Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    AKTET DHE VEPRIMET GJENOCIDALE TE PUSHTETIT SERB MBI

    MONUMENTET FETARE ISLAME NE KOSOVE GJATE VITEVE TE 90




    Ndër episodet më tragjike të shqiptarevë të cilat janë ngulitur në kujtesën tonë historike, padyshim janë vitet e dhimbjes së madhe 1877/78 kur nga përfundimet e Kongresit famëkeq të Berlinit jepet drita e gjelbër për copëtimin e trojeve etnike shqiptare.Popullata shqiptare e Sanxhakut të Nishit detyrohet që për disa ditë të shpërngulet me dhunë nga vatrat e tyre stërgjyshore. Ky ishte fillimi tragjik i cii shqiptarët do t’i ndjekë vazhdimisht edhe pas vitit 1912 kur Kosova bie nën okupimin serb, për të vazhduar rishtaz në vitin 1918 . 1945, 1968, 1981, 1989, 1990 e deri në qershor të vitit 1999., kur Sërbia pas zbarkimit të forcave të NATO-s me dhunë do të dëbohet nga Kosova.

    Me qindra njerëz do të vriten, me qindra mijëra shtëpi do të rrënohen, me qindra mijë njerëz do të shpërngulen, me qindra faltore do të zhduken përjetë nga faqja e dheut, që prej kur okupatorët serb shkelën mbi trollin e Dardanisë ilire.

    Urrejtja patologjike e shtresuar thellë në gjenet e një populli barabar sic janë serbët ndaj popujve autoktonë të Ballkanit do të shkaktojë crregullimet më të mëdha në arenën politike të Evropës, e cila në një mënyrë i kishte kontribuuar kësaj gjendjeje. Të dhënat historike tregojnë se pas fitimit të pavarësisë nga Perandoria Osmane, Serbia rrënoi disa qindra faltore, xhamia, mesxhide etj. Sipas statistikave vetëm në Beograd janë rrënuar mbi 270 faltore të tilla. Një fat të tillë të keq pësuar edhe objektet religjioze të shiptarëve muslimanë edhe në Sanxhakun e Nishit mbi 35 xhamia dhe 10 teqeve, prej të cilave sot nuk ekziston asnjë.

    Shfrenimi serb ndaj faltoreve islame u shfaq egërsisht edhe në luftën e Bosnjës ku u rrënuan mbi 450 xhamia. Të gjitha indikacionet se një gjë e tillë po përgatitej edhe në Kosovë fatkeqësisht u realizuan edhe në vepër, pasi që gjatë luftës 17 muajshe në Kosovë (shkurt ‘98-qershor’99) barbarët serb rrënuan, dogjën, e demoluan 218 xhamia, dhe shumë objekte të tjera përcjellëse fetare të cilat në aneks të kësaj kumtese do t’i paraqesim detajisht.

    Meqenësese tema bosht e këtij Sesioni kaq të rëndësishëm shkencor, trajton vetëm periudhën e viteve ‘ 90-’99, ne do të përqendrohemi shkurtimisht në aktet gjenocidale, që pushtuesi serb ushtroi ndaj popullatës shqiptare, e në veçanti ndaj prijatarëve fetarë islamë dhe ndaj objekteve fetare islame.

    Erërat e ndryshimeve demokratike pas rënies nga skena të sistemit monist i cili për dekada të tëra kishte ngulfatur të drejtat dhe liritë fetare, sollën ndryshime edhe në Bashkësinë Islame, sepse pas shpartallimit të ish-Jugosllavisë dhe shpalljes së Republikës së Kosovës, shpallën mvetësinë e tyre si Bashkësi Islame e Kosovës nga Riaseti i BI të ish-Jugosllavisë, të cilën gjë nuk ë bëri asnjëra nga Bashkësitë fetare të Kosovës sot e kësaj dite, duke përfshirë në gjirin e saj edhe trevat shqiptare të Kosovës Lindore, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, të cilat regjione edhe sot e kësaj dite janë pjesë përbërse e konstituive e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe përkundër ndarjese me kufij administativ për ne të papranueshëm.

    Aktiviteti i dendur i prijatarëve të Bashkësisë islame në rrafshin fetar e kombëtar po edhe në arenën ndërkombëtare për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, sidomos në këtë dhjetëvjetëshin e fundit, ishin halë në sy e pushtetit represiv të Millosheviqit, i cili kurrë nuk prajti nga maltretimet e hoxhallarëve dhe aktivistëve të tjerë të Bashkësisë Islame. Maltretimet e shumta që iu bënë Kryetarit të BI të Kosovës, Dr Rexhep Bojës gjatë këtij dhjetëvjetëshi, pastaj burgosja dhe dënimi me burg i Kryetarit të Kuvendit të BI z. Miftar Ajdinit, burgosja dhe dënimi me burg i Kryetarit të Shoqatës së Ulemave të Kosovës z. Nexhat Ibrahimit,janë vetëm disa nga këto akte të shëmtuara të pushtetit represiv serb. Mbi 100 hoxhallarë dhe prijës të tjerë fetarë janë rrahur, burgosur e maltretuar në këtë dhjetëvjetëshin e fundit, vetëm pse këta haptazi shprehnin ndjenjat e tyre liridashëse kudo që gjendeshin.

    Të mos harrojmë se Bashkësia Islame e Kosovës në ditët më të vështira të popullit të Kosovës, hapi krah e krah dyert e instutucioneve të saja për aktivitete të nduarduarta me karakter politik, kulturor e shkencor. Duke filluar me strehimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës pas dëbimit të tyre nga konviktet, Medreseja e Mesme “Alauddin” e Prishtinë ishte mikpritës e më se 1200 tubimeve dhe manifestimeve të tilla, ndër të tjera ishte mikpritëse edhe e Kuvendit të pakonstituuar të Republikës së Kosovës, me ç‘rast u maltretuan personeli i Medresesë në krye me drejtorin e atëhershëm Mr. Qazim Qazimin. Medreseja qëndroi për tri ditë radhazi e okupuar nga policia serbe me ç‘rast është demoluar i tërë objekti i Medresesë. Për shkak të tubimeve të tilla në bisedat e ashtuquajtura informative janë marrë disa dhjetra herë drejtorët e Medresesë z. Resul Rexhepi, Qazim Qazimi dhe z. Naim Tërnava. Megjithatë edhe përkundër trysnive të vazhdueshme këta kurrë nuk u trembën dhe nuk u përkulën por vazhduan që t’i japin krah qëndresës sonë kombëtare. Historia që do të shkruhet për këto vite të vuajtjeve më të tmershme nuk duhet të harrojë të shënojë ditët e para të marsit të vitit ’98 kur në lokalet e Medresesë merret vendimi historik për përkrahjen publike të UÇK-së nga shumica dërrmuese e partive politike shqiptare të Kosovës.

    Edhe objektet e tjera të Bashkësisë Islame si xhamitë e shumta, mejtepet etj, u shndërruan në shkolla, pas dëbimit të nxënësve nga shkollat shqipe.

    Në lokalet e Fakultetit të Studimeve Islame me vite të tëra deri në vitin 1999 aktivitetin e tij të çmueshëm e zhvilloi edhe KMLDNJ.

    Në rrafshin ndërkombëtar Bashkësia Islame ishte një ambasadore e vërtetë e internacionalizimit të çështjes së Kosovës. Kongreset e shumta islame me karakter ndërkombëtar, falë angazhimit të BI-së, aprovuan shumë rezoluta kundër dhunës që po ushtrohej në Kosovë, madje shumë shtete islame të përfaqësuara në OKB ishin iniciatore të tyre. Konferenca e fundit fetare me karakter ndërkombëtar e krerëve fetarë të Kosovës që u mbajt në Vjenë më 21-24 mars të vitit ’99, ishte strumbullar i të gjitha këtyre përpjekjeve fisnike për jetësimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    Të gjitha këto veprimtari të Bashkësisë Islame të Kosovës ishin shkas që urrejtja e serbe ndaj Bashkësisë islame e shtresuar me vite të tëra të kulmonte me djegien , shkatërrimin, rrënimin dhe demolimin e 218 xhamive anembanë Kosovës;



    13 prej tyre në Këshillin e Bashkësisë islame në Prishtinë,

    10 në KBI-Podjevë,

    35 në KBI-Pejë,

    6 në KBI-Istog,

    23 në KBI-Gjakovë,

    14 në KBI-Prizren,

    1 në KBI-Dragash,

    8 në KBI-Skënderaj,

    7 në KBI-Gllogoc,

    8 në KBI-Vushtrri,

    10 në KBI-Mitrovicë,

    17 në KBI-Suharekë,

    21 në KBI-Rahovec,

    10 në KBI-Gjilan,

    11 në KBI-Ferizaj,

    7 në KBI-Lipjan,

    4 në KBI-Kaçanik,

    4 në KBI-Viti,

    2 në KBI-Kamenicë,

    4 në KBI-Preshevë,

    1 në KBI-Bujanoc dhe

    2 në Komunën e Medvegjës.



    U dogjën e u shkatërrua edhe 4 Medrese të Vjetra: në Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe kompleksi i Lidhjes së Prizrenit që është pjesë përbërse e Medresesë së Gazi Mehmet Pashës në Prizren. U dogj poashtu edhe teqeja bektashiane në Gjakovë me tërë matërialin e çmueshëm arkivor. U dogj e u shkatërrua edhe Hamami i Pejës, u dogjën e shkatërruan sistematikisht pronat vakufnore të Bashkësisë islame në mesin e tyre 75 dyçane-lokale afariste; 24 prej tyre në Pejë, 17 në Gjakovë, 26 në Vushtrri, 6 në Mitrovicë dhe 2 në Ferizaj. Pastaj u dogjën e u shkatërruan edhe 8 Ndërtesa të Selive të Këshillave të Bashkësisë Islame : në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Gjakovë, Istog, Gllogoc, Vushtrri e Suharekë dhe 302 shtëpia të imamëve. Në fund barbarët serb nuk u kënaqën vetëm me kaq, por më 13 qershor 1999, ditën që në Kosovë hynë forcat e NATO-s, pasi që më parë e kishin demoluar e plaçkitur, dogjën Selinë qendrore të Bashkësisë Islame me ç‘rast pësoi edhe tërë materiali arkivor aq i çmueshëm për të kaluarën tonë historike, fetare e kombëtare .

    Gjatë luftës që e lamë pas, Bashkësia Islame pos dëmeve të mëdha materiale, pësoi dëme të pakompensueshme edhe në kuadrin fetar. Në mbrojtje të lirisë së atdheut në vijën e parë të frontit ranë dëshmorë 15 imamë, 1 student i Fakultetit të Studimeve Islame dhe 17 nxënës të Medresesë së mesme “Alauddin. Momentalisht nëpër burgjet serbe gjenden 5 imamë, kurse të zhdukur konsiderohen 6 të tjerë.

    Në mesin e këtyre 218 xhamive të shkatërruara fatkeqësisht kemi edhe xhamia të vjetra me karakter të rëndësishëm për të kaluarën tonë historike, si xhamia e Hadum Agës në Gjakovë 1595, Xhamia e Rogovës së Hasit 1580, Xhamia e Hamamit në Pejë 1587, Xhamia e Çarshisë në Pejë 1471, Xhamia e Gazi Alibeg në Vushtrri 1410, Medreseja e Madhe e Gjakovës 1748, Xhamia e Brestovcit 1600 , Xhamia e Llapit në Prishtinë 1470, Xhamia e Plluzhinë në Skënderaj 1666, Xhamia Gazi Isa Beg në Mitrovicë 1465, Xhamia e Krajkovës në Gllogoc 1480, Xhamia e Bardhë në Suharekë 1520 e shumë të tjera të periudhës së hershme islame në Kosovë. Shkatërrimi sistematik i këtyre objekteve me rëndësi të shumëfishtë për ne është një humbje e pakompensueshme, por megjithatë duhet bashkërenditur radhët që bashkërisht aq sa mundemi t’i rikthejmë e t’i rindërtojmë këto objekte fetare, sepse edhe faltoret islame janë një dëshmi e fortë për autuktoninë tonë shekullore në këto troje.

    Më poshtë po japim pasqyrën e dëmtimeve në secilin objekt fetar të rrënuar në Kosovë, me të gjitha të dhënat arkivore për datat e ndërtimit, të shkatërrimit dhe shkalla e dëmtimit të tyre.





    Këshilli i Bashkësisë islame në Prishtinë

    në gjirin e vet përfshin këto kumuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Novobërdë.



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Llapit
    1470
    1999
    Kjo konsiderohet si njëra ndër xhamitë monumentale të Prishtinës. Është djegur përbrenda nga forcat paramilitare serbe në bashkëpunim me romët e lagjes mbi hekurudhë më datën 27.03.1999.

    2.
    Xhamia e Prapashticës
    1830
    1999
    Xhamia është granatuar dhe ka oësuar dëmtime serioze. Nga brenda është demoluar dhe janë përdhosur simbolet detare

    3.
    Keqekollë
    1942
    1999
    Dyshemeja e xhamisë është djegur pjesërisht, kurse brendia e saj është tërësisht e de,oluar. Xhamia ka shërbyer si vendqëndrim i hordhive serbe. Kulmi dhe muret janë dëmtuar nga granatimet.

    4.
    Grashticë
    1846
    1999
    Kjo xhami është demoluar dhe plaçkitur nga brenda. Në anën e jashtme të mureve gjenden mbishkrime me cirilikë serbe. Kulmi ka pësuar dëme të konsiderueshme nga granatimet.

    5.
    Barilevë
    1870
    1999
    Kjo xhami ka shërbyer si venqëndrim i forcave serbe dhe në minarenë e saj kanë qenë forcat snajperiste serbe. Xhamia është demoluar dhe plaçkitur nga brenda. Dyert dhe dritaret janë të dëmtuara.

    6.
    Prugofc
    1998
    1998
    Kjo xhami ka qenë në ndërtim e sipër, por disa herë është mitraluar nga bandat serbe gjatë rrugëtimit të tyre në magjistralen Prishtinë –Podjevë. Kupolla qendrore është e shpuar vende-vende nga plumbat e kalibrave të ndryshëm

    7.
    Hamidi
    1850
    1999
    Xhamia është vjedhur, plaçkitur dhe demoluar nga forcat serbe. Poashtu dëmtime serioze i janë shkakktuar në muret anësore edhe nga ranatimet e shumta.

    8.
    Halilaq
    1890
    1999
    Xhamia është shkatërruar tërësisht nga bombardimet e aeroplanëve serb.

    9.
    Miradi e Epërme
    1944
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Është dëmtuar rëndë edhe minareja mbi sherefe.

    10.
    Miradi e Poshtme
    1900
    1999
    Xhamia është dëmtuar nga detonimet e fuqishme artilerike me ç‘rast kanë pësuar dëmtime serioze muret e xhamisë. Si i zhdukur konsiderohet edhe imami i kësaj xhamie Mulla Nuhi ef. Ismajli.

    11.
    Bardh i Madh
    1921
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht me të gjitha objektet tjera përcjellëse.

    12.
    Xhamia e Lismirit
    1943
    1999
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht në prill të vitit 1999.

    13.
    Sllatinë
    1870
    1999
    Kjo xhami është demoluar tërësisht nga brenda. Është plaçkitur dhe ka pësuar dëmtime nga granatimet në kulm dhe në muret e jashtme, të cilat vende-vende janë çarë.




    Këshilli i Bashkësisë islame në Besianë (Podjevë)



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Llapashticë
    1743
    1999
    Xhamia është djegur në tërësi. Nga granatimet e pandërprera ka pësuar edhe minarja. Ky fshat është shkatërruar pothuajse në tërësi ngase në të ka qenë i vendosur Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së i Zonës Operative të LLapit.

    2.
    Orllan
    1960
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Është dëmtuar në një masë të madhe edhe minareja.

    3.
    Dobratin
    1970
    1998
    Xhamia është dëmtuar rëndë gjatë vitit 1998, kurse në vitin 1999 është djegur tërësisht.

    4.
    Halabak
    1832
    1999
    Xhamia është djegur nga brenda me ç;rast ka pësuar dyshemeja, hytbeja, dritaret dhe dhoma e mësimit. Është djegur më 18.04.1999 gjatë ofansivës famëkeqe serbe kundër malësisë së Llapit e të Gollapit.

    5.
    Bradash
    1877
    1999
    Dyshemeja e xhamisë në pjesën e përparme është tërësisht e djegur. Kubeja e xhamisë është dëmtuar nga zjarri. Xhamat e dritareve janë thyer të gjithë, kurse oborri i saj është i minuar!

    6.
    Lluzhan
    1698
    1999
    Nga detonimet e fuqishme të armëve artilerike janë çarë muret e xhamisë gjithandej. Gjithashtu ka pësuar edhe një pjesë e kulmit dhe dritaret.

    7.
    Dumosh
    1971
    1999
    Kjo xhami gjatë kohës së luftës ka shërbyer si vendstrehim i popullatës. Serbët disa herë kanë granatuar në afërsi të saj me ç’rast janë çarë muret e saj. Pjesa e përparme si dhe minareja janë gjuajtur me plumba të kalibrave të ndryshëm.

    8.
    Bellopojë
    1993
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda me ç;rast janë përdhosur simbolet fetare islame si Libri iShenjtë-Kur’ani dhe mbishkrimet e tjera islame.

    9.
    Penuhë
    1997
    1999
    Kjo xhami ka qenë në ndërtim e sipër.Nga granatimet ka pësuar kubeja qendrore në 3-4 vende, Gjithashtu edhe njëra prej tri kupollave të vogla është dëmtuar rëndë.

    10.
    Brainë
    1776
    1999
    Nga detonimet e fuqishme janë dëmtuar rëndë muret e jashtme të xhamisë, kurse nga brenda xhamia është demoluar në tërësi




    Këshilli Bashkësisë Islame në Pejë;

    në gjirin e vet përfshin këto komuna: Pejën , Klinën, Malishevën dhe nje pjesë të Decanit.



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i

    dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Carshisë
    1471
    1999
    Kjo është xhamia më e vjetër në Pejë dhe është e evidencuar si objekt i rrallë arkitektonik dhe është nën mbrojtjen e shtetit.. Është djegur përbrenda me ç‘rast dëme të mëdha kanë pësuar dyshemeja, kubeja e brendshme qendrore me gjithë dekorimet artistike disa qindra vjeqe si dhe shtyllat e mermerta brenda në xhami

    2.
    Xhamia e Kuqe
    1755
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Është djegur gasulhanja e xhamisë (lokali për larjen e kufomave) si dhe shtëpia e imamit.

    3.
    Xhamia e Hamamit
    1587
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Kanë mbetur vetëm muret.

    4.
    Xhamia e Kurshumlisë
    1577
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Janë djegur edhe dhomat e mësimit mektebet e xhamisë

    5.
    Xhylfatyn
    1697
    1999
    Kjo xhami është demoluar në tërësi dhe nëpër muret e saj gjenden shkrime të ndryshme me alfabet cirilik.

    6.
    Xhamia e Puhovcit
    1777
    1999
    Ko xhami është dëmtuar dhe demoluar plotësisht. Në pjesën e jashtme të saj vërehen dëmtime serioze nga granatimet.

    7.
    Xhamia e Pelivan Mejdanit
    1793
    1999
    Është demoluar dhe plaçkitur nga brenda

    8.
    Xhamia e Tahtalisë
    1587
    1999
    Xhamia në fjalë është plaçkitur dhe demoluar nga brenda, kurse në anën e jashtme shihen të çarat nga detonimet dhe granatimet. Minarja është dëmtuar nga predhat artilerike.

    9.
    Xhamia e Defterdarit
    1570
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Kanë ngelur vetëm muret nga guri, të cilat në shumë vende janë plasaritur e dëmtuar.

    10.
    Mesxhidi i Madh
    1763
    1999
    Është demoluar dhe plaçkitur

    11.
    Mesxhidi i Vogël
    1839
    1999
    Është djegur dhe shkatërruar tërësisht

    12.
    Loxhë
    1900
    1998
    Xhamia është shkatërruar tërësisht më 15.06.1998, pastaj me eskavator është rrafshuar dhe në atë vend krej pak mund të dallohen gjurmët e xhamisë

    13.
    Raushiq
    1930
    1999
    Xhamia është djegur tërsisht. Është shkatërruar poashtu edhe pjesa e epërme e minares, kurse vrimat e predhave artilerike e kanë dëmtuar rëndë konstruktin e saj.

    14.
    Lybeniq
    1755
    1998
    Xhamia është djegur nga brenda. Muret e xhamisë dhe minareja janë të dëmtuar nga plumbat, kurse minareja është e shkatërruar në pjesën e epërme të saj, mbi sherefe.

    15.
    Strellc i Epërm
    1887
    1999
    Kjo xhami është demoluar tërësisht nga brenda, kurse nga granatimet janë dëmtuar pjesërisht muret e jashtme.

    16.
    Strell i Poshtëm
    1881
    1999
    Kjo xhami është demoluar nga brenda dhe është bërë tentim për djegien e saj.

    17.
    Lëbushë
    1793
    1999
    Kjo xhami është demoluar dhe plaçkitur, kurse imami i saj Mulla Beqir ef. Krasniqi është vrarë.

    18.
    Isniq
    1630
    1999
    Xhamia është djegur nga brenda pjesërisht dhe është demoluar.Është shkatëruuar në një masë të madhe edhe shtëpia e imamit.

    19.
    Kryshec
    1900
    1999
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht.

    20.
    Baran
    1869
    1999
    Kjo xhami ndër më të bukurat në Kosovë është rrënuar me material të fortë eksploziv më 08.05.1999. Kanë mbetur vetëm gjurmët e saj dhe të minaresë së gjatë 47 m e ndërtuar nga gurët e latuar.

    21.
    Vranoc
    1830
    1998
    Xhamia është shkatërruar tërësisht qysh më 29.05.1998. Edhe pjesa e epërme e minaresë është shkatërruar.

    22.
    Leshan
    1862
    1999
    Dyshemeja e xhamisë është djegur pasi që brenda në xhami janë hedhur dy bomba të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në dyer dhe dritare.

    23.
    Rohot
    1926
    1999
    Xhamia është demoluar tërësisht nga Brenda.

    24.
    Dubovë
    1984
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Kanë mbetur vetëm muret.

    25.
    Vitomiricë
    1979
    1999
    Kjo xhami është djegur pjesërisht nga brenda më datën 19.05.1999

    26.
    Novosellë
    1917
    1999
    Kjo xhami është djegur dhe shkatërruar tërësisht më 13.04.1999. Është shkatërruar edhe minareja mbi sherefe. Nga hordhitë barabare serbe është vrarë edhe imami i kësaj xhamie Mulla Sulejman

    27.
    Jabllanicë e Madhe
    1490
    1999
    Xhamia është granatuar dhe demoluar

    28.
    Mesxhidi i Radavcit
    1938
    1999
    Është djegur tërësisht

    29.
    Jashanicë
    1932
    1999
    Kjo xhami është demoluar nga brenda, kurse muret e jashtme janë gjuajtur me plumba

    30.
    Gjurgjevikë i Madh
    1827
    1999
    Xhamia është granatuar dhe ka pësuar dëmtime të mëdha në murin e jashtëm anësor. Brendia është tërësisht e demoluar.

    31.
    Sverkë e Gashit
    1740
    1999
    Xhamia ka qenë e ndërtuar nga gurët dhe ka pasur një vlerë të madhe si arkitekturë e vjetër islame. Është djegur dhe shkatërruar tërësisht me 14.03.1999.

    32.
    Bubavec
    1968
    1998
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar në vitin 1998. Ka mbetur vetëm minareja e cila poashtu është e dëmtuar në pjesën e epërme.

    33.
    Vërmicë
    1539
    1999
    Xhamia është granatuar me artileri të rëndë më 20.03.1999 me ç‘rast ka pësuar hyrja e xhamisë. Gjithashtu janë shkatërruar shtyllat e brendshme të xhamisë, kati i dytë dhe janë dëmtuar rëndë kubeja qendrore si dhe kubetë e vogla. Gjatë kësaj ofansive është vrarë edhe imami i kësaj xhamie Mulla Shaban ef.Gashi.

    34.
    Drelaj
    1673
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht.

    35.
    Shtupeq i Vogël
    1647
    1999
    Xhamia është demoluar tërësisht.




    Këshilli i Bashkësisë islame në Burim (Istog)



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Istogut
    1730
    1999
    Xhamia është granatuar me artileri të rëndë. Është shkatërruar pjesa e epërme e minaresë dhe muri i pjesës ballore. Pas kësaj xhamia është djegur tërësisht në Prill të vitit 1999. Në kompleksin e xhamisë ka qenë edhe selia e Këshillit, me ç’rast është djegur edhe tërë materiali arkivor.

    2.
    Xhamia e Vrellës
    1812
    1999
    Xhamia është granatuar më 15.04.1999 me ç’rast është shkatërruar gjysma e kulmit. Xhamisë i është vënë flaka afër hytbes por zjarri fatmirësisht është shuar. Muret e jashtme janë të dëmtuara nga predhat e ndryshme artilerike.

    3.
    Studenicë
    1803
    1999
    Kulmi i xhamisë është granatuar dhe është dëmtuar më tepër se gjysma. Një pjesë e hytbes dhe e mihrabit janë të djegura. Pjesa e epërme e minaresë është shkatërruar. Nëpër mure shihen gjurmë të predhave të ndryshme artilerike.

    4.
    Shushicë
    1861
    1999
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht.

    5.
    Xhamia e Uçës
    1899
    1999
    Xhamia është dëmtuar dhe demoluar nga brenda. Mektebi i xhamisë është shkatërruar tërësisht.

    6.
    Xhamia e Kaliqanit
    1871
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht në prill të vitit 1999. Kanë mbetur vëtm muret. Poashtu është djegur e dëmtuar edhe minareja.






    Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë,

    në gjirin e vet përfshin edhe komunën e Deçanit



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Hadumit
    1595
    1999
    Kjo xhami monumentale e cila është nën mbrojtjen e shtetit ka pësuar dëme të konsiderueshme. Hajati i saj është djegur tërësisht. Janë dëmtuar nga zjarri edhe tri kubetë e vogla të xhamisë. Nga granatimet është dëmtuar rëndë edhe minareja.

    2.
    Xhamia e Fetah Agës
    1824
    1999
    Xhamia është granatuar me ç‘rast kanë pësuar minareja, kulmi dhe pjesërisht muret e jashtme. Xhamia është e dëmtuar fort edhe në pjesën e brendshme.

    3.
    Xhamia e Qylit
    1746
    1999
    Kulmi i kësaj xhamie është dëmtuar pjesërisht, kurse mejtepi i saj është djegur tërësisht.

    4.
    Xhamia e Gecës
    1893

    Është shkatërruar me themel. Ka ngelur vetëm minareja.

    5.
    Xhamia e Hankës
    1645
    1999
    Xhamia ka qenë e demoluar përbrenda. Në pjesën e jashtme është e shpuar me plumba të kalibrave të ndryshëm. Shtyllat e Hajatit (Portikut) janë dëmtuar nga granatimet si dhe dyert e jashtme të xhamisë.

    6.
    Irzniqit
    1816
    1998
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht.në shtator të vitit 1998. Minareja është e granatuar dhe e këputur mbi sherefe.

    7.
    Rogovëssë Hasit
    1580
    1999
    Kjo xhami me vlera të mëdha monumentale është minuar me ç‘rast ka pësuar dëmtime serioze kubeja qendrore e cila është plasaritur në shumë vende. Minareja është shkatërruar në tërësi. Kanë pësuar edhe dyert e dritaret e xhamisë.

    8.
    Decanit
    1851
    1998
    Xhamia është djegur tërësisht në vitin 1998. Kanë ngelur vetëm muret gjysmë të rrënuara. Minareja është granatuar në disa vende. Është djegur edhe shtëpia e Imamit të kësaj xhamie.

    9.
    Carrabreg
    1816
    1998
    Xhamia është djegur tërësisht, kurse minareja është e dëmtuar rëndë nga granatimet

    10.
    Junik
    1849
    1999
    Kjo xhami është dëmtuar rëndë në vitin 1998. Minareja e xhamisë është granatuar në 3-4 vende. Nga brenda është demoluar hytbeja, janë djegur tepihat , kurse është dëmtuar rëndë edhe kupolla e brendshme.

    11.
    Cukot Junik
    1580
    1999
    Xhamia është granatuar në pjesën e përparme dhe anësore. Me këtë rast kanë pësuar minareja dhe dera kryesore e hyrjes. Është shkatërruar në vitin 1999.

    12.
    Prejlep
    1686
    1998
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht në vitin 1998. Nga granatimet është dëmtuar rëndë edhe minareja.

    13.
    Jabllanicë
    1984
    1999
    Dyshemeja është djegur pjesërisht. Nga granatimet kanë pësuar: kupolla qendrore, tri kupollat e vogla, hajati i xhamisë si dhe muri i jashtëm.



    14.
    Brovinë
    1766
    1999
    Minarja është dëmtuar nga granatimet, mbi sherefe. Dyshemeja është shkatërruar. Poashtu edhe kubeja qendrore e brendshme është e dëmtuar.

    15.
    Botushë
    1870
    1999
    Është djegur pjesërisht nga brenda, kurse në muret e jashtme shihen gjurmët e granatimeve.

    16.
    Baballoq
    1868
    1999
    Xhamia është dëmtuar nga granatimet në kulm dhe në muret e përparme anësore. Nga brenda poashtu është plotësisht e demoluar dhe e dëmtuar

    17.
    Ponoshec
    1806
    1999
    Xhamia nga brenda është shkatërruar tërësisht, kurse u ka shërbyer forcave paramilitare dhe ushtarake serbe si vend për grumbullimin e bagëtisë, të cilat pastaj i kanë therur për nevojat e veta.

    18.
    Babaj Bokës
    1816
    1999
    Në këtë xhami kanë qenë të stacionuar forcat ushtarake serbe. Është dëmtuar nga granatimet në muret e jashtme, dritaret dhe tavani.

    19.
    Rashkoc
    1992
    1999
    Është djegur në pjesën e brendshme. Nëpër ka mbishkrime me cirilikë serbe. Dritaret janë të thyera, kulmi dhe muret anësore vende-vende janë shpuar nga minahedhësat. Kjo xhami ka qenë vendqëndrim i forcave paramilitare serbe nga Pançeva.

    20.
    Cermjan
    1766
    1999
    Është demoluar nga brenda, kurse nga detonimet janë çarë muret ekzistuese, kurse nga ana e jashtme shihen gjurmët e plumbave të kalibrave nga më të ndryshmit.

    21.
    Smolicë
    1900
    1998
    Në qershor të vitit 1998 është granatuar, kurse në prill të vitit 1999 është djegur tërësisht.

    22.
    Mulliq
    1877
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht në prill të vitit 1999.

    23.
    Mesxhidi i Medresesë së Madhe
    1748
    1999
    Është djegur e shkatërruar tërësisht








    Këshilli i Bashkësisë islame në Prizren





    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Atmaxhës
    1914
    1999
    Nga ekzplozivi i vënë më 28.03.1999 ka pësuar tërë xhamia e cila është rrafshuar me tokë.

    2.
    Landovicë
    1997
    1999
    Kjo xhami është djegur pjesërisht më 27.03.1999, kurse nga granatimet dhe minimi i minaresë është dëmtuar rëndë në kubenë qendrore.

    3.
    Poslishtë
    1920
    1999
    Xhamia është tërësisht e dëmtuar nga granatimet me ç‘rast dëmtime të rënda kanë pësuar kubeja qendrore dhe muret e xhamisë.

    4.
    Korishë
    1890
    1999
    Nga eksplozivet e fuqishme kjo xhami është shkatërruar tërësisht më 28.03.1999.

    5.
    Medvec
    1973
    1999
    1800Kjo xhami është djegur dhe shkatërruar tërësisht më 28.03.1999

    6.
    Pllanejë
    1785
    1999
    Xhamia është rrënuar tërësisht

    7.
    Romajë
    1800
    1999
    Nga ekspozivet e vendosura në këtë xhami më 06.04.1999 është shkatërruar tërësisht minareja, pastaj janë çarë muret e xhamisë e një pjesë e tyyre edhe është rrënuar. Kanë pësuar të gjitha dyert dhe dritaret e xhamisë.

    8.
    Jeshkovë
    1930
    1999
    Xhamia është dëmtuar nga granatimet

    9.
    Vlashnjë
    1640
    1999
    Kjo xhami ka shërbyer si depo eksplozivi për forcat ushtarake serbe të cilat gjatë tërheqjes e kanë plaçkitur dhe demoluar tërësisht.

    10.
    Kobaj
    1997
    1999
    Kjo xhami është dëmtuar nga granatimet me ç‘rast ka pësuar pjesa e jashtme e kubesë qendrore. Gjithashtu është plaçkitur dhe demoluar nga brenda.

    11.
    Piranë
    1870
    1999
    Xhamia është djegur pjesërisht më 25.03.1999 me ç‘rast kanë pësuar dyshemeja, hytbeja dhe driitaret. Poashtu minarja është shkatërruar tërësisht nga eksplozivi i vendosur në të, kështu që dëmtime ka pësuar edhe kubeja qendrore.

    12.
    Vërmicë
    1840
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda dhe është plaçlitur

    13.
    Gjonaj
    1790
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda, kurse janë dëmtuar edhe dritaret e xhamisë.

    14.
    Lez
    1650
    1999
    Xhamia është dëmtuar nga granatimet




    Këshilli i Bashkësisë islame në Sharr (Dragash)



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Buqes
    1697
    1999
    Kjo xhami është djegur nga Brenda




    Këshilli i Bashkësisë islame në Skënderaj



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Llaushës
    1934
    1998
    Xhamia është dëmtuar rëndë në vitin 1998, kurse në vitin 1999 është shkatërruar minareja mbi sherefe. Dritaret dhe dyert e hyrjes janë të shkatërruara, kurse nga brenda xhamia është djegur pjesërisht. Është vrarë edhe imami i kësaj xhamie Mulla Hajdin kurse janë dëmtuar edhe gurët e varrezave në oborrin e xhamisë.

    2.
    Brojë
    1722
    1999
    Xhamia është dëmtuar rëndë nga granatimet më 02.04.1999. Minareja është shkatërruar më shumë se gjysma, kurse nga brenda xhamia është demoluar tërësisht.

    3.
    Polac
    1653
    1998
    Xhamia është granatuar dhe djegur në vitin 1998 me ç;rast ka pësuar kubeja qendrore, kurse nga granatimet në vitin 1999 ka pësuar edhe minareja. Imami i kësaj xhamie Mulla Jetullah ef. Xani është maltretuar nëpër burgjet serbe më se dy muaj gjatë bombardimeve të Nato-s.

    4.
    Qirez
    1995
    1999
    Xhamia është shkatërruar tërësisht nga eksplozivet e vendosura brenda në të më 12.06.1999. Kjo xhami ka shërbyer si vendstrehim i mijëra refugjatëve shqiptarë gjatë ofansivave të vitit 1998 dhe 1999.

    5.
    Prekaz
    1929
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht më 30.04.1999. Gjithashtu është shkatërruar edhe minareja në pjesën e epërme.

    6.
    Plluzhinë
    1666
    1998
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht nga forcat kriminele serbe qysh më 27.09.1998, kurse gjatë vitit 1999 është granatuar edhe minareja e cila është dëmtuar rëndë mbi sherefe dhe në mes.

    7.
    Abri e Epërme
    1882
    1999
    Xhamia përveç që është demoluar tërësisht, është e dëmtuar vende-vende edhe nga granatat, në pjesën e jashtme dhe në minare më 30.04.1999

    8.
    Suhogërllë (Syrigonë)
    1825
    1999
    Xhamia është demoluar përbrenda nfga forcat serbe, të ndihmuara nga banorët vendës serb të fshatit Syriganë (Suhogërllë).Dyert, dritaret dhe dyshemeja janë të dëmtuar mbi 70 %.






    Këshilli i Bashkësisë islame në Lypian ( Lipjan)



    Nr.
    Emri i objektit fetar
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Gadimes së Tashollëve
    1513
    1999
    Minareja e xhamisë është goditur me plumba. Janë thyer xhamat e dritareve

    2.
    Gadimes së Poshtme (Elshanëve)
    1901
    1999
    Minareja dhe kupolla qendrore janë dëmtuar në disa vende nga plumbat.

    3.
    Babushit
    1880
    1999
    Minareja është shpuar në disa vende nga plumbat. Është plaçkitur e vjedhur. Kanë pësuar

    xhamat e dritareve.

    4.
    Magures
    1820 (1881)
    1999
    Nga detonimet e fuqishme, muret e xhamisë janë çarë vende-vende, kurse minarja është shpuar me plumba.

    5.
    Ribarit të Madh
    1644
    1999
    Kupolla e kësaj xhamie është shpuar në disa vende prej plumbave. Nga granatimet kanë pësuar xhamat e dritareve.

    6.
    Ribarit të Vogël
    1868
    1999
    Xhamia është djegur pjesërisht. Është plaçkitur dhe demoluar.

    7.
    Shalës
    1805
    1999
    Kjo xhami është djegur pjesërisht me ç‘rast janë dëmtuar trajt e xhamisë.




    KBI - Ferizaj



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit



    1.
    Xh. e Madhe Mulla Veselit në Ferizaj
    1891
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda, ngase serbët e kanë shndërruar atë në sallë sportive. Është demoluar edhe gasullhanja në oborr të xhamisë. Janë djegur 4 lokale afariste pronë e Kbi – Ferizaj

    2.
    Xhamia e Vjetër e Komogllavës
    1857
    1999
    Xhamia është dëmtuar rëndë nga granatimet dhe detonimet e artilerisë vrastare serbe

    3.
    Xhamia e Re Komogllavës
    1983
    1999
    Kjo xhami është demoluar nga brenda, i janë thyer dyer e dritare, kurse shtëpia e imamit është djegur.

    4.
    Koshares
    1897
    1999
    Në këtë xhami forcat serbe kanë qëndruar tre muaj. Nga detonimet e fuqishme muret janë çarë vende-vende. Në tërheqje e sipër këtë xhami çetnikët dhe vandalët serb e kanë demoluar dhe plaçkitur tërësisht.

    5.
    Shtimes
    1824
    1999
    Xhamia është demoluar dhe plaçkitur tërësisht nga brenda. Në dyert e hyrjes nga forcat barbare serbe janë vizatuar kryqa.

    6.
    Reqakut
    1930
    1998/99
    Xhamia është demoluar nga brenda, kurse muret janë të shpuaraa vende-vende nga plumbat.

    7.
    Carralevës
    1895 (1908)
    1998
    Xhamia është djegur dhe demoluar tërësisht. Pjesa e minaresë mbi sherefe është e rrënuar, kurse kupolla qendrore është e dëmtuar rëndë nga granatat në disa vende.

    8.
    Davidovcit
    1936
    1999
    Është djegur dhe shkkatërruar tërësisht.



    9.
    Cërnillës
    1930
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht.

    10.
    Petrovë
    1984
    1999
    Xhamia është dëmtuar rëndë nga granatimet në pjesën e jashtme të kubesë qendrore, pastaj janë thyer të gjitha dritaret e xhamisë. Është dëmtuar rëndë edhe xhamia e vjetër që gjindet pranë të resë. Imami i kësaj xhamie Fadil ef. Rashiti ka rënë heroikisht në kufirin Shqipëri-Kosovë.




    KBI - Gjilan

    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit- shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Përlepnicës
    1934
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht si dhe mektebi përcjellës më 14.04.1999.

    2.
    Dobërqanit
    1526
    1999
    Xhamia është djegur dhe rrënuar tërësisht më 13.06.1999. Gjatë tërheqjes së forcave serbe është vrarë edhe imami i kësaj xhamie Nysret ef. Hajdari.

    3.
    Cërrnicës
    1775
    1999
    Kjo xhami është djegur në tërësi më 17.04.1999 dhe ka pësuar dëmtime shumë të rënda.

    4.
    Zhegrës
    1895
    1999
    Kjo xhami është djegur nga brenda me ç‘rast ka pësuar dyshemeja, dyert e dritaret dhe instalimi i rrymës.

    5.
    Llashticës
    1836
    1999
    Kjo xhami është djegur nga brenda me ç‘rast ka pësuar dyshemeja, dyert e dritaret dhe instalimi i rrymës. Dëmtime të vogla ka pësuar edhe minareja.

    6.
    Sllakovcit të Epërm
    1770
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda, ndërsa muret e jashtme janë dëmtuar pjesërisht nga granatimet.

    7.
    Livoçit të Poshtëm
    1965
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht më 22.04.1999, me ç;rast ka pësuar edhe kubeja qendrore.

    8.
    Bresalcit
    1856
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht më 10.04.1999.



    9.
    Stanqiqit
    1906
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht.



    10.
    Dunavë


    Xhamia është shkatërruar tërësisht nga bombardimet serbe

    11.
    Muçibabë


    Xhamia është e dëmtuar rëndë




    KBI - Drenas (Gllogoc)



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit- shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit



    1.
    Gllogovcit
    1993
    1999
    Xhamia është demoluar tërësisht nga brenda. Janë thyer duert e dritaret. Kubeja qendrore dhe muret janë dëmtuar nga plumbat e kalibrave të ndryshëm.

    2.
    Arllatit
    1728
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht më 1.04.1999. Në oborrin e kësaj xhamie policia serbe ka qenë e stacionuar më se 1 vit të plotë, prej ku janë kryer operacionet e tyre kriminale.

    3.
    Kishnarekës
    1842
    1998
    Xhamia është granatuar gjatë dy ofansivave serbe në virin 1998 dhe 1999. Xhamia është emoluar nga brenda, kurse dëmtimet serioze nga granatat mund të vërehen në hyrje të saj. Është dëmtuar edhe muri i jashtëm i oborrit të xhamisë.

    4.
    Korroticës së Epërme
    1864
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda. Janë thyer duert dhe dritaret. Nga granatimet është dëmtuar edhe kupolla (kubeja) qendrore në tri vende. Më 13 maj 1999 imamin e kësaj xhamie Mulla Zenel ef. Hoxhën, tetëdhjet vjeç, ushtria paramilitare serbe e morën nga shtëpia dhe e dërguan në xhami ku mizorisht e mbytën është torturuar deri në vdekje nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe.

    5.
    Komoranit
    1855
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht më 3.04.1999.

    6.
    Krajkovës
    1480
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Kjo xhami konsiderohet si një ndër monumentet më të vjetra islame në Drenicë dhe Kosovë

    7.
    Vërbovcit
    1654
    1999
    Kjo xhami është demoluar dhe plaçkitur nga forcat paraushtarake serbe.




    Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit



    1.
    Xhamia e Çarshisë
    1878
    1999
    Me urdhërin e kriminelit Dushko Danqetoviq-drejtor i dhunshëm i fabrikës së Llamarinës janë shkatërruar të gjitha xhamitë e qytetit. Fatin më të lig e pati kjo xhami e cila pasi që është hedhur në ajër, është rrafshuar me tokë dhe janë bërë planet që në vend të saj të ndërtohet një kishë ortodokse.

    2.
    Gazi Ali Beg
    1410
    1999
    Kjo xhami ndër më të vjetrat në Kosovë e cila është nën mbrojtjen e shtetit është minuar në minare me ç‘rast është shkatërruar minareja në tërësi, e prej saj dëmtime ka pësuar edhe kulmi i xhamisë. Dyert dhe dritaret të gjitha janë të thyera. Dëmtime serioze kanë pësuar edhe muret e xhamisë nga granatimet e shumta.

    3.
    Karamanllë
    1675
    1999
    Kjo xhami e pati të njejtin fat si ajo e Gazi Alibegut. Minarja është hedhur në ajër me ç‘rast ka pësuar edhe kulmi i xhamisë. Është demoluar dhe plaçkitur tërësisht nga brenda.

    4.
    Llug Dumnicës
    1958
    1999
    Kjo xhami ka pësuar dëmtime nga detonimet e fuqishme me ç‘rast janë çarë muret e saj. Poashtu është demoluar nga brenda dhe është plaçkitur.

    5.
    Stanovc i Epërm
    1960
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht nga brenda. Nga granatimet kanë pësuar edhe minareja, muret dhe kubeja qendrore.

    6.
    Stanovcit të Ulët
    1827
    1999
    Kjo xhami është demoluar nga brenda dhe është tentuar të digjet. Në katin e dytë janë djegur të gjithë mushafat dhe simbolet e tjera fetare.

    7.
    Zhilivodës
    1946/47
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht

    8.
    Beçukut
    1867
    1998
    Kjo xhami është granatuar gjatë ofansivave serbe në vitin 1998 dhe në vitin 1999.

    Nga granatimet kanë pësuar muret e xhamisë si dhe kulmi i saj, pastaj është demoluar dhe plaçkitur.




    KBI - Mitrovicë



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit-shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia Gazi Isa Beg
    1725
    1999
    Xhamia është djegur nga brenda , kurse simbolet fetare janë përdhosur. Nga granatimet ka pësuar edhe minareja e xhamisë.

    2.
    Hamidije (Bajrit)
    1881
    1999
    Xhamia është djegur dhe rrënuar tërësisht .



    3.
    Husen Çaush (Haxhi Veselit)
    1777
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht.

    4.
    Ibrit
    1878/82
    1999
    Xhamia është djegur dhe rrafshuar me tokë me 02 05.1999. Më nuk dihen as gjurmët e saj së bashku me katër lokalet afariste në kuadër të këtij kompleksi.Xhamia ka qenë në anën veriore të Mitrovicës mu në afërsi të urës së Ibrit.

    5.
    Bares së Bajgorës
    1877
    1998/99
    Xhamia është djegur nga brenda. Kupolla është shpuar në disa vende nga granatimet e shumta. Kanë pësuar gjithashtu edhe dyert e dritaret e xhamisë.



    6.
    Shipolit
    1994
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda. Nga plumbat dëmtime ka pësuar edhe kubeja qendrore. Janë thyer dyert dhe dritaret.

    7.
    Vllahisë
    1792
    1999
    Xhamia është demoluar dhe dëmtuar nga forcat serbe gjatë ofanzivave famëkeqe në rajonin e Shalës së Bajgorës.

    8.
    Koshtovës
    1902/04
    1999
    Xhamia është demoluar tërësisht. Nëpër muret e saj ka mbishkrime në cirilikë kishtare serbe.

    9.
    Dedisë
    1884
    1999
    Xhamia është djegur nga fallangat serbe

    10.
    Xhamia e Zhabarit të Epërm
    1981
    1999
    Xhamia është djegur pjesërisht nga brenda




    KBI – Therandë (Suharekë)



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimit
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Bardhë në Suharekë
    1520
    1999
    Minareja e xhamisë është minuar dhe hedgur në ajër. Nga eksplodimi i minaresë ka pësuar edhe kupolla e vogël afër minaresë. Dyert e hyrjes dhe të gjitha dritaret e xhamisë janë shkatërruar. Me këtë rast ka pësuar dëmtime edhe selia e Këshillit të BI-së në Suharekë.

    2.
    Gjinocit (Rexhep Shabanit)
    1942
    1999
    Kjo xhami është djegur dhe shkatërruar tërësisht me 05.04.1999.Gjithashtu është shkatërruar edhe minareja e gjatë 38 m.

    3.
    Grejkocit
    1730
    1999
    Minareja është shkatërruar krejtësisht me material eksploziv. Nga aksplodimi kanë pësuar kubeja qendrore si dhe pesë kubetë e vogla. Janë dëmtuar rëndë dyer, dritaret si dhe dyshemeja e xhamisë.

    4.
    Xh. e Hasan Pashës (Mushtishtit)
    1702
    1999
    Xhamia është shkatërruar tërësisht nga eksplozivet e vendosura me 04.04.1999. Me këtë rast është shkatërruar edhe minareja e gjatë 47.50 m, ndër më të mëdhatë në Kosovë.

    5.
    Vraniçit
    1742
    1999
    Nga granatimet ka pësuar kulmi i xhamisë e pastaj është demoluar dhe plaçkitur.

    6.
    Reqanit
    1969
    1999
    Kjo xhami ka shërbyer si vendstacionim i forcave kriminale serbe. Xhamia ka pësuar dëmtime nga plumbat e kalibrave të ndryshëm. Muri i jashtëm i xhamisë është rrënuar tërësisht.

    7.
    Bllacës
    1711
    1998
    Kjo xhami është granatuar gjatë dy ofanzivave, në korrik të vitit 1998 dhe në maj të vitit 1999. Dëmtime të rënda ka pësuar minareja, kulmi dhe muret e xhamisë.



    8.
    Budakovës
    1873
    1999
    Kjo xhami është granatuar me predha të ndryshme artilerike më 08.06.1999. Muret e xhamisë janë shkatërruar vende-vende. Brendia e xhamisë është demoluar në një masë bukur të madhe.. Me këtë rast kanë pësuar të gjitha dyert dhe dritaret

    9.
    Grejqecit
    1897
    1998
    Xhamia është djegur tërësusht nga forcat serbe në vitin 1998.

    10.
    Ngucatit
    1880
    1999
    Nga detonimet e forta artilerike kanë pësuar muret e xhamisë.

    11.
    Bellanicës
    1754
    1999
    Nga minimi i minaresë më 01.04.1999, kanë pësuar muret e xhamisë edhe kupollat e vogla.. Xhamia është granatuar disa herë nga forcat serbe.

    12.
    Banjës
    1797
    1998
    Xhamia është djegur dhe shkatërruar tërësisht në vitin 1998. Është shkatërruar edhe pjesa e epërme e minaresë.

    13.
    Peçanit
    1882
    1998
    Xhamia është shkatërruar rëndë nga granatimet e parreshtura në korrik të vitit 1998. Ka pësuar edhe minareja mbi sherefe.

    14.
    Studençanit
    1707
    1999
    Minarja është hedhur në ajër me mjete eksplozive më 28.03.1999, me ç‘rast ka pësuar edhe kubeja qendrore. Pastaj është demoluar tërësisht nga brenda.

    15.
    Doberdolanit
    1967
    1999
    Nga granatimet ka pësuar minareja, duert dhe dritaret

    16.
    Xh. e Hasan Prishtinës në Samadraxhë
    1802
    1999
    Më datën 30.03.1999, nga eksplodimi i fuqishëm kanë pësuar dy minaretë e kësaj xhamie, ndër më të bukurat në Kosovë. Gjithashtu dëmë të mëdha kanë pësuar edhe dy kupollat e vogla.

    17.
    Neperbishtit
    1967
    1999
    Minareja e xhamisë është shkatërruar tërësisht me 30.03.1999. Janë thyer xhamat e dritareve, Poashtu ka pësuar kulmi dhe nënkulmi




    KBI - Rahovec



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xh. e Kadirit
    1750
    1998
    Nga granatimet gjatë ofansivës së vitit 1998 minareja është dëmtuar rëndë.

    2.
    Xh. e Kasumit
    1826
    1998
    E dëmtuar rëndë nga granatimet gjatë ofansivës së vitit 1998. Minarja gjysëëm e shkatërruar.

    3.
    Xh. e Sokolit
    1824
    1998
    Nga granatimet gjatë ofansivës së vitit 1998 minareja është dëmtuar rëndë.

    4.
    Bellacërkës
    1810
    1999
    Kjo xhami është djegur tërësisht më 27.03.1999.Është shkatërruar edhe minareja e xhamisë 42 m.,e gjatë me ç‘rast kanë pësuar dëmtime edhe 8 kopollat e vogla, kurse viktimë e forcave barbare serbe ishte edhe imami i kësaj xhamie Hajrullah ef. Bega.

    5.
    Krushës së Madhe

    1999
    Forcat serbe e kanë përdorur këtë xhami si vend për maltretimin e tërë popullatës së kësaj ane e cila u masakrua barbarisht. Nga ky fshat janë gjithsej 204 të vrarë, kurse nga Krusha e Vogël 116 të vrarë.

    Nga pasojat e minimit të minaresë së kësaj xhamie më 27.03.1999 ka pësuar rëndë edhe kubeja qendrore, pasi që është plasaritur në disa vende. Brendia është shumë e shkatërruar.

    6.
    Celinës
    1916
    1999
    Xhamia është djegur dhe rrafshuar me tokë më 25.03.1999. Në mesin e 75 viktimave nga ky fshat është edhe imami i xhamisë Arif ef. Shala.

    7.
    Hoqës së Vogël
    1920
    1999
    Xhamia është djegur dhe rrënuar në tërësi më 25.03.1999. Gjithashtu është shkatërruar edhe minareja e saj

    8.
    Brestovcit
    1598
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht më 25.03.1999. Gjithashtu është shkatërruar edhe minareja. Kjo xhami konsiderohet si xhami monumentale për shkak të vjetërsisë së saj.

    9.
    Opterushës
    1860
    1999
    Xhamia është minuar dhe djegur pa ndonjë gjasë meremetimi. Është shkatërruar tërësisht edhe minareja.

    10.
    Retisë së Epërme
    1945
    1998
    Kjo xhami me gjithë minarenë është shkatërruar tërësisht më25.08.1998

    11.
    Retisë së Poshtme
    1947
    1999
    Xhamia është minuar e pastaj është djegur nga forcat serbe më 26.03.1999.

    12.
    Astrozubit
    1904
    1999
    . Pas granatimit të parë në shtator të vitit 1998, kjo xhami është minuar më 01.04.1999, me ç‘rast është shkatërruar minareja, kurse dëmtime kanë pësuar kupollat e vogla dhe shtyllat e jashtme të xhamisë. Forcat serbe këtë xhami e kishin shndërruar në sallë sporti e pastaj e kanë demoluar dhe djegur tërë brendinë e saj.

    13.
    Shkozës
    1915
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht më 02.04.1999

    14.
    Pagarushës
    1912
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda

    15.
    Maralisë
    1529
    1999
    Nga granatimet e parreshtura ka pësuar kubeja qendrore e cila është dëmtuar në disa vende.

    16.
    Zatriqit
    1764
    1999
    Xhamia është djegur pjesërisht në prill të vitit 1999. Ka pësuar dyshemeja dhe disa shtylla nga druri. Muret e xhamisë vende-vende janë të shpuar nga granatat.

    17.
    Drenovcit
    1710
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda

    18.
    Postoselit
    1820
    1999
    Xhamia është demoluar nga brenda

    19.
    Zaqishtës
    1990
    1998
    Paramilitarët serb të përkrahur nga kryetari i KK të Rahovecit dhe nga prifti i kishës së Zoqishtit shkatërruan dhe dogjën këtë xhami më 17 korrik 1998.

    20.
    Nagavcit
    1997
    1999
    Nga granatimet e shumta, kjo xhami ka pësuar dëmtime të rënda në shumë pjesë të saj.Xhamia është demoluar e pastaj është djegur tërë inventari i brendshëm më 25.03.1999




    KBI - Kaçanik



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Ivajë
    1932
    1999
    e djegur dhe e shkatërruar nga granatimet

    2.
    Stagovë
    1996
    1999
    e djegur përbrenda nga forcat serbe

    3.
    Pustenik

    1999
    xhamia është dëmtuar rëndë

    4.
    Glloboçicë
    1895
    1999
    xhamia është dëmtuar dhe demoluar nga brenda




    KBI – Dardanë (Kamenicë)



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Kranidellit
    1928
    1999
    e dëmtuar rëndë në muret e jashtme



    2.
    Xhamia e Petritit
    Në ndërtim e sipër
    1999
    e demoluar tërësisht nga brenda




    KBI -Viti



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Budrigës
    1942
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht më 12.04.1999 pa ndonjë gjasë meremetimi.



    2.
    Xhamia e Ballancës
    1971
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht. Dëmtime ka pësuar edhe minareja mbi sherefe.



    3.
    Xhamia e Novosellës
    1994
    1999
    Xhamia është djegur tërësisht.



    4.
    Xhamia e Radivojcës
    1979
    1999


    Xhamia është djegur pjesërisht nga brenda dhe është demoluar.




    KBI -Preshevë



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Re në Miratoc
    1865
    1999
    e demoluar dhe e dëmtuar nga brenda

    2.
    Xhamia e Tërrnavës
    1836
    1999
    e demoluar tërësisht nga Brenda

    3.
    Xhamia e Ceravajkës
    1880
    1999
    xhamia është dëmtuar dhe fjegur pjesërisht

    4.
    Xhamia e Vjetër në

    Miratoc


    e demoluar nga brenda




    KBI –Bujanoc dhe Medvegjë



    Nr.
    Emri i Xhamisë
    Viti i ndërtimirt
    Viti i dëmtimit - shkatërrimit
    Shkalla e dëmtimit

    1.
    Xhamia e Asllarës - Bujanoc
    1935
    1999
    e djegur nga brenda

    2.
    Xhamia e Sijarinës – Medvegjë
    1877
    1999
    e dëmtuar dhe e demoluar nga brenda

    3.
    Xhamia e Kapitit- Medvegjë
    1935
    1999
    e dëmtuar dhe e demoluar nga Brenda






    Medresetë e Vjetra monumentale të rrënuara :

    Medreseja e Madhe e Gjakovës

    Medreseja e Vjetër e Pejës

    Medreseja e Vjetër e Ferizajt

    Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit (Medreszja e Mehmet Pashës)

    Medreseja e Mesme Alauddin në Prishtinë është demoluar në tërësi







    Hamame të shkatërruar:

    Hamami i Haxhi beut në Pejë
    Ndryshuar për herë të fundit nga lum lumi : 28-02-2004 më 14:53
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  2. #2
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    SHPERNGULJA E POPULLSIS SHQIPTARE NGA ÇAMERIA SI MYSLIMANE
    Nga: Isuf B.Bajrami


    Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim. Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë, por me këmbim njerëzish. Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit, mjafton t’i shkëmbente,të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje, “homogjenitetin etnik” grek.

    Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë greqisë, në dëmë të fqinjëve. Orekset soviniste greke për ç’do ditë shtoheshin, drejt gllabërimit të tokave të huaja. Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në mbrendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë. Kjo aventur e çoi në Azinë e Vogël, e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli
    disfatën poshtëruese.(1) Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.

    Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veqant turko-greke, mbi shkëmbimin e grekërve të Anadollit, me “turqit” e Greqisë. Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “...duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosurnë tokat greke.”(2)

    Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.(3)

    Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit,sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekërit.Edhe në komisionin miks,të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit, u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”.(4) Këtë fakt e pranojn edhe vet çeveritarët e Athinës.Përfaqësuesi grek,Kallamanos, në Konferencën e Lozanës deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë.Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epirin. Në qoftëse ata janë të një besimi, nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie.”(5) “Sigurime” të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë,Kiçotaqi.Madje,edhe vet Venizelloja:”I kam telegrafuar Qeverisë sime,për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë,myslimanë të races shqiptare,që nuk duhet të ngatërrohet me turqit përsa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”.(6)

    Realiteti praktik qëndron ndryshe.Të thënat me të bërat qëndrojn shum larg.Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve, qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet.Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri.Sa për shqiptarët e besimit të krishterë,mendonin t’i asimilonin fare lehtë,duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin. Në këtë mes,një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks.Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

    Gjendja acarohej së tepërmi, kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini,dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit,duke dashur të fajësojnë Shqipërinë.Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.
    Më 31 mars 1923, Konferenca e Ambasadorëve, e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi.Athina e tërheqë përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana.Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë.Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll.Musa Demi, Ymer Capari,Xhevat Merushi, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin, burgosen.

    Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale, terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”.Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatrrimtare për të shpërngulur njerëzit.Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia,duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastaj,etj.Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari, vëllai i Murat Gjikës 300, Agako Pronja 600, etj., hajdutët pasi bënin gjithçka natën, të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte”hajdutë.

    Popullata e pafajshme, duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua.Ajo i dërgoi disa here përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive.Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjith gjendjen në Çamëri.Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve,ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj.Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar,turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit.U kërkua që zërin e Çamërisë t’ja transmetonte komisionit një dërgatë e përbërë nga Tahir Metja, Kadri Sadushi, Bido Dule, Nelo Hamiti,etj.Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

    Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë, pa I përfillur pasojat, jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim, por edhe shtypjen, padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke. Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse. Për shembull pyetjes:”Si shpjegohet që persona të dryshëm janë deklaruar si turq?! Kësaj pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë.Një nga ata është edhe vëllai im, Shefiku. Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht. “- Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!”Vështirë ështët’a merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal këtej, s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”.(7)

    Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman,por edhe ata të krishterët. Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima,nga fshati Ledhës.”-Ja ai është i krishterë-thot Tahir Metja-pyeteni i ç’kombësie është.” Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek, Minai iu pëgjigj shkurt: “-Jam shqiptar, nuk di grekçe.”(8)

    Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë, pezulloi shkëmbimin, por autoritetet greke vazhduan punën e tyre.Fshati Petrovicë u boshatisë krejtësisht,Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80,Karbunari nga 300 në 120,Parga nga 300 në 40,Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjë,etj. Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20,000 banorë nga Çamëria.(9)

    Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël.Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj. Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës.Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve,Hasan Kapoli,Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. (10) Një protestë të tillë bënte edhe Huso Iljasi, në emër të popullsisë së Pargës.

    Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame.Duke i bërë jehon një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës, gazeta “Dajti’’, i kërkonte qeverisë demokratike: “...të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”. (11)

    Në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që qështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante :” Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike,vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike,kurse ai nuk mund të merret fare parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës,e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmbimi...

    Qeveria shqiptare është e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht, një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike...”. (12)

    Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së F.Nolit, duke ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve.

    Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dy vendeve.Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

    Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazettes greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosphere të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar se: “Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”.(13)

    Suleman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndalurar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme: “Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhëra nga ajo ministri,që të varen nga autoritetet kufitare të jugut,që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vine nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”. (14)

    Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të përgjithshëm, më 11 gusht 1924 thuhej se:” ...fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, për arsye se popullsia është autoktone,ajo flet vetëm shqip,se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë...”.(15) Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë.

    Megjithatë,në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10.000 çamë.Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesore.Në krye të delegacionit, F. Noli, vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj.Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. (16) Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera tha: “Shumica e shqiptarëve mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë...”.(17)

    Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesager d’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet, gazeta “Bashkimi”shkruante: “... Autoritetet greke, përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë, sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke, gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme, nga sjelljet e këqia dhe persekutimet e autoriteteve greke. Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri... Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit,qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar...”.(18) Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek, që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar.Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit, terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje...”.(19) Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll.

    Ja ç’shkruante gazeta “Dajti”:”Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju ipen vendpasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”. (20)

    Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.
    Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet: “Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll.Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël, viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi... Mahagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.

    Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë.Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë.Edhe së andejmi do të shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje, në
    qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta,komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

    Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç), qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komanden e andantit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjrëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”.(21)
    Sesioni i Lidhjes së Kombeve,që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontigjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll,kurse organizata e Gjenevës, jo vetëm që nuk e ndaloi,por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e zotimeve të saj.Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës. Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925. Por tashmë ai po merrte nuanca të reja.Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

    Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos, më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin, shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se;”...ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie...”. Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën,
    shtonin se me këto akte;”...kemi të drejt të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i rrespekton , dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë”.(22)

    Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos,të botuara në gazetën “Akropolis të Athinës, gazeta më e vjetër greke.Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952,ish- kryetar i shtetit grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sere artikujsh të botuara në fletoren e përditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

    Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek,historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjedhë Greqisë.

    Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë, del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë,i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar: “-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe. Marrëdhënjet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios “Bullgavrasës” të Bizantit dhe deri më sot. Nga të gjith qeveritarët grekë,armiku më i madh kam qenë unë. Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Ahmet Zogut, miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqiprisë, jamë përsëri unë. Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë.
    Në foshnjërinë time flisja vetë shqip, pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht.Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, ndon Bilbili, në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë,Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.

    Në dejet e mij, pra, rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar. Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi, bir dhe nip), Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses “L.Kaconi”, Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur, janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.”

    Paparigopulos (historian i madh grek) shkruan: “...nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer.”Hidriotët, Speciotët, Miauli, Sahturi dhe mijra luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt.

    Nuk jam pra armik i Shqiprisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë.

    Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhënjet me Shqipërinë, për shkak të problemit të Çamërisë.

    Përfaqësonjësi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël, dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi.

    Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se , muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit.Ky u përgjegj pa hezituar se muhamedët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto fjalë habitëse :”Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga turqia, nuk vlen të humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës. Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet kryhej në Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël.

    U dhash urdhëra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre. Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura.Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënjeve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim.Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu, me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do t’e harroj kurrë.Dhe,pra, deri në ditët e shfronëzimit të tij, sa herë vinte përfaqësonjës i ri shqiptar në Greqi, më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte “vëlla i madh”.

    Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i shmobilizuar. Kjo është e quajtura “Besa” shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim.Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë.Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje. Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë, siç tregohet qartë prej luftrave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

    Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate, përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut.

    Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt, kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhënjet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këti mendimi.Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

    Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhënjet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqsonjës të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendasin tim i cili e njhte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve.

    Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësis,do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan.

    Si racë shqiptarët nuk janë as tartaro-mongolë, as sllavë, por Ilirë,stërnipër të pellazgëve. Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e pare të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me talianët, serbët, bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngusht në gjak, trashëgime dhe zakone”.(23)

    Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët, këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Vitet e mëpastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika, strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944.

    ---------------------

    1. V.Kondi :”Greece and Albanien”,Selanik,1976,f.98
    2. Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë.Shih,H.Minga: te Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992 fq.3-4.
    3. Po aty.
    4. Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, dërguar këshillit të datës 29.ll.l924.
    5. Po aty.
    6. Venizelloja :”Letër drejtuarLidhjes së Kombeve”
    7. H. Mingo,Po aty.
    8. Po aty.
    9. Po aty.
    10. Po aty.
    11. Gaz.”Dajti”,Tiranë 4 gusht 1924.
    12. AQSH.Fondi251,viti 1924, dosja 84.
    13. Gazeta “Politika”,datë9.09.1924.
    14. AQSH.Fondi 252,dosja 80,dt.30.1924,fl.38.
    15. AQSH.Fondi 251,viti 1929, dosja 84.
    16. H.Minga,Po aty.
    17. AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 85.
    18. Gazeta”Bashkimi”, datë 30.07.1924.
    19. Kurfuz më 20.02.1926,në emër të popullsisë came të Filatit: Musa Demi,Adem Braho.Shih edhe: “Çamëria”,Nr. 7 (26),Viti II-të 8 maj 1992 fq. 4.
    20. Gazeta “Dajti”, datë 07.07.1924.
    21. Gazeta “Dajti”, datë 17.09.1924.
    22. Hasan Minga, “Çamëria”, Nr. 7 (26), Viti II-të, 8 maj 1992 fq.4.
    23. Gjeneral Theodhor Pangalos,kujtime,botuar tek e përditshmja greke “Akropolis”,Athinë. Përkthyer nga
    shkrimtari Petraq Ktona tek revista “Krahu i Shqiponjës”,Nr.2 (14),shkurt 1978,Çikago të SHBA-së,shih edhe tek “Çamëria”Nr.5 (24), e mërkur
    22. 04.1992, fq. 8.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Armiqësitë evroperëndimore e shqiptare ndaj Islamit

    Moto:

    “O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pa_ndër_gjegj_shëm ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (El-Kur’an: El-Huxhurat, 6).


    Hyrje

    Vetëdijësimi dhe rizgjimi i muslimanëve në botë por edhe në trojet shqiptare gjatë disa dekadave të fundit hodhi në sipërfaqe çështje me rëndësi të madhe religjioze, etike, kulturore, politike, sociale e nacionale. Shumë vlera dhe botëkuptime standarde u lëkunden, sepse, literatura e deritashme në botë e veçan në trojet shqiptare, në të gjitha fushat, Islamin krye_sisht e paraqet si fe regresive, violente, obskurantiste, fanatike, intolerante, aziatike, fe të pasioneve, të errësirës, fe të padijes dhe një varg epitetesh pezhorative. Në këtë pikëpamje nuk dallon literatura katolike, pra_vosllave dhe ajo laike prokristiane.

    Mirëpo, derisa në disa qendra tjera ballkanike, në prezentimin objektiv të Islamit kanë ecur para, së paku në rrafshin individual, në Kosovë, Islami në të gjitha segmentet e tij, lëre që nuk është studiuar objektivisht për çka konfirmon realiteti nga shkolla fillore e deri në Universitet, por është bastarduar e çoroditur.1

    Burimi i armiqësisë evroperëndimore dhe shqiptare ndaj islamit


    Kur’ani paraqet fundin e intervenimit të Krijuesit te njerëzit. Ai pra_non pejgamberët e mëparshëm, pranon burimin hyjnor të li_brave të tjerë qiellorë, por njëkohësisht tregon në shtresimet historike në to dhe i plotëson. Me shpalljen e Kur’anit Krijuesi e ngriti njerëzinë nga organizimi komunitar primitiv në shkallën superiore, duke hequr dorë nga standardet e deriatëhershme primitive të njerëzisë për komunikim e bashkëpunim dhe duke e ngritur njeriun në pozitë dinjitoze, kurse çdo gjë nga bota e krijuar e vuri në shërbim të tij.2

    Për këtë arsye, pas një shekulli të Islamit në skenën historike, muslimanët shtriheshin prej Oqeanit Atlantik deri në Kinë.3 Gjatë kësaj periudhe, duke iu falënderuar natyrës integruese të Islamit, të hapur ndaj të gjithëve e për të gjithë, e mbi të gjitha natyrës së tij të sinqertë e humane, muslimanët kanë “asimiluar në fenë e vet, në gjuhën e vet, e madje edhe në tipin e vet fizik më shumë të huaj se cilado racë tjetër para dhe pas saj, duke mos e përjashtuar atë helene, romake, an_glosaksone ose ruse.” 4

    Suksesin e Islamit në rrafshin historik mbi të gjitha duhet kërkuar në faktin se ai si arabëve ashtu edhe joarabëve, nuk u është ofruar me metodën konservatoriste 5, as me metodën revolucioniste 6, e madje as me metodën reformiste7. Islami në vend të këtyre metodave të për_mendura më sipër ofron metodën e Muhammedit a. s.8, e cila përbëhet prej fjalëve të tij që i ka thënë, ligjeve që i ka miratuar, sjelljes personale dhe rekomandimeve të tij. Kjo metodë nuk pranon asnjë dobësi nga metoda konservatoriste, revolucioniste dhe reformiste, kurse pranon të gjitha pikat pozitive të tyre. Kjo është metoda e Muhammedit a.s. e cila nuk është si e Ibni Sinasë, as e Hallaxhit. As si e in_dividualistëve, as si e elitistëve, Muhammedi a.s. është vetëm përgjegjës për kuptimin e Shpalljes, është zëdhënës i lajmeve të rrugës së All-llahut, tregues i rrugës, por jo përgjegjës për përparimin në të. Nga njerëzit varet se a do ta zgjedhin atë shkollë apo jo. Kjo karakteristikë e bën Islamin të jetë shkolla e parë shoqërore e të menduarit, shkolla e parë që njerëzit i konsideron faktorë themelorë dhe fundamentalë të shoqërisë dhe historisë.

    Shkolla islame nuk është nga ato shkolla që u flasin të diturve dhe intelektualëve, të shquarve apo një grupi të zgjedhur, një grupi apo race superiore, apo mbinjeriut; ajo nuk njeh grupe të privilegjuara.9

    Atëherë: Prej nga burojnë armiqësitë evroperëndimore nëse Islami nuk është rrënues, përbuzës, ekskluziv e ekskomunikues ndaj të tjerëve, nëse Islami judeokristianët, librat dhe pejgamberët e tyre i pranon dhe i çmon si realitet religjioz e historik!!!

    Disa faktorë të armiqësisë ndaj islamit

    Populli i zgjedhur


    Rrafshi i parë ku duhet kërkuar shkakun e krijimit të botëkuptimeve paragjykuese e tendencioze të evroperëndimit ndaj Islamit, duhet kërkuar në vetë natyrën e Judeo-kristi_anizmit në Bibël. Bibla pranon qartë superioritetin e hebrenjve ndaj popujve tjerë. Tradita hebraike karakterizohet me teorinë racore mbi popullin e zgjedhur. Kjo ka ndikuar që edhe Kisha kristiane e ka konsideruar veten trashëgimtare të asaj zgjedhshmërie: “Ju jeni racë e zgjedhur ... popull i shenjtë” (Letra e parë e Pjetrit, II, 9).10 Superioritetin e tyre hebrenjtë e shohin edhe në atë se ata “ndalojnë kamatën ndërmjet të vetëve, por e lejojnë me të huajt, duke pretenduar se ata nuk kanë ndonjë obligim ndaj atij populli injorant.” Përkatësisht, hebraikët lejojnë skllavërimin e të tjerëve, por jo edhe skllavërimin e racës së vet.11 Ky superioritet i tyre zinte fill edhe në trashëgiminë e lashtë letrare, në krenarinë nacionale dhe kulturore të tyre. Si pasojë e gjithë kësaj, ata çdo paraqitje hyjnore, çdo in_tervenim hyjnor në botën fenomenale pas Tevratit (Torës) e konsideronin si falsifikim të traditës biblike, ndaj, edhe pse Isai (Jezusi) ishte i tyre, ata nuk e pranuan atë për të dërguar të Zotit pas Musait (Mojsiut).12 Ngjashëm ndodhi edhe me Muhammedin a. s., misionin pejgamberik të të cilit nuk e njohën as Hebraizmi as Kristianizmi13.

    Natyra militante e judeo-kristianizmit ka burim hyjnor


    Dalja e Islamit si forcë konkurruese në skenën botërore bëri që si në Judaizëm ashtu edhe Kristianizëm të vijë në shprehje natyra e tyre përçmuese dhe përjashtuese, ndonëse judeokristianët, si atëherë ashtu edhe tash, me bollëk proklamojnë mesazhet e dashurisë. Në Ungjillin e Llukës thuhet: “... E kush më pra_non mua, e pranon atë që më dërgoi mua...” (Luka, 9:48), ose: “... E kush më përbuzë mua, e përbuzë atë që më dërgoi mua”. (Luka, 10:16).14

    Ata që mbesin jashtë Kishës, ku bëjnë pjesë edhe muslimanët, nga dita në ditë do të ekspozohen para sprovave të intoler_ancës dhe dhunës, sepse Ungjillli thotë: “Kush nuk është me mua, është kundër meje, dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.” (Mateu, 12:30).15

    Në mbështetje të fjalëve biblike “... dhe detyroi të hy_jnë...” (Luka, 14:15-24), Kisha ka konkluduar se udhëzimi mund të imponohet me dhunë dhe se Kisha ka të drejtë të bëjë presion e ta terrorizojë shpirtin njerëzor, e ndaj atyre që refuzojnë, ata të ndëshkohen me ekskomunikim ose të digjen në zjarr.16

    Islami ndërmjet shpresës për paqë dhe dhunës kishtare


    Përkundër thënieve jotolerante e madje edhe ka_nosëse dhe represive të teksteve biblike, disa kronika lindore nga shekulli VII na shpiejnë të kuptojmë drejt një qëndrimi afirmativ të Islamit nga ana e kristianëve. Madje, kristianët monofizitë të Lindjes me dëshirë e pranuan pushtetin politik të pushtuesit arab, sepse prej tij prisnin tolerancë më të madhe17 se sa prej vetë shtetit qendror kristian.

    Mirëpo, zhvillimi dhe zgjerimi i shpejtë i Islamit nxiti kthesë vendim_ta_re në tre kontinente: në Azi, Afrikë dhe Evropë, dhe nga themeli lëkundi fuqitë më të mëdha të asaj kohe: Bizantin dhe Persinë dhe shtetet përreth, që nxiti urrejtje të madhe.18

    Kisha, e cila nga rënia e Romës më 476 forcohej suksesivisht, në shekullin VIII në tërësi kishte absorbuar segmentet e tëra ushtarake, politike dhe administrative të Romës. Kisha në atë kohë zhvillonte formulën: në skenën politike mbretërit janë sovranë, por, njëkohësisht, ata duhet ta njohin autoritetin shpirtëror të Kishës. Pas shumë përpëlitjesh midis Kishës dhe autoriteteve profane evropiane, ajo u forcua dhe erdhi në po_zicion ta marrë sundimin profan.19 Kështu, shekulli VIII e më vonë, karakterizohet me një njohje të vrazhdë të Islamit, sa madje Jean Damascenea në veprën e vet De Heresibus, Is_lamin ka tentuar ta identifikojë me një herezi arianite.20 Në anën tjetër, me kalimin e kohës, supremacioni papnor, përkatësisht Kristianizmi politik identifikohet me Perëndimin evropian, dëshiron të jetë organizëm politik, që, kjo është e qartë, ai më nuk është bashkësi e rëndomtë fetare. Pushtimet muslimane gjatë shekujve VIII-X në zonat periferike të Ev_ropës: në Spanjë, Italinë Jugore, Galinë Jugore, janë kon_sideruar barbare dhe anarkike, duke i quajtur arabët grabitçarë, kriminelë etj.21

    Zgjerimi ideor dhe hapësinor musliman dhe armiqësia antimuslimane


    Botëkuptimi se muslimanët janë barbarë është moment i ri dhe niset nga tërbimi kundër Pejgamberit Muhammed a.s., i cili është shkaktari më i madh për pengimin e kryqimit të mbarë njerëzisë. Ai për predikim përdorte Kur’anin, grumbull tregimesh, sipas tyre, të vjedhura nga Bibla e pastaj të shtrembëruara, i cili kishat i ka shndërruar në xhamia, d.m.th. në sinagoga djajsh.22 Kjo gjendje tërbimi do të kulmojë me inkuizicionin kristian shumëshekullor23 dhe me luftërat kryqtare24, të cilat do t’ju shkaktojnë aq shumë dëm muslimanëve saqë çdo kristian i ditëve të sodit do të du_hej të turpërohej për veprimet e të parëve të tij.25

    Faktorët integrues dhe ç’integrues


    Entitetet individuale kulturore, si ai evropian, arabik, islamik, levantik, hebraik e të tjerë, kanë një fun_dament të përbashkët - mesdhetarizmin, që është themel i univer_salizmit të secilës nga kulturat e cekura, mirëpo për shkak të raporteve të prishura ndërmjet Botës islame dhe Evropës, në shekullin XIII - XIV ky themel universal i përbashkët filloi të dobësohet kurse elementet integruese të natyrës universale filluan të bien në harresë dhe njëri-tjetrin ta shohin si kundërshtarë e jo si aleatë të vlerave universale. Si rezultat të kësaj gjendjeje kemi dy komplekse psikologjike, kompleksin evropian të ‘superioritetit’ - të gjitha meritat i përshkruhen Evropës, dhe kompleksin islam të ‘inferioritetit’, të izolimit dhe të ndarjes nga ky prosperitet universal, që te muslimanët ka zgjuar rezistencën refleksive kundrejt universalitetit. Kjo harresë ka shtrembëruar vetëdijen kulturore në të dy anët. Njëra-tjetrën nuk e njohin dhe nuk mendojnë se duhet të njihen.26

    Islami ndërmjet njohjes intelektuale dhe armiqësisë politiko-ekonomike

    Në shekullin XVI e më vonë, polemikat drejtuar Islamit nuk janë më aq intensive. Në planin politik, Islami u identifi_kua me Perandorinë Osmane, karakteristikë kjo që do të vërehet se është infiltruar edhe ndër kristianët shqiptarë që nga shekuli XVI, XVII, e deri në ditët tona, duke i identifi_kuar muslimanët shqiptarë me turqit. Përkundër ndjenjës së tyre se Islami si religjion duhet të flaket nga rrjedha shpirtërore qendrore e njerëzisë sepse ai është simbol i fana_tizmit, në planin dituror, megjithatë shihen përpjekjet që të njihet Islami.27 D. Buçan këtë dukuri e vrojton shkëlqyeshëm dhe konfirmon se përkundër luftërave të përgjakshme, “elita intelektuale e ka njohur njëra-tjetrën”.28 Kësaj njohjeje, mbase, i ka ndihmuar edhe fakti se Mesdheu ka qenë qendër e botës, dhe Evropa vetëm nëpërmjet Islamit ka mundur të vijë në kontakt me pjesën e mbetur të botës. Islami në Mes_dhe nuk ishte vetëm forca prijatare ushtarake dhe kundërshtar ideologjik, por edhe shembull filozofik dhe shkencor. Islami thelbësisht ka marrë pjesë në inicimin e të gjitha aspekteve të universalizmit, që nga ai filozofik e deri te ai shkencor.29

    Shekulli XVIII e pas, karakterizohet me riaktivizimin e arsenalit mesjetar kristian ndaj Islamit. Karakterizohet edhe me evrocentrizmin e fuqishëm si ndër kristianët e majtë ashtu edhe ndër kristianët e djathtë, me theks të veçantë që majtistët mundohen t’ia injorojnë Islamit dimensionet e pastra mod_erne, domenin e brendshëm kulturor fuqishëm të lidhur për të kaluarën.30 Imperializmi perëndimor dhe kreatura e tij, ori_entalizmi perëndimor, Islamin e kanë paraqitur si “religjion fanatik, të errët, që ithtarët e vet i edukon në besimin e ngushtë, dogmatik, i cili është armiqësisht i disponuar ndaj lirisë së mendimit dhe zhvillimit të lirë të ideve”.31

    Kontinuiteti i traditës biblike e greko-romake gjatë shekujve XIX-XX


    Pozita e Islamit dhe muslimanëve kundrejt Perëndimit dhe nën Perëndimin kolonialist gjatë shekujve XIX-XX është mjaft instruktive. Ernest Renani, njëri ndër antropologët shpirtëror dhe moral më të mëdhenj të botës, në Sorbonë të Francës, në mars të vi_tit 1883, me veprën “Islami dhe shkenca” konfirmoi se Islami frenon zhvillimin e mendimit njerëzor.32 Pakuptimësitë e tij shihen edhe në pohimin se “raca shpirtërore e njeriut është raca Veriore dhe Perëndimore”, me çka E. Re_nani paraqet kontinuitetin e teorisë raciste nga tradita biblike judaisto-kristiane e greko-romake “mbi popullin e zgjedhur”, dhe njëherit shërben si “mësues” për brezat e ardhshëm.33

    Filozofi i njohur perëndimor, Volteri, fillimisht ishte armiqësor ndaj Islamit, që më vonë toni i tij të bëhet më i nuancuar e më i kthjellët, ndonëse sërish i ashpër.34

    Lamartini dallon nga të tjerët dhe ka mendime më pak të ngarkuara nga tradita evrokristiane. Ai ka pranuar autenticitetin e Shpalljes dhe e ka kuptuar dimen_sionin e dyfishtë të Kur’anit, universal dhe specifik.35

    Pikëpamjet e shekullit XX në Evropë mbi Islamin, krye_sisht janë kontinuitet i vizionit mesjetar të Islamit. Lidhur me këtë, F. Hiti pohon se “gjurmë të asaj paraqitjeje ka edhe sot shumë” 36, kurse intelektuali i njohur botëror Rozhe Garodi thotë: “Kur në Algjeri kam dëshiruar t’i njohë traditat e lavdish_me të kulturës dhe civilizimit arab, u ballafaqova me krimin e vërtetë të cilin kolonializmi e bëri kundër arsyes njerëzore”, apo Rozhe Garodi, i cili pohon se pas Luftës II botërore “çdo tentim i ndriçimit të ‘kontributit historik të kulturës arabe’ përmban në vete reagim ndaj politikës arsimore kolonial_iste...” 37

    Se deri në ç’shkallë ka arritur verbëria ev_roperëndimore kristiane në armiqësinë e tyre ndaj musli_manëve në botë tregon pohimi mjaft sinjifikativ dhe i qëlluar i intelektualit boshnjak Ferid Muhiq, i cili thotë: “Këtë që e bëmë tash (falja e namazit të drekës) është shkaku kryesor që nuk na duan ... Mirëpo, të gjithë ata që i kundrojnë muslimanët se si përulen duke u falur dhe sipas saj e vlerësojnë karakterin e tyre, thellë janë në mashtrim. Pikërisht ai që i falet All-llahut xh.sh. nuk do t’i përkulet askujt tjetër.” 38

    Shembujt e theksuar tregojnë se ekzistojnë armiqësi të tipit mesjetar, e që kanë të bëjnë veçanërisht me strukturën e religjionit islam, me Islamin si, gjoja, reli_gji_on dhune, si religjion i sensibilitetit të shfrenuar, si religjion i gabueshëm. Përkatësisht, paragjykimet, në të shumtën, zënë fill në atë se Islami nuk është vetëm emërtim për religjionin, por edhe sinonim për shoqërinë që ka ndërtuar civilizim autokton e të veçantë.39

    Me të drejtë princ Çarlsi vrojton: “Është e çuditshme përse moskuptimet ndërmjet Islamit dhe Perëndimit duhet të vazhdojnë, kur ajo që i bashkon këto dy botë është shumë më e fuqishme se ajo që i ndanë: mono_teiz_mi, përkohësia, përgjegjësia, bota tjetër, respekti ndaj diturisë, mëshira ndaj të varfërve, rëndësia e jetës fa_miljare, respekti ndaj familjes.” Për t’u përgjigjur në pyetjen e tij se: “Moskuptimet paraqiten kur nuk ia arrijmë të çmojmë se si të tjerët e shohin botën, historinë e saj dhe rolet tona përkatëse në të”. Më tej ai shton se: “Mënyra se si ne sot e shohim Islamin rezulton ta konsiderojmë si kanosje dhe rrezik, në Mesjetë si pushtues ushtarak, ndërsa në kohët më bashkëkohore si burim të mos_tolerimit, ekstremizmit dhe terrorizmit”, ndonëse “Islami mesjetar ishte një religjion i tolerancës së jashtëzakonshme për kohën e vet që u lejonte hebrenjve dhe të krishterëve t’i praktikojnë besimet e tyre të trashëguara, duke dhënë një shembull i cili fatkeqësisht për shumë shekuj me radhë nuk u kopjua në Perëndim.” 40

    Përfundim per Ju


    Armiqësitë evroperëndimore gjenezën e tërhe_qin duke filluar nga tradita biblike, nga trashëgimia greko-romake, nga inkuizicioni dhe kryqëzatat, nga paraqitja e osmanlinjve në trollin evropian dhe nga kolonializmi e neokolonializmi, përkatësisht nga modernizmi bashkëko_hor.41 Eliminimi i faktorëve të armiqësive do të shpiente në fazën e parë në eliminimin e armiqësive ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe në fazën e dytë në njohjen dhe në respektimin e Islamit dhe muslimanëve. Faza e tretë do t’i obligonte muslimanët t’ua falin kristianëve për gabimet e bëra ndaj tyre gjatë historisë dhe të fillojnë një bashkëpunim në të gjitha fushat pa kushtëzime. Për suksesin në fazën e parë dhe të përgjegjës janë kristianët, kurse për suksesin në fazën e tretë përgjegjës janë barabartë kristianët dhe muslimanët.


    --------------------------------------------------------------------------------

    1 Nexhat Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1988, fq. 7-175.

    Këtë gjendje e ka vërejtur edhe shkencëtari i njohur shqiptar, i ndjeri Hasan Kaleshi qysh para dy- tre deka_dash:

    “Mund të thuhet se shqiptarët janë të vetmit që nuk i kanë kushtuar kurrfarë rëndësie këtij aspekti ..., edhe pse roli i shqiptarëve është më i madh se i shumë popujve ballkanikë, me dallim që ata i kanë studiuar shkrimtarët e tyre, e ndër ne kjo punë merret me nënçmim, të mos themi me përbuzje ... Le që boshnjakët janë shumë përpara në stu_dime, por madje edhe serbët edhe maqedonasit.” Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame, bot II, Rijad, 1991/1412, fq. 12-13, fusn. 4.

    Këtë gjendje e vrojton edhe shkencëtari bashkëkohor shqiptar G. Shpuza: “Në të hulumtuarit e mendimit politik, shoqëror dhe iluminist vërehet një njëanshmëri mjaft e thek_suar. Vihet në pah me plot të drejtë orientimi i tyre nga qytetërimi më i përparuar i kohës, drejt qytetërimit perëndi_mor. Por ky orientim sikur absolutizohet dhe paraqitet gati-gati si një mohim i qytetërimeve të tjera, qytetërimeve lindore të hershme dhe të sotshme; në rastin tonë, të qytetërimit is_lam.” Gazmend Shpuza, Shemsedin Sami Frashëri për qytetërimin islam, Perla - revistë shkencore-kulturore tremujore, 1/1996, Tiranë, fq. 20.

    2 Shih: Roze Garodi, “Zivi islam”, Sarajevë, 1990, fq. 7-8; Sejjid Kutub, “Islami - fe e ardhmërisë”, Shkup, 1993/1413, fq. 11-22.
    3 F. Hiti, pohon se Shteti islam ishte “mbretëri më e madhe se ajo romake, kur ajo ishte në kulmin e saj.” Filip Hiti, “Istorija Arapa od najstarijih vremena do danas”, botimi II fototip, Sarajevo, 1988, fq. 21.
    4 D. G. Hogarth, “The Panetration of Arabia”, New York, 1904, fq. 7, sipas; F. Hiti, op. cit., fq. 21-22.
    5 Kjo metodë përpiqet ta ruajë traditën me çdo kusht, sepse i duket sikur t’i ndahen rrënjët nga trungu i drurit.
    6 Sipas kësaj metode duhet eliminuar tërë trashëgiminë, me ç’rast shoqëria stagnon dhe fana_tizohet.
    7 Kjo metodë aplikon ndryshimin gradual të traditës, të kushteve shoqërore, sepse me këtë metodë paraqiten dukuri negative reaksionare, nga brenda dhe nga jashtë, gjatë periudhës së gjatë të kësaj me_tode, të cilat forca ndalojnë apo shkatërrojnë nismat dhe re_format pozitive.
    8 Lekad kane lekum fi resuli’l-lahi usvetun hasenetun… (Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, …” (El-Ahzab, 21).
    I Dërguari ruan formën, thesarin e traditave që ka rrënjët e veta në shoqëri, nga brezi në brez, por ai ndryshon përbërjen, shpirtin, qëllimin dhe përdorimin praktik të kësaj tradite në mënyrë revolucionare, kategorike dhe imediate.

    9 Shih: Sejjid Kutub, Kjo fe, Shkup, 1414/1993, fq. 7-16.
    10 Sipas: Roze Garodi, Zivi islam, op. cit., fq. 114-115.
    11 Mahmud Seid Muhammed, Islami dënon diskriminimin racor, Shkup, 1994/1415, fq. 24).
    12 Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 15.
    13 As Hebraizmi as Kristianizmi nuk e pranojnë burimin hyjnor të islamit ndonëse në “Deuteronomia” 18:18, Zoti i tha Mojsiut: “Prej vëllezërve të tyre (prej is_mailitëve, N.I.) do të dalë një Profet i cili do të jetë si ti (Mo_jsi) dhe në gojën e tij unë do të vë fjalët e mia, e ai do t’ua transmetojë atyre urdhrat e këshillat e mia.”
    14 Sipas: Shkrimi shenjt, përkthimi sipas: S. Filipaj, Ferizaj, 1994.
    15 Kur’ani ka qëndrim tjetër nga Bibla: “Thuaj: “O ju jobesimtarë! Unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni! As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj! Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni! Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj! Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!” (el-Kafirun, 1-6);
    “Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bëj adhurimin tim. E ju pra, adhuroni pos Tij çka të doni!...”. (ez-Zumer, 14-15).

    16 Shih: Ali Bulaç, Islam i demokracija, teokracija i totalitarizam, Sarajevo-Ljubljana, 1995, fq. 94-95.
    17 H. Dzait, op. cit., fq. 15-16.
    18 Shih: Osman Nuri-Hadzic, Muhammed a.s. i Kur’an - Osvrt na Istoriju islamske kulture, botimi III, Sarajevo, 1986, fq. 23.
    19 Ali Bulac, op. cit., fq. 76-77.
    20 H. Dzait, op. cit., fq. 16.
    21 Marc Bloch, “La Societe féodale”, Paris, Albin - Michel, I, p. 13, sipas: H. Dzait, op. cit., fq. 17.
    22 H. Dzait, op. cit., fq. 19-21.
    23 G.i J.Testas, Inkvizicija, Zagreb, 1982;
    Ahmed Shelebij, Mewsuatu’t-tarih’il-islamijj, vëllimi V, botimi IV, Kairo, 1979, fq. 571-665.

    Burimet his_torike tregojnë se për një kohë të shkurtër, e për shkak të politikës restriktive, gjyqet inkuizitare kanë dënuar me vdekje në zjarr 30.000 njerëz. Janë mbytur e djegur shumë shken_cë_ta_rë e artistë.

    Krhs.: A. Bulac, op. cit., fq. 90-91.

    24 Emrat e G. Galileut, Xh. Brunos e N. Koper_nikut e shumë të tjerëve na flasin mjaft.
    25 Shih: Sami Frashëri, Përhapja e Islamizmit, Prizren, 1411/1990, fq. 11-12, 13; F. Hiti, op. cit., fq. 580, 594, 597.
    26 Shih: D. Bucan, Islam i Evropa..., op. cit., fq. 90-91.
    27 Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 22-25.
    28 D. Bucan, Islam i Evropa..., op. cit., fq. 90.
    29 Ibid., fq. 90-91.
    30 H. Dzait, op. cit., fq. 25.
    31 Shih: Edward W. Said, Orientalism, London and New York, 1978, sipas: Thomas Hodgkin, Revolucionarna tradicija u Islamu, Argumenti - casopis za drustvenu teoriju i praksu, 2/1982, Rijeka, str. 114; Krhs.; D. Bucan, Islam i Evropa.., op. cit., fq. 91.
    32 Sipas: Husein Djozo, Potreba i pokusaji savremene interpretacije i egzegeze kur’anske misli, fq. 12, në Enes Karic (ed.), Kur’an u savremenom dobu, I, Sarajevo, 1991, fq. 21. Në këto akuza të E. Renanit u përgjigj po atë vit Shejh M. Abduhu në Journal des debats dhe i përgënjeshtroi mendimet e tij. Ibid., fq. 22.
    33 Shih: Roze Garodi, Zivi islam, op. cit., fq. 114.
    Kur është fjala për kryqëzatat, kristianët erdhën në Tokën e Shenjtë me parabindjen se ata janë më superiorë se populli të cilin e konsideronin idhujtar. Mirëpo, qysh në kontaktet e para me muslimanët, ata u liruan nga ky mashtrim që patën pranuar nga udhëheqësit e tyre kishtarë e profan. Madje, kryqtarët në sytë e arabëve ishin “kafshë që posedojnë virtytin e trimërisë dhe luftarakësisë e asgjë më shumë.” Usame, sipas: F. Hiti, op. cit., fq. 580.

    34 Shih: H. Dzait, op. cit., fq. 27-28.
    35 Mo’nis Taha - Husein, Presence de l-Islam dans la litterature romantique en France, p. 160, sipas: H. Dzait, op. cit., fq. 36.
    36 Philip Hitti, Islam - A Way of Life, Mineapolis, London, Bombay, Karaçi, 1970, fq. 22-23, sipas: Hasan Susic, Arapski svijet jucer, danas, sutra, Argumenti - casopis za drustvenu teoriju i praksu, 2/1982, Rijeka, fq. 22.
    Intelektuali beogradas D. Kalajic lidhur me paragjykimet aktuale ndaj Islamit pohon se: “Kultura islame është maja e fundit e madhe që e kam takuar në udhëtimin viseve të Lindjes. Ka qenë kjo në fillim të viteve shtatëdhjetë, pra për vitet e mia - shumë vonë. Deri atëherë vetëdijshëm i jam shmangur kulturës islame, i motivuar me një varg paragjykimesh nga të cilat sot turpërohem. Një pjesë e atyre paragjykimeve është mbjellur gjatë arsimimit shkollor në shenjë të lamentit mbi historinë ”pesëqind vjet robëri nën turqit”. Këto paragjykime megjithatë kanë ndikuar në zgjidhjet e mia, mbase edhe për atë që në historinë e ekspansionit islam kam shikuar një kanosje anti-evropiane. Pjesa tjetër e këtyre paragjykimeve ka rrjedhur nga lekturat e interpretimeve “akademike”. (Razgovor za “Takvim” sa Dragosem Kalajicem – Intervistë e Hilmo Neimarlisë, me titull: Islam i Evropa, në Takvim 1400 h., Sarajevë, 1980, fq. 302-303 (Më tej: D. Kalajic, Islam i Evropa).

    37 Roze Garodi, Islami dhe kultura - Dialogu i Rozhe Garodit me mendimtarët muslimanë, Sarajevë, 1411/1991, fq. 13, 14 (Më tej: Islami dhe kultura).
    38 Pohimi u shqiptua me rastin e promovimit të librit të tij ‘Ne zaboravi Bosno’, në xhaminë e Munihut, Sipas: Selam - revija za kulturu, vjeru i nauku, 6/1996, Prizren, fq. 3.
    39 H. Dzait, op. cit., fq. 178. D. Bucan, Izvori i osnove islamske politi~ke teorije, Argumenti, 2/1982, fq. 73.
    Clod Levi-Strausse pohon se: “Ka tashmë trembëdhjetë shekuj që Islami ka formuluar teorinë e lidhshmërisë së të gjitha formave të jetës njerëzore: teknike, ekonomike, shoqërore, shpirtërore, që Perëndimi e ka zbuluar vetëm para ca kohe, me aspektet e caktuara të mendimit marksist dhe me fillimin e etnologjisë moderne”. Clod Levi-Strauss, Anthropologie structurale deux, Paris, 1973, fq. 399, sipas: D. Bucan, Izvori i osnove islamske politicke teorije, op. cit., fq. 70.

    40 Princ Çarlsi - Princi i Uellsit, “Islami dhe Perëndimi në frymën e koekzistencës”, ligjëratë e mbajtur në Oxford më 27.10.1993, e botuar nga Qendra për Studime Islame Oxford, në “Dituria islame” - revistë fetare, kulturore-shkencore, nr. 85/1996, Prishtinë, fq. 48- 50.
    41 Pasqyra e rrejshme mbi Islamin e krijuar gjatë Mesjetës, ka qenë dhe është në interes të forcave të ndryshme ideologjike dhe politike në Evropë. Këto forca, ndonëse mes veti të konfrontuara, kur janë në pyetje Islami dhe muslimanët, janë unike. Në tërë këtë konglomerat, Kisha ka pasur interesat e veta, kurse shtetet imperialiste të vetat. Irani, Iraku, Indonezia, Sudani, Algjeria, Turqia, Çeçenia, Bosnja, trojet e Shqipërisë etnike janë shembull tipik i pohimeve të mësipërme. (Shih: L. S. B., “Zasto su muslimani zaostali”, Sarajevë, fq. 177-178.
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Krimet e maqedonesve ndaj popullsise shqiptare

    Aktakuza: 1. civilë të vrar
    2. bagëti e vrarë
    3. shtëpi të shkatëruara,të bombarduara
    [img] http://misioni.tripod.com//sitebuild...hara%e7ine.jpg[/img]
    4. keqtrajtim dhe burgosje civilësh pa prova
    5. vjedhje,plaçkitje shtëpish shqiptare
    6. tokë e djegur (malet,fushat,livadhet...)
    7. pastrim etnik 8. objekte fetare te bombarduara [img] http://misioni.tripod.com//sitebuild.../xhamiaja1.jpg[/img]
    Këto janë kriminelët kryesor,shikoni fotot Kliko ketu te shohish se cka ka bere ky kriminel Krimi i kriminelit ne Luboten-Kliko

    "UASHINGTON POST": PESE CIVILET SHQIPTARE NE LUBOTEN JANE QElLUAR NGA AFER Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM)


    Gazeta amerikane "Uashington post" shkruan për rastin në fshatin Luboten afër Shkupit. Në këtë fshat të dielën e kaluar ishin vrarë pesë shqiptarë. Banorët shqiptarë kuishin akuzuar forcat sllavomaqedonase për vrasje të civilëve, ndërsa zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë kishte thënë se të vrarët ishin pjesëtarë të luftëtarëve shqiptarë. Në këtë shkrim kushtuar rastin të Lubotenit të botuar në numrin e djeshëmë të gazetës "Uashington post", thuhet: Pas shtëpisë së ndezur tërësisht shtrihej trupi i pajetë i 30 vjeçarit Bajram Jashari i bërë shoshë nga plumbat. Disa metra mëtutje në një hapësirë me grumbuj të sanës shtrihej i vdekur 29 vjeçari" Xhelal Bajrami i qëlluar nga prapa. Pak më tutje ishte trupi i Kadri Jasharit 28-vjeçar, vëllai më i ri i Bajramit, i cili po ashtu në mënyrë fatale ishte i qëlluar në shpinë. Poshtë në rrugë Muharrem Ramadani 68 dhe Sylejman Bajrami 23 vjeçar shtrihen të vdekur. Shihet qartazi se ata ishin të qëlluar në kokë nga afër, shkruan gazeta amerikane "Uashington post". Pesë shqiptarët ishin vrarë të dielën e kaluar gjatë operacioneve ushtarake të forcave sllavomaqedonase në vigjilie të nënshkrimit të marrëveshjes kornizë. Reporteri i kësaj gazete pastaj shkruan se trupat e këtyre personave të vrarë ishin parë nga gazetarët e jashtëm dhe nga një zyrtar i OSBE-së. Këto vrasje pasuan vdekjen e tetë ushtarëve të Maqedonisë, që ishin vrarë të premtën e kaluar nga një minë tokësore afër fshatit Luboten. Vdekjet në Luboten dhe shpërthimi i minës ishin përkujtim bindës se Maqdeonia po ballafaqohet me dhunë. Kjo gazetë këtë dhunë e sheh si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse politike për çështjet kontestuese që ndajnë shqiptarët nga sllavomaqedonasit në këtë vend. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase ka thënë se personat e vdekur në Luboten ishin pjesëtarë të UÇK-së të vrarë në përleshjet me forcat qeveritare, por banorët lokalë dhe anëtarët e familjeve energjikisht kishin refuzuar akuzat duke thënë se viktimat ishin civil të pafajshëm. Gazeta "Uashington post" mëtutje bën të ditur se një zëdhënës i kryengritësve shqiptar ka thënë se ata nuk do të përgjigjen ushtarakisht, por fakti se ne kemi pranuar marrëveshjen politike përjashton mundësinë që nëse akte të këtilla vazhdojnë, ne të përgjigjemi, kishte tërhequr vërejtjen Xhevat Ademi, një lider politik i UÇK-së. Kjo gazetë shkruan se të pesë personat e vrarë të dielën ishin të veshur me rroba civile që ishin shpuar në vendet ku plumbat kishin depërtuar në trupat e tyre, duke përjashtuar çfarëdo shpjegimi eventual se ata ishin kryengritës të uniformuar që pas vdekjes ishin veshur me rroba civile, një konstatim ky i zakonshëm i forcave të sigurimit në Ballkan. Në këtë shkrim pastaj theksohet se disa zyrtarë maqedonasë kishin akuzuar OSBE-në përfaqësuesi i secilës ishte në vendin e ngjarjes në Luboten për përhapjen e dezinformatave se forcat maqedonase kishin ekzekutuar civilët, por OSBE-ja nuk kishte bërë kumtesë lidhur me këto vrasje. Përfaqësuesit e saj kishin thënë se incidenti duhet të hetohet më gjerësisht.


    OSBE-JA KONFIRMON GJETJEN E DISA KUFOMAVE NË LUBOTEN

    Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM) Dje në veri të Shkupit sipas të dhënave të OSBE-së janë gjetur disa kufoma. Zëdhënësi i kësaj organizate deklaroi se ne mund të konfirmojmë se dje janë zbuluar disa kufoma në fshatin Luboten, por megjithatë duhet të mblidhen të dhëna të metutjeshme. Por burimet e pavaruara thonë se bëhet fjalë për kufomat e pesë shqiptarëve të cilët janë qëlluar nga një distancë e shkurtër. Pak më parë ka patur njoftime për ekzekutime në këtë rajon. Gazetarët e agjencisë "Reuters" që dëshironin ta konfirmonin këtë informacion nuk u lejuan nga forcat sllavomaqedonase të futen në vendin e ngjarjes. Ministri i brendshëm maqedonas Boshkovski ka deklaruar se "policët nuk kanë vrarë civilë, por grupe që kanë qenë të armatosur", citon fjalët e tij agjencia e AP-së.


    BBC : VRASJE TË SHQIPTARËVE NË LUBOTEN Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM)

    Njoftohet se trupat e pesë shqiptarëve të vrarë janë zbuluar në një fshat afër Shkupit, Luboten, ku ditët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra. Burime maqedonase thonë se trupat i përkasin guerilasve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por banorë lokalë thonë se ata janë civilë të vrarë nga forcat maqedonase të sigurisë, ditën e djelë. Njoftohet se një numër i madh personash të tjerë mungojnë. Kryetarja e Komitetit Maqedonas të Helsinkit, Mirjana Najçevska, i tha BBC-së se për rastin e Lubotenit ekzistojnë dy versione krejtësisht të kundërta. Sipas të parit, të pretenduar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe media maqedonase, "fjala është për një operacion të ligjshëm të policisë dhe ushtrisë në përgjigje të sulmit të guerilasve shqitparë," tha zonja Najçevska. "Sipas versionit të dytë, të cilin e dëgjuam nga banorë të fshatit Luboten, terroristë në katundin e tyre nuk ka pasur dhe se sulmi nuk është nxitur nga asgjë, porse fjala është për një masakër të kryer para së gjithash nga rezervistë nga radhët e policisë dhe ushtrisë, të cilët nuk janë nën kontrollin e pushtetit," thotë kryetarja e Komitetit Maqedonas të Helsinkit. Zonja Najçevska thotë se për të zbardhur vrasjet do të bisedohet edhe me bashkëpunëtorë të presidentit të vendit, por dhe me ministrin e punëve të brendshme. "Mirëpo ajo që pamë sot dëshmon se një pjesë e madhe e banorëve të fshatit Luboten janë keqtrajtuar, janë dërguar në polici, pa u ngritur asnjë aktakuzë kundër tyre," tha ajo. "Atje i janë ekzpozuar torturës dhe mundimit," tha kryetarja e Komitetit Maqedonas të Helsinkit, duket rikujtuar se gjatë bombardimit të fundit nga granata kanë vdekur disa vetë, midis tyre dhe një fëmijë gjashtëvjeçar, kurse disa njerëz janë masakruar nga ana e policëve, respektivisht rezervistëve. Shkup, 15 Gusht 2001(Liria) Banorët e fshatit Luboten që janë arrestuar nga policia maqedonase janë rrahur brutalisht, si në punktet e policisë, gjithashtu edhe në stacionet e shumta policore të Shkupit. Rrëfimet e tyre dëshmojnë se pjesëtarët e policisë kanë thyer të gjitha konventat ndërkombëtare që garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Më se 100 të rinjë të këtij fshati janë mbajtur më tepër se 24 orë në stacionet e policisë, ku ndaj tyre është ushtruar një dhunë e pakontrolluar, me çrast të gjithë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Jahi Fazliu (30) është njëri prej atyre që arriti t'i shpëtojë vdekjes nga torturat e policisë. Familja e tij që numëron 28 anëtarë, së bashku me disa familje tjera të fshatit, atë ditë rreth orës 11 kishin vendosur të evakuohen nga fshati. "Derisa sa gjendeshim në bodrum, erdhi fqiu ynë Qamuran Rexhepi i cili na tregoi se policia ia kishte djegur shtëpinë, ndërsa për babain e tij tha se po mundohet ta shuan zjarrin. Ai kishte parë policët të ishin afruar 100 metra nga shtëpitë tona dhe na këshilloi që të largohemi"- tregon Jahiu. Ai së bashku me 60 banorë tjerë të fshatit është nisur për t'i shpëtuar ndonjë masakri që do të mund ta bënin forcat e policisë. "Sapo dolëm prej shtëpisë, pamë rrezikun që na kanosej nga granatimet dhe të shtënat nga armët automatike. Djalin 5 muajsh e kisha në duar, dhe beso se mu mbush mendja ta hedh diku në rrugë"-tregon me lot në sy Jahiu. Në këtë grup të fshatarëve që po niseshin drejt një rruge për t'i shpëtuar granatimeve, kishte shumë fëmijë, pleq, gra shtatzane, si dhe shumë të rinjë të fshatit, të cilët po iknin nga frika se mos ekzekutohen nga policët që kishin hyrë në fshat. "Kur ramë te përroi i fshatit, pamë trupin e pajetë të haxhi Dalip Muratit të cilit i kishin dalë zorrët e barkut jashtë. Disa të tjerë po tentonin ta mbulonin trupin e tij me dhe, ndërsa ne të tjerët nuk i lejonim gratë dhë fëmijët ta shohin kufomën e tij. Foshnja ime filloi të qajë, qanin edhe fëmijët tjerë. Piskamat e grave nuk mundnim t'i ndërprejmë. Me të arritur te vendi i quajtur Buzallëk, pata mundësi t'i jap foshnjes sime pak qumësht, vetëm me qëllim që të ndalej vaji i saj" - tregon ai. E ndanë nënën nga biri i vetëm Kolona e njerëzve ka vazhduar udhëtimin drejt vendit të quajtur Kodra e Zaimit. Aty ishin stacionuar pjesëtarët e policisë maqedonase, të cilët kanë filluar me maltretimin e banorëve të fshatit. "Ata filluan t'i ndajnë burrat prej grave. Foshnja qante, ndërsa policët më urdhëruan ta lëshoj atë se përndryshme do të na vrasin të dyve. Dy vajzat tjera, njëra 5 dhe tjetra 7 vjeçare filluan të qanin duke bërtitur babi, babi" thotë Jahiu, i cili nuk mund t'i mbante lotët. Edhe Ilmi Ismaili, i cili prej fshatit Luboten kishte bartur në shpinë nënën e tij të paralizuar, tregon për momentin kur policët e kanë detyruar të ndahet nga gruaja dhe fëmijët. "Tre kilometra e mbaja nënën në shpinë. Kur arritëm te Kodra e Zaimit, policët më detyruan të ndahesha prej familjes. E lashë nënën në tokë, mirëpo dy vajzat e mia nuk ma lëshonin dorën. Në atë moment ndërhynë policët të cilët si të jenë lodra, mi larguan fëmijët duke i shtrirë për toke. Ata filluan të qajnë, qante edhe gruaja, qanin të gjithë"- tregon Ilmiu. Në këtë grup të banorëve ka qenë edhe 20 vjeçari Remzi Beqiri. "Nëna nuk më lëshonte prej dore dhe bërtiste se nuk e jap djalin. Atëherë ata thanë se do t'iu pushkatojmë të dyve, dhe na i drejtuan armët automatike. Kjo e detyroi nënën time të ndahet nga unë"- tregon me lot në sy Remziu, ndërsa në dhomën ku gjendeshin më se 20 anëtarë tjerë të kësaj familje të cilët kishin ardhur për t'i vizituar këta banorë të fshatit, të gjithë filluan të qajnë. Ndërkohë mësuam shkakun e këtij vaji. Remziu ishte fëmija i vetëm i kësaj familjeje. Ata tregojnë se në këtë punkt të policisë kanë qenë edhe 60 meshkuj të fshatit, të cilët kanë qenë të detyruar të shtrihen me fytyrë në tokë. Gjatë tërrë kohës ata janë rrahur nga ana e policëve të cilët kanë shkelur lirisht mbi trupat e tyre. Në polici nuk na jepnin as ujë Pas një kohe, të gjithë janë dërguar në stacionet e ndryshme të policisë, ndërsa gratë, pleqtë dhe fëmijët e banorëve të këtij fshati janë kthyer përsëri në fshat. Të rinjtë që janë dërguar nëpër stacionet e policisë janë maltretuar rëndë. Për këtë tregojnë qartë plagët e tyre trupore. "Të gjithëve na dërguan në stacionin policor në Butel. Aty jemi rrahur edhe nga disa police femra të cilët na godisnin me shkopinj gome dhe me shufra të metalta. Prej atje na dërguan në stacionin policor në Karposh. Ishim gjithsej 17 persona në një qeli. Aty ishte edhe një taksist shqiptar, i cili ishte rrahur gjatë tentimit të tij për të dërguar disa gazetarë të huaj në Luboten. Ai ishte i shkatërruar i tërri dhe nuk mundej të fliste"- tregon Ilmiu. Mësuam se taksisti për të cilin tregonin, është Rufat Shaqiri (22), i cili atë ditë kishte bartur me vete dy gazetarë të huaj. Me të arritur në paralagjen Radishan, ku jeton kryesisht popullatë e nacionalitetit maqedonas, ai është sulmuar nga pjesëtarët e policisë. Ai është nxjerrur jashtë veturës së tij dhe me kundak të automatikut, policët e kanë qëlluar disa herë në kokë. Prej aty, ai është dërguar në stacionet e ndryshme të policisë në Shkup, ku kanë vazhduar torturat ndaj tij. Dje ai ishte i shtrirë në shtëpinë e tij në lagjen Vizbeg të Shkupit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte tejet e rëndë. Sipas disa mjekëve, ai ka të thyer kockat e kokës si dhe disa brinjë, ndërsa për shkak të situatës momentale në Maqedoni, ata e kanë këshilluar familjen e tij që ta dërgojnë për operacion në Kosovë. Përndryshe, Rufati nuk kishte mbushur një javë që prej se ishte martuar, ndërsa në vend se t'i gëzohej jetës bashkëshortore, policia e Lube Boshkovskit ndaj tij ka ushtruar dhunë të pakufizuar, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda në të gjitha pjesët e trupit. Shumica e të arrestuarve që janë dërguar në stacionin policor në Karposh, janë mbajtur më shumë se 31 orë, ndërsa pastaj ata janë dërguar në afërsi të lagjes Vizbeg, ku janë hedhur në rrugë. Aty rastësisht ka qenë një plak shqiptar i cili kishte nxjerrur të kulloste një lopë. Plaku na mori dhe me një taksi në dërgoi deri në shtëpinë e tij ku na dha ndihmën e parë. Prej atje, ai kërkoi ndihmë nga disa aktivistë partiak të cilët erdhën dhe në dërguan te mjeku, tregojnë këta të keqtrajtuar, të cilët ende nuk dijnë asgjë se çka ka ndodhur me të afërmit e tyre, Mamut Ismailin, Beqir Beqirin, Aziz Rexhepin, Qamuran Rexhepin, Fejzulla Rexhepin, Ekrem Abdurahmanin, Fatmir Sadikun, Farush Memetin, Arif Ibrahimin, si dhe vëllezërit Latif dhe Elmaz Aliun, të cilët gjithashtu janë arrestuar nga policia maqedonase. Mësojmë se numri i të zhdukurve është edhe më i madh, ndërsa ekziston dyshimi se ata janë marrë nga policia, pasi janë ekzekutuar në shtëpitë e tyre në fshat. Nga e tërrë ajo që mund të mësohet për rastin e Lubotenit, shihet qartë se policia e Boshkovskit ka bërë krime kundër njerëzimit. Ka edhe informata deri tani të pakonfirmuara se disa gra shqiptare janë dhunuar nga ana e pjesëtarëve të policisë, pasi janë ndarë nga burrat dhe janë kthyer përsëri në shtëpitë e tyre në fshat. Ajo që në këtë rast është tejet irrituese, është qëndrimi pasiv i përfaqësuesve të organizatave të huaja ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë, e veçanërisht Tribunalit të Hagës, i cili vazhdon të hesht përkundër dëshmive të shumta që tregojnë se policia e Boshkovskit ka kryer disa herë krime kundër njerëzimit. Këtë e vërtetojnë faktet e shumta në terren, e sidomos në fshatin Luboten, ndërsa me heshtjen e tyre këta përfaqësues të huaj vetëm justifikojnë veprimet kriminale të forcave maqedonase të sigurimit në këtë fshat. Policia ka masakruar Rami Jusufin Dëshmitarët tregojnë se të dielen në fshatin Luboten, pjesëtarët e policisë kanë masakruar Rami Jusufin (33), baba i katër fëmijëve. Ai ishte qëlluar në krahëror në kohën kur po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij duke shqyrtuar gjasat për evakuimin e familjes së tij. Pasi është plagosur, dëshmitarët tregojnë se ai ka tentuar që zhagas të arrijë deri në shtëpinë e tij, mirëpo në atë moment, atë e kanë zënë pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurimit, të cilët disa herë me thikë e kanë prerë në pjesë të ndryshme të trupit. Siç mësojmë nga dëshmitarë tjerë, vëllezërit Bajram dhe Kadri Jashari janë vrarë në bodrumin e shtëpisë së tyre, ndërsa pastaj policia i ka nxjerrur jashtë shtëpisë. E njëjta ka ndodhur edhe me vëllezërit Xhelal dhe Sulejman Bajramin, të cilët janë vrarë në bodrumin e shtëpisë së fqiut të tyre, Adem Ametit, i cili ka tre vëllezër të zhdukur. Disa ekspertë kanë konstatuar se këta banorë janë ekzekutuar pas shpine dhe në kokë. Edhe Muharrem Ramadani është vrarë në oborrin e shtëpisë së tij, si dhe fëmiu 6 vjeçar Erxhan Aliu, babai i të cilit është burgosur dhe nuk dihet se ku është.

    Disa nga provat,dëshmitë këtu më poshtë,shikoni tmerin e këtyre kriminelëve që kan ushtruar mbi popullin shqiptar në IRJM,mbi të mirat e tyre materiale,mbi bagëti,mbi bujqësi...edhe grunajat i dogjën (bukën e gojës) këta kriminel të poshtër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fjala e drejte : 10-03-2004 më 08:58
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Bekimi per te vrare shqiptaret
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anëtarësuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    Ja dhe ARKANI nje nga kriminelet serbe te luftes i dekoruar me dekoraten e arte te kryqit nga prifterinjte serbe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi

Tema të Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •