Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Betimi i Hipokratit

    Betimi i Hipokratit

    Pėr ta hapur kėtė temė nė tė vėrtet mė shtyri mė shumė nevoja pėr njė informatė, sesa tė bisedoj pėr tė, edhe pse mendoj se nuk ėshtė temė e gabuar.

    Mirėpo, do t'ia dija pėr nder atij qė mė lajmėron nėse ka hasur nė tekstin SHQIP tė Betimit tė Hipokratit (Tė mė lajmėrojė me e-mail privat apo kėtu).

    Ēdo referencė do tė mė ndihmonte.

    Pėr ēudi unė deri mė tani nuk e kam parė (pėrveē origjinalin greqisht dhe tė gjuhėve tė tjera) dhe secilin shqiptar qė pyeta nuk di pėr tė. Ndoshta dikush qė studion medicinėn duhet ta dijė, apo sė paku tė ketė dėgjuar diēka tė ngjashme lidhur me betimin e mjekėve qė e japin me hyrjen e tyre nė profesionin mjekėsor.

    Falėminderit qė mė parė!
    IHS

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shpresmiri,

    As une s'e kam gjetur ne Shqip, por doja te te pyesja ne do e pranoje nje te perkthyer nga ndo nje anetar te forumit (... une, per shembull )??

    P.S.: Me qe e ke lexuar ne disa gjuhe Betimin e Hipokratit, besoj qe e kupton qe ka disa versione te saj (vetem ne 1 gjuhe... pa le gjuhet e tjera).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 07-11-2003 mė 21:16
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Pyetje:

    E bejne betimin e Hipokratit ata tanet kur futen ne shkollen e mjekesise ne Tirane apo jo?

    Logjika me thote qe duhet ta bejne por ku i dihet... e hodha njehere gurin ne lume sa per t'u siguruar. S'e kam shume idene per shkollen e larte ne Shqiperi... fatkeqesisht.

    Leila e ka mare me qejf perkthimin me duket, keshtu qe s'po shtoj me shume
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Faleminderit

    Ekzekutuesja shume te faleminderit per gatishmerine. Me eshte dashur qe une ta perktheja pasi kisha nevoje shume kohe me pare. Interesante eshte qe jo vetem ne forum por edhe jashte tij nuk diti askusht te me jape nje pergjigje (me duket as mjeket) se a ekziston Betimi i Hipokratit shqip (po edhe nese dikush e dinte as gishtin nuk e luajti per te ma gjetur).

    Koheve te fundit eshte butuar edhe nje liber nga bioetika keshtu qe ne te pash edhe Betimin e Hipokratit - zyrtar (edhe pse me vonese), ashtu si e kerkova, keshtu qe gjithcka eshte ne rregull.

    Angeldust edhe ty te falenderoj qe se paku reagove ne "hallin" tim.

    Ju pershendes perzemersisht!
    IHS

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ehh... o Shpresmir, keshtu e ka jeta: gjithnje duam ata qe s'na duan, e gjithnje ndihma na vjen pasi mesojme te bejme pa te. Me fal qe e kapa kaq vone, por kur u hap kjo teme, une nuk isha akoma anetare.

    INFO: Hipokrati i Kosit, (qeshni, ju, qeshni... po "F" keni marre ne histori, e di une!) qe gjithnje ngaterronte arsyen e semundjes me simptomat, nuk ishte "doktorri i pare" ne ate kohe, por ne e quajme babai i mjekesise pasi ai ishte i pari doktorr qe kurre nuk keshilloi magjine per kure. Ai besonte qe c'do semundje kishte nje arsye natyrale, dhe ne qofte se mund te gjente arsyen natyrale, ai mund te gjente kuren/ilacin natyral.

    Shpresmir, me qe e gjete Betimin e Hipokratit, ben ta vendosesh ne forum?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Betimi i Hipokratit nė gjuhėn shqipe

    Po Ekzekutuesja perse jo, ja ku e ke:


    BETIMI I HIPOKRATIT

    Kodeksi i parė i njohur i etikės mjekėsore. Ky betim nė shekullin V para Kr. ėshtė dhėnė me rastin e hyrjes nė shoqatėn mjekėsore Asklepijada nė ishullin Kos nė Detin Egje. Me siguri e ka dhėnė edhe “babai i medicinės shkencore”, Hipokrati (460-377 para Kr.). Edhe pse nuk e ka pėrpunuar ai kėtė betim, quhet sipas tij, sepse ėshtė ruajtur nė njė grumbull prej mė se 50 veprave tė medicinės (Corpus hippocraticum), qė sipas traditės njihen si tė Hipokratit edhe pse disa prej tyre kanė lindur mė vonė nėn ndikimin e tij. Tekstin e betimit tė Hipokratit duhet vėshtruar me shpirtin e vendit dhe kohės sė tė zėnit fill tė tij, porse ai megjithatė ka mbetur shembull i vazhdueshėm i tė menduarit etik mbi profesionin e mjekut si dhe model pėr tė gjitha kodekset mė tė vona tė etikės sė medicinės.

    I betohem mjekut Apollonit dhe Asklepit, Higias dhe Panacias dhe tė gjithė perėndive dhe perėndeshave,* duke i ftuar dėshmitare, se me aftėsitė dhe ndėrgjegjen Time do ta mbaj kėtė betim.

    Do t`a respektoj atė qė mė ka mėsuar kėtė art si prindin tim, dhe do tė jetojė nė mirėqenie me tė, do t`i jap para nėse i duhen, fėmijėt e tij do t’i konsideroj vėllezėr tė mi dhe do t`ua mėsoj kėtė art, nėse dėshirojnė - pa shpėrblim dhe pa kushte; bindjet e mia do t`i ndaj dhe kėshillat e mia do t`ua jap fėmijėve tė mi dhe fėmijėve tė mėsuesit tim, nxėnėsve qė e kanė dhėnė kėtė betim dhe askujt tjetėr.

    Me aftėsitė dhe gjykimet e mia do tė marrė masa dietetike pėr ta ndihmuar tė sėmurin. Do tė kujdesem qė atė mos ta lėndoj apo ti bėj diēka tė keqe.

    Asnjėherė asnjėrit nuk do ti jap mjete helmuese as nuk do t`i tregoj pėr ta. Gruas nuk do t`i jap barna pėr dėshtim. Me pastėrtinė e ndėrgjegjes sime do ta mbroj jetėn time dhe artin tim.

    Thikėn nuk do ta pėrdori qoftė edhe pėr tė sėmurėt prej gurėve, por kėtė do t`ua lė atyre qė merren me kėtė punė.

    Nė secilėn shtėpi qė tė hyj, do tė hyj pėr tė mirėn e tė sėmurit. Nuk do t`i keqpėrdori dhe nuk do t`i shfrytėzoj pėr tė keq, veēanėrisht jo pėr marrėdhėnie seksuale, meshkujt e gratė, robėrit dhe ata qė janė tė lirė.

    Ēdo gjė qė gjatė punės sime e shoh apo e dėgjoj nė kontakt me njerėzit qoftė ajo edhe jashtė punės qė e ushtroj dhe nė lidhje me jetėn e tė sėmurit, nuk do ta zbuloj nėse nuk duhet, por do ta marr pėr fshehtėsi dhe do ta ruaj.

    Nėse e mbaj kėtė betim dhe nuk e thej le tė kem jetė tė lumtur dhe punė tė suksesshme, le tė kem famė nė tė gjitha kohrat, por nėse kėtė betim e thej dhe betohem rrejshėm le tė mė gjejė e kundėrta.


    * Hyjnitė nga mitologjia greke tė cilėve u ėshtė pėrshkruar fuqia e shėrimit tė njerėzve. Pėr Apollonin kjo ishte vetėm njė ndėr vetitė e shumta hyjnore pėr shkak tė tė cilave ėshtė nderuar, ndėrsa biri i tij Asklepiu (lat. Eskulap) ishte vetėm hyj i mjekėsisė qė kishte aftėsinė pėr t'i shėruar tė gjitha sėmundjet. Higeja dhe Panakeja janė tė bijat e tij dhe tė dyjat janė nderuar si hyjnesha tė shėndetit. Higeja (lat. Higija) ua dhuronte njerėzve shėndetin (emri higjiena pėr shkencėn mbi ruajtjen e shėndetit), dhe Panakeja lironte njerėzit nga tė gjitha sėmundjet (emėrtimi panacea pėr ilaqin hipotetik universal qė do t'i shėronte tė gjitha sėmundjet).


    __________________________________________________ _


    BETIMI MJEKĖSOR I GJENEVĖS


    (Pėlqyer nė kuvendin e dytė tė Unionit botėror mjekėsor nė Gjenevė, Zvicėr, shtator 1948, plotėsuar nė kuvendin e 22, Sydney, Australi, gusht 1968 dhe nė kuvendin e 35 nė Venedik, Itali, tetor 1983)
    Emėrtimi burimor i kėtij betimi ėshtė Formulimi i Gjenevės i Betimit tė Hipokratit; ėshtė i njohur edhe me emrin Deklarata e Gjenevės. Ka lindur nga nevoja qė betimi i Hipokratit tu pėrshtatet kuptimeve dhe nevojave tė sotme, veēanėrisht kuptimeve ndėrkombėtare mbi obligimet morale tė mjekut.


    “Nė ēastin kur po inkuadrohem nė radhėt e anėtarėve tė profesionit mjekėsor, solemnisht betohem se do ta vė jetėn time nė shėrbim tė humanitetit. Obligimet e mia do ti kryej me ndėrgjegje dhe dinjitet. Kujdesi im mė i rėndėsishėm do tė jetė shėndeti i pacientit tim. Do t’i ruaj fshehtėsitė e atij qė mė besohet. Me tė gjitha fuqitė e mia do ta mbaj nderin dhe traditat bujare tė profesionit mjekėsor. Kolegėt do t’i kem vėllezėr. Nė kryerjen e obligimeve ndaj tė sėmurit nuk do tė ndikojė nė mua pėrkatėsia e tij fetare, kombėtare, raciale, politike apo e klasės. Jetėn e njeriut do ta nderoj qė nga ngjizja. Nėn kurrfarė detyrimi nuk do tė lejoj qė dituria ime e medicinės tė shfrytėzohet nė kundėrshtim me ligjet e humanitetit. Pėr kėtė betohem solemnisht dhe lirisht, duke u mbėshtetur nė nderin tim.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 08-11-2003 mė 19:28
    IHS

  7. #7
    Postuar mė parė nga angeldust
    Pyetje:

    E bejne betimin e Hipokratit ata tanet kur futen ne shkollen e mjekesise ne Tirane apo jo?

    e bejne theeee?
    po si ore nuk e bejne!dhe pasi fillojne pune nuk u marrin leke fare pacienteve se eshte ne kundershtim me betimin

Tema tė Ngjashme

  1. Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?
    Nga Michaux nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 21:03
  2. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •