KJ
-------
E Hene, 23 Shkurt 2004


TRE MINISTRA NE DHOMEN SEKRETE TE MIRIT TE XHIKES

Tirane- Mbetet ende shume pa thene per pasurine e shumeperfolur "Kartodrom 2000" nga momenti qe per kete pasuri kane nderhyre njerez me pushtet, aktualisht ministra, per mos vazhdim te hetimeve. Kjo per faktin tashme te ditur mbi dhomen sekrete te Fatmir Rames (Mirit te Xhikes)kliente te se ciles ishin vipa, tashme tre ministra te Nanos. Nuk dihet se ne c'menyre del ky fakt, por thuhet se dikush disponon prova per biseda te rezervuara.

Fakte dhe hetime te shumta mbeten gjysme, qe, pas vrasjes se Fatmir Rames. Me kete emer u njesua dhe njehsohet ai ambjent, pavaresisht autorizimeve te shtjelluara heret, te cilat u duk se mbeten atje, mes te "medhenjsh". E ndersa shumellojshmerite e zhurmeve duken se shkuan drejt shuarjes, nje tjeter linje e pafokusuar zyrtarisht behet prezente. Konkretisht, lidhet me perjashtimin e kesaj pasurie te deklaruar ne shume, nga operacioni qe startoi ne kete fillimviti. "Rrjeta e hekurt", jo pak e kontestuar per arbitraritetin e te operuarit, le jashte edhe pasuri te tilla, mijera dollareshe.



Pse-te pa pergjigje



Diku, ne Kartodrom, ndodhet nje dhome. Qe ne ngritjen e ambjentit ajo u rezervua per "miqte e vecante" te Mirit te Xhikes. Ndersa, nuk do te harrohej lehte ajo nxhizje emri, diku ne mbledhje KPD-je. Jane te shumta burimet te cilat saktesojne se ne ate pjese te fshehur te lokalit, vazhdimisht rrine emra te qeverise aktuale. Madje detajimet percaktojne si te perhershem tre prej tyre. Vazhdojne te jene "klientet" e rregullt, ndersa mberritja e tyre ne Kartodrom, le hapsiren e duhur verbale, te te mberriturit "eskorte ministrash".

Por, pertej konkretizimit te ardhjes dhe te te qenurit te perhershem, burimet tregojne se nje prej ministrave frekuentues eshte edhe pronari i "Kartodrom 2000". Ne kohen kur te gjitha bizneset dhe ngritesit e tyre, filluan te vetkontrollonin te qenurit apo jo te ardhur nga veprimtari te paligjshme, jo pak kujt mendja i shkoi edhe tek nje prej ndertimeve me gjigante te Tiranes dhe te Shqiperise.

Ndersa lista e pasurive te ndeshkuara me "sekuestro", vazhdonte te behej publike, pavaresisht pamundesive per te qene te sakte edhe atje ku nuk duhej, asnje komision apo autorizim nuk mori rrugen per te verifikuar pasurine mbi te cilen u ngrit dhe vazhdon te funksionoje " Kartodromi i Mirit te Xhikes".

Re.Kro



-----