Deklarate e Bashkesise Islame te Kosoves
Jemi deshmitare te nje fushate qe po zhvillohet per shume dite me radhe nga disa individe dhe institucione tona ndaj gjithe asaj qe eshte islame, ne te cilen ne menyren me te vrazhde po cenohen te drejtat individuale dhe kolektive te besimtareve tane, te drejta keto te garantuara nga ligje dhe konventa nderkombetare. Nga ana tjeter, disa gazeta tona sikur presin me padurim te paraqitet ndonje rast e t'i mbushin faqet e tyre, pavaresisht se me te tilla shkrime mund te ofendojne ndokend (ne rastin tone besimtaret islame).
Te tjeret e konsiderojne si nje ushqim shpirteror kur ia dalin te nencmojne Islamin dhe muslimanet. Ndonjeri shkon edhe me larg, sa t'u shese lexuesve "ders e nasihat", ani pse mund te jete i pa kompetence per ceshtjen ne diskutim. E tere kjo, per fat te keq, behet ne menyre sistematike, te koordinuar, natyrisht, per ta shprehur mllefin e tyre kunder Islamit dhe myslimaneve.
Bashkesia Islame e Kosoves nuk eshte e interesuar qe spektrin tone politik, edhe ashtu te preokupuar nga probleme nga me te ndryshmet, ta rendoje edhe me shume me te tilla ceshtje, te cilat me nje angazhim dhe mirekuptim, mund te zgjidheshin pa u bere barre e saj. Mirepo, per hir te se vertetes, si dhe per hir te mbrojtjes se dinjitetit te besimtareve tane (antaresise se gjere), ne si institucion jemi te detyruar te shprehim shqetesimin dhe brengosjen tone te thelle rreth disa sulmeve qe jane drejtuar kunder asaj qe eshte islame ne Kosove.
Te gjithe i kemi te fresketa ofendimet e kater zedhenesve te institucioneve tona qeveritare, qe i bene kohe me pare kunder perkthyeses se OSBE-se, dhe nencmimi qe u be ne llogari te saj publikisht, gati ne te gjitha mediet tona publike, pa dhene askush llogari per ate rast. Por, ajo qe e habit njeriun edhe me shume, eshte se ministri per ceshtje publike, ne nje deklarate te tij, arsyetoi veprimin e tyre. Kjo ceshtje, ne nje vend si Kosova, qe synon te shkoje drejt demokratizimit te shoqrise, besojme se nuk i ben nder askujt.
Ceshtja e dyte eshte ndalimi qe i behet nje numri te studenteve te Universitetit te Prishtines qe te falen ne nje kthine te Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves dhe kthimi i saj ne nje salle per te pire duhan sa kohe qe hapesira e Bibliotekes shfrytezohet nga disa asociacione te tjera, te cilat nuk kane te bejne aspak me librin.
Ditet e fundit eshte aktual debati rreth nje nxeneseje te gjimnazit "Sami Frasheri" te Prishtines, e cila kercnohet nga drejtoresha me perjashtim nga shkolla per shkak te bartjes se shamise ne koke.
Te gjitha keto veprime, nga ana e disa institucioneve te Kosoves, nuk mund t'i vleresojme ndryshe vecse si cenim flagrant i dy lirive themelore te te drejtave te njeriut: lirise personale dhe asaj te besimit, te drejta keto te garantuara edhe me Kornizen Kushtetuese si dhe nga cdo ligj e konvente e te drejtave te njeriut.
Nga ana tjeter, thirrjet per ruajtjen e laicizmit te shoqerise kosovare, ne asnje menyre nuk duhet te kuptojne cenimin e te drejtave fetare te secilit besim. Nje shtet laik, nuk eshte armik i besimit. Laicizem ne shoqerite demokratike do te thote: Qe shteti te mbaje qendrim asnjanes ndaj fese, te mos e pranoje dhe as ta refuzoje ate, te mos e mbeshtese dhe as ta pengoje, dhe shoqerise t'i siguroje lirine e besimit apo te kunderten e saj, ndryshe nga laicizmi marksist, i cili e luftoi fene dhe e konsideroi ate- cilendo fe, "opium per popujt".
Pretendimi se shamia eshte nje simbol fetar islam, eshte pretendim i papranuar, pasi shamia nuk eshte ne asnje menyre simbol, sepse simboli eshte ai qe s'ka detyre tjeter pervecse shprehjen e perkatesise fetare te bartesit te tij, si fjala vjen, kryqi ne qafen e nje te krishteri ose "jarmulka" hebraike ne koken e cifutit; keto te dyja s'kane detyre tjeter vecse shfaqjen e identitetit.
Nderkaq, shamia eshte dicka krejt tjeter, pasi ajo ka nje detyre tjeter te mirefillte, qe eshte mbulesa dhe serioziteti, nderkohe qe nuk i shkon ndermend asnjeres prej barteseve te shamise qe bartja e saj ka per qellim te tregoje per veten dhe fene e tyre, por ato me kete veshje u binden urdhrave te Zotit te tyre dhe i zbatojne rregullat e fese islame.
Per kete arsye, ndalimi i bartjes se shamise, sic bie ndesh me parimin e lirise, bie ne kundershim edhe me parimin e barazise gjinore dhe me konventat nderkombtare per te drejtat e njeriut, sepse cenimi i kesaj te drejte do te thot persekutim i fetares, ngushtim i lirise se saj, mohim i te drejtave te saj, qofte per arsimin, punesimin ...
Civilizimi i vertete eshte ai qe karakterizohet nga toleranca, ai ku ka vend per diversitetin fetar dhe kulturor, qe lejon diversitetin etnik dhe mendor e nuk mundohet t'i beje te gjithe njerezit kopje te perseritura te nje lloji. Njerezit duhet t'i edukojme per te respektuar njeri-tjeterin, per te pranuar njeri-tjetrin, edhe nese ndahen ne besime e fe, ashtu sic na meson Kurani: "Ju keni fene tuaj e une kam fene time". Ne jemi te indinjuar nga disa deklarata dhe shkrime, ku shamia paraqitet si simbol qe e prish imazhin e Kosoves. Si mund ta prishe imazhin e Kosoves nje vajze e edukuar, intelektuale, qe eshte e lidhur pas mesimeve te fese se saj, ne veshjen dhe sjelljet e saj. Imazhin e Kosoves nuk mund ta prishe nje njeri qe e njeh Zotin dhe i frikesohet Atij, qofte burre apo grua.
Duke u mbeshtetur mbi parimet islame si dhe deshiren tone per te dhene kontributin modest per stabilizimin e gjendjes ne Kosove dhe avancimin e saj te metutjeshem, ne kerkojme nga institucionet tona qe te kene sjellje korrekte dhe konform ligjeve pozitive ndaj kerkesave te besimtareve tane, sepse kete e kemi obligim ndaj qytetareve tane.
Nencmimi dhe perpjekjet per te diskriminuar kete pjese te rinise sone, nuk perben nje gjest intelektual e perparimtar dhe s'ka te beje aspak me traditat tona dhe cililizimin e shekullit tone. Prandaj, le t'i leme njerezit te qete te jetojne jeten e tyre ashtu si duan ata. Fundja, zgjedhja e menyres se jeteses eshte e drejte themelore e secilit.
Nuk duhet te harrojme se aktet e ketilla represive dhe nencmuese, mund te jene shkak i radikalizimit te te rinjve tane, per se shoqeria jone ka me se paku nevoje ne kohen e kthesave te medha.
Prishtine, 20 shkurt 2004
Krijoni Kontakt