Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Lightbulb Duhani dhe Alkooli, drogat e lehta

    dihet lidhja qe ndodhet midis duhanit dhe alkoolit ( zakonisht kush pi alkool pi dhe duhan) por si fillim me mire ti marrim vec e vec.
    Ben me shume dem cigarja e forte apo cigarja e bute?
    Kesaj pyetje i ka dhene pergjigje shkenca, ne cigare nikotina eshet vetem 1 element, op cigarja ka rreth 700 elemnte ku shumica derrmuse jane te demshe per orgnizmin/ tani nje cigare e bute ka me pak nicotine po elementet e tjere jane akoma.
    Eshte e kote qe nje qe pi duhan te "forte" te pi duhan te "bute" se demi eshet njesoj dhe kenaqesia eshet me pak ( sepse edhe nikotina eshet me pak).
    menyra me e mire eshte te lihet fare duhani!


    ____________
    duhani shkakton me shume viktima se sa kanceri


    ____________
    FIGHT FIRE WITH FIRE

  2. #2
    jetoj_x_ty_a..... Maska e eni3
    Anėtarėsuar
    28-10-2002
    Vendndodhja
    ne zemren tende A.....
    Postime
    136
    marlboro1 zakonisht kush pi alkol pi dhe duhan
    varet jo te gjithe.
    une e pi duhanin.........por jo alkol!
    Forza Milan

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Duhani dhe kanceri i mushkėrive

    Astrit Lulushi

    Kanceri nė mushkėri ėshtė njė sėmundje fatale dhe fajin pėr kėtė duket se e ka duhani. Shkencėtarėt thonė se sikur duhani tė eleminohej, rastet e kancerit nė mushkėri do tė pakėsoheshin deri 90 pėrqind. Ata thonė se kanceri i mushkėrivė tani ka filluar tė bėhet mė i shpeshtė edhe mes personave qė nuk pijnė duhan. Gjatė 10 vjetėve tė fundit, shtimi i rasteve tė tilla ka ardhur duke u rritur dhe arsyeja shpjegohet se kėta persona megjithėse nuk pijnė duhan, punojnė, ose jetojnė nė mjedise ku pihet duhan. Gjithashtu ka shumė njerėz qė nuk e pranojnė qė pijnė duhan, madje edhe kur shkojnė tek mjeku, ngulin kėmbė duke thėnė se nuk pijnė duhan. Njė sjellje e tillė ėshtė e rrezikėshme, veēanėrisht nė rastet e grave shtatzėne.

    Ēdo vit me kancer nė mushkėri diagnostikohen 28 mijė amerikanė tė cilėt kurrė nuk kanė pirė cigare. Mjekėt besojnė se kėta tė semure kanė jetuar ose punuar nė mjedise ku pihet duhani. Kanceri i mushkėrive ka pasoja shumė tė kėqia. Para disa ditėsh, presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova vdiq nga kjo sėmundje, dhe thuhet se ai pinte shumė duhan. Gjithashtu komentatori i njohur amerikan Peter Jenings, vdiq vitin e kaluar nga kanceri nė mushkėri. Ai e kishte lėnė duhanin para 15 vjetėsh, por e filloi pėrsėri dhe vetėm pak muaj pas rifillimit tė duhanit, kanceri iu shfaq nė mushkėri. Si presidenti Rugova edhe komentatori Jenings vdiqėn nė moshė relativisht tė re, pak mbi 60 vjeē. Sipas tė dhėnave, jetė-gjatėsia e njė personi qė pi duhan shkurtohet deri me 10 vjet, ndėrsa vdekjet mes grupmoshave qė pijnė duhan janė 5 herė mė tė larta se mes atyre qė nuk e pijnė atė.

    Ekspertėt thonė se fėmijėt janė mė tė pa mbrojturit ndaj tymit tė duhanit. Mbajtja e fėmijėve nė mjedise ku pihet duhan mund tė bėhet shkak pėr sėmundje tė tjera mė tė rrezikėshme. Tymi i lėshuar nga tė tjerėt, tek fėmijėt bėhet shkak pėr infeksione nė gjoks, bronkit dhe infeksione tė veshit dhe asthmėn. Por tė rriturit qė nuk pijnė duhan por qė qėndrojnė nė mjedise me ajėr tė ndotur nga tymi i duhanit, mund tė preken nga kanceri nė mushkėri e sėmundje tė zemrės. Kėto tė dhėna e bėjnė mė tė rėndėsishme e tė domosdoshme pėr prindėrit qė tė dijnė nė se fėmijėt e tyre ndeshen me ajrin e ndotur nga tymi i duhanit. Prindėrve tani u vjen nė ndihmė njė analizė e re e urinės. Pajisja pėr kryerjen e kėsaj analize quhet TobacAlert qė shitet nė farmaci pa recetė dhe me saktėsi tregon nivelin e kotinės nė urinė. Kotina ėshtė njė nėnsubstancė e nikotinės. Gjatė njė punė kėrkimore nė kėtė klinikė nė Rino tė Nevadės, gratė shtatzėne kryejnė rregullisht kėtė lloj analize pėr tė diktuar nė se janė ekspozuar ndaj tymit tė duhanit. Analiza i ndihmon nėnat pėr tė dalluar nivelin e kotinės nė urinė dhe gjithashtu i bėn ato mė tė hapura nė bisedat ndaj tė kėqijave qė sjell duhani. Gjithashtu kėto lloj analizash tani pėrdoren edhe nė rastet e divorceve kur njėri prind kėrkon kujdestarinė e fėmijės, duke u ankuar se fėmija ėshtė nė rrezik shėndeti pasi prindi tjetėr pi duhan. TobacAlert ka filluar tė pėrdoret edhe nga ndėrmarrje private ndaj punėnjėsve tė tyre. Statistikat tregojnė se njė person qė pi duhan, mungon nga puna pėr arsye shėndetėsore mesatarisht 18 ditė nė vit, ndėrsa njė agjenci sigurimesh shėndetėsore mund tė kursejė rreth 3 mijė e 500 dollarė nė vit nėse njė person i siguruar nuk pi duhan. Madje disa ekspertė thonė se nė se duhani eleminohet, pra nė se lihet duhani, atėherė edhe ata qė nuk pijnė duhan nuk do tė ishin mė nė rrezik prej tij. Ekspertėt thonė se me njė hap tė tillė, rastet e kancerit tė mushkėrivė mund tė pakėsoheshin deri nė 90 pėrqind. Pra mendimi i pėrgjithshėm si dhe mesazhi ėshtė ky: Duhani ėshtė i rrezikshėm dhe ndaj tij, tė gjithė duhet tė kenė kujdes./al/
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Duhani ben dem si te gjith drogat e tjera...nuk kuptoj pse nga nje ane bejn kaq moral, duke vazhduar nga ana tjeter ta shesin ate neper dyqane....neqoftse esht diçka qe ben dem nuk duhet te lejohet dhe shitja...
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga ridy85
    Duhani ben dem si te gjith drogat e tjera...nuk kuptoj pse nga nje ane bejn kaq moral, duke vazhduar nga ana tjeter ta shesin ate neper dyqane....neqoftse esht diēka qe ben dem nuk duhet te lejohet dhe shitja...
    Ne disa raste duhani ndihmon shendetin, nuk dua ta zgjas se si e pse eshte teme tjeter per te diskutuar, alkoli ndihmon shendetin, kafeja ndihmon shendetin.

    Si gjithmone cdo gje e tepert do te jesh me probleme.

    Tema per te mirat e alkolit
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59484
    duhet te hapet nje teme per te mirat e duhanit dhe kafese.



    Ana tjeter civile te ndalohet duhani? Pse pak eshte ndaluar duhani sot ne bote? Une nuk jam kunder por a ka pasoja ekonomike ndalimi i duhanit?

    Ti thua te mos shitet?
    Po te jap nje shembull. Ne Amerike u ndalua shitja e alkolit. E di si i fluturoi mendja njerezve, qe brenda 2 vjeteve alkoli u lejua prape.

    Adrenalina sekretuar nga vete njeriu familja e amphetamines ndihmuan njerezit dikur te shpetonin nga kafshet e egra. Ndihmojne sot njerezit ne situata te veshtira kur i kercenohet jeta.

    Morfina e domosdoshme ne operacione kirugjikale kur nevojitet sepse ka raste pacienti vdes nga dhimbjet.
    S'paskan te mira fare drogat?

Tema tė Ngjashme

  1. Alkooli dhe qendrimi Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 02-12-2010, 11:10
  2. Alkooli
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 19:03
  3. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  4. Drogat dhe substancat abuzuese
    Nga bursa33 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 19:08
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •