Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.

    Debaton me prinderit per notat,veteflijohet 17-vjecarja.

    Nga Ardian Dauti.

    Vlore.-Ka debatuar me prinderit per rezultatet jo te mira ne mesime dhe me pas i ka dhene fund jetes me nje arme zjarri.
    Tragjedia ka ndodhur ne familjen e Bashkim Cecit.Drilena Ceci,17-vjece,nxenese e shkolles jo publike"PERLA",ne qytetin e Vlores i ka dhene fund jetes se saj ne oret e vona te mbremjes se se martes ne dhomen ku ajo stjudionte,thane burimet e policise ,qe shkuan ne vendngjarje.Sipas te njejtit burim,motivi i vetem i kesaj ngjarjeje,sipas hetimeve te deritanishme,jane debatet e vajzes me prinderit per shkak te rezultateve ne shkolle.

    NGJARJA
    Pasi ka perfunduar mesimin,adoleshentja ka shkuar ne shtepi.Mesohet se prinderit i kane kerkuar llogari per rezultatet jo te kenaqshme ne shkolle.Sipas mesuesve te viktimes,Drilena ishte nje nxenese mesatare por me nje sjellje per tu admiruar.Duket se nga ky shkak vajza ka rene ne gjendje depresioni,deklaron zedhenesi i policise Petraq Dhroso.Vajza eshte mbyllur ne dhomen e saj te studimit,ndersa prinderit e saj nuk e kishin cuar ndermend se ajo munt te vetesakrifikohej.Babai i vajzes Bashkim Ceci,mbante me leje nje arme gjahu teke.Vajza ka marre armen dhe ne gjendje depresioni eshte veteqelluar me nje sacme ne gjoks.Sapo ka degjuar te shtenen e ciftes prinderit kane rendur ne dhomen e vajzes se tyre me ulerima.Drilena eshte e gjetur pa jete.

    VETEVRASJA E DRILENES,BEFASON SHOQET.
    Shoket dhe shoqet e saj te klases,kane mbetur te befasuar kur kane mesuar ngjarjen tragjike.Ata tregojne se Drilena ishte nje vajze e qete dhe pa probleme.Dje ne bangen e saj shoket dhe shoqet kane vendosur nje tufe me lule.
    Dje adoleshentja eshte percjelle,per ne banesen e fundit nga te afermit,miqte dhe shoket e shoqet e shkolles ku ajo mesonte.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    VLORE

    Ndjeshmėria e 17-vjeēares ka arritur kulmin kur rezultatet e saj nė mėsime nuk ishin ashtu siē i donte. Nuk ėshtė menduar gjatė, por ka marrė ēiften e t'et dhe ka qėlluar mbi veten e saj. Kjo ka qenė historia e vajzės 17-vjeēare, nxėnėses sė vitit tė tretė nga qyteti i Vlorės, Drilena Ēeēi, e cila dje ėshtė pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit nga tė afėrm dhe bashkėmoshatarėt e saj. Ndėrsa prindėrit e vajzės mes hidhėimit nuk kanė mundur dot tė flasin.

    Ngjarja

    Ka qenė ora 21.00 e dy ditėve mė parė, kur Drilena kishte ndėrmarrė edhe hapin fatal drejt vetėflijimit. I ka mjaftuar njė vendosmėri, e rrallė pėr moshėn e saj, dhe njė ēifte qė i ati e kishte me leje, pėr t'i dhėnė fund jetės. Drilena ishte nxėnėse e vitit tė tretė nė shkollėn e mesme private "Perla" nė qytetin bregdetar. Vetėm pak ditė mė parė ajo kishte marrė edhe rezultatet e simestrit tė parė. Por ndonjė notė jo e mirė duket se ua ka prishur pak qejfin edhe prindėrve, tė cilėt mėsohet se kanė debatuar me vajzėn e tyre. Prandaj edhe Drilena vendos qė tė vetėflijohet dhe mbyllet nė dhomėn e saj. Shtėpia e saj ndodhet nė lagjen "29 Nėntori" tė Vlorės.
    Sipas burimeve policore, fillimisht ajo ėshtė vetėplagosur dhe me ugjencė ėshtė dėrguar nga vetė familjarėt, tė cilėt kanė dėgjuar edhe krismėn e armės, pėr nė spital. Por duket se goditja e marrė ishte fatale pėr Drilenėn, e cila mė pas vdiq nė spitalin e qytetit.

    Shokėt

    Drilena dje nuk ishte ulur nė bankė, por nė vend tė saj ishte vendosur njė tufė me lule dhe pėrbri saj emri. Nė fakt asnjė nga shokėt e klasės sė saj nuk e kishte kuptuar se vajza kishte vendosur tė vetėflijohej. "Ishte njė vajzė e qeshur dhe e dashur. Nuk dimė qė tė kishte ndonjė brengė apo ndonjė histori dashurie qė ta detyronte tė vetėvritej", tregojnė ata. Ndėrsa administratori i shkollės, Petrit Golemi, thotė se ajo bėnte pjesė nė krenarinė e shkollės dhe ishte njė vajzė e talentuar nė lėndėt shoqėrore. Ndėrsa mėsuesi i saj kujdestar thoshte se ajo donte tė bėhej gazetare e poete.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Duhet sesben ne Shqiperi te hapen institucione psikologjike. Stresi apo depresioni ne Shqiperi eshte shume i madhe dhe i nenvleresuar. Po thuaj kush do ta bej kur ka njerez qe po vdesin dhe per buken e gojes.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  4. #4
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Aman kur jane bere dhe policet e Shqiperise me dy klase shkolle profesioniste psikollogjik ne djall ti veje shoqes time qe paguan dhjetra mije dollare per tu shkolluar ne universitetin me prestigjoz te Amerikes pikerisht mbi degen e psikollogjise.
    E bene lidhjen menjehere ata, e ben mbledhjen si nje e nje bejne dy ashtu dhe viktima morri jeten e saj se i bertiten prinderit pak caste me pare.
    A nuk kane turp xhanem dhe keta gazetaret qe i publikojne keto 'konkluzione amatore', te pakten do kishte qene nje artikull me i respektuar si te thuash nga lexuesi i cili do ndjente keqardhje per viktimen dhe do ishte ne gjendje te thoshte nje urim per shpirtin e saj te ikur dhe jo revoltohej mbi keto hipoteza boshe e ajrore te policeve.
    Jam e mendimit qe viktima do kete pasur komplekse me te thella se nje qortim i prinderve per pune mesimesh. Ne jemi te mesuar me qortime te tilla pasi prinderit tane gjithnji na kane mbajtur fjalime per rendesine e mesatares, sa esencial eshte edukimi ne avancim shoqeror e formim mendor etj etj madje une personalisht, pavaresisht se kthehesha ne shtepi me yje ne balle e me fleta lavderimi, prinderit e mi gjithsesi nuk kan ngurruar te shprehin merzitjen, kritikat apo 'zhgenjimin' ne ato raste kur merrja ndonje 7 a 8 e duke me bere dhe krahasime 'ne kohen time mesimet me qiri tek koka i beja, nuk kisha lluksin e kushtet qe ke ti, asgje nuk te mungon' e te tjera e te tjera ligjeratash te tilla qe dhe shume prej jush i keni degjuar me dhjetra qindra here.
    Nuk ka njeri qe ta doje jeten a veten e tij aq pak apo te jete aq i dobet sa nje zenke familjare per rezultate mesatare ne shkolle do e shtynte drejt vetevrasjes. Thjesht eshte e pamundur, ketu sigurisht ka pasur motive me komplekse qe jane akulumuar gjate nje periudhe relativisht te gjate dhe zonjusha Drilena Ceci nuk i perballonte dot me. Do te kete qene shume e vuajtur, shume e mbyllur ne vetvete dhe shume e zhgenjyer nga jeta per shume gjera.

    U prefte ne paqe shpirti saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KaLTerSi : 20-02-2004 mė 04:14
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  5. #5
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar mė parė nga Anabelaaa
    Duhet sesben ne Shqiperi te hapen institucione psikologjike. Stresi apo depresioni ne Shqiperi eshte shume i madh dhe i nenvleresuar.
    Bashkohem me ty per kete. Ne shqiperi egziston nje clash midis brezit te prinderve tane dhe ketij brezit te ri dhe shpeshhere as prinderit e shkrete nuk dine si te sillen dhe c'te presin. E prandaj femijet mbyllen ne vetvete sepse nuk gjejne dike qe t'i ndihmoje ne procesin e vetformimit si njeri (se adoleshenca eshte mosha me delikate.)

    Mendoj qe shkollat e mesme duhet te kene "counceling offices" ne menyre qe t'i ndihmojne nxenesit kur te kene probleme te natyrave te ndryshme...ose dhe nje big brother-big sister program midis vete nxenesve.

    Po a eshte e arritshme kjo ide? Nuk besoj, sepse ne Shqiperi nuk guxon te hapesh goje per nje problem sepse gjithe qyteti do ta marre vesh; keshtu qe asnje nxenes nuk do shkonte tek councelors. Pastaj sic thote ajo shprehja, "kurre mos i thuaj njeriu problemet e tua sepse 20% s'duan t'ia dine, dhe 80% jane te lumtur qe ti i ke keto probleme." E aq me teper ne nje vend te vogel si Shqiperia, ku ushqimi i njeriut eshte thashethemi.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    MisCongeniality ja gabim kur thua qe do hapen thashetheme. Nuk qendron aty problemi, por se kush do financoj per keto shkolla. Sepse ata keshilltar, apo ata qe do merrem me kujdesjen e studenteve do jen profesiona. Duhet te ken mbaruar pikerisht per psikologji, dhe nuk mendoj se do jen aq "unproffesional" sa te hapim thashetheme per pacientet e tyre.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  7. #7
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar mė parė nga Anabelaaa
    MisCongeniality ja gabim kur thua qe do hapen thashetheme. Nuk qendron aty problemi, por se kush do financoj per keto shkolla. Sepse ata keshilltar, apo ata qe do merrem me kujdesjen e studenteve do jen profesiona. Duhet te ken mbaruar pikerisht per psikologji, dhe nuk mendoj se do jen aq "unproffesional" sa te hapim thashetheme per pacientet e tyre.
    Anabela,

    E respektoj mendimin tend pamvaresisht e gjej pak pa baze. E para do pyesja se c'moshe ke. E dyta, sa vjet ke qe ke larguar nga Shqiperia? Sepse po te jesh rritur ne Shqiperi, do e dije pak me mire mentalitetin e shqiptareve. Une te garantoj 100% se per vete rrethin e ngushte shoqeror qe ka vendi yne qe asnje vajze (ose me mire shumica e vajzave) s'do shkonin kurre tek ky counselor dhe te flisnin per probleme intime, ok? Nuk do te flisnin per ato gjera qe u jane grumbulluar ne shpirt sepse nuk eshte vetem e ardhmja e tyre qe vendoset ne "rrezik" (obobo c'po mendon koishija) por dhe emri i familjes, etj. etj. Ndoshta nje dite keto gjera do te ndryshojne, por akoma Shqiperia eshte nje vend patriarkal.

    Nga menyra si flet, ti ndoshta ke vite ketu dhe je mesuar me "code of ethics" por si mund ta kerkosh code of ethics nga nje counselor kur mjeket qe jane mjeke (and they should know better) ta perhapin ne gjithe krahinen nje semundje qe ke. Apo nje ceshtje qe e ke futur ne gjykate, e di pergjigjen me pare X apo Y, e ti s'e di vete. Lol! Common now!

    Sa per shkollim per psikologji, s'besoj se do ishte aq e veshtire sepse Tirana e ka universitetin dhe nje dege e tille egziston, apo jo? E per financimin, vec nje rroge me shume do shtoje secila shkolle, sikur te kishte nje extra mesues.

    Por keto s'jane aresyeja. Aresyeja qendron tek mentaliteti jone si shqiptare.

    Po nejse, ne kemi mendimet personale mbi kete ceshtje

    Me te mira,
    miss congeniality
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    Nga strawberrygirl_ nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Vetėvritet 11-vjeēarja besimtare
    Nga GiSHteZa nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Prindėrit dhe Fėmijėt
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  4. Disa Kėshilla Pėr Prindėrit
    Nga shefqeti11 nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 17:41
  5. A kanė autoritet prindėrit e sotėm?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 15:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •