Close

Rezultati i Sondazhit: Piloti me i mire i gjitha koherave!

Votues
167. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Juan Manuel Fangio

    2 1.20%
  • Graham Hill

    0 0%
  • Jackie Stewart

    0 0%
  • Niki Lauda

    1 0.60%
  • Alain Prost

    1 0.60%
  • Ayrton Senna

    40 23.95%
  • Nigel Mansell

    0 0%
  • Mika Hakkinen

    9 5.39%
  • Michael Schumaher

    112 67.07%
  • Damon Hill

    2 1.20%
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 137
  1. #41
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Se fundi, Shumaker ka pas gjithmone pilote te forte per konkurrente.
    ehe, kurse ne ekip ka patur Verstappen, Herbert, Irvine, Barrichelo dhe cuditerisht asnjehere nuk ka lejuar ai vete, qe ekipet ku ka bere pjese te zgjedhin pilote te vertete (keta te fundit qe te quhen te tille duhet te kene patur nje cope dinjiteti personal per llogari te tyre.. p.sh, ai Barrichelo zor se ka ndonje ndryshim nga Namik Dokle per mua) !!

    sidomos jane te pashlyeshme ne kujtese "parakalimet e kampionit" me Irvine ose Barrichelon gati te ndaluar ne vijen e finishit (ne menyre qe "I pathyeshmi" te fitonte ose te merrte qofte dhe ndonje pike me shume )

    Keto nuk eshte kujtuar ndonje ti vendose te "stenda e emulacionit te Kampionit" ??
    Prektora

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga darwin
    ehe, kurse ne ekip ka patur Verstappen, Herbert, Irvine, Barrichelo dhe cuditerisht asnjehere nuk ka lejuar ai vete, qe ekipet ku ka bere pjese te zgjedhin pilote te vertete (keta te fundit qe te quhen te tille duhet te kene patur nje cope dinjiteti personal per llogari te tyre.. p.sh, ai Barrichelo zor se ka ndonje ndryshim nga Namik Dokle per mua) !!

    sidomos jane te pashlyeshme ne kujtese "parakalimet e kampionit" me Irvine ose Barrichelon gati te ndaluar ne vijen e finishit (ne menyre qe "I pathyeshmi" te fitonte ose te merrte qofte dhe ndonje pike me shume )

    Keto nuk eshte kujtuar ndonje ti vendose te "stenda e emulacionit te Kampionit" ??
    Ne ekip ka pas dhe Piquet (91), Brundle (92), Patrese (93). Te gjithe, perfshire dhe Piquet ne sezonin e pare, te lene pas nga Shumaker ne renditje. Kurse kur thua qe vete Shumaker nuk ka lejuar qe ekipet e tij te zgjedhin pilote te vertete me ke lene me goje hapur. E bere Shumakerin president. Gjithsesi per tre pilotet e pare qe thashe nuk besoj se ke ndonje kundershtim. Herbert dhe Verstappen e kane nisur ne pozita te barabarta. Irvine ka qene pilot mbi mesatar kurse Barrikelo eshte per mendimin tim i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale ne F1. Qyqari pret te iki Shumakeri ne 2005 dhe te ngelet pilot i pare te Ferrari.

    Kurse ato finishet qe thua ti mbeten fakt, skam cthem vetem te shtoj dhe nje finish tjeter ku Shumi i dhuron padashje fitoren Barrikelos ne 2002 duke u perpjekur te beje fotofinish. Edhe nje fakt tjeter qe F1 eshte bere biznes para se te jete sport. Ne total keto finishe i kane dhene Shumakerit nje fitore dhe nje vend te trete me teper dhe skane pas ndonje rol ne renditjen perfundimtare. Mgjth ketu spo flasim per personalitetin me te mire ne F1, po per pilotin me te mire. Me fantastike se keto finishe jane ato te Senes dhe Prostit, 89-90, qe bllokuan njeri tjetrin jashte ne menyre te qellimshme ne garen e fundit per tu shpallur kampion.

    P.S. Ai krahasimi i Barrikelos me Namik Doklen ishte i larte,
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #43
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    michael schumaher

  4. #44
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    ..............................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 10-11-2004 më 21:58 Arsyeja: postuar pa dashje jo e plote
    Prektora

  5. #45
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Ne ekip ka pas dhe Piquet (91), Brundle (92), Patrese (93). Te gjithe, perfshire dhe Piquet ne sezonin e pare, te lene pas nga Shumaker ne renditje.

    ehe, po behet fjale per tre pilote qe kur ishin me Schummy-in ishin ne prag te pensionit (Me perjashtim te Martin Brundle, i cili vazhdoi dhe pak vite, dhe ne 1992 kur ishte ne nje skuader me Schummy-n nuk eshte se ky i fundit "triumfoi ne cdo dretim" mbi Brundle.. i kam pare garat !!) dhe tani ka mundesi te kene arritur te marrin karten e mallkuar te veteraneve te luftes (lol, se e teprova.. vetem ne sens moshe flas)..



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Kurse kur thua qe vete Shumaker nuk ka lejuar qe ekipet e tij te zgjedhin pilote te vertete me ke lene me goje hapur. E bere Shumakerin president.

    NUK E THEM UNE , robo !!! e dine te gjithe ata qe u pelqen Formula, dhe shikoji nje cike vetem faktet si kane qene.. (edhe "i paarritshmi" Barrichelo u mor nga Ferrari atehere kur edhe Schummy i madh nuk arrinte dot ta mbante Irvine ne skuader se e pa dhe vete qe NUK ARRINTE TA NDIHMONTE, fjala vjen duke i marre ndonje pike te tjereve) . Eshte NJE NGA PIKAT QE DETYROHEN TE FIRMOSIN PILOTET E TJERE (ose me mire do te shkonte SHERBETOR) si Barrichelo NE KONTRATAT E TYRE ME FERRARIN.. pra t'i sherbejne denjesisht numerit 1..

    Barrichelo i gjore ka 6 vjet me Ferrarin dhe vetem kete vit "mori guximin" te deklaroje plot patos: Do te luftoj dhe une kete vit per titullin !!!
    c'fare karagjozesh plako.. keto te bejne te qeshesh



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Gjithsesi per tre pilotet e pare qe thashe nuk besoj se ke ndonje kundershtim.

    Asnje, me perjashtim te asaj qe permenda ne fillim



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Herbert dhe Verstappen e kane nisur ne pozita te barabarta.

    Kete me then te drejten nuk e kuptoj si shprehje.. nqs behet fjale per vlerat, Herbert eshte 5 here me i mire te pakten.. Johnny Herbert konsiderohej si nje nga yjet e ardhshem me te medhenj te botes se automobilizmit (po po!!), por aksidenti ne vitin e pare ne Formula 1 (ku gati shkaterroi te dyja kembet) beri qe te jete vetem nje pilot i mire (eshte e paharrueshme gara e Brazilit, menjehere pas nje aksidenti tjeter, kur pasi doli i katerti ne gare vuri patericat sapo doli nga makina ne paddock.. kuptohet qe kishte rregulla te tjera atehere per sigurine)..



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Irvine ka qene pilot mbi mesatar kurse Barrikelo eshte per mendimin tim i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale ne F1.

    Irvine jo me shume se mbi-mesatar, perjashto nja 3 gara qe ka bere (Suzuka'97 sidomos ku edhe ne garen me te bukur te jetes se vet qe beri i gjori, ngaqe u be cope te fitonte Schummy i madh, doli i treti.. Bile Schummy ne shenje mirenjohje, i dha kupen e vendit te pare)..

    Qe Barrichelo te jete i krahasueshem me kedo nga pilotet aktuale (jane vetem 4 deri me sot, Montoya, Raikkonen, Alonso, Button ose deri diku dhe Schummy i vogel) mund ta thone vetem disa gara qe ka bere ne gjysmen e dyte te vitit te kaluar ku dhe Schummy e shfytezoi mire e mire duke i hequr pike kundershtareve..


    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Qyqari pret te iki Shumakeri ne 2005 dhe te ngelet pilot i pare te Ferrari.

    lol, e forte.. gjithsesi hamendje e gabuar .. do ta fluturonin qe diten e pare pa-Schumm



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Kurse ato finishet qe thua ti mbeten fakt, skam cthem vetem te shtoj dhe nje finish tjeter ku Shumi i dhuron padashje fitoren Barrikelos ne 2002 duke u perpjekur te beje fotofinish.

    obobo, cfare na kujton .. aty ku cdo gje ishte TERESISHT E MBARUAR dhe nuk kishte asnje lloj kuptimi.. ( kurse ne garen e Austrise, ne te cilen per here te pare pashe qe ka fishkellima masive ne Formula 1, Schummy "nuk e kishte akoma ne xhep" titullin.. )



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Edhe nje fakt tjeter qe F1 eshte bere biznes para se te jete sport. Ne total keto finishe i kane dhene Shumakerit nje fitore dhe nje vend te trete me teper dhe skane pas ndonje rol ne renditjen perfundimtare.

    Per ato gara qe u permenden eshte e sakte, kurse ne kampionatin e kaluar ai Schummy do kishte marre nje opinge ne vend te yllit te rradhes ne kapele (ku meqenese eshte "aq modest" sic jane gjithe te medhenjte zakonisht, vdes ti rreshtoje njeri pas tjetrit)



    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Me fantastike se keto finishe jane ato te Senes dhe Prostit, 89-90, qe bllokuan njeri tjetrin jashte ne menyre te qellimshme ne garen e fundit per tu shpallur kampion.

    po Senna dhe Prost te pakten u ndane ne barazim (1 me 1)..

    Schummy e ka nje Adelaide'95 (titulli i pare) dhe sidomos skandalin Jerez'97
    ku pamjet kane qene te qarta fare !!!

    keto ishin vetem per ti thene gjerat sic jane..
    Nuk po e mohoj qe eshte nje nga me te medhenjte, po ka dhe ca me te medhenj akoma, po keshtu eshte kur nxirren konkluzionet vetem me kupa



    nejse, gjithe te mirat robo


    p.s. shtoni dhe Jim Clark ne listen qe keni bere, se thuhet qe mbase mund te kete qene dhe ai me i madhi (fatkeqesisht, la jeten ne nje gare te Formula Dy, ne weekend-in pushim qe kishte ne Formula 1)
    Prektora

  6. #46
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga MiLaNiStE
    michael schumaher
    Gezohem qe shef edhe Formula 1.

    Stormi
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #47
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Hakkinen vs. Schumacher

    per titull jane ndesh dy here me njeri tjetrin 98 dhe 00. Nuk llogaris 99 qe do ishte nje fitore e lehte per Shumakerin po te mos kishte pas aksidentin ku theu kemben. Ate vit Hakinen per pak humb ndaj Irvine dhe me zor arrin te fitoje ne garen e fundit vetem me 2 pike.

    Ne '98 fiton Hakinen ne garen e fundit, Suzuka, nderkohe qe Shumakerin e la makine ne balte ne startin e gares se fundit ku ishte ne pole dhe u detyrua te nisej i fundit pasi nuk ju ndez motorri. Pastaj ne 25 xhiro Shumaker arriti te dilte i treti (i dyti praktikisht se perpare kishte Irvine) por del nga gara pasi i shpohet goma nga nje debris i nje aksidenti me pare. Ate vit, Mclaren-Bridgestone ishte kombinimi me i mire ndaj Ferrari-Goodyear. Shiko diferencen ndermjet Culthard dhe Irvine. Gjithashtu po ate vit Shumakerit i vidhet nje 10 pikesh i sigurte nga Coulthard ne garen e Spa-se. Dy xhiro prapa Shumakerit ne nje rrebesh shiu, Coulthard mbyll krahun dhe nuk e le Shumakerin te parakaloje.

    Ne '00 fiton Shumaker duke siguruar titullin ne garen e parafundit ne Suzuka. Ate vit pati 8 fitori te Shumakerit ndaj 4 te Hakinen.



    Keto paragrafe nuk shprehin te verteten ashtu sic eshte.. ,
    por meqense lexova te gjitha postimet ve re se shumica e postuesve, duhet te kene pare jo me shume se nja 4 vjet Formula 1 -- (jo per postuesin e paragrafeve)
    Prektora

  8. #48
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anëtarësuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Per mendimin tim eshte Mario Cipollini. I jep asaj bicikletes qe o nene o nene....njish fare

  9. #49
    209,33333...% vlonjat Maska e GoAheadEagles
    Anëtarësuar
    09-10-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    56
    Citim Postuar më parë nga Xemlo
    Per mendimin tim eshte Mario Cipollini. I jep asaj bicikletes qe o nene o nene....njish fare
    ua paskemi te njejten ide.se jane ca qe mendojne montoya schumi etj .te dashur teleshikues e imagjinoni cipolllinin me ferrari ose bmw?pra jeta ka nje kuptim tjeter impossible is nothing.

  10. #50
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anëtarësuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Si e paske ate shqiponjen ti... si qukapikkkkk, pikkkk pikkkkk pikkkkk.Parashqevi Simakkkuuuu makkku makkkuuuu

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e McLaren
    Anëtarësuar
    21-04-2004
    Vendndodhja
    BeLgjIkE
    Postime
    241
    Po si soqet njere dore na keto budalleqe ju mo kesulekuqe po ka gafa ma te medha se ato qe ka bere shumi dhe ju vazhdoni duke thene ai ka mashume kampion bote (shumakeri ) po ato parakalime qe i ka bere Hakkineni shumakerit kane ngelur dhe do te ngelen ne historine e F1 ne tre parakalimet me te bukura e para eshte e Alton senes dhe e dyta eshte e Hakinenit dhe e treta eshte e nje piloti ne vitet 57 kurse shumi nuk ka as nje dhe ajo e hakeit qe eshte e dyta eshte parakalimi kur parakalon shumakerin ndermjet Villnev dhe sa per kampion bote shikoi njere se qysh i ka mare ai kesulekuqi ato kampionatet se i ka mare kot fare qe na 94 95 i mori kot se ne 94 vdiq Sena qe po bente buje se ne tre garat e para vetem ai bente rekordet por ne te treja garat ju prish makina dhe s mudi ti mbaronte dhe pastaj ndodhi aksidenti dhe ne 95 kot fare e mori te gjithe e thone kete pastaj nga 2000 dhe ketej i ka mare akoma me kot se shikoe nje here sa heri i eshte prishur makina atij dhe rivalit te tij Hakinenit qe gjithmon i perishej makina apini nje here syte dhe shikoni keto , pastaj dihet ne qofte se Hakeni s qe aty me ke prisni ju te ahet ai me minardin apo me jordan, shikoni faktin ball per balle dhe te mos flasim tani per gjith ato manipulimet e Ferrarit dhe shumakerit ne F1 qe gjithmone apet nje gjyq dhe mbullet pa u mare vesh vendimi se qysh vajti puna se e mbyll Eklostoni se eshte nje i krahut te Ferrarit dhe ne 2004 per regullat qe i kishte mare ferrari 6 muaj para ekipeve te tjera as nje gje s u be , Max Mosley qe eshte drejtori i regullave dhe i garave ne F1 dhe dorheqjen se e pa sa manipulim kishte ndermjet ferrarit dhe ekloston por ekloston qe te mos mbyllej F1 per 2005 na gjith keto nuk e pranoj doreheqjene Mosley dhe ja mbylli gojen. ------- lere ta leme me kaq se kush i mban met gjith ato te zeza te ferarit dhe shumakerit po te shikojme pak gara dhe te kalojme kohen.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga McLaren
    dhe sa per kampion bote shikoi njere se qysh i ka mare ai kesulekuqi ato kampionatet se i ka mare kot fare qe na 94 95 i mori kot se ne 94 vdiq Sena qe po bente buje se ne tre garat e para vetem ai bente rekordet por ne te treja garat ju prish makina dhe s mudi ti mbaronte dhe pastaj ndodhi aksidenti dhe ne 95 kot fare e mori te gjithe e thone kete pastaj nga 2000 dhe ketej i ka mare akoma me kot se shikoe nje here sa heri i eshte prishur makina atij dhe rivalit te tij Hakinenit qe gjithmon i perishej makina apini nje here syte dhe shikoni keto
    Ne 94 dhe 95 i ka marr kot ? Ne 94 Shumi fitoi kater garat e para, ku Senna nuk i perfundoi dot dy te parat dhe pati aksidentin te e treta. Pastaj mgjths u pezullua per tre gara, te cilat i fitoi Hill, pra pati deri diku rikuperoi falas 30 pike, prape arriti te dale kampion. Ne 95, Shumaker siguroi titullin dy gara para perfundimit me 9 fitore gjithsej kundrejt 4 te Hill. Po ne 2000 pse kot nuk e kuptoj, filloi si kryesues absolut, Hakinen po ja fuste gjumit andej nga fillimi. Pastaj pati nje periudhe qe doli dy here jashte gare qe ne xhiron e pare, ra prapa ne klasifikim ndaj Hakinen, dhe e mbylli sezonin me kater fitore rresht.

    Nje pilot nuk gjykohet nga nje parakalim i vetem. Parakalimi i Hakinen ndaj Shumit ne 2000 duke kaluar Pedro dela Rosa (nje xhiro pas) ishte fantastik dakord, dhe Hakinen me ate fitore kaloi Shumaker ne renditjen e pergjithshme. Po kjo eshte ajo qe e ben Hakinen pilot me te mire se Shumaker ? Po ne vitin 2001, pse Hakinen bente gafe pas gafe aq sa rrezikoi te humbte ndaj Irvine ? Gara e Shumaker ne Spa 95 qe filloi nga vendi i 16, ndejti ne shi me goma te thata dhe fitoi para Demon Hill per mendimin tim vlen sa per 10 parakalime te tilla. Por as nga nje gare e vetme nuk nxjerr dot perfundim se atehere ehe Coulthard do dilte pilot me i mire se Shumaker (France 2001) dhe Ralf pilot me i mire se Hakinen (Nurburgring 1999). Sidoqofte mos pretendo te krahasosh Hakinen me Shumaker se nuk i afrohet dot. Hakinen vetem per tre vjet ishte ne vemendjen e Formula 1, para 98, per 7 vjet me rradhe ishte anonim.

    Megjithate te pergenjeshtroj i cik veten dhe ato qe thashe me lart. Me objektivizem ne F1 nuk mund te thuash se kush pilot eshte me i mire se tjetri, ka aq shume faktore te jashtem: makina, motorri, gomat. Per me teper kur krahason dy pilote te koheve te ndryshme si Sena dhe Shumaker, faktoreve duhet ti shtosh konkurrencen, rregullat e lojes, shpejtesine e makinave. Mund te flasesh vecse me tifozllek si puna ime ose duke pa statistikat po qe se nxjerrin ato nej gje tjeter ne drite.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  13. #53
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Darwin,nuk te morra vesh me keto leksionet ani-Schumaher,ku kerkon te dalesh,e c'fare kerkon te thuash.
    Lavdi Zotit,kemi sy dhe kemi pare,per vite me radhe qe nga Prost dhe Sena e deri me sot keta karnavalet kolumbiane te tipit Montoya,apo copat e akullit te tipit Raikonen .
    Beni dhe parakalime po deshet,Michael Schumaher ngelet histori e vertete te pistave te Formula1.
    Keto arsyetimet,jo po sherbetore,jo po smi nderruan shpejt gomat,jo po nuk kish pilote te tjere,jo po tjetri e la te fitonte garen(strategji e ekipit),qe per ju qe nuk e njihni gjuhen e sportit eshte si puna e futbollit qe penalltine e gjuan shpesh ai qe ka shanse te dale golshenues me i mire,jo po binte shi,jo po kishte diell.Pa permendur keta tipat sipatizante te mermereve te finlandes Hakkinen,qe e njejta gje ndodhte me Coulthard,qe i hapte rruge sa here donte bjondi i bazes se Vlores.
    Fatmiresisht historia nuk shkruhet nga perrallat forumore,por nga ata qe e bene kete sport magjik deri ne kufirin e vertete te fjales.
    Schumi eshte nje nga keta,kapelen ja heqin te gjithe edhe kundeshtaret,ju qe s'mbani kapele ,nxirrni dufin me shkrime vajtuese dhe shplodhni veten tuaj,duke na numeruar PSE-te?,ne numerojme fitoret dhe titujt,sadso qe ju i vini ne dyshim.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #54
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    me vjen keq, se nuk kuptoke fare se pse sherben sporti, edhe s'e marr vesh cfare lloj leksionesh me permend..

    Kur shikon dicka ne TV (garat ne kete rast) e ben qe te defrehesh me dicka qe ndodh brenda 1 ore e gjysem, edhe pastaj thua "ishte gare e bukur" (nqs do te ishte)..

    Po te mendohet se rendesia kryesore jane Kupat Dhe Qelqurinat qe jane dhe do te vendosen te kendi i bufese se kampionit atehere vaj halli, se besoj se do te kete arritur mosha e dominose .. Ajo moshe zakonisht mban shenime para televizorit per arritjet dhe perpjekjet e ndonjerit, por shyqyr qe eshte akoma larg..

    Dhe prandaj qesh kur Barrichelo frenon 5 metra para finishit dhe "cdo jave thyhet nga nje rekord".


    ne rregull Columbus??


    p.s. Ne mendje me ngelin garat, jo gazetat
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 11-11-2004 më 22:41
    Prektora

  15. #55
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ayrton Sena eshte kampioni i vertete i F1, ndersa M.Schumacher eshte kampioni real i F1. Mos harroni qe Ferrari para se te merrte Schumin kishte prenotuar Senen, por ndodhi ajo qe ndodhi, ndersa vete "Avokat Agnelli" donte tek skuderia e Ferrarit kandezin Jacques Villenueve, por hasi ne kundershtimin e Luca Cordero Montezzemolo, president i Ferrarit, i cili kerkonte me patjeter Schumin dhe e mori tek Ferrari per te realizuar projektin e Ferrarit te madh qe vezhdon edhe sot. Per mendimin tim, piloti qe mund t'i perafrohet Senes se madh eshte Valentino Rossi, i cili, nese do te hyje tek Formula 1 mund te na sjelle perseri spektaklin e Sennes, keta te sotmit as nuk i afrohen Senes, edhe Montoya qe i afrohej pak Senes duket sikur eshte venitur ... Tani per tani Schumi mbetet numri 1. Fati i Schumacherit eshte mungesa e piloteve te vertete dhe superpotenca e Ferrarit ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  16. #56
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Un jam tifoz gjerman i terbuar ama kam qene me Damon Hill dikur.
    Megjithate voten ja dhashe AYRTON SENNAS.
    Pa dashur te ve ne dyshim supremacine e te madherit, kajzerit Schumaker por me ka ngacmuar gjithmone pyetje: A do kishte arrirre kaq shume fitore M. Schumameker nqs Senna mos kishte humbur jeten tragjikisht?

    Tani per tani Schumi mbetet numri 1. Fati i Schumacherit eshte mungesa e piloteve te vertete dhe superpotenca e Ferrarit ...
    Ferrari ishte makine patetike para se te merrte Shumin. Kishte pilote qe konsideroheshin te mire si Berger edhe Alesi ama vetem nje fitore arriti para se te merrte Shumin. Piloti e nderton makinen ....Michael e ka ngritur Ferrarin ne peidestal pas 18 vjetesh pa kampjonat. E kishte humbur komplet kredibiletitn Ferrari prandaj edhe logjika jote ne lidhje me avantazhin qe i lep makina nuk qendron. Per me shume qe Shumi ka fituar edhe me Benneton makine e cila nuk e njifte cfare ishte fitorja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 25-11-2004 më 15:21
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  17. #57
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    piloti me i mire i te gjitha koherave ,pati nje jete te shkurter ,airton sena per mu ngelet 1shi ,duke mor parasysh qe ka pas i makine qe nuk krahasohet me ferrarrin e sotçem ,edhe kur vje puna prap ,fitoi 3tituj , ndersa per schumin sdi ca me thon, makina i ka gjitha ,sdo noi shkence te modhe ,po pate makinen e shpejte edhe te mire domosdo qe do fitosh ,, kur del dhe barikello ne podium mos ngelt njeri pa fitu... lool !!!

    hajt bofshi qef

  18. #58
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Sot do të zhvillohet një garë e veçantë mes pilotëve më të mirë në botë 04-12-2004

    Kush do të jetë kampioni i kampionëve?

    Endi Tufa


    Gara e Kupës së Kampioneve për sezonin 2004 do të bashkojë së bashku 16 pilotë nga Formula 1, garat "Rally", Champ Car, IRL, Indy Car, NASCAR dhe disa gara të tjera evropiane. Pilotët do të përballen një nga një me rivalët për Garën e Kampionëve. Vetëm 1 pilot, nga 2 që janë për skuderi, do të ketë mundësi të përfaqësojë vendin e tij për kupën e shteteve. Ky kampionat është krijuar nga presidenti i "International Media Productions", Fredrik Xhonson, dhe nga pilotja më e mirë e garave "Rally", Mishel Muton, e cila është shpallur dhe kampione në vitin 1988. Gara e Kampionëve është e vetmja veprimtari që u lejon pilotëve të përballen një nga një me kundërshtarët. Makinat janë krejtësisht të njëjta dhe gara zhvillohet në pista paralele, të cilat janë të njëjta. Duke pasur të njëjtat pajisje në pista, pilotët do të kenë mundësi të provojnë veten e tyre dhe do t'u jepet shansi për të fituar falë talentit. Kjo garë do të zhvillohet sot në praninë e 70.000 tifozëve, që do të jenë të pranishëm në "Stade de France" që ndodhet në Paris. Aty janë ndërtuar pista njëkilometërshe paralele, posaçërisht për këtë veprimtari. Majkëll Shumaker do të jetë shok skuadre me Armin Zhvarcin, në këtë mënyrë ata do të plotësojnë përfaqësuesen gjermane, ndërsa Devid Kulthard me Kolin MekRi do të përfaqësojnë Britaninë e Madhe, Felipe Masa do të jetë shok skuadre me kampionin e garave IRL dhe do të përfaqësojnë Brazilin. Kampioni i garave "Champ Car", Sebastië Burde, bashkë me pilotin e garave "Rally", Stefan Sarazin, do të përfaqësojnë Francën. Zhan Alezi është në përfaqësuesen tjetër të Francës, së bashku me Sebastië Loeb. Për përfaqësuesen e SHBA-së do të jenë Xhef Gordon dhe Xhimi Xhonson. Ish-piloti i garave "Champ Car" dhe IRL, Ekni Brek, do të garojë për përfaqësuesen e Suedisë, së bashku me kampionin e garave DTM, Matias Ekstrom. Për përfaqësuesen e Finlandës do të garojnë Haiki Kovalainen dhe Markus Gronhol. "E kam ndjekur këtë veprimtari për shumë vite me interes, tashmë jam shumë i kënaqur që do të kem mundësinë që të përballem me pilotët më të mirë të të gjithë botës," - ka thënë Devid Kulthard, i cili mund të pilotojë një Ferrari 360 Modena, Citroen Xsara WRC dhe një peugeot 307 WRC. Edhe Felipe Masa është i kënaqur që do të marrë pjesë në këtë veprimtari. "Ndoshta ky do të jetë shansi im më i mirë për të mundur Majkëll Shumakerin. Gjithsesi, ky nuk do të jetë synimi im i vetëm. Në këtë veprimtari do të ketë dhe shumë pilotë të tjerë të talentuar si Loebi apo Gordoni. Do të jetë shumë interesante gjithashtu që të garojmë në mes të "Stade de France". Të them të vërtetën, nuk kam asnjë ide se si do të shkojnë gjërat. Por do të jetë shumë bukur dhe për këtë jam i sigurt. Ndihem shumë mirë gjithashtu që do të më jepet mundësia të garoj për Brazilin. Toni Kanan është miku im më i mirë. Shpresoj të renditemi në 3 vendet e para," - ka përfunduar ish-kolaudatori i Ferrarit në Formulën 1, Felipe Masa.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Michael Schumaher esht mendimi im pasi ata te vjetrit nuk i njof





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  20. #60
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Michael Schumacher thone dhe specialistet....pra ai eshte...

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Kush eshte lojtari me i madh i te gjitha koherave?
    Nga josif në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 18:22
  5. Kosova-Pak info per te
    Nga StormAngel në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 22:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •