Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Si Enver Hoxha aplikoi luften e klasave ne familjen e tij

    Flamur Karagjozit, 83-vjeēari nga Gjirokastra, tregon se cilat ishin lidhjet mes familjeve tė dėgjuara tė qytetit dhe si ka njohur ai Halilin dhe Gjylen, prindėrit e Enverit

    “Si u goditėn nga diktatura familjet gjirokastrite, kushėrinjtė dhe miqtė e Enver Hoxhės”

    Luan Kondi

    Flamur Karagjozi pret tė festojė 83-vjetorin e lindjes, ndėrsa kujtesėn e ka tė freskėt si rrallėkush nga moshatarėt e tij, ndaj dhe nuk e ka tė vėshtirė tė tregojė jetėn qė nga fėmijėria e deri nė ditėt e sotme. Ai jeton nė apartamentin e njė pallati pesėkatėsh nė rrugėn “Myslym Shyri”, pranė ish-kinema “Dajti”.

    Flamuri ėshtė njeri i pėrzemėrt e tė pret nė shtėpinė e tij sipas zakonit. Orenditė shtėpiake, janė ato qė ka pasur kėtu e 30 vjet mė parė. Familja e Flamurit, edhe pse ka origjinė tė pasur, jeton si pjesa mė e madhe e shqiptarėve. Megjithatė, nė shtėpinė e tij duket dora e nikoqires, gruas gjirokastrite. Nė bisedė tė thotė se ka shumė prona nė Gjirokastėr, por ende nuk i ka marrė, madje ka pak shpresa pėr t“i parė ato edhe njė herė nė zotėrim. Ka qenė antifashist dhe ka marrė pjesė aktive nė Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare. Megjithatė biografia e pasanikut, pėrfaqėsuesit tė klasės sė pasur, e ka ndjekur gjithė jetėn. Eshtė i shkolluar dhe nė atė kohė ka mbaruar shkollėn teknike nė Gjirokastėr. Flamur Karagjozi ishte njė aktivist i lėvizjes dhe pėr veprimtarinė e tij dhe ėshtė arrestuar disa herė nga pushtuesit. Ai ėshtė pinjoll i njė fisi tė njohur nė qytetin e Gjirokastrės, gjė pėr tė cilėn thotė se e ka pėr nder. Ajo qė tė bėnė pėrshtypje nė intervistėn e Flamur Karagjozit, kushėririt tė Enver Hoxhės, ėshtė dėshmia e tij rreth lidhjeve mes fiseve mė tė dėgjuara tė qytetit tė gurtė. Kush janė lidhjet e Karagjozatėve me Selfot, Hoxhatėt, Kokalarėt dhe pėrse nuk duhet qė gjirokastritėt tė sulmonin njeri-tjetrin? Si vijoi jeta e fiseve mė tė dėgjuara tė qytetit tė tij nė pushtetin e Enver Hoxhės? Ēfarė nuk i fal Flamuri kushėririt diktator? Si i persekutoi dhe i rrėnoi gjatė njė jete tė tėrė lufta e klasave Karagjozatėt, Selfot dhe Kokalarėt ? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė vijim, nė intervistėn e Flamur Karagjozit.

    Vini nga njė fis tejet i njohur nė Gjirokastėr, Kokalarėt. Cilat kanė qenė lidhjet tuaja me fise tė tjerė nė atė qytet?
    Kemi pasur lidhje familjare dhe krushqi me mė tepėr se 25 fise nė Gjirokastėr. Ndėr ta mund tė radhis lidhjet e Karagjozatėve me Kokalarėt, madje unė jam nip i tyre. Por kemi lidhje edhe me fisin Hoxha. Jam kushėri me Ēabejtė, Topullarėt, Hasanajt, Hadėrajt, Xhaxhiajt, Selfot, Ēoēolajt, e shumė e shumė tė tjerė. Dihet qė gjirokastritėt kanė qenė gjithnjė tė lidhur me njėri-tjetrin dhe krushqitė i bėnin brenda pėr brenda qytetit. Do t“ju tregoj se me Xhaxhiajt na lidh njė krushqi. Motra ime ėshtė martuar nė atė derė. Me Selfot kuptohet krushqi, nėpėrmjet hallės. Shtėpia ku kam jetuar ka qenė nė Dunavatin e Parė, fqinjė kemi patur fisin Topulli, pėr tė cilin thonė se janė ndarė nga njė zjarr me ne. E tregojnė edhe si histori se dy vėllezėr tė fisit tonė, vėllezėrit e Ēerēizit, i kanė kapur dhe torturuar grekėt, por, megjithatė, ata nuk u thyen, u rezistuan edhe kėta tė fundit u thanė stoikė, Topullos. Qė atėherė mbiemri i tyre u shndėrrua pėr nder tė kėsaj qėndrese nga Karagjozi nė Topulli.

    Le tė ndalemi pak te lidhjet tuaja me Kokalarėt…
    Kokalarėt banonin nė krah tė shtėpisė sė Enver Hoxhės. Jam nip te Kokalarėt, pasi nėna ime ishte vajzė nga ai fis, vajzė e Shefqet Kokalarit. Dajat e mi kanė qenė Abdurrahimi, Syrjai, Bedriu dhe Qazim Kokalari. Dihen ato qė iu ndodhėn kėtij fisi tė dėgjuar. Nė vitin 1944, u pushkatua Syrja Kokalari dhe dy kushėrinjtė e tij, Veseli dhe Mumtazi. Syrjai ka qenė rrobaqepės ushtarak, ndėrsa dy tė tjerėt, njėri ka qenė noter dhe tjetri ka pasur librarinė “Venus” nė Tiranėn e asaj kohe. Edhe sot e kėsaj dite nuk dihet se kush i ekzekutoi dhe pėrse e bėri njė gjė tė tillė. Kėta ishin njerėz me influencė nė kryeqytet. Thonė se kėta i ka pushkatuar Balli pėr t“ia lėnė “kopilin” nė derė forcave partizane dhe tė tjerė thonė se i kanė vrarė patizanėt, hajde e merre vesh kėtė punė. Megjithatė, Musine Kokalari, motra e Veselit dhe Mumtazit, qė kishte dhe meshaxherinė e parė nė Shqipėri, pas ēlirimit u internua pėr shkakun e mėsipėrm nė zonėn e Mirditės, derisa vdiq. Ajo kishte mbaruar institutin femėror “Nėna Mbretėreshė”, pra tė njėjtėn shkollė qė kanė bėrė Nexhmije Hoxha dhe shumė vajza tė tjera, qė mė pas do tė ishin gra tė udhėheqėsve komunistė.

    A kanė Karagjozatėt lidhje me fisin Hoxha, tė Enverit, qė do tė arrinte tė ishte i pari i shtetit komunist pėr dekada tė tėra?
    Gjyshja ime ka pasur shtėpinė afėr fisit Hoxha, Zahos, kushėrirės sė Enverit, qė ishte dhe kushėrira e parė e saj. Kjo jo pėr koiēidencė, por ajo ishte nga ai fis edhe vetė, pasi quhej Hateme Bedri Hoxha. Ajo, edhe pse u martua nė fisin e Kokalarėve, shkoi tė jetojė nė shtėpinė e prindėrve. Kėshtu, kjo shtėpi mė vonė ju mbeti dajove tė mi. Unė edhe vetė e kam njohur Mulla Halilin, babanė e Enver Hoxhės. Ai ishte njeri shumė i mirė, dhe sa herė qė mė takonte mė pyeste pėr babanė dhe nėnėn. Madje, nuk mė hiqet nga mendja se kur mė vdiq im atė, babai i Enverit mė ka ardhur pėr ngushėllim kėtu nė Tiranė, pasi e kishte shok tė ngushtė tim at. E kam njohur edhe nėnėn e E.Hoxhės, teto Gjylon, ishte goxha grua, zonjė, dhe shumė e afruar me fisin e burrit tė saj. Ajo nuk linte rast pa shkuar nė gėzimet dhe hidhėrimet e njerėzve tė burrit. Nėse nuk do tė shkonte vetė, do tė dėrgonte njeri patjetėr. Pra, ajo i mbante dhe respektonte lidhjet familjare. Unė i mbaj mend nė dasma Mulla Halilin dhe teto Gylon. Ja pėr shembull kur u martua dajua im, Bedri Kokalari ata kanė qenė nė dasėm.

    E keni njohur Enver Hoxhėn?
    Po. Pėr herė tė parė e kam parė nė Gjirokastėr, kur sollėn pėr t“i varrosur eshtrat e Ēerēiz Topullit. Tė them tė drejtėn, nuk e njihnim Enverin. Ia kishim dėgjuar emrin si djalė i Mulla Halilit, por pėr fytyrė nuk e njihnim. Atėherė isha nė moshė shkollore dhe fytyra e Enverit ishte e paparė nė Gjirokastėr. Megjtihatė, ai binte nė sy pėr trupin e madh. Kjo na bėri qė tė pyesnim se kush ishte personi qė shihnim, aty pėr aty njė person, qė e njihte, na tha se ishte djali i Mulla Halilit. Ai mbajti edhe fjalimin pėr nder tė kthimit nė atdhe tė eshtrave tė Ēerēizit. Mė vonė, ai u bė i njohur si figurė shtetėrore, nuk mė ka rastisur ta takoj nga afėr.

    Kishte fis tjetėr qė lidhej me Hoxhatėt?
    Po. Janė Selfot. Mė kujthet mirė qė motra e Xhevdet Selfos ishte gruaja e xhaxhait tė Enver Hoxhės, Hysenit. Selfot kishin dyqane nė disa qytete tė vendit si nė Gjirokastėr, Delvinė, Sarandė, Durrės e nė Tiranė. Fisi Selfo, si edhe tė tjerė fise tė dėgjuara, mbahej si fis tepėr bamirės. Ata ndihmonin tė varfrit dhe kanė martuar shumė fėmijė fukarenjsh, apo jetimė pa deklaruar se njė gjė tė tillė e kishin bėrė ata. Di qė Selfot kanė ndihmuar ekonomikisht edhe familjen e Enverit, nė Tiranė, kur ky i fundit kaloi nė ilegalitet. Nuk mund tė bėnin indiferentin, pasi ishin miq dhe Hysen Hoxha, nė atė kohė nuk mund ta ndihmonte familjen e tė vėllait. Kėshtu, hatėrin, si i thonė, e bėnė njerėzit e gruas sė tij, Selfot. Megjithatė dihet se si pėrfunduan Selfot. Tė gjithė tė rrėnuar jo vetėm ekonomikisht, por edhe shpirtėrisht, disa prej tyre u vranė dhe tė tjerėt u internuan dhe persekutuan njė jetė tė tėrė. Nuk e meritonin kėtė Selfot. Enverit nuk mund t“i falen dy gabime thelbėsore “lufta e klasave” dhe “kolektivizimi i bujqėsisė”.

    Pse thoni qė nuk i falen?
    Nuk marr pėrsipėr tė bėj analistin, por nuk mund tė rri pa thėnė se lufta e klasave mori nė qafė shumė njerėz tė ndershėm, qė s“ishte faji i tyre qė kishin lindur tė pasur, apo kishin vėnė pasuri. Megjithatė, kjo luftė u bė edhe me ata qė kishin qenė rrogtarė tė xhandarmėrisė apo administratės shtetėrore tė kohės sė Zogut. Mė kujtohet njė rast tipik, tė cilin nuk mund ta lė pa e treguar. Njė farė Shahin Guri, nga Pėrmeti, ka qenė postkomandant i xhandarmėrisė nė qytetin e Gjirokastrės nė vitet 1939-1942. E kam njohur atė nė kohėn kur porositi nė dyqanin tim, njė dyqan i vogėl, ku punoja mobilje, pajisjet pėr zyrėn e tij. Mbaj mend qė kur i ēova porosinė, mė tha qė t“i pastroja tavolinėn dhe doli jashtė. Nė kohėn qė ai doli, unė nisa tė fusja nė gji letėr shkrimi se na duhej pėr traktet. Megjithėse e kuptoi atė qė kisha bėrė nuk u ndie. Madje, nė fund pasi mbarova pastrimin e mobiljeve, qė kisha ndėrtuar vetė, mė pyeti se ē“nevojė kisha. Ai e dinte qė isha i lidhur me Lėvizjen. I thashė se na duhej letėr shkrimi dhe kopjativė. Atėherė tė gjitha njėsitė e shitjes nuk tė shisnin letėr pa autorizim nga xhandarmėria. Nxori shpejt lapės e letėr dhe plotėsoi autorizimin pėr tė marrė ato qė kėrkova. E pra, ai na ndihmoi. Por, ndihma e tij nuk mbaroi kėtu. Shumė herė, Shahini na ka njoftuar pėr kontrollet qė bėnte natėn xhandarmėria, apo dhe pėr ndėrrimin e bazave tė zbuluara nga agjentėt SIMI-t italianė. Shpesh ai mė prorosiste qė tė kisha shumė kujdes. Por ē“ndodhi mė pas kur u ēlirua Shqipėria. Menjėherė Shahinin e arrestuan nė Tiranė dhe e sollėn pėr gjykim nė Gjirokastėr, ku kishte pasur aktivitetin profesional si postkomandant i xhandarmėrisė atje. Nisėn t“i bėnin gjyq dhe hetues ishin Nebahet Bakiri dhe Hamza Makashi. Shahini kishte kėrkuar se mė mirė se kushdo atė e njihja unė dhe po tė kishte qenė kriminel ta vrisnin nė vend. Ėshtė e vėrtetė qė unė e njihja mirė, pasi bashkė i mbanim lidhjet. E takova dhe e salutova pėr t“i thėnė se do tė thosha vetėm tė vėrtetėn. Ju drejtova Nebahetit dhe i kujtova se si e kisha shoqėruar nga shtėpia ime nė njė bazė tjetėr, pasi kishin filluar kontrollet e bazave tė lėvizjes dhe nė plan ishte edhe vendstrehimi i saj. Ajo miratoi, i thashė edhe pėr tė tjera ndihma, qė na kishte dhėnė Shahini, kėshtu ai nuk u pushkatua se nuk duhej tė ndodhte kjo me tė, megjithatė biografia e ndoqi dhe e radhiti nė tė persekutuarit e regjimit.

    Thuhet se njė nga fisi Karagjozi e ka ndihmuar Enverin ndėrsa ai shkoi tė studionte nė Francė. A ju kujtohet kjo?
    Po. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe ai qė e ka ndihmuar Enverin ishte Qemal Karagjozi, kunati im. Megjithėse ai ka tė tjerė njerėz mė tė afėrt se unė, po them shkurt disa gjėra pėr tė, meqė mė pyetėt. Qemali ishte nirė nga ekonomia dhe jetonte mirė nė atė kohė. Ndryshe ndodhte me Enverin, i cili edhe familjen e kishte tė dobėt ekonomikisht, por dhe nuk i kishte mbėrritur edhe kontigjenti i bursės. Kėshtu, disa gjirokastritė, ku bėnte pjesė edhe Qemal Karagjozi, e morėn Enverin nė shtėpi dhe madje shkuan nė njė restorant nė Paris, qė, me sa di, e ka pasur njė shqiptar, dhe i thanė se ai do tė hante atje dhe shpenzimet do tė paguheshin nga Qemali. Kėtė bashkėpatriotėt, me nė krye Qemalin, e bėnė pėrreth 6 muaj. Pasi erdhi nga Franca, ku kishte studiuar pėr shkenca politike, Qemali u lidh me lėvizjen. Ai ishte anėtar i Qarkorit tė Gjirokastrės dhe merrej me punė propagandistike si pėrgjegjės krahinor nė zonat e Tepelenės, Kurveleshit, Delvinės Sarandės e deri nė Konispol. Kur u vra Myzafer Asqeriu, Qemali, i ngarkuar nga Qarkori, mbajti fjalimin pėrpara popullit tė Gjirokastrės, i cili po e pėrcillte me nderim heroin e tij. Ndėr tė tjera kur pa se nga Kordhoca, vendi ku ishin vendosur italianėt, po kalonin pėrpara kortezhit milicė ai tha: “Ja ēizmet e Hitlerit dhe tė Musolinit, qė do tė japin llogari pėr derdhjen e gjakut tė djemve tė Shqipėrisė”. Pas kėtij deklarimi Qemali u hodh nė ilegalitet deri nė kapitullimin e italianėve. Shtėpia e Qemalit, Tahir Kadaresė dhe Bedri Spahiut, tė tre drejtues tė Qarkut tė Gjirokastrės, janė djegur dhe prishur nga fashistėt.

    Po mė pas ē“ndodhi me tė?
    Mė kujtohet se, aty nga fundi i vitit 1943, erdhi nė Gjirokastėr Dushan Mugosha i shoqėruar nga Kristo Themelko. Ata kishin ardhur pėr njė mbledhje nė Nivan, tė Zagorisė. Biseduan pėr kėtė edhe me Qemalin qė nė atė kohė ishte i sėmurė dhe strehohej nė shtėpinė time. Tė tre, Qemali, Dushani dhe Kristoja shkuan nė Nivan. Atje Dushani hodhi idenė qė tė pritej me pushkė gjermani kudo. Por, kjo, sipas Qemalit, do tė thoshte tė ēfarrosej Shqipėria, pasi nuk kishte potenciale njerėzore dhe armatime e teknikė tė pėrballej me gjermanėt. Kėshtu ai vendosi t“i kundėrshtojė tė ardhurit nga qendra, tė cilėt deshėn qė tė pushkatohej nė vend, por nuk e lejoi tė ndodhte ekzekutimin Bedri Spahiu, qė e njihte mirė Qemalin, pasi ky kishte njė reputacion tė padiskutueshėm nė Gjirokastėr. Kėshtu u vendos qė ai tė shkarkohej nga tė gjitha detyrat qė mbante deri atėherė. Edhe mė pas jeta e tij do tė kishte tė tatėpjeta. Pas ēlirimit, Bedri Spahiu pėrsėri e mori tė punonte nė Tiranė dhe Qemali do tė ishte nė krah tė Nako Spirut pėr tė firmosur marrėveshjet ekonomike me Jugosllavionė. Gjatė gjithė kohės qė Koēi Xoxe ishte ministėr i Brendshėm, Qemali luftohej. Ishte njė pėrplasje e tij me Xoxen pas kthimit parakohe nga Beogradi, ku ishte me detyrė shtetėrore, qė solli edhe pasoja tė mėdha nė jetėn Qemalit, i cili vuajti deri sa vdiq….

    vijon nesėr


    Kush ėshtė Flamur Karagjozi

    Flamur Neshat Karagjozi u lind mė 28 nėntor tė vitit 1921 nė lagjen Dunavat tė Gjirokastrės. Shkollėn fillore dhe atė teknike i kreu nė qytetin e lindjes. Nė vitin 1942 Flamuri u angazhua nė Lėvizjen Nacional-Ēlirimtare nė fillim duke ndarė trakte dhe mė pas nė detyra konkrete agjitative dhe propagandistike. Pėr aktivitetin e tij antifashist, bie nė sy tė pushtuesit, i cili e arreston disa herė me radhė. Qė nga momenti qė arratiset nga xhandarmėria, ku gjendej i ndaluar, kalon nė ilegalitet dhe qėndroi nė stanin e Xhafo Kullės, deri nė kapitullimin e Italisė fashiste. Nė vitin 1943 largohet nga Gjirokastra nė fshatin Poliēan dhe mė pas Odriēan, tė Prėmetit, ku ishte vendosur edhe Shtabi i Pėrgjithshėm, e nga atje nė Opar, tė Korēės. Pas ēlirimit tė vendit u zgjodh delegat me 100 pėr qind tė votave nė Kongresin e Dytė tė Rinisė Antifashiste, qė zhvilloi punimet nė vitin 1945. Njė vit mė pas do tė ishte kryetar i reformės agrare nga Dropulli deri nė kufi me Tepelenėn. Po kėtė vit arrestohet nėn akuzėn: sabotator i Pushtetit Popullor lidhur me anglezėt, amerikanėt dhe grekėt, ndaj dhe dėnohet me 5 vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgu, Flamuri shkoi vullnetar nė hekurudhėn e parė tė vendit, Durrės-Rrogozhinė-Peqin. Mė pas do tė ishte teknik nė disa vepra tė pesėvjeēarėve. Sė fundi punoi nė Kombinatin “Josif Pashko”, derisa doli nė pension. Nga pas e ka ndjekur gjithnjė biografia e keqe, si ish-pasanik dhe me dajė tė pushkatuar.

    Nesėr do tė lexoni

    Si e ka njohur babai dhe motra ime Enver Hoxhėn
    Takimet me Bedri Spahiun, Omer Nishanin, Enver Hoxhėn, Nako Spirun, Alqi Kondin dhe drejtues tė tjerė tė lėvizjes komuniste
    Aktiviteti i Flamur Karagjozit nė Gjirokastėr dhe si u mbijetoi arrestimeve dhe burgosjeve nga fashistėt
    Skenari i Sigurimit tė Shtetit pėr ta dėnuar Flamurin nė vitin 1946 dhe mė vonė

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Flamur Karagjozi, pjesėtari i njė prej fiseve mė tė dėgjuara tė Gjirokastrės, zbardh njohjet e tij me personalitete tė LANĒ-it dhe pushtetit komunist

    Pinjolli i Karagjozėve: Si e trajtoi Enver Hoxha familjen time pas luftės

    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Flamur Karagjozi, nė numrin e parė tė intervistės sė tij, tregoi lidhjet mes fiseve mė tė dėgjuara tė Gjirokastrės dhe arsyet pėrse nuk duhet qė kėta tė kishin pėsuar atė persekutim tė llahtarshėm. Pra, ai shpjegoi se kushėrinj e miq tė Hoxhatėve pėrfunduan shumė keq nė regjimin e Enverit, pinjollit tė kėtij fisi.

    83-vjeēari sqaroi edhe lidhjet qė kishte me Kokalarėt, Hoxhatėt, Topullarėt dhe tė tjerė fise tė dėgjuara, ku ndėr tė goditurit nga sistemi komunist Kokalarėt, Karagjozatėt, Selfatėt e tė tjerė kishin disa tė pushkatuar. Rrallė kush nga ata pėrfaqėsues tė shtresės sė pasur, bashkėqytetarė, miq dhe kushėrinj tė Enverit, qė e kishin ndihmuar atė nė momentet mė tė vėshtira, kishte mundur tė shpėtonte “pa u lagur” nga goditja e pėrqėndruar e luftės sė klasave, pjella mė monstruoze e diktatorit stalinist. Nė numrin e dytė tė intervistės, Flamuri shpjegon se si Enveri bėri tė paditurin dhe e pyet Qemal Karagjozin se si ishte me “parti”. Cilat ishin njohjet qė nė kohėn e luftės me Spiro Moisiun, Nako Spirun, Omer Nishanin, Bedri Spahiun, Alqi Kondin dhe tė tjerė personalitete tė LANĒ-it? Takimi i Enverit me babanė e Flamurit, Neshat Karagjozin, nė Qafė Pazar. Ēfarė i tha “Pashai” Enverit, pėr t“i uruar edhe ngritjen nė sferėn mė tė lartė tė shtetit komunist? Si arriti motra e Flamurit tė ishte cicerone e mirėmbajtėse e dekorit nė shtėpinė muze tė Hoxhės dhe Topollarėve? Aktivizimi i Flamurit nė propagandėn komuniste edhe nė radhėt e xhandarmėrisė, milicisė dhe ushtrisė dhe arrestimi i shpeshtė i tij nga pushtuesit. Me kė i mbante lidhjet dhe kush ishin bashkėpunėtorėt e Karagjozit nė veprimtarinė antifashiste? Kush e ndihmoi tė dilte nga burgu dhe pėrse jeta e tij u bė e vėshtirė nė vitet e mėpastajme? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve gjejini nė vijim, nė intervistėn e Flamur Karagjozit.

    Enveri, ish-shok i Qemal Karagjozit, ėshtė interesuar ndonjėherė pėr tė?
    Nė Komitetin Qendror, Enver Hoxha takon njėherė Ferdi Karagjozin, kushėririn tim dhe e pyet se ē“bėnte Qemal Karagjozi, ai i shpjegon Enverit se nuk kishte dijeni pėr tė. “E di qė Qemali ėshtė i sėmurė dhe po tė jap numrin e telefonit dhe kur tė jetė mirė tė mė marrė nė telefon dhe tė vijė e tė mė takojė”, i thotė Enveri Ferdiut. Ky, kėtė bisedė, shkon e ja thotė Qemalit. Enveri dėrgon njė ditė makinėn e tij dhe e pretė nė audiencėn e tij. Sa e pa e pyet se si ishte katandisur kėshtu. Qemali i sqaron se nuk ishte mirė ekonomikisht, pasi ishte nė pension dhe me tė ushqeheshin katėr vetė. Gruaja ishte e papunė, pasi kishte dy fėmijė tė vegjėl dhe po ashtu kujdesej edhe pėr tė, qė vuante nga zemra. Mė pas, Hoxha e pyet se si ishte “me parti”. Atėherė Qemali u habit, qė bashkėbiseduesi nuk e dinte qė atė e kishin pėrjashtuar nga partia. Bile habitej se pėrse kėtė nuk ia kishin thėnė Haki Toska dhe Bedri Spahiu. E vetmja kėrkesė, qė i bėri Qemali ish-shokut tė tij, Enverit, ishte qė ta ndihmonte tė shkonte jashtė shtetit pėr tė nxjerrė merakun e sėmundjes sė zemrės. E kėshtu u bė, shkoi nė Bashkimin Sovjetik, por edhe atje nuk u bė operacion, pasi rusėt ende nuk ishin tė gatshėm tė ndėrhynin nė zemėr. Shoqėrimin e Qemalit pėr nė Moskė e bėri doktor Fejzi Hoxha. Edhe pse me mjekėt sovjetikė e kishte lėnė qė tė vinte edhe njė herė tė dytė pėr operacion atje, Qemali nuk mundi tė shkonte, pasi ndėrroi jetė.

    U lidhėt me lėvizjen nė vitin 1942. Si erdhi organizimi juaj nė frontin antifashist?
    Nė atė kohė bėhej zgjedhja e elementit mė aktiv. Mua pesonalisht mė ka futur nė kėtė lėvizje Muhamet Bakiri nė grupin e rinisė antifashiste. Nė kėtė grup bėnin pjesė edhe Astrit Karagjozi, Bashkim Alite, Jaup e Zylfo Dabulla, dhe disa tė tjerė. Grupi kishte 6-7 anėtarė. Kur e arrestuan Muhametin, drejtimin e grupit e mori Telo Mezini e mė pas Tare Ēelua. Mund tė them se nė shtėpinė e tezes sime, nėnės sė Muhamet Hasanit, vepronte qarkori i Gjiroksatrės. Bile nė atė shtėpi kam pėrgatitur me duart e mia dhe me ndihmėn e njė tjetėr mobilieri, qė quhej Jorgo Vasi, njė vendet e fshehta pėr shaptilografin, me tė cilin pėrgatisnim traktet. Mė kujtohet fillimi i punės pėr ndarjen e trakteve. Mė thėrret Qibrie Ciu, me tė cilėn i kishim shtėpitė pėrkarshi. Ajo ishte sekretare e qarkorit tė rinisė nė atė kohė. Qibria mė dha traktet dhe mė instruktoi se ku duhet t“i ndaja traktet. Herėn e parė i shpėrndava shumė shpejt dhe pėr kėtė ajo mė kritikoi, pasi kėshtu fashistėt do tė merrnin masa pėr bllokimin e tyre nė zona tė tjera, duke rrezikuar kėshtu edhe shokėt e tjerė qė merreshin me kėtė punė. Mė pas, mė ngarkuan si detyrė tė merresha me propagandė antifashiste edhe nė radhėt e milicisė. Pėrballė dyqanit tim ishte njė rrobaqepės, tek i cili vinin dhe ndreqnin uniformėn xhandarėt. Unė nisa tė bisedoja me ta, pasi dhe detyrat ishin tė qarta tė tėrhiqnin nė krahun tonė antifashistė sa mė shumė njerėz edhe nga radhėt e ushtrisė, xhandarmėrisė dhe milicia. Kėshtu ka qenė edhe rasti i Fadil Meleqit, i cili iku nga milicia dhe u hodh nė ilegalitet, pėr t“u lidhur mė pas me batalionin “Ēamėria”, pasi ishte nga Konispoli. Ka pasur edhe shumė raste tė tjera. Nė atė kohė mendonim se shumė nga kėta njerėz ishin futur nė kėto organizma pėr t“iu shmangur ushtrisė dhe tė merrnin rrogėn, pėr tė mbajtur frymėn gjallė. Me punėn e agjitatorėve tė Qarkorit tė Gjirokastrės u arrit qė policia tė ishte tėrėsisht me lėvizjen, por edhe tė shkėputeshin edhe shumė njerėz nga milicia e xhandarmėria.

    Jeni arrestuar disa herė apo jo?
    Po. Pėr herė tė parė u arrestova nė vitin 1942. Ndėnja rreth tre muaj nė burg dhe mė pas mė liruan, falė ndėrhyrjes sė disa miqve tė babait, qė nė atė kohė kishin detyra dhe funksione nė Gjirokastėr. Do tė vijonin dhe tre arrestime tė tjera, ku ndodhi si edhe nė rastin e parė. Herėn e pestė, ndėrsa mė mbanin nė xhandarmėri dhe mė pas, kolonel Murgja, oficer i zbulimit italian, mė njohu qė isha arrestuar dhe herė tė tjera vendosėn tė mė ēojnė diku. Ndėrkohė kishte ndodhur qė Petrit Gega, ish- farmacist nė Gjirokastėr, ishte arrestuar dhe ekzekutuar nga fashistėt nė Libohovė. Mendova se tė njėjtėn gjė do tė bėnin edhe me mua dhe kėshtu vendosa tė arratisesha. Shfrytėzova neglizhencėne e shėrbimit tė xhandarmėrisė dhe shpėrqėndrimin e vėmendjes sė dy xhandarėve, qė do tė me shoqėronin, dhe lashė xhupin nė dhomėn e ndalimit, hoqa dhe syzet dhe u largova pa njė pa dy nga xhandarmėria. Nė kėtė kohė u dha alarmi dhe kur ndodhesha rrugės nė drejtim tė Lazaratit, nė lagjen Pllakė dhe mė pas nė atė Cfakė, njė mitroloz italian nga kalaja shtinte me breshėri tė zgjatura mbi mua. Shpėtova falė vetėm fatit tim. Mė pas, i lodhur dola nė teqenė e Baba Selimit dhe aty njė dervish i asaj teqeje mė orientoi tė dilja nė Lazarat. Nė afėrsi tė atij fshati, i raskapitur, rashė pa ndjenja. Ashtu mė gjetėn dy ēobenė tė Lazaratit, qė ishin djemtė e Bido Bashės, mė shpunė nė shtėpinė e kėtij tė fundit. Mė pėrmendėn dhe ushqyen dhe mė pas, pėr arsye sigurie, pasi nė fshat kishte ballistė qė bėnin mbledhje nė teqenė e fshatit, Bido Basha mė dha koburen dhe gjerdanin e tij dhe mė tha tė nisesha pėr nė stanin e Xhafo Kullės. Atje ndenja derisa kapitulloi Italia fashiste.

    E keni njohur Badri Sahiun?
    Po. Madje kam pasur pėrshtypje tė mira pėr tė. Ai ishte njeri shumė i pėrgatitur. E shihnim kur vinte me leje nga Tiranė pėr tė parė prindėrit e tij, pasi ishte oficer. Kishim dėgjuar pėr revoltėn e oficerėve tė Gardės sė Zogut qė deshėn tė godisnin me top pallatin mbretėror dhe pėr kėtė arsye tė gjithė kryengritėsit u larguan nga detyrat qė mbanin nė atė ushtri. Bedriu pas kėsaj vjen nė Gjirokastėr tė punojė axhent nė axhencinė e mjeteve tė transportit Gjirokastėr-Sarandė e Delvinė, pėr tė mbajtur familjen. Mė kujtohet se njė herė unė dhe Reiz Ēani urdhėrohemi nga Qibrie Ciu, qė tė zmadhonim fotografinė e Leninit dhe Stalinit, sepse do tė bėhej mbledhje nė Nivan tė Zagorisė, ku morėn pjesė edhe Dushan Mugosha e Kristo Themelko, si tė deleguar nga lart. Qibria na tha se pėrpara se t“ia dorėzonim asaj fotot duhet t“i shikonte edhe “Kaēatorri”, ky ishte pseudonimi i Bedri Spahiut. Ajo na tregoi edhe bazėn ku qėndronte si ilegal Bedriu, shtėpinė e Taip Tauzit. I rashė derės dhe doli tė ma hapte atė nėna e Fuat Tauzit. Ajo mė pyeti se ē“kėrkoja dhe nuk e priste qė tė thosha pseudonimin e Bedri Spahiut. I thashė se duhet tė takohesha patjetėr me tė, prandaj duhet ta njoftonte edhe emrin tim. Bedriu mė priti dhe kur pa fotografitė me uroj pėr punėn e mirė qė kishim bėrė. Mė pas, fotot ja ēova Qibrie Ciut, e cila mė pas i dėrgoi pėr nė mbledhjen e Nivanit. Pas ēlirimit, ka pasur rastin tė takohem pėrsėri me Bedriun. Ishte hapur njė ekspozitė e njė piktori polak me pejzazhe nga Gjirokastra dhe unė si i pasionuar pas pikturės shkova ta shoh kėtė ekspozitė. Aty qėlloi qė erdhi edhe Bedriu, unė nuk doja qė ta takoja, pasi mendoja se kishte mėsuar pėr peripecitė e dėnimit tim. Ai mė pa dhe mė thirri nga larg. Ndalova dhe mora rrugėn drejt vendit ku ndodhej ai. Mė pyeti pėr shėndetin, prindėrit dhe mė tha tė shkuara, pėr atė qė mė kishte ndodhur. Gjithashtu, mė porositi qė tė punoja ashtu siē kisha punuar. Pra, ai ishte nė dijeni tė tė gjitha atyre qė mė kishin ndodhur dhe mė bėri pėrshtypje kėshilla e tij.

    Si vijoi aktiviteti juaj mė pas?
    Sapo u lirova nga burgosja e shtatė, mė ngarkojnė si detyrė tė merresha me propagandė nė zonat e ēliruara nėpėrmjet teatrit dhe grupit artistik. Kėshtu sė bashku me Orest Tolėn shkuam nė fshatin Poliēan, tė Gjirokastrės. Pas disa ditėsh punė me grupin e teatrit, na thanė se duhet tė niseshim pėr nė Pėrmet dhe atje do tė takonim, pėr tė marrė tė tjera detyra propagandistike, Taqo Lamanin. Ēdo gjė atėherė bėhej nė konspiracion tė plotė. Kėshtu bėmė. Shkuam dhe takuam Taqo Lamanin, i cili na tha se duhet tė niseshim pėr nė Odriēan, njė fshat i largėt, qė nuk kishte mundur tė hynte as gjermani. Dy banorė tė atij fshati na ndihmuan tė shkonim nė Odriēan, ku ishte dhe Shtabi i Pėrgjithshėm i LANĒ-it. Sapo mbėrritėm, ramė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė mė Nako Spirun dhe Alqi Kondin. Kėta u kujdesėn qė tė merrnim veten nga rruga e gjatė dhe tė ngroheshim, pasi kishim ftohtė, hėngrėm dhe ushqim. Mė kujtohet qė ishte fund vjeshte. Qėndruam aty pėr ditė tė tėra. Kur u ēlirua Gjirokastra, i thashė Alqi Kondit qė tė mė jepte leje tė kthehesha nė shtėpi, pasi isha nė merak pėr dy pleqtė, tė cilėt kisha kohė qė nuk dija ishin apo s“ishin gjallė. Kisha qenė nė burg dhe nga burgu drejt e nė detyra. Kisha dhe njė tjetėr vėshtirėsi, pasi si i dobėt fizikisht dhe ngaqė nuk shihja dhe mirė nga sytė, nuk mund tė shkoja nė Lavdar tė Korēės, ku do tė shkonte Shtabi i Pargjithshėm. Alqi e mirėpriti kėrkesėn time dhe mė tha qė bėja mirė tė shkoja, pasi nė Gjirokastėr kishte atėherė edhe mungesė kuadrosh.

    U takuat me tė tjerė personalitete tė luftės pėr sa kohė qėndruat nė Odriēan me Shtabin e Pėrgjithshėm tė LANĒ-it?
    Pėrveē Enver Hoxhės, i cili nuk vinte tė hante ushqim nė mensėn e krijuar enkas pėr kėtė punė, me tė tjerėt jam takuar. Nuk mund tė harroj se unė dhe shoku tjetėr, Oresti ishim mė tė vegjėl se tė tjerėt dhe na vinte turp tė shkonim nė mensė me tė tjerėt. Na dhanė tollona pėr tė ngrėnė dhe ne tė dy shkonim para tyre. Njė ditė na shikojnė Omer Nishani dhe Spiro Moisiu dhe u bėmė pėrshtypje. Omeri mė pyet se nga ishim dhe u befasua kur i thanė se ishim gjirokastritė. “Tė kujt jeni”, na pyeti pėrsėri Omeri. Unė i thashė se isha djali i Neshet Karagjozit. “I Pashait”, tha ai mė pas duke buzėqeshur. Pohova dhe nisi pastaj tė pyeste qė pinte apo jo akoma, se babai mbahej si njeri qė e pėlqente ujin e bekuar. Po ashtu mė porositi t“i bėja tė fala tim eti. Mė pas pyeti edhe Orestin, shokun tim. Kur ai i tha se ishte djalė i Foto Tolės, ai vijoi tė thoshte me shaka se xha Fotoja i bėnte ēyrekėt e mėdhenj dhe tė shijshėm. Mė pas, nė vitin 1946, kur mė burgosėn me njė akuzė absurde, babai im i shkroi Omer Nishanit dhe Bedri Spahiut qė tė ndėrhynin pėr tė mė nxjerrė nga burgu dhe ata mė ndihmuan.

    A ka ndonjė gjė tjetėr qė kujtoni nga takime me njerėz me pushtet nė atė kohė?
    Mė ka mbetur nė mendje vizita e Enver Hoxhės nė Gjirokastėr, aty nga viti 1947. Ai u ngjit rrugės pėr nė Qafė Pazar dhe ngaqė ishte i rrethuar nga shumė njerėz nuk e pa babanė tim, qė ishte ulur dhe pinte i vetėm nė njė nga tavolinat e kafenesė nė atė zonė. Kur Hoxha ndodhej pak mė tutje, atje e pa qartė portretin e tim eti dhe u kthye pėr ta takuar. “Si je Pasha”, i tha Enveri. Pasha ishte emri me tė cilin e thėrrisnin gjirokastritėt tim at. Kjo i bėri pėrshtypje drejtuesit lokal, i cili mė duket se ishte nga Shkodra. Ai nuk vonoi ta pyeste Enverin se si kishte mundėsi qė ta quanin kėshtu. Enveri qeshi dhe e sqaroi bashkėbiseduesin se kėshtu e kishte quajtur populli i Gjirokastrės dhe se ata nuk mund ta ndalonin pėrdorimin e kėtij emri popullor. Nė fakt, babai e njihte Enverin, dihet ka qenė shok me babanė e tij, Mulla Halilin, por nuk donte t“ia dinte pėr politikė. Mė kujtohet mirė se kur u takuan, babai nuk ngurroi ta porosiste Enverin se rrugėn qė kishte nisur ta ēonte me nder deri nė fund. Kaq ishte takimi i shkurtėr i tim eti me Enver Hoxhėn.

    Si e shpjegoni faktin qė motra juaj ishte mirėmbajtėsja e dekorit tė shtėpisė muze tė Enver Hoxhės?
    Kur u vendos tė bėhej muze shtėpia e Enver Hoxhės, kėrkonin gra qė ta mirėmbanin atė sipas traditės alla gjirokastrite. Njė nga ato ishte dhe motra ime. Kur vajtėn motrat e Enverit nė Gjirokastėr tė vizitonin dhe shtėpinė e tyre muze, Sanija, Fahrija dhe Haxhua, panė dhe u bėri pėrshtypje puna e motrės sime. Kėto shkuan pasi mė pas do tė vinte Enveri nė Gjirokastėr. Motrat e Enverit e pyetėn time motėr se e kujt ishte. Sapo ajo i tha emrin e nėnės, Haxhua, motra e madhe e Enverit, qė ishte dhe shoqe e ngushtė me nėnėn time, reagoi dhe i tha menjėherė emrin motrės. Kur e vizitoi Gjirokastrėn, Enveri e kėrkoi motrėn dhe madje me tė ka bėrė edhe fotografi pranė portės sė shtėpisė sė tij. Ime motėr ishte pėrgjegjėse e dekorit tė shtėpisė muze, madje edhe nė atė tė Ēerēiz Topullit, e punoi atje deri sa doli nė pension...

    vijon nesėr


    Nesėr do tė lexoni

    Arrestimi dhe loja e sigurimit pėr ta burgosur pinjollin e Karagjozatėve
    Biseda me Mehmet Shehun, pėr pėrfundimin e ndėrtimit tė Pallatit tė Kulturės
    Sabotimet nė fabrikėn e mermerit. Kujt i interesonte burgosja e Flamur Karagjozit
    Si e mori falė “propozimit” tė Enverit shpėrblimin pėr novacionin
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Flamur Karagjozi rrėfen sabotimin e sekretarit tė partisė nė kombinatin “Josif Pashko" dhe "lufta" e anėtarėve tė lartė tė Byrosė pėr mermerin e Pallatit tė Kulturės nė Tiranė


    "Unė nė mes pėrplasjes sė Spiro Kolekės dhe Mehmetit pėr mermerin e Pallatit tė Kulturės"

    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Pinjolli i fisit tė dėgjuar tė Gjirokastrės, Flamur Karagjozi, nė fillim tė rrėfimit tė tij pėr gazetėn “Panorama” shpjegoi lidhjet mes fiseve mė tė dėgjuara tė qytetit tė gurtė dhe arsyet pėrse nuk duhet qė kėta tė kishin pėsuar atė persekutim tė llahtarshėm. Pra, ai tregoi se si kushėrinj e miq tė Enver Hoxhės pėrfunduan shumė keq nė regjimin komunist qė ideoi dhe realizoi ai. 83-vjeēari sqaroi edhe lidhjet qė kishte me Kokalarėt, Hoxhatėt, Topullarėt dhe tė tjerė fise tė dėgjuara, ku ndėr tė goditurit nga sistemi komunist Kokalarėt, Karagjozatėt, Selfatėt e tė tjerė kishin disa tė pushkatuar.

    Flamuri mendon se rrallėkush nga ata, pėrfaqėsuesit e shtresės sė pasur, bashkėqytetarė, miq dhe kushėrinj tė Hoxhės, qė e kishin ndihmuar atė, nė momentet mė tė vėshtira, kishte mundur tė shpėtonte pa pasoja, pra pa u goditur nga e llahtarshmja lufta e klasave, pjella mė monstruoze e diktaturės sė tipit stalinist qė u instalua nė Shqipėri. Mė pas, nė pjesėn e dytė tė tė intervistės, Flamuri, me realizėm dhe sinqeritet, tha se si Enver Hoxha bėnte tė paditurin pėr ato qė u kishin ndodhur shumė njerėzve tė njohur tė tij, pėr tė treguar se gjoja nuk kishte dijeni pėr ato qė ndodhnin “poshtė” dhe se ai nuk ishte pjesė e intrigės. Po ashtu “zbrazi” edhe kujtimet e tij lidhur me njohjen e personaliteteve si Spiro Moisiu, Nako Spiru, Omer Nishani, Bedri Spahiu, Alqi Kondi dhe tė tjerė personalitete tė LANĒ-it. Ai u shpreh edhe pėr njė takim tė babait tė tij me Enverin nė Qafė tė Pazarit si dhe bisedėn mes kėtyre, duke u ndalur tek ajo qė “Pashai”, kėshtu i thoshin babait tė tij, e uron djalin e Mulla Halilit ngritjen nė sferėn mė tė lartė tė shtetit komunist. Interesant ėshtė fakti se angazhimi i Flamurit nė lėvizjen antifashiste nis qė nė vitin 1942 dhe aktiviteti i tij propagandistik komunist u shtri edhe nė radhėt e xhandarmėrisė, milicisė dhe ushtrisė, gjė qė solli edhe arrestimet e shpeshta tė tij nga pushtuesit. Gjirokastriti tha se lidhjet i kishte mbajtur me Qibrie Ciun dhe tė tjerė drejtues tė rinisė komuniste nė atė qytet. Nė kėtė numėr, Flamuri rrėfen tė tjera ndodhi tė jetės sė tij. Si u arrestua nė vitin 1946 dhe pėrse e dėnuan me burg? Cilat ishin arsyet qė biografia e tij, ajo e njė tė burgosuri dhe me dajė tė pushkatuar, e ndoqi pas gjithė jetėn? Si arriti t“i shpėtojė njė burgosjeje tė dytė, apo njė ekzekutimi gjatė kohės qė punonte nė kombinatin “Josif Pashko”? Kush ishin pėrplasjet me Spiro Kolekėn pėr punėn e mermerit pėr tė veshur Pallatin e Kulturės? Ēfarė i tha Mehmet Shehut, kur ky vendosi tė vizitonte Fabrikėn e Mermerit dhe si u zgjidh puna e makinerive tė mermerit vetėm pas ndėrhyrjes sė Kryeministrit? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve do t“i gjeni nė vijim, nė intervistėn e Flamur Karagjozit.

    Pėrse ju arrestuan?

    Pas kthimit nga Kongresi i Dytė i Rinisė Komuniste, mė ngarkuan qė tė merresha me reformėn agrare. Pra, isha kryetar i kėsaj reforme pėr zonėn e Gjirokastrės. Ka qenė ditė Bajarami, mė duket e shtunė dhe nė Sheshin e Ēerēizit pashė personin qė mė ruante, sigurimsin, qė kishte me vete edhe njė pjesėtar tė Mbrojtjes. Ai i bėri me shenjė kėtij tė fundit, duke treguar me gisht nga unė, pėr t“i thėnė se isha Flamuri, qė ata kėrkonin. Personi i Mbrojtjes erdhi drejt meje dhe mė tha se mė kėrkonin nė Degėn e Punėve tė Brendshme. Iu pėrgjigja se isha dakord tė shkoja pa as mė tė voglin problem pak mė vonė. Megjithatė, ai mė sqaroi se ishte ngarkuar ai tė mė shoqėronte pėr atje. Kėshtu bėra, sė bashku shkuam nė Degė. Kur hyra nė atė vend, dera m“u duk e madhe, ndėrsa kur dola ajo m“u duk shumė e vogėl. Menjėherė mė izoluan dhe madje mė vendosėn nė qeli edhe provokator, spiun biruce, iu thoshim nė atė kohė. Ai ishte sigurims dhe loja ishte kurdisur bukur, sikur ai ishte njė i ndaluar, ashtu si edhe unė. Muhameti, djali i tezes time, ishte shok i Alqi Kondit dhe tė dy sė bashku ishin tė pėrjashtuar nga tė gjitha shkollat e Shqipėrisė si elementė tė rrezikshėm, pra komunistė. Shtėpia e tij ka qenė bazė e Qarkorit tė Gjirokastrės. Le tė kthehemi tek arrestimi im. Mė parė, Sigurimi i Shtetit kishte vėnė nė pranga Azis Hoxhėn, Petrit Babameton, Petrit Kavon dhe tė nesėrmen nė mbrėmje mė arrestuan edhe mua, qė sapo kisha ardhur nga reforma agrare. Azisi ishte anėtar i byrosė sė partisė dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv e kushėriri i Enver Hoxhės. Kėto arrestime ndodhėn sepse ne gėzonim simpati nė qytetin e Gjirokastrės. Tė katėrt kishim qenė nė burg nė kohėn e Ballit. Na dėnuan nga 5 deri nė 10 vjet. Akuza ishte e tmerrshme: sabotatorė tė pushtetit popullor qė nė bashkėveprim me amerikanėt, anglezėt dhe grekėt kėrkonim tė rrėzonim me dhunė pushtetin e Hoxhės.

    Po pas lirimit nga burgu, me se u morėt?

    Ndenja disa ditė dhe u nisa vullnetar nė hekurudhėn Durrės-Peqin. Mė pas, organizova edhe ekspozitėn me foto nga puna nė hekurudhė nė qytetin e Durrėsit dhe mė vonė nė Tiranė. U riktheva pėrsėri nė Durrės nė Ndėrmarrjen Rruga-Ura, e cila kishte qenė nė pronėsi tė italianėve. Kėtu punova tre vjet. Jeta ime profesionale do tė vazhdonte nė repartin e tankeve, ku pėrgatita bazėn materiale pėr mėsim. Pas gjashtė muajsh mė emėruan pėrgjegjės teknik nė ndėrtimin e Kombinatit tė Tekstileve nė Tiranė. Aty u mora me konstruksionin metalik dhe montimin e makinerive. Shkova mė vonė nė Rafinerinė e Naftės nė Cėrrik, ku punova pėr disa vjet. Nuk do tė mungonte transferimi tjetėr nė Tiranė, nė ndėrmarrjen e ndėrtimit dhe kur u prishėm me sovjetikėt mė thėrret ministri Josif Pashko, i cili do tė mė komunikonte detyrėn e re, atė tė pėrgjegjėsit teknik nė naftėsjellėsin Patos-Kuēovė, qė nė atė kohė mbahej sekret. Mė pas mė caktuan nė Ndėrmarrjen e Prodhimeve tė Ndėrtimit, kantierin e 21 Dhjetorit. Pas krijimit tė kombinatit “Josif Pashko” mė caktuan pėrgjegjės atje.

    Kjo ishte ekseperiencė e re pėr ju, apo jo?

    Po. Nė kėtė kohė kishin filluar punimet pėr ndėrtimin e Pallatit tė Kulturės dhe sovjetikėt kishin lėnė pa pėrfunduar veshjen me mermer tė kėtij objekti tė rėndėsishėm social-kulturor. Rusėt na kishin sjellė njė mermer qė, thuajse, nuk bėnte pėr asgjė dhe nuk arrinim tė plotėsonim nevojėn pėr veshjen e kėtij objekti. Pėr rrjedhojė, qeveria u detyrua tė sillte njė fabrikė mermeri tė re, qė e blenė nė Itali. Pėr tė montuar makineritė e kėsaj fabrike, dhe tė na instruktonin pėr pėrdorimin e tyre, erdhėn specialistė italianė dhe pėr t“i shoqėruar ata mė caktuan mua. Kėtu nisėn edhe xhelozitė dhe thashethemet qė gjoja unė bisedoja me ta gjithė ditėn. Mė vunė edhe ndjekės, punonjės tė sigurimit, tė cilin e kapa njė ditė dhe i thashė se nuk ishte nevoja tė mė ruante mua. Pėr kėtė mė thirri nė zyrė sekretari i partisė sė kombinatit, i cili mė tha se kishte informacion se gjoja flisja shumė me italianėt. Tė jem i sinqertė u revoltova dhe iu ktheva, duke i thėnė se kur unė luaja gishtin, pra luftoja italianėt, ai u shiste atyre kikirika nė Tiranė. Si kundėrpėrgjigje tė revoltės sime, tė thėnit troē tė mendimeve, sekretari u mundua tė mė krijonte njė situatė, nga e cila do tė shkoja nė burg.

    Pėr ēfarė bėhet fjalė?

    Do ta shpjegoj. Ai kishte ngarkuar dy teknikė tė zbėrthenin transformatorin e njėrės prej makinerive tė fabrikės sė mermerit dhe tė hidhnin aty rėrė. Kjo solli defekt tė rėndė. Megjithatė, mua nuk mė shkoi mendja se do tė arrinte deri kėtu. Tė nesėrmen e kėsaj ngjarjeje mblodha punėtorėt dhe e ēmontuam elektromotorin dhe gjetėm aty rėrė, e pastruam dhe e vumė nė punė. Sigurisht, situata u bė problematike dhe nė kėtė kohė vihet nė veprim Sigurimi i Shtetit, i cili po hetonte rastin nė fjalė. Duke iu referuar biografisė sime jo tė mirė, ata mendonin se e kisha bėrė unė njė gjė tė tillė, por e vėrteta rezultoi krejt ndryshe. Ata morėn nė pyetje njė punėtore dhe ajo u tregoi se nė turnin e saj dy persona kishin shkuar dhe diēka bėnė me elektromotorin e njė makinerie shumė tė rėndėsishme. Mė pas, u pyetėn kėta persona dhe doli se ata ishin futuar tė bėnin njė gjė tė tillė nga sekretari i partisė dhe synimi ishte qė tė implikohesha unė nė kėtė sabotim dhe tė mė rivinin prangat. Shpėtova falė punėtores, e cila u tregua e sinqertė pėr atė qė kishte parė natėn e sabotimit. Sekretarin e larguan qė aty dhe kur u interesova tė dija se ē“ndodhi me tė, mė thanė se e kishin caktuar punėtor tė thjeshtė nė njė ndėrmarrje, stabilimentin “Mihal Durri” mė duket. Nė tė vėrtetė, nuk e kishin zgjatur me tė, pra ta nxirnin nė gjyq e ta dėnonin si sabotator, pasi kėtė do ta interpretonin sovjetikėt si rast qė edhe sekretarėt e partisė kishin filluar tė sabotonin nė Shqipėri. Falė Zotit, shpėtova pėr mrekulli kėtė herė. Nėse do ta kisha bėrė unė njė gjė tė tillė do tė kisha ngrėnė plumbin, kėshtu ndodhte atėherė, qė ndonjėri tė kishte edhe fat, pra t“i shpėtonte vdekjes.

    A i plotėsuat nevojat pėr veshjen me mermer tė Pallatit tė Kulturės?

    Tė jem i sinqertė, me atė makineri duhet tė prodhonim 400 metėr mermer nė ditė, por nga cilėsia e dobėt e mermerit sovjetik nuk mundnim tė realizonin as gjysmėn e detyrimit qė kishim. Kjo u nė problematike dhe shqetėsim pėr qeverinė. Mė kujtohet se me kėtė rast erdhi nė fabrikėn e mermerit Kryeministri Mehmet Shehu. Mė kishin thėnė qė ishte shumė i ashpėr dhe se gjoja nuk kishte kush guxim t“i dilte pėrpara. Ai ishte i shqetėsuar pėr pėrfundimin e punimeve tė objektit qė lanė pėrgjysmė sovjetikėt, Pallatit tė Kulturės, prandaj dhe vendosi tė vizitonte fabrikėn. Shehu donte tė njihej mė nga afėr mė atė qė po ndodhte te ne. Rreth kėsaj mund tė them se pėrfaqėsues i fabrikės, nė mbledhjen qė bėnte Spiro Koleka pėr kėtė problem nė Pallatin e Kulturės, mė kishte qėlluar tė isha unė. Atje kisha sqaruar se cilėsia e mermerit rus ishte e dobėt dhe ndaj ai dilte copa-copa nga makineria, qė ishte marrė nė Itali. Mirėpo, Koleka nuk e kishte raportuar kėtė tek eprorėt e tij. Mendoja se Mehmeti nuk kishte informacionin e duhur pėr kėtė dhe ndaj vendosa tė takohesha me tė. Kėshtu bėra. I dola pėrpara dhe i thashė Kryeministrit se kisha dėshirė tė bisedoja me tė, pasi ky tė mbaronte vizitėn nė repart. Ai e mirėpriti kėrkesėn time dhe pas bisedės me punėtorė dhe specialistė tė fabrikės mė thirri tė bisedonim. Menjėherė ai mė pyeti: Do tė vishet Pallati i Kulturės. Unė menjėherė mohova. “Pėrse, si ėshtė puna”, vijoi me njė tjetėr pyetje Mehmet Shehu. I tregova pėr cilėsinė e keqe tė mermerit dhe i thashė se kėtė problem ia kisha bėrė tė qartė edhe Spiro Kolekės. Madje, i pėrmenda edhe njė shprehje tė Kolekės, qė tė tiganiseshim me vajin tonė. Mė pas, Shehu duke njohur dialektin tim mė tha: “Nga je ti?”. Iu pėrgjigja se isha nga Gjiroksatra. Atėherė ai mė tha nė kisha menduar pėr gurin e vendlindjes sime. Pohova se edhe kėtė e kisha bėrė dhe i tregova modelet qė kisha marrė qė andej. ai nuk e kuptonte se pėrse nuk mund tė vishej Pallati i Kulturės dhe nė pėrgjigje tė kėsaj i tregova togun e madh me copa mermeri tė vogla, qė ishte tepėr i madh. Mė kėrkoi mendim se si mund tė zgjidhej kjo punė. Menjėherė sugjerova se duhet tė vinte urgjentisht njė tjetėr makineri mermeri si kjo, pasi vetėm kėshtu mund tė mbaronte objekti qė ndėrtohej. Menjėherė, aty pėr aty, Kryeministri Shehu tha se brenda muajit do tė vinte ajo qė kėrkuam me gjithė specialistėt italianė, qė do ta montonin. Mė pėlqeu deklarata e tij dhe e dija se ai nuk fliste dy herė. Pastaj tha se do tė ēonin edhe njė makineri tė tillė edhe nė Gjirokastėr, ku, sipas tij, kishte papunėsi dhe kėshtu do tė futeshin nė punė disa njerėz. Mendoj se Mehmetit po t“ia thosha drejt problemet, mbaronte punė. Kėshtu u bė dhe italianėt erdhėn, sollėn e montuan makinerinė e porositur dhe u larguan. Kėshtu nisi prodhimi i mermerit me dy tė tilla dhe u realizua ajo qė tė vishej me mermer Pallati i Kulturės, lėnė pėrgjysmė nga sovjetikėt.

    Specialiteti juaj ishte teknik, specialist. A kishit arritur ta justifikonit kėtė detyrė?

    Them se po. Dua tė tregoj se gjithnjė mundohesha tė isha korrekt nė punė dhe tė mendoja seriozisht pėr tė. Mė parė kisha arritur tė ktheja me tunel lumin, pėr tė marrė prej tij materiale ndėrtimi si rėrė dhe zhavorr, kjo nuk ishte pak pėr kohėn. Por ajo qė mė ka mbetur nė mendje dhe ndjej kėnaqėsi kur e kujtoj ėshtė novacioni qė bėra kur punoja nė prodhimin e soletave parafabrikate, qė pėr herė tė parė u aplikuan nė kompleksin e pallateve te Shallvaret. Pėr tė bėrė kėto forma duheshin gjashtė punėtorė. Mė dukeshin shumė kaq njerėz pėr kėtė punė dhe mendoja vazhdimisht se si mund tė aplikonim ndonjė pajisje pėr hapjen e vrimave tė parafabrikateve. Mendova se njė sharrė pulexhė mund tė ishte e pėrshtatshme pėr kėtė punė dhe nisa ta ideoja formėn e kėsaj sharre dhe arrita madje ta realizoja brenda njė kohe tė shkurtėr. Pajisja, sharra, rezultoi e pėrshtatshme dhe nisi tė pėrdorej nė hapjen e vrimave tė parafabrikateve. Mė erdhi mirė qė arrita t“ia dal me sukses kėsaj pune, megjithatė doja qė ta kaloja nė heshtje kėtė gjė se nuk ishte ndonjė gjė e madhe. Por, kėto raste reklamoheshin shumė. Ndaj dhe nė njė mbledhje, kur pėr novacionet dhe midis tė tjerėve e mori fjalėn kryetari i Organizatės sė Bashkimeve Profesionale, ai e reklamoi atė qė kisha bėrė. Drejtori nuk kishte dijeni pėr njė gjė tė tillė dhe ai u befasua se si nuk kishte mundur ta mėsonte njė gjė tė tillė. Mbledhja u fut nė rrjedhė tė ēuditshme dhe nisėn vlerėsimet dhe tė flitej me superlativa, pėr njė gjė qė nuk ishte kushedi se ēfarė. Nė kėtė kohė, pas heqjes sė stimulit “Sulmues”, njerėzit novatorė po shpėrbleheshin materialisht. Mė kujtohet se menjėherė pas mbledhjes drejtori i ndėrmarrjes thirri shefin e financės, qė tė mė jeprte si shpėrblim njė sasi lekėsh, nisur nga pėrllogaritja e kursimit nė fuqi punėtore qė vinte nga pėrdorimi i sharrės pulexho. Edhe pse nuk mbėshtetej nė ligj, drejtori me orientim nga lart, mė dha si shpėrblim plot 51 mijė lekė, qė nė atė kohė ishin shumė pėr njė punėtor.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2004
    Postime
    1
    Ky Flamuri! Per dijenine tuaj! Eshte nje pleher.
    Me ka rastisur qe e kam takuar disa here kur kam qene ne nje moshe te heret.
    Ky jo vetem qe i ka me te shumtat mos te them pothuajse te gjitha genjeshtra por ka edhe guximin edhe na perfaqeson Emrin e familjes sime.
    E kam pas degjuar kur llomotiste kur bente ato vizitat e tija te paftuara neper dyert e familjeve Gjirokastrite ne Tirane dhe vet personalisht e kam dashur ta nxjer perjashta njehere i kam thene: une te kap per leckash dhe te nxjerr perjashta edhe pse nuk jam ne shtepine time gjidi spihun i felliqur...........
    Nje llafazan. Per llafe i kishte rene pika. Llafet i kishte te tijat.
    Kur se hodha nga shkallat tja kisha thyer xverkun nuk do kishte haritur ti shkruante keto fantazira. Po i kishte shkruajtur ai i kishte bere qitapet qe ne kohen e Enverit. Ai ate pune kishte perdite i kapte njerezit rrugeve edhe fliste vetem fliste biografira. Biografite e krijuara sipas nje bythelepiresi te prapanices se Enverit.
    Ky nuk tregon te vertetat edhe e perdredh historine e tija me ate menyren e tija frikacake se mos dale e verteta sheshit. Nje leckaman, nje pleher komuniste.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Degjo Vajz..

    Ajo kohe ashtu ishte..
    Njerzit i kan thene derrit daj nga halli..
    Ne fakt gjirokastritet me perjashtime te ralla kan qene njerzit nga me korrektet ne ate regjim..
    Rrall gjen gjirokastrit nga familjet e njohura te jet bere i poshter e spiun..
    Ata edhe se gati te gjithe binin kusherij me Enverin.. asnjehere nuk mburreshin sikurse tjeret qe dhe nje kapterr ta kishin kusheri e permendnin or e cast..
    Gjirokastritet nuk kan rrahur gjoks kurre.. dhe jan shum pak perfitues krahasuar me tjeret nga ai regjim qe mori emrin prej bashkqytetarit te tyre..
    Edhe sot gjirokastritet akoma nuk i kane marre ish pronat e tyre sepse jane te ndershem e presin qe ky kthim tu behet me ligj e vendime se nuk jane horra si te tjeret qe me kallash zaptuan ate cka nuk ish e tyre..
    Sot ka rendesi qendrimi qe sot mban nje familje ndaj zhvillimeve politike..
    Disa pamvaresisht nga e kaluara i jane perkushtua demokracise me qendrimet e tyre dhe demokracia nuk kuptohet pa perkrahjen qe i duhet dhene partise qe solli demokracine..pra qe solli lirin e fjales e pluralizmin..pra PD-se..
    Disa perkundrazi vazhdojne te jene ata te djeshmit..qener besnik te partise qe mbi popullin e mire shqiptar perdori kamzhikun, birucat, internimet..e pushkatimet.. pra vegla e sahanlepires te Ps-se..kesaj mafie te pangopur.. e te degjeneruar..

    Kadareja vet eshte nje shembull i gjirokastrit qe ka reflektuar..

    Pamvaresisht cka shkroi athere ai Ismaili sot mban nje qendrim shum pozitiv.. gje qe nuk mund te thuhet per vellane e tije Shahinin i cili ngroh vezet ne partine e felliqur te spiunit dje dhe sot Neritan Cek Demetave..

    Sot falet ai qe dje ishte spiun..
    Por nuk i falet atij qe leh sot akoma mitingjeve e kongreseve te Nano Rucave e Fino Braceve..
    Dje e benin tjetrin spiun nga halli..
    Si e benin do thuash ti..
    Ala nuk i dime tere metodat sepse ata spiun beresit (qe i rekrutonin e i perdornin spiunet) qe jane me fajtor se vet spiunet.. ri erdhen ne pushtet me rebelizmin e 97-tes.. e shpetuan nga demaskimi i plote..

    Po merr nje shembull..te prodhimit te spiuneve..

    Nje filan intelektuali te ndershem ja spiunon shoku te birin ne Sigurim.. a ne rajon te Partise..ska rendesi kjo..
    Cfar spiunoi ai ..thjesht mjafton te thoshte se "beni" ka mburrur nje kengetar italian a anglez apo ka thene se gazi kinez Bē nuk eshte aq i mire sa xhipi amerikan ..psh..
    Meqense intelektuali i ndershem nuk kish miq te forte atje ne kupolen lart pra tek Enver Nexhmije Ramiz Hysniu.. te birin nuk e mbron dot dhe ai "beni" vete ne burg 10 vjet per "axhitacion Propogande.."
    Po burgu i asaj kohe ishte i tmerrshem..jo thjesht tek vuajtja fizike ne galerit e minierave se sa tek ana psiqike e statusit te Familjes me te burgosur politik.. pra per krejt familjen e te burgosurin vet ishte .. pra nje katstrof e vertete..

    E pas kesaj ky intelektuali ndershem vdes per se gjalli.. sepse cili prind e perballon burgun e te birit te vetem..asnje..pra..
    Kete e dinte aparati policor i Enver Ramizit.. dhe vepronte..

    Na moj ti e jema e benit.. do veē te shoē tet bir ne qaf bari?..i thosh ai dikushi..rekrutuesi..
    Po dua natyrisht thosh mamaja benit..se cila nene nuk do te shikoj te birin e ti coj nje pako kafe a nje pal carape a nje paqet partizan cigaresh..

    E po duhet tja shperbleē Partise kete konsiderate qe ka per tijan..i thosh rekrutuesi .. babai i ndonje erion braceje a bizhge a pobrati a nanosi..e sorrollopi tjeter..

    Po si tja shperblej thosh e mjera..
    Po ja te na tregoē se c'thote ay burri jot kur flet me shoket..

    Mos trego po deshe..

    Do viē tek une ..thosh rekrutuesi.. atje ne filan vend e do te jap une nje cante e do shkoē tu beē vizita x e y- loneve e atje hapu muhabete per dyqanin e gjizes e per aksionet e canten do e mbaē me vehte e kur te mbaroē viziten do viē tek une prap..se ashtu eshte puna..degjove..degjova thuaj e saken se flet me njeri se te piu e zeza tyjan e tet bir atje..

    E nena e "benit" me Magnetofon mikroskopik te montuar mjeshterisht ne canten e gruas nga mjeshtrat e Ministrise brėnshme.. te blere nga ramiz enver zylyftar luan pobratet ne Ameriqi e Belgjike e Francen Demokratike me dollaret e te burgosurve te Kromit..e me pjeshket e rrushin e domatet e Lapardhase e Borshit.. qe i eksportonin me vaporra jashte..shkonte e i provokonte miqte e familjes e me llafet e tyre ne shirit shkonte mbasandaj tek Zira e Rekrutuesit..shokut Koēo ose iljaz ēeēo ose altin e ilir me shoke.. e dorzonte mallin aty..
    Kuptohet mall vdekje prures..po c'te bente e zeza..me shpresn se po ja shkurton sa do pak ditet e burgut te birit..
    Keshtu sundoi PPSH-ja mbi te tere e mbi vet gjirokastritet kushot e Enverit..

    Pra fali spiunet e harroini cberi x e y athere..

    E sotmja ka rendesi..

    Psh kur ben Saliu mitingje cojn ata rekrutuesit e vjeter ose zevendesuesit e tyre ca "cuna me tuta" sportive e kasketa ne mitingje qe dallohen si te zjarrte ne proteste e qe nuku ndalen edhe te hedhin gure e shkopinj mbi policet..

    Ke pare ne parlament si i dalin Nanos gjithmon ca vota pro nga opozita ose u bejne mungesa ca deputete?

    Harrova pinin tha njeri..
    Pinin e harrove i tha ai tjetri po sa mire nuk harrove pseudonimin mo qerrata..

    lol..

    Pastaj trima mos prit nga gjirokastra..

    E vuri ambasador saliu ate Kokalarin dhe ai e tradhetoj Salen..


    Nje trim kishte gjirokastra ..qe vertet komunist ishte e ai ishte Bedri Spahiu.. tjeter s'ben me nena..


    Trimi me i madh ne luften e Spanjes nga tere luftaret internacionaliste ishte gjeneral Hulusi Spahiu ..por ja hengri koken ai frikacaku qe ne koh te luftes se Spanjes bridhte me ku-rva ne Paris e Bruksel..ay Dulla..kur thon tironsit..

    qashtu..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lufta kllasave vazhdon tani ne gjirin e familjes se hoxh alise.

    liljana qe sic duket nga qe nuk eshte origjin muslimane (ajo eshte me sa di une vllehe e selenices vlores..) nuk do i kkete pelqier ramiz nexhmijes as njehere shkruan ne gazete:

    ------

    E Hene, 17 Maj 2004


    TRANSPARENCA E KONTROLLUAR E BASHKIM SHEHUT

    Nga Liljana Hoxha

    Gati nje vit me pare, B.Shehu i klithte me histeri publikisht Fevziut nga Barecelona, te mos ulte nivelin e gazetes prej artikujve te mi me gabime ortografike, njelloj si Mehmet Shehu qe korrigjonte me fanatizem ortografine e cdo materiali apo raporti kongresesh, qe i pergatiste Hamit Beqja etj. Por sidomos ai u preokupua per deshmite e mia "per motive te dobeta per "xhaxhane e kunates time") ndaj Ramiz Alise ne shkaterrimin e Shqiperise, duke filluar persa mund te deshmojme une e Sokoli, qe nga vitet '70 e ketej. Bashkim Shehu, nje vit me pare kishte harruar qe pikerisht Ramiz Alia, ne kontrast me natyren liberale te tij, godet me ashper nga te gjithe kryeministrin e Shqiperise Mehmet Shehu, me rastin e fejeses se djalit. Kishte harruar qe pikerisht Ramiz Aline e Kadri Hazbiun, Mehmet Shehu i konsideron rrezik per te ardhmen e per kete i terheq vemendjen Enver Hoxhes. Pikerisht Ramiz Alia ishte tutori ne procesin e hetuesise "montature ose jo) te familjes se tij si drejtor i Policise Sekrete te PPSH pas Hysni Kapos. Qe pikerisht Ramiz Alia pasi pushkatoi edhe Kadri Hazbiun si bashkepunetor te tij, zevendesoi ne '85 "pra shume shpejt krahasuar me '81 kur vdiq Mehmet Shehu) me vazhdimesi gjoja honorifike Enver Hoxhen, sipas vullnetit ""te vertete" ose jo) te popullit, por realisht me intriga te egra e fatale drejt katastrofes. Qe pikerisht Ramiz Alia e ridenon Bashkim Shehun si te burgosur politik perseri ne vitet '89. Pa u ndalur fare me pas cili eshte Ramiz Alia nga '90 e ketej.

    Nderrim taktike?!



    Sot duhet t'ia di per nder ndergjegjesimit te opinionit publik, para te cilit B.Shehu u detyrua te nderroje taktike. Te mos harroje me te permende Ramiz Aline. Gjithsesi, ne emancipim personal ai nuk guxon te abuzoje me me konsiderata te ulta ndaj meje e ne favor te tij. Motivi i vertete ka pak rendesi, para faktit qe ky eshte nje hap i madh perpara i Bashkim Shehut drejt se vertetes se pergjithshme per ish-kryeministrin e Shqiperise, faturuar deri me sot nga djemte e tij vetem Enver Hoxhes. Prononcimi per Ramiz Aline eshte nje ekuiliber, shpresoj permanent vetedije, per pergjegjesi ndaj shoqerise, jo thjesht per domosdoshmeri qytetare, por sidomos ne raport te drejtperdrejte te tyre me te verteten. Edhe me kaq, e verteta per aq sa i duhet apo i intereson "per t'u thelluar vetem ne letersine e tij analitike ne zberthimin psikologjik te sistemit totalitar) edhe pse stigmatizuar tek "Krimet e pallatit", shprehu dhimbjen njerezore te te vuajturve, si ai pasqyruar ndjeshem nga opinioni publik. Realizuar bindshem si fisnikeri nga ana e tij, ai do te qendroje vetem ne domethenien e krimit si shprehje e sistemit totalitar, pa hyre ne hollesira te konsideruara qe nuk i sherbejne kujt.

    A eshte kjo nje gjetje e bukur per mungese transparence per me tej

    Une do te ndaleshane disa momente themelore qe plotesojne "pare edhe nga une) te verteten per te cilen po bejme fjale, si deshmi e njekohshme brenda te ashtuquajturit bllok, madje fare prane Enver Hoxhes, ne ato dite tmerri per familjen Shehu e per gjithe popullin shqiptar per te kuptuar sa me mire domethenien e se vertetes shume e zorshme per t'u deshifruar ekzaktesisht, sic ndodh gjithmone ne enigmat qe perfaqesojne krimet shteterore. Kam kohe, per aq sa kam kapacite e mundesi reale, te studioj kete ceshtje, e sigurte qe jam nje me shume ne versionin per krim ndaj Mehmet Shehut. "Vetevrasje e detyruar apo vrasje, ne thelb eshte e njejta gje). Duke njohur vetem cka eshte e domosdoshme nga qendrimi i Nexhmije Hoxhes per kete ceshtje, reklamuar ne gazeten "Shekulli", duke ndjekur gati per dy vjet tre dosje te riperseritura me retushet perkatese te B.Budos ne favor vetem te Ramiz Alise, do te mundohem te shpjegoj, pervecse te theksoj deshmite e mia.

    E verteta e Mehmet Shehut ka filluar te flase vete

    "Miqesi e tradhetuar", e quan Nexhmie Hoxha raportin midis Enver Hoxhes - Mehmet Shehut e familjarisht, kundershtuar kjo nga Bashkim Shehu si hipokrizi, se realisht ishte bashkefajesi e lidhje interesash. Personalisht une do t'i theksoja sidomos interesa klanore bashkefajesie e bashkepunimi ne bllok. Per kete vete B.Shehu, duhet te kete njohurite e tij me te hollesishme se une, sic ka demonstruar filigramen e lidhjeve te krushqise brenda bllokut. Por mund edhe te jemi tolerante, meqe hyri ne burg shume i ri dhe s'ka mundur te dije me thelle se cka ndodhur me pas tragjedise se familjes se tij, nderkaq tragjedi e Shqiperise per vetvrasjen e kryeministrit te saj. Kuptohet qe nuk qe miqesi ajo cka lidhte e detyronte ndaj njeri-tjetrit Enver Hoxhen e Mehmet Shehun, megjithese kjo, pranuar vone nga une vete, se s'mund te besoja ne arsye meskine qe midis dy grave te shtetit, Nexhmije Hoxha e Fiqirete Shehu, te nderej nje xhelozi e eger e, pajustifikueshme per poziten teper te larte te tyre per fatet e vendit, te ndervarur nga te dyja per te tashmen "per atehere) e per te ardhmen, pas Enver Hoxhes. Sikur cdo gje principale ne zhvillimin e politikes se partise e te shtetit te qe vertete e tille, xhelozite e natyres njerezore nuk mund te shkonin deri ne armiqesi midis tyre. Kjo ishte nje e vertete e hidhur sado qe une jam munduar deri vone te mjaftohem me konstatimin qe Fiqirete Shehu kishte superioritet intelektual.

    Dritehijet midis Enver Hoxhes e Mehmet Shehut

    Kete gje s'mund ta them per marredheniet e Enver Hoxhes me Mehmet Shehun, te cilat, ne mos jo miqesore, ishin krejtesisht optimale per respekt e pergjegjesi reciproke ne kauzen e tyre te perbashket. Pra, nese qendra e tensionit ishte realisht midis Nexhmije Hoxhes e Fiqirete Shehut, dritehijet midis dy krereve me te larte te shtetit, sipas meje, shfaqen vetem prej natyres sa ekstremiste e aq kontradiktore e paradoksale te Mehmet Shehut, me pasoja te pajustifikueshme as nga ideologjia me legjislaturen totalitariste perkatese. Ju siguroj se Enver Hoxha e nderonte shume Mehmet Shehun, si te domosdoshem per partine e per shtetin, si njeriu me i forte prane tij, per t'i besuar gjithcka, sido e kurdo qe qe nevoja, pavaresisht nga gabimet e tij qe vecse i jane falur edhe kur qene ekstremisht kriminale justifikuar nga Enver Hoxha, rrjedhoje temperamenti e jo tradhetie.Personalisht edhe pse nuk mund te deshmoj une per dualizem ne raportin Enver Hoxha-Mehmet Shehu, vete qendrimi i ketij te fundit ne letren qe la pas vdekjes, ndoshta per deshiren time te mire, me duket i sinqerte.

    B.Shehu thote qe fillon ta kete frike Enver Hoxhen rreth moshes 17 vjec. Kjo eshte e veshtire te besohet si e vertete, per faktin se djemte e Mehmet Shehut nuk perfillnin asnje disipline morale te pergjithshme per te gjithe qytetaret, respektuar detyrimisht edhe ne bllok. Arroganca ne sjelljen publike te tyre qe flagrante ndaj qytetareve dhe bllokmeneve te tjere, "se jashtmi gjithsesi te urte). Injorimi ndaj kujtdo, pervec rrethit te tyre snob me Kadarene ne krye, Pirro Mishen, Kujtim Cashkun etj. te vullnetarizuar ne me bllokmen se bllokmenet prej fatit te tyre, qe shfrytezonin babezisht privilegjet qe u ofronte familja Shehu per te kenaqur e realizuar te shfrenuar veset e tyre, ishte nje tallje e madhe publike ndaj frymes se pergjithshme te jeteses ne Shqiperi. Kjo kurrsesi s'kishte natyre kundershtie, sado te fshehur antikomuniste, perkundrazi, qe demonstrim flagrant qe forca jemi ne te Mehmet Shehut, kurse Enver Hoxha eshte vetem simboli, vetem nje statuje. Dhe ishte e vertete. Bashkim Shehu sot thote qe Mehmet Shehu kishte frike nga Enver Hoxha, ndersa dihet qe populli s'kishte frike nga Enver Hoxha, por kishte frike vetem nga Mehmet Shehu. Ne vitet '90 pikerisht nga keta, kjo fryme kthehet cuditerisht ne te kundert. Keshtu, per te mbuluar degjenerimin moral e natyren kriminale te tyre, sulmuan pikerisht me keto terma pergjithesisht bllokun, kryesisht familjen e Enver Hoxhes, perjashto, madje mikluar, cuditerisht femijet e Mehmet Shehut e te Ramiz Alise.

    Pretendimi nga ana e B.Shehut per te njohur e pastaj vleresuar intelektin e Enver Hoxhes, deri edhe kapacitetin asimilues nisur vecanerisht nga veprat e tij, nuk perbejne asnjelloj garancie, per kurrfare niveli inteligjence te vete Bashkim Shehut, pervecse te pretendimeve te tij. "Adoleshenti" Fevziu s'ka per te arritur ndonjehere moshen madhore per te qene gati te kuptoje qe s'duhet t'i hyje asaj rruge, nga e cila kthehesh vetem i turperuar. Kurse shkrimtari pretencioz Bashkim Shehu, ka vuajtur shume e ka lexuar po aq, per te mos mbetur ende delirant sic e kemi njohur ne, ne mos qofte kjo prej mllefit e hakmarrjes. Personalisht e konsideroj edhe kryeministrin e Shqiperise per 27 vitet e tij ne kete post, si potencial intelektual qe i pergjigjej si Enver Hoxhes, si nivelit te inteligjences se popullit tone. Ismail Kadare, qe dikur ka guxuar ta quaje Enver Hoxhen shkrimtar medioker edhe pse Enver Hoxha s'kish lindur per te qene shkrimtar, por per te qene burre shteti per 50 vjet, sot te pakten ne respekt ndaj vetes se tij detyrohet te pranoje dimensionet intelektuale, madje te nivelit perendimor te Enver Hoxhes.

    Neser vijimi:

    Sa e adhuronte Mehmet Shehu, Enver Hoxhen

    -----kj------

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •