ne radhe te pare duhet qartesuar qe ky problem nuk ka te beje me zemren. mpirja vjen si pasoje e vuajtjes te nervit ulnar, i cili kontrollon funksionet sensitive (ndjesite) ne pjesen e gishtit te vogel dhe gjysmen e gishtit te unazes dhe motorike (ve ne levizje muskujt) te duarve. dmth jane te sakta informacionet e dhena me lart.
ky nerv kalon permes artikulacionit te berrylit ne kanalin kubital, i cili eshte i formuar ne pjesen e poshtme nga kocka, ndersa ne pjesen e siperme nga muskujt dhe ligamentet te cilet e mbajne ne pozicionin e duhur nervin. pra probleme te kockes, muskujve ose ligamenteve te dobeta nga shkaqe te ndryshe (shpesh here traumatike apo si pasoje e levizjeve te njejta dhe te vazhdueshme te berrylit) cojne ne shtypjen e nervit ulnar, qe zakonisht manifestohet me dhimbje ne zonen e berrylit sidomos kur e perthyen ate, mpirje, sensacion mizash, deficit muskular dhe deformim i gishtave ne raste ekstreme. por edhe probleme me shtyllen kurrizore ose ndonje kist apo neoformacion ne ate zone ndikojne ndonjehere.
ne raste te tilla eshte e keshillueshme te besh nje vizite te kirurgu ortoped, qe nepermjet ekzaminimit klinik, ndoshta edhe pas nje elektromiografie (e cila analizon funksionalitetin e nervit) apo rezonance, mund te te keshilloje terapine e duhur, ndoshta edhe nje nderhyrje kirurgjikale nese eshte e nevojshme.
asgje per t'u shqetesuar gjithsesi
Krijoni Kontakt