Shoqėritė aksionere, ja cila ėshtė situata e tyre nė Shqipėri

Nė shumicėn e rasteve shoqėritė publike me aksioner shtetin trajtohen akoma si ndėrmarrje shtetėrore. Bordet trajtohen si organe pa shumė pėrgjegjėsi, pa iniciativė, shtojca tė administratės publike apo tė dikastereve, me status tė kufizuar dhe qė mund tė ndryshohen sa herė qė ndryshojnė drejtuesit politikė tė dikastereve


Shoqėritė aksionere pėrbėjnė pa asnjė dyshim pjesėn mė dinamike tė bizneseve private e publike, tė cilat japin kontribut tė rėndėsishėm nė prodhimin e pėrgjithshėm bruto tė ekonomisė shqiptare, nė rritjen ekonomike, nė investimet dhe nė zgjerimin e vendeve tė punės. Nė botėn e sotme ekonomike qė karakterizohet nga njė lloj pushteti absolut i financave nė tėrėsi, nga zgjerimi i tregjeve financiare, nga zgjerimi dhe dominimi i parasė elektronike, parasė sė padukshme etj., paratė dhe kapitalet “fluturojnė” lirisht midis ekonomive, vendeve dhe tregjeve. Nėse ndodh kėshtu, aktorėt kryesorė tė kėtij ambienti janė shoqėritė aksionere nė pėrgjithėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė shoqėritė anonime. Shoqėritė aksionere luajnė rol tė dorės sė parė pėr zgjerimin, rritjen ekonomike dhe thithjen e kapitaleve tė lira nė ekonomitė e sotme europiane dhe amerikane.
Duke u nisur nga fakti se shoqėritė aksionere janė njė formė relativisht e lartė organizimi dhe drejtimi i bizneseve me shumė pronarė, duhet theksuar se nė ekonominė tonė shoqėritė aksionere janė akoma tė kufizuara nė numėr.


Llojet e shoqėrive aksionere
Shoqėritė aksionere mund tė ndahen nė dy grupe: nė shoqėri nė pronėsi tė investitorėve tė huaj dhe ato nė pronėsi tė subjekteve publike ose private vendase.
Shoqėritė aksionere nė pronėsi tė investitorėve tė huaj
Nė grupin e parė pėrfshihen shoqėritė aksionere me pronėsi investitorė tė huaj. Ato karakterizohen nga ritme tė larta rritjeje, nga strategji tė qarta, nga operacione tėrheqėse nė fushėn e marketingut dhe nga politikat qė punojnė pėr zgjerimin e tregut dhe tė shėrbimeve. Nė kėtė drejtim mund tė pėrmenden kompanitė e telefonisė celulare, bankat, si dhe disa subjekte tė kufizuara qė ushtrojnė aktivitet nė fushėn e turizmit. Nė kėtė grup mund tė pėrfshihet edhe ndonjė shoqėri aksionere shqiptare qė vepron me sukses si nė politikat e produktit, ashtu edhe nė strategji tė pastra tė marketingut nė njė treg pa konkurrentė, por gjithsesi me risqe.
Nė shoqėritė e grupit tė parė vihet re se roli i bordeve ėshtė me tė vėrtetė i rėndėsishėm, jo vetėm si organ kontrolli, por mbi tė gjitha si organ drejtues, qė ndėrton strategji, qė bėn politika, qė ndjek klientelėn dhe tregun dhe u pėrshtatet mė mire rregullave dhe kėrkesave tė tyre. Nė kėtė grup edhe lidhja e bordeve me rezultatet e menaxhimit tė ndėrmarrjeve ėshtė mė i fortė dhe mė i motivuar.
Shoqėritė aksionere, publike dhe private vendase
Nė grupin e dytė pėrfshihen shoqėritė aksionere, publike dhe private vendase. Nė shumicė shoqėritė publike me aksioner shtetin trajtohen akoma si ndėrmarrje shtetėrore. Bordet trajtohen si organe pa shumė pėrgjegjėsi, pa iniciativė, shtojca tė administratės publike apo tė dikastereve, me status tė kufizuar dhe qė mund tė ndryshohen sa herė qė ndryshojnė drejtuesit politikė tė dikastereve. Tė kėsaj natyre kanė rezultuar edhe disa shoqėri aksionere, nė tė cilat shteti ka qenė aksioner i vetėm apo mazhorancė nė zotėrimin e aksioneve. Kėto shoqėri shpesh janė administruar keq, ose janė menaxhuar nė pėrputhje vetėm me interesat e aksionerėve privatė partnerė, qofshin ata edhe nė minorancė. Siē duket, strategjia e privatizimit total prej aksionerėve nė minorancė ka diktuar gjithė politikat dhe sjelljet me kėto lloj shoqėrish. Bordet nė to shpesh herė janė gjykuar si formale.


Problemet e drejtimit tė shoqėrive aksionere
Problemi mė kryesor ėshtė mungesa e kulturės dhe e pėrvojės sė bashkėpronėsisė nė shoqėritė aksionere nė Shqipėri

Lidhur me drejtimin dhe administrimin nė pėrgjithėsi tė shoqėrive aksionere nė Shqipėri ka disa probleme, tė cilat e kufizojnė sė tepėrmi zgjerimin dhe rritjen e tyre. Njė nga kėto probleme, mbase edhe nga mė kryesoret, ėshtė mungesa e kulturės dhe e pėrvojės sė bashkėpronėsisė. Krijimi i sektorit privat tė ekonomisė, si rrjedhojė e iniciativės sė lirė private, zhvilloi njėsitė e vogla, dyqanet e sektorit tė shėrbimit dhe tė tregtisė, ambientet dhe bizneset e karakterit familjar, tė vogėl dhe tė mesėm. Bizneset vendase ngelen nė sektorin e tregtisė dhe tė shėrbimeve, ndėrsa kompanitė e huaja shpesh janė stepur pėr shkak tė nivelit relativisht tė lartė tė rrezikut ekonomik dhe politik. Nė kėtė linjė sot konstatohet mjaft i kufizuar numri i bizneseve nė tė cilat pronėsia dhe menaxhimi konsiderohen dy gjėra tė ndara dhe relativisht tė pavarura nga njėra-tjetra.


Ligji pėr shoqėritė tregtare
Ligji ynė pėr shoqėritė tregtare, i cili rregullon pėrbėrjen e kėshillave tė shoqėrive aksionere, mbi tė cilin ndėrtohen edhe statutet e funksionimit tė tyre, nė fakt nuk bėn kufizime. Kjo do tė thotė se, parimisht dhe ligjėrisht, kėshillat mbikėqyrėse mund tė pėrbėhen nga specialistė dhe njerėz qė njohin ekonominė, teknologjinė, biznesin, financat, artin e drejtimit dhe menaxhimit tė bizneseve etj. Nė ato shoqėri aksionere ku aksionerėt janė jo persona fizikė, por persona juridikė, firma dhe subjekte tė tjera biznesi, pėrfaqėsuesit e mandatuar nga kėshillat mbikėqyrėse mund tė jenė menaxherė tė diplomuar nė kėtė fushė. Nė se aksionerėt janė subjekte, atėherė ata mund tė mandatojnė pėrfaqėsues tė tyre nė kėshilla. Edhe pėrfaqėsuesit nė pakicė nė shoqėritė aksionere, sipas ligjit, i kanė hapėsirat tė jenė tė pėrfaqėsuar nė kėshillat mbikėqyrės.