Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    11 vjet martese denoncon burrin si tutor.

    11 Vjet martese ,denoncon burrin si tutor.
    Arrestohet Artan Abedini.U denoncua nga bashkshortja e tij edhe per dhune ndaj saj.

    Gjergj Marku.

    Nje 27 vjecare nga Bulqiza,ka denoncuar burrin e saj si tutor,me te cilin kishin 11 vjet martese.Burime te policise se Bulqizes kane prangosur Artan Abedinin,lindur ne Lezhe,dhe banues ne Bulqize,i cili u denoncua nga gruaja e tij si trafikant.Bashkshortet Abedini,jane prinder te dy femijeve,nje djali dhe nje vajze.
    Gruaja 27 vjecare,sipas policise qe i referohet denoncimit ka thene se "nuk mundem ta mbaja me te fshehte ate qe me ka ndodhur.Dua te denoncoj,dhe ne emer te gjithe atyre vajzave e grave qe shfrytezohen barbarisht ne tortuaret e Italise.Qofte edhe per femijet e mi.Le te marrin vesh se ke kishin baba."

    DENONCIMI
    "Me artanin jam martuar kur isha 16 vjece,dhe jemi vendosur me shtepi ne Lezhe.Por mosmarrveshjet filluan para tre vjetesh,kur burri shiti shtepine,dhe gjithe orendite e shtepise.Femijet i lame ne Bulqize tek prinderit e mi,ndersa ne u nisem me insistim te Artanit per ne Itali,pasi duhet te punonim per te blere nje shtepi te re."nis te rrefeje gruaja 27 vjecare.Ajo tregon se u vendosen ne Milano,dhe aty eshte takuar me nje kavajase,qe i ka siguruar pune,ne nje familje per tu kujdesur per nje te moshuar."Punova nje jave derisa nje dite erdhi motra e burrit,Ruzhdie Zana,e martuar,dhe me coi ne nje vend ne autostrade,ku dukeshin ca vagone treni te shkaterruarr.Ajo me tha se tek plaka nuk ishte pune e mire ,dhe nuk fitonte shume,prandaj eja te bejme nje pune tjeter ketu ne rruge.Me kapi per krahu dhe me nxorri ne rruge.Vetem per ate dite me gjeti 11 kliente duke nxjerre nje shume 1 milion liretash,te cilat i mori ajo te gjitha.Keshtu jetova per 6-muajsh me kliente vetem te huaj neper makina.Qe naten e pare vura re se eshte dicka e kurdisur me burrin tim.Sa shkova ne shtepi,burri me rrahu duke me thene se duhet te fitosh me shume.
    Punova si prostitute mbi 6- muajsh.

    NJE POLIC ITALIAN ME SHPETOI

    "Cdo dite isha e detyruar te beja kete pune te llahtarshme,shikoja se mos zbuloja,ndonje klient shpirtmire qe te me nxirrte nga ky telashNje dite pashe nje civil.I drejtohem duke i treguar historine time.Ai me tregoi dokumentat e policit,dhe me dergoi ne polici.Sipas deshires sime me riatdhesuan.Shkova tek prinderit e mi dhe dite e nate qaja,por nuk i tregova askujt per ato qe kisha kaluar.
    Ai me kercenonte cdo dite ne telefon ,se po te hapja gojen do me zhdukte si mua dhe familjen time."

    RIBASHKIMI ME BURRIN PER FEMIJET

    "Artani erdhi pas nje viti e gjysem ne Bulqize,duke me thene se kishte sjelle parate qe te blini shtepine e re.Bleme shtepi ketu ne Bulqize,dhe u mundova per te hedhur pas kraheve ate histori te mallkuar.
    Disa kohe burri nuk u ndje,por shume shpejt filloi avazin e vjeter.Disa here me rrihte ne sy te prinderve.Nje dite tentoi te godiste me sopate dhe nene time.Nuk munt te duroja dot me,ndaj shkova ne polici per ta denoncuar,duke rrefyer tere historine time"
    Menjehere pas denoncimit policia ka vene nen arrest burrin e saj 33-vjecar,dhe po mbledh provat per te caktuar masen e arrestit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Nuk mund ta kuptoj si ka mundesi qe ka disa femra qe durojne kaq shume. Nuk mund ta kuptoj si ka mundesi pas te gjitha atyre gjerave qe i kishte bere burri, te kthehej perseri. Nuk e di por me ben shume pershtypje. Do doja te kisha mundesine te futesha per pak caste ne trurin e ketyre femrave, te futesha ne boten shpirterore te ketyre femrave dhe te shihja se cila eshte arsyja qe keto femra e konsiderojne veten si placke ne shekullin 21, e konsiderojne veten si qenje me te ulta se burrat.

    Femra! Eshte pergjegjesia juaj ne radhe te pare te ndryshoni kete situate, eshte ne doren tuaj te ngriheni dhe te kerkoni te drejtat tuaja, mos lejoni qenje te tilla t'ju shtypin me kembe, t'ju dhunojne personalitetin tuaj, t'ju dhunojne boten tuaj shpirterore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Ngjarje makabre! Vecse ve re dicka qe nuk shkon......Me siper thuhet se nje dite kunata e saj e mori dhe e nxori ne autostrade dhe i tha se duke dale ne rruge nxjerr me shume te holla. Me ben pershtypje si kjo femer nuk kundershtoi sado pak? Eshte sikur t'i thuash dikujt prej nesh, eja tani e dil ne rruge te shesesh trupin? Lol! Te me vrasesh e s'e luaj hapin!!! Jo burre, po sikur c'te jete!!! Me mire vdekjen se humbjen e nderit ne ate lloj feje.

    Si pranoi ajo te dilte ne rruge kur i shoqi "supossedly" nuk dinte gje, pamvaresisht se ajo mesoi dicka ne mbremje. Po sikur ai te mos kishte gisht ne kete rast? Pastaj, pse nuk iku qe ate dite ne polici qe ta riatdhetesonin po priti gjithe ate kohe?
    Ok, kishte frike se ai do t'i vriste femijet e familjen por a e kupton ajo qe dhe ne kete menyre, femijet e saj do jene gjithmone ne rrezik? Sepse nuk i dihet se sa vjet ia cakton gjykata denimin. Nje dite ai do dale dhe do marre hakun e viteve te kaluara ne burg.

    Nga ana tjeter, cfare burri eshte ai qe s'e ka problem qe nusja e tij te shese trupin? Kam degjuar dhe histori te tjera te kesaj natyre dhe me duken enderr sepse s'e imagjinoj dot qe dikush qe duhet te te doje me shume se kushdo tjeter ne bote, te te hedhe ushqim per qente.

    Sa per LivingInVain, e kuptoj se cdo te thuash e dashur, por nena do shume dhe sakrifikon dhe veten e saj per femijen. Prandaj i kuptoj ca njerez qe pranojne te abuzohen vetem e vetem qe mos t'u behet keq femijeve te tyre. Gjithashtu, ca gra dashurojne shume dhe sado keq t'i trajtojne, ato prape nuk largohen. Eshte dhe nje program ne CDs per kete ceshtje.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  4. #4
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    jane ca gjera apo ca situata apo ca veprime a ku di une qe nuk arrij ti perceptoj per qamet, nuk arrij gjalle ne bote ti pranoj si te verteta, me duken pjelle e ndonje imagjinate te semure e te shfrenuar....o perendi shih c'vete....skandalizimi me te vertete qenka pa kufinj

    persa i perket postimit #2, ku gjen shesh ben pershesh thone, gruaja ne fjale patjeter eshte prodhim i shtypjes dhe ndrydhjes gjith-anesore qe nga femijeria saj, ajo eshte rritur me urdhera, me frike e me dajak, nuk eshte mesuar qe te thoje 'mund te them dhe une dicka' nuk e ka pasur ajo kete te drejte, ajo nuk ka thene fjale ajo ka zbatuar fjalet.....gjithsesi eshte per tu pergezuar ne syte e mi sepse ne fund arriti te mari fatin e saj ne duart e veta, me vjen shume keq qe ka vuajtur kaq shume por bravo i qofte qe nuk lejoi ti shkonte jeta me zinxhire eu be kontrolluesja e dickaje qe eshte e saja.
    faji ketu eshte i atij palo burrit, atij imoralit, atij ordinerit, atij te pacipit, degjeneratos qe meriton te kalbet ne biruce
    ndersa une do doja te futesha ne koken e ketij mostri e te perpiqesha te gjeja dicka vetem dicka te vogel humane qe ta ngushelloja veten qe ky njeri ka mundesi per te ndryshuar per mire
    ehh guxo e lexo gazete po deshe se te mbeshtjell trishtimi qe nga titulli artikullit pa teksti vete i jep perkufizim te ri 'ligesise'

    gjithe te mirat.....dhe e them me te vertete
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #5
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Me vjen mire qe me ne fund e ka kuptuar se ē'duhej te bente...Ndoshta duhej ta kishte bere me pare, pasi shume paska duruar....Nejse .. e pershendes dhe uroj qe ai pseudoburre te paguaje per ate qe ka bere.
    Mgjse kam frike se pas disa kohesh, kur te dale nga burgu, kjo femer do vuaje perseri.
    Eshte e tmerrshme te mendosh se si arrin te nxjerre nenen e femijeve te vete ne rruge...
    Po nuk kemi ē'te bejme..perdite degjojme gjera nga me te tmerrshmet..sepse tani disa kane filluar te hapin gojen.
    Me siguri ka akoma, pasi shqiptaret perdite e me teper i largohen tradites dhe zakoneve tona aq fisnike..
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  6. #6
    kokeforte Maska e elisabet
    Anėtarėsuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Ndoshta nuk me ke kuptuar mire,pasi ndoshta nuk jam shprehur qarte...
    Kur fola per zakonet dhe traditat shqiptare kisha parasysh se sa e rendesishme ka qene familja tek shqiptaret...se nderi i familjes ka qene shume i rendesishem.
    Dhe me kete nder kuptoj gruan, motren, vajzen.
    Tani kane filluar ta kthejne ne mode. Martohet dhe pas nje jave e nxjerr ne rruge, kusheriri merr kusheriren dhe e detyron te prostituoje..babai e shet vajzen sikur te ishte kafshe pazari...
    Kete kam parasysh kur them se po i largohemi asaj per te cilen ndiheshim aq krenare...qe dikush me pare te vriste po ta shaje me nene e me moter, kurse tani e sheh si civilizim...
    Ku dreqin po shkojme???
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Nuk eshte asgje ky fakt ne krahasim me ate te trafikut te organeve te femijeve.........E mori dreqi vendin tone,jemi bere legjende ne gjithe boten!!!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. A eshte gabim seksi para martese?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 06-12-2009, 12:14
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. E vrava burrin tim pasi mė keqtrajtonte..!!
    Nga Zemrushja nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 09:13
  5. Natėn e Krishlindjeve e lė burrin nė gjumė dhe ikėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •