Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Diaspora shqiptare dhe roli i saj

    Me rritjen e fluksit te emigrimit te shqiptareve nga trojet e tyre ne drejtim kryesisht te Perendimit, rritet edhe numri i shqiptareve qe sot punojne, mesojne e jetojne ne diaspore. E hapa kete teme per te diskutuar mbi rolin qe diaspora ka luajtur ne avancimin e interesave tona kombetare:

    - rolin qe diaspora ka luajtur ne te shkuaren
    - rolin qe diaspora po luan aktualisht
    - rolin qe diaspores i takon te luaje ne te ardhmen

    Dhe meqe jemi duke diskutuar mbi diasporen, desha tu shtroj edhe disa pyetje te pergjithshme:

    1. Cfare perfaqeson Diaspora?
    2. Cilat jane qendrat kryesore te diaspores shqiptare ne bote
    3. Sa e organizuar eshte diaspora shqiptare ne qendrimet e saj dhe a flet ajo me nje ze te perbashket per problemet kombetare?
    4. Cilat jane vlerat e diaspores shqiptare?
    5. Cilat jane problemet qe has diaspora shqiptare?


    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Ne te kaluaren diaspora shqipfolese krijoi Shqiptaret.

    Ne te tashmen diaspora sherben per mbajten lart Frymen e Shqiptarit.

    Problemet: Krahinorizmi, mungesa e statusit te emigrantit ('letrat' e famshme)

    shendet

    Qafo Arnauti
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    patjeter qe diaspora perben nje element shume te rendesishem te kombit shqipetar.kjo per shume arsye ,ekonomike ,sociale, kulturore
    sikur shqipetaret te mos kishin emigruar ,mbase shume gjera do te ishin komplet ndryshe.
    diaspora perfaqeson per mua nje patriotizem te shqipetareve ne mergim , sepse nuk do te ekzistonte diaspore nqs shqipetaret nuk do te mbanin syte dhe zemren nga atdheu i tyre ..
    diaspora shqipetare ka luajtur nje rol te rendesishem dhe shpesh here vendimtare per te ardhmen e kombit
    mos te harrojme se nga diaspora erdhi she Skenderbeu,po ashtu dhe Ismail Qemalie shume te tjere.
    por sot shume gjera kane ndryshuar dhe diaspora shqipetare ,ku qendrat me te forta me sa di une jane ne amerike gjermani zvicerr dhe greqi dhe angli, mund te themi se eshte ne nje kaos per mbijetese , shume nga arsyet jane te njohura si deshira per t'u bere si amerikan apo si gjerman etj.
    por perseri eshte nje ndihme e madhe per shqiperine qe njerez me pervoje perendimore te sjellin ne shqiperi ato qe ka me shume nevoje shqiperia , si kulture perendimore dhe pse jo dhe para <ndonje investim>
    naten !
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Mendoj se diaspora e tanishme shqiptare ka mungesa organizimi; te pakten ne usa. Ketu jane me dhjetra e qindra mijera shqiptare mbase, por ka shume pak organizim dhe dashamiresi per organizim dhe njohje me bashkatdhetaret.

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    DIASPORA NUK ESHTE E NJERKĖS

    Historia jonė gjithėkombėtare zgjidhjet dhe fatet e saj nė momentet kyēe tė historisė i ka patur tek
    intelektualė tė zotė qė mė shumė kanė qenė tė detyruar tė jetojnė nė dhe tė huaj kjo diktuar nga faktorėt politikė brenda vetė Shqipėrisė. Tė mos harrojmė se vėllezėrit Frashėri. Jeronin de Rada, Luigj Gurakuqi e plot pinjollė tė tjerė tė Rilindjes sone Kombėtare si dhe Ismail Qemali, Fan Noli apo Faik Konica, Gjergj Fishta, Martin Camaj e shumė tė tjerė qė s’po i pėrmendim kanė bėrė pėr ēėshtjen tonė kombėtare mė shumė se vetė politika dhe politikanėt tanė brenda kufijve tė Shqipėrisė etnike. Nė kėtė shkrim nuk po ndalemi thjesht nė kėto fakte historike qė tashmė njihen nga tė gjithė por duam tė prekim sadopak plagėt qė dhembin nė shpirtin e diasporės sonė vlerėn e tė cilave e ka injoruar edhe vetė shteti ynė.

    Sė pari diaspora e vjetėr dhe ajo e re si bartėsja me e mirė e frymės patriotike, me trup jeton e shpėrndarė nė katėr anėt e globit e ngulur me rrėnjė diku thellė e diku sipėrfaqėsor, diku me njė numėr mė tė madh e diku mė pak nė numėr, diku mė gjuhėn e saj origjinale dhe diku mė gjuhė tė tjetėrsuar, shpirtėrisht jeton me afshin e tokės mėmė dhe tė njerėzve tė saj. Dihet se me dėshirė askush nuk e lėshon dheun e vet e tė marrė udhėt e botės por janė njė sėrė kushtesh objektive e subjektive qė i kanė detyruar gjithė kėta intelektualė tė zotė dhe tėrė atė pjesė tė menēur tė trurit Shqiptar tė rrjedhė duke kapėrcyer tashmė edhe oqeane. Por edhe pse larg kjo diaporė, e kėta intelektualė kurrė nuk heshtėn duke punuar qė fryma patriotike dhe ndjenja e atdhedashurisė kurrė tė mos shuhej ndėr breza shqiptarėsh.

    Sė dyti diaspora jonė ėshtė bartėsja mė e madhe e trurit intelektual shqiptar qė qėllimisht ėshtė harruar apo pėrbuzur nga vetė administrata e shtetit tonė. Nuk janė tė paktė profesorėt, doktorėt, shkrimtarėt, artistėt, filozofėt, ekonomistėt, inxhinierėt qė shėrbejnė nė dhe tė huaj dhe janė mjaft tė respektuar pėr vlerėn qė kanė dhe punėn qė bėjnė. Por si ėshtė e mundur qė sot nė Shqipėri bėhet reformė dhe nuk kėrkohen apo thirren nė konsulta njerėz tė tillė qė jo vetėm njohin ekonominė e tregut apo strukturat e shtetit demokratik por ata janė tė zhveshur edhe mė shumė nga interesat private? Qeveritarėt shqiptarė udhėtojnė e shohin se si shkojnė gjėrat nė Perėndim por ata harrojne qe nė kėto administrata gjenden edhe shqiptarė tė zotė qė fare mirė mund tė shėrbenin si njė kontigjent konsultues pėr administratėn shqiptare nė kėtė periudhė tė stėrgjatur tranzicioni.

    Me sa duket injoranca nė administratat tona nuk ka dėshirė qė dikush tjetėr t’u pėrzihet, e aq mė tepėr intelektualė tė diasporės pasi ua mėsojnė tė fshehtat “vjedhjet e korrupsionin” nė punėn e tyre. Sė treti ka njė koncept tė gabuar pėr diasporėn kur ajo trajtohet vetėm si burim financiar dhe i mohohet roli i saj aktiv nė reformat. Kjo ėshtė disi e habitshme dhe jo pa qėllim qė politikanė dhe individė tė caktuar tė veshur me pushtet i bėjnė vetėm thirrje diasporės: ejani tė investoni pa marrė as tė voglėn iniciativė t’u shpjegojnė apo edhe ta mbėshtesin diasporėn kur ėshtė fjala pėr organizim, transparencė apo gjithėpėrfshirje. Diaspora ka vėrtet resurse ekonomike por ajo ka edhe
    resurse intelektualo-njerėzore qė tė ngrejė njė akademi tė sajėn qė do tė kishte qenė mė mė interes pėr vetė qeverinė se ekzistenca e njė akademie tė tillė do t’i shėrbente si njė konsulencė e hapur transparente dhe mjaft dobiprurėse pėr reformat dhe tėrė problemet qė e preukupojnė ēėshtjen shqiptare sot. Fodullizmi i klasės politike shqiptare nuk ka dėshirė tė marrė parasysh njė fakt tė tillė pasi shumė shpejt njė pjesė tė mirė tė kėtyre politikanėve u bie vlera dhe humbin pozicionin qe kanė.

    Sė katėrti ėshtė thėnė disa herė qė tė ngrihet njė ministri e cila do tė merrej me problemet e diasporės por kjo ka qenė mė shumė njė thashethemnaje sesa njė propozim qė mund tė bėhej realitet. Diaspora ka kapacitete intelektuale-financiare qė mund tė ndihmojnė por ajo njėkohėsisht ka nevojė edhe pėr ndihmė. Po tė hedhim sytė tek numri kaq i madh i shqiptarėve nė Itali, apo Greqi pėr tė mos shkuar shumė larg problemi mė madhor ėshtė ai i shkollimit tė fėmijėve nė gjuhėn amtare si njė e drejtė e sanksionuar edhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.

    Por cila ėshtė puna qė ka bėrė shteti shqiptar nė kėtė drejtim pėr tė sensibilizuar sadopak qeveritė e kėtyre vendeve? Vitin e kaluar u mbajt edhe njė konferencė nė Bern tė Zvicrės ku u trajtua me tė madhe ēėshtja e fėmijėve qė nuk mėsonin gjuhėn amtare. Madje nga Shqipėria ishte edhe njė delegacion me z.ministėr tė Arsimit, Luan Memushi ku u hodhėn mjaft ide dhe u bėnė shumė propozime konkrete. Por gjithēka mbeti nė letėr dhe askush s’e hapi mė gojėn. Duket se tė gjithė u kėnaqėn me fjalėt e bukura qė u thanė dhe pėr mė tepėr s’ka nevojė. Mungesa e njė dikasteri qė do tė merrej me riorganizimin e diasporės dhe bashkėrendimin e punės me tėrė ato klube shqiptarėsh qė nuk janė tė pakėt sigurisht do tė kishte sjellė frytet e saja edhe nė drejtim tė mėsimit tė gjuhės amtare tek fėmijėt tanė nė botėn perėndimore. Por kjo kėrkon njė trajtim ndryshe tė ēėshtjes qė diaspora pėrfundimisht tė mos trajtohet si bijė e njerkės ku pėrgjegjėsinė tė mos e marrė kush dhe interesat e grupeve politike nė Shqipėri apo edhe nė Kosovė, Mal tė Zi apo Maqedoni tė mos ndikojnė nė pėrēarjen por bashkimin dhe forcimin e saj. Vetėm kėshtu diaspora do tė kthehej edhe nė njė urė lidhje mes trojeve tona dhe Perėndimit.

    Bujar Zhuri,
    "Shekulli"
    .

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Cfare perfaqesonte dhe c'perfaqeson sot diaspora?

    Per mendimin tim nuk duhet ngaterruar roli dhe trajtat dalluese te diaspores se hershme, me karakteristikat e emigracionit shqiptar te pasviteve '90.

    Diaspora e athershme, qofte pra emigrantet e periudhes se rilindjes e me pas te pavaresise kombetare, qofte te larguarit gjate, apo pas luftes se dyte boterore benin, pervec te tjerash edhe politike, ne emer te Shqiperise dhe Shqiptareve. Kjo pasi rregjimet qe qeverisnin trojet dhe popullin tone ne keto periudha konsideroheshin prej tyre si te jashteligjshme.

    Mendimi opozitar, apo kundershtar me keto rregjime mundi te gjente shprehje kryesisht ne diaspore, jo per arsye se te emigruarit ishin me te mire, me te zgjuar apo me patriote se ata qe jetonin ne Shqiperi, por sepse rregjimet ne fjale nuk lejonin dhe shtypnin ne gjirin e vet cdo mendim ndryshe.

    Emigracioni shqiptar i pas '90-es nuk ka arsye te "zeri ndryshe" i politikes shqiptare. Ai vazhdon te luaje nje rol madhor ne jeten e vendit kryesisht pasi mjetet financiare te prura nga emigrantet perbejne burimin kryesor te te ardhurave kombetare.

    Qendrat e Diaspores dhe mendimi i saj perbashket.

    Diaspora e sotme shqiptare nuk ka dhe nuk ka arsye te kete nje taban te perbashket ideologjik, apo cfaredolloj amalgami tjeter qe do te ndihmonte ne klasifikimin, analizimin dhe shpjegimin e karakteristikave te saj si te nje trupi te vetem. Per kete arsye une mendoj se eshte e pamundur dhe mbi te gjitha e kote te flasesh per "qendra" te diaspores, apo mendim te saj te perbashket rreth ceshtjesh te caktuara.

    Personalisht do ta konsideroja te kote organizimin e shqiptareve - te nenkuptuar ketu si teresia e shqiptareve - ne diaspore me synim promovimin e politikave te caktuara. Mendoj ama se mund te sjelle rezultat organizimi i shqiptareve ne nivel bashkesish lokale per te koordinuar mes tyre perpjekjet per integrim dhe permiresimin e kushteve te tyre te jeteses.

    Problemet e diaspores.

    Per mendimin tim problemet kardinale sot kane te gjitha trajta individuale dhe jo te te gjithe bashkesise. Shqiptaret pas '90-es kane emigruar dhe vazhdojne te emigrojne ne mase, jo me sepse ne shtetin e tyre ju mungojne liria e demokracia, por sepse atje, ata dhe familjet e tyre nuk realizojne dot te ardhura te mjaftueshme per te jetuar ( apo per te jetuar mire ).

    Nder problemet qe shkaktojne kokecarje mes shqiptareve te diaspores se sotme une do permendja: sigurimin e dokumentave te qendrimit, ate te baneses dhe te vendit te punes, integrimin ne strukturat sociale ku kane emigruar etj. Pra te gjitha probleme individuale dhe praktike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Per mendimin tim diaspora nuk ka qene e nuk eshte ne lartesine qe kerkon koha dhe Atdheu. Dhe vertet nuk e di se si do jete ne te ardhmen. Po te kishim diasporen si duhet shume gjera do ishin ndryshe dhe me mire per te gjithe ne. Shpresoj qe Shqiptaret kudo qe jane ti vene gishtin kokes, te organizohen dhe te lene menjane ndasite qe i ndajne edhe atje larg ne dhe te huaj.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50

    Re: Diaspora shqiptare dhe roli i saj

    Postuar mė parė nga Albo

    - rolin qe diaspora ka luajtur ne te shkuaren
    - rolin qe diaspora po luan aktualisht
    - rolin qe diaspores i takon te luaje ne te ardhmen

    -Diaspora ka luajtur te vetmin rol opozitar gjate periudhes totalitare.
    -Aktualisht Diaspordha luan vetem rol publicitaro-dordolecor ne planin diplomatik dhe fluks te ardhurash te rendesise relative (qe i thith "vrima e zeze") ne planin ekonomik.
    -Diaspores ne te ardhmen i takon t'u pergjigjet kerkesave aktuale qe ka vendi mbase duke tentuar te ndjeke modelin e ndonje lobi me te suksesshem.


    Diaspora Shqiptare ne Amerike arriti peshen e saj maksimale ne kohen e arratisjeve dhe perndjekjeve masive te Hoxhes. Ai brez tashme eshte shuar plotesisht pa arritur te mbjelle asnje fare sinjifikative pas vetes. Aktualisht ajo eshte zevendesuar prej masash qe e sigurojne jetesen me pune krahu, te perqendruara keto kryesisht ne qendrat me te industrializuara te ha-merr-ik-es.
    Diaspordha gjendet totalisht e infektuar me baktere te mbjella nga regjimi totalitar, baktere te cilat jo vetem qe kane vegjetuar qyshkur ne organizmin e Diaspores reale por dhe qe gradualisht kane arritur dhe te udheheqin metabolizmin e organizmit ne fjale.
    Intelektualet e vertete qe konsiderohen si pjese e saj jane bere menjane pasi jane ndergjegjesuar deri ne palce per kushtet aktuale. Legjenda diaspordhike tashme mbijeton vec ne paditurine e disa te rinjve qe vazhdojne te jene ende te magjepsur nga legjendat kreshnike si dhe ne shtypin e shtypur. Konkretisht diaspordha eshte nen ndikim te plote te kushteve atmosferike kurse imazhi i saj s'eshte vec se nje tollombace qe fryhet e cfryhet ne funksion te fushatave politike ne Shqiperi nga te gjitha "palet".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2004
    Postime
    22
    se pari me lejoni qe ta pergezoj z. Albo per hapjen e kesaj teme te thelle dhe qe ne nje fare menyre, ne te ardhmen mund te kete edhe kuptim. Me postimet e tij ai duket djale ambicioz qe ne te ardhmen ndoshta do te mesoje te jete i mencur dhe ta qeverise popullin e Shqiperise.

    Ti bie shkurt:
    Fjalen diaspore mund ta zevendesojme me nje fjale qe te nenkuptoje emigracionin e perhershem jashte Shqiperie. Ky emigracion ka hallet e veta, dokumentat, vendet e punes stabilizimin e tj.
    Por kjo diaspore ka nje mision te madh nese do qe ta ndihmoje vendin: ka misonin qe aty ku ndodhet, ne USA, Kanada, Itali, Evrope e tj, ti beje te qarte mjediseve shteterore se pse eshte larguar nga Shqiperia, ti beje te qarte se eshte larguar nga Shqiperia ne pamje te pare per shkak te kushteve ekonomike, por kryesisht per shkak te klases politike qe krijon pamundesine ekonomike. Ne te gjithe duhet te bejme te qarte se ne jemi prova e gjalle se ne Shqiperi nuk jetohet, pra Perendimi dhe USA te mos harxhojne kot energji duke mbeshtetur qeverite shqiptare me financime qe shkojne ne xhepat e qeveritareve, por te punoje qe te largohet ajo klike politike, qe Shqiperia te behet e banueshme, dhe ne kete menyre ne kthehemi ne vendin tone, dhe nuk i biem ne qafe shteteve te tjera. Kaq, pra vetem kete lloj propogande mund te bejne emigrantet shqiptare.

    Falemideres juve

  10. #10
    kot fare

    Diaspora verteton faktin se ne shqiperi nuk ka njerez te afte t'a cojne perpara dhe ata qe jane tille largohen


    (cdo diaspore ka kete efekt)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Zymyli
    Anėtarėsuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    12

    Thumbs up

    Pasi lexova shum komente te bere nga bashkeatdhetaret e mi shume prej tyre mu duken pa vend. Cfare ka bere e cfare ska bere diaspora jan pytje qe secili duhet ti pergjigjet vete. Eshte e vertete qe organizimi i diaspores shqiptare le shume per te deshiruar por kjo nuk do te thote qe s'ekziston. Megjithate sic dihet kjo diaspore ( e vjeter apo e re) eshte e perbere nga individe te cilet ne nje fare menyre kan ndihmuar atdheun e tyre. Menyrat te cilat kjo diaspore( individe) e kan ndihmuar jan te shumta. Mund te vecoj disa prej tyre, financiare( duke mbajtur familjen e tyre me te ardhura), atdhetare ( duke dale neper mitingje ose duke dhene ndihma financiare per te mire te atdheut), morale( duke arritur qellimet e tyre si individe ne cfaredo lloj fushe te jetes dhe duke i dhene Shqiperise nje emer te mire ne bote " vecoj studentet shqiptar qe jan duke studiuar ne collegje te huaja"). Ndoshta kto nuk jan shume por te pakten jan dicka qe secili prej nesh mund te krenohet, gjithashtu besoj qe priderit tane dhe vete atdheu yne duhet te krenohet me ne.

  12. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pėr vlerat e diasporės shqiptare nė tė kaluarėn mendoj se tė gjithė shqiptarėt i dijnė ato kėshtu qė nuk do tė ndalem fare nė tė.

    Diaspora shqiptare nė ditėt e sotme:

    1. Diaspora arbėreshe nė Itali- do tė filloi me kėtė diasporė sepse ėshtė e vetmja diasporė qė numėron shekuj jashtė atdheut dhe ka arritur tė ruaj identitetin kombėtar dhe siguroj kėtė identitet edhe pėr brezat e ardhshėm pėrgjithmonė.
    Me diasporėn arbėreshe neve duhet qė vetėm tė kemi njė bashkėpunim mė tė madh tė gjithanshėm nė ēėshtjet tona kombėtare qė janė me interes pėr tė gjithė ne. Diaspora e re shqiptare atje duhet qė tė organizohet mė mirė dhe tė lidhet mė fort me arbėreshėt pėr tė ruajtur dhe siguruar ruajtjen e identitetit kombėtar por edhe bashkėpunimin me gjithė shqiptarėt nė pėrgjithėsi. Atje duhet tė filloi mėsimi edhe i gjuhės shqipe nė shkollat qė frekuentohen edhe nga nxėnės shqiptar apo shkolla plotėsuese shqipe si dhe nėpėr kisha.

    2. Diaspora shqiptare nė Greqi dhe Turqi- siē e dijmė edhe nė kėto vende kemi njė diasporė tė konsiderueshme qė numėron mė shumė se edhe vet shteti Shqiptar me Kosovėn. Nė Greqi, diaspora e vjetėr dhe e re duhet tė sigurojnė ruajtjen e identitetit kombėtar me zgjidhjen e problemit ēam. Pra, hapja e shkollave shqipe dhe tė drejtat kombėtare paralelisht tani me zgjidhjen e problemit ēam. Pastaj, duhet njė bashkėpunim i gjithanshėm mes gjithė shqiptarėve dhe kjo ėshtė ēfarė kėrkon dhe i duhet kėsaj diaspore.
    Nė Turqi kemi mbi 5 milion shqiptare dhe ata pėrveē organizimit nėpėr disa shoqata nuk kanė kurrfarė organizimi pėr tė siguruar ruajtjen e identitetit kombėtar. Atje mendoj duhet tė ndėrhyj shteti shqiptar me gjithė shqiptarėt kudo qė janė qė edhe ata tė sigurojnė tė drejtat e tyre kombėtare qė sigurojnė ruajtjen e identitetit tė tyre kombėtar dhe bashkėpunimin e gjithanshėm gjithėshqiptar nė funksion tė interesave tona tė pėrbashkėta kombėtare.

    3. Diaspora shqiptare nė pėrėndim- siē e dijmė edhe nė kėto vende tani kemi njė komunitet disa milionėsh shqiptare por qė falė sistemeve qytetėruese dhe demokratike qė kėto vende zbatojnė, komunitetet tona atje kanė pothuajse tė gjitha tė drejtat kombėtare qė sigurojnė ruajtjen e identitetit tė tyre kombėtar. Para disa ditėsh lexova se vetėm nė Suedi kemi mbi 15000 nxėnės shqiptar qė fekuentojnė shkollat shqipe tė financuara nga shteti dhe poashtu edhe nė vendet tjera si Zvicėr, Gjermani etj. Mirėpo edhe nė kėto vende lypset njė organizim mė i mirė i shqiptarėve (nė Angli e disa shtete tjera edhe shkollat shqipe sepse nuk i kemi ende atje) qė tė jemi mė nė gjendje tė sigurojmė bashkėpunimin e gjithanshėm gjithėshqiptar nė funksion tė interesave tona tė pėrbashkėta kombėtare.

    4. Diaspora shqiptaro-amerikane dhe kanadeze- sipas disa tė dhėnave kemi diku rreth 1 milion e gjysmė shqiptaro-amerikan qė edhe pse kanė bėrė shumė nė organizimin e tyre lypset ende shumė. Nė Amerikė kemi krijuar tė kemi shoqata tė forta por ende jo tė gjitha nė njė kulm, gjė qė duhet tė bėhet sa mė shpejt. Pastaj nė shumė qytete kemi arritur tė hapim shkolla shqipe dhe duhet qė kjo tė bėhet sa mė shpejt nė tė gjitha qytetet. Kemi shumė kisha dhe institucione fetare nė gjuhėn tonė nė shumicėn e qyteteve kryesore amerikane.


    Shteti shqiptar duhet qė sa mė parė tė krijoj ministrinė e Shqiptarėve nėpėr Botė qė e kanė pėrmendur me dhjetėra herė deri tani dhe pastaj me ndihmėn edhe tė ministrisė sė jashtme dhe veēanėrisht ambasadave tė ndihmoj nė mirorganizimin e gjithorganizimin e komuniteteve shqiptare kudo qė janė pėr t'i siguruar atyre tė drejtat kombėtare qė sigurojnė ruajtjen e identitetit kombėtar dhe bashkėpunimin e gjithanshėm gjithėshqiptar nė funksion tė interesave tona tė pėrbashkėta shqiptare qė mė shumė se kushdo tjetėr do tė pėrfitoj kombi dhe shteti ynė shqiptar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    Diaspora Shqiptare

    Diaspora shqiptare ėshtė pjesė e pandarė e qenies sonė kombėtare. Ajo, edhe pse e ndodhur fizikisht larg Shqipėrisė dhe trojeve tė tjera etnike shqiptare, vazhdimisht luajti njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e ngjarjeve jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė trojet e tjera shqiptare, duke u pėrpjekur qė tėrė potencialin e saj mendor, material dhe ekonomik tė angazhonte nė interes tė ēėshtjes sonė kombėtare. Nė anėn tjetėr, Diaspora shqiptare numerikisht ėshtė shumė e madhe, saqė nuk mund tė krahasohet me asnjė diasporė tjetėr tė thjeshtė tė cilitdo popull qoftė, nė proporcion me numrin e popullit tonė.
    Numri i shqiptarėve nė diasporė, tė dėbuar nė periudha tė ndryshme kohore, mund tė jetė i barabartė ose mė i madh se numri i shqiptarėve nė Shqipėri dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Pėr kėtė arsye, ėshtė nė interesin tonė gjithėkombėtar qė asaj pjese tė popullatės sonė t’i kushtohet kujdesi i duhur. Ajo e meriton kėtė dhe ne i kemi borxh njė gjė tė tillė. Prandaj ėshtė mirė qė kohėt e fundit nė shtypin dhe literaturėn tonė po i kushtohet njė kujdes mė i madh. Nė faqet e shtypit temat pėr diasporėn janė gjithnjė e mė tė shpeshta. Megjithatė nė kėtė aspekt duhet tė bėhet edhe mė shumė.


    Historiku i Diasporės shqiptare

    Historiku i Diasporės shqiptare ėshtė i hershėm. Vetė pozita e vendit ku jetojnė shqiptarėt, ėshtė e tillė qė i bėn ata tė lėvizin nė drejtime tė ndryshme. Diaspora shqiptare ėshtė bukur heterogjene1 nė dy pikėpamje, nė pikėpamje tė kohės sė mėrgimit si dhe nė pikėpamje tė regjionit prej nga kanė ardhur. Shikuar nga aspekti kohor, bashkėsitė mė tė vjetra shqiptare i pėrbėjnė arbėreshėt nė Itali dhe arvanitėt nė Greqi. Tė parėt kanė arritur qė pėr shekuj tė ruajnė idenitetin e tyre, kurse tė dytėt, fatkeqėsisht tash janė nė fazėn pėrfundimtare tė asimilimit tė plotė, edhe pse mbase ka shpresė qė edhe kjo bashkėsi tė njohė njė ringjallje sado tė vogėl. Nė radhėn e kėtyre bashkėsive tė vjetra mund tė hyjė pa mėdyshje edhe bashkėsia shqiptare e Egjiptit. Pas kėtyre vijnė bashkėsitė shqiptare nė Turqi, SHBA, Belgjikė, Australi e nė ndonjė vend tjetėr. Tė fundit vijnė mėrgimtarėt e katėr dekadave tė gjysmės sė dytė tė shek. XX, njė ekzod qė pėr fat tė keq vazhdon ende dhe e dėmton rėndė qenien tonė kombėtare. Shumica e tyre janė vendosur apo bėjnė pėrpjekje tė vendosen nė shtetet e ndryshme tė Evropės Perėndimore, nė SHBA dhe Kanada. Kėtu vlen tė pėrmendim edhe 500 mijė qytetarė tė Shqipėrisė, tė cilėt nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, pas hapjes sė Shqipėrisė ndaj botės, u shpėrgulėn nė Greqi, Itali si dhe nė vende tė tjera evropiane.
    Varėsisht nga koha e mėrgimit, ndryshojnė edhe rrethanat e mėrgimtarėve tanė, por mund tė thuhet se ata qė janė mė tė hershėm nė mėrgim, kanė mundėsi tė ofrojnė njė pėrvojė qė do t’u ndihmonte atyre qė kanė ikur mė vonė, nė shumė aspekte, kurse mėrgimtarėt e vonshėm mund tė freskojnė diasporėn me ndjenja mė tė freskėta kombėtare. Kuptohet, ata qė e migrojnė mė vonė, tė vetmen mbėshtetje nė fillim kanė tek ata qė kanė emigruar mė herėt.
    Nė Diasporėn tonė aty - kėtu vėrehen pėrpjekje qė ndarjet qė i janė imponuar popullit shqiptar nė trojet e veta, tė barten dhe tė projektohen edhe nė vendet e migrimit. Shpesh na bie tė dėgjojmė tė flitet pėr shqiptarėt tė Shqipėrisė, shqiptarė tė Kosovės, tė Ēamėrisė, tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Preshevės e kėshtu me radhė.
    Ky lloj organizimi nganjėherė mund tė vėrehet edhe nė kuadėr tė disa komunave a qyteteve prej nga janė shpėrngulur shqiptarėt. Ky organizim mund tė vėrehet nė mėnyrė tė veēantė nė diasporėn tonė nė Turqi, qė funksionon nė kuadėr tė klubeve kulturore apo shoqėrive artistike.


    Arbėreshėt e Italisė

    Ashtu siē e thamė edhe mė lart, arbėreshėt e Italisė paraqesin diasporėn tonė mė tė vjetėr, por ndoshta edhe mė besnike, e cila ruajti traditat kombėtare brez pas brezi pėr pesė shekuj me radhė. Nga gjiri i saj dolėn figura patriotike, tė cilat lanė gjurmė tė thella nė historinė e kulturės sonė mbarėkombėtare. Me kėtė rast mjafton tė pėrmendim Jeronim de Radėn si njė figurė tejet e rėndėsishme e kulturės dhe krijimtarisė sonė letrare. Po ashtu nuk mund tė harrojmė pa pėrmendur edhe Garibaldin, i cili kur vendosej pėr fatin e Shqipėrisė dhe shqiptarėve nė pėrfundim tė shekullit XIX-tė e ngriti zėrin shumė lartė pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare.
    Ė shtė vėshtirė tė dihet se cili ėshtė numri i vėrtetė i arbėreshėve qė jetojnė sot nė Itali2. Mirėpo, sipas disa tė dhėnave, pas vdekjes sė Skėnderbeut, nga Shqipėria nė Itali u shpėrngulėn 200.000 shqiptarė, tė cilėt u vendosėn nė Italinė Jugore, ku tani nė Kalabri gjenden 180.000 arbėreshė tė vendosur nė 43 fshatra, dhe nė Sicili 120.000 arbėreshė tė vendosur nė 36 fshatra.


    Shqiptarėt e Egjiptit

    Nė Egjipt qė nga fillimi i shekullit XVIII, me vendosjen e Mehmet Ali pashės si vali i Egjiptit, numri i shqiptarėve atje ishte rritur vazhdimisht. Dinastia shqiptare e Mehmet Ali pashės kishte sunduar vendin e faraonėve pėr 150 vjet, nga viti 1805 deri mė 1952. Meqenėse shumica e tyre ishin ushtarė, ata ishin shpėrndarė edhe nėpėr vise tė tjera, si nė Palestinė, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan. Kėtė mė sė miri e vėrtetojnė pasardhėsit e shumė familjeve me origjinė shqiptare qė jetojnė sot atje me mbiemrin Arnauti ose El-Albani.
    Nė Egjipt nė fillim tė shekullit njėzet ishte zhvilluar njė veprimtari e gjerė e kulturės shqiptare, nė veēanti nė lėmin e publicistikės shqiptare, ku kishin parė dritėn njė numėr i konsideruar i gazetave dhe revistave nė gjuhėn shqipe. Vlen tė theksohet se gazetat si “Toska”, “Besa”, “Sėpata”, “Shkreptima”, botoheshin vetėm nė Kairo, por edhe nė qytetet e tjera mė tė vogla tė Egjiptit, siē ishte qyteti Fejum, qė tregon praninė e madhe tė shqiptarėve nė atė kohė nė Egjipt. Po ashtu vlen tė theksohet se bartės tė aktiviteteve kulturore me njė numėr tė madh ishin edhe shqiptarėt e besimit ortodoks. Nė Egjipt jetuan dhe vepruan edhe shkrimtarėt tanė tė mėdhenj Andon Zako – Ēajupi, Filip Shiroka dhe Aleksandėr Xhuvani.


    Shqiptarėt e Turqisė

    Nuk ka dyshim se numri mė i madh i shqiptarėve nė periudha tė ndryshme kohore ėshtė shpėrngulur nė Turqi. Shqiptarėt nė Turqi3 u vendosėn nė Stamboll, Izmir, Bursė, Manisė, Ajdin, Ēanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl – Pasha, Bafėr etj. edhe nė 300 fshatra tė Anadollit. Ata tejkalojnė numrin 1.500.000. Nėse llogaritet shtimi i tyre natyror, numri i tyre sot duhej tė arrinte nė 6.200.000(!).
    Ndėr personalitete4 tė rėndėsishme tė kohės, qė kanė jetuar dhe vepruar nė Stamboll, mund tė pėrmendim Pashko Vasė Shkodranin (1825-1892), Abdyl Frashėrin (1839-1892) dhe dy vėllezėrit e tij - Naimin (1846-1900) dhe Samiun (1850-1904), Namik Qemalin (1840-1888), shkrimtar i lindur nė Tekirda, Abidin Pashė Dinon (1843-1908), Ismail Qemalin (1846-1919) si dhe shumė personalitete tė tjera.


    Shqiptarėt e Amerikės

    Pėr nga rėndėsia, diaspora shqiptare e Amerikės zė njė vend tė privilegjuar6, pėr shkak se vetė Amerika gėzon sot njė vend tė priveligjuar nė botė.
    Numri i shqiptarėve7 tė diasporės ėshtė rritur, sidomos vitet e fundit, megjithėse shifra tė sakta nuk ka dhe nuk kanė pėr t’u gjendur kurrė, pėr arsye se njė pjesė e madhe e tyre kanė hyrė me pasaporta jugosllave, turke, greke, dhe nė statistikat e INS (Zyrės sė Imigracionit) figurojnė si tė tillė. Kjo bėn qė regjistrimi i shqiptarėve tė jetė gati i pamundur nė kėtė hapėsirė.
    Shumicėn e shqiptarėve sot janė tė pėrqendruar nė Nju-Jork dhe lirisht mund tė thuhet se ai ėshtė kryeqendėr e diasporės shqiptare nė Amerikė, qė do tė thotė se ka zėnė vendin e Bostonit. Sot nė Nju-Jork ka shkolla shqipe, jeta fetare ka marrė hov tė madh me ndėrtimin e vrullshėm tė objekteve fetare tė tė gjitha besimeve, tė cilat shėrbejnė si vend tubimi dhe edukimi pėr shqiptarėt e diasporės nė Amerikė. Ato shėrbejnė si qendra pėr edukimin shpirtėror tė shqiptarėve si dhe qendra shkollore pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Vetėm nė qytetin e Nju-Jorkut me rrethinė janė ndėrtuar disa xhami. Pak vite mė parė nė Staten Island tė Nju-Jorkut u hap njė ndėr xhamitė mė tė mėdha nė SHBA, e cila nė tė njėjtėn kohė shėrben edhe si qendėr shkollore e parė e kėtij lloji pėr shqiptarėt e SHBA-sė. Nė Amerikė edhe nė tė kaluarėn, por edhe tash botohen gazeta e revista tė ndryshme, tė cilat janė mjeti mė i mirė pėr mbajtjen e lidhjeve ndėrmjet komunitetit shqiptar nė Amerikė.
    Diaspora nė Amerikė, kohėt e fundit ėshtė shumė aktive nė sferėn e politikės amerikane dhe kjo luajti rol tejet tė rėndėsishėm rreth njohjes sė Administratės amerikane dhe opinionit amerikan me ēėshtjen shqiptare. Pėr kėtė qėllim nė SHBA vepron lobi shqiptar8 i pėrfaqėsuar nė LQSHA (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane) nėn udhėheqjen e Xhozef Diogardit, si dhe NAAC me seli nė Uashington, nė krye tė sė cilės janė Ilir Zherka dhe Afėrdita Rakipi; qėllimi i kėtyre lobeve ėshtė komunikimi pėr sė afėrmi me Qeverinė Amerikane pėr kauzėn shqiptare.


    Shqiptarėt nė Evropė

    Kėtu nuk duhet harruar as disaspora shqiptare nė shtetet e Evropės Perėndimore, e vendosur atje nė vitet gjashtėdhjetė e shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar pėr tė gjetur punė. Me kalimin e kohės dhe me keqėsimin e situatės nė trojet shqiptare, ata morėn dhe familjet e tyre. Kjo bėri qė ata tė mendojnė pėr njė qėndrim mė tė gjatė nė ato vende, ndėrsa brezi i dytė pėr qėndrim tė pėrhershėm. Shumica e emigrantėve nė vendet e Evropės Perėndimore janė nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi.
    Mu pėr kėtė arsye vitet e fundit u hapėn shkolla tė shumta nė gjuhėn shqipe nė ato vende ku shqiptarėt ishin mė shumė. Por, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė ruajtur identitetin fetar, u morėn shumė iniciativa pėr hapjen e xhamive, nėpėr tė cilat kryheshin obligimet fetare dhe ato shėrbenin si qendra kulturore. Numri i kėtyre sa vjen e rritet nga viti nė vit. Nėpėr ato qendra punojnė djem tė rinj qė kanė kryer fakultete islame nėpėr universitete tė ndryshme tė Botės Islame. Pėrveē njohjes sė gjuhės amtare, ata mėsojnė edhe gjuhėt e vendeve ku jetojnė dhe veprojnė, qė tė jenė nė gjendje tė komunikojnė me banorėt vendės. Qendrat islame nė kėto vende mbajnė lidhje tė vazhdueshme me Bashkėsitė Islame nė Prishtinė, Shkup e nė Malin e Zi.
    Numri i saktė i mėrgimtarėve tanė nė kėto vende ėshtė vėshtirė tė dihet. Supozohet se ai mund tė arrijė mbi 400.000 nga tė gjitha trojet shqiptare.


    Ekzodi i shqiptarėve tė Shqipėrisė

    Kėtu vlen tė pėrmendim se nė fillim tė viteve tė nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar, pas hapjes sė Shqipėrisė ndaj botės, shpėrtheu njė ekzod me pėrmasa marramendėse i njohur si “ekzodi i ambasadave”. E tėrė rinia shqiptare dėshironte tė lėshonte Shqipėrinė dhe ta merrte botėn nė sy. Llogaritet se numri i atyre qė e lėshuan Shqipėrinė dhe emigruan nė Greqi dhe Itali, kalon shifrėn prej gjysmė milioni. Kjo tragjedi ėshtė njė kapitull mė vete. Ajo qė vlen tė pėrmendet, ėshtė se Qeveria greke dhe Kisha ortodokse greke shfrytėzuan kėtė fatkeqėsi tė popullit shqiptar pėr konvertimin e shqiptarėve me pėrkatėsi fetare islame nė krishterim, duke u bėrė shantazhe qė ata t’i ndėrronin emrat e tyre me ata grekė si hap i parė, dhe pastaj tė bėnin pagėzimin nė ortodoksė si hap i dytė. Dhėnia e lejes sė qėndrimit tė tyre dhe punėsimi i tyre kushtėzohej me kėtė procedurė. Pėr pranimin e kėtij numri aq tė madh refugjatėsh nė vendin e saj, Greqia merrte ndihma tė konsiderueshme nga Unioni Evropian. Shqiptarėt kryenin punėt mė tė rėnda dhe me djersėn e tyre ndėrtonin ekonominė greke, ndėrsa trajtimi nga Qeveria greke pothuajse ishte i mjerueshėm. Pagesat ishin minimale dhe ata dėboheshin e u konfiskoheshin tė hollat e fituara me aq mund kurdo qė u tekej grekėve.
    Tė mos flasim pėr legalizimin e qėndrimit tė tyre, ose marrjen e tė drejtave, qė u garantonin atyre ligjet ndėrkombėtare, nėnshkruese e tė cilave ishte edhe vetė Greqia si anėtare Bashkėsisė Evropiane. Ndėrsa, sa i pėrket tė drejtės sė shkollimit nė gjuhėn amtare, apo sė drejtės pėr hapjen e ndonjė programi informativ nė gjuhėn shqipe, as qė mund tė flitet.
    Pra, ky ėshtė realiteti i Diasporės shqiptare nė fillim tė shekullit njėzet e njė. Numri i tyre arrin nė disa miliona. Ėshtė pothuajse gjysma e njė populli tė tėrė. Ėshtė pjesa e popullit tonė tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė njė feje. Si ēdokund nė botė qė shteti amė kujdeset pėr bijtė e tij kudo qofshin ata, kėtė lypset ta bėjmė edhe ne. Dihet se shteti amė nuk ėshtė nė pozitė qė mund tė bėjė shumė pėr ta. Por, megjithatė, diēka mund tė bėhet. Kėtė ua kemi borxh vėllezėrve dhe motrave tona nė diasporė kudo ata jetojnė dhe veprojnė. Diaspora shqiptare ka nevojė pėr pėrkrahjen tonė morale, shpirtėrore e kulturore. Ajo ka nevojė t’i mbajė e t’i zhvillojė lidhjet vazhdimisht me trojet shqiptare prej nga janė shpėrngulur. Ne po ashtu kemi nevojė pėr pėrkrahjen, ndihmat dhe pėrvojėn e tyre nė vendet ku jetojnė ata.
    Dijetarėt e rinj shqiptarė nė diasporė kanė njė barrė fisnike mbi supet e tyre, tė shpėrndajnė mjegullėn dhe shpifjet qė kanė pėrhapur me zell pseudoshkencėtarėt shovinistė me shtrembėrimet historiografike dhe tė sferave tė tjera nė dėm tė kulturės materiale e shpirtėrore tė popullit shqiptar. Dinjitetin e kombit dhe tė vėrtetėn nuk ka kush ta mbrojė mė mirė se bijtė e tij.10
    Njė rol tė rėndėsishėm mund dhe duhet tė luajnė shkėmbimet e ndėrsjella dhe tė vazhdueshme midis specialistėve tė tė gjitha fushave tė veprimtarisė njerėzore. Joshja e biznesmenėve nga vende tė ndryshme pėr investime, dhe po ashtu e shqiptarėve tė diasporės, nuk arrihet as me sentimentalizėm, as me thirrje patriotike. Ajo ka sukses vetėm kur tė bashkėrenditen interesat ekonomikė ose kulturorė.
    Njė detyrė e pėrhershme e Diasporės shqiptare ėshtė afirmimi i vlerave tė kulturės, tė artit dhe tė traditės kombėtare nė pėrgjithėsi nė vendin ku jetojnė mėrgimtarėt. Kjo ėshtė njė nga ato vlera qė kanė karakter tė pėrhershėm.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2005
    Postime
    41

    nje artikull per studentet shqiptare jashte

    Pse ikėn truri e nuk kthehet, si dhe pse nuk krijohet tru i ri nė Shqipėri?
    nga Adri Nurellari (Instituti Liberal)
    gazeta Metropol


    Veprimtaria e Organizitės sė Studentėve Shqiptarė nė Botė para pak kohėsh pati goxha bujė nė opinionin publik shqiptar. Pėr shumė njerėz u duk se rreze tė forta shprese u hapėn befas pėr tė mirėn e Vatanit. Kjo magjepse e shqiptarėve nga diēka qė vjen nga jashtė nuk ėshtė as e re dhe as e pakuptueshme.
    Nga njėra anė nė historinė e shekullit tė nėntėmbėdhjete dhe fillim shekullin e njėzetė ndaj kombit shqiptar ka mibzotėruar influenca e fuqishme e diasporės shqiptare. Dhe ky romantizėm patetik rilindas ja tek rishfaqet sėrisht por kėsaj radhe nė vitin e 92-tė tė egzistencės sė shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr pėr pasojė tė plogėshtisė sė brendshme ėshtė jashtėzakonisht joshėse qė ti presėsh zgjidhjet tė gatshme nga jashtė.
    Ky artikull nuk ka pėr qėllim dekurajimin e iniciativės sė studentėve shqiptarė jashtė por qė tė aplikoj njė pėrqasje mė realiste dhe kritike ndaj situatės sė burimeve njerėzore nė Shqipėri nė pėrgjithėsi dhe ndaj njė kėrkesė spikatėse tė tė rinjve qė studiojnė jashtė nė veēanti.
    Duke nisur nga kjo e fundit, ajo qė tingellon ēuditshėm ėshtė kėrkesa e tyre qė shqiptarėt e diplomuar jashtė tė punėsohen apriori nga shteti shqiptar. Dihet pėr arsye tė njohura nga tė gjithė, qė ata qė studiojnė jashtė zakonisht marrin njė arsim relativisht mė tė mirė se shqiptarėt qė studiojnė brenda Shqipėrisė, pra kthehen nė Shqipėri me njė avantazh tė ndjeshėm ndaj tė tjerėve qė kėrkojnė punė. Bile ajo qė vihet re dendur ėshtė fakti qė kur studentėt tanė jashtė kthehen nė Shqipėri sėmuren nga njė sindromė qė amerikanėt e quajnė “Big fish in a small pond” qė do tė thotė peshk i madh ne njė pellg tė vogėl. Gjithėsesi pėrse u dashka qė kėta njerėz tė trajtohen nė mėnyrė favorizuese duke iu shmangur konkurences sė tregut tė punės? Studentėt shqiptarė tė diplomuar jashtė mirė se tė kthehen por nėse kanė diēka tė mirė pėr ta ofruar duhet qė fillimisht tė garojnė e tė fitojnė nėpėrmjetė meritokracisė qė ofron nje tregi i lirė i punės.
    Kėtu pra del nė pah problemi kryesor nė Shqipėri, qė ėshtė mungesa e konkurencės nė tregun e punės. Ose mė saktė vlen tė thuhet qė tregu shqiptar i punės, pavarsisht nga dėshirat tona pėr tė patur sa mė shumė njerėz tė kualifkuar qe tė kthehen nė Shqipėri, ėshtė dekurajues pėr personat e kualifikuar. Ky pohim ėshtė njė deduksion I natyrshėm I analizimit tė tregut egzistues tė punės nė lidhje me cilėsinė e arsimimit.
    Po tė marrim nė konsideratė punėdhėnėsin e parė potencial pėr njė student, sektorin shtetėror ne Shqipėri i cili fatkeqėsisht ėshtė I kalbur nga nepotizmi, favoritizmi, korrupsioni dhe politzimi I tejskajshėm, zorr se kualifikimi tė jep dorė pėr tė gjetur njė punė. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja per nje te diplomuar ėshtė jo mbarimi I studimeve nė njė universitet tė mirė dhe me rezultate tė larta por lidhjet personale dhe politike qe ky person ka si dhe sasia e parave qė ėsthė I gatshėm pėr tė paguar pėr njė post.
    Po tė shohim punėdhėnėsin e dytė potencial pėr tė diplomuarit, pra biznesin e madh, kualifikimi cilėsor zorr se pi uje. Nė kushtet e ekonomisė sonė tė mbyllur tė mbizotėruar nga pak aktorė ekonomik qė I kanė , fitimet e arritura nga bizneset e mėdhaja janė tė sigurta pasi konkurrenca mungon. Nderkohė qė kėto fitime janė tė sigurta atėhere pėrse u dashka qė tė investohet nė burime cilėsore njerėzore? Kjo gjė ėshtė e arsyeshme tė bėhet vetėm kur nuk ka monopole apo kartele verdallė dhe kur konkurrenca e rreptė e dikton kėtė nevojė.
    Punėdhėnėsi I tretė potencial ėshtė biznesi i vogėl dhe I mesėm. Problemi I kėtij biznesi ėshtė qė ky biznes nė Shqipėri ėshtė nė pothuaj gjithmonė I ndikuar nga karakteristikat tradicionale tė shoqėrisė shqiptare. Ky lloj biznesi punėson kryesisht njerėz tė rrethit tė ngushtė familjar shoqėror prandaj shumė e vėshtirė qė tė punėsojė njė person tė huaj, pavarsisht nga cilėsia e arsimimit.
    Biznesi I huaj normalisht ėshtė ai qė sjell teknika, dhe teknologji tė reja si dhe stil te ri menaxhimi qė e bėn mė mikpritės ndaj njerėzve tė arsimuar mirė. Dhe kjo shihet lehtė nga fakti qė tė vetmet biznese qė kanė bėrė trajnime pėr punonjėsit e rinj janė dy kompanitė e telefonisė sė lėvizshme si dhe bankat e huaja qė kanė investuar nė Shqipėri. Mirepo ky biznes ėshtė shumė I kufizuar nė Shqipėri, dhe nderkohė ai pak qė ėshtė, shpesh herė ėshtė pėrshtatur me kushtet shqiptare tė mungesės sė konkurencės dhe tregohet mospėrfillės ndaj burimeve njerėzore. Duke patur parasysh qė sektori i organizatave jo-fitimprurėse financohet pothuaj plotėsisht nga para tė ardhura nga jashtė nė njė farė mėnyre ky sektor mund tė konsiderohet si shtojcė I investimeve tė huaja. Ky ėshtė mbase sektori i vetėm qė ēmon cilėsinė e arsimit dhe ka mbledhur rreth vetes njė pjesė tė madhe tė njerėzve qė kanė patur kualifikime jashtė Shqipėrisė.
    Analiza racionale e prespektivės sė punėsimit tė njė studenti tė sotshėm nė tregun e sotshėm tė punės nė Shqipėri tregon qartė qė ky student nuk ka shumė motive pėr tu kthyer nėse ėshtė jashtė apo pėr tė mėsuar intensivisht nėse ėshtė nė Shqipėri pasi cilėsia e arsimit qė ka pėr tė marre nuk ka pėr tė ndikuar shumė nė punėsimin e tyre. Pėr rrjedhojė pėr ata qė mėsojnė shumė nė Shqipėri mund tė thuhet se veprojnė nė mėnyre jo-racionale dhe e bejnė studimin tė shtyrė nga pasioni, kurioziteti, ndikimi i familjes ose nga bindja se herėt a vonė kanė pėr tė ikur nga Shqipėria nė kėrkim tė njė vendi ku vlerėsohet arsimi.
    Diploma universitare nė Shqipėri shikohet si njė liēencė qė duhet marrė patjetėr pėr hirin e njė tė ardhmeje tė largėt e tė paqartė kur kjo diplomė do tė ‘hajė bukė’. Ndėrkohė mjetet e pėrdorura pėr ta shtėnė atė nė dorė (kryesisht korrupsioni dhe nepotizmi) janė mė se tė justifikuara pėr tu pėrdorur.
    Por nuk ėsthė vetėm mundėsia e mjegullt pėr tu punėsuar nė tregun e mbrapmė tė punės qė dekurajon te diplomuarit jashtė qė tė kthehen, si dhe studentėt e kėtushėm pėr tė mėsuar. Pėrpos vlerės sė pakėt qė ka arsimi pėr tė rritur probabilitetin e punėsimit pėr njė student egzistojnė dy alternativa tė tjera qė e dekurajojnė akoma mė krijimin e trurit shqiptar.
    Sė pari mundėsia e lehtė pėr tė emigruar ka qėnė njė ndėr faktorėt kryesorė qė ka nxitur braktisjen e shkollės. Ndėrkohė kriminaliteti i zhvilluar ėshtė shpesh njė alternativė mė joshėse se shkollimi. Ne e dimė mjaft mirė se nė Shqipėri mbizotėron njė nivel I lartė I kriminalitetit dhe se fitimet qė nxirren prej tij janė shumė tė larta. Nuk ėshtė shumė e vėshtirė qė tė pėrfshihesh nė trafiqe fitimprurėse nė Shqipėri. Mjafton tė lėsh pėr pak kohė mėnjanė skrupujt dhe tė marrėsh hapin e parė pertej moralit, dhe se shpejti e gjen veten fund e krye tė pėrfshirė nė vorbullėn e dallavereve tė paligjshme. Pėr mė tepėr nė kushtet e forcės “efikase” tė policisė shqiptare mundėsia pėr tu kapur ėshtė shumė e ulėt. Por edhe po tė kapesh falė gjyqėsorit “tė kulluar” shqiptar, ka njė probabilitet shumė tė lartė qė tė shpėtosh. Me njė fjalė, nė kushtet kur risku pėr tu ndėshkuar per bėrjen e diēkaje tė paligjshme ėshtė kaq i ulėt ėshtė shumė tunduese tė zgjidhet mė mirė rruga e krimit se sa ajo e arsimimit ku risku i tė qėnurit i papunė ėshtė qamet i lartė.
    Kjo situatė aspak premtuese, tregon qartė se sot nuk ka njė klimė tė favorshme qė tė shtyjė trurin shqiptar qė tė kthehet dhe aq mė pak klime nxitėse pėr formimin e trurit tė ri. Pėr rrjedhojė zgjidhjen e situatės duhet ta shikojmė tek vullneti i faktorit politik pėr tė bėrė cclirimin e konkurencės ne treg si dhe sigurimin e forcės sė ligjit. Padyshim qė nuk mund tė arrihet shumė me thirrjet Noliane tė tipit “mbaju nėno mos ki frikė se ke djemtė ne Amerikė” etj etj. qė degjohen nga kėta tė rinj qė janė shumė tė zellshėm por pak tė kthjelluar me realitetin shqiptar.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    ka ndonje qe te ma shpjegoj se ca eshte diaspora me sakte. Mesa kuptoj une diaspora eshte ajo pjes njerzish qe nuk eshte larguar nga vendi i tyre me dhune, por qe eshte larguar pasi jetesa ju eshte ber e pamundur per arsye politiko ekonomike.

  16. #16
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Skandali i garrumbullit (nuk mund ti quash Diaspore) te Shqiptareve ne Toronto:

    1) Nuk ka prijesa me vizion

    2) Mungese infrastrukture kult-urore

    3) Njerez mizantrope te shkaterruar moralisht prej nje edukate te Njeriut Te Ri te Falimentuar Socialist i cili tani eshte hedhur me koke ne ndjekje te materializmit.


    Garrumbulli i Shqiptareve te larguar prej Shqipris eshte ne nje gjendje te mjerueshme. Jo vetem qe u mungojne prijesa me nje vizion se si krijohet nje bashkesi e forte por u mungon infrastruktura me themelore kult-urore. Kur nuk ka KULT nuk krijohen URA lidhje.


    Komunitetet e kombesive fqinje mblidhen e festojne njeriun e kulturen e tyre nen flamurin e Kishave a Xhamiave dhe kane qene teper te sukseshem ne luften kunder asimilimit ne xhunglen multikulturale.

    Krejt ndryshe puna me Shqiptaret. Observimi im eshte se rrine bashke pa ditur PSE rrine bashke. Rrjedhimisht kjo huti shkakton pesimizem e ambivalence ndaj nevojes per te bere bashke e per te ndare te mirat e te keqijat e jetes me njeri tjetrin.

  17. #17
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Diaspora luan rol ne promovimin e kultures sone kudo neper bote. Dihet qe te drejtat e saj ne vendet ku banon jane te pakta. Ne Greqi, jetojne 600 000-650 000 shqiptare, ose ndryshe 7% e te popullsise. Po te kishte liri, do te kishte perfaqesim ne parlament e kudo.

    Komunieti me i madh i shqiptareve ndodhet ne Greqi, Itali, Zvicer, Gjermani e Turqi.

  18. #18

    Shqiptaro-amerikanėt janė ndėrtues tė prosperitetit amerikanė, ruajtės dhe

    Problemi i shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė problem qė prek jo vetėm ndjenjat
    nacioanale tė shqiptarėve, ėshtė problem qė ka ngėrthyer nė vete kujtesėn e tyre
    historike, tė Malėsisė dhe malėsorėve, tė shumė gjeneratave qė u larguan
    forcėrisht nga trojet etnike, por tė cilėt kultivuan dashurinė e pėrhershme pėr
    vendlindjen dhe kombin, tė cilin dhanė jo vetėm dollarėt por edhe jetėn

    Shkruan: Agim Vuniqi, Farmington Hills
    20 shkurt 2006


    Demonstrata e sukseshme e realizuar me 2 Shkurt, 2006, nė Uashington D.C. nė kohėn
    kur mbaheshin "lutjet e mėngjesit" tė 54-ta me radhė, ishte njė ndėr format e buta
    tė sensabilizimit tė opinionit ndėrkombėtarė pėr tė denoncuar ligjet diskriminuese
    kundėr shqiptarėve nė Mal tė Zi, me specifika tė veēanta nė mohimin e tė drejtave
    institucionale pėr vetėqeverisje nė vendet me popullėsi dominante shqiptare, gati
    nė tė gjitha fushat; administrative, sociale, politike, arsimore, ekonomike dhe
    kulturore etj.

    Organizimi i protestės paqesore mu nė ditėn e "lutjeve tė mėngjesit" kishte
    pėrparėsitė e veta politike meqė kėshtu ata i dhanė sinjale tė qarta Bashkėsisė
    Ndėrkombėtare, nė pėrgjithėsi, dhe asaj amerikane, nė veēanti, se problemi
    shqiptar nuk duhet zgjedhur parcialisht, dhe se kėrkon trajtim mė serioz dhe
    adekuat. Ē’ėshtė e vėrteta protesta paqėsore hapi edhe dilema tė reja ndėr
    shqiptarė, tė atyre qė janė pėrgjithėsisht kundėr protestave dhe qė mė tėpėr
    parapėlqejnė pasivitetin politik, qė ėshtė shprehje e mosguximit qytetar dhe
    dogmatizmit politik, dhe atyre qė pėrfaqėsojnė konceptin konsekuent dhe
    konstruktiv amerikan, atė tė dinamizmit nė politikė, pėr tė lėvizur gjėrat qė
    realisht nuk janė aspak triviale.

    Mendoj qė problemi i shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė problem i pėrbashkėt
    shqiptarė, dhe kėtė duhet vėshtruar jo nga pozitat paternaliste por si proces
    normal tė integrimeve brenda shqiptare, brenda konjukturave ekzistuese politike.
    Protesta ishte shprehje e mospajtimit me politikėn jo racionale tė Malit tė Zi qė
    pretendon tė jetė pjesė e integrimeve brenda evropiane, prandaj dėgjimi i
    kėrkesave tė shqiptaro-amerikanėve duhet tė kuptohet edhe si ēasje progresive,
    meqė ata janė tė interesuar qė tė ndihmojnė proceset demokratike nė Mal tė Zi, jo
    t’i minojnė ato, por duke mos lejuar asesi qė tė pėrfitohet mbi kurrizin e
    shqiptarėve. Reformat nė pushtetin lokal janė edhe kėrkesė e Bashkėsisė
    Ndėrkombėtare, pra decentralizimi i pushtetit ėshtė i pashmangshėm nėse
    pretendohet nga qytetarėt malazias (shumicė) sendėrtimi i pėrpjekjeve tė qeverisė
    malaziase pėr pavarėsi, pėrmes referendumit, qė gjithsesi duhet tė pėrceptonte
    konceptin qytetar multietnik-jo atė monoetnik tė pavarėsmit tė
    Malit tė Zi, sė bashku me shqiptarė dhe me realizimin e kėrkesave
    ekonomike-ekzistenciale tė tyre, kulturore, fetare etj.

    Meqė kėrkesat e tyre janė mė shumė se normale, dėshirojnė tė jenė pjesė e procesit
    vetėqeverisės, nė ekonomi nė arsim, nė polici, se vetėm ashtu ndihen tė mbrojtur
    institucionalisht, duke u lejuar atyre qė ata tė kenė mundėsi tė realizojnė
    synimet e veta qytetare dhe nacionale, qė Tuzi tė jetė komunė nė vete, me tė
    drejta tė plota, dhe nė kuadėr tė kėsaj komune tė jenė tė pėrfshira fshatrat e
    Trieshit, Kojės e Luharit, qė gjithsesi do tė sforconte pozitėn e Malit tė Zi nė
    arenėn ndėrkombėtare, duke pėrquar sinjale tė mirėkuptimit se Mali i Zi do tė jetė
    shtet i barabartė pėr tė gjithė qytetarėt, pa pėrjashtim.

    Protesta paqėsore ishte thirrje pėr pėrmirėsimin e kushteve tė shqiptarėve, duke u
    mundėsuar atyre integrimin e plotė nacional dhe qytetarė nė tė gjitha
    institucionet malaziase, ngase ēdo shtyerje nė kėtė plan, do tė nėnkuptonte
    zvarritjen e zgjidhjes sė problemeve ekzistuese dhe krijimin e klimės sė
    pasigurisė pėr qytetarėt shqiptarė, dhe humbjen e besimit nė institucionet
    qendrore tė Malit tė Zi.

    Problemi i shqiptarėve nė Mal tė Zi ėshtė problem qė prek jo vetėm ndjenjat
    nacioanale tė shqiptarėve, ėshtė problem qė ka ngėrthyerė nė vete kujtesėn e tyre
    historike tė Malėsisė dhe malėsorėve, tė shumė gjeneratave qė u larguan forcėrisht
    nga trojet etnike, por tė cilėt kultivuan dashurinė e pėrhershme pėr vendlindjen
    dhe kombin, tė cilin dhanė jo vetėm dollarėt por edhe jetėn.

    Shoqata e e shqiptarėve "Malėsia e Madhe" me bazė nė Detroit tuboi rreth vetes
    elitėn intelektuale dhe tė biznesit, duke ngitur zėrin kundėr padrejtėsisė qė u
    bėhet shqiptarėve, kudo nė tokat shqiptare. Interesimi i tyre ėshtė nė tė gjitha
    fushat, nė sponsorimin e projekteve arsimore, nė ekonomi, nė kulturė, nė
    veprimtarinė botuese, nė realizimin e projekteve qė kultivojnė paqen, respektimin
    e diversitetit kulturor, tolerancėn ndėrfetare, nė vurjen e kontakteve tė
    drejpėrdrejta tė tyre me sentatorė dhe kongresmenė amerikanė duke i ushqyer ata me
    informacione tė bollshme pėr situatėn aktuale nė Ballkan, me theks tė veēantė atė
    shqiptare, a ka diē mė humane dhe njerėzore..?.

    Reprezentimi i tyre para opinionit amerikan ėshtė shumė i denjė, ngase ata kanė
    akumuluar bagazh respektabėl intelektual nė Univerzitetet amerikane, prandaj ēdo
    nismė e tyre pėrshėndetet nga shumica e shqiptarėve nė Amerikė, ajo ėshtė dėshmia
    mė e mirė se pėrmes tyre dhe shumė aktivistėve tjerė pėrcillet mesazhi i paqes,
    por edhe i paknaqėsisė nėse bie ndesh me rregullat e demokracisė dhe nėse shkilen
    nė mėnyrė permanente tė drejtat institucionale kolektive tė shqiptarėve dhe tė
    tjerėve nė Ballkan

    Kėrkesa e vazhdueshme e qeverisė malazeze pėr pavarėsi, ėshtė kėrkesė e shkėputjes
    sė ndikimit dhe dominimit tė politikės serbe, ėshtė pra kėrkesė e natyrshme qė ka
    si synim ringritjen e vlerave politike, ekonomike, kulturore, gjuhėsore, nė
    nivelin mė tė lartė shtetformues, pse pra kėrkesat e arsyeshme tė qytetarėve
    shumicė- malazezėve pėr tė cilat pajtohen plotėsisht shqiptarėt, t'u mohohen
    atyre, kjo do tė ishte politikė dėshtake dhe e pamoralshme, meqė shteti qė
    pretendon tė fomohet duke u thirrur nė vlerat e demokracisė, nuk do tė ishte i
    realizueshėm plotėsisht po qė se ai plotėson vetėm kėrkesat e qytetarėve shumicė,
    duke shkelur kėrkesat e qytetarėve qė janė tė nacionaliteteve tjera, pakicė, por
    qė janė pjesė pėrbėrėse e shtetit tė ri tė Malit tė Zi. Kjo nuk duhet vėshtruar
    vetėm nga konteksti i Malit tė Zi tė pavarur, meqė edhe ashtu ky synim duhet tė
    plotėsohet pėrmes referendumit qė do tė organizohet nga qeveria malazeze pėr tė
    cilin janė pajtuar edhe shqiptarėt nė Mal tė
    Zi, por edhe ata nė diasporė.

    Fundja shqiptarėt nė Amerikė u kanė ndihmuar shumė pėrfaqėsuesve tė Kongresit:
    Dhomės sė reprezentuesve dhe Senatit qė tė kuptojnė mė pėr sė afėrmi situatėn
    politike nė ish-Jugollavi, ata kanė meritėn mė madhore pėr shembjen e komunizmit
    nė ish-Jugosllavi dhe Shqipėri, prandaj ata meritojnė rrespekt edhe pėr faktin qė
    si qytetarė ameikanė-tatimpaguas janė ndėrtues tė prosperitetit amerikanė, ruajtės
    dhe kultivues tė vlerave prodemokratike amerikane.

    Nuk do i veēoja shqiptarėt veē e veē, realisht shqiptarėt e Malit tė Zi (jo vetėm
    malėsorėt e Malėsisė sė Madhe, meqė ka tė bėjė me nocion gjeografik, jo nacional)
    kanė kontribut madhor nė realizimin e shtetėsisė sė Kosovės, tendencave tė Malit
    tė Zi pėr pavarėsi, plotėsimit tė kėrkesave politike gjysmake tė shqiptarėve ne
    Maqedoni, por edhe demokratizmit tė Shqipėrisė. Lirisht mund tė them ata ishin dhe
    janė krenaria e kombit, meqė ata u shquan duke ndihmuar, luftėn dhe jetėn nė
    Kosovė, duke ndihmuar lėvizjet politike dhe ushtarake tė UĒK-sė nė tė gjitha
    territoret shqiptare, ata morėn pjesė edhe drejtpėrsėdrejti nė luftėn
    vetėmbrojtėse tė Kosovės duke u rradhitur anė anėn e forcave tė koalicionit
    multinacional dhe NATO-s, edhe pėrmes batalionit Atlantiku.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shqiptaro-amerikanėt kanė bėrė shum punė tė mira por ajo qė ka dėmtuar dhe qė dėmton edhe tani nė prosperitetin e shqiptarėve mbarkombėtar ėshtė se tek ata ka urrejtje dhe konflikte tė shkrimeve qė kan karaktere katolikocentrike apo si thuhet dikun nė shkrime tė ndryshme,edhe tė atyreve"turkomane".Kėto konflikte tė qėllimshme apo tė pa qėllimshme mendoi se hedhin ujė nė mullirin e armiqve shekullor.Ata(shqiptaro,amerikanėt) duhet tė jenė tė bashkuar e asesi tė pėrqar, e sidomos elita intelektuale shqiptare ku prej tė cilėve pritet shumqka e sidomos ato qėshtje qė kan tė bėjė me qėshtjet kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Diaspora E Harruar

    DIASPORA E HARRUAR


    prof. dr. Agron Fico

    Gjatė kėtyre 10 vjetėve nė emigrim jetoj me diasporėn, jam bėrė pjesė e jetės sė saj. Mė kanė pėrthithur vėmendjen aspekte tė ndryshme tė frymėmarrjes dhe zhvillimit tė brendshėm tė diasporės. Diaspora ėshtė njė fakt i njohur pėr realitetin shqiptar. Ka luajtur njė rol me rėndėsi nė historinė kombėtare shqiptare. Kėtu ėshtė fjala jo vetėm pėr ato ngulime shqiptarėsh nė Itali, Greqi, Turqi etj., por edhe pėr atė mėrgatė shqiptare nė SHBA, Egjipt, Rumani, Bullgari e vende tė tjera. Ky shkrim bėn fjalė pėr diasporėn shqiptare nė SHBA, e cila ka njė histori mbi njėqindvjeēare. Ajo ka dhėnė njė kontribut tė dukshėm nė vetė fatin e Shqipėrisė dhe mbarė hapėsirės shqiptare. Aty lindėn dhe u ngjizėn lėvizje tė fuqishme atdhetare dhe dolėn shtetarė tė mėdhenj dhe shkrimtarė tė shquar si Fan Stilian Noli, Faik Konica dhe njė plejadė atdhetarėsh tė tjerė tė zjarrtė. Qysh nė fillimet e shekullit tė kaluar, diaspora shqiptare nė SHBA, u bė mbėshtetja kryesore pėr lėvizjet, pėrpjekjet dhe luftėrat e shqiptarėve kundėr Turqve tė Rinj (xhonturqve) pėr “mėvetėsinė” e Shqipėrisė, qė u kurorėzuan me ngritjen e flamurit shqiptar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė nga diplomati i ndritur dhe atdhetari i madh Ismail Qemali, duke e shpallur Shqipėrinė shtet tė pavarur. Ėshtė mjaft domethėnės fakti qė organizata panshqiptare “Vatra”, themeluar nė ato vite nga Fan Noli, u bė pėrkrahėse e zjarrtė e shtetit tė ri e tė pavarur shqiptar. Veprimtaria atdhetare e “Vatrės” nė vitet 1912-1924 ėshtė mjaft e gjallė. Diaspora shqiptare me Fan Nolin nė krye dha njė kontribut tė dorės sė parė nė qėndrimin e presidentit amerikan Uilson (Woodrow Wilson) nė Konferencėn e Paqes nė Paris mė 1921, qė vulosi pavarėsinė dhe integritetin e shtetit shqiptar, tė rrezikuar nga shtetet fqinje shovinistė Greqi, Serbi dhe Itali. Nė vitet e vėshtira tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, diaspora shqiptare ishte pranė halleve dhe sfidave tė shumta tė Shqipėrisė dhe mbarė hapėsirės shqiptare. Komuniteti shqiptar i Amerikės ndriti si forcė kryesore nė pėrkrahje tė popullit shqiptar tė Kosovės nė pėrpjekjet dhe luftėn kundėr pushtimit ushtarak serb. Shqiptarėt atdhetarė, me anė demonstratash, manifestimesh, kontaktesh me kongresmenėt dhe senatorėt amerikanė, e deri nė Shtėpinė Bardhė, i bėnė tė njohura gjendjen dhe aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės. Mė 1999-ėn, krahas ndihmave me parą dhe me armė, nė Kosovė shkoi batalioni “Atlantiku”, qė luftoi krah pėr krah me motrat dhe vėllezėrit kosovarė.
    ***
    Ndryshimet thelbėsore demokratike nė Shqipėri mė 1990-ėn dhe dėbimi i pushtuesve serbė nga Kosova mė 1999-ėn, sollėn ndryshime cilėsore edhe nė diasporė. Tė ardhurit rishtas nga e gjithė hapėsira shqiptare, shumica janė tė shkolluar dhe tė etur pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re nė Amerikė. diaspora e rilindur ka fituar tipare tė reja shoqėrore-arsimore-kulturore. Ka pėrpjekje pėr njė veprimtari tė qėndrueshme arsimore-kulturore jo vetėm nė Nju Jork, por edhe nė Boston, Miēigan, Filadelfia, Dallas e gjetkė. Shoqatat e shumta dhe me emra tė ndryshėm, krahas ruajtjes sė frymės sė grupimit etnografik, synojnė edhe aktivitete kombėtare si, festimi i pavarėsisė dhe i festave tė tjera kombėtare. Disa prej tyre kanė hapur edhe klasa pėr mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt qė kanė lindur kėtu nga familjet emigrante shqiptare.
    ***
    Njohja nga afėr dhe reale e kėsaj diaspore dėshmon se ajo ka sfida, tė cilat Shqipėria dhe Kosova duhet t’i njohin dhe tė ndihmojnė nė kapėrcimin e tyre. Pėr kėtė kėrkohet qė tė ndryshojė pėrfytyrimi dhe koncepti folklorik pėr vetė diasporėn ose, thėnė ndryshe, koncepti tradicional i shek XIX, qė e shikonte diasporėn thjesht vetėm nė kėndin mė tė ngushtė ekonomik. Ky koncept folklorik-tradicional mbahet ende gjallė edhe nga fakti se, pėrfaqėsitė diplomatike tė Shqipėrisė nė Uashington dhe nė Nju Jork kanė qenė dhe janė pothuajse tė paafta pėr tė ndėrmarrė studime ose vėzhgime bashkėkohore pėr gjendjen reale tė diasporės sot. Kėta diplomatė e kanė ngushtuar rrezen e njohjes kryesisht tek piceritė ose restorantet e kategorive tė dyta dhe tė treta tė shqiptarėve. Ata aspak ose tepėr rrallė i sheh nėpėr pėrurimet ose veprimtaritė kulturore-shkencore-arsimore tė komunitetit tė shqiptarėve nė Amerikė. Ata pothuajse nuk kanė kontakte dhe nuk takojnė kurrė intelektualėt e diasporės dhe njerėzit e artit e tė kulturės qė kanė ardhur nga hapėsira shqiptare nė Amerikė kėta dhjetėvjeēarėt e fundit. Nga ana tjetėr ndodh qė delegacionet e ndryshme shtetėrore ose partiake, qė vijnė kryesisht nė prag fushatash tė zgjedhjeve parlamentare ose partiake nga Kosova ose nga Shqipėria, mblidhen dhe takohen me njerėzit e restoranteve, picerive ose me kujdestarė ndėrtesash. Kėshtu, nga takimi dhe biseda me kėta shqiptarė, kėto delegacione nuk mėsojnė ndonjė gjė me peshė dhe konkrete pėr diasporėn nė tėrėsi. Pra, rrethi ėshtė i mbyllur. Vijnė e ikin dhe kėta shtetarė ose partiakė pasionantė nuk marrin vesh as nuk kuptojnė dot pulsin e vėrtetė tė kėsaj diaspore. Ndodh edhe njė fenomen tjetėr qė tregon mungesė serioziteti. “Delegacionet” nga diaspora, qė janė persona fare pak tė njohur ose me status tė vogėl intelektual e publik, nė masmedian shqiptare ose atė tė Kosovės, paraqiten si diva tė diasporės, qė premtojnė gjėra tė mėdha, por nuk bėjnė dot asgjė. Pra, edhe nė kėtė rast, palėt pritėse nė atdhe, nuk mund tė kuptojnė as hijen e halleve tė diasporės.
    Po cilat janė kėto veēori dhe cilat janė disa nga sfidat qė has sot diaspora shqiptare nė Amerikė? diaspora shqiptare ėshtė njė komunitet i fuqishėm demokratik dhe plot energji, qė ka tė drejtėn tė dėgjohet nė instancat mė tė larta tė shtetit shqiptar dhe atij tė Kosovės. Nė ligjin themelor, nė Kushtetutė, duhet tė bėhen ndryshime dhe tė pėrfshihet e drejta e votimit edhe pėr shqiptarėt nė emigracion dhe mbi tė gjitha t’u njihet e drejta qė tė kenė deputetėt e tyre. Kjo ėshtė kryesore, sepse lidh ligjėrisht shtetet mėmė me gjymtyrėt e veta tė larguara. Po pėrmend vetėm njė fakt: Kroacia ka 13 deputetė nga diaspora e vet. Disa shtete kanė madje edhe ministri tė diasporės. Nevoja e trajtimit sė problemeve jetike qė ka diaspora nuk mund tė zgjidhet vetėm me ngritje qendrash studimore, qoftė edhe me ndonjė institut pėr diasporėn, pa u krijuar sė pari kuadri i duhur ligjor pėr diasporėn. Pas vendosjes sė sistemit demokratik nė Shqipėri dhe mbas shpalljes sė shpejti edhe tė shtetit tė pavarur tė Kosovės, ėshtė mė se e natyrshme qė, nė pėrfaqėsitė diplomatike shqiptare apo kosovare nėpėr vende tė huaja, tė ketė edhe diplomatė nga diaspora. Dihet se kjo diasporė ka me dhjetėra shqiptarė me status tė lartė politik, kulturor, publik dhe arsimor qė do t’i bėnin nder kombit po tė emėroheshin nė kėto pėrfaqėsi. “Ne kemi vetėm njė dėshirė: me ndihmue sa ma tepėr kombin tonė” -mė kumtonte nė njė bisedė atdhetari i familjes sė njohur Bytyēi, zoti Sabit. “…kemi shumė pėrvojė, njohje dhe lidhje me instucionet amerikane, qė do tė lehtėsonin dhe shpejtonin bashkėpunimin me shtetin amė.” diaspora shqiptare ndeshet me ēėshtjen e ruajtjes sė identitetit tė vet kombėtar, tė gjuhės dhe traditave kombėtare nė gjirin e shoqėrisė multietnike amerikane, qė ka njė forcė dhe energji tė fuqishme asimiluese. Kombet e tjera e kanė zgjidhur ēėshtjen e ruajtjes sė identitetit duke ngritur njė sistem tė tėrė: shtėpi kulture, institucione arsimore, librari, teatro etnikė, etj. Komuniteti shqiptar ka pasur dhe ka veprimtarė, tė cilėt kanė bėrė dhe bėjnė pėrpjekje tė lavdėrueshme pėr ruajtjen e identitetit, por mundėsitė i kanė tė pakta. Mjafton tė pėrmendim se, as nė Nju Jork nuk ka ndonjė qendėr shqiptare, ndonjė dyqan ku tė shitej libri shqip, apo ndonjė sallė ku tė jepeshin programe artistike dhe kulturore shqiptare, ashtu siē kanė gjithė grupet e tjera etnike, duke pėrfshirė edhe fqinjėt tanė. Pėrpjekjet e intelektualėve vullnetmirė dhe aktivistėve atdhetarė nuk kanė mjaftuar pėr tė arritur kėto objektiva. Shteti i Shqipėrisė dhe ai i Kosovės duhet tė investojnė, tė ndihmojnė financiarisht pėr tė hedhur bazat e kėtyre institucioneve nė diasporė.

    ***
    Jeta publike dhe kulturore-artistike e diasporės funksionon nėpėrmjet shoqatave, tė cilat janė anemike dhe kryesisht janė ngritur mbi baza etnografike-krahinore. Shoqatomania ėshtė gėrshetuar shpesh edhe me partimaninė. Kjo bėn qė kėto shoqata dhe parti tė ngjajnė mė shumė me klube, qė mblidhen kryesisht pėr festėn e 28 nėntorit ose pėr tė pėrkujtuar ndonjė figurė tė krahinės sė vet. Ka munguar dhe mungon njė bashkėpunim midis kėtyre shoqatave, tė cilat shpesh edhe shpėrfillin njėra-tjetrėn.
    Po sjell njė fakt nga kohėt e fundit. Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane bashkė me teatrin shqiptar nė Amerikė, organizuan njė mbrėmje kulturore me rastin e 70-vjetorit tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare nė mjediset e lokalit tė Bruno Selimit nė Manhatan. Pjesėmarrėsit ishin intelektualė, artistė, biznesmenė, shkrimtarė etj. Mbrėmja pati jehonė tė mirė dhe u pėrshėndet si njė arritje e komunitetit tonė. Pas disa javėve, me rastin e ardhjes sė shkrimtarit Ismail Kadare nė universitetin e njohur tė Kolumbias nė Nju Jork pėr tė mbajtur njė temė akademike, njė shoqatė me emrin “Kėshilli shqiptaro-amerikan” organizoi njė mbrėmje pėr t’i dhėnė njė ēmim shkrimtarit tė njohur. Po tė bashkėpunohej edhe me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe institucionet e lart-pėrmendura, kjo ngjarje do tė kishte njė nivel mė tė mirė. diaspora shqiptare nė Amerikė mendjen dhe zemrėn e ka nė Shqipėri, nė Kosovė e nė mbarė hapėsirėn shqiptare, por edhe kėto nga ana e tyre tė mos e lėnė diasporėn tė harruar dhe tė mos kujtohen pėr tė vetėm nė prag fushatash elektorale parlamentare ose zgjedhjesh partiake. Nė pėrfundim mund tė thuhet se nė shekullin XXI vetė jeta dhe ekzistenca e diasporės duhet tė shikohet nė kėndin e njė koncepti bashkėkohor integrues me kombin tonė.

    21/07/2006
    KATEGORIA: Analiza.SHEKULLI.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •