Close

Rezultati i Sondazhit: Piloti me i mire i gjitha koherave!

Votues
167. Nuk mund t votoni n kt sondazh
  • Juan Manuel Fangio

    2 1.20%
  • Graham Hill

    0 0%
  • Jackie Stewart

    0 0%
  • Niki Lauda

    1 0.60%
  • Alain Prost

    1 0.60%
  • Ayrton Senna

    40 23.95%
  • Nigel Mansell

    0 0%
  • Mika Hakkinen

    9 5.39%
  • Michael Schumaher

    112 67.07%
  • Damon Hill

    2 1.20%
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 138
  1. #41
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Antarsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Hakinen dhe Shumaker kane qene ne Formula 1 qe nga 1991 deri ne 2001 kur Hakinen u largua. Ne 11 sezone Shumaker ka qene mbi Hakinen 9 here dhe ky i fundit 2 here (perfshi sezonin qe Shumaker theu kemben):
    SCH-HAK
    -------------
    91: 4 - 2 (mgjths Shumaker mori pjese vetem ne 4 garat e fundit)
    92: 53 - 11
    93: 52 - 4
    94: 92 - 26
    95: 102 - 17
    96: 59 - 31
    97: 78 - 27
    98: 86 - 100
    99: 44 - 76 (Shumaker thyen kemben)
    00: 108 - 89
    01: 123 - 37

    per titull jane ndesh dy here me njeri tjetrin 98 dhe 00. Nuk llogaris 99 qe do ishte nje fitore e lehte per Shumakerin po te mos kishte pas aksidentin ku theu kemben. Ate vit Hakinen per pak humb ndaj Irvine dhe me zor arrin te fitoje ne garen e fundit vetem me 2 pike.

    Ne '98 fiton Hakinen ne garen e fundit, Suzuka, nderkohe qe Shumakerin e la makine ne balte ne startin e gares se fundit ku ishte ne pole dhe u detyrua te nisej i fundit pasi nuk ju ndez motorri. Pastaj ne 25 xhiro Shumaker arriti te dilte i treti (i dyti praktikisht se perpare kishte Irvine) por del nga gara pasi i shpohet goma nga nje debris i nje aksidenti me pare. Ate vit, Mclaren-Bridgestone ishte kombinimi me i mire ndaj Ferrari-Goodyear. Shiko diferencen ndermjet Culthard dhe Irvine. Gjithashtu po ate vit Shumakerit i vidhet nje 10 pikesh i sigurte nga Coulthard ne garen e Spa-se. Dy xhiro prapa Shumakerit ne nje rrebesh shiu, Coulthard mbyll krahun dhe nuk e le Shumakerin te parakaloje.

    Ne '00 fiton Shumaker duke siguruar titullin ne garen e parafundit ne Suzuka. Ate vit pati 8 fitori te Shumakerit ndaj 4 te Hakinen.

    Ne pergjithesi, vetem Sena mund te sfidoje Shumakerin si piloti me i mire i te gjitha koherave. Te dy nuk jane ndeshur kurre me njeri tjetrin per titull por ne ato vite qe garuan bashke kane dale keshtu
    SCH-SEN
    ---------
    91: 4-78 (sezoni i pare per Shumakerin)
    92: 53-50
    93: 52-73
    94: 20-0 (ne dy garat e para, pasi ne garen e trete ne Imola ndodhi aksidenti fatkeq per Senen)

    Statistikat ne total
    Fitore : 83 - 41 (38% - 25% per gare)
    Pole : 63-65 (29% - 39% per gare)
    Xhiro Shp. : 66-20 (30% - 12% per gare)
    Podiume : 137-80 (63% - 48% per gare)
    Gara Gjithsej : 219 - 165


    Pra nese perjashton 91 dhe 94, Shumi i ri dhe Sena tre here kampion kane dale "barazim" me njeri tjetrin. Nderkohe po te shohesh statistikat e te dyve Shumaker eshte inferior vetem ne Pole. Por fakti qe nje pilot eshte me i shpejte per nje xhiro duke dale ne pole por nuk vazhdon dot te jete po aq i shpejt ne gare eshte nje minus per pilotin. Psh fitorja qe Shumaker mori ne 95 duke u nis nga vendi i 16 ne Spa, vlen sa per 10 pole bashke per mendimin tim.

    Se fundi, Shumaker ka pas gjithmone pilote te forte per konkurrente. Hill, Villneuve, Hakinen, Berger nuk kane pse mos i krahasosh me Mansell, Piquet apo Patrese. Dhe te rinjte e sotem po ashtu, Montoya, Raikonen, Ralf apo Alonso. Fati i tyre i keq eshte qe u ka ra per hise te luftojne me Shumaker. Eshte ai qe i ben te duken inferiore duke dal 7 here kampion, 2 here i dyte dhe 1 here i treti ne 11 vjetet e fundit.

    Pergezimet ew mia,ua mbyll gojen e deshperuar me fakte.
    Tani e kuptoj meseri sesa te pershtatet firma qe ke zgjedhur.
    "Mendoj ,prandaj jam."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #42
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Antarsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Se fundi, Shumaker ka pas gjithmone pilote te forte per konkurrente.
    ehe, kurse ne ekip ka patur Verstappen, Herbert, Irvine, Barrichelo dhe cuditerisht asnjehere nuk ka lejuar ai vete, qe ekipet ku ka bere pjese te zgjedhin pilote te vertete (keta te fundit qe te quhen te tille duhet te kene patur nje cope dinjiteti personal per llogari te tyre.. p.sh, ai Barrichelo zor se ka ndonje ndryshim nga Namik Dokle per mua) !!

    sidomos jane te pashlyeshme ne kujtese "parakalimet e kampionit" me Irvine ose Barrichelon gati te ndaluar ne vijen e finishit (ne menyre qe "I pathyeshmi" te fitonte ose te merrte qofte dhe ndonje pike me shume )

    Keto nuk eshte kujtuar ndonje ti vendose te "stenda e emulacionit te Kampionit" ??
    Prektora

  3. #43
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Mosha
    36
    Postime
    1,080
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga darwin
    ehe, kurse ne ekip ka patur Verstappen, Herbert, Irvine, Barrichelo dhe cuditerisht asnjehere nuk ka lejuar ai vete, qe ekipet ku ka bere pjese te zgjedhin pilote te vertete (keta te fundit qe te quhen te tille duhet te kene patur nje cope dinjiteti personal per llogari te tyre.. p.sh, ai Barrichelo zor se ka ndonje ndryshim nga Namik Dokle per mua) !!

    sidomos jane te pashlyeshme ne kujtese "parakalimet e kampionit" me Irvine ose Barrichelon gati te ndaluar ne vijen e finishit (ne menyre qe "I pathyeshmi" te fitonte ose te merrte qofte dhe ndonje pike me shume )

    Keto nuk eshte kujtuar ndonje ti vendose te "stenda e emulacionit te Kampionit" ??
    Ne ekip ka pas dhe Piquet (91), Brundle (92), Patrese (93). Te gjithe, perfshire dhe Piquet ne sezonin e pare, te lene pas nga Shumaker ne renditje. Kurse kur thua qe vete Shumaker nuk ka lejuar qe ekipet e tij te zgjedhin pilote te vertete me ke lene me goje hapur. E bere Shumakerin president. Gjithsesi per tre pilotet e pare qe thashe nuk besoj se ke ndonje kundershtim. Herbert dhe Verstappen e kane nisur ne pozita te barabarta. Irvine ka qene pilot mbi mesatar kurse Barrikelo eshte per mendimin tim i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale ne F1. Qyqari pret te iki Shumakeri ne 2005 dhe te ngelet pilot i pare te Ferrari.

    Kurse ato finishet qe thua ti mbeten fakt, skam cthem vetem te shtoj dhe nje finish tjeter ku Shumi i dhuron padashje fitoren Barrikelos ne 2002 duke u perpjekur te beje fotofinish. Edhe nje fakt tjeter qe F1 eshte bere biznes para se te jete sport. Ne total keto finishe i kane dhene Shumakerit nje fitore dhe nje vend te trete me teper dhe skane pas ndonje rol ne renditjen perfundimtare. Mgjth ketu spo flasim per personalitetin me te mire ne F1, po per pilotin me te mire. Me fantastike se keto finishe jane ato te Senes dhe Prostit, 89-90, qe bllokuan njeri tjetrin jashte ne menyre te qellimshme ne garen e fundit per tu shpallur kampion.

    P.S. Ai krahasimi i Barrikelos me Namik Doklen ishte i larte,
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #44
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Antarsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dnde ustedes no me puede ver
    Mosha
    24
    Postime
    1,772
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    michael schumaher

  5. #45
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Antarsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    ..............................................
    Ndryshuar pr her t fundit nga darwin : 10-11-2004 m 20:58 Arsyeja: postuar pa dashje jo e plote
    Prektora

  6. #46
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Antarsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime

    Exclamation

    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Ne ekip ka pas dhe Piquet (91), Brundle (92), Patrese (93). Te gjithe, perfshire dhe Piquet ne sezonin e pare, te lene pas nga Shumaker ne renditje.

    ehe, po behet fjale per tre pilote qe kur ishin me Schummy-in ishin ne prag te pensionit (Me perjashtim te Martin Brundle, i cili vazhdoi dhe pak vite, dhe ne 1992 kur ishte ne nje skuader me Schummy-n nuk eshte se ky i fundit "triumfoi ne cdo dretim" mbi Brundle.. i kam pare garat !!) dhe tani ka mundesi te kene arritur te marrin karten e mallkuar te veteraneve te luftes (lol, se e teprova.. vetem ne sens moshe flas)..



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Kurse kur thua qe vete Shumaker nuk ka lejuar qe ekipet e tij te zgjedhin pilote te vertete me ke lene me goje hapur. E bere Shumakerin president.

    NUK E THEM UNE , robo !!! e dine te gjithe ata qe u pelqen Formula, dhe shikoji nje cike vetem faktet si kane qene.. (edhe "i paarritshmi" Barrichelo u mor nga Ferrari atehere kur edhe Schummy i madh nuk arrinte dot ta mbante Irvine ne skuader se e pa dhe vete qe NUK ARRINTE TA NDIHMONTE, fjala vjen duke i marre ndonje pike te tjereve) . Eshte NJE NGA PIKAT QE DETYROHEN TE FIRMOSIN PILOTET E TJERE (ose me mire do te shkonte SHERBETOR) si Barrichelo NE KONTRATAT E TYRE ME FERRARIN.. pra t'i sherbejne denjesisht numerit 1..

    Barrichelo i gjore ka 6 vjet me Ferrarin dhe vetem kete vit "mori guximin" te deklaroje plot patos: Do te luftoj dhe une kete vit per titullin !!!
    c'fare karagjozesh plako.. keto te bejne te qeshesh



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Gjithsesi per tre pilotet e pare qe thashe nuk besoj se ke ndonje kundershtim.

    Asnje, me perjashtim te asaj qe permenda ne fillim



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Herbert dhe Verstappen e kane nisur ne pozita te barabarta.

    Kete me then te drejten nuk e kuptoj si shprehje.. nqs behet fjale per vlerat, Herbert eshte 5 here me i mire te pakten.. Johnny Herbert konsiderohej si nje nga yjet e ardhshem me te medhenj te botes se automobilizmit (po po!!), por aksidenti ne vitin e pare ne Formula 1 (ku gati shkaterroi te dyja kembet) beri qe te jete vetem nje pilot i mire (eshte e paharrueshme gara e Brazilit, menjehere pas nje aksidenti tjeter, kur pasi doli i katerti ne gare vuri patericat sapo doli nga makina ne paddock.. kuptohet qe kishte rregulla te tjera atehere per sigurine)..



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Irvine ka qene pilot mbi mesatar kurse Barrikelo eshte per mendimin tim i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale ne F1.

    Irvine jo me shume se mbi-mesatar, perjashto nja 3 gara qe ka bere (Suzuka'97 sidomos ku edhe ne garen me te bukur te jetes se vet qe beri i gjori, ngaqe u be cope te fitonte Schummy i madh, doli i treti.. Bile Schummy ne shenje mirenjohje, i dha kupen e vendit te pare)..

    Qe Barrichelo te jete i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale (jane vetem 4 deri me sot, Montoya, Raikkonen, Alonso, Button ose deri diku dhe Schummy i vogel) mund ta thone vetem disa gara qe ka bere ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar ku dhe Schummy e shfytezoi mire e mire duke i hequr pike kundershtareve..


    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Qyqari pret te iki Shumakeri ne 2005 dhe te ngelet pilot i pare te Ferrari.

    lol, e forte.. gjithsesi hamendje e gabuar .. do ta fluturonin qe diten e pare pa-Schumm



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Kurse ato finishet qe thua ti mbeten fakt, skam cthem vetem te shtoj dhe nje finish tjeter ku Shumi i dhuron padashje fitoren Barrikelos ne 2002 duke u perpjekur te beje fotofinish.

    obobo, cfare na kujton .. aty ku cdo gje ishte TERESISHT E MBARUAR dhe nuk kishte asnje lloj kuptimi.. ( kurse ne garen e Austrise, ne te cilen per here te pare pashe qe ka fishkellima masive ne Formula 1, Schummy "nuk e kishte akoma ne xhep" titullin.. )



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Edhe nje fakt tjeter qe F1 eshte bere biznes para se te jete sport. Ne total keto finishe i kane dhene Shumakerit nje fitore dhe nje vend te trete me teper dhe skane pas ndonje rol ne renditjen perfundimtare.

    Per ato gara qe u permenden eshte e sakte, kurse ne kampionatin e kaluar ai Schummy do kishte marre nje opinge ne vend te yllit te rradhes ne kapele (ku meqenese eshte "aq modest" sic jane gjithe te medhenjte zakonisht, vdes ti rreshtoje njeri pas tjetrit)



    Citim Postuar m par nga Dr Rieux
    Me fantastike se keto finishe jane ato te Senes dhe Prostit, 89-90, qe bllokuan njeri tjetrin jashte ne menyre te qellimshme ne garen e fundit per tu shpallur kampion.

    po Senna dhe Prost te pakten u ndane ne barazim (1 me 1)..

    Schummy e ka nje Adelaide'95 (titulli i pare) dhe sidomos skandalin Jerez'97
    ku pamjet kane qene te qarta fare !!!

    keto ishin vetem per ti thene gjerat sic jane..
    Nuk po e mohoj qe eshte nje nga me te medhenjte, po ka dhe ca me te medhenj akoma, po keshtu eshte kur nxirren konkluzionet vetem me kupa



    nejse, gjithe te mirat robo


    p.s. shtoni dhe Jim Clark ne listen qe keni bere, se thuhet qe mbase mund te kete qene dhe ai me i madhi (fatkeqesisht, la jeten ne nje gare te Formula Dy, ne weekend-in pushim qe kishte ne Formula 1)
    Prektora

  7. #47
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga MiLaNiStE
    michael schumaher
    Gezohem qe shef edhe Formula 1.

    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #48
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Antarsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    Hakkinen vs. Schumacher

    per titull jane ndesh dy here me njeri tjetrin 98 dhe 00. Nuk llogaris 99 qe do ishte nje fitore e lehte per Shumakerin po te mos kishte pas aksidentin ku theu kemben. Ate vit Hakinen per pak humb ndaj Irvine dhe me zor arrin te fitoje ne garen e fundit vetem me 2 pike.

    Ne '98 fiton Hakinen ne garen e fundit, Suzuka, nderkohe qe Shumakerin e la makine ne balte ne startin e gares se fundit ku ishte ne pole dhe u detyrua te nisej i fundit pasi nuk ju ndez motorri. Pastaj ne 25 xhiro Shumaker arriti te dilte i treti (i dyti praktikisht se perpare kishte Irvine) por del nga gara pasi i shpohet goma nga nje debris i nje aksidenti me pare. Ate vit, Mclaren-Bridgestone ishte kombinimi me i mire ndaj Ferrari-Goodyear. Shiko diferencen ndermjet Culthard dhe Irvine. Gjithashtu po ate vit Shumakerit i vidhet nje 10 pikesh i sigurte nga Coulthard ne garen e Spa-se. Dy xhiro prapa Shumakerit ne nje rrebesh shiu, Coulthard mbyll krahun dhe nuk e le Shumakerin te parakaloje.

    Ne '00 fiton Shumaker duke siguruar titullin ne garen e parafundit ne Suzuka. Ate vit pati 8 fitori te Shumakerit ndaj 4 te Hakinen.



    Keto paragrafe nuk shprehin te verteten ashtu sic eshte.. ,
    por meqense lexova te gjitha postimet ve re se shumica e postuesve, duhet te kene pare jo me shume se nja 4 vjet Formula 1 -- (jo per postuesin e paragrafeve)
    Prektora

  9. #49
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Antarsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Per mendimin tim eshte Mario Cipollini. I jep asaj bicikletes qe o nene o nene....njish fare

  10. #50
    209,33333...% vlonjat Maska e GoAheadEagles
    Antarsuar
    09-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    57
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Xemlo
    Per mendimin tim eshte Mario Cipollini. I jep asaj bicikletes qe o nene o nene....njish fare
    ua paskemi te njejten ide.se jane ca qe mendojne montoya schumi etj .te dashur teleshikues e imagjinoni cipolllinin me ferrari ose bmw?pra jeta ka nje kuptim tjeter impossible is nothing.

  11. #51
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Antarsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Si e paske ate shqiponjen ti... si qukapikkkkk, pikkkk pikkkkk pikkkkk.Parashqevi Simakkkuuuu makkku makkkuuuu

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Antarsuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Po si soqet njere dore na keto budalleqe ju mo kesulekuqe po ka gafa ma te medha se ato qe ka bere shumi dhe ju vazhdoni duke thene ai ka mashume kampion bote (shumakeri ) po ato parakalime qe i ka bere Hakkineni shumakerit kane ngelur dhe do te ngelen ne historine e F1 ne tre parakalimet me te bukura e para eshte e Alton senes dhe e dyta eshte e Hakinenit dhe e treta eshte e nje piloti ne vitet 57 kurse shumi nuk ka as nje dhe ajo e hakeit qe eshte e dyta eshte parakalimi kur parakalon shumakerin ndermjet Villnev dhe sa per kampion bote shikoi njere se qysh i ka mare ai kesulekuqi ato kampionatet se i ka mare kot fare qe na 94 95 i mori kot se ne 94 vdiq Sena qe po bente buje se ne tre garat e para vetem ai bente rekordet por ne te treja garat ju prish makina dhe s mudi ti mbaronte dhe pastaj ndodhi aksidenti dhe ne 95 kot fare e mori te gjithe e thone kete pastaj nga 2000 dhe ketej i ka mare akoma me kot se shikoe nje here sa heri i eshte prishur makina atij dhe rivalit te tij Hakinenit qe gjithmon i perishej makina apini nje here syte dhe shikoni keto , pastaj dihet ne qofte se Hakeni s qe aty me ke prisni ju te ahet ai me minardin apo me jordan, shikoni faktin ball per balle dhe te mos flasim tani per gjith ato manipulimet e Ferrarit dhe shumakerit ne F1 qe gjithmone apet nje gjyq dhe mbullet pa u mare vesh vendimi se qysh vajti puna se e mbyll Eklostoni se eshte nje i krahut te Ferrarit dhe ne 2004 per regullat qe i kishte mare ferrari 6 muaj para ekipeve te tjera as nje gje s u be , Max Mosley qe eshte drejtori i regullave dhe i garave ne F1 dhe dorheqjen se e pa sa manipulim kishte ndermjet ferrarit dhe ekloston por ekloston qe te mos mbyllej F1 per 2005 na gjith keto nuk e pranoj doreheqjene Mosley dhe ja mbylli gojen. ------- lere ta leme me kaq se kush i mban met gjith ato te zeza te ferarit dhe shumakerit po te shikojme pak gara dhe te kalojme kohen.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Mosha
    36
    Postime
    1,080
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga McLaren
    dhe sa per kampion bote shikoi njere se qysh i ka mare ai kesulekuqi ato kampionatet se i ka mare kot fare qe na 94 95 i mori kot se ne 94 vdiq Sena qe po bente buje se ne tre garat e para vetem ai bente rekordet por ne te treja garat ju prish makina dhe s mudi ti mbaronte dhe pastaj ndodhi aksidenti dhe ne 95 kot fare e mori te gjithe e thone kete pastaj nga 2000 dhe ketej i ka mare akoma me kot se shikoe nje here sa heri i eshte prishur makina atij dhe rivalit te tij Hakinenit qe gjithmon i perishej makina apini nje here syte dhe shikoni keto
    Ne 94 dhe 95 i ka marr kot ? Ne 94 Shumi fitoi kater garat e para, ku Senna nuk i perfundoi dot dy te parat dhe pati aksidentin te e treta. Pastaj mgjths u pezullua per tre gara, te cilat i fitoi Hill, pra pati deri diku rikuperoi falas 30 pike, prape arriti te dale kampion. Ne 95, Shumaker siguroi titullin dy gara para perfundimit me 9 fitore gjithsej kundrejt 4 te Hill. Po ne 2000 pse kot nuk e kuptoj, filloi si kryesues absolut, Hakinen po ja fuste gjumit andej nga fillimi. Pastaj pati nje periudhe qe doli dy here jashte gare qe ne xhiron e pare, ra prapa ne klasifikim ndaj Hakinen, dhe e mbylli sezonin me kater fitore rresht.

    Nje pilot nuk gjykohet nga nje parakalim i vetem. Parakalimi i Hakinen ndaj Shumit ne 2000 duke kaluar Pedro dela Rosa (nje xhiro pas) ishte fantastik dakord, dhe Hakinen me ate fitore kaloi Shumaker ne renditjen e pergjithshme. Po kjo eshte ajo qe e ben Hakinen pilot me te mire se Shumaker ? Po ne vitin 2001, pse Hakinen bente gafe pas gafe aq sa rrezikoi te humbte ndaj Irvine ? Gara e Shumaker ne Spa 95 qe filloi nga vendi i 16, ndejti ne shi me goma te thata dhe fitoi para Demon Hill per mendimin tim vlen sa per 10 parakalime te tilla. Por as nga nje gare e vetme nuk nxjerr dot perfundim se atehere ehe Coulthard do dilte pilot me i mire se Shumaker (France 2001) dhe Ralf pilot me i mire se Hakinen (Nurburgring 1999). Sidoqofte mos pretendo te krahasosh Hakinen me Shumaker se nuk i afrohet dot. Hakinen vetem per tre vjet ishte ne vemendjen e Formula 1, para 98, per 7 vjet me rradhe ishte anonim.

    Megjithate te pergenjeshtroj i cik veten dhe ato qe thashe me lart. Me objektivizem ne F1 nuk mund te thuash se kush pilot eshte me i mire se tjetri, ka aq shume faktore te jashtem: makina, motorri, gomat. Per me teper kur krahason dy pilote te koheve te ndryshme si Sena dhe Shumaker, faktoreve duhet ti shtosh konkurrencen, rregullat e lojes, shpejtesine e makinave. Mund te flasesh vecse me tifozllek si puna ime ose duke pa statistikat po qe se nxjerrin ato nej gje tjeter ne drite.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  14. #54
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Antarsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Darwin,nuk te morra vesh me keto leksionet ani-Schumaher,ku kerkon te dalesh,e c'fare kerkon te thuash.
    Lavdi Zotit,kemi sy dhe kemi pare,per vite me radhe qe nga Prost dhe Sena e deri me sot keta karnavalet kolumbiane te tipit Montoya,apo copat e akullit te tipit Raikonen .
    Beni dhe parakalime po deshet,Michael Schumaher ngelet histori e vertete te pistave te Formula1.
    Keto arsyetimet,jo po sherbetore,jo po smi nderruan shpejt gomat,jo po nuk kish pilote te tjere,jo po tjetri e la te fitonte garen(strategji e ekipit),qe per ju qe nuk e njihni gjuhen e sportit eshte si puna e futbollit qe penalltine e gjuan shpesh ai qe ka shanse te dale golshenues me i mire,jo po binte shi,jo po kishte diell.Pa permendur keta tipat sipatizante te mermereve te finlandes Hakkinen,qe e njejta gje ndodhte me Coulthard,qe i hapte rruge sa here donte bjondi i bazes se Vlores.
    Fatmiresisht historia nuk shkruhet nga perrallat forumore,por nga ata qe e bene kete sport magjik deri ne kufirin e vertete te fjales.
    Schumi eshte nje nga keta,kapelen ja heqin te gjithe edhe kundeshtaret,ju qe s'mbani kapele ,nxirrni dufin me shkrime vajtuese dhe shplodhni veten tuaj,duke na numeruar PSE-te?,ne numerojme fitoret dhe titujt,sadso qe ju i vini ne dyshim.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  15. #55
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Antarsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime n 3 postime
    me vjen keq, se nuk kuptoke fare se pse sherben sporti, edhe s'e marr vesh cfare lloj leksionesh me permend..

    Kur shikon dicka ne TV (garat ne kete rast) e ben qe te defrehesh me dicka qe ndodh brenda 1 ore e gjysem, edhe pastaj thua "ishte gare e bukur" (nqs do te ishte)..

    Po te mendohet se rendesia kryesore jane Kupat Dhe Qelqurinat qe jane dhe do te vendosen te kendi i bufese se kampionit atehere vaj halli, se besoj se do te kete arritur mosha e dominose .. Ajo moshe zakonisht mban shenime para televizorit per arritjet dhe perpjekjet e ndonjerit, por shyqyr qe eshte akoma larg..

    Dhe prandaj qesh kur Barrichelo frenon 5 metra para finishit dhe "cdo jave thyhet nga nje rekord".


    ne rregull Columbus??


    p.s. Ne mendje me ngelin garat, jo gazetat
    Ndryshuar pr her t fundit nga darwin : 11-11-2004 m 21:41
    Prektora

  16. #56
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Antarsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    N Tironn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ayrton Sena eshte kampioni i vertete i F1, ndersa M.Schumacher eshte kampioni real i F1. Mos harroni qe Ferrari para se te merrte Schumin kishte prenotuar Senen, por ndodhi ajo qe ndodhi, ndersa vete "Avokat Agnelli" donte tek skuderia e Ferrarit kandezin Jacques Villenueve, por hasi ne kundershtimin e Luca Cordero Montezzemolo, president i Ferrarit, i cili kerkonte me patjeter Schumin dhe e mori tek Ferrari per te realizuar projektin e Ferrarit te madh qe vezhdon edhe sot. Per mendimin tim, piloti qe mund t'i perafrohet Senes se madh eshte Valentino Rossi, i cili, nese do te hyje tek Formula 1 mund te na sjelle perseri spektaklin e Sennes, keta te sotmit as nuk i afrohen Senes, edhe Montoya qe i afrohej pak Senes duket sikur eshte venitur ... Tani per tani Schumi mbetet numri 1. Fati i Schumacherit eshte mungesa e piloteve te vertete dhe superpotenca e Ferrarit ...

  17. #57
    Desert Fox Maska e bayern
    Antarsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,024
    Faleminderit
    1
    Falenderuar 1 her n 1 postim
    Un jam tifoz gjerman i terbuar ama kam qene me Damon Hill dikur.
    Megjithate voten ja dhashe AYRTON SENNAS.
    Pa dashur te ve ne dyshim supremacine e te madherit, kajzerit Schumaker por me ka ngacmuar gjithmone pyetje: A do kishte arrirre kaq shume fitore M. Schumameker nqs Senna mos kishte humbur jeten tragjikisht?

    Tani per tani Schumi mbetet numri 1. Fati i Schumacherit eshte mungesa e piloteve te vertete dhe superpotenca e Ferrarit ...
    Ferrari ishte makine patetike para se te merrte Shumin. Kishte pilote qe konsideroheshin te mire si Berger edhe Alesi ama vetem nje fitore arriti para se te merrte Shumin. Piloti e nderton makinen ....Michael e ka ngritur Ferrarin ne peidestal pas 18 vjetesh pa kampjonat. E kishte humbur komplet kredibiletitn Ferrari prandaj edhe logjika jote ne lidhje me avantazhin qe i lep makina nuk qendron. Per me shume qe Shumi ka fituar edhe me Benneton makine e cila nuk e njifte cfare ishte fitorja.
    Ndryshuar pr her t fundit nga bayern : 25-11-2004 m 14:21
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  18. #58
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Antarsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,440
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    piloti me i mire i te gjitha koherave ,pati nje jete te shkurter ,airton sena per mu ngelet 1shi ,duke mor parasysh qe ka pas i makine qe nuk krahasohet me ferrarrin e sotem ,edhe kur vje puna prap ,fitoi 3tituj , ndersa per schumin sdi ca me thon, makina i ka gjitha ,sdo noi shkence te modhe ,po pate makinen e shpejte edhe te mire domosdo qe do fitosh ,, kur del dhe barikello ne podium mos ngelt njeri pa fitu... lool !!!

    hajt bofshi qef

  19. #59
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Antarsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Sot do t zhvillohet nj gar e veant mes pilotve m t mir n bot 04-12-2004

    Kush do t jet kampioni i kampionve?

    Endi Tufa


    Gara e Kups s Kampioneve pr sezonin 2004 do t bashkoj s bashku 16 pilot nga Formula 1, garat "Rally", Champ Car, IRL, Indy Car, NASCAR dhe disa gara t tjera evropiane. Pilott do t prballen nj nga nj me rivalt pr Garn e Kampionve. Vetm 1 pilot, nga 2 q jan pr skuderi, do t ket mundsi t prfaqsoj vendin e tij pr kupn e shteteve. Ky kampionat sht krijuar nga presidenti i "International Media Productions", Fredrik Xhonson, dhe nga pilotja m e mir e garave "Rally", Mishel Muton, e cila sht shpallur dhe kampione n vitin 1988. Gara e Kampionve sht e vetmja veprimtari q u lejon pilotve t prballen nj nga nj me kundrshtart. Makinat jan krejtsisht t njjta dhe gara zhvillohet n pista paralele, t cilat jan t njjta. Duke pasur t njjtat pajisje n pista, pilott do t ken mundsi t provojn veten e tyre dhe do t'u jepet shansi pr t fituar fal talentit. Kjo gar do t zhvillohet sot n pranin e 70.000 tifozve, q do t jen t pranishm n "Stade de France" q ndodhet n Paris. Aty jan ndrtuar pista njkilometrshe paralele, posarisht pr kt veprimtari. Majkll Shumaker do t jet shok skuadre me Armin Zhvarcin, n kt mnyr ata do t plotsojn prfaqsuesen gjermane, ndrsa Devid Kulthard me Kolin MekRi do t prfaqsojn Britanin e Madhe, Felipe Masa do t jet shok skuadre me kampionin e garave IRL dhe do t prfaqsojn Brazilin. Kampioni i garave "Champ Car", Sebasti Burde, bashk me pilotin e garave "Rally", Stefan Sarazin, do t prfaqsojn Francn. Zhan Alezi sht n prfaqsuesen tjetr t Francs, s bashku me Sebasti Loeb. Pr prfaqsuesen e SHBA-s do t jen Xhef Gordon dhe Xhimi Xhonson. Ish-piloti i garave "Champ Car" dhe IRL, Ekni Brek, do t garoj pr prfaqsuesen e Suedis, s bashku me kampionin e garave DTM, Matias Ekstrom. Pr prfaqsuesen e Finlands do t garojn Haiki Kovalainen dhe Markus Gronhol. "E kam ndjekur kt veprimtari pr shum vite me interes, tashm jam shum i knaqur q do t kem mundsin q t prballem me pilott m t mir t t gjith bots," - ka thn Devid Kulthard, i cili mund t pilotoj nj Ferrari 360 Modena, Citroen Xsara WRC dhe nj peugeot 307 WRC. Edhe Felipe Masa sht i knaqur q do t marr pjes n kt veprimtari. "Ndoshta ky do t jet shansi im m i mir pr t mundur Majkll Shumakerin. Gjithsesi, ky nuk do t jet synimi im i vetm. N kt veprimtari do t ket dhe shum pilot t tjer t talentuar si Loebi apo Gordoni. Do t jet shum interesante gjithashtu q t garojm n mes t "Stade de France". T them t vrtetn, nuk kam asnj ide se si do t shkojn gjrat. Por do t jet shum bukur dhe pr kt jam i sigurt. Ndihem shum mir gjithashtu q do t m jepet mundsia t garoj pr Brazilin. Toni Kanan sht miku im m i mir. Shpresoj t renditemi n 3 vendet e para," - ka prfunduar ish-kolaudatori i Ferrarit n Formuln 1, Felipe Masa.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #60
    I_Modhi_KurT Maska e LeNNoN
    Antarsuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    361
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Michael Schumaher esht mendimi im pasi ata te vjetrit nuk i njof





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 12:25
  3. Debati mbi Ditn e lirimit
    Nga dardajan n forumin Problematika shqiptare
    Prgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 03:50
  4. Prgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 17:22
  5. Kosova-Pak info per te
    Nga StormAngel n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 22:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •