gsh
--------

DOSSIER

Marrėdhėniet e mbretit Ahmet Zogu I me komunitetet fetare nė Shqipėri. Si i propozoi parlamentit ligjin mbi statusin e bashkėsive fetare

Mbreti Zog I dhe komunitetet fetare


--------------------------------------------------------------------------------

Sherif Delvina


Historisė sė Shqipėrisė i mungon historia e komuniteteve fetare. Nė kėtė shkrim do tė trajtoj shkurtazi rolin e A.Zogut nė krijimin dhe dhėnien e drejtimit kombėtar tė Komuniteteve Fetare. Nė Kongresin historik tė Lushnjes barra e rėndė e Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme iu ngarkua A.Zogut. Mė 11 mars 1920 A. Zogu me fuqi kombėtare shtiu nė dorė administratėn e qytetit tė Shkodrės. Kontribut tė rėndėsishėm ai dha edhe nė luftėn e Vlorės. Apostolos A.Glavinas nė librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, Selanik, 1989 vė nė dukje se "policia shqiptare pasi pushtoi vendet qė i kishin braktisur italianėt, mė 6 maj u vendos nė qytetin e Gjirokastrės, po kėshtu nė 15 maj me rastin e largimit tė ushtrisė franceze nga Korēa, shqiptarėt pushtuan Korēėn." Tė mos harrojmė se nė kėto "pushtime", krahu i hekurt i qeverisė sė Sulejman Delvinės ishte A.Zogu, atėhere Ministėr i Brendshėm i asaj qeverie. Pėr suksesin e Kongresit themeltar tė Kishės Autoqefale Ortodokse nė Berat ka dhėnė njė ndihmesė tė veēantė Ministri i Brendshėm i asaj kohe Ahmet Zogu, i cili me shkresėn drejtuar prefekturave dhe nėnprefekturave mė 5.9.1922 u bėnte tė ditur se shteti ishte munduar me tė drejtė nė zgjidhjen e problemit duke hedhur poshtė akuzat se qeveria ishte organizatore e mbledhjes sė kongresit tė KOASH-it. Mbas shtatė vjetėsh, nė letėrfalenderimin nr.560, qė i dėrgon mbreti Zog Kryeministrit Koēo Kota pėr triumfin kishtar tė Kongresin II Panortodoks tė mbledhur nė Korēė, nė qershor tė vitit 1929 thotė shprehimisht kėshtu: "Nė vitin 1922, kur isha Ministėr i Punėve tė Brendshme dhe Z.Juaj Prefekt i Beratit, ia arritėm qėllimit pėr me u mbledhė Kongresi i parė i Kishės Ortodokse Autoqefale nė Berat." Duke u bazuar nė kėto dokumente del qartė roli i Zogut pėr krijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale.


Kongresi i Bashkėsisė Ortodokse Shqiptare i mbledhur nė Berat shpalli autoqefalinė e Kishės Ortodokse Shqiptare. Partrikana kėrkonte autonominė kishtare dhe joautoqefalinė e saj. Ndryshimi midis kėtyre dy formave qėndron nė faktin se autoqefalia ndėrpret ēdo raport administrativ me kishėn nėnė (Patrikanėn e Stambollit.) Kisha autoqefale vetqeveriset pa ndėrhyrjen e kishave tė tjera. Autonomia do tė paktėn qė kryepeshkopi tė emėrohet ose tė konfirmohet nga kisha mėmė (Patrikana e Stambollit). Me kėtė akt sublim tė krijimit tė KOASH-it shqiptarėt ortodoksė deshėn tė shkėputen nga ndėrhyrja e huaj greke pėr tė mbrojtur kombėsinė. Nė kėtė rast vlen tė kujtohet qeveria e Jorgo Zografos qė nė jug tė Shqipėrisė, gjatė vitit 1914, dogji mbi 300 fshatra shqiptare, vrau mijėra veta dhe shpėrnguli nga vatrat e tyre rreth 100 000 shqiptarė. Nga pesė anėtarė tė kėsaj qeverie tre ishin peshkopė tė Korēės, Gjirokastrės e Konicės.

Eshtė i drejtė mendimi i Fan Nolit se: "Fatkeqėsitė e shqiptarėve nuk kanė ardhur kurrė nga diferencat fetare, por nga udhėheqėsit fetarė." Sipas profesor A.Glavinas, kongresi i Beratit shpalli nė mėnyrė puēiste Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Autori ynė i sipėrpėrmendur ėshtė bazuar tek protesta absurde qė bėn qeveria greke nė Lidhjen e Kombeve duke e quajtur kėtė kongres puē kundėr Ortodoksisė.

Hap i rėndėsishėm pėr tė trija fetė nė vendin tonė ishte pranimi mė 05.06.1923 nga Parlamenti shqiptar i Statutit Legal tė Komuniteteve Fetare. Po shkėpusim njė fragment nga ky statut, qė flet pėr parinė (drejtuesit) e shkallės mė tė lartė. "Paria fetare e shkallės mė tė lartė duhet tė ketė kėto cilėsi: tė jetė nėnshtetas shqiptar, tė dijė gjuhėn shqipe, tė gėzojė tė drejtat civile dhe politike, tė jetė prej racės shqiptare, ose prej fėmijė prej tre brezash nė Shqipėri. Po nė kėtė vit nė Korēė, mė 4 dhjetor u bė fronėzimi i Theofan Nolit nga peshkopėt Jerothe dhe Kristofor. U bėjmė tė ditur dėgjuesve tė nderuar se dhe nė pranimin e Statutit Legal tė Komuniteteve fetare si dhe nė fronėzimin e Fan Nolit, kryeministėr qe Zogu. Ishte po Zogu qė i propozoi parlamentit qė tė votonte ligjin mbi statutin e bashkėsive fetare, i cili priste pėrfundimisht ēdo lidhje me regjimin juridik tė sė kaluarės. Shtetasit shqiptarė nuk do t'i nėnshtroheshin mė asnjė legjislacioni kanonik, veēse me dėshirė, por sidoqoftė duke iu bindur ligjeve tė shtetit....Kleri duhet tė pėrbėhej i tėri nga njerėz me kombėsi shqiptare dhe duhet tė merrte leje nga qeveria (R.M.della Rocca, vepėr e cituar). Vlen tė theksohet se edhe me zgjerimin e Statutit tė vitit 1921, si dhe nė nenet 5 tė statuteve themelore tė Republikės sė 2 marsit 1925 dhe tė Mbretėrisė sė shtatorit 1928, sanksionohej se feja nuk duhet tė pėrdorej pėr qėllime politike.

R.M. della Rocca na bėn tė ditur se nė vitin 1921 "Njė Aleancė Kombėtare Muslimane Shqiptare" shpalli emancipimin nga shejhul Islami i Stambollit.
Pėrpara se tė mblidhej Kongresi Mysliman shtypi atdhetar shqiptar ua bėnte tė qartė autoriteteve fetare muslimane tė Stambollit dhe kalifit tė ri, nėse kėto forume do tė shndėrroheshin si nė tė kaluarėn jo tė largėt nė instrumente politike dhe sidomos po tė shndėrroheshin nė vegla tė politikave antishqiptare, myslimanėt shqiptarė nuk do tė kishin punė mė me to. Mė tej po citojmė: "Reforma" vl.I, nr.4, 7.4.1922 "Qeveria Kombėtare po tė mos pėrkrahė fetarėt kombėtar si z.Peshkop Noli, Hafiz Ali Korēėn. P.Fishta e Hafiz Ibrahim Tirana pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha morale e Fanarit, Meshihatit tė Stambollit dhe t'i lidhi nė krijesa artificiale i bėn mė tė madhin dėm Bashkimit tė kombit, ku varet njėkohėsisht jeta e shtetit". (Ali Basha Islami nė Shqipėri gjatė shekujve, Tiranė 2000).

Duhet bėrė e ditur se nė krye tė punės pėr tė krijuar institucione fetare kombėtare qendronte Ahmet Zogu, atėhere kryeministėr dhe Ministėr i Punėve tė Brendshme. A.Zogu nėpėrmjet njė shpalljeje bėri tė mundur thirrjen e mbledhjes sė pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė Muslimanėve, citojmė pėrmbajtjen e dokumentit: "Mė 7 shkurt 1923, Ministri i Punėve tė Brendshme A.Zogu, njoftonte prefekturat se me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, i jepej leje Gjyqit tė lartė tė Sherjatit pėr tė bėrė, mė 20 shkurt 1923, mbledhjen e pėrgjithshme pėr formimin e Kėshillit tė "Myslmanizmės, tė kėrkuar shumė herė prej popullit mysliman. (Libri i qarkoreve i vitit 1922, 1923, nr.5 i ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Tiranė, 1923, fq.22"). Kėshtu qė A.Zogu luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e kėtij Kongresi. Kongresi Musliman u mbajt nė Tiranė mė 24 shkurt 1923, nė fjalėn e tij tė hapjes Hirėsija e tij Vehbi Agolli falenderoi kryeministrin Ahmet Zogu, i cili siē u shpreh referuesi, ndihmoi dhe lehtėsoi mbledhjen dhe organizimin e Kuvendit (A..Basha vepėr e cituar). Ky kongres kėrkoi zėvendėsimin e liturgjisė nga gjuha arabe nė gjuhėn shqipe, ndaloi poligaminė e burrit dhe ferexhenė e gruas, abdesin para faljes, gjunjėzimin para faljes, si dhe miratoi shkėputjen nga kalifati etj), (A.Popoviē, Islami Ballkanik) 2) Kongresi i Muslimanėve nė Shqipėri: ēėshtja e kalifatit dhe reformat islamike nė Oriente Moderno 2, 1922-1923. Shtojmė se nė Kongresin e Parė Mysliman morėn pjesė 36 delegatė, 7 prej tyre ishin deputetė. Statuti i Komunitetit musliman doli nė vitit 1923, aty vihet nė dukje se Kėshilli i Naltė i Sheriatit duhet tė jetė prej racės shqiptare.Nė janar tė vitit 1922 u mbajt kongresi i Komunitetit bektashian, Statuti i Komunitetit Bektashian shqiptar u botua nė Vlorė, mė 1924 nė njė fashikull prej 20 faqesh.

Komunitetet nė Mbretėrinė shqiptare
Sė pari do tė sqarojmė a ishte i nevojshėm sistemi monarkik pėr Shqipėrinė. Shpallja e Shqipėrisė Mbretėri nuk ishte ēėshtje personash apo fuqish, por njė domosdoshmėri historike. Pėrpjekjet pėr Republikėn kishin dėshtuar, rendi publik nuk u vendos. I ashtuquajturi revolucion demokratiko-borgjez kishte dėshtuar pa asnjė kundėrshtim. Ēdo tė bėhej me Shqipėrinė? Do tė mbetej nė anarki tė plotė, e cila do tė vinte nė rrezik pavarėsinė e saj, apo do tė ndryshonte regjim, nė fillim nė Republikė dhe pastaj nė Mbretėri konstitucionale. Pjesa mė e madhe e atyre qė bėnė tė ashtuquajturin revolucion demokratiko-borgjez ua mbathėn kėmbėve nga Shqipėria, u bėnė agjentė tė fashizmit italian, morėn rroga tė majme pėr tė vazhduar revolucionin fashist si musolinianė besnikė, kurse disa tė tjerė u bėnė agjentė tė Kominternit.
Le tė shohim tashmė katolikėt, Zogu haste vėshtirėsi nė marrėdhėnie me ta, katolikėt e ndjenin veten tė goditur nga projektet qeveritare tė laiēizmit. Kleri i lartė i tyre shfaqte nostalgji pėr regjimin osman qė i administronte ndryshe bashkėsitė fetare, pastaj Zogu cėnonte privilegjet e bajraktarėve. Projekti pėr kantomizimin e Shkodrės ishte bėrė aktual. R.M.della Rocca thotė se Zogu i imponoi Shqipėrisė se Veriut njė masė jopopullore, anulloi pėrjashtimin nga shėrbimi ushtarak si dhe pagimin e taksave shtetit. Kėto ishin masa tė drejta pėr konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar. Nė kėtė kohė shpėrtheu kryengritja e fiseve tė Dukagjinit me nė krye njė prift katolik Lorenc Caka. Nė atė kohė malėsorėt e fiseve tė Dukagjinit tė quajtura kazermat e opozitės, u ngritėn kundėr regjimit, por Zogu i theu. duhet theksuar se se broshura e botuar prej priftit Lorenc Caka ku thuhet se pjesa jugore e Shqipėrisė ėshtė greke tė bėn tė kuptosh se kujt i shėrbente ai. Nė vitet 1930 marrėdhėniet e Zogut I dhe tė katolikėve do tė kalonin nė faza tensioni tė ashpėr, por legjislacionini i vitit 1929, qė i kufizonte nė mėnyrė rigoroze liritė qė gėzonte Kisha Katolike nuk u zbatua asnjėherė ndaj saj (R.M. della Kocca, vepėr e cituar). Por ē'ėshtė e vėrteta me punėt e Kishės Katolike qė varet administrativisht nga Papa ia doli mbanė mbretėria. Refuzimi i dekretligjit tė vitit 1929 pėr komunitetet fetare nga ana e katolikėve nuk e pengonte qeverinė tė kishte marrėdhėnie me ente dhe institute tė veēanta dhe t'i financonte ato sipas dėshirės sė saj (R.M.della Rocca. Vep. e cituar). KOASHI (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė) kishte bėrė ē'ėshtė e mundur qė tė njihej nga Patrikana, por ajo i vuri kishės sonė kushte skllavėruese. Prandaj pasi dėshtoi dialogu i zhvilluar pėr vite me radhė me tė, u vendos qė tė krijohej Sinodi i parė shqiptar. "Dhjetė ditė pėrpara krijimit tė tij, mė 2 shkurt 1929, u mbajt njė kėshill i jashtėzakonshėm nėn kryesinė e Lartmadhėnisė sė Tij Mbretit", ku morėn pjesė z.Z.K.Kota, P.Evangjeli, H.Delvina, At V.Marku dhe Imzot Visarion Xhuvani, atje u pėlqye vendimi i Kryesisė sė Kishės Autoqefale mbi njohjen dhe emėrimin e Imzot V.Xhuvanit, Peshkop tė dioqezės Durrės- Tiranė dhe mbi ngarkimin e Tij me misionin e sjelljes tė njė ose dy peshkopėve tė huaj pėr tė dorėzuar kandidatėt e peshkopatave tė Korēės e tė Beratit. Mbas disa ditėsh u dorėzua Imzot Agathangjel Ēamēe, ai u fronėzua peshkopi i Beratit, Ambrozi u fronėzua peshkop i Elbasanit dhe Eftimi ndihmės peshkop i Shqipėrisė, ndėrsa V. Xhuvani kryepeshkop i Shqipėrisė". (Gazeta e Re, viti 1929). Kėshtu u krijua Sinodi i parė shqiptar i KOASH-it. Ideja kombėtare e dalė nga shpirti i kombit fitoi. Gjatė muajit qershor zhvilloi punimet kongresi II i KOASH-it dhe mė 29 qershor 1929 u botua Statuti i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ky statut, nė kaptinėn e dytė, tė Sinodit tė Shenjtė dhe detyrat e tij te artikulli 6, pohon se Sinodi i Shenjtė duhet tė merret me edu-katėn fetare Kombėtare. Nė Statutin e vitit 1929 nė artikullin 16 pohohet se "Kryepeshkopi duhet tė jetė prej gjaku dhe gjuhė shqiptare, ai duhet tė ketė edhe nėnshtetėsi shqiptare. Po kėshtu duhet tė jetė dhe kleri i lartė ortodoks." Shteti duhet t'i mbrojė statutet e komuniteteve fetare tė para 28 nėntorit tė vitit 1944 si edhe dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929. Nė dekret ligjin pėr Komunitetet fetare tė vitit 1929, ndėrmjet tė tjerash thuhet: "...Kryet e feve dhe subalternėt imediate, ndihmėsat dhe zėvendėsit e tyre duhet tė jenė shtetas shqiptarė prej fisit dhe gjuhės." Mė vjen keq se nė shtetet e Europės gjenden ligji i Komuniteteve fetare si dhe statutet e komuniteteve fetare, ndėrsa nė vendin tonė kėto nuk ekzistojnė. Pėr rėndėsinė qė pati Kongresi i II i KOASH-it mbreti Zog thotė: "Madhėshtinė e kėsaj vepre do ta ndjejė mė mirė gjenerata qė vjen, mė tej Mbreti vijon: "Shteti shqiptar nuk ndahet nė Ortodoksė, katolikė dhe Muslimanė, por ėshtė i pandarė, shteti i lirė, nuk ka shumicė dhe pakicė, nuk ka fe zyrtare, por tė gjitha fetė i mbron dhe i nderon. Megjithė kėtė nuk lejon nė asnjė mėnyrė e prej kurkujt, qė feja tė pėrdoret si mjet cėnimi tė kėtij vėllazėrimi tė njė gjaku e tė njė gjuhe". Hapat e mėtejshme nė laicizimin e Shqipėrisė, pėrsa i pėrket fesė islame, pasqyrohen mirė nė statutin e komunitetit mysliman tė hartuar nė Kongresin e III tė Komitetit Mysliman nė Tiranė mė 1 gusht 1929 dhe miratuar nga Kėshilli i Ministrave mė 5 gusht 1929. Po ashtu dhe nga mbreti mė 8 gusht 1929 (Stavro Skėndi, Albania, f.287-288). Nė kėtė statut bien nė sy detyrimet qė kanė kėshillat krahinore myslimane. Citojmė dy detyrime tė nxjerra nga neni 30 i atij statuti: "Tė kontribuojmė nė zhvillimin e vėllazėrimit kombėtar ndėrmjet shqiptarėve tė tė gjitha trevave, tė nxisim myslimanėt shqiptarė t`i pėrshtaten qytetėrimit bashkėkohor." Rregulloret e Statutit qė u pėrkasin buxhetit pasqyrohen nė disa nene. Citojmė njė fragment nga neni 15: taksat e besimtarėve qė i paguhen Komunitetit mysliman janė jo-detyruese. Familjet ato i paguajnė nė mėnyrė vullnetare. Ato janė ndarė sipas tė ardhurave nė tri klasa dhe paguajnė pėrgatėsisht pesė franga ari, dy franga ari dhe njė frangė ari . Komuniteti mysliman (neni 52) nuk mund tė marri asnjė subvencion nga jashtė veēse me autorizim tė qeverisė.

Patrikana kėrkoi nga qeveria shqiptare pėrsėri kapitulacionet e Perandorisė Osmane tė varrosura pėrgjithmonė nga Ataturku. Ėshtė pėr t`u admiruar qėndrimi i Mbretit Zog, kur caktoi si peshkop Visarion Xhuvanin nė kundėrshtim tė plotė me Patrikanėn, nė kėtė ēast sublim ai tha: "Aq mė bėn se ē`mendon Patrikana, nė Shqipėri jam zot vetė dhe komandoj unė".

Mė 1929, me urdhėr tė Kryeministrit tė Mbretėrisė Shqiptare, Koēo Kota, dėbohet Eksarku i Patrikanės nė Shqipėri, Jerotheu, pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Pas pak kohėsh, Athina i bėn presion Tiranės duke i diktuar qėndrimin qė duhet tė mbajė Mbretėria Shqiptare ndaj Patrikanės, nė mos, tė gjitha pronat qė kishin shqiptarėt nė Greqi, do t`u bllokoheshin. Me tė drejtė qeveria shqiptare e atėhershme i hodhi poshtė kėto veprime qė binin nė kundėrshtim me normat juridike ndėrkombėtare.

Patrikana po atė vit, hyri nė bisedime me qeverinė shqiptare. Ajo dėrgoi Eksarkun Krisanthos qė tė takohej nė Athinė me kryetarin e bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami. Pėr kėtė flet dokumenti i Ministrisė sėPunėve tė Jashtme.

Mė 26 nėntor 1929.
Ekselencės, ministrit tė Punėve tė Jashtme, Rauf Fico. U zhvilluan bisedi-met midis kryetarit tė Bashkisė sė Korēės, Vasil Avrami dhe imzotit tė Patrikanės Ekumenike, Krisanthos.


PATRIKANA ĖSHTĖ GATI T`I JAPĖ AUTOQEFALINĖ KISHĖS SONĖ, POR DO QĖ KREU I SINODIT TĖ ZGJIDHET PREJ 5 MITROPOLITĖVE TĖ EMĖRUAR PREJ PATRIKANĖS. PĖR STATUTIN E KISHĖS AUTEQEFALE ZOTI VASIL AVRAMI S`PRANOI ASNJĖ BISEDIM, DUKE THĖNĖ QĖ KJO ĒĖSHTJE ĖSHTĖ ĒĖSHTJE E BRENDSHME. (LEC KURTI)SIĒ PAMĖ MĖ SIPĖR, PATRIKANA NDĖRHYRI QĖ PESĖ PESHKOPĖT TĖ EMĖROHESHIN PREJ SAJ. AJO DONTE TĖ NDĖRHYNTE PĖR NDRYSHIMIN E STATUTIT. NUK I PĖLQEU, SIDOMOS NENI 16, QĖ ĖSHTĖ I RREGULLT NGA ANA TEKNIKE, KANONIKE DHE JURIDIKE. QEVERIA SHQIPTARE NUK BĖRI LĖSHIME. MĖ 12 PRILL 1937 PATRIKANA EKUMENIKE E NJOHU AUTOQEFALINĖ E KISHĖS SONĖ, DUKE I DHĖNĖ TOMOSIN NR. PROTOKOLLI 609, VIHEJ NĖ DUKJE SE KJO KISHĖ EKZISTON KĖTEJ E TUTJE DHE E NJEH VETEN AUTOQEFALE. PO BOTOJMĖ TELEGRAMIN E DĖRGUAR NGA PATRIKU VENIAMIN MBRETIT TĖ SHQIPĖRISĖ, ZOGUT TĖ I, MĖ DATĖ 12.4.1937, ORA 17.20:
Madhėrisė sė tij Mbretit tė Shqiptarėve Zogut tė Parė Tiranė


ME RASTIN E NGJARJES HISTORIKE TĖ GĖZUESHME TĖ SHPALLJES DHE TĖ BEKIMIT TĖ ORTODOKSISĖ AUTOQEFALE TĖ KISHĖS NĖ SHQIPĖRI JU UROJMĖ NGA ZEMRA MADHĖRINĖ TUAJ DUKE SHPREHUR FALENDERIMET TONA MĖ TĖ NGROHTA TĖ KISHĖS SĖ MADHE DHE TONĖN, QĖ JUVE U TREGUAR I GATSHĖM PĖR ZGJIDHJEN E SUKSESSHME TĖ ĒESHTJES KISHTARE. JU T`JU MBROJĖ ZOTI MADHĖRINĖ TUAJ PĖR LAVDINĖ E POPULLIT FISNIK SHQIPTAR DHE PĖR TĖ MIRĖN E KISHĖS TUAJ ORTODOKSE.
12.4.1937 (Patriarku Ikumenik Veniamini)
Noli, mė 13.4.1937 i dėrgonte kėtė telegram urimi Kryeministrit Koēo Kota:
"Pėrgėzime, pėrgėzime pėr Autoqefalinė dhe urime pėr peshkopėt e rinj…".
(Peshkopi Fan Noli; Worcester Mass)


Ndėrsa Kryeministri i pėrgjigjej me kėtė telegram:
"Falenderoj hirėsinė tuaj pėr urimet me rastin e Autoqefalisė, me tė cilėn
mori fund tė lumtur vepra e filluar prej jush"! (Koco Kota)

NĖ KĖTO DY TELEGRAME TĖ SHKĖMBYERA MIDIS KRYEMINISTRIT TĖ ATĖHERSHĖM K.KOTA, TĖ MBRETĖRISĖ SHQIPTARE DHE ISH-KRYEMINISTRIT FAN NOLI, SHIKOJMĖ TĖ PASQYRUAR TRADITAT BURRĖRORE SHQIPTARE. KĖTA DY KRYEMINISTRA, MEGJITHĖSE KUNDĖRSHTARĖ POLITIKĖ, DASHURIA E ATDHEUT I BASHKOI E NUK I NDAU. LE TĖ JETĖ KY FAKT NJĖ SHEMBULL FRYMĖZIMI PĖR PARLAMENTARĖT TANĖ TĖ SOTĖM. KEMI Ē`TĖ MĖSOJMĖ NGA E KALUARA E NGA TRADITAT TONA.

-----gsh-------