Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Nje tjeter me telefon

    Telefoni ka personalitet, ndaj edhe une nuk mund ta injoroj asnjehere zilen, bile edhe kur nuk kam aspak deshire ti pergjigjem.
    Gjithmone ata qe te marrin e bejne sepse kane nevoje per ty, por edhe pse e di kete eshte personaliteti i telefonit ai qe me shtyn ta ngre receptorin, ndersa imagjinata seleksionon ata te cilet mund te kene formuar numrin tend, mundesi te cilat reduktohen dalengadale teksa ti degjon zerin e folesit, e me pas meson emrin e tij.

    Ngre receptorin dhe degjoj nje ze te panjohur deri atehere per mua, i cili shqipton nje emer krejt te huaj.
    I keni rene gabim, nxitohem te them, dhe bej te ul receptorin, ndersa ne anen tjeter degjoj nje ulerime, "Mos e mbyll telefonin".
    Si?
    "Me falni me se mund tju ndihmoj", them jo pa habi dhe pres te sqaroj sa me shpejte te jete e mundur situaten.
    "Te lutem me degjo" thote zeri qe vjen nga ana tjeter,.
    "Me se mund tju ndihmoj" pyes perseri, duke mos pasur nje pyetje me te mire per te bere.
    "Ne dore kam nje pistolete, dhe dua te flas me dike. Nese e mbyll telefonin dije se do te behesh shkaktar i nje vetevrasjeje" tha ai me nje fryme, dhe heshti, ndersa une degjoj frymemarrjen e crregullt qe ndahej nga ulje ngritjet e diafragmes. Mu deshen disa sekonda per te kuptuar situaten ne te cilen ndodhesha.
    "Me falni zoteri, por une......" po perpiqesha ta nxirrja veten me takt, nga kjo mesele, por ai shpertheu " Mos e mbyll te lutem , mos e mbyll. Me duhet dikush qe te me degjoj."
    Mire pra, po ju degjoj, por ju duhet te me premtoni se do ta hiqni pistoleten dhe do te perpiqeni te qetesoheni, ne rregull".
    " Ne rregull " tha ai dhe dhe pasi psheretiu filloi te flase qete.
    "Zoteri i nderuar, une quhem Martin, jam 33, dhe jam gati te kryej nje vrasje".
    "Kam vendosur te vrase gruan e cila do te kthehet ne shtepi pas gjysem ore, dhe kam nevoje tja them kete dikujt tjeter. Nuk mund te prese i vetem ardhjen e saj, dhe dua ti ndaj me dike keto momente te renda."
    Si???
    "Mos e bej... pse... jo per hire te zotit therritini mendjes" nisa te ulerisja ne telefone, ndersa trupi me ishte dersitur nga ankthi e duart me dridheshin .
    Mese i bindur ai vazhdoi tani edhe me i qete., " nese e mbyllni telefonin, dhe perpiqeni te lajmeroni policine dijeni se une do te vras veten. Pastaj ata nuk do te kene kohe te identifikojne numrin qe ju ka marre, sepse asaj i kane mbetur edhe 24 minuta per tu kthyer nga puna."
    Ai heshti, dhe po keshtu edhe une.
    Cfare ju ka bere ajo qe meriton vdekjen arrita te pyes me zerin qe me dridhej ndersa ai kishte filluar te qante tashme.
    “ Ajo me tradheton, ajo nuk me ka dashur kurre, bile jo vetem kaq, por ajo nuk me honeps dot, me neverit. Nuk mund ta duroj dot me shperfilljen e saj, dhe bisedat e saj te gjata telefonike me te dashurit e saj, bile edhe ne pranine time. Ajo eshte kaq egoiste, sa nuk mendon as per femijet tane, per familjen tone.
    Familjen tone, ne fakt nuk kemi pasur kurre nje familje. Kjo e jona vetem familje nuk ka qene.
    Nuk mund te pretendoj me sikur gjithcka eshte ne rregull, jo zoteri tani me duhet ti jap fund te gjithe kesaj gjenedjeje mbytese. Asaj i kane mbetur vetem 18 minuta jete. Une jam mese i vendosur dhe gjithcka kerkoj nga ju eshte te qendroni me mua keto 18 minuta, dhe nese nuk mund ta kuptoni dhimbjen time, ju lutem vetem degjojeni ate” fliste ai me ofshama, ndersa zeri vinte gjithmone e me i sigurte.

    Me duhet te merrja situaten ne dore.
    Martin, me degjo Martin, te lutem me degjo me kujdes, perqendrohu dhe perpiqu te kuptosh rendesine e ketyre qe po te them. Ti nuk duhet ti japesh fund jetes tende, ti duhet ta lesh ate qe te vazhdoje rrugen e saj. Ajo nuk te perket me ty, dhe ne fakt asnjehere nuk te ka perkitur ty, atehere pse duhet ta vrasesh kaq shume mendjen. Pastaj po femijet e tu Martin.
    Ti nuk do qe ata te perfundojne ne dyert e ndonje jetimoreje, ti nuk do te doje tu shkaterroje jeten atyre. Mendohu Martin per hir te zotit. Ndiz nje cigare dhe leri gjerat te rrjedhin. Nese ti e vret tet shoqe jam i sigurte se femijet e tu nuk do te ta falin kurre. Mos ja u shkatarro jeten me idene se jane pjelle e nje babai vrases.”
    Gjate gjithe kesaj kohe ai kishte heshtur dhe une isha bere me i sigurte ne ato qe thoja. Kisha pershtypjen se dicka kisha filluar te ndryshoja me fjalet e mija. Po une duhet ta bindja ate qe te mos bente ate qe kishte ndermend te bente, dhe une kisha forca, edhe pse tashme goja me ishte thare, trupi me ishte mbuluar me djerse e zemra me rrihte si e terbuar per te cuar oksigjen ne trurin tim, i cili duhet te mendonte shpejte, te projektonte argumenta e tja servirte personit ta panjohur i cili ne anen tjeter te receptorit me nje pistolete ne dore mendonte te ekzekutonte nenen e femijeve te tij. Pashe oren ne murin e dhomes sime, dhe mua me kishin mbetur edhe 13 minuta per ta bindur.

    “ Ah femijet e mij “ filloje te qaje ai serish me ofshama.
    “Po Martin femijet e tu, mendo per ta, per te ardhmen e tyre. Ne fund te fundit ti ke femijet e tu, ata nje dite do ta kuptojne sakrificen qe ti ke bere per ta duke mbajtur mbi shpine peshen e kesaj martese, e duke kapercyer padrejtesine qe te eshte bere”.
    Teksa po shikoja efektin qe po benin tek ai femijet, vendosa ti meshoj me teper ketij argumenti.
    Martin po me degjon, aty je martin, martin me fol.
    Ne anen tjeter te receptorit degjohej vetem nje ngasherim qe te kepuste shpirtin.
    Martin nese nuk me pergjigjesh do ta mbyll telefonin, me degjon.
    Jooooooo.
    Mos e mbyll telefonin bertiti ai, mos e mbyll telefonin. Asaj i kane mbetur edhe 4 minuta, rri me mua edhe keto kater minuta.

    Dreq shava. Kisha shkaterruar gjithcka me kete kercinimin qe i kisha bere. Ishim kthyer perseri tek fillimi i bisedes tone, me duhet tja filloje nga e para, ndersa akrepat e ores ne dhomen time, nuk kishin nevoje te mbusheshin me fryme.

    Mire pra Martin, ashtu bej.
    Vrite gruan tende Martin, vrite.
    Godite ne lule te ballit.
    Pastaj policia do te te veri prangat dhe pas nje procesi banal i cili do te shoqerohet me artikuj te gazetave lokale, ku ti do te marresh te gjitha epitetet qe mendja e mbrapsht e nje gazetari mund te sajoje do te te hedhin ne burg per te pakten 18 vjet .
    Kur te dalesh vajza jote do te kete perfunduar kushedi se ne crruge, e djali juaj nese keni nje te tille do te jete bere nje narkoman i rregullt. Bile fati mund ta sjelli qe ju te dy mund te ndani te njejten qeli, pasi nje dite te bukur edhe ai do te perfundoj ne burg, e perse sepse i jati i tij nuk ishte asnjehere aty per ti qenduar prane. Me e mira qe mund tu ndodhi femijeve te tu eshte qe te perfundojne ne duart e ndonje edukatori pedofil i cili.....”
    Mjaft, mjafte mjafte, u degjua zeri i tij nga ana tjeter i telefonit.
    Dhe ai perseri qau.
    Ora ishte fiks.
    Koha ime kishte mbaruar, e bashke me te edhe fuqite e mia. Bebet e syve me ishin zvogeluar ne maksimum, qimet me ishin gritur perpjete ndersa tere shpina me ishte rrenqethur, fyti me ishte thare aq sa edhe per tu percjelle nuk mund te percillesha.

    Befas nga ana tjeter e receptorit u degjua nje zile.
    Ajo erdhi tha ai, dhe u ngrit per ti hapur deren, ndersa telefonin nuk e mbylli.
    Une arrita te degjoja nje ze gruaje, pastaj nje ze burri.
    Nga ana tjeter tonet ngriheshin, dhe ishte e kuptueshme qe dicka do te shperthente.
    Pastaj degjova nje klithme, dicka qe po thyhej, nje krisme, dhe heshtje.
    Mossssss, mos ,cfare bere, cfare bere, fillova te bertase nga ana tjeter e receptorit ndersa ne menyre te pavetedijshme kisha shperthyer ne te qara edhe une.
    Me siguri ai e kishte e vrare.
    Fuqi prere kisha leshuar ne gjunje receptorin kisha shtrenguar fort temthat dhe vec ngashereja.
    Nderkohe qe nga ana tjeter e telefonit fillova te degjoj nje ze qe insistonte ne Alot e saja.
    Alo, cndodhi aty, pse e bere kete, thashe, ndersa u habita tek degjoja qe zeri nga ana tjeter e telefonit ishte zeri i nje femre.
    Alo zoti Levicki, si ndiheni zoti Levicki, degjohej zeri i gruas nga ana tjeter.
    Nga e dinte ajo emrin tim, pyeta veten, mos e kishte vrare ajo ate.
    Cfare po ndoth aty, arrita te pyes.
    Zoti levicki, qetesohuni, ketu nuk ka ndodhur asgje per tu shqetesuar.
    Une jam Bridget Nelson, dr pro ne uneversitetin e Oxfordit, ne shkencen e psikologjise, dhe e gjitha kjo ishte vetem nje eksperiment, per te pare se sa indiferente jane njerzit ndaj dukurise se vete vrasjes. Emri juaj u seleksionua nga grupi qe u mor me kete eksperiment, dhe ne ju kerkojme falje per ndonje shqetesim qe mund te kemi shkaktuar.
    Kisha mbetur pa fjale.
    Zonja Nelson, e vazhdoi edhe per pak sekonda ligjeraten e saj e cila ishte e mbushur me nje mirsjellje te ndyre, dhe pasi me uroi diten e mire, uli receptorin e telefonit.
    Piuuuuuuuuuuuuuuuuu.



    Ka nevoje per shume ripunime

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    si te them, pervecse ...ME PELQEU!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Eshte hera e pare qe kam parashikuar perfundimin e tregimit tend..Me sa shoh lexuesit tuaj po bien ne "hulli"
    Nuk eshte keq si fillim
    Urime.
    muzg i heshtur

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    7
    shume prekese, sikur po me ndodhte mua.
    Stanotte ho ammirato il cielo, era colmo di stelle, ma mancava quella pił bella...Il mio amore

  5. #5
    KAPTERR Aliu Maska e qukapiku
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    London, UK
    Postime
    6
    Sdu sdu sdu.

    Sduaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  3. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  4. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  5. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •