Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fatos Lubonja per Tiranen

    korrieri

    --------

    Tirana, si qytet i qytetareve dhe kryeqytet i pushtetareve
    Nga Fatos Lubonja

    "Pas nje manifestimi kundra qeverise, ku disa demostrues qelluan me gure ndertesen e kryeministrise dhe tentuan te hypnin ne shkallet e saj, ne trotuarin qe ndan bulevardin nga kryeministria u vendos nje rrethim llamarine dhe u tha se aty do te ngrihej nje mur rrethues me kangjella hekuri mbi te."

    "Kryeministri Nano drejtoi ne Pallatin e Brigadave mbledhjen e Keshillit te Rregullimit te Territorit per projektin e qendres se Tiranes ne te njejten ore me demostraten e dyte te opozites organizuar me 21 shkurt, pervjetorin e rrezimit te monumentti te diktatorit Hoxha."

    Nga kronikat e Tiranes, Shkurt 2004

    84 vjet me pare, me 10 shkurt 1920 u vendos qe Tirana te behet kryeqendra e Shqiperise. Nese dikush do te kerkonte historine e Shqiperise qe nga ajo kohe e ketej, duke ndjekur "gjurmet" urbane te kesaj historie, besoj se nuk ka vend urban ku do te gjendeshin te shprehura keto gjurme ne menyre me te plote e njeheresh me te perqendruar sesa ne qendren e Tiranes. Duhet kerkuar fare pak per te zbuluar, pertej pamjes se sotme te qendres, - e cila dominohet nga nje shesh i stermadh pa stil e pa forme, i rrethuar nga nje Pallat Kulture tejet i shemtuar, nga nje muzeum i stermadh Kombetar, edhe ai me vule dhune dhe shemtimi madheshtor socrealist e nga nje hotel krejt i rendomte - nje mori ngjarjesh urbane dhe arkitektonike qe flasin me shume se gjithcka si persa i perket ideologjive, politikave dhe politikaneve qe e kane qeverisur Shqiperine, ashtu edhe persa i perket marredhenieve qe keto kane pasur me njerezit qe kane qeverisur.

    Dy qendrat historike

    Kur flas per qendren historike te Tiranes kam parasysh hapesiren e qytetit qe perfshin dy bulevardet me Sheshin "Skenderbej" ne mes si dhe hapesirat perreth tyre, pak a shume ate zone qe, me vendim te Keshillit te Ministrave, eshte deklaruar prej vitit 2000 monument i klasit te pare.

    Po te kerkosh neper qytet, por edhe duke shfletuar albumet fotografike te se kaluares se Tiranes, tek kjo qender do te gjesh dy qendra:

    E para eshte qendra qe tashme mund te quhet thuajse e humbur: ajo qe sillej rreth xhamise themeluese te Tiranes, e Sulejman Pashes (1614) si dhe Pazarit te Vjeter, te ciles (qender) i kane mbetur tashme pak objekte ku, nder kryesoret jane Xhamija e Ethem Beut me Kullen e Sahatit, si dhe Sarajet e Toptaneve. Kjo eshte pjesa me e vjeter e qytetit, prandaj dhe me historikja, deshmi e kohes kur qyteti nuk ishte bere kryeqytet, pra kur kishte nje tjeter jete, te tjera funksione dhe te tjera marredhenie midis tij dhe qytetareve.

    E dyta eshte qendra aktuale, e cila u konceptua ne kohen e Zogut nga italianet, kur tashme Tirana u be kryeqytet dhe kryeqendra e pushtetit dhe vazhdoi te jete e tille edhe ne kohen e komunizmit, duke bere qe ne kete qender te grumbullohen me shume se kudo gjetke simbole rreth te cilave sillet, sa kujtesa historike e vendit gjate ketyre 84 vjeteve, aq edhe jeta e shoqerise e vecanerisht marredheniet e saj me pushtetet.

    Ajo qe e quajta: shprehje me gjuhe urbane e ideologjise dhe e psikologjise se sundimtareve te Shqiperise, si dhe e raportit te tyre me njerezit qe kane qeverisur, me duket se shprehet pikerisht ne raportin midis ketyre dy qendrave. Njera, ajo me e vjetra, ne menyre metaforike, do te ishte shprehje e Tiranes si qytet i qytetareve, kurse tjetra e Tiranes si kryeqytet i pushtetareve. Ne fakt dallimi eshte i qarte: zona tashme e humbur e pazarit ishte nje zone per t'u jetuar, zone e tregetareve te vegjel, e zejtarve, kurse zona mes ministrive eshte nje zone me shume per t'u imponuar.

    Nga pikepamja urbane dhe arkitektonike historia e kesaj qendre te dyfishte karakterizohet nga dy rrjedha ngjarjesh:

    e para eshte zhdukja e qendres se vjeter themeluese te qytetit nga agresioni urban i qendres kryeqytetase te pushtetit;

    e dyta, shpernderrimi i vete qendres kryeqytetase te pushtetit nga klanet pushtetare qe kane pasuar njeri-tjetrin pergjate shekullit te XX-te.

    Ahmet Zogu dhe dy qendrat

    Per hir te se vertete duhet thene se Ahmet Zogu nuk e preku qendren e vjeter historike te Tiranes, ate qe i jepte me shume karakterin oriental te origjines, ku ndodhej edhe ndertesa ku me 1912, tiranasit ngriten flamurin e pavaresise, edhe ndertesa ku u vendos qeveria e pare e dale nga Kongresi i Lushnjes ajo e Sulejman Delvines kur Tirana u be kryeqytet me 1920. Por, nderkaq, Zogu filloi te krijoje nje qender te re qe t'i shkonte Tiranes tashme kryeqytet. Ketu fillon problemi i pare: kjo qender e re, ne fakt, nuk u lidh organikisht me qendren historike me te vjeter. E reja me shume tentoi ta sfidoje dhe ta zhvleftesoje te vjetren ne emer te modernizmit, ne emer te nje te ardhmje te re, te nje idelologjie te re, ne emer te nje identiteti te ri qe kishte marre qyteti - sigurisht edhe ne funksion te zhvillimit te tij si kryeqytet, ku bie ne sy fakti se qendra e re "zaptohet" nga ndertesat qeveritare.

    Akti me simbolik i shpernderrimit te qendres se vjeter ne kohen e Zogut ka qene nderrimi i Pjeses se siperme te Kulles se Sahatit. Ahmet Zogu i hoqi Kulles arkadat qe i jepnin asaj karakterin oriental, e lartesoi edhe ca dhe i vuri nje kapuc, te stilit venecian, duke ilustruar, kesisoj, prirjen ideologjike te asaj kohe qe ishte thelbi i nacionalizmit te ri shqiptar: shkeputja nga identiteti oriental dhe ndertimi i nje identiteti evropian i konceptuar, si mit, ne formen e kthimit tek e kaluara e lavdishme paraotomane. Edhe ndertimi aq prane xhamise se Ethem Beut te nderteses qe sot eshte Bashkia nuk mund te mos jete domethenes ne kete kuptim.

    Ky akt, ne dukje progresist, evropianizues, por ne thelb shenje paditurie dhe mendesie autoritrare, antidemokratike, antihistorike, qe e gjejme ne vende te tjera te Evropes ne kohera te tjera, por jo ne shekullin e XX-te, eshte simbol i asaj qe ka ndodhur dhe vazhdon te ndodhe me qendren gjate ketyre 100 vjeteve si tregues i ideologjise e psikologjise se sundimit, si raport me trashegimine kulturore, si dhe si marredhenie e pushtetit me shoqerine nga ka dale.

    Tirana, Fashizmi dhe Komunizmi

    Dhuna e dyte ideologjike qe ka pesuar qyteti ka qene ajo e fashizmit. Ne planet urbanistike te italianeve, qendra e vjeter orientale figuronte e zhdukur. Kuptohet se vetem ndryshimi i ngjarjeve nuk lejoi vazhdimin e delirit me te madh te pushtetit fashist te ushtruar mbi Tirane, qe shfaqet jo pak tek ideja e vazhdimit te qendres se Tiranes me Bulevardin e Madh, si dhe me ndertesat e korpusit te sotem te Universitetit te lidhura me Stadiumin "Qemal Stafa" i projektuar per te dhene nga lart formen e sepates se liktorit. Eshte e qarte se kjo arkitekture synonte te zhdukte identitetin e origjines se Tiranes ne kuadrin e integrimit te Shqiperise ne perandorine e Duces.

    Nderkaq, komunizmi, si imponim i dhunshem i nje ideologjie dhe i nje menyre jetese, ka lene gjurmet me te thella ne qendren e Tiranes - qofte per shkak te kohezgjatjes se tij qofte per shkak se komunistet edhe ideologjikisht kishin marre persiper te shkaterronin te kaluaren, e te ndertonin nje bote te re. Ata i hyne kesaj pune edhe nga pikpamja urbane, duke kryer si akt te pare, qe mund te quhet simbolik, rrafshimin e xhamise themeluese te Tiranes te demtuar nga Lufta. Po ashtu transformuan ndertesat e ministrive te stilit eklektik te viteve '20-te, duke u shtuar kat e duke u humbur catite e pjerreta. Pastaj prishen pazarin e vjeter dhe ndertuan nje Pallat Kulture, gurin e pare themeltar te te cilit e vendosi Hrushovi. Vendosen per nje kohe monumentin e Stalinit ne sheshin qendror, kurse pastaj, pas prishjes me BS, vendosen Skenderbeun, nen petkun nacionalist te krenarise kombetare. Pastaj shemben Bashkine dhe Kafe Kursalin dhe vendosen ne qender Muzeun Kombetar, duke hapur, njeheresh sheshin per monumentin e diktatorit.

    Shpernderrimi degradues dhe historishkaterrues i qendres se re te kryeqytetit gjate viteve te komunizmit eshte simboli me domethenes i injorances, arrogances dhe autoritarizmit te pushtetit mbi qytetin dhe qytetaret. Dhe pa dyshim ai ka lene nje tradite te mbrapshte: ate te konsiderimit te trashegimise kulturore, si prone e pushtetareve jo te qytetareve.

    Askush nuk mund ta mendoje se Zogu i ka pyetur shqiptaret e Tiranes per te nderruar kapucin e sahatit per te bere ate te nje stili venecian.

    Kuptohet se aq me pak italianet kane marre mundimin te pyesin shqiptaret per projektet qe ata kishin per fashistizimin e plote te qendres.

    E tepert te flasesh per perfillje te vullnetit te tiranasve nga regjimi komunist.

    Qendra ne periudhen postkomuniste

    Nuk mund te mohohet se Qendra, edhe me tjetersimin qe pesoi nga komunistet, mbeti nje nga pjeset me te cmuara e me historike te qytetit, edhe ne saje te faktit se pjese e kultures komuniste ka qene ekspozimi propagandist i qendres si fasade, qe njeheresh perfaqesonte fuqine e pushtetit dhe mbulonte mjerimin e periferise. Kjo vecanerisht mund te thuhet duke patur parasysh pjesen e bulevardit me ndertesat kryesore pergjate tij, gjelberimin ne te dy krahet e ures se Lanes, si dhe mjaft ndertesa rrotull bulevardit qe natyrshem benin pjese ne fondin e trashegimise sone kulturore. Per ironi te fatit arkitektura fashiste, qe ne vendin e vet te origjines, Italine, e njohur per pasurite e saj arkitektonike, eshte ndoshta me pak e cmuara nga te gjitha, ne Tiranen e mbytur nga ndertimet socrealiste te komunizmit qendronte shume me mire. Korpusi i Universitetit eshte nje nga shembujt e kesaj.

    Por fatkeqesisht, edhe pse ra regjimi komunist, kultura komuniste nuk ra. Nese mund te gjejme nje karakteristike themelore te asaj se cfare ka ndodhur me qendren ne periudhen postkomuniste, do te thoja se kemi vazhdimin e se njejtes tradite: dhunimin e qendres nga pushtetaret e rinj: tek te cilet bashkohet per mrekulli, ashtu si tek paraardhesit: injoranca, arroganca ndaj qytetareve dhe ndaj historise, si dhe deliri i pushtetit; vecse kesaj here ky pushtet ka dy koka: ate politik dhe ate te parase. Qendra vazhdoi te shperfytyrohet nen traditen e qenies arene endrresh delirante per dominim te pushtetareve, te cilet duke dashur t'i japin asaj gjurmen e vet nuk kane bere tjeter vecse e kane tjetresuar dhe shperfytyruar gjithnje e me shume dhe pa dyshim zhvleftesuar dhe shemtuar gjthnje e me shume. Aurel Plasari kete e ka quajtur "morbusi: cdo gje fillon nga vetja ime" per shkak te te cilit, "nuk mund te kete per Tiranen, as monument apo memorial te Xhamise themeluese, as muze te ngritjes se flamurit dhe shpalljes se pavaresise se qytetit, as muze te qeverise se pare shqiptare te vendosur ne Tiranen kryeqytet, as muze te parlamentarizmit shqiptar, as muze te monarkise shqiptare e as fare gjeje": (A. Plasari, interviste botuar ne: Tirana me Edi Ramen, 11 tetor 2003). Gjurmet e arrogances dhe injorances se kleptokracise se sotme shqiptare mbi qendren duken perdite. Nje nga aktet me simbolike te saj ishte prishja e Kinemase me te vjeter te Tiranes, 17 Nentorit, qe ndodhej ne qendren e mbrojtur, per t'i leshuar truall ndertimi kunatit te Kryeministrit per nje megandertese jashte cdo proporcioni, pervec proporcioneve te stermedha te parase.

    Shembuj te tille po shtohen dita-dites. Mbledhja e Keshillit te Territorit per te transformuar nje qender, qe vetem para tre vjetesh u shpall monument i trashegimise sone kulturore, eshte kryer ne te njejten fryme. Mungesa e transparences nuk me le te futem gjate ne kete shkrim ne diskutimin e atij projekti, por nga nje veshtrim i pjesshem ve re se nje projekt i kryearkitektit Rama, i hedhur poshte para disa kohesh nga qytetaret, sot riimponohet nga pushtetari si i projektuar nga nje studio franceze (kujtoj debatin mbi Teatrin Kombetar, qe nuk lejoi prishjen e tij e qe ne kete projekt figuron i prishur). Megjithate mjafton te shikosh nje akt tjeter te ketyre aktoreve per te kuptuar se cfare do te ndodhe. E kam fjalen per nje nder aktet me barbare te koheve te fundit ndaj qendres si Monument kulture: ate qe po ndodh ne kompleksin e Ministrive ne krahun e Ministrise se Mbrojtjes. Nen shembullin e Kryebashkiakut, i cili i ndryshoi forme e volume nderteses monument te Bashkise, sot Pandeli Majko, minister i Mbrojtjes po dyfishon ndertesen monument te Ministrise se Mbrojtjes. Jo vetem, por edhe ne oborrin brenda saj ka ngritur nje kub te tmerrshem si magazine, duke eliminuar cdo siperfaqe te gjelber ne oborrin e saj. Te njejtat shtesa tumorale po u shtohen edhe ndertesave te ministrive te tjera "monument" qe jane ne krahun e saj.

    Sikur te mos mjaftoje kjo edhe parku me pisha qe ndodhej prapa ketyre ndertesave u pre i teri per t'i lene vend nje kishte te re ortokokse.

    Si ka mundesi te ndodhin keto nen hunde e qytetareve do te pyese dikush? A nuk e dine keta se koncepti i monumenetit te kultures ne boten ku duam te shkojme, por edhe sipas ligjit qe kane hartuar vete, nuk u jep te drejten te ndryshojne asnje dritare? A nuk e dine keta se Konventa e Ahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise me ligjin nr. 8672, dt. 26.10.2000 flet "Per te drejten e publikut per te pasur informacion, per te marre pjese ne vendimarrje dhe per t'iu drejtuar gjykates per ceshtjet e mjedisit" prandaj dhe nuk u lejon ta shkaterrojne parkun pa pyetur qytetaret? A nuk e dine keta se kane shelur ligjin mbi privatizimin e publikes, kur i kane shitur Kishes Ortodokse, per t'u shtuar territorin e kompensuar, (me vetem 16 dollare per meter katror!!!), edhe afro nje dylym tjeter toke nga ky park? A e dine keta se edhe sikur ta kene bahcen e babait Kryeministrine nuk mund te ngrene atje mure thjeshte nga frika e demostruesve sepse, edhe po te ishte prone private do te duhet te respektonte interesat e tere komunitetit?

    Kur tenton t'u japesh pergjigje ketyre pyetjeve nuk mund te mos te te vije deshperimisht ndermend se ne kemi nje minister Mbrojtjeje, qe ndonese nuk eshte ne gjendje te nxjerre ne det nje anije qe te shpetoje disa milje larg bregut disa fatkeqe, na hedh idene se Shqiperia dhe Italia duhet te punojne sebashku per ndertimin e nje tuneli te nendheshem ne Adriatik, pra per nje La Mansh shqiptaro-italian, prandaj pse te mos deliroje ai se duke e bere Ministrine e Mbrojtjes te madhe sa Pentagoni do ta fuse Shqiperine ne NATO. Dhe nuk mund te mos mendosh pastaj se si ky minister, - per ironi te fatit ca thone se ky eshte me i ndershmi syresh, packa se e ka edhe ai nje vile ne breg te Adriatikut - i kemi te gjithe atje rreth e rrotull. Ne kemi nje Kryeminister qe ndonje dite mund t'i teket te luaje ne rrulot truallin e Kulles se Sahatit dhe askush te mos i thote dot ndal! se ketu nuk mund te japesh leje ndertimi. Ne kemi nje Kryebashkiak qe thote se nuk do te ishte bere kryebashkiak ne nje qytet normal, kurse Tirana i lejon te beje art konceptual. E keshtu me rradhe. Shtoju ketyre edhe nje taborr shoferesh e bodiguardesh e trafikantesh rrotull tyre qe jane bere konstruktore te medhenj e rezultati duket sheshit: Tirana po kthehet dita dites ne nje kasba, por me shumekateshe, qe do te ishte e mrekullueshme per lufte guerrilase, por jo per t'u jetuar.

    Por tek e fundit them se e keqja jone nuk eshte Ministri Majko, qe thote se nuk kerkon ta mbaje mend historia per cmimin e kumbullave, por per La Manshin shqiptaro-italian, as Kryeministri Nano qe thote: jam Fatos Nano, prapa me vjen historia. E keqja qe Tirana nuk eshte qytet i qytetareve, por kryeqytet i pushtetareve jemi ne qe i leme keta te na hypin ne qafe dhe te na kendojne deri ne poshterim ate kengen e veshgjatit tek Kapriciot e Gojas: "Ju qe te zot per gje tjeter s'jeni, na mbani ne se mire na keni!"

    Historia e perdhunimit te trashegimes sone kulturore dhe e percudnimit te qendres se Tiranes eshte strofa urbane e kesaj kenge.



    -------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e cuditshme..

    fatos Lubonja nuk e kupton pse ndodh kjo.. me Tiranen..

    Po sepse fatosi vete eshte Korcar nga Babai e Vlonjat nga Nena e megjithate tregon interes e dashuri per Tiranen.. kurse Tiranasit vete as qe cajn koke per Tiranen..

    Vet Tiranasit ..sorrollopi i Beshirve ..pronaret e Kinemase 17 Nentori .. ja kan dhene kunatit te Nanos ..Pustines .. te drejten te ngreje grataciela ne truallin e kinemase..

    Pse mos ta jap thot nje nga Beshiret qe rri ne klub gjith diten e pi birra..
    Une fitoj dy hyrje me nga 4-5 dhoma e nja dy dyqane ne kte kompleks qe do ndertohet e ja u bera milioner..

    po mire po diellin qe do ja zere komshive e llogarit kush?

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Ku ishe deri dje Edi Rama?
    Nga DYDRINAS nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 05:52
  4. Dr Krist Maloki per Shtetin dhe Kombin
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-09-2007, 15:00
  5. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •