Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Përkthimi në shqip - problemet dhe arritjet?

    Intervistë me përkthyesin Aristidh Ristani ( Vjenë, 2003).




    BUCHKULTUR: Keni filluar disi vonë me aktivitetin e përkthimit?

    Aristidh Ristani: Po, qysh prej 1991, pas rënies së diktaturës. Deri më 1996 në Shqipëri nuk kishte ndonjë botues, dhe pothuajse asgjë nuk ishte botuar nga literatura gjermane. Një botues filloi aktivitetin e tij pikërisht me romanin e përkthyer nga unë të Erich Maria Remaque-t “Natë në Lisbonë“. Që prej fillimit të viteve ’90 deri më 1997 në Shqipëri nuk ishte botuar shumë nga literatura botëtore. Për të rifituar vitet e mia të humbura tani punoj shumë dhe me shumë frymëzim.

    BUCHKULTUR: Me se merreni në Vjenë?

    Ristani: Në ditët e para të majit kam filluar të përkthej librin e dytë të biografisë së Cannetti-t, “Pishtari në vesh”. Për 7 javë kam përkthyer aq shumë sa për 4 muaj që do të më duheshin në shtëpi, në Shqipëri. Këtu jam bërë si me krah, nuk më bezdis njeri, shumë pak telefonata dhe pak vizitorë, gjëra që një intelektuali mund t’i rrëmbejnë kohën e çmuar. Këtu mund të jetoj me Canetti-n. Çdo mbrëmje shkoj në teatrot që Canetti përshkruan. Është ndryshe të përkthesh Canetti-n e Zweig-un këtej, nuk është si në Shqipëri.

    BUCHKULTUR: A ka në Shqipëri interes për letërsinë gjermane? Kush janë lexuesit tuaj?

    Ristani: Pas valës së madhe të emigracionit lexuesit e letërsisë gjermano-folëse janë shtuar gjithnjë e më shumë. “Bota e djeshme” arriti të kthehet e në një libër dhurate. P.sh. një shitëse më tregoi se një ditë i erdhi në librari një grua e moshuar, e cila kishte qenë me profesion mësuese, tani ishte tek të 85-at, dhe bleu këtë libër. Libri i pëlqeu shumë. U rikthye në librari për të blerë dy ekzemplarë të tjerë. Gruaja i tha shitëses se, “kishte folur me mbesën në Sh.B.A. ku i tregoi mbi librin që bleu. Mbesa i kishte thënë që t’i dërgont dy kopje. Pas dy javësh e merr në telefon i nipi nga Gjermania e ku i thotë se mbesa nga Amerika i kishte folur mbi librin, dhe kështu dhe ky dëshironte një ekzemplar të tijin”. Kështu ajo bleu dhe 9 kopje të librit dhe ua dërgoi të afërmve në Sh.B.A., në Francë, në Zvicër, në Itali etj. Ky libër ka patur një sukses të madh në Shqipëri.

    BUCHKULTUR: Në sa kopje është botuar libri?

    Ristani: Kopjet tek ne janë të ulta. Maksimumi 1000 ekzemplarë. 1000 ekzemplarë të shitur tek ne përbëjnë sukses. “Bota e djeshme” është një nga bestseller-at në Shqipëri. Dhe kjo ka kuptimin e vet. Zweig-u përshkruan në të një periudhë kalimtare, periudhën mes dy luftrave botërore. Dhe kjo periudhe kalimtare ka shumë afrime më periudhën e tranzicionit në Shqipëri pas rrënies se diktaturës, këto dy periudha janë si dy pika uji, të njejtët elementë, të njëjtat ngjarje, të njëjtat fenomene. Libri është tepër interesant. Më pas zbulova Canetti-n.

    BUCHKULTUR: Dhe si e zbuluat Canetti-n?

    Ristani: E kisha dëgjuar si emër. Por më parë nuk mund të gjendeshin libra të çdo shkrimtari, pasi regjimi komunist nuk i lejonte ata që s’kishin “famën e të qënit shkrimtarë përparimtarë”. Si emër e njihja, por si vepra jo. Para dy vjetësh e zbulova në një sallë leximi të gjermanishtes në Universitetin e Tiranës. Po kërkoja nëpër libra, kur gjeta “Verbimin” dhe e lexova menjëherë, por do të ishte mirë që lexuesi ta kishte në dorë këtë libër pas botimit të biografisë së autorit. Prandaj kam ndërmend që ta përkthej më vonë si libër. Canetti më ka mrekulluar më shumë se kushdo tjetër autor.

    BUCHKULTUR: Kur do të botohet në shqip e gjithë autobiografia e Canetti-t?

    Ristani: Brënda këtij viti do të përfundojë librin e dytë dhe vitin tjetër të tretin. Por gjatë qëndrimit tim në Vjenë kam mësuar se në fillim të gushtit Shtëpia Botuese Hanser në Mynih do të botojë librin e katërt të historisë së jetës së Canetti-t, e cila u gjet në Arkivin e Canetti-t në Londër nga letrari Jeremy Adler, i cili ka qenë dhe mik i ngushtë me Canetti-n. Kështu që e tërë autobiografia e Canetti-t në shqip do të jetë gati besoj brënda 2005-s.

    BUCHKULTUR: Si do të mund ta krahasonit lexuesin austriak me atë shqiptar?

    Ristani: Mua më kanë thënë disa librarë vjenez, se rinia në përgjithësi lexon vetëm letërsi argëtuese dhe nuk shfaq interes për shkrimtarët e mëdhenj, si Canetti për shembull. E njëjta gjë ndodh dhe në Shqipëri. Në përgjithësi lexohet pak. Megjithatë, gjendja në vendin tim është përmisuar. Lexohet më shumë se në fillimet e viteve ’90-të.

    -----------------------------------------------------------------------------------


    [size=0,5]Aristidh Ristanl u lind më 20 qershor 1938 në Gjirokastër. Studjoi më pas Gjermanistik në Leipzig, ndërsa pas kthimit në Shqipëri studjoi Albanologji dhe Filologji klasike. Më pas punoi si lektor për letërsinë për fëmijë dhe të rinj pranë Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë,e më vonë si Kryelektor në departamentin e letërsisë së huaj, po aty. Pas disa konvergjencave me sekretarin e partisë u transferua si puntor betoni. Më pas punoi si gazetar pranë Agjencisë së Lajmeve Shqiptare. Që prej 1996-s merret me përkthim të letërsisë gjermane (Zweig, Goethe, Remarque, Canetti) dhe të asaj frënge (Guy de Maupassant). [/size]

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ColaTurka
    Anëtarësuar
    28-02-2004
    Postime
    10
    "Bota e djeshme".
    Eshte nje liber me te vertete i bukur. Mendoj se perkthimi ne shqip eshte shume cilesor. Sa te kemi perkthyes te tille do bejme qejf me letersine e huaj...
    Ua keshilloj ta lexoni.
    Anlamak yok çocuğum, anlar gibi olmak var
    Akıl için son tavır saçlarını yolmak var

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  4. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  5. Problemet në rivierën e Himarës
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •