Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124

    Bursa : Dow Jones, Nasdaq, Nikkei, DAX, SMI...

    Bursa : Dow Jones, Nasdaq, Nikkei, DAX, SMI...


    Shitblerja (Trading) nė NYSE, NASDAQ, DAX, NEMAX, SMI etj.

    Veprimtari fitimprurėse, apo makineri pėr "djegien" e kapitalit?

    Njė pyetje aspak e lehtė!
    qė kėrkon pėrgjigje qė nė start pėr secilin qė pėrcaktohet apo dėshiron tė investon nė Bursė.

    Mvarėsisht se me kėnd bisedon, pėrgjigja do jet shumė e mvarur nga situata momentale e ekonomisė nė botė, si dhe kush ėshtė bashkbiseduesi. Edhe analistėt mė tė shquar befasojnė shpeshherė edhe vetvedin.
    Nese bisedojmė me optimistin, edhe nė situatat mė tė vėshtira do merrni pėrgjigje pozitive. Ndėrsa, nėse bisidoni me pesimistin, pason qėndrimi negativ, edhe kur borza ėshtė nė ngritje. Poashtu, ėshtė punė jo e lehtė "peshkimi" i informacionit tė sakt dhe me kohė.
    Andaj, ku duhet tė percaktohemi?
    - nė prognozėn pozitive apo ate negative?

    Pėrgjigja mė e lehtė do ishte: bashkdyzimi.
    por as kjo tregtarit nuk i ndihmon.

    Andaj, mendimi im ėshtė se;
    pėr njė sukses nė investime nė bursė, duhet patur si mjet fitimprurės strategjinė personale.

    Ēka duhet tė pėrmbajė kjo strategji, dhe nė ēka duhet mbėshtetur?

    1. Me rėndėsi tė veēant ėshtė; tė mos vraposh pas tė mbyturit.
    - ēka nėnkuptojmė me kėtė?
    Pikėsėpari mos tė mvaremi se ku ishte kursi i njė akcioni, para njė muaji apo para njė viti, kur dijagrami merr tatpjeten (me 20%, 50% apo 80%). Ngase optimisti gjithėherė mendon se edhe pas rėnjes sė vazhdueshme, tani do stabilizohet. Pra ky kriter sjell humbje dhe natyrisht, kokqarje (ngase kur njė firmė gjendet nė vėshtirėsi dhe kėto nuk "riparohen" nuk mund tėpritet bilans pozitiv..
    Tė dhėnat e njė veprimtarie nė terėsi dhe politikės afariste, tė njė "Firme" nė veqanti, sjell tė dhėnat mė tė besueshme. Jo rrallė edhe ndėrrmarrjet mė tė forta, humbin shkėlqimin, kur e tėr njė veprimtari gjendet nė agjendėn e presionit negativ, krahas rėnjes sė kurseve tjera edhe kėto bien, por me njė ndryshim;
    - derisa tė tjerat nė ditė mė tė mira vendnumėrojnė!
    - ato me bilans profitabėl dhe stabil, janė tė parat qė shėnojnė ngritjen e kursit.

    2. Kur duhet investuar?

    - kur bėhet stabilizimi, dhe konsolidimi i bursės
    - kur as lajmet negative nuk bėjn efektin e pritur negativ
    - kur Akciomi tregojnė, gjetjen e bazes (Bodenbildung)
    - kur Akciomi bėn dhėmbin e parė, dhe fillon ngitjen e dytė
    - kur fillon "rally" i teknologjisė, tė blehen ato qė kan lajme pozitive
    - kur fillon ngritja e Bioteknologjisė (ind. Farmaceutike dhe Kimike), etj. ndėrsa kur bien kėto, duhet investuar nė Akciomet defansive: Philip Morris, Barrick Gold, Pfizer, Nike, Verizon etj.

    3. Njė rregull e pashkruar nė Bursė!

    - nuk mund tė pritet qė tė ket suksesin mė tė mirė ajo qė ėshtė mė e mira, por ajo pėr tė cilėn pėrcaktohet shumica.
    - duhet patur parasysh mendimin e shumicės (ke pėrzgjedhja e missit poashtu nuk fiton gjithėherė mė e bukura!)
    Nga kjo rezulron se: duhet zgjedhur ate pėr tė cilėn mendojnė shumica se do jet e suksesshme (pėr shkak tė fantazisė sė kursit)...

    Ndėrsa, sa i pėrket pjesmarrjes sė kapitalit tė investuar nė njė Akciom preferohet investimi jo mė i lartė se 5%, nga kapitali i gjithmbarshėm.

    Shumė sukses! - Viel Glück!
    ________________
    Tė gjitha tė dhėnat, pa garancion dhe nė rrezikun tuaj!
    Alle angaben ohne Gäwehr, und auf eigene Verantwortung!
    ________________
    Mė intereson mendimi i Juaj!
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    Kjo teme eshte shume interesante nese dini me teper rreth stok market te lutem na tregoni ose per mutual funds jam shume i interesuar per to por nuk kam shume njohuri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    8.1.2004

    Nokia i dha impulse tė reja zhvillimit pozitiv tė bursės!

    Nė ndėrkohė kanė filluar kontratat e reja nė lami tė ndryshme
    VZ (Verizon: Gjiganti nga Telekomunikacioni) ka bėrė tė ditur pėr kontratat e reja me LU (Lucent Technologies Inc.)...
    andaj, nė kėto ditė LU mbėrriti kursin nė 3.88$ i cili ėshtė nė ngritje tė mėtejme.
    Nė ndėrkohė edhe Nortel (NT:6.13$ ėshtė nė ngritje qė nga 5.1.04 ku shėnonte kursin prej NT:4.5$)

    pas procesorve sikur ka filluar faza edhe telekomunikacioni tė shėnon ca hapa nė drejtimin e duhur - Lartė.

    Tė shofim se ē'do bėhet me:

    JDSU: Aktual 4.22$ kursi mė i ultė U:2.51, mė i larti L:132 (viti 2000)
    CIEN: 7.15 .... U: 2.97$ .... L: 126$
    NUFO: 5.83$ .. U:2.70, ...... L: 128$
    GLW: 12.0$ ... U: 3.31$, ... L: 128$
    FIBR: 3.36$ ... U: 2.28$ .... L: 2900$ (dy nėntė zero zero) ose -99.9%
    dhe pėr tė mbrri atje ku ishte duhet qė +85'699% tė ngritet ???? ... asnjėherė!!!

    Ndėrsa pas shfaqjes sė sėmundjes sė "ēmendurisė" sė Lopėve nė USA, (BSE)

    Janė nė shėnjestėr:

    EMRG: 3.26$ Aktual U: 0.30$ , ... L: 4.75 (me 30.12.03, U: 1.03$ , me 8.1.04, L: 4.75$ ose + 460%

    DOC: 4.23$ Digital Angel Corporation is engaged in the business of developing and bringing
    to market proprietary technology used to identify, locate and monitor people, animals and objects...

    ADSX: 0.47$ ??? (Procesor markues)
    ORCH: 2.0$ (Orchid BioSciences, Inc.)
    TRIB: 4.56$ (Trinity Biotech PLC develops, manufactures and markets diagnostic test kits
    used for the clinical laboratory and point-of-care (POC) segments of the diagnostic market. )

    Nga procesorėt prognozė pozitive ka;
    TSM: 11.20$
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124

    Profiti njėjavor 12. 1. - 16. 1. 2004

    Tė shofim se ç'do bėhet:

    Nga 12. 1.2004 ------------ 16. 1. 2004

    LU: 3.88$ ............ Aktual: 4.61$ (18.8%)
    NT: 6.13$ ........................: 6.87$ (12.1%)
    JDSU: 4.22$ ...................: 5.17$ (22.5%)
    CIEN: 7.15 ......................: 7.97$ (11.5%)
    NUFO: 5.83$ ....................: 5.99$ (2.75%)
    GLW: 12.0$ .....................: 13.41 (11.7%)
    FIBR: 3.36$ .....................: 5.02$ (49.3%)

    Ngritja njėjavore: 18.4%
    (inkl. shpenzimet e taksave pėr blerje (1 - 1.9%)
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124

    Lidhur me pyetjetn e parashtruar

    i nderuari z. DRIN FIERI,

    A mund tė jeni mė konkret nė pyetjen tuaj?
    Ēka ju intereson lidhur me stok market - akcionet?

    Fondet nuk i pėrcjelli aq shumė (fatkeqsisht)!

    Gjithė tė mirat,
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Qysh tani mund tė thuhet se ky vit do jet vit i akcioneve!
    - Nė bursė strategjija e qėlluar jep rezultatet e dėshruara!

    Strategjija duhet mbėshtetur nė tė dhėnat e sakta, tė cilat duhet tė kenė mbėshtetje nė situatėn zhvillimore, tė jenė tė kapshme, gjegjėsisht tė pranuara pėr mendimin e shumicės. Pra duhet me mendimin personal tė gjesh mendimin dhe veprimin e shumicės globale botėrore.
    Pa dyshim qė nė kėtė aspekt pėrveē tjerash duhet pėrdorė edhe mekanizmin e ndėrdijes, njeriu jep me vetėdije urdhėrat pėr plane dhe pranon sinjalet e dėshruara – nga ndėrdija!

    - Pastaj, konform ngjarjeve siē janė Lufta dhe ballafaqimet me terrorizėm, krizat politiko-ekonomike, tė shihen nėn prizmin tjetėr.

    Lufta sadoqė ėshtė e tmerrshme pėr njerzit e atakuar,
    shiquar nė aspektin Ekonomik “ėshtė motor i ekonomisė”.


    Ēdo zhvillim ekonomik, teknologjik, medicinal, burimin e ka pikrisht nė hulumtimet ushtarake, ngase, aty ishin dhe janė gjithėherė investimet mė tė larta. Prandaj, kėtė mendim dhe qėndrim timin tė perfaqsuar qysh nga viti 2001 pėr teknologji dhe tregun e arit, e parasėgjithash nga tetori 2002 gjatė kėrcnimeve tė Bushit pėr Luftė ndaj Irakut, kanė mbėshtetjen nė ate qė ceka mė lartė, andaj dhe janė reale, ngase kanė pėrmbush prognozat paraprake tė zhvillimeve nė tregjet financiare, gjegjsisht nė Bursė.

    Qysh tani mund tė thuhet se ky vit do jet vit i akcioneve!

    - nga sfera e teknologjisė dhe nanoteknologjisė (investimet kryesore nė Luftė ndaj Irakut- dhe risitė qė pasojnė, pas hulumtimeve tė shumta ...)
    - pastaj vijnė akcionet e teknologjisė ndėrlidhėse (Netzwerktech.)(investimet kryesore nė Luftė tė Irakut)
    - software siguruese, tek. Digjitale, ... etj.
    - tani do e favorizoja $ (pas njė periode kohore), nė kėmbim me ari dhe €uro (nese kemi parasysh - rėnjen e $ si pasojė e Lufts sė Irakut)
    dhe kur tė fillon korrigjimi i bursės
    - duhet investuar njė pjesė kapitali nė akcione tė Konsumit tė gjerė (psh: Wal-Mart Stores, Inc.) (Discount - Variety Stories, Consumer products etj.) tė cilat janė nėn presion (disa para bankrotit), ngase njerzitė janė tė kufizuar tė lėvizin, me kėtė dhe tė konsumojnė dhe blejnė si mė parė.

    Krizė ka ..., por qeverija e Bushit nuk do lejon qė nė prag tė zgjedhjeve tė lejon befasira finansiare, e parasėgjithash - Crash tė $.

    USA tani ka pėrforcuar pozitat gjeostrategjike ushtarake, pse jo dhe profite ekonomike (kontrata tė reja), pėrkundėr shpenzimeve tė larta pėr Luftė, por ato shpenzime nuk janė tė humbura, ato njėkohsisht janė dhe investime nė industrinė (ekonominė) e USA-sė.

    Prandaj, sadoqė Europa mendon (tani) se ka njė monedhė tė fortė, industrija e tyre ėshtė nė krizė pikrisht nga rėnja e $ dhe vlera e lartė e Euros, ... dhe nė momentin kur do “kollitet” vetėm njėherė Amerika, Euro(pė)s “do i bjer gripi”.

    Amerika ka “humbur imigjin” edhe mė parė, nė Vietnam, mbase, edhe tani nė Iraq, por ata megjithate do dalin “ngadhnjimtar” (ose do aktrojnė ate), dhe rezultatin qė do pason duhet shfrytzuar me menēuri, sidomos nė Bursė.

    Tregu Amerikan sidomos Teknologjija, Logjistika ushtarake dhe firmat qė afarizmin e vet e zhvillojnė nė Kinė dhe Indi, do jenė tė privilegjuar - shumė profitabėl.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  7. #7
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ardi!
    Une e mbeshtet mendimin tend se do te kete rritje te madhe te aksioneve te aksionet e teknologjise nderlidhse si dhe ne softweret, por kjo jo (vetem) si pasoje e luftes ne Irak, por per shkak te luftes kunder terrorizmit po ashtu edhe se shoqeria e kerkon per nevojat kohore.

    Iraku mund te jete i rendesishem por kjo vetem per kontrollin e tregut te naftes, te tjerat jane shume dytesore.

    Ndersa per ate nese duhet te investojme ne dollar apo jo une nuk jam shume i qarte pasi zgjedhjet qe do te zhvillohen ne USA do ta detyrojne Bushin mos te luaj shume me te. Bushit do ti shkonte shume pershatat ne keto momente te tregonte nje stabilitet te dollarit sesa nje ngritje te tij. Duhet thene se ne rrenien e dollarit nuk ndikoi vetem lufta ne irak (e cila akoma nuk ka mbaruar) por edhe forcimi i vete euros dhe hapja e ardhshme e eurozones (si nje vizion pozitiv).


    Une bashkohem me mendimin tend se duhet investuar tek firmat te cilat kane hyre fuqishem ne Indi dhe Kine.

    NJe tjeter pike ku bashkohem me ty eshte se evropa po vuan nje krize e cila nuk ka ardhur akoma por pritet te vije. Arsyeja kryesore nuk eshte zhvlersimi i dollarit sesa hapja e saj ne lindje e cila do ti coje shtetet pet barazipeshim te gjithe tregut per te vazhduar zhvillimin. Ky eshte nje moment shume vendimtar per evropen pasi futen jo pak por 10 shtete.

    Gjithsesi gjithesejcili ka mendimin e vet dhe varet sesi i shikon gjerat.

    Une te pershendes per shkrimet e tua pasi jane shume frutdhenese
    PAUCA SED MATURA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    Postuar mė parė nga mariglennora

    Ndersa per ate nese duhet te investojme ne dollar apo jo une nuk jam shume i qarte pasi zgjedhjet qe do te zhvillohen ne USA do ta detyrojne Bushin mos te luaj shume me te. Bushit do ti shkonte shume pershatat ne keto momente te tregonte nje stabilitet te dollarit sesa nje ngritje te tij. Duhet thene se ne rrenien e dollarit nuk ndikoi vetem lufta ne irak (e cila akoma nuk ka mbaruar) por edhe forcimi i vete euros dhe hapja e ardhshme e eurozones (si nje vizion pozitiv).
    i nderuari mariglennora,

    Ju falėmnderit pėr inkuadrimin tuaj nė kėtė temė!

    Sa i pėrket investimit nė dollar, nėse kemi parasysh paralajmėrimet e ca vėndeve pėr shitjen e njė pjese tė rezervave shtetrore tė arit, kjo mund tė merret si paralajmėrim se edhe ca vėnde tė tjera do i bashkangjiten kėti hapi, pastaj bisedimet (tashmė tė filluara) pėr ndaljen e rėnjes sė mėtejme tė vlerės sė dollarit, mbase do japin efektet e pritura!?

    Prandaj, nese kemi kėto parasysh dhe efektin qė mund tė gjenerojnė mė pastaj, nė tregun botėror mund tė pritet njė ngritje e $ kundruall valutave tjera, ndėrsa nėse kėte e bėjmė me investim nė aksionet me $, mund tė arrihet efekti i dyfishtė (ngritja e vlerės sė $ dhe njėkohėsisht ngritja e vlerės sė aksionit tė blerė)!... natyrisht, nėse pėrmbushet prognoza pozitive!...

    Gjithė tė mirat,
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  9. #9
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    I dashur Ardush!

    Ashtu sic e ke thene dhe vete me larte te gjitha jane supozime (pasi dhe vete ekonomia nuk eshte shkence exakte) te cilat behen realitet nga vete njerezit, te cilet duke qene te ndikuar nga parashikime ndikojne edhe tregun.

    Duke te falenderuar per informacionet , mirepresim informanione te metejshme!
    PAUCA SED MATURA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    gadi... tė gjitha supozime?!
    me ca pėrjashtime...

    Mbase, edhe "ligjet" e tregut qenkan supozime!
    apo ato funksionojnė nė bazė tė: kėrkesės dhe ofertės!
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    Inside trader- aksionet e dites

    Mendova te hap nje teme per te treguar aksionet me te forta dhe me te dobta te dites, cilat sygjerohen te blihen apo shiten dhe "performance" e tyre ne pergjithesi.

    Sqarim: Udhezimet e me poshtme jane vetem sygjerime. Sic dihet tregu i aksioneve eshte i paparashikueshem, per kete arsye autori i temes nuk mban pergjegjesi mbi luhatjet e te ardhurave te investuara ne aksionet e sygjeruara.

    Tani qe hoqem qafe detyrimet ligjore fillojme me aksionet qe sygjerohet te blihen sot. E Marte 2 mars 2004:

    - (HMC) Honda, Acura. Aksionet e firmes se njohur te automobilave Honda u riten sot (30 cent ne $22.28) dhe pritet te riten ne ditet e ardheshme si pasoje e ritjes se shitjeve dhe te ardhurave/ per aksion ne 3-mujorin e pare te vitit. Shitjet e Hondes u ngriten me 7.1% me vitin e kaluar, me nje total prej 105,779 makinash.

    - (BLS) BellSouth, (SBC) SBC Communications dhe (VZ) Verizon, presin ngritje te aksioneve. Si pasoje e nje vendimi te Gjykates se apelit ne Washington DC, anullohet vendimi i Federal Communications Commision qe u jepte te drejten kompanive te vogla te telefonave, per te perdorur linjat e Bellsouth per te ofruar cimime me te ulta ne tarifat e telefonave. Ky vendim pritet te risi aksionet e kompanive te siperpermendura dhe te uli aksionet e kompanive me te vogla si (FON) Sprint.

    - (VXGN) Vaxgen perfundoi me sukses fazen e pare te testimit te vaksines rPA102 kunder antraksit. Kompania tregoi se vaksina tolerohej pa problem nga trupi dhe kunderpregjigja e imunitetit ishte shume efikase. Pritet qe aksionet e VXGN te riten ndjeshem, sidomos nese faza e dyte dhe e trete dalin me po kete sukses.

    - (ROYL)Royale Energy. Aksionet e Royale Energy u riten ndjeshem sot,pothuajse 9 % ne $12.17 pasi kompania e San Diegos pati nje fitim prej $1.6 million, ose 31 cents per aksion, per tremujorin e fundit .

    Disa nga aksionet qe paten ngritje sot:

    SIMBOLI KOMPANIA CMIMI RRITJA DITORE TREMUJORI I FUNDIT

    AMIC American Independence Cor 15.90 +0.41 Q4
    ASVI Asv Inc 34.70 +0.95 Q4
    BJ Bj`s Wholesale Club 25.14 +0.70 Q1
    BNS Bank of Nova Scotia 50.76 +0.11 Q1
    BRKR Bruker Bioscience Corp. 5.88 +0.13 Q4
    COO Cooper Companies 48.87 +1.64 Q1
    CRMT Americas Car Mart Inc. 27.69 +0.57 Q3
    UNFI United Natural Foods Inc 48.60 +1.68 Q2
    GMST Gemstar-tv Guide International 7.91 +0.41 Q4
    GYMB Gymboree 16.02 +0.35 Q4
    HSIC Henry Schein Inc 73.73 +1.09 Q4


    Nese ka interesa per analizen e ndonje stoku te vecante, mund te postoni me poshte. Tregu per sot mbyllet ne oren 4 eastern standart time.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Rekomandimet e Sotme, 3 mars 2004:

    Sygjerohen te blihen:

    - (EFD) Efunds. Kjo kompani specializohet ne Menaxhim Reziku dhe Sherbime Elektronike Pagese. Kompania ka raportuar $10.1 mil. fitim ne tremujorin e fundit ose 21 cent per cdo aksion. Pritet nje rritje aksionesh prej 4-5% ne ditet e ardhshme.

    - (GORX) Innovative Cos. pret nje ritje aksionesh prej 6% pasi kompania hodhi ne treg nje linje te re "carb-free candy products" ne dyqanet Kroger.

    - (GBI) Genesis Bioventures pati nje rritje prej 33% pasi kompania ka mare aprovimin e Departamentit Amerikan te Agrikultures per nje sere produktesh qe eleminojne mbeturinat-kronike.

    - (ISIS) Isis Pharmaceuticals pret nje rritje ne cmimin e aksioneve pasi kompania nenshkroi nje kontrate dyvjecare me Departamentin e mbrojtjes, me vlere $19.5 mil. Kompania prodhon nje biosensor, qe gjen mikrobet infektive ne nje lufte kimike

    Disa nga aksionet e tjera qe presin/paten ngritje sot:

    DDN Dynamex Inc 12.85 +0.35 Q2
    DXPE Dxp Enterprises Inc 5.57 +0.28 Q4
    EDP Electricidade De Portugal 28.90 +0.18 Q4
    EFD Efunds Corporation 17.20 +0.39 Q4
    GCO Genesco 22.45 +1.82 Q4
    GLH Gallaher Group Plc 49.84 +0.69 Q4
    LGND Ligand Pharmaceuticals 18.00 +1.81 Q4
    LINK Interlink Electronics 8.98 +0.48 Q4
    SGA Saga Communications 18.73 +0.71 Q4

    Tregu mbyllet sot ne 4 Pm Eastern Standart Time.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pulsi i tregut - 4 mars 2004.

    Tregjet sot kane patur nje nga ditet me te mira te kesaj jave, tregjet jane rritur si vijon: - NASDAQ +14.02, S&P500 +2.30 dhe NYSE + 18.60.

    Aksionet qe udhezohet te blihen sot:

    - (ISKO) Isco. Ngritje cmimesh per kete kompani priten gjate mbasides, Isco u kthye perseri ne nje kompani fitimprurese gjate tremujorit te dyte te vitit fiskal. Isco, qe eshte prodhuese e produkteve qe monitorizojne pastertine e ujit, raportoi te ardhura prej 1.5 mil, ose 26 cent per aksion, ne te njejten periudhe vitin e kaluar kompania kishte nje humbje prej $10,000.

    - Sipas statistikave te fundit nga ATA (American Travel Association), numri i udhetareve eshte rritur ndjeshem. Si pasoje e kesaj rritjeje pritet nje ngritje e cmimeve te aksioneve te kompanive ajrore. Nga me te ndjeshmet pritet te jene (JBLU) Jet Blue Airways qe ka patur nje rritje prej 48% ne numrin e pasagjereve dhe (ACAI) Atlantic Coast me nje ritje prej 37%.

    - (GES) Aksionet e firmes se robave Guess u riten me me teper se 3% duke kapur cmimin $16.50 per aksion. Kompania raportoi nje ritje prej 14.8% rritje ne shitjet e dyqaneve te saj. Fitimi gjate muajit shkurt per kete firme ka qene 35 mil., 6 mil. me teper se fitimi i kesaj periudhe nje vit me pare.

    - (PLMO) PalmOne pati nje rritje te jashtezakonshme sot ne $12.71/aksion pasi JP Morgan e rivleresoi, kompanine e prodhimit te kompjuterave te dores, nga "neutral" ne "ble". Duke theksuar se ka pasur kerkesa te medha per Treo 600 organizer dhe qe produkti ka pasur referenca shume te mira nga dyqanet qe e shesin kete produkt. PalmOne pritet te risi numrin e partnereve qe shesin produktet e saj nga 7 ne 11. Kompania ka filluar gjithashtu te reklamoje drejtpersedrejti tek Menaxheret e korporatave te industrise se kompjuterave, qe si rjedhoje do sjellin rritje fitimi dhe ngritje ne aksione.

    Aksionet qe permiresuan pozicionin e tyre sot:

    ACR American Retirement Corp 5.55 +0.70 Q4
    AMI Alaris Medical 21.94 +0.59 Q4
    CASY Caseys General Stores 16.80 +0.34 Q3
    CAV Cavalier Homes Inc 4.82 +0.76 Q4
    FIF Financial Federal 34.35 +0.31 Q1
    FLE Fleetwood Enterprises Inc 14.05 +0.61 Q3
    PBY Pep Boys 25.80 +1.82 Q4
    TACT Transact Technologies Incorporated 29.80 +0.74 Q4
    TCN Tele Norte Celular Participacoes S.a. 10.49 +0.45 Q4
    TIVO Tivo 11.47 +0.45 Q4
    TLCV Tlc Vision Corp 10.78 +0.26 Q4
    VDM Van Der Moolen Holdings N 9.53 +0.48 Q4
    VRX Valeant Pharmaceuticals International 24.12 +1.36 Q4
    WGII Washington Group International 39.91 +0.21 Q4
    WR Westar Energy 20.39 +1.00 Q4
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 04-03-2004 mė 18:53
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061

    5 mars 2004

    Sygjerimet e sotme (5 mars 2004) jane si vijon:

    - (MCD)McDonald's. Firma e restoranteve McDonald's raportoi nje ritje te ndjeshme te te ardhurave ne shitjet e Shkurtit. Aksionet e kompanise ne mesdite arritem cmimin $29.98 per aksion, dhe rritje e metejshme pritet gjate mbasdites.

    - (AAPL) Apple. Kompania e kompjuterave Apple para 2 javesh ka hedhur ne treg iPod mini digital player. Produkti qe shitet per rreth $249 dhe mban rreth 1000 kenge, pati nje sukses te jashtezakonshem gjate 2-javeve te para. Rreth 100,000 te tille u hodhen ne treg nga kompania dhe pothuajse te gjithe jane shitur qe ditet e para. Cmimi i aksioneve te Apple ka kapur vleren 27,49/aksion dhe nese produkti vazhdon te pritet me kete sukses, rritje e ndjeshme pritet te vijoje ne javen e ardheshme.

    - (TIVO)TiVo ka qene nja nga fituesit kryesore gjate mesdites me nje rritje prej $1.31 per aksion. Kompania raportoi nje fitim me te madh sec pritej ne tremujorin e katert te vitit.

    -(ADO) Adecco, aksionet e kompanise Zviceriane te punesimit Adecco, kane patur ulje te ndjeshme gjate javes qe kaloje, si pasoje e nje analize qe gjeti gabime ne menyre e kontrollit dhe menachimit te financave ne deget e kesaj kompanie ne Amerike. Megjithate kompania raportoi sot se do te beje publike te premten fitimet e tremujorit te pare te 2004 dhe tremujorit te fundit te 2003. Kompania sqaroi se fitimet kane qene te "bollshme" dhe me te larta se ato te nje viti me pare. Gjithashtu theksoi se mungesa e kontrollit nuk ka ndikuar ne fitmet e kesaj firme.


    Disa nga aksionet e tjera qe ishin me fitim sot:

    ICPT Intercept Group 12.49 +0.10 Q4
    INHO Independence Holding Company 34.00 +0.87 Q4
    NUI Nui 16.99 +0.04 Q1
    NWLIA National Western Life Insurance 154.00 +1.99 Q4
    VTIV Ventiv Health 13.20 +1.99 Q4
    WORK Workflow Management Inc 4.85 +0.01 Q3

    Tregu i aksioneve mbyllet sot ne oren 4pm ET dhe hapet perseri te henen. Luhatejet e tregut gjate fundjaves ne "after-hours market" meren ne konsiderate me hapjen e tregjeve te henen ne mengjes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga R2T : 05-03-2004 mė 16:07
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  15. #15
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Tregu i aksioneve ne te gjithe boten, ku akoma jane te fresketa sulmet terrorriste te Madridit, mbreme perseri perjetuan nje shok te vertet.
    Nje nga shkaqet kryesore ishte edhe goditja ndaj liderit shpirteror te grupit palestinez Hamas, plakut invalid, Ahmed Jasin. Bursat evropiane e mbyllen naten e mbremshme me nje trade nga me te uletit e ketij viti.
    Ato i rrethonte nje frike, se ne Lindjen e Mesme mund te ndodhnin sulme te tjera, tha mbreme agjensia e lajmeve Reuters.

    "Nuk ka dyshim qe ne tregetimin e aksioneve mbizotrojne ankthe gjeopolitike te lidhura me cilatdo situata , qofshin keto ne lidhje me Izraelin, Tajvanin, Irakun, apo Spanjen" komentoi mbreme per agjensine Reuters Hugh Jonson i firmes amerikane First Albany. Sipas tij neper bote mbizotron nje panik i cili i demoralizon investoret.

    Nje nga INDEXET kryesore ai i burzes se letrave me vlere FTSE 100 te Londres mbreme ka humbur 1,9% dhe u mbyll ne nivelin 4333,8 pike. Perfundoi keshtu ne nivelin me te ulet qe nga 16 dhjetori i vitit te kaluar. Ky ndryshim ditor i shprehur ne leke do te thote se vlera e pergjithshme e tregut te ketij aksioni u ul 20miliarde liber sterlingu ( perafersisht 3 000 miliarde lek te rinj).

    Tregun e aksioneve e ndikoi edhe situata e brendshme e Tajvanit, ku u pati nje perballje te forte ne perfundim te zgjedhjeve presidenciale te se dieles. INDEXi i burses se aksioneve per kete ra me 7 %.
    "Ende nuk arritem te harrojme se shokun e shkaktuar nga sulmi ne Madrid, na u shfaq nje tjeter problem" citoi mbreme agjensia Reuters nje nga njerezit me te rendesishem te burzes ne Londer.

    Situate jo e qete u shfaq edhe ne burzat New York, tri burzat kryesore te se cilit paten nje ulje te konsiderueshme (minimumi 1%). " Na shqeteson pasiguria e madhe qe ka rrethuar boten per nje atentat te mundshem ne cdo vend te botes" tha mbreme Bill Strazzullo, zvendepresidenti i companise State Street Global Markets.

    Nderkohe qe situatat me te fundit nuk i ka ardhur per shtat me shume dollarit i cili ka pesuar nje renie kundrejt valutave te tjera te rendesishme dhe mbi te gjitha jenit Japonez. " Dollarin do ta ndihmonte kapja e ndonje koke te Al-Kajides nga ushtria pakistaneze" citoi agjensia Reuters Meg Browne perfaqsuese e bankes HSBC. Ne dobesimin e dollarit reagoi edhe shtrenjtesimi i dukshem i dollarit. Cmimi i tij u rrit ne nivelin te tille te cilin Evropa s'e ka pare qe nga janari i ketij viti.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Cfare keshille do te me jepnit per NORTEL eshte moment i duhur per te blere shares te NORTEL faktisht keto dy javet e fundit ka pesuar renie dhe sidomos kur CEO u sunspesua pa pagese???
    Mutual Funds si pshm Fidelity, Templeton, ING Bonds, AIC Value, a jane te qendrueshme per rritje pozitive psh Fidelity dhe Templeton keto dy jave te fundit kane pesuar shkundje te forta ne renije kurse ING Bonds dhe ne pergjithesi Bonds jane gjalleruar mire me tregues pozitiv, dhe dua te di cfare ka ndikuar, pse ndodh qe bonds jane duke u ngritur, dhe cila eshte me e sigurte momentalisht Bonds or Mutual Funds or Stock Market, ju lutem do kisha deshire te merrja keshille nga ju siper qe e njihni mire kete fushe sidomos nga Mariglenora, R2T, Ardi-1, etj, une momentalisht kam investuar ne MUTUAL FUNDS ne ato qe permenda me siper por nuk parashikoj dot me vone se si do te vazhdojne rrjedha e tyre apo mund te shkoje lart e poshte. Shume faleminderit.

    Nano Ik!!!!!!!!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Pershendetje Fieri1

    Ne fillim per Nortelin. Nortel (NT) eshte hedhur ne gjyq nga tre kompani qe perfaqesojne aksioneret; Emerson Poynter LLP, Bernstein Liebhard & Lifshitz, LLP dhe Roy Jacobs and Associates(kesaj liste priten ti shtohen dhe shume emra te tjere). Kompania akuzohet te kete shkelur Seksionet 10B dhe 20a te "Securities Exchange Act" te 1934. Nortel kishte rishikuar fitimet e vitit 2000,2001 dhe 2002 dhe kishte paraqitur situaten financiare te saj ku kishte raportuar se ishte ne nje pozite te mire financiare. Aksioneret qe perfaqesohen nga firmat e mesiperme, si pasoje e ketij raporti, blene aksione te kjo firme. Disa dite me pas kompania tha se kishte rishikuar gjendjen e saj ekonomike dhe nxori nje raport te ri, qe vinte qarte ne dukje problemet e medha financiare dhe situaten e dobet ekonomike te saj. Kjo solli akuzat nga avokatet e mesiperm. Si pasoje Nortel largon nga puna pa pagese CEO Douglas C. Beatty deri ne vendimin e gjyqit. Aksionet e Nortel kane patur nje ulje prej 18.5% si pasoje e ketyre akuzave. Nese jeni ndikuar nga raportet e pasakta te Nortel-it dhe deshironi te rikompensoheni duhet te ngrini padi perpara dates 17 Maj 2004. Nese ju duhet perfaqesues ligjor per kete padi kontaktoni ne 1-800-663-9817 ose ne shareholder@emersonfirm.com.
    Aksionet e Nortel pesuan ngritje te vogel sot me $0.16 per aksion. Megjithate personalisht mendoj se neser (dhe per disa dite ne vijim) do shofim perseri nje ulje te aksioneve per kete firme dhe aksionet e saj do fitojne stabilitet vetem pas vendimit te gjyqit. Megjithate Nortel e ka humbur besimin tim si investues dhe une nuk do investoja kurre ne nje kompani si ajo, pavaresisht se sa lart apo poshte ben ai aksion.

    Mutual Funds

    Kompanite qe permende ti kane shume lloje 'Mutual funds" dhe aq me shume "Tickers". P.sh ING ka 4 lloje Fondesh, secila me te pakten 18 Tickers. Fidelity akoma dhe me shume. Mutual Funds ndahen ne Growth Funds, Aggressive Growth Funds ,Income Funds ,Balanced Funds. Aggressive Growth Funds jane me me rrezik po sigurisht dhe me me fitim (nese je me fat). Eshte veshtire ti pergjigjesh pyetjes pse Fidelity funds humbasin vleren. Nje pjese e tyre mund ta humbasin vleren nderkohe qe nje pjese e tyre forcojne poziten e tyre financiare. E gjitha varet nga cfare lloj Fondi ke. Keshtu pra per mua eshte e pamundur te te jap mendimin tim se si do levize fondi yt, pa ditur me pare se cfare lloj fondi eshte.

    Gjithe te mirat
    ardi
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  18. #18
    Mund te me thote njeri cfare do te thote MUTUAL FUNDS ?
    !!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124
    PĖRMBAJTJA

    1. Njė pėrshkrim i pėrgjithshėm pėr kompanitė dhe investitorėt

    Sigurimi i kapitalit - rruga pėr te arritur sukses

    Vėnia e parave ne pune

    Tabela 1: Si e sigurojnė kapitalin kompanitė

    Tabela 2: Interesi dhe pėrfitimet e investitorėve nga katėr llojet e Letrave me Vlere

    2. Bursa e New York-ut (NYSE):

    Njė force lėvizėse ne ekonominė botėrore

    Nen pemėn Buttonwood (Under Buttonwood Tree)

    Krijimi i bordit zyrtar

    Rritja dhe zhvillimi

    Tregu ne ditėt e sotme

    NYSE, numri njė ne bote

    Rruga drejt tregtimit te automatizuar


    3. Si funksionon NYSE

    Standardet rigoroze

    Brokerat e dyshemesė dhe firmat e brokerimit

    Specialistet

    Dyshemeja e tregtimit

    Si shitet dhe si blihet njė aksion

    Analizimi i njė tregtimi aksionesh

    Teknologjia e tregtimit ne NYSE


    4. Investitori i mėsuar

    Leximi i tabelave te aksioneve

    Treguesit e tregut

    Leximi i raporteve vjetore


    5. Perse ēmimet e aksioneve luhaten larte e poshtė

    Kėrkesa dhe oferta

    Situata financiare e kompanisė

    Situata financiare e industrisė

    Trendėt ekonomike

    Evenimentet botėrore dhe kombėtare

    13 evenimente: efekti i tyre ne Tregun e Aksioneve

    Njė vėshtrim me nga afėr


    6. Mbrojtja e tregut

    Ruajtja dhe mbrojtja e sistemit

    Piramida rregullatorė

    Metodat vetėrregulluese te NYSE-s

    Korporata mbrojtėse e investorėve te letrave me vlere

    Arbitrimi i NYSE-s -- zgjidhje e shpejte dhe efektive e mosmarrėveshjeve


    7. Udhėzime pėr investitorėt

    Investimet me risk te ulet

    Alternativa te tjera investimi

    Obligacionet

    Aksionet

    Zhvillimi njė strategjie te pėrshtatshme investimi

    Si investohet

    Klubet e investimit

    Si matet mbarėvajtja

    Tabela 3: Opsionet pėr kursim dhe investim




    KAPITULLI I PARE

    NJĖ PĖRSHKRIM I PĖRGJITHSHĖM PĖR KOMPANITĖ DHE INVESTITORĖT


    Ne qofte se keni kryer ndonjėherė ndonjė aktivitet privat dhe keni marre para pėr te atėherė ju mund ta konsideroni veten si njė firme private me njė pronar ose siē quhet: biznes i vogėl (sole proprietor). Biznes i vogėl quhet ēdo lloj biznesi i zotėruar dhe operuar nga njė person. Ju ndoshta mund te jeni ne dijeni te avantazheve te zotėrimit te njė biznesi te vogėl. Pėr shembull, ėshtė i lehte pėr tu krijuar, dhe te gjitha fitimet shkojnė drejt e ne xhepin tuaj. Nga ana tjetėr, ju mund te ndjeni se njė biznes i tille, i operuar nga njė person, kufizon aftėsinė e biznesit tuaj pėr tu zgjeruar.

    Pėr te kapėrcyer kėto probleme, ju mund te vendosni qe te bashkoheni me njė shok. Tani ju keni formuar njė ortakėri (partnership), njė biznes i zotėruar nga dy apo me shume persona. Ju pėrfitoni nga njohuritė, aftėsitė dhe paratė e shtuara. Por ju duhet qe te ndani fuqinė vendim-marrėse dhe pėrsėri burimet tuaja janė te kufizuara ne paratė dhe eksperiencėn qe ju te dy mund te kontribuoni sėbashku.
    Cfare mund te bėni ne qofte se dėshironi te zgjeroni me tej aktivitetin? Si mund te pėrballoni blerjen e pajisjeve te reja, punėsimin e punėtoreve te rinj dhe fushatėn e marketingut pėr te reklamuar zgjerimin e mėtejshėm? Pėrgjigja ėshtė kapitali - ne ketė rast paraja. Kapitali ėshtė energjia qe ndihmon biznesin te rritet, i cili Ben te mundur njė kėrkim te zgjeruar, makineri me te mira dhe te reja, njė fuqi pune me te madhe, dhe me tepėr marketing.

    Njė burim kapitali janė individėt qe kane para tepėr pėr te investuar. Pėr kėta individė, kapitali ėshtė paraja qe ata mund ta vene ne pune pėr te fituar me tepėr para. Siē do e shikoni ne ketė kapitull, kompanitė qe kane nevoje pėr kapital dhe individėt ne kėrkim te investimeve solide pėrdorin si pike takimi Bursėn e New York-ut.

    Sigurimi i kapitalit - rruga pėr te arritur sukses

    Njė firme e cila pėrballohet me vėshtiresitė e rritjes se aktivitetit te saj mund te zgjedhe njė prej disa rrugėve te mundshme pėr te siguruar kapitalin e nevojshėm.
    N.q.se kompania aktualisht ka njė fitim te kėnaqshėm, ajo mund te vendose qe ta riinvstoje njė pjese te kėtij fitimi. Pėr te riinvestuar, fillimisht menaxheret e kompanisė shlyejnė shpenzimet vjetore te kompanisė. Pastaj, ne vend qe t'i ndajnė fitimet e mbetura, ata i derdhin kėto para, qe quhen fitim i mbajtur, pėrsėri ne biznes - pėr shembull, pėr te blere pajisje te reja apo pėr te punėsuar punonjės te tjerė. Ose, kompania ashtu si ē'bejnė dhe individėt, mund te siguroje para duke marre hua nga njė banke. Huaja bankare mund ta ndihmoje kompaninė qe te ketė rritje pėr njė periudhe, por kompanisė do t'i duhet qe njė dite ta ktheje borxhin sėbashku me interesin perkates. Gjithashtu, bankat e kufizojnė sasinė e huas qe ato japin ne pėrputhje me fuqinė paguese te firmės. Kėshtuqė kompania ėshtė ne gjendje qe te marri borxh njė sasi te kufizuar parash nga banka.

    Pėr te mbėshtetur njė rritje afatgjate kompania mund te pėrdore njė forme tjetėr huamarrje, ajo mund te emetoje obligacione. Obligacioni ėshtė njė lloj kontrate zyrtare huaje. Kompanitė u japin investitorėve obligacione ne shkėmbim te parave. Pas njė periudhe te pėrcaktuar kohe, ne disa raste dhe deri ne 30 vjet, boni "maturohet". Ne ketė moment kompania i paguan ēdo individi shumen qe secili ka investuar. Gjithashtu, kompania u paguan investitorėve njė shume interesi ne intervale te caktuara, gjate viteve qe investitori mban obligacionin.
    Alternativa e katėrt pėr sigurimin e kapitalit ėshtė shitja publike, e pjesėve te pronėsisė mbi kompaninė. Kėto pjese quhen aksione. Ky proces mund te gjenerojė shuma te mėdha parash qe mund te pėrdoren pėr shume qėllime. P.sh. njė kompani mund t'i pėrdore fondet e siguruara ne ketė mėnyre pėr te paguar borxhin e akumuluar. Pėrveē kėsaj kompania mund t'i pėrdore paratė pėr te ndėrtuar fabrika te reja, pėr te blere pajisje, te rrisė buxhetin pėr reklama, te punėsoje punonjės te tjerė apo te beje kėrkime pėr produkte te reja.
    Pavarėsisht nga fakti se si kompania i pėrdor shumat e pėrfituara nga shitja e aksioneve publikut, pėrfundimi ėshtė i njėjte - paratė do e ndihmojnė kompaninė pėr tu zgjeruar, e cila si rrjedhim do siguroje vende te reja pune, do gjeneroje te ardhura shtese, do zhvilloje produkte me te mira dhe do kontribuoje ne ekspansionin e pėrgjithshėm te ekonomisė.

    Kompania, pėr te realizuar daljen ne publik zakonisht i drejtohet njė firme bankare investimi (investment banking firm). Kjo firme e specializuar bėn vlerėsimin e kompanisė, ndihmon ne pėrcaktimin e ēmimit pėr aksionet e saj dhe shėrben si ndėrmjetės midis emetuesit te letrave me vlere dhe publikut investues.
    Kur aksioni i njė shoqėrie emetohet pėr here te pare, atėherė kemi te bėjmė me njė oferte publike fillestare (IPO, inital public offering), dhe tregtimi zhvillohet ne tregun primar. Me vone, kur aksionet u rishiten investitorėve te tjerė, ato tregtohen ne tregjet sekondare, qe rėndom njihen si bursa, si PS. bursa e New York-ut apo e Londrės. Duke kaluar ne publik, kompania transformohet nga njė biznes privat, ne pronėsi te pak personave, ne njė kompani pulke te zotėruar kolektivisht nga njė grup i madh investitorėsh, apo aksionaresh. Me poshtė do shpjegojmė se pse ky proces i tėrheq aksionaret.

    Vėnia e parave ne punė

    Ne qofte se keni punuar shume pėr te vene ca para mėnjane, me siguri qe do te dėshironit njė vend te sigurt pėr to. Pėr disa njerėz brenda ne dyshek ėshtė vendi me i sigurte. Por fshehja e parave nuk e bėn atė domosdoshmėrish te sigurte. Ato ndoshta mund te humbasin, vidhen apo dėmtohen. Dhe fare ėshtė me e rėndėsishmja, paraja nuk do "punoje" pėr t'ju sjelle me shume para. Ne fakt, po te marrim ne konsiderate faktorė te tille si inflacioni, paraja e fshehur ne dyshek do jete me pak e vlefshme nesėr.

    Njė mėnyre tjetėr pėr te ruajtur paranė tuaj te sigurte dhe produktive, ėshtė qe ta investoni atė. Investim quhet gjithēka pėr te cilėn ju shpenzoni para me qėllimin pėr te gjeneruar me shume para. Investimet i kemi ne shume forma, qe nga prona te paluajtshme, tek koleksionet e librave e deri tek blerja e aksioneve dhe obligacioneve.
    Me qellim qe te zgjidhni investimin me te mire pėr ju, juve ju duhet qe te vlerėsoni synimet tuaja personale te investimit (shikoni kapitullin 7). Disa investitorė qe kane para me teprice dhe besim ne vetvete, janė te gatshėm te marrin parasysh risk, me shpresėn pėr te realizuar fitime te mėdha. Disa kėrkojnė njė mėnyre pėr te mbrojtur investimet e tyre nga erozioni i inflacionit. Dhe te tjerėt duan qe paraja e tyre te siguroje njė te ardhur te qėndrueshme. Por, te gjithė investitorėt kėrkojnė mėnyra pėr ta bere kapitalin e tyre sa me fitimprurės qe te jete e mundur.

    Njė alternative pėr investitorėt ėshtė qe te investojnė paratė e tyre ne obligacionet e kompanive, qe janė hua afatgjata pėr kompanitė ne rritje. Kompanitė shesin obligacione me njė norme te pėrcaktuar interesi. Kėshtuqė investitorėt e dine me saktėsi se sa do te fitojnė - pra normėn e interesit - dhe se pėr sa kohe paraja do qėndroje e bllokuar.

    Gjithashtu, Investitorėt mund t'i vendosin paratė e tyre ne aksione. Mjaft kompani emetojnė dy lloje aksionesh. Aksione te preferuara, qe i garantojnė pronarit se do jete i pari qe do pėrfitoje nga ndarja e fitimeve te kompanisė, njė pagese periodike qe njihet me emrin dividend. Gjithashtu ne qofte se kompania falimenton apo likuidohet, aksionaret e preferuar janė te siguruar se ata do jene nder te paret pėr kompensim investimit te tyre. Zotėruesit e obligacioneve konsiderohen si kreditore te kompanisė - pra ne njė pozicion te kundėrt me pronaret - dhe si rrjedhim, kane prioritet, si ndaj zotėruesve te aksioneve te preferuara ashtu edhe ndaj atyre te aksioneve te zakonshėm ne rast likuidimi.
    Kėto mekanizma mbrojnė pronarin e aksionit te preferuar ne momentet e vėshtira qe kalon kompania. Por pronaret e aksioneve te preferuara nuk pėrfitojnė ne periudhat kur kompania provon rritje. Ne qofte se kompania ka njė vit te mbare dhe vendos qe te paguaje njė dividend me te madh, pronaret e aksioneve te preferuara do te marrin vetėm dividendin e pėrcaktuar ne norme fikse vjetore.
    Aksioni i zakonshėm ėshtė ne pėrgjithėsi me i pak i kushtueshėm dhe pėrmban me tepėr risk e si rrjedhim mundėsi me te mėdha fitimi. Zotėruesit e aksioneve te zakonshėm mund te marrin ose jo disidente, ne varėsi te mbarėvajtjes financiare te kompanisė dhe politikes se ndarjes se fitimeve. Por aksionaret e zakonshėm mund te luajnė rol ne ndjekjen e kėsaj politike. Zotėruesi i aksioneve te zakonshme ka te drejte te votoje pėr drejtuesit dhe pėr heshtje te tjera te rėndėsishme ne asamblenė e pėrgjithshme vjetore te aksionareve te kompanisė. Zakonisht njė investitor ka te drejtėn e njė vote pėr ēdo aksion. Zotėruesit e aksioneve te preferuara nuk kane te drejtėn e votės.

    Pronaret e aksioneve te zakonshme shpresojnė qe te bėjnė para ose pėrmes disidenteve qe ata marrin ose pėrmes rritjes se ēmimit te aksioneve - pra duke e shitur aksionin pėr me tepėr se sa kane paguar pėr blerjen e tij. Ky fitim njihet si fitim kapitali. Aksionet e zakonshme ne pėrgjithėsi konsiderohen si mjaft likuide. Investim likuid ėshtė ai investim qe mund te shitet apo konvertohet lehtėsisht dhe me shpejtėsi ne para.

    Shume investitorė kombinojnė avantazhet e llojeve te ndryshme te letrave me vlere duke blere pjese ne fondet e pėrbashkėta te investimeve. Fondi i pėrbashkėt i investimeve ėshtė njė kompani investuese qe mbledh paratė e shume investitorėve pėr te blere shuma te mėdha te letrave me vlere te ndryshme. Fondi drejtohet nga njė menaxher profesionist i cili merr vendimet pėr investim dhe shpėrndan fitimet tek investitorėt. Kėto fonde u ofrojnė investitorėve avantazhet e diversifikimit duke pėrfituar dhe nga sasia e madhe e fondeve te investuara, si dhe menaxhimin profesional qe ata nuk do ta kishin si investitorė individuale. Fondet e pėrbashkėta ne pėrgjithėsi strukturoren rreth qėllimeve strategjive specifike, si rritja afatgjate, fitimet afatshkurtra, apo ne njė industri apo rajon gjeografik te veēante. Investitorėt individuale nuk kane ndikim ne menaxhimin e fondit.
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Ardi-1
    Anėtarėsuar
    09-11-2003
    Vendndodhja
    Zvicėr, Zürich
    Postime
    124

    KAPITULLI I DYTĖ

    BURSA E NEW YORK-UT (NYSE):
    NJE FORCĖ LĖVIZĖSE NĖ EKONOMINĖ BOTĖRORE)


    . Ne burse investitorėt blejnė dhe shesin aksionet dhe obligacionet e kompanive pėrmes agjenteve qe quhen brokera.
    Ashtu siē gazetat nuk janė pronare te mallrave dhe shėrbimeve qe ato reklamojnė, ashtu edhe Bursa nuk ėshtė pronare e aksioneve dhe obligacioneve te listuara ne te. Kompanitė publike listojnė letrat e tyre me vlere ne burse pasi kėshtu investitorėt do dine se ku te drejtohen dhe te bėjnė investimet e tyre, d.m.th. shitjen dhe blerjen e letrave me vlere.

    Njė histori e shkurtėr e NYSE, bursės se New York, tregut me te madh te kapitalit ne bote, zbulon se si lindi dhe u zhvillua ky treg pėr plotėsuar nevojat e kompanive publike qe kėrkojnė kapital dhe investitorėve qe kėrkojnė fitime.
    Nen pemėn Buttonwood (under buttonwood tree)

    Ne 1790, ne USA tregtoheshin vetėm dy lloje letrash me vlere: Obligacionet Revolucionare te Luftės qe qeveria e sapokrijuar amerikane i shiti pėr te paguar borxhin e luftės prej 80 milion dollarėsh, dhe aksionet e bankės se pare kombėtare, te quajtur Banka e Shteteve te Bashkuara.

    Brokerat, tregtaret dhe organizuesit e ankandeve (auctionieers), i blinin dhe i shisnin kėto obligacione ne zyra, kafene, vende tregtimi dhe zona te tjera ne dhe rrotull Wall Street-it. Duke mos pasur njė vend dhe kohe te caktuar pėr tregtim, shitėsit dhe blerėsit duhej te kėrkonin pėr njeri-tjetrin ne te gjithė qytetin. Ne terma teknike, ky treg nuk ishte shume likuid, d.m.th. shitjet dhe blerjet e letrave me vlere nuk ishin te shpejta dhe te lehta.

    Ne 17 maj, 1792, 24 brokera te Wall Street-it e zgjidhen problemin e likuiditetit shume thjesht. Ata ranė dakord me shkrim qe te tregtonin vetėm me njeri-tjetrin. Kėshtu, bursa me e madhe e botes filloi aktivitetin bazuar vetėm ne njė dokument te thjeshte me dy fjali te quajtur Marrėveshja Buttonwood. Marrėveshja mori emrin e vendit ku u nėnshkrua marrėveshja, nen pemėn qe quhej Buttonwood, ne Wall Street, 68.

    Krijimi i bordit zyrtar

    Vetėm pas njė ēerek shekulli, ne 1817, brokerat e Wall Street-it i dhėne organizatės se tyre njė emėr zyrtar: Bordi i Aksioneve dhe Kėmbimit i New York-ut (Emri u shkurtua ne 1863 ne Bursa e New York-ut.) Ata gjithashtu caktuan njė president dhe adoptuan rregulla zyrtare pėr drejtimin e aktivitetit.
    Shkaku i cili i detyroi brokerat qe te zyrtarizojnė bordin e tyre ishte i njėjti pėr te cilin ata e kishin krijuar atė. Qeveria ishte e detyruar qe te shiste me tepėr obligacione pėr te paguar pėr luftėn, ne ketė rast lufta e 1812. Ne te njėjtėn kohe, kompanitė private - veēanėrisht bankat dhe kompanitė e sigurimit - iu kundėrpėrgjigjen bumit te pas-luftės duke shitur me tepėr aksione pėr te siguruar kapital.
    Ne 1817, Bordi i Aksioneve dhe i Kėmbimit i New York-ut listoi 30 aksione. Ēdo dite pune, presidenti i Bordit do te thėrriste emrat e te gjithė 30 aksioneve, njė nga njė. Pėr ēdo thirrje, brokerat Benin kėrkesat pėr blerje aksionesh apo pėr shitje ne njė ankand te hapur. Brokerat shqiptonin me zė te larte kujtimet e tyre pėr blerje dhe shitje, nga karriget e caktuara pėr ta. Kjo ishte origjina e termit "vend" (seat), i cili qe atėherė nėnkupton anėtarėsinė ne NYSE (Bursa e New York-ut.)
    Atėherė njėsoj si tani, vetėm brokerat qe ishin anėtare te NYSE mund te blinin dhe te shisnin ne dyshemenė e tregtimit. Ne 1817, njė "vend" pėr anėtarėsie kushtonte 25$ dhe pjesėmarrja ishte e kufizuar. Sot vendet kushtojnė me tepėr se 1 milion $. Pėrveē kėsaj, anėtaret potenciale duhet qe te pėrmbushin kėrkesa strikte, te parashtruara nga NYSE, pėr njohuritė e tyre dhe situatėn financiare.

    Rritja dhe zhvillimi

    Qe nga 1817, NYSE ėshtė rritur dhe ėshtė zhvilluar gjate njė shkuli e gjysme ndryshimesh periodike te tregut, duke pėrfshire bumet (ose ndryshe tregjet "dem") dhe rėniet (tregjet "arinj"). Ne vitet 1830, kombi amerikan, ende i ri filloi zgjerimin e tij ne perėndim. Si kompanitė private ashtu edhe qeveria kishin nevoje pėr para qe te ndėrtonin hekurudha, kanale, rruge dhe banka. Deri ne 1838 ato kishin emetuar letra me vlere me njė shume prej 175 milion dollarė pėr te siguruar fondet e nevojshme. Shume nga kėto letra me vlere ishin te listuara ne Bordin e Aksioneve dhe Kėmbimit te New York-ut. Ne dekadėn pas Luftės Civile, rritja e qėndrueshme ne industri ndihmoi tregun ne dy drejtime. Se pari, shpikje te reja si telefoni dhe "stok ticker" (shirit letre ose elektronik me ēmime te kuotuara) zgjeruan tregtimin dhe hapen Wall Street-in pėr investitorėt ne te gjithė vendin. Se dyti, industritė e reja si p.sh. industria e ēelikut, etj. ndihmuan ne krijimin e korporatave te reja, duke furnizuar materialet pėr hekurudhat, makineritė, urat dhe ndėrtimet. Kėto korporata dhe industri te reja iu drejtuan bursės pėr te siguruar kapital. Shtimi i tregtimit e detyroi NYSE-n te rrisė orėt e qėndrimit hapur dhe ne 1872 te braktiste sistemin me thirrje "call" dhe te fillonte tregtimin e vazhdueshėm ne te gjithė aksionet gjate gjithė ditės. Megjithatė sistemi i ankandit vazhdoi te ekzistonte. Ne tregun e sotėm me ankand te vazhdueshėm, blerėsit qe duan te blejnė me ēmimin me te ulet te mundshėm, u bėjnė oferta (bid) pėr blerje shitėsve, dhe shitėsit, qe kėrkojnė te shesin me ēmimin me te larte te mundshėm, u bėjnė oferta (ask) pėr shitje blerėsve. Tregtimi zhvillohet menjėherė, ne ēastin kur te dyja palėt bien dakord pėr njė ēmim.

    Pėr te bere te mundur tregtimin e letrave me vlere te shtese, te emetuara nga korporatat e reja, NYSE riorganizoi Dyshemenė e saj te Tregtimit, duke bere qe shitja dhe tregtimi te zhvillohej tashme ne postet e tregtimit (trading post). Secili post merrej vetėm me disa letra me vlere dhe brokerat lėviznin nga posti ne post pėr te realizuar tregtimet e tyre. Bursa e sotme, mjaft moderne, akoma ka poste, megjithėse kompjuterėt i kane shpejtuar goxha transaksionet dhe secili post tani mund te aranzhoje tregtimin e me tepėr se 150 letrave me vlere te ndryshme.

    Ndryshimet me te mėdha ne burse ndodhen pas crash-it te 1929. Pėrpara crash-it, ēmimet e aksioneve u ngritėn me shpejtėsi dhe ne mėnyre te qėndrueshme ne saje te bumit te pas-Luftės se Pare Botėrore dhe te industrive te reja ne rritje si aviacioni, radio dhe kinemaja. Pėr herė tė pare publiku i pėrgjithshėm filloi te tregohej mjaft i interesuar pėr tregtimin e letrave me vlere. Por pėr t’i hyre kėsaj veprimtarie shume investitorė te vegjėl u detyruan te merrnin hua. Kur ēmimet e aksioneve ranė ne mėnyre drastike ne 1929, shume falimentuan ne pėrpjekje pėr te paguar borxhet. Shume kompani gjithashtu dolėn nga biznesi pėr mungese kapitali.

    Ne fillim te viteve 1930 Kongresi amerikan tentoi te stabilizonte tregun e letrave me vlere duke miratuar dy ligje: Akti mbi Letrat me Vlere i 1933 (Securities Act) dhe Akti mbi Letrat me Vlere i 1934. Akti mbi Letrat me Vlere i 1933 kėrkon qe letrat me vlere te ofruara ne disa shtete te Amerikės duhet te regjistrohen pranė qeverise federale pėrpara se t’i shiten publikut. Ai gjithashtu kėrkon qe, informacioni financiar mbi kompaninė emetuese, duhet t’i vihet ne dispozicion publikut pėrmes njė dokumenti qe quhet prospektus. Akti mbi Letrat me Vlere i 1934 sanksionoi krijimin e Komisionit te Letrave me Vlere dhe Bursės (Securities and Exchange Commission, SEC) dhe gjithashtu prezantoi disa masa mbrojtėse shtese si ndalimin e manipulimit, keqinformimit dhe aktiviteteve te tjera abuzive. Pėrgjegjėsia kryesore e SEC-ut ishte dhe mbetet administrimi i Akteve te 1933 dhe 1934.

    U desh shume kohe qe Bursa dhe Ekonomia Kombėtare te menin veten nga Crash-i i 1929. Por ne vitet 1950 ato provuan njė nga tregjet dem (bull) me jetėgjatėsi rekord te pa pare deri atėherė. Gjate katėr dekadave ne vazhdim, numri i kompanive te listuara ne NYSE dhe numri i aksionareve qe zotėronin aksionet e tregtuara ne NYSE u rrit ne mėnyre drastike.

    Tregu ne ditėt e sotme

    Pėrveē NYSE-s ne SHBA ekzistojnė dhe gjashte Bursa te tjera - Bursa Amerikane (American Stock Exchange), Bursa e Boston-it, Bursa e Cincinnati-t, Bursa e Chicago-s Bursa Pacific dhe Bursa e Philadelphia-s. Njė aksion ėshtė e mundur qe te listohet dhe te tregtohet ne me tepėr se njė burse. Pėrveē bursave kryesore, shume letra me vlere tregtohen ne tregun-mbi-banak.

    Shumica e aksioneve te tregtuara ne tregun-mbi-banak u pėrkasin kompanive qe nuk pėrmbushin kėrkesat pėr listim ne bursat kryesore. Ato tregtohen pėrmes njė rrjeti te gjere telekomunikimi te quajtur NASDAQ (Kuotimi i automatizuar i Shoqatės Kombėtare te Tregtareve te Letrave me Vlere, Nacional Asssociation of Securities Dealers Automated Quotation), qe operohet nga Shoqata Kombėtare e Tregtareve te Letrave me Vlere (National Asssociation of Securities Dealers, NASD). NASD pėrbehet nga mijėra firma brokerimi te njohura si broker/dealer.
    Bursat janė njė fenomen i njohur ne tere boten. Bursa ka ne Tokio, Rondon dhe ne me tepėr se ne 130 qytete te tjera.

    Qe ne 1978, te tete tregjet amerikane janė lidhur me njeri-tjetrin pėrmes njė rrjeti elektronik komunikimi te quajtur Sistemi i Pėrbashkėt i Tregtimit (Intermarket Trading System, ITS). ITS i lejon tregtuesit qe te kontrollojnė pėrmes kompjuterėve, ne bursa te ndryshme, pėr te arritur ēmimin me te mire.
    NYSE numri njė ne bote

    Pa pike dyshimi, NYSE ėshtė bursa me e madhe dhe me njė rol mjaft te rėndėsishėm ne bote. Pėr ta ilustruar ketė me poshtė jepet njė liste e fakteve me impresionuese pėr vitin 1996:
    ·
    · Rreth 170 miliard aksione te me tepėr se 2800 kompanive janė te listuara ne NYSE.
    ·
    · Kapitalizimi i NYSE-s (vlera e te gjitha aksioneve) ėshtė me tepėr se 6.8 trilion $, ose e barabarte me 90% te prodhimit kombėtar bruto (GNP), qe ėshtė vlera vjetore e te gjitha mallrave dhe shėrbimeve te prodhuara ne Shtetet e Bashkuara.
    ·
    · Pothuajse ēdo kompani e madhe industriale, financiare dhe e shėrbimeve ėshtė e listuar ne NYSE.
    ·
    · Me tepėr se 250 kompani ndėrkombėtare janė te listuara ne NYSE, me tepėr se ne ēdo burse tjetėr.
    ·
    · Mesatarisht me tepėr se 400 milion aksione tregtohen ēdo dite ne NYSE.
    Qe te listohet ne NYSE, njė kompani duhet qe te plotėsoje disa kėrkesa, si p.sh. te ketė njė nivel te caktuar te fitimit neto, aktiveve dhe volumit te tregtimit, si dhe aksionet e saj duhet te jene gjerėsisht te zotėruara nga investitorėt. Kompania duhet gjithashtu te pėrmbushe standardet struktė te vendosura nga NYSE pėr mbrojtjen e investitorėve, qe pėrfshin nxjerrjen e njė raporti vjetor, mbajtjen e njė asambleje vjetore te aksionareve, si dhe vėnien ne dispozicion te publikut te informacioneve te rėndėsishme financiare rreth kompanisė. Si shpėrblim kompania fiton prestigj dhe njohje nga publiku dhe letrat me vlere te emetuara prej saj bėhen me atraktive pėr investitorėt.
    Rruga drejt tregtimit te automatizuar
    Gjate 150 vjetėve te shkuara NYSE ka njohur njė rritje fantastike. Me poshtė jepet njė histori e shkurtėr e disa prej evenimenteve me te rėndėsishme qe e kane ndihmuar NYSE-n te behet bursa me e avancuar ne bote.
    ·
    · 1867 - (Ticker) i aksioneve prezantohet pėr here te pare. Duke siguruar informacion pėr ēmimet e aksioneve, (stok Ticker) krijonin mundėsi pėr afrimin e mijėra investitorėve ne tregtimin e aksioneve. Modeli origjinal u pėrmirėsua disa here gjate viteve nga shpikės te ndryshėm si p.sh. Thomas Edison. (Stock Tickers arritėn njė shpejtėsi optimale te pritmit prej 900 karakteresh ne minute. (Tickers) me kalimin e kohės u zėvendėsuan me aparate dhe kompjuterė te sofistikuar.
    ·
    · 1929 - Ne ketė vit u prezantua shėrbimi i kujtimit "bid" dhe "ask". Ne fillim quotimet "bid" dhe "ask" siguroheshin nga operatoret dhe me vone nga regjistrimet "drum". Ne ditėt e sotme kėto kuotime sigurohen pėrmes kompjuterėve.
    ·
    · 1966 - Transmetimi i te dhėnave, nga Dyshemeja e Tregtimit te NYSE-s, rreth tregtimeve dhe kuotimeve behet tėrėsisht i automatizuar pėrmes pėrdorimit te njė sistemi kartash dhe pėrpunimi kompjuterik. Kartat me vone u zėvendėsuan nga ekrane terminale dhe aparate portative qe nuk kishin nevoje pėr lidhje fikse.
    ·
    · 1972 - Formohet Kompania e Automatizimit te Industrisė se Letrave me Vlere (Securities Industry Automation Corp. SIAC) si njė filial i NYSE-s. Qėllimi I SIAC ėshtė qe te konsolidoje zhvillimin e pėrpunimit te dhėnave dhe te operacioneve pėr NYSE-n dhe pėr bursat e tjera.
    · 1974 - Krijohet njė sistem i ri ndėrlidhjeje i cili luan rolin e njė "centrali" super te shpejte qe Ben te mundur shkėmbimin e urdhrave dhe mesazheve mes firmave anėtare te NYSE-s dhe Dyshemesė se Tregtimit te Bursės.
    · 1975 - Prezantohet njė mėnyre me e konsoliduar informimi, ne formėn e njė shiriti lėvizės te dhėnash ne ekran, si faze e pare e Sistemit Kombėtar te Tregtimit. Tregtimet prej shumicės se bursave amerikane i raportohen SIAC-it dhe bashkohen ne njė transmetim te unifikuar dhe super te shpejte drejt ofruesve te dhėnave te tregut.
    · 1976 - Inaugurohet njė sistem i ri i quajtur DOT (Designated Order Turnaround) i cili pėrpunon urdhrat e tregut dhe urdhrat e limituar si dhe siguron njė sere aplikacionesh ndihmese pėr sistemin e ankandit ne treg. Me kalimin e kohės DOT ėshtė perfeksionuar dhe ėshtė riquajtur SuperDOT.
    · 1978 - Instalohet Sistemi i Pėrbashkėt i Tregtimit (Intermarket Trading System, ITS). ITS, duke lidhur te gjitha bursat kryesore, pėrmes ekraneve lejon specialistet e NYSE-s te krahasojnė ēmimin e njė letre me vlere te tregtuar ne disa bursa njėkohėsisht, me qellim qe te arrijnė ēmimin me te mire pėr investitorėt.
    · 1982 - Instalohet njė sistem i ri lajmėrimi me radio i cili zėvendėson sistemin tradicional te tabelave te lajmėrimeve te pėrdorur pėr te lajmėruar brokerat e dyshemesė pėr mesazhet e reja qe presin pėr ta ne pozicionet e tyre fikse te punės. Po ketė vit, iniciohet njė program pėr pėrmirėsimin e kapacitetit pėrpunues i cli vijon ditėn e pare te tregtimit ne NYSE kur volumi i tregtimit arriti 100 milion aksione. Sot NYSE ka Dyshemenė e Tregtimit me te avancuar ne bote dhe zotėron njė kapacitet pėr siguruar tregtimin e 2 miliard aksioneve ne dite.
    · 1983 - Krijohen regjistra ne forme ekranesh elektronike pėr specialistet qe zėvendėsuan regjistrat tradicionale prej letre.
    · 1984 - Prezantohet njė sistem i ri (Omnibus Name Comparison) i cili lehtėson lidhjen e kontratave duke eliminuar shume hapa ne zhvillimin e kėtyre kontratave.
    · 1987 - Modernizohet sistemi i ekzekutimit te urdhrave pėr sasitė "odd" (0-99 aksione) dhe "lot" (shumėfisha te 100 aksioneve). Ne ketė mėnyre u be e mundur ekzekutimi i menjėhershėm i urdhrave pėr tregtimin e me pak se 100 aksioneve ne ēmimet aktuale "bid - ask". Duhet sqaruar se njė urdhėr p.sh. pėr te blere 395 aksione konsiderohet si dy urdhra te veēante prej 300 dhe 95 aksionesh. Kjo sepse praktikisht ėshtė me i lehte dhe shume me i shpeshte tregtimi i aksioneve ne grupe shumėfisha te 100.
    · 1988 - Modernizohet substancialisht sistemi i komunikimit pėrmes instalimit te njė sistemi te ri telefonik te dyshemesė bazuar ne mikroprocesorė.
    · 1991 - Prezantohet njė sistem i cili vepron mbas orarit normal te tregtimit dhe qe lehtėson pėrputhjen e automatizuar te urdhrave te blerjeve dhe te shitjeve. Gjithashtu reduktohet cikli i pėrmbarimit te transaksioneve nga pese dite ne njė dite.
    · 1993 - Fillon operimin Programi i Teknologjisė se Integruar (Integrated Technology Program. ITP) i cili e transformon NYSE-n ne Dyshemenė e Tregtimit teknologjikisht me te avancuar ne bote. Komponentėt e ITP pėrfshijnė afishime me ngjyra, ekrane dhe terminale me ekran te sheshte dhe aplikacione te avancuara, te zhvilluara pėr te ndihmuar specialistet dhe brokerat e dyshemesė te pėrpunojnė me tepėr urdhra si dhe te jenė me efektive
    · 1994 - Iniciohet njė sistem i avancuar pa tel (wireless) pėr komunikim dhe raportim tregtimi si dhe pėr transmetimin e te dhėnave dhe operacioneve te tjera broker.
    · 1995 - Pėrmirėsohet sistemi i pėrputhjes se blerjeve dhe shitjeve.
    · 1996 - NYSE hap njė faqe te saj ne internet (World Wide Web: www.nyse.com).
    Ardi

    Lista e miqėve: Llapi, Kosovelli
    Lista e injorantėve: Brari, Arb, Hilliirian-zoo...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 09:19
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  4. A glimps inside me
    Nga xhiko nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •