Artistet shqiptare na nderojne ne izrael, ne kushte te veshtira ata bejne art e nderojne kombin,i them bravo deputetit Haklaj qe perfaqesoi me dinjitet shqiperine. Jane cuditur te gjithe.








Ansambli i Tropojės, mė i miri nė festivalin e 17 tė folkut botėror qė u zhvillua nė masa tė rrepta sigurie
"Dardania" e Haklaj, sukses nė Izrael

Valltarėt tropojanė pėrfaqėsojnė denjėsisht folkun shqiptar

Artan Hoxha
TIRANĖ - Ansambli Dardania i Tropojės dhe deputeti Azgan Haklaj nė cilėsinė e koreografit tė grupit dhe valltarit, kanė korrur njė sukses tė shkėlqyer nė festivalin e 17 ndėrkombėtar tė folkut qė u zhvillua gjatė dy javėve tė fundit nė Izrael. Dje nė mesditė ėshtė kthyer nga Izraeli ansambli "Dardania", pas 15 ditėsh qėndrimi nė shtetin hebre. Ansambli "Dardania" ishte pėrzgjedhur nga Ministria e Kulturės pėr tė pėrfaqėsuar folkun shqiptar nė festivalin e 17 ndėrkombėtar qė zhvillohet nė 10 qytetet mė tė mėdha tė Izraelit. Artistėt tropojanė jo vetėm qė e kanė justifikuar kėtė besim, por kanė treguar se janė mė tė mirėt e edicionit tė 17 tė folkut ndėrkombėtar. Situata mjaft e ndėrlikuar nė Lindjen e Mesme, ku pothuajse pėrditė qytetet e Izraelit goditen nga kamikazet palestineze, duket se nuk ka ndikuar tek valltarėt e ansamblit "Dardania", tė cilėt nė tė vėrtetė vinin nga zona mė problematike e Shqipėrisė, Tropoja.
Festivali
Deputeti Haklaj dhe pjesėtarė tė tjerė tė ansamblit "Dardania" kanė zbritur dje nė Rinas me flamurin shqiptar, tė cilin e kishin mbajtur lart gjatė gjithė turneut nė Izrael. Sipas njoftimeve nga ambasada shqiptare nė Tel-Aviv thuhet se ansambli "Dardania" i Tropojės ėshtė pritur me mjaft interes. Grupi pėrbėhej nga 22 veta, mes tė cilėve ishin 12 valltarė, orkestrantėt si dhe drejtori i Pallatit tė Kulturės sė Bajram Currit, Zeqir Zeqa. Por befasia mė e madhe dhe njė nga surprizat mė tė kėndshme pėr organizatorėt e festivalit ka qenė pėrfaqėsimi i njė deputeti tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė, jo vetėm nė cilėsinė e valltarit por edhe nė atė tė koreografit. Ka qenė pikėrisht deputeti i zonės numėr 9, Azgan Haklaj, qė i ka prirė ansamblit "Dardania" nė suksesin mė tė fundit nė arenėn ndėrkombėtare. Organizatori kryesor i festivalit ka qenė Jusuf Ben Izrael, i cili ėshtė mbėshtetur dhe pėrkrahur fuqimisht nga bashkitė e 10 qyteteve mė tė mėdha tė Izraelit. Ndėrkohė, pėr vetė situatėn nė tė cilėn ndodhej Izraeli, njė aktivitet i tillė pritej me mjaft interes dhe nėn masa tė rrepta sigurie. Presidenti i Izraelit, Mushak Kacaf, ka patur nėn kujdestari tė gjithė aktivitetin, duke qenė prezent si nė shfaqjen e hapjes nė Jeruzalem e deri nė shfaqen e mbylljes qė ėshtė zhvilluar ditėn e premte nė Tel-Aviv.
Pjesėmarrėsit
Drejtuesit e ansamblit "Dardania" theksuan se nė festival ēdo vit paraqiteshin 40 shtete tė botės, nga tė gjitha kontinentet. Por kėtė vit, pėr shkak tė situatės mjaft tė rėnduar mes Izraelit dhe Palestinės, pjesa dėrrmuese e tė ftuarve nuk janė paraqitur, pavarėsisht se kishin marrė garanci tė plota pėr sigurinė e ansambleve tė tyre. Ndėr pjesėmarrėsit mė tė spikatur tė kėtij edicioni tė 17 tė folkut botėror, kanė qenė Tajvani, Koreja e Jugut, Ukraina, Rumania e deri tek Sri Lanka e Togo e Afrikės. Nė konkurrim paraqiteshin vetėm vallet tradicionale tė ēdo shteti, tė cilat shoqėroheshin nga instrumente popullore. Konkretisht ansambli "Dardania" u paraqit me dhjetė valle tė ndryshme, tė cilat interpretoheshin nga gjashtė ēifte valltarėsh, qė kishin nė rolin e solistit deputetin Haklaj. Ndėrsa instrumentet qė shoqėronin vallet tropojane ishin kryesisht, daullja dhe bilbili. Deputeti Haklaj tha dje se "mbetėm mjaft tė kėnaqur jo vetėm nga pritja e shkėlqyer qė na rezervuan dashamirėsit e folkut nė dhjetė qytetet e Izraelit, por edhe nga komuniteti shqiptar qė jeton nė shtetin hebre. Po ashtu nė lartėsinė e duhur ishte edhe pritja si nga organizatorėt e festivalit ashtu dhe nga organet e sigurisė tė Izraelit, tė cilat na kishin nė ēdo moment nėn kontroll tė rreptė. Interesimi i ambasadorit shqiptar nė Izrael, Bashkim Dino, ishte nė nivel tė lartė, qysh nga pritja nė aeroport e deri tek pėrcjellja drejt atdheut".
Surprizat
Surprizat mė tė mėdha pėr valltarėt nga Tropoja i rezervuan hebrenjtė qė kishin jetuar mė parė nė Shqipėri, apo shqiptarė qė ishin vendosur nė Izrael. Ky komunitet u tregua mjaft dashamirės dhe ofroi tė gjitha lehtėsirat pėr valltarėt shqiptarė. Presidenti Izraelit, Kacaf i takoi valltarėt e Tropojės qysh nė momentin e parė qė ata dolėn nė skenė, nė pallatin presidencial ku u zhvillua premiera e festivalit. Ai u ndje mjaft i befasuar kur mėsoi se mes valltarėve shqiptarė ndodhej dhe njė deputet, pėr tė cilin rezervoi pas shfaqjes njė takim tė veēantė. Pjesa mė e madhe e shfaqjeve u dhanė nė ambiente tė hapura, kryesisht stadiume e sheshe qytetesh, pėr t'u krijuar sa mė shumė mundėsi pėr argėtim qytetarėve izraelitė, tė cilėt janė pėrditė nėn terrorin e kamikazeve. Mijėra qytetarė dhe artdashės izraelitė duartrokitėn vallet tropojane, duke kėrkuar shpesh herė dhe pėrsėritjen e tyre. Pjesėtarėt e ansamblit "Dardania" dėshmojnė se masat e sigurisė pėr ta ishin mjaft tė larta nga organet policore, madje edhe vendqėndrimi i tyre u bė nė njė nga zonat mė tė shtrenjta e mė tė sigurta tė Tel-Avivit. Nė fund tė festivalit, si organizatori kryesor Ben Izrael ashtu dhe specialistėt qė asistuan nė kėtė shfaqje ndėrkombėtare tė folkut u shprehėn me superlativa pėr ansamblin "Dardania" qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė dhe pėr vallet shqiptare. Nga tė gjithė pa asnjė mėdyshje ansambli "Dardania" u shpall mė i miri, dhe mė dinjitozi. Por nuk munguan as surprizat e veēanta, kur nė fund tė festivalit disa valltarė ukrainas dhe rumunė nuk pranuan tė ktheheshin nė vendin e tyre, por qėndruan nė Izrael. Ēudinė mė tė madhe e bėri ansambli i Togos, i cili qėndroi i gjithi nė Izrael duke mos dashur tė kthehet drejt Afrikės. Gjatė qėndrimit nė Izrael pati edhe disa raste tė shpėrthimeve nga kamikazet palestineze, por ndryshe nga ansamblet e tjera qė tregoheshin mjaft tė shqetėsuar pėr kėto incidente, valltarėt nga Tropoja ia kishin marrė dorėn, pasi qysh prej 5 vjetėsh rrethi i tyre ėshtė tronditur nga shpėrthimet e eksplozivit.
Ftesat
Drejtuesit lokalė tė tė dhjetė qyteteve tė Izraelit ku u dhanė shfaqjet rezervuan darka speciale dhe koktejl pėr valltarėt nga Shqipėria. Por valltarėve tropojanė u erdhėn edhe mjaft ftesa pėr shfaqje e turne nga pėrfaqėsuesit e shteteve si Koreja e Jugut, Ukraina, Tajvani e Rumania. Haklaj theksoi dje se "ky aktivitet ishte njė sukses brilant i ansamblit "Dardania", por edhe njė pėrvojė pėr tė njohur folkun botėror, sidomos nga shtete si Azia dhe Afrika. Aktiviteti i ansamblit tonė nuk mbaron kėtu, pasi ditėn e martė ne do tė nisemi serish drejt Prishtinės, ku jemi tė ftuar nė festivalin mbarėkombėtar popullor, ku do tė marrin pjesė ansamble dhe grupe folklorike nga hapėsirat shqiptare tė Malit tė Zi, Maqedonisė, Greqisė si dhe nga diaspora. Edhe nė kėtė turne shpresojmė qė tė arrijmė tė njėjtin sukses si nė Izrael".


Bajram Curri, binjakėzim nė Izrael

TIRANĖ - Deputeti Haklaj duke pėrfituar nga rasti, gjatė takimeve me autoritetet izraelite si dhe me kryetarėt e bashkive ku u zhvilluan shfaqjet krijoi kontakte pėr tė realizuar njė binjakėzim tė bashkisė sė Bajram Currit, me njė nga qytetet mė tė mėdha tė Izraelit. "Nė Haifa, Tel-Aviv dhe disa qytete tė tjera, autoritetet lokale u treguan tė gatshme pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė me bashkinė e Bajram Currit. Ata tė mbrekulluar nga vallet tropojane dhe virtuoziteti i valltarėve kėrkuan tė njihen mė afėr edhe me vendlindjen tonė. Nėpėrmjet edhe ndihmės sė ambasadorit tonė, Dino, ne morėm garanci se shumė shpejt do tė ketė njė binjakėzim tė bashkisė sė Bajram Currit, me njėrin nga qytetet mė tė mėdha Izraelite", theksoi deputeti Haklaj. A.H





Print Email




Copyright 2002 Shekulli