Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134

    Tahir Veliu interviste per gazeten Intervista e Emigrantit

    Tahir Mensur Veliu, i lindur nė Drenas (Drenicė), mė 19 shkurt tė vitit 1984, jeton nė Grande Prairie, (krahina e Albertės) Kanada, me prindėrit, tre vėllezėrit dhe motren e tij. Tahiri ka pėrfunduar shkollėn fillorė nė vendlindje, kurse shkollėn e mesme nė Grande Prairie. Me ardhjen e tij nė Kanada nė vitin 1999, ai u rreshtua nė Ajėr Kadet (Royal Canadian Air Cadets), ku shėrbeu deri nė moshėn 19 vjeēare.
    Ai, ėshtė duke i ndjekur studimet univerzitare nė Kollegjin Rajonal tė Grande Prairie-t (Grande Prairie Regional College), dhe poashtu pėrmes korrespondencės ėshtė duke kryer njė kurs pėr Detektiv Privat. Punon nė spital si ruajtės rendi, dhe poashtu ėshtė shumė i angazhuar nė rrjetin elektronik; mirėmbajtės i HasanPrishtina.Com, pėrgjegjės pėr diasporė pėr DrenasiOnline.Com si dhe shumė projekte tė tjera. Gjatė verės sė vitit 2003, ka qenė nė atdhe, ku edhe ėshtė fejuar me Lavdije Kadriun nga Plluzhina, e cila sė shpejti do tė shkonė nė Kanada, pėr t’u martuar me Tahirin.



    Arben Llalla: - Kur keni shkuar nė Kanada dhe si arritėt tė inkuadroheni nė jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė kanadeze?



    Tahir Veliu: - Une sė bashku me prindėrit, tre vėllezėrit dhe motren kam arritur nė Kanada mė 13 maj tė vitit 1999. Viti i parė ka qenė shumė i vėshtirė, sepse mėsimi ishte nė gjuhė tė huaj, malli pėr tė afėrmit dhe tė shokėve e shoqėve dhe probleme tjera, por mėqense une kam pas mėsuar gjuhėn angleze pėr katėr vite nė atdhe, dhe kam ndjekur kurse jashtė orarit shkollor, arrita qė ti pėrballoj tė gjitha vėshtirėsit. Vlehėt tė theksohet se mė 18 shkurt tė vitit 1997, kam marrur Dėftesė pėr pėrfundimin e Kursit nė Gjuhėn Angleze (English Language Training Course) tė lėshuar nga “ZAS - trade” nė Prishtinė. Kurse, mė 7 qershor tė vitit 1997 kam marrė Mirėnjohje nga Kėshilli i Arsimit tė Komunės sė Drenasit (ish-Gllogovcit), pėr vendin e dytė nė gjuhėn angleze nė garat e diturisė.


    Nė shtator tė vitit 1999, kam filluar mėsimin nė klasėn e nėntė, tė cilėn e pėrfundova me rezultat shumė tė mirė, mjafton tė pėrmendi 9 mirėnjohejet qė i kam marrur atė vitė shkollor, dhe gjithashtu jam zgjedhur nxėnėsi mė i mirė pėr Informatik.



    - Ē’ka mendoni pėr aktivitet e shoqatave shqiptare nė Kanada?



    - Shoqatat shqiptare nė Kanada janė duke bėrė njė punė tė shkėlqyer, pėr ruajtjen e gjuhės, kulturės dhe traditave shqiptare, por kjo nuk do tė thotė qė nuk ka vend pėr pėrmisim. Nė Kanada, shoqatat shqiptare janė tė shumta, vlen tė pėrmenden disa nga kėto, siē janė: Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Kanadez tė Torontos, Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Kanadez tė Londonit dhe St. Thomas, Bashkėsia Shqiptare e Kebekut nė Montreal, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze nė Edmonton, Klubi Shqiptaro-Kanadez “RINIA”, Shoqėria Islame e Shqiptarėve nė Toronto, Kisha Ortodokse Shqiptare nė Kanada dhe shume e shumė shoqata e organizata tė tjera. Nė Kanadė kanė qenė shumė personalitete politike dhe kulturore shqiptare.



    - Cilat janė suksese e mėrgimtarve shqiptar nė Kanada?



    - Sukseset e shqiptarėve nė Kanada janė tė shumta. Nė Kanada ekzistojnė shumė shkolla ku mėsohet gjuha shqipe, si nė Toronto, Edmonton, Pape & Castboury dhe vende tė tjera.Krijimi i Radios sė parė shqiptare nė Kanada “Radio Iliria”, e cila transmetohet pėr njė orė, ēdo tė shtune ėshtė edhe njė sukses i madh qė tregon pėrkushtimin e shqiptarėve pėr ruajtjen e gjuhės, kulturės dhe traditave shqiptare. Stafi vullnėtar i “Radio Ilirisė” ka si qėllim zgjatjen e programit nė gjuhėn shqipe. Poashtu, kemi edhe RTV 21, i cili transmetohet nė tėrė Amerikėn Veriore por qė ka nevojė pėr njė profesionalizėm dhe cilėsi mė tė lart.

    Shqiptarėt nė Kanada mbajnė aktivitete tė vazhdueshme kulturore, argetuese dhe fetare. Mė 16 mars tė 2003-sė u organizua zgjedhja e bukuroshės shqiptare nė Kanada “Miss Albania”. Mbrėmje tė shumta janė mbajtur me rastin e 28 Nėntorit, Bajramit, Krishtlindjeve dhe ngjarjeve tė tjera. Poashtu, mbahen edhe mbrėmje argėtuese edhe pėr rininė.



    - Ē’mendoni pėr shqiptarėt nė Greqi dhe Itali?



    - Shqiptarėt kanė filluar tė shpėrngulėn nė Greqi dhe Itali qysh nė mesjetė dhe ende vazhdon shpėrngulja e tyre. Nė Greqi, vendosja e shqiptarėve filloi tė paktėn nė shekullin XII, por pėrpjestimet mė tė mėdha i mori sheku. XIV. Ata u vendosen nė Korinth, Argolidė, Lakoni, Elidė, Arkadi, Meseni, Atikė, Beoci, Etoli, Akarnani, Thesali, Hidra, Speca, Paros, Salaminė, Eube etj. Ndėrsa, nė Itali shqiptarėt u vendosen nė shek.XV, kryesisht nė krahinat e Kozencės, Katanxaros, Kampobassos, Foxhias, Teramos, Leēes, Palermos, Katanias dhe Xhirxhentit.

    Sot, shqiptarėt nė Greqi pėrballohen me njė situatė shumė tė vėshtirė, sepse atje nuk ju njihet e drejta si pakicė etnike, nuk ju lejohet tė mėsojnė nė gjuhėn amtare, me fjalė tė tjera u mohohen tė drejtat mė elementare tė njėriut. Me sa kam mėsuar nga gazeta Korrieri, gjuha e vjetėr shqipe “arbėrishtja” ėshtė gjuhė e dytė zyrtare nė disa zona tė Italisė. Nė krahasim me shqiptarėt e Greqisė, kėta nė Itali gėzojnė mė shumė tė drejta. Shqiptarėt si nė Greqi, ashtu edhe nė Itali kanė kontribuar shumė nė vendin ku jetojnė, prandaj edhe mohimi i tė drejtave themelore tė njėriut ėshtė i padrejtė.



    - Na thuaj diqka pėr tė ardhmen e shqiptarėve?



    - Shqiptarėt nė diasporė duhet qė patjetėr ta ruajnė gjuhėn shqipe, kulturėn dhe traditat shqiptare, dhe ti edukojnė fėmijet e tyre me edukatė tė pastėr kombėtare, me qėllim qė nė tė ardhmen kėta tė japin kontributin e tyre pėr zhvillimin e atdheut. Pagėzimi i fėmijėve shqiptar tė lindur nė diasporė me emra shqiptar ėshtė shumė i rėndėsishėm, pėr kėtė ėshtė shpėrndarė “Fjalori me emra njerėzish” i botuar nga Sh. B. 8 Nėntori, Tiranė, 1982.



    Organet e Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės, si dhe viseve tjera shqiptare duhet tė ndihmojė nė riorganizimin e diasporės dhe nė forcimin e lidhjes sė tyre me vendlindjen pėr ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore e kombėtare. Njėherit, Ministria e Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė duhet tė mbrojtjė interesat kombėtare tė shqiptarve me banim tė pėrkohshėm apo tė pėrhershėm, ashtu siē parashihet nė nenin tetė (8), pika dy (2) dhe tre (3) tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė.
    Ndėrsa, sa i pėrket zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjės kombėtare shqiptare nė Ballkan, alternative e vetme ėshtė bashkimi kombėtar dhe integrimi nė Bashkimin Evropian, NATO, dhe organizata tė tjera ndėrkombėtare.



    - Si e kalon kohėn e lirė?



    - Mua mė pėlqen futbolli shumė, prandaj edhe kur kam mundėsi luaj futboll, lexojė pėr historinė e popullit tonė tė lashtė, lajme nga atdheu, letėrsi shqiptare dhe ndėgjoj muzikė nga atdheu.



    - Si i'a arrini tė mėsoni historinė e letėrsinė shqiptare dhe nė tė njejtėn kohė tė mėsoni edhe pėr ato tė gjuhės angleze?



    - Gjithėēka duhet planifikuar, dhe me njė pėrkushtim tė madh, gjithėēka mund tė arrihet. Une e mbaj mend, nė klasėn e nėntė, kur nė orėn e gjuhės angleze, kemi pasur njėzet minuta pėr tė lexuar literaturė nė gjuhėn angleze, por une lexoja Bagėtinė e Naimit apo Epopėn e Skenderbeut. Prindėrit duhet ti inkujarojn fėmijėt e tyre pėr kėtė.



    - A ka nevojė diaspora shqiptare pėr ndihm nga shteti shqiptar?



    - Patjetėr qė ka nevojė!

    Fatkeqsisht, diaspora shqiptare ėshtė e organizuar nė grupime partiake, krahinore por edhe fetare. Diaspora shqiptare duhet tė jetė e organizuar nė shoqata atdhetare, ku "Atdheu ėshtė mbi tė gjitha". Diaspora, ka nevojė thuajse pėr gjithėēka nga shteti shqiptar. Ka nevojė pėr libra nė gjuhėn shqipe dhe pėr kontakte tė vazhdueshme me vendlindjen, sepse vetėm kėshtu do tė mund ta mbrojmė gjuhėn, kulturėn dhe traditat e zakonet tona.



    - Ē'far ndihme keni marrur nga organet shtetrore shqiptare?



    - Kėtu ku jetojė une, jemi vetėm 8 familje shqiptare, pra nuk jemi aq numėr i madh. Me kėtė rast, dua qė tė falenderoj Arben Llallen, Nėn-prof. Dr. Saimir Loljen, Demir Reshitin, Besim Cengun dhe shumė miq tė tjerė qė mė kanė dėrguar libra dhe lajme nga atdheu. Gjithashtu, Revista "Ura" pėr mėrgimtarėt ėshtė e shkelqyer, sepse shpėrndahet nė tė gjitha vendet e botės ku jetojnė shqiptarėt.



    - Si i kaluat pushumet verore tė 2003-sė?



    - Gjatė pushimeve verore tė vitit 2003, une kam vizituar axhallarėt dhe disa miq nė Belgjikė, dajėn nė Gjermani dhe tezen time nė Austri, pastaj kam shkuar nė Shqipėri dhe Kosovė. Une pėr herė tė parė isha nė Republikėn e Shqipėrisė, dhe ashtu siē e kam menduar edhe mė ka dalur; njė vend me natyrė tė bukur dhe me njerėz shumė mikėpritės. Populli i RSH-sė mė ka lėnė pėrshtypje tė mėdha. Kėsaj radhe, Kosovėn e pash tė lirė dhe mė ėshtė dukor sikur tė isha rilind kur shihja se si valonin flamujtė shqiptar, nė ēdo cep tė Kosovės. Poashtu, jam fejuar me Lavdijen mė 17 gusht dhe mbasi qė ti dal viza mendoj qė ta marr kėtu nė Kanada dhe tė martohemi.



    - Cilat janė dėshirat apo ėndėrrat Tua?



    - Kam dėshirė qė pas pėrfundimit tė studimeve, tė kthehem nė atdhe, sepse siē thotė njė fjalė e urtė e popullit tonė liridashės "Guri i rėndė, nė vend tė vet", dhe tė kontriboj maksimalisht nė zhvillimin e mėtujshėm tė kombit shqiptar. Pėr pėrfundim dėshiroj qė t'ju uroj suksese nė punėn Tuaj!


    Pjesėrisht ėshtė botuar edhe nė Gazetėn Intervista e Emigrantit, Tiranė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    13
    "Sot, shqiptarėt nė Greqi pėrballohen me njė situatė shumė tė vėshtirė, sepse atje nuk ju njihet e drejta si pakicė etnike, nuk ju lejohet tė mėsojnė nė gjuhėn amtare, me fjalė tė tjera u mohohen tė drejtat mė elementare tė njėriut. Me sa kam mėsuar nga gazeta Korrieri, gjuha e vjetėr shqipe “arbėrishtja” ėshtė gjuhė e dytė zyrtare nė disa zona tė Italisė. Nė krahasim me shqiptarėt e Greqisė, kėta nė Itali gėzojnė mė shumė tė drejta. Shqiptarėt si nė Greqi, ashtu edhe nė Itali kanė kontribuar shumė nė vendin ku jetojnė, prandaj edhe mohimi i tė drejtave themelore tė njėriut ėshtė i padrejtė."

    Do te te keshilloja te kerkoje pak me thelle para se te beje deklarime te tilla. Kuptohet nuk eshte e qarte se per cilet shqiptare e ke fjalen, ato qe kane kohe aty apo emigrantet e 12-vjecarit te fundit. Megjithate pak rendesi ka. Te pakten ne Athine cdo grup etnik ka te drejte te hapi shkollen e tij e te mesoj gjuhen qe deshiron. Po te shkosh aty do te gjesh shkolla polake, ruse etj. Po keshtu edhe kisha jo ortodokse apo xhami. Shkolla shqipe ne Athine nuk eshte hapur akoma per arsye se shqiptaret nuk jane te organizuar dhe nuk e shikojne te arsyeshme qe femijet e tyre te mesojne shqip ne shkolla te posacme. Ata ndoshta mesojne shqip me prinderit e tyre. Ose nuk jemi aq patriot, te pakten jo aq sa shqiptaret e Kosoves.

    Shkolla shqipe ne Toronto gjithashtu rrekon te mbyllet, informoi sot Pasqyre Shqiptare. Kjo per arsye se nuk ka mjaftueshem femije qe te vazhdoj veprimtarine.

    Nuk i shkruaj keto qe te te kundervihem, thjesht fjalet e tua ishin shume te forta ("u mohohen tė drejtat mė elementare tė njėriut") per te pershkuar realitetin. Jo se Greku nuk ka bere e vazhdon te beje padrejtesira ndaj emigranteve aty (si dhe emigrantet shqiptare ndaj popullit grek) por te pakten gjerat nuk jane deri ne kete pike qe i pershkruan ti.

  3. #3
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Shkolla shqipe ne Toronto gjithashtu rrekon te mbyllet, informoi sot Pasqyre Shqiptare. Kjo per arsye se nuk ka mjaftueshem femije qe te vazhdoj veprimtarine.

    Intervista eshte bere para nje jave dhe eshte botuar pardje!

    Sa i perket ceshtjes se shqiptareve ne Greqi, nuk kemi qka te bisedojm sepse dihet se ne qfare gjendje jane ata.
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    13
    Me fal nqs nuk ke deshire per te biseduar me tej per ceshtjet e intervistes tende te postuar ne forum. Ishte gabim nga ana ime te supozoja qe pjesmarresit ne forum vijne ketu per te biseduar e shkembyer mendime me njeri-tjetrin.

    Per me teper une mire apo keq e arsyetova mendimin tim. Mendimi juaj "nuk kemi qka te bisedojm sepse dihet se ne qfare gjendje jane ata" eshte shume larg asaj qe une i them argument.

  5. #5
    Shqipėria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Zala,

    ne qofte se ke argumente qe mund te me kundershtosh atehere urdhero te lutem.

    1. Greqia i ka ligjet qe lejojn emigrantet te kene shkollat e tyre por qka ndodh ne qofte se diqka e tille behet nga shqiptaret?!

    2. Greqia eshte vetem nje tunell qe ne fund te shpiejn ne vendin me racist kunder shqiptareve, kete nuk e them pse i urrej greket apo Greqine, por se eshte e vertete!
    "Akuza, shpifje, kėrcenime, rreziqe nuk mė kanė frikėsuar kurr deri mė sot, e kundėrshtarėt e mij le tė janė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e ēmoj, e tham me krenari, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenė t'eme patriotike nuk ka muejtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqve. Ka me shtrue vetėn vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri nė vdekje, "Ora e Shqipnisė", nr. 7, Vjenė, 22.V.1928.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e japochios
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    4
    eshte me se e vertete ne greqi emigrantet kane me teper se 15 vjet dhe akoma nuk kane nje dokument te rregullt e atehere si do kete shkolla shqipe ne per ata jemi domethene thjesht argate vegel pune keshtu na cilesojne greket ne fjale , kush e ka provu e kupton se cdo te thote , femijet e shqiptareve kane lindur ne greqi dhe akoma nuk kane marre nje dokument vendas akoma qe me rrregull me ligjin e europes kane te drejte te marrin pashaporte ne vendin ku lind automatikisht e ca te diskutojme me per shkolla shqipe ketu shkelen te drejtat elementare , me pak fjale eshte nje shtet qe ligjet jane por nuk zbatohen eshte njelloj sikur ska ligje , me respekt nga japochios .

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  2. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-06-2005, 09:49
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •