Shqiptar
(6/25/00 9:44:19 pm)
Reply Revolucioni i qershorit '24 dhe revolucioni i 1997
--------------------------------------------------------------------------------
Eshte marre nga gazeta RD e dates 25 qrshor 2000
-----------------------------------------------


Revolucioni i Qershorit ‘24 si Revolucioni i Qershorit ‘97

Arben Ēejku



Revolucioni i Nolit (Qershor 24 dhe Revolucioni Nanos Qershor 97) do tė hyjnė nė histori si revolucionet e 2N-ve, tė cilėt janė shembulli tipik i Demokracisė sė Imponuar. Ndonėse tė zhvilluar nė kohė tė ndryshme, ata ngjasojnė shumė me njėri-tjetrin aq sa mund tė mendohet se skenari ėshtė i njėjtė dhe vetėm kanė ndryshuar aktorėt. Njohja ndėrkombėtare qė iu bė Revolucionit tė 29 Qershorit 97 nėpėrmjet gjysmėlegjitimimit tė parlamentit neobolshevik, nuk i heq atij asnjė vlerėsim tė ngjashėm qė pati Revolucioni i Qershorit 24, qeverinė e tė cilit pėrveē Greqisė dhe Rusisė nuk e njohu askush. Historia gjakftohtė nesėr, duke i parė kėto zhvillime nė planin e vlerave dhe parimeve tė liberaldemokracisė, do tė dijė tė dallojė fare mirė "demokracinė" e revolucionit tė Nolit dhe "demokracinė" e Revolucionit tė Nanos.

Le ti hedhim njė sy vetė historiografisė sė regjimit komunist, pėr tė parė nga afėr disa momente pikante tė ngjashmėrisė siameze nė organizimin, zhvillimin dhe pėrfundimin e Dy Revolucioneve (anti)Demokratike tė Qershorit 24 dhe Qershorit 97.

"Nga fundi i vitit 1920 e deri nė pranverė tė vitit 1924, njė luftė gjithnjė e mė e ashpėr midis tė djathtės reaksionare qė synonte tė ruante privilegjet e vjetra nė njė Shqipėri nė thelb feudale dhe krahut pėrparimtar, qė ishte pėr reforma qė duhej ta vinin vendin nė rrugėn e pėrparimit e tė zhvillimit demokratik. Kjo luftė fillimisht u zhvillua nė kuadrin e sistemit parlamentar.(Kujto luftėn parlamentare tė PS-sė qė nga 26 maji 96 e deri mė 29 qershor 97-A.Ē ).

Nė gjysmėn e dytė tė prillit, nė vargun e gjatė tė krimeve tė tij (tė Zogut -A.Ē) ai shtoi vrasjen nė Tiranė tė Avni Rustemit, udhėheqėsit tė dashur e tė nderuar tė organizatės "Bashkimi" qė grumbullonte elementėt mė tė pėrparuar tė intelektualėve tė rinj". (Nė shkurt tė 97 u vra Artur Rustemi nė rrethana tė dyshimta. Varrimin e tij opozita e ktheu nė njė kopje tė varrimit tė Avni Rustemit. Opozita akuzoi Berishėn dhe mori pjesė nė varrim. Fotot e kėtij kortezhi botohen edhe sot e kėsaj dite nga shtypi i majtė kur ėshtė fjala pėr tė akuzuar PD-A.Ē ).

Si hap i parė, gjithė forcat e opozitės u larguan nga kryeqyteti nė shenjė proteste dhe u grumbulluan nė Vlorėn e epopesė sė dyfishtė.. Vetė ceremonia e varrimit tė heroit martir, ku mijėra vetė erdhėn pėr tė marrė pjesė nga tė katėr anėt e vendit, u shndėrrua nė njė manifestim madhėshtor politik, qė paralajmėronte qartė shpėrthimin e afėrt revolucionar.

Nė fillim tė majit, gjithė deputetėt e opozitės nė parlament i dėrguan nga Vlora njė ultimatum Kėshillit tė lartė nė Tiranė (qė kryente funksionet e kryetarit tė shtetit) duke i kėrkuar qė tė shkarkonte pa vonesė qeverinė qė zotėrohej nga kamarilja zogiste.

(Vini re: Nė Ultimatumin e Komitetit Kombėtar tė Shpėtimit Publik, datė 17 mars 97 nė pikėn 3 lėshohej pothuajse i njėti ultimatum; "K.K.SH.P kėrkon prerazi dorėheqjen e menjėhershme dhe pa kushte tė Sali Berishės, deri me datė 20 mars 1997"-A.Ē ).

Qeveria u pėrgjigj duke marrė masa raprezalje kundėr deputetėve "rrebelė", gjė qė i dha shkas organizatės "Bashkimi" tė bėnte menjėherė thirrje pėr t’u hedhur nė kryengritje me armė."

(Vini re. Parlamenti shqiptar nė mars 97 vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, e cila u cilėsua si masė represive, si raprezalje kunder "rebelėve". Madje zoti Vranicki i kėrkoi Presidentit Berisha 48 orė afat pėr tė shtyrė veprimet e policisė nė shtypjen e revolucionit. Organizata politike "Forumi pėr Demokraci", ku bėnin pjesė drejtues tė PS-sė, PSD-sė, PAD-sė dhe disa ish-viktima tė regjimit komunist qė u pėrdorėn si karrem pėr publikun e huaj dhe si justifikim pėr t’i dhėnė ngjyrėn e njė proteste mbarėpopullore revolucionit antidemokratik, nuk ka asnjė dallim nga organizata majtiste "Bashkimi", e cila ishte bėrthama e revolucionit tė Nolit. Ky forum bėri thirrje nė Vlorė "O djem rrėmbeni armėt, ja vdekje ja liri!". )

"...Nė jug rreth 12 mijė fshatarė rrokėn armėt pėr tė goditur forcat e qeverisė. Njė Komitet Administrativ u formua nė Vlorė nėn kryesinė e Fan Nolit pėr drejtimin e pėrgjithshėm tė kryengritjes. Reaksioni ndėrkombėtar bėri njė pėrpjekje tė fundit pėr t’i ardhur nė ndihmė qeverisė kur ministri anglez Aires, duke kryer njė ndėrhyrje brutale nė punėt e brendshme tė vendit propozoi "pajtimin e tė dyja palėve nė konflikt", por as kjo nuk qe nė gjendje tė ndalonte fitoren e shpejtė tė Revolucionit demokratik"

(Vini re; fshatarėt armatosen nė ’97 nga hapja e depove nė Vlorė prej disa guerrilasve dhe ish-oficerėve. Populli armatoset dhe nxitet nė kryengritje tė pėrgjakshme kundėr shtetit. Vriten funksionarė tė shtetit dhe digjen tė gjallė dhe masakrohen disa oficerė tė shėrbimit sekret. Tė gjitha forcat qeveritare cilėsoheshin si "serb" qė s’dinin shqip apo si "tė palarė". U ngrit Komiteti i Shpėtimit Publik, nė krye tė tė cilit ishte A.Shyti por qė pas tij ishin Sabit Brokaj, Neritan Ceka, Skėnder Gjinushi, Fatos Nano, Rexhep Mejdani etj. Lidhur me "ndėrhyrjen ndėrkombėtare", kujtojmė paralelisht ndėrhyrjen e Vranickit, i cili u bėri thirrje tė dyja palėve pėr "dialog".-A.Ē ).

"Mė 16 Qershor u formua Qeveria Demokratike Revolucionare me Fan Nolin nė krye. Ishte padyshim mė e majta ndėr tė gjitha qeveritė qė kishin ardhur nė fuqi nė Shqipėri qysh se kjo fitoi pavarėsinė".(Citime nga; "Demokracia e Rrethuar"-A.Puto, fq 7-9 ).

Lidhur me njohjen e qeverisė sė Nolit, rikujtojmė se atė pėrveē Rusisė dhe Greqisė nuk e pranoi askush. Britania e Madhe si edhe SHBA e shumė shtete tė tjera demokratike tė perėndimit, nuk pranuan tė njohin qeverinė e Nolit, e cila ishte rezultat i njė revolucioni bolshevik tė armatosur.

Pėrfaqėsuesi Britanik i kthente kėtė pėrgjigje qeverisė sė asaj kohe lidhur me kėrkesėn qė kjo e fundit kishte paraqitur pėr njohje.

"Guverna Britanike ka si princip tė mos njohė menjėherė guvernat qė vijnė nė fuqi me violencė dhe fjalėt tona nuk e ndėrrojnė dot kėtė princip. Qeveria e tanishme shqiptare ka ardhur nė fuqi me forcė" (A.Q.Sh,fondi 251)

Pėrkundrazi, Rusia gjeti njė ishull mjaft interesant tek Shqipėria e Nolit, dhe nxitoi ta pėrfshinte nė gjirin e interesave tė saj kėtė vend pėrmes njohjes pa kushte tė qeverisė revolucionare.

M. Litvinov, zėvendėskomisar pėr punėt e jashtė tė Rusisė, nė njė notė dėrguar qeverisė sė Nolit shkruante;

"Qeveria e Republikės Ruse, e shtyrė nga dėshira pėr tė vendosur marrėdhėnie normale e miqėsore me tė gjithė popujt qė nuk kanė lakmi imperialiste, duke pėrgėzuar popullin shqiptar pėr luftėn e tij tė guximshme pėr pavarėsinė e tij tė plotė, mendon se ka ardhur koha pėr tė vendosur marrėdhėnie diplomatike midis popujve rus e shqiptar, gjė qė do tė lejonte tė zgjidheshin tė gjitha ēėshtjet me karakter politik qė ekzistojnė midis dy popujve" (A.Q.SH,fondi 251,d.19

Noli dhe grupi i deputetėve opozitarė tė majtė, kishin kėrkuar me kohė nė parlamentin shqiptar njė minut zi pėr vdekjen e Leninit. Lidhjet shpirtėrore dhe ideologjike me Rusinė tė grupit tė deputetėve qė i stacionuan nė Vlorė pėr tė udhėhequr "Revolucionin Demokratik", ishin tė qarta dhe ato vazhduan edhe mė pas dėshtimit tė kėtij revolucioni. Shtypi i kohės e quante Fan Nolin "Peshkopi i Kuq".

Revolucioni i Qershorit i udhėhequr nga Fan Noli sipas historiografisė komuniste ėshtė i "rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Qeveria e dalė prej tij pėrbėn njė nga shfaqjet mė interesante tė demokracisė shqiptare" (A.Puto, po aty.fq.255).

Qeveria e Fatos Nanos, e cila doli nga Revolucioni i vitit 97, ėshtė njė qeveri revolucionare, pavarėsisht petkut "demokratik" qė nxituan ti veshin mbėshtetėsit e Internacionales Komuniste sot. Vetė rezultatet e mėvonshme tė kėsaj qeverie, qė vazhdojnė edhe sot, tregojnė qartė pėr filozofinė revolucionare mbi tė cilat mbėshtetet. Qėndrimi ndaj opozitės, tė cilėn e konsideron dhe sillet ndaj saj si ndaj njė pushtuesi, tregojnė se Revolucioni i 97-ės, synonte eleminimin e kėsaj opozite. Akoma edhe sot punohet nė kėtė drejtim. Dahrendorf ka bėrė njė vlerėsim mjaft tė drejtė lidhur me dallimin midis Revolucionit dhe Luftės. "Lufta dallon nga revolucioni se ajo mbaron njė ditė, kurse Revolucioni vazhdon edhe pas mbarimit tė Luftės". Nė kapitujt e tjerė ne do tė trajtojmė faktet e shumta tė prodhimeve revolucionare tė koalicionit tė majtė qė erdhi nė pushtet nė Qershor 97.

Se sa "demokratik" ishte revolucioni i Qershorit 24, e tregon vetė autori i tij, Fan Noli, i cili pas dėshtimit tė revolucionit, filloi tė publikonte nė shtypin e kohės defektet e tij politike, ndėrkohė qė ishte njė mjeshtėr i artit.

Nė njė intervistė pėr gazetėn greke "Eleftheron Vima", tetor ’24, Noli e ka cilėsuar "revolucionin demokratik" si njė "coup d’etat" politik bashkė me njė "pronunciamento" ushtarake".

Pra, Revolucioni i Qershorit 24 ishte njė revolucion bolshevik, i cili pėr fat tė mirė nuk u njoh nga qeveritė demokratike perendimore tė kohės, ashtu siē ishte njė revolucion bolshevik Revolucioni i 97-ės nė Shqipėri, qė pėr fat tė keq u gėlltit nga shumė kancelari.

Rexhep Qosja,njė ideolog i majtė, e cilėson revolucionin e marsit ’97, si "revolucion demokratik tė vonuar", pikėrisht duke u mbėshtetur nė konceptet e tij pėr revolucionin e Nolit, tė cilin e ka cilėsuar si "Moisi modern".

Ardhjen me armė nė pushtet e ka pranuar edhe Pandeli majko, ish-Kryeministėr socialist i koalicionit tė Qershorit 97, i cili ka deklaruar se "Ne e kemi pėrzėnė Berishėn me armė nga pushteti apo si i themi ne me kallashnikov".

Perikli Teta, eksponent i rėndėsishėm i koalicionit tė sotėm, ish-ministėr i brendshėm, ka deklaruar gjithashtu se "PS, pra, gjithė koalicioni i majtė, ka ardhur nė pushtet me grykėn e pushkės".

Pėr tė krijuar analogjinė midis rebelimit tė qershorit ’24 dhe mars-qershorit ’97, na ndihmon edhe gazetarja Marita Vihervuori e APA, e cila nė njė artikull analitik pėr ngjarjet nė Shqipėri thekson se ajo qė ndodhi ishte njė "Coup d’Etat i oficerėve, ose ē’mund tė jetė tjetėr kur oficerėt ia lėnė kazermat nė dorė rebelėve?".

Kėto dy revolucione kanė qenė dhe mbeten fatkeqėsi historike pėr shqiptarėt, sepse tė dyja kanė vonuar kėtė komb nė prosperim demokratik dhe kanė shėrbyer si pika mbėshtetje pėr mbajtjen gjallė tė frymės bolshevike nė Evropėn Juglindore. Kėto revolucione mbeten tė dėmshme ende nė histori edhe pėr faktin se njė pjesė e indoktrinuar e historiografisė shqiptare, vazhdon ti konsiderojė si "demokratike", duke dėmtuar rėndė botkuptimin e bashkėkohėsve shqiptarė pėr demokracinė. Natyrisht qė kjo ėshtė rrjedhojė e konceptit leninist pėr "Demokracinė Proletare" dhe "Revolucionet e Diktaturės sė Proletariatit" qė kanė sot shumė historianė dhe politikanė qė kanė uzurpuar Akademinė e Shkencave dhe institucione tė tjera shkencore dhe riprodhojnė nė libra me kopertina moderne tė njėjtat argumenta dhe koncepte marksiste qė kanė prodhuar gjatė 50 viteve.


Shqiptar
(9/20/00 9:47:56 am)
Reply Si ndodhi revolucioni i Qershorit
--------------------------------------------------------------------------------
Marre nga revista Klan
----------------------

Nje kendveshtrim i ri mbi ate qe prej 60 vjetesh konsiderohet "Revolucioni Demokratiko - borgjez i Qershorit". Nje histori qe deshmon se me shume se sa revolucion apo kryengritje ai ka qene nje grusht shteti. Nje marreshim ushtarak qe rrezoi nje parlament te zgjedhur me vota te lira dhe qe solli ne pushtet kundershtaret e Zogut. Po si ndodhi e gjitha kjo dhe cilat jane faktet e reja te botuara ne dhjete vitet e fundit.

Nga Blendi Fevziu



"Fuqite ushtarake qe jane ngritur kunder qeverise pritet te hyjne neser ne Tirane. Ahmet Zogu bashke me Kryeministrin Iliaz Vrioni i ndihur nga forcat e Fiqiri Dines dhe te Xhemal Aranitasit eshte larguar nga Tirana per ne Mat. Me sa kuptojme deri tani, ai eshte drejtuar per ne Jugosllavi. Qytetin nuk e kontrollon askush dhe udheheqesit politike jane akoma ne Vlore. Njerezit kane frike nga ajo qe do te ndodhe dhe ne rruge ka fare pak vete. Me sa duket, komploti ka triumfuar dhe brenda pak ditesh pritet te krijohet nje qeveri e drejtuar nga opozita". Ky pasazh jo shume i qarte, i transmetuar nga Perfaqesuesi i Britanise se Madhe ne Durres Ministrise se tij ne Londer, eshte sidoqofte, deshmia me autentike e asaj qe po ndodhte ne Tirane mbremjen e dates 9 qershor 1924. Duket se perfaqesuesi anglez kishte pasur te drejte. Mengjesin e 10 qershorit, trupat ushtarake te regjimentit te Shkodres, te kryesuara nga nenkolonel Rexhep Shala, hyne ne qytet nga veriu. Vetem nje ore me vone edhe regjimenti i Permetit me ne krye Nenkolonel Kasem Qafezezin, mberriti ne qender te Tiranes. Afer mbasdites, i ndjekur nga nje grup mbeshtetesish dhe rojesh personale, mberriti ne qytet Bajram Curri. Krahu ushtarak i atij qe ende sot ne historine e Shqiperise konsiderohet si "Revolucioni i Qershorit". Ose "Revolucioni demokratiko - borgjez i Qershorit", sic e ka quajtur per nje kohe te gjate historiografia komuniste. Po sa ishte realisht kjo levizje e armatosur nje revolucion dhe sa legjitim ishte ky? Nje pyetje e thjeshte ne dukje, por qe prej me shume se 60 vjetesh vazhdon te marre te njejten pergjigje. Ne fillim ne vitet e komunizmit dhe per inerci edhe me pas, ai eshte perkujtuar gjithnje si nje ngjarje e madhe, si nje fitore e demokracise dhe forcave te moderuara. Askush nuk eshte kujtuar te thote, se paku ne dhjete vitet e fundit, se ajo ishte nje levizje e armatosur qe rrezoi nje parlament te dale nga zgjedhje te lira e demokratike, dhe se si e tille, nuk ka asgje te perbashket me demokracine. Per sa kohe qe komunizmi e konsideronte marrjen e pushtetit me forcen e armeve si menyren me legjitime dhe demokratike, gjithcka ishte normale. Por me vendosjen e normave te reja, realisht demokratike, ngjarjet e qershorit 1924 meritojne nje perkufizim te ri. Edhe pse teksti zyrtar i Historise se Shqiperise per shkollat e mesme, botim i vitit 1994, i qendron perkufizimit te historiografise se viteve 1944 - 1990, nje seri librash, kujtimesh dhe studimesh, japin nje tablo tjeter te asaj qe ka ngjare ne qershorin e larget te 1924. Kjo dosje e thjeshtuar dhe natyrisht modeste ne pretendimin e saj, i referohet kujtimeve te Sajfi Vllamasit, njerit prej kundershtareve te Ahmet Zogut dhe pjesemarres ne Ngjarjet e Qershorit 1924, kujtimeve te Tajar Zavalanit, nje tjeter protagonisti te atyre viteve si dhe dy teksteve historike, "Historise se Shqiperise" te Abaz Ermenjit dhe Librit te njohur te studiuesit amerikan, Bernd Fisher, "Mbreti Zog dhe perpjekja per Stablititet ne Shqiperi". Po cilat qene ngjarjet qe provokuan qershorin e 1924 dhe si u zhvillua realisht ai qe per shume kohe ne jemi mesuar ta quajme revolucioni demokratiko - borgjez?


Fan Noli e Ahmet Zogu

Gjithcka qe pergatiti ngjarjet e qershorit 1924 fillon realisht ne muajt e fundit te vitit 1923. Ahmet Zogu, atehere Kryeminister dhe Minister i Brendshem i Shqiperise, filloi te konsolidonte pushtetin e tij personal, duke mos ju nenshtruar me vullnetit te grupit politik qe perfaqesosnte, klikes. Duket se gjate fuqizimit te tij, Zogu i kishte nenvleftesuar miqte e vjeter dhe kishte filluar te afrohej me shume me grupin qe perfaqesonte cifligaret e medhenj, turkomanet, konservatoret dhe qe drejtohej nga Shefqet Verlaci. Duket se ne rrugen per nje lidhje me te forte me kete grup, Ahmet Zogu i hyri tratativave per t'u fejuar me nje nga vajzat e Verlacit, sic edhe ndodhi realisht. Por me vullnetin e nje force te re politike dhe me energjine e njerezve qe kishin kontribuar jo pak per konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve te shtetit te ri shqiptar, perfaqesusit e Klikes duket se u bashkuan me shume per te penguar fuqizimin e Zogut. Nen presionin e tyre, ne vjeshten e vitit 1923, Zogu u detyrua te linte postin e Ministrit te Brendshem, duke ruajtur vetem ate te Kryeministrit. Fillimisht u mendua qe Minister i Brendshem te behej cdo jave me rotacion nje nga anetaret e kabinetit, por shume shpejt u kuptua se kjo nuk funksiononte. Ministri i ri cdo te hene nuk bente gje tjeter vecse largonte nga puna ata qe kishte emeruar nje jave me pare kolegu i tij. Kjo histori u be kaq komike dhe me kaq pasoja sa me ne fund, Klika (partia qe kishte mazhorancen ne parlament), u detyrua te emeroje ne postin e mbetur bosh te Ministrit te Brendshem, Sejfi Vllamasin, nje nga emrat me te njohur te saj. Por as ardhja e Vllamasit dhe as masat e tjera te marra nuk e dobesuan Ahmet Zogun, perkundrazi. Rezultat i gjithe kesaj qe nje kaos i plote politik dhe pamundesia per ta menaxhuar ate. Duke menduar se zgjidhja e vetme per nje situate te tille duhej te ishin zgjedhjet, u vendos qe ato te beheshin ne dhjetor te vitit 1923. Ne fund te fundit, zgjedhjet do te sqaronin dicka ne situaten e turbullt politike dhe mbi te gjitha, do te percaktonin mazhorancen qe do te qeveriste Shqiperine. Natyrisht, me nje tjeter autoritet.

Por zgjedhjet i zhgenjyen te gjitha grupet politike qe kishin shpresuar ne to. Ne perfundim te tyre, ne dhjetor 1923, ne parlamentin shqiptar dalloheshin tre grupime te fuqishme politike, por asnjeri prej tyre nuk zoteronte mazhorancen e nevojshme per te krijuar qeverine. I pari dhe me i madhi ishte grupimi i konservatoreve te drejtuar nga Shefqet Verlaci. Nje grupim ne te cilin pas zgjedhjeve u perfshi edhe Ahmet Zogu. Ne te benin pjese disa nga figurat me te vjetra te jetes publike shqiptare, ish deputete te parlamentit turk, pronare te medhenj tokash dhe bajraktare te veriut. Ky formacion jo edhe aq kompakt politik numeronte gati 50 vete ne nje parlament prej 105 vetesh. Grupimi i dyte, me rreth 35 vete i takonte opozites qe ishte quajtur "Liberale". Ne te benin pjese intelektuale te rinj te shkolluar ne perendim, perfaqesues te klases se re borgjeze qe po lindete dhe patriote qe kishin dhene nje kontribut jo te paket per konsolidimin e shtetit te ri shqiptar. Ne kete grupim, benin pjese edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Stavro Vinjau. Grupimi i trete, ai "indipendentist", numeronte jo me shume se 17 - 18 vete dhe njihte per lider politik, Iliaz Vrionin, nje partiot nga Berati, qe kishte marre pjese edhe ne shpalljen e pavaresise. Por grupi i te pavarurve ndihej me afer konservatoreve dhe ne kete afrim kishin luajtur rol jo te vogel fjalimet e ashpra te Fan Nolit dhe Stavro Vinjaut. Ne Shqiperine e kohes, ato tingellonin si nje utopi dhe here here si nje thirrje per rebelim. Te pavarurit bene realisht koalicion me konservatoret dhe ne fillim te janarit 1924, Ahmet Zogu krijoi qeverine e tij te re.

Fitorja politike e Ahmet Zogut u perjetua keq ne ambjentet e radikaleve, ne te cilet benin pjese edhe shume nga miqte e tij te vjeter politike. Pothuaj te gjithe keta ishin te bindur se Zogu do ta perdorte kete koalicion per konsolidimin e tij politik dhe se pas kesaj, do te shndrohej ne nje diktator. Kjo ide u be kaq dominuese sa nje pjese e tyre, here fshehurazi dhe here haptazi, filloi te hidhte idene e eleminimit te tij fizik. Duket se Avni Rustemi avancoi me shume se te tjeret ne kete ide. Mesditen e 23 shkurtit, ndersa Zogu ngjiste shkallet e parlamantit, nje djale i ri nga Mati, i quajtur Beqir Valteri, e qelloi nga pas me revolver. Distanca ishte fare e afert, por duket se atentatori nuk ishte ushtruar ndonjehere. Ai shkaktoi vetem pak plage te lehta, pavaresisht se nga krahu i Zogut filloi te dilte shume gjak. I ndjekur nga xhandaret besnike, Valteri u mbyll ne WC dhe filloi te kendoje kenge patriotike, ndersa gjithe deputetet ne salle, u befasuan nga prania e Zogut qe zuri vendin e tij me krahun qe vazhdonte t'i rridhte gjak. Vllamasi dhe Zavalani deshmojne se Parlamenti ishte i rrethuar dhe se vetem nje nderhyrje e forte dhe energjike e Iliaz Vrionit dhe me pas e vete Zogut e shpetoi ate nga nje kasaphane. Beqir Valteri pranoi te dorezohet duke kerkuar si kembim nje gjyq te rregullt dhe Ahmet Zogu u percoll per ne shtepi me nje eskorte te perforcuar. Nuk ishte e veshtire te kuptohej se pas Valterit qendronin te tjere dhe se kjo ngjarje nuk mund te kalonte me kaq. Sic deshmohet ne kujtimet e kohes, por edhe ne studimin e Fisherit dhe ate te Ermenjit, Beqir Valteri permendi ne burg emrin e Avni Rustemit. Askush nuk e di deshmine e plote te tij, por qe te nesermen u kuptua qarte se Ahmet Zogu do te hakmerrej. Dy dite me pas, me 25 shkurt ai u largua nga Qeveria, duke ja lene postin e Kryeministrit Shefqet Verlacit. Largimi nga qeveria nuk parashikonte asgje te mire. Ne shume libra nenvizohet se ai e beri kete per te marre hakun. Te tjere, si Fisheri, sqarojne se atentati nuk e lejonte Zogun te ushtronte fizikisht detyren e tij te Kryeministrit. Ne fakt te gjitha keto kishin pak rendesi. Shihej qarte se pas Qeverise se Verlacit qendronte Ahmet Zogu dhe se ai ishte njeriu me i fuqishem politik i momentit. Goditja e tij direkte ne te vertete nuk vonoi. Me 20 prill 1924, ndersa ecte se bashku me Hoxha Kadriun ne nje rruge te Tiranes prane pazarit te Ri, Avni Rustemi u qellua per vdekje nga nje tiranes i quajtur Isuf Keci. Xhandarmeria nuk beri asgje per te ndaluar vrasesin dhe ai iku me mes te dites edhe pse Rustemi nxorri revolverin dhe qelloi dy here ne drejtim te tij. Avni Rustemi vdiq tre dite me vone ne spital dhe opozita akuzoi direkt per vrasjen e tij Ahmet Zogun. Avni Rustemi ishte padyshim nje nga figurat simbol te qendreses shqiptare. I nderuar per atentatin ndaj Esat pashes ne Paris, Rustemi kishte fituar simpatine e shqiptareve ne te gjithe vendin. Ai kishte krijuar mbi te gjitha nje shoqeri rinore te quajtur "Bashkimi", e cila synonte zhvillimin e Shqiperise sipas modeleve perendimore. Vrasja e Rustemit shkaktoi nje pakenaqesi te jashtezakonshme dhe varrimi i tij ne Vlore u shndrua ne nje manifestim te madh proteste. Disa dhjetra mijera vete nga gjithe vendi shprehen dhimbjen dhe pjesemarrjen e tyre ne vdekjen e tij permes telegrameve dhe letrave. Por situata e krijuar me 1 maj nga varrimi i Avni Rustemit, nuk u la pa shfrytezuar nga opozita. Perfaqesuesit e Klikes qe benin pjese ne forcat e armatosura vendosen te te ndermerrnin nje marreshim kunder Tiranes dhe per kete kerkuan edhe ndihmen e deputeteve. Vete Shefqet Korca, komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise filloi tratativat per te kaluar ne anen e komplotisteve disa nga drejtuesit e ushtrise. Rol aktiv pati ne ato dite edhe shoqeria "Bashkimi". Me 2 maj, ne kinemane e Vlores u mbajt nje mbledhje e perbashket e oficereve komplotiste me deputetet e parlamentit. Per t'i dhene kesaj levizje nje mbulese sa me legale, oficeret arriten te bindin nje sere deputetesh te bashkohen me ta. Edhe Fan Noli e Luigj Gurakuqi, qe deri atehere kishin qene skeptike ndaj nje levizje te tille, pranuan te bashkohen me te. Me 5 maj, pas nje thirrje te Shoqerise "bashkimi", deputetet opozitare te parlamentit deklaruan se braktisnin parlamentin dhe se do te ktheheshin perseri atje vetem nese seancat zhvilloheshin ne Vlore. Ne Tirane jete e deputeteve eshte e pasigurte nga mercenaret e Ahmet Zogut, deklaronin ata dhe Kryeqyteti e ka humbur funksionin e tij politik. Braktisja e parlamentit i humbi atij kushtin prej 2/3 per t'u mbledhur dhe si pasoje jeta politike u paralizua.

Vllamasi deshmon se ideja per nje levizje te armatosur kunder qeverise ndeshi ne rezistencen e plote te popullsise dhe disa prej politikaneve te njohur. Perballe rrezikut te nje Zogu te shndruar ne diktator ata vinin rrezikun e nje sulmi te Shqiperise nga fqinjet. Kryengritjet e shumta dhe pastabiliteti ne vend i kishin detyruar fqinjet te deklaronin se ne rast levizjesh te reja, ata do te nderhynin ushtarakisht ne thellesi te Shqiperise, per te mbrojtur kufijte e tyre nga bandat dhe cetat e rebeleve pa komande. Sipas te gjithe librave te botuara kohet e fundit, levizja e maj - qershorit 1924 i ngjante me shume nje konspiracioni politik se sa nje revolucioni apo kryengritje popullore. Rolin me aktiv ne kete levizje e paten ushtaraket, edhe pse per t'i dhene nje lluster politike ata thirren ne ndihme politikanet. Ne fillim te Majit ngjarjet u permbysen me shpejtesi. Oficeret antizogiste arriten te bindin Komandantin e regjimentit te Shkodres, Nenkolonel Rexhep Shalen te ngrihet kunder qeverise dhe te bashkohet me ta. Pak me vone ne kete grupim u fut edhe Nenkolonel Kasem Qafezezi, komandant i Regjimentit te Permetit. Forcat e tjera ushtarake premtuan te qendrojne neutrale, ndersa ne veri, vullnetare kosovare u bashkuan nen komanden e Bajram Currit. Grupi organizator, caktoi komandant ushtarak te kryengritjes kete te fundit. Me 10 Maj, Bajram Curri filloi sulmin mbi Krumen dhe pasi shpartalloi trupat qeveritare nisi rrugen per Peshkopi. Me 16 Maj, garnizoni i Shkodres doli nga kazerma dhe mori rrugen drejt Tiranes. Me 26 maj edhe ai i Permetit u nis per Tirane. Tentativat e qeverise per ndermjetesim deshtuan dhe vetem ne pak vende trupa besnike te Zogut bene rezistence. Me trupat ushtarake u bashkua edhe nje cete djemve te shoqerise "Bashkimi" dhe nje grup te rinjsh nga Vlora. Levizja e armatosur, si gjithmone ne raste te tilla provokoi me shume panik se sa luftime. Nje pjese e popullsise braktisi qytetet dhe nje pjese tjeter filloi te evakuohet jashte shtetit. Kolonat leviznin ngadale drejt Tiranes, duke vene me pare nen kontroll qytetet nga kalonin. Vllamasi, deshmon se ne pjesen me te madhe te tyre, ne vend te entusiazmit ata gjeten heshtjen dhe indiferencen e popullates. Zogu beri edhe nje tentative te fundit per zgjidhje politike. Me 31 Maj kryeministri Verlaci dha doreheqjen dhe po ate mbasdite ne vend te tij u emerua Iliaz Vrioni. Nje njeri me te shkuar patriotike dhe qe ishte sidoqofte i pranueshem nga radikalet. Fatkeqesisht ishte vone. Me komplotin ishin bashkuar pothuaj gjithe politikanet e njohur te Shqiperise dhe tani ata marrshonin pas trupave te Rexhep Shales dhe Kasem Qafezezit. Ne daten 9 qershor, i mbrojtur nga mbi 500 vullnetare te Fiqiri Dines, Ahmet Zogu braktisi Tiranen ne drejtim te Matit. Dy dite me vone kaloi kufirin prane Dibres per ne Jugosllavi. Me 10 qershor, trupat e nenkolonel Rexhep Shales hyne te parat ne qytetin e heshtur.

Gjithcka me pas permbyset me nje shpejtesi marramendese. Pjesa me e madhe e politikaneve te opozites pranoi krijimin e nje qeverie emergjence, me idene qe kjo qeveri te pergatiste sa me pare zgjedhjet e parakohshme. Sipas llogaritjeve ato duhej te zhvilloheshin aty nga vjeshta po atij viti. Por u pa shume shpejt se gjithe politikanet e bashkuar nga meria ndaj Ahmet Zogut, nuk ishin edhe aq kompakte mes tyre. Mosmarreveshjet mes tyre dolen qe ne fillim, kur ende nuk po zgjidhej Kryeministri. Kandidate ishin ne fillim Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina. Delvina u terhoq dhe gara mbeti mes dy te pareve. Bisedimet qe zgjaten gjithe naten qene te kota dhe ne mengjes, per te percaktuar fituesin u hodh nje short me leter me vrime. Fati qe kesaj here ne anen e Nolit, qe terhoqi i pari letren qe do ta bente Kryeminister.

Llogarite ishin bere fatkeqesisht gabim. Noli krijoi nje qeveri te emra impresionues, por asnjeri prej tyre nuk pranonte dot autoritetin e tjetrit. Rexhep Shala u be Minister i Brendshem, ndersa Kasem Qafezezi, Minister i Mbrojtjes. Vec ketyre, Luigj Gurakuqi u zgjodh Minister i Financave dhe Stavro Vinjau i Drejtesise dhe Arsimit. Qazim Koculi, Minister i Bujqesise dhe Puneve Botore, ndersa Sulejman Delvina, Minister i Jashtem. Fatkeqesisht, Noli nuk e kishte shtaturen e nevojshme per te drejtuar Qeverine shqiptare te vitit 1924. Ai nuk kishte asnje ndikim ne ambjentin tradicional shqiptar dhe as lidhje te fuqishme. Mbi te gjitha ai ishte me shume i interesuar per fjalime te bukura se sa per nje politike aktive. Ekzekutivi i tij mbeti peng i nje programi interesant qe nuk u zbatua kurre. Ministrite ishin te mbushura me besnike te Zogut e Verlacit dhe te gjithe keta nisen te punonin hapur kunder tij. Keshilli i Larte u pozicionua shpejt kunder dhe Sotir Peci, nje prej anetareve te tij, deklaroi se nuk do te firmoste asnje dekret tjeter vec atij te zgjedhjeve te pergjithshme. Qeveia ishte jo legjitime dhe legjitimimi i saj mund te behej vetem permes zgjedhjeve. Politika e jashtme e Nolit ishte po kaq katastrofike. Vec nje fjalimi te ashper dhe realist kunder Lidhjes se Kombeve, qe provokoi merine e madhe te Britanise dhe Frances, Noli i hyri edhe aventures se lidhjes se marredhenieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Ky hap i tiji u konsiderua me i guximshem sec duhet dhe pas nje proteste te ashper, 18 perfaqesuesit diplomatike ruse u larguan nga Shqiperia pasi kishin qendruar vetem kater dite.

I ndihmuar nga Jugosllavet dhe i armatosur nga anglezet, Ahmet Zogu u rikthye ne Shqiperi ne dhjetor te po atij viti. Zogut ju deshen vetem pese dite per te pershkruar rrugen nga kufiri verior deri ne Tirane. Me 25 dhjetor 1924, ai shpalli triumfin e legalitetit dhe riktheu ne fuqi, qeverine e rrezuar te Iliaz Vrionit. Zogu u perpoq mjaft t'i jepte nderhyrjes se tij nje lloj legjitimiteti, megjithese u pa qarte se kesaj here ai kishte ardhur per te qendruar gjate.

A mund te konsiderohen ende ngjarjet e qershorit 1924 nje revolucion demokratik dhe mbi te gjitha a ishte vertet ajo nje levizje demokratike? Pergjigjia e pare dhe e menjehershme eshte jo. Se pari, levizja e maj - qershorit 1924 ishte nje levizje ushtarake. Ngritja e oficereve te ushtrise mbi komanden e tyre civile dhe mbi autoritetin e Kryeministrit konsiderohet thjeshte grusht Shteti. Se dyti, kjo levizje u drejtua ndaj nje parlamenti legjitim te dale nga zgjedhjet e pergjithshme te dhjetorit 1923. Se fundi, cdo levizje me dhune qe synon rrezimin e nje force legjitime te dale nga zgjdhje demokratike, nuk mund te konsiderohet kurre edhe ajo demokratike.

Deshmitare te kohes dhe historiane serioze kane dhene edhe ata mendimin e tyre mbi ate qe per shume vite eshte quajtur "Revolucioni Demokratik i qershorit". Sejfi Vllamasi, nje nder protagonistet e tij dhe kundershtar i Zogut ka shkruar shume vite me vone ne kujtimet e tij: "Populli ka qene kunder kryengritjes se Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua me realist se nje pjese e intelektualeve tane ambicioze, qe ate e provokuan per karrige ministerale". Ky konstatim i guximshem, qe perfshin edhe ate vete, eshte ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Ne Historine e tij te Shqiperise, Zavalani sqaron: "asht ba zakon me cilesue ngjarjet e Qershorit 1924 si nje revolucion. Ky percaktim nuk eshte aspak i drejte. Qeverija e Tiranes u rrezua me ane te nje operacioni ushtarak te kyem nga dy regjimentet, e jugut dhe veriut, qe marreshuan njekohesisht kunder Kryeqytetit".

Po ne te njejten linje, por edhe me i ashper eshte edhe nje tjeter kundershtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura "revolucion i qershorit" ishte nje lloj grushti shteti qe u be kunder qeverise nga dy regjimente ushtarake".

Kane nderruar shume gjera ne kendveshtrimin e historise shqiptare kete fillim shekulli, por po kaq shume gjera vazhdojne te jene peng i heshtjes dhe keqkuptimeve.