Nė prag tė ekspozitės tė tij mė tė re me temė sociale, piktori i njohur Ndini Bardhi, na rrėfen efektet sociale, tė cilat pėrbėjnė subjektin dhe objektin e punimeve tė tij



"Dėshira prej krijuesi mė ka nxitur vazhdimisht tė shpalos nga njėra ekspozitė pikture nė tjetrėn pamje tė bukura tė natyrės shqiptare. Tek ajo pėrfitoj vlera tė mėdha pėr tė zhvilluar mė tej traditėn e bukur tė peisazhit shqiptar nė pikturėn time. E bukura pėr mua ėshtė vlerė pozitive e realitetit dhe shfaqje konkrete e artit tim.

Nė krijmtarinė time artistike njė vend tė rėndėsishėm si antipod i sė bukurės, zėn temat e dramės, e tragjedisė dhe e dhimbjes njerėzore nė ditėt e sotme.

Ato janė pleksur thellė nė jetėn tonė dhe vetė realitetin. Madje, ato me karakterin e tyre negativ tė bukurėn e shndėrrojnė nė tė shėmtuar. Tek njeriu shkaktojnė pakėnaqėsi, mėrzi, trishtim, indinjatė, urrejtje etj, etj.

Nė mėnyrė krejt tė veēantė si qytetar dhe si artist jam pėrpjekur, tė sjell momente mė pikante tė fenomeneve tė shėmtuara si droga, prostitucioni ose tregu i mishit tė bardhė, dhuna dhe krimi ndaj femrės dhe familjes, pėrdhunimi fizik i tė miturve, mbajtja e armėve tek tė rinjtė, braktisja e shkollės nga ana e fėmijėve etj, etj! Ato janė tė ulėta dhe shfaqje imorale pėr shoqėrinė tonė shqiptare. Janė nė njė armiqėsi me progresin dhe antihumane. Dhe kėto i sjell njeriu qė ėshtė tepėr i rrezikshėm, i dėmshėm pėr tė tjerėt, krimineli, tirani, egoisti etj.

Si njė kėrkimtar dhe vėzhgues i realitetit objektiv kam realizuar nė veprat e mija dukuri tė shėmtuara dhe tė ulėta tė realitetit social. Duke pranuar kategorinė e shėmtuara sjell nė vepėr dukuritė e artit tim. Ato janė gjėra tė padėshiruara pėr njerėzit.

Historia e artit qė nė lashtėsi, ka dėshmuar se trajtimi i dukurive tė shėmtuara nuk i ka munguar artit. Ai ėshtė edhe sot nė shek. 21-t i freskėt dhe aktual.

Me trajtimin e tyre nė art krijoj vlera dhe kėnaqėsi tek njeriu duke i qėndruar origjinal realitetit objektiv dhe jo zbukurimit artificial tė tij. Sjell njė karakter tjetėr emocionesh negative ndaj shfaqjeve tė shėmtuara, tė cilat kur pleksen me kėnaqėsin veprojnė si njė e vetme nė njė vepėr arti, sidomos kur pasqyrohen me origjinalitet dhe artistikisht.

Tjetėr. Kur ato evidentojnė qartė tė bukurėn dhe si artist mbaj njė pozicion qytetar dhe mbarėshoqėrore. Me formėn e veprave transplanton tė bukurėn. Nė periudha tė ndryshme tė zhvillimeve shoqėrore e shėmtuara u bė tema kryesore e artit dhe zuri njė vend kryesor nė krijmtarinė e artistėve. Ata jetuan, jetojnė edhe sot nė raporte tė padrejtėsive sociale qė sjell sistemi kapitalist, i mbushur me plagė dhe kontradikta qė e asfiksojnė njeriun.

Mbi bazėn e marrėdhėnieve mall-para sundon nė tė gjitha anėt e jetės fryma e fitimit qė ndez instiktin mė tė fuqishme antinjerėzore. E vetmja gjė me shumė vlerė ėshtė paraja. Nė kėtė rast arti dhe artisti janė tė humbur. Afarizmi ėshtė nė kundėrshti me artin, i cili ėshtė i pandarė nga misioni i sė bukurės. Kaosi i luftės pėr ekzistencė apo pėr t’u ngopur zhvillohet i veēuar duke qėnė i frikėsuar nė ēdo moment nga ata qė i qėndrojnė afėr se mos e kapin pėr fyti. Frika, forcat intelektuale, krijimtaria pėrdoren pėr qėllime vetėmbrojtjeje. Pra, kjo lloj afarizmi qė ėshtė nė kundėrshtim me ēdo gjė tė bukur sjell tė shėmtuarėn si lypsarin, drogmenin, prostitutėn kriminelin etj, etj, duke i shndėrruar si shfaqje e shėmtuar e jetės sė pėrditshme shqiptare. Ngushton tė bukurėn reale dhe shton shėmtirat e ditės. Si piktor, nė kushtet, rrethanat shoqėrore brenda tė cilave jetoj e krijoj mė janė imponuar me forcėn e njė domosdoshmėrie objektive, tė realizoj vepra me tema tė tilla, pėr tė cilat do tė realizoj hapjen e njė ekspozite.

Duke e pėrqėndruar vėmendjen nė anėt e shėmtuara tė realitetit tė sotėm, tė jetės nė kompleks tė shoqėrisė shqiptare, artit tė sotėm dhe tė djeshėm nuk i mungon bukuria.

E bukura si njė cilėsi estetike qė vė re dukuritė pozitive nė jetė ai pasqyron nė vepėr edhe anėt e shėmtuara, tė ulėtėn e jetės sė sotme. Artistėt me kohė tė ndryshme i kanė pasqyruar nė veprat e tyre dukuritė e shėmtuara e tė ulėta tė realitetit sipas ligjeve tė sė bukurės, nė forma tė pėrsosura dhe estetike. Mjaft artist realist mbrojnė mendimin se s’ka asgjė pėrveē sė bukurės, duke mos dashur tė mohojnė dukuritė e shėmtuara nė realitetin e sotėm pėr t’i parė nė njė kėndvėshtrim tė tij dhe pėr t’i pasqyruar nė mėnyrė tė bukur.

Nėpėrmjet krijmtarisė sė tyre artistėt nė anėt e shėmtuara kanė zbuluar natyrshėm burimin dhe shkaqet e tyre, lidhjen e ngushtė me shfaqjet shoqėrore e sidomos raportet e ngushta individuale dhe ambicioze qė krijon prona. Arti dhe artisti i kanė stigmatizuar dhe kritikuar anėt e shėmtuara dhe burimet e tyre. I shikojmė dhe lexojmė nė veprat e Gojės dhe Domjesė, tė shkrimtarėve botėror dhe shqiptar, tė Dikensit, Balzakut, tė GOgolit, Tolstoit dhe Ēehovit etj dhe tė Migjenit tė madh.

Dukuritė e shėmtuara tė realitetit artistėt nė tėrėsi por edhe unė si pjesė e kėsaj shoqėrie i vlerėsoj nė veprat e mija si bazė sociale, i dėnoj dhe i kritikoj ato duke afirmuar pozicionin tim demokratik dhe vlerėn e padiskutueshme tė sė bukurės si antipod i tė shėmtuarės".

Bisedoi Eda Teferiēi
ZP