njerzore.

    30:8.
    Dhe, a nuk menduan ata me vetën e tyre se All-llahu nuk krijoi qiejt dhe tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre (në momentin e ringjalljes pas vdekjes).


    44:38.
    Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, pa një qëllim.
    44:39.
    Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar,
    mirëpo shumica e tyre nuk dinë.


    46:3.
    Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.


    Pra qellimi definitiv i gjithe krijesave eshte sherbim ndaj njeriut ose qe me ane te tyre njeriu te falenderoj Zotin ose me ane te tyre njeriu te kuptoje se Zoti i ka dhuruar shume gjera njeriut dhe kur te shikoj keto mrekulli te kujtoi dhe te falenderoj Zotin.

    PRa pse shume mendje te zgjuara ose filozofe akoma se kane arritur ta zbulojne kete qellim sepse u mungon ajo qe quhet Fe ose njoftim ose shpallje prej Zotit.

    PRa Zoti krijoi shume krijesa ne sherbimin tend toke uje det ajer Imagjino pak ta kishet qeveria ajrin ose dillin od te grinte nga taksat a nuk duhet me e falenderu Zotin per keto miresi a nuk duhet ta adhurojme ta madheshtojme ate per keto miresi/Patjeter duhet.Por si ta adhurojme lind pyetja .Atehere Ai Zot qe te krijoi Ai Zot qe te dhuroi te gjithe te mirat te tregon si ta falenderosh ne mynyre qe te mos gabosh me mendjen tende ne falnderim dhe adhurim ose mos adhurosh nje krijese e cila se meriton te adhurohet ne vend te Zotit.Pra shiko sa keq per njerzit sot adhurojne lusin konsiderojne per Zot idhujt jezusin varret natyren njeriun sendet etj .Pse e bejen kete sepse skane ate qe quhet fe ate qe quhet mesim ose udhezim nga Zoti.Pradaj pruri dhe Zoti profete qe ti o njeri mos te rrish ne humbje por nga dashuria Zoti te solli argumnete qe neser kur te denoje ta shikosh se sihe ti ai qe sdoje tiu bindje urdherave te tij.

    40:56.
    Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh.


    Pra o njeri pse se pranon dhuraten e Zotit udhezimin e Zotit fene e Zotit kur ti e di shume mire qe je i gabueshem dhe mendja jote smund te jete egzkate ne percaktimin e gjerave.

    Pra genc nuk te mjafton besimi ne Zemer qe ke per Zotin sepse kete besim ekane dhe ateistet pavrisht se me goje e mohojne kete besim me zemer e kane dhe idhujtaret por ne realitet ato kane zgjedhur nje rruge e cila nuk te con ne adhurimin e duhur te Zotit ose zbatimin e urdherave te tij .E per shume ceshtje ju sgjeni pergjigje per pyetjete tuaj Zoti iu pruri profete me shpallje me ligje.Pse njeriu duhet ti japi vetes cilesi profetesh ta besoje Zotin si do vete kur e di mire qe profetet kane ardhur per te caktuar mynyren se si ta besosh Zotin.Pra sikur te gjithe te mendojme se duam ta besojme Zotin si duam ne atehere jo qe do kete 5000 fe por sa njerez aq fe sepse secili do te mundohet ta adhuroje Zotin sipas mynyres se tij per te cilen me kete mendim kundershton profetet qellimin e ardhjes se tyre kundershton librin e Zotit dhe nuk pranon urdherat e tij .Pse o njeri je kaq mohues je kaq mendjemadh dhe se praonon udhezimin i cili i unifikon njerzit vetem ne nje besim te vetem ne nje fe.Por disa njerez hpiken besimet e tyre me mendjet e tyre .Pse sepse i dhane perparesi mendjes se tyre para fese ateher u percane dhe krijuan shume fe.

    2:213. Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188

    56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.



    6:14.
    Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër?" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që bindem dhe (urdhërohem): të mos bëhem kurrsesi nga idhujtarët.

    39:11.
    Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem i snqertë në adhurimin ndaj Tij!"

    98:5.
    E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
    99:5.
    Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kapone
    Anëtarësuar
    17-02-2004
    Vendndodhja
    trupin tim
    Postime
    16
    Zoti e krijoi gjithesin per ta adhuruar ate.
    Po ne kete bote ne vete kemi lyp te dalim po ajo neve nuk na kujtohet sic e ceka me larte ne duhet ta adhurojme ate dhe pos ti (zotit) tjeter zot nuk ka dhe nuk ka pasur,
    Ta zeme nje shembull tre njerez dhe njeni prej tyne pi meshon tjetrit dhe tjetri po shikon po dhimbjen e ti nuk pe kupton!

Tema të Ngjashme

  1. Njerëzimi është bekuar me intelekt dhe prirje natyrore ndaj së vërtetës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 10:07
  2. Pse po mplaket njerëzimi?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 15:48
  3. Poligrafia nje nga shkencat me elusive njerezimi njeh
    Nga Alket123 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2004, 12:34
  4. Kurani: toka apo qielli u krijua i pari?!
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 05:40
  5. Koha dhe njerëzimi
    Nga iliria e para në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-12-2002, 15:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •