“Pėr njė vit janė regjistruar 13.893 procedime dhe janė marrė tė pandehur 9904 vetė, ku 3888 prej tyre tė burgosur”

Sollaku: Kriminaliteti nė Shqipėri ėshtė rritur 9%

Prokurori i Pėrgjithshėm nė raportin e tij vjetor pohon se edhe kėtė vit kriminaliteti nė Shqipėri ėshtė rritur

Shekulli

TIRANĖ - Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, pohon fakti qė edhe kėtė vit kriminaliteti nė Shqipėri ėshtė rritur. Sipas shifrave tė raportit zyrtar qė kreu i prokurorisė shqiptare pritet tė lexojė sot nė parlament, kriminaliteti nė Shqipėri ėshtė rritur mė nėntė pėr qind. “Gjendja e kriminalitetit, sipas procedimeve penale tė regjistruara nė vitin 2003, e krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, evidenton tendencėn nė rritje nė masėn 9 pėr qind.”, thuhet nė raportin e kreut tė organit tė akuzės. Sipas tij, nė vitin 2003, prokuroria ka punuar pėr tė dokumentuar veprimtarinė kriminale nė 13.893 procedime penale. Nga kėto, 2314 procedime janė tė mbartura nga viti 2002 dhe 11173 procedime janė tė filluara gjatė vitit 2003. Nė total numri i personave tė marrė tė pandehur ėshtė 9904, ku pėr 3888 persona ėshtė aplikuar si masė sigurimi ajo e arrestit.
Sipas raportit qė Theodhori Sollaku pritet tė lexojė sot nė parlament tre janė drejtimet kryesore tė pėrhapjes dhe shtrirjes sė kriminalitetit nė grup veprat penale. Kėto tre drejtime janė krimet kundėr personit, qė zėnė 20 %, krimet kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike, qė zėnė 45. 6 % si dhe krimet kundėr autoritetit tė shtetit, qė zėnė 21. 7 %. Sollaku konsideron luftėn kundėr krimit tė organizuar trafiqeve tė paligjshme dhe korrupsionit si prioriteti kryesor i organit tė akuzės pėr kėtė vit. Gjatė vitit tė kaluar pėr veprat penale qė lidhen me krimin e organizuar, trafiqet e tė gjitha llojeve dhe korrupsionin, prokurioria ka ndjekur penalisht 1014 procedime, me 920 tė pandehur. “Ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė pėr 521 tė pandehur, qė zėnė 7.2 % tė tė pandehurve tė dėrguar nė gjyq, si dhe ka pėrfunduar gjykimi dhe janė dėnuar 329 prej tyre, qė zėnė 5.6 % tė tė dėnuarve nė vitin 2003.”, thuhet nė raportin e Sollakut. Ndėrkohė pėrsa i pėrket trafiqeve tė paligjshme tė qenieve njerėzore dhe tė prostitucionit janė ndjekur penalisht 270 procedime, me 327 tė pandehur. Ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė pėr 184 tė pandehur dhe janė dėnuar 105 prej tyre, qė zėnė 31.9 % tė tė pandehurve tė dėnuar pėr kėtė grup veprash penale. Kultivimi dhe trafikimi i lėndėve narkotike zė njė vend tė rėndėsishėm nė raportin e kreut tė akuzės shqiptare. Sipas tij, janė ndjekur penalisht 333 procedime, me 364 tė pandehur. Ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė dhe janė dėnuar 148 tė pandehur, qė zėnė 44.9 % ose numrin mė tė lartė, tė tė pandehurve tė dėnuar pėr kėtė grup veprash penale. Pėr tė gjithė llojet e trafikantėve prokuroria ka marė si synim qė nė bashkėpunim dhe me policinė tė rrisė forcėn zbuluese dhe goditėse ndaj organizatorėve qė merren me trafikim, tė sekuestrojė dhe tė konfiskojė e pasurive tė tyre, si dhe krahas dėnimit me burgim, tė aplikojė dhe dėnimin me gjobė. “Nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme dhe korrupsionit, krahas arritjeve, veē sa mė sipėr, nėnvizojmė se mbetet shumė pėr tė bėrė, si nga prokuroria ashtu dhe nga strukturat e specializuara tė policisė dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, jo vetėm nėpėrmjet forcimit tė bashkėpunimit tė kėtyre organeve, por mbi tė gjitha pėr tė ndėrtuar njė strategji dhe njė luftė mė efektive nė tė ardhmen. Veēanėrisht duhen vėnė nė pėrdorim mjete dhe teknika shkencore nė hetim, si dhe duhen trajnuar dhe ngritur profesionalisht policia gjyqėsore dhe prokurorėt qė do tė drejtojnė dhe kontrollojnė hetimin e kėtyre veprave penale. Vlerėsojmė pėr tė nėnvizuar se mungesat nė funksionimin dhe profesionalizmin e policisė, mungesa e mjeteve tė nevojshme shkencore, dhe mungesa e ligjit pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, kanė qenė dhe mbeten pengesė serioze pėr ushtrimin e funksioneve me efektivitet nga organi i prokurorisė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe parandalimin e tij.”, thuhet nė raportin e kryeprokurorit Sollaku. Pėrsa i pėrket veprave penale qė lidhen me veprimtarinė e kundraligjshme tė punonjėsit shtetėror ose nė shėrbimin publik, janė ndjekur penalisht 407 procedime, me 224 tė pandehur ose krahasuar me vitin 2002 me rritje 5.5 % tė procedimeve tė regjistruara. “Ndonėse nė ndjekjen penale dhe gjykimin e kėtyre veprave penale ka tregues pozitivė nė rritje, deri dhe dėnimin e disa nėpunėsve tė lartė tė shtetit, gjendja e procedimeve penale nuk i pėrgjigjet realitetit tė veprave penale qė ekzistojnė nė kėtė fushė. Kontrolli i brendshėm nė institucionet e Administratės Shtetėrore, duhet tė pėrmirėsojė veprimtarinė e tij dhe metodikat e kontrollit, pėr tė zbuluar dhe dokumentuar veprimtaritė abuzive dhe nė kundėrshtim me ligjin tė nėpunėsve tė tė gjithė niveleve, si dhe tė kallėzojnė pa hezitim pėr ndjekje penale personat pėrgjegjės.”,- thotė kreu i akuzės shqiptare nė raportin e tij.
Gjatė njė viti nė Shqipėri janė vrarė 271 personave dhe janė plagosur rėndė ose lehtė 421 tė tjerė


Viti 2003, mė shumė vrasje se njė vit mė parė

TIRANĖ - Veprat penale kundėr personit janė edhe plaga mė e rėndė e kriminalitetit nė Shqipėri. Kjo pėr faktin se kėto vepra penale janė kryer kundėr individėve tė veēantė tė shoqėrisė shqiptare dhe janė mė tė prekshme pėr popullin. “Pėr vepra penale kundėr pėrsonit, janė regjistruar 2240 procedime, ose krahasuar me vitin 2002, me ulje 5.5 %.”, thuhet nė raportin e Sollakut. Sipas tij, ndonėse nė pėrgjithėsi rezulton njė tendencė nė ulje e kėtyre grup veprave penale, evidentohet njė numėr nė rritje: 63 procedime pėr vrasje, neni 76 i Kodit Penal. Kėto krime kanė sjellė pasoja tė ndjeshme ndaj jetės dhe shėndetit, siē janė vdekja e 271 personave dhe plagosja e rėndė ose e lehtė e 421 personave. Nga kėto procedime penale janė dėrguar pėr gjykim, gjykuar dhe dėnuar 863 tė pandehur dhe pėr 642 tė pandehur tė tjerė vazhdon gjykimi. Pėr kėto lloj krimesh tė rėnda organi i akuzės ka synuar ndjekjen e njė politike tė ashpėr procedimi dhe gjykim, pėr tė ndikuar nė zbutjen dhe parandalimin e kėtij fenomeni shumė negativ, me pasoja tė rėnda jo vetėm pėr viktimat dhe familjet e tyre, por edhe pėr sigurinė publike tė shoqėrisė nė tėrėsi. Sipas Sollakut, nė krimet e vrasjes vazhdon tė ngelet shqetėsues fenomeni i gjakmarrjes dhe konflikteve tė pronėsisė. “Ky fenomen pėrveē angazhimit tė organeve tė drejtėsisė, kėrkon marrjen e pėrgjegjėsive dhe angazhimin e tė gjithė strukturave tė shtetit nė luftėn kundėr tij.”, thotė kreu i akuzės shqiptare Sollaku. Nė veprat qė dėmtojnė rėndė shtetasit janė edhe ato kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike. Ky grup veprash penale ka patur tendencė nė rritje dhe krahasuar me grup veprat penale tė tjera kanė patur pėrhapjen mė tė gjerė. Pėr kėto vepra penale janė regjistruar 5101 procedime ose krahasuar me vitin 2002, me rritje 32.6 %. “Nga ana jonė janė dėrguar nė gjykatė dhe janė gjykuar e dėnuar 2413 tė pandehur, ndėrsa pėr 1227 tė pandehur vazhdon gjykimi. Nė hetim janė 1312 procedime, me 579 tė pandehur. .

Janė gjykuar e dėnuar 145 tė pandehur ndėrsa janė ende nė shqyrtim gjyqėsor 62 persona tė tjerė

Doganat, 206 ēėshtje nė hetim nga prokuroria
Krimet nė fushėn e doganave dhe pėr vepra penale nė lidhje me takstat dhe tatimet janė regjistruar 206 procedime, me shifra pothuajse tė njėjta me vitin 2002. Janė gjykuar e dėnuar 145 tė pandehur dhe janė nė shqyrtim gjyqėsor 62 tė pandehur. Analiza e numrit tė procedimeve pėr kėto vepra evidenton tendecėn nė rritje 21.7 pėr qind tė procedimeve pėr krime nė fushėn e doganave. Tendenca nė ulje nė masėn 57 pėr qind tė procedimeve pėr vepra penale nė lidhje me taksat dhe tatimet, nuk pasqyron realisht gjendjen e kriminalitetit nė kėtė fushė tė rėndėsishme, ku vilen tė ardhurat pėr buxhetin e shtetit. “Vazhdon tė ndiehet mungesa e efektivitetit tė kontrollit tė brendshėm nė taksa dhe tatime, si dhe pėr rrjedhojė nuk ėshtė zbuluar dhe kallėzuar kriminaliteti real nė kėtė sektor, qė ka tė bėjė jo vetėm me fshehjen e tė ardhurave, por edhe me pastrimin e parave tė pista”,- thuhet nė raportin e Sollakut. Sipas tij, nė kėtė vėshtrim, njė ndėr prioritetet e punės sė prokurorisė pėr kėtė vit ėshtė rritja e efektivitetit tė ndjekjes penale, pėr veprat penale qė lidhen me evazionin fiskal, duke forcuar bashkėpunimin me autoritetet doganore dhe tatimore. “Ato duhet tė pėrmirėsojnė metodikat e kontrolleve fizike, tė dokumentacionit dhe tė bilanceve, tė rrisin cilėsinė e administrimit tė dokumentacionit dhe evidentimin e pasojave qė kanė ardhur nga veprimtaria e paligjshme, si dhe mbėshtetur nė nenin 281 tė K. Pr. Penale, nė cilėsinė e nėpunėsve publik tė bėjnė kallėzime pėr ndjekje penale nė prokurori”,- thotė kreu i akuzės shqiptare.


Shifrat e krimit

Pėr trafiqe tė paligjshme janė ndjekur 270 procedime, me 327 tė pandehur. Ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė pėr 184 tė pandehur dhe janė dėnuar 105 prej tyre

Pėr kultivim dhe trafikim tė lėndėve narkotike, janė ndjekur 333 procedime, me 364 tė pandehur. Ėshtė ngritur akuzė nė gjykatė dhe janė dėnuar 148 tė pandehur

Pėr vepra penale qė lidhen me veprimtarinė e kundraligjshme tė punonjėsit shtetėror ose nė shėrbimin publik, janė ndjekur 407 procedime, me 224 tė pandehur

Pėr vepra penale kundėr pėrsonit, janė regjistruar 2240 procedime nga tė cilat 63 pėr vrasje. Kėto krime kanė sjellė vdekjen e 271 personave dhe plagosjen e 421 personave

Pėr veprat penale kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike janė regjistruar 5101 procedimenga tė cilat janė dėnuar 2413 vetė, ndėrsa pėr 1227 tė tjerė vazhdon gjyqi

Pėr vjedhje tė pasurisė, janė regjistruar 2693 procedime nga tė cilta janė dėrguar nė gjyq dhe janė gjykuar e dėnuar 1198 tė pandehur, ndėrsa 653 tė tjerė janė gjyq

Pėr krime nė fushėn e doganave dhe pėr vepra penale nė lidhje me takstat dhe tatimet janė regjistruar 206 procedime dhe janė dėnuar 145 tė pandehur 62 tė tjerė janė nė gjykim