Shqiptar
(8/12/00 10:43:39 am)
Reply Vrasja e tretė e Bajram Currit
--------------------------------------------------------------------------------
Shkeputur nga gazeta 55
=======================

Vrasja e tretė e Bajram Currit


Nga Kastriot Dervishi

(vijon nga numri i kaluar)
Ymeri ngul kėmb kur thotė pėr rebelimin e 1924 se "ishte njė kthesė e madhe progresiste nė historinė e Shqipėrisė" dhe sipas tij populli paska humbur "demokeacinė". Mė bukur se Mustafa kruja nuk mund ta cilėsojė "demokracinė" 1 1924. "Mrekullinė demokratike" Kruja e ka cilėsuar "nul", pra me njė fjalė flet shumė. Ti qė citon gazetėn "Liria kombėtare", ti qė hiqesh si antiserb etj mėso nė qoftė se nuk e di se kjo gazė financohet drejtpėrdrejtė nga Serbia kundėr atij "Ahmet Zogu" qė urrati yt e akuzon si "tė shitur". Mos kujto se na prekė pėr Shėn-Naumin dhe Vermoshin. Shėn Naumi nuk ėshtė ndonjė krahinė, por vetėm njė ndėrtesė qė u shkėmbye me plotė 22 kilometra katrorė nė favor tė shqipėrisė. Ku ėshtė "tradhėtia" kėtu? Sa pėr dijeni, po tė them o Ymer se e kam lexuar tė plotė shtypin e kohės dhe po tė thenm se citimet e gazetės "Politika" tė Beogradit i ke marrė nga njė gzetė tjetėr. Nuk ėshtė momenti pėr tė paraqitur korrespondencėn e disa gazetave pėr Shėn Nasumin apo Vermoshin (tė cilat i disponoj), por ėshtė momenti pėr t'i kujtuar nostaligjikut enverist se shtet nė Shqipėri nuk ndėrtoi as Bajram Curri, as Luigj Gurakuqi, as Avni Rustemi, as ndonjė figurė tjetėr qė ti dashuron. Bajram Curri u shqua si luftėtar, Luigj Gurakuqi si mėsues, Avni Rustemi si atentator, Fan Noli si peshkop etj, por asnjėri nga kėto nuk ndėrtoi shtet dhe nuk kishin aftėsinė tė ndėrtonin shtet. Ata qenė dhe mbetėn politikanė tė dėshtuar me vlera simbolike pėrkatėse. Bajram Currin duhet ta nderojmė pėr betejat qė zhvilloi kundėr serbėve nė vitin 1921, por duhet t'i nxjerrim nė pah anėt negative si aventurizmin pėr tė luftuar me ushtrinė turke, kur kjo luftė ishte nė interes tė serbėver, lufta e armatosur qė i bėri Zogut me shkakun e vetėm , pse motra e tij u martua me Ceno Beun, vrasja e ushtarėve shqiptar mė 24 prill 1923. Luigj Gurakuqi duhet tė nderohet si arsimtar dhe duke mos shkuar mė tej se kaq. Asnjė vlerė nuk ka tjetėr Luigj gurakuqi pėrveē kėsaj. Mė 2 mars 2000 nė Bari tė Italisė qarqe mafioze italiane organizuan njė ceremoni pėr 75-vjetorin e vrasjes sė Gurakuqit, pasi ky ka qėnė italofil i njohur (nuk po flas mė tepėr Ymer). Nė kėtė ceremoni tė poshtėr Prefekti i zonės ka folur pėr Ahmet Zogun nė mėnyrė aq tė poshtėr sa ja ka kaluar edhe Musolinit dhe Enverit, ndėrsa kryeministri Meta e quajti politikanin e dėshtuar "reformator i madh". Me sa duket nė Shqipėri njerėzit e dėshtuar nė politikė kalokan patjetėr nnga cilėsimet "reformator". I them Metės, Minxhozit etj, mė thoni njė reformė politike tė Luigj Gurakuqit. Nė qoftė se nuk e dini po ua them se emrin "Luigj Gurakuqi" normalet sė Elbasanit i'a vunė pushtuesit italianė, se Balto Stamollėn e internoi nė Peqin kryeministri, Mustafa kruja dhe pastaj e vranė komunistėt e Pezės. Ai Gurakuq qė dashuron Ymeri refuzoi t'i kthente Ēerēiz Topullit 6 lira turke, kur ky ndodhej nė puikė tė hallit. Fuat Dibra nė njė letėr dėrguar Hasan Bekteshit nė Shkodėr thotė pėr Luigjin nė vitin 1919: "Zoti kėtė njeri tė mallkuar e paska krijuar pėr tė zezėn e kėtij vendi". Po ashtu Sejfi Vllamasi nė kujtimet e tij thotė se Luigji ishte nė favor tė marrjes sė Vlorės nga italianėt. Nė njė rast, Faik Konica i tha hapur Luigj Gurakuqit, "kėshtu ke marrė urdhėr nga konsullata italiane?", ndėrsa ky i qe kundėrpėrgjigjur vetėm kaq: "i poshtėr". Po sipas Sejfi Vllamasit "Gurakuqi s'ka qėnė krijuar pėr politikė e pėr burrė shteti. Ai ska qėnė i vendosur dhe s'ka patur besim as nė veten e tij, e as nė popullin shqiptar. Ai i shmangej pėrgjegjėsisė direkte, qė ėshtė mė kryesorja e njė burri shteti". Vllamasi tregon mė pas dy momentet kryesore tė dėshtimit tė Gurakuqit, njėri nė Konferencėn e Paqes nė vitin 1919 dhe tjetri nė qeverinė e Nolit, pasi ai ka qėnė kryeministėr de fakto i kėsaj qeveri. Vllamasi i mbull kujtimet e veta pėr gurakuqin me fjalėt: "Ata qė abuzojnė ligjin dhe bėjnė vegėl autoritetin e shtetit pėr interesa dhe pėr hakmarrje pėrsonale, s'mund tė jenė patriotė tė mirė".
E do ti tregojmė brezave pėr "reformatorin" Gurakuqi, ēfarė vlerė do marrim shembull nga ai; italofilizmin, ndjenjėn e theksuar fetare, kantonizmin, rrebelimin apo organizatorin e vrasjes sė mbetur nė tentativė? Pėrballė antivlerave, vlera e mėsuesit tė mirė, Gurakuqi ngelet pak dhe duket gjė nga pėrpirja e llahtarshme e antivlerave. Po ashtu edhe atentatori, Avni Rustemi, qė ishte 3 muaj deoutet nuk ndėrtoi shtet, e as kontriboj nė kėtė drejtim, pėrveēse kontributit qė "hazreti Lenin" tė nderohej nė parlament, aq sa bėri dhe Bajrqam Currin leninist pa qėnė leninist. Po ashtu as agjenti sovjetik, Riza cerova, nuk kontribuo pėr tė ndėrtuar shtet, pėrkundrazi u stėrvit nga sovjetikėt dhe u lėshua nė Shqipėri, np njė moment qė shpresuan se do tė kishte sukses. Ēfarė tė bėnte Zogum me terroristin Riza cerova o Ymer, t'i fėrkonte qafėn dhe ta priste me lule sipas teje, qė bolshevizmi tė hynte qysh nė vitin 1935 nė Shqipėri, apo t'i tregonte vendin qė natyrisht e kishte nė varr. Ēfarė mund t'i themi brezave pėr figurėn e Cerovės dhe Rustemit? Do ti themi se Avni Rustemi ėshtė patriot se donte Leninin dhe donte tė vriste kryeministrin. Do t'i themi se Riza cerova ishte patriot ngaqė ishte agjent sovjetik dhe donte bolshevizmin? Apo do t'i themi qė ėshtė "patriotė e demokratė" ngaqė ishte bolshevik?


Kush janė vrasės?!


Ymeri kėrkon tė ordenizojė figurėn e Mbretit Zog duke e quajtur vrasės tė kundėrshtarėve politikė, ndėr tė cilėt ka mė shumė pėr zemėr Currin, prishtinėn, Rustemin, Gurakuqin, Cerovėn, etj, duke futur kot sė koti edhe Azem Galicėn. Ymer kokboshi harron se Shote Galica gjeti strehim pikėrisht nga shteti i Ahmet Zogut dhe asnjėherė nuk u luftua siē u luftuan kosovarėt nga Enver Hoxha. Po mirė o Ymer, psenuk e shikon njė herė faktin se a tentuan ndonjėherė adhuruesit e tu politik tė vrasin Ahmet Zogun. Ti njė vrasje tė njeriut qė ndėrtoi Shqipėrinė do ta quaje mrekulli, pasi, komunistėt dhe enveristėt me kaos e duan shtetin, me dhunė e marrin pushtetin, etj.(....)



Shqiptar
(8/12/00 10:45:35 am)
Reply ..vijon
--------------------------------------------------------------------------------
(vijon nga numri i kaluar)

Ndėrsa "patrioti" Avni Rustemi, e ngryste ditėn me ide se si tė vriste, Ahmet Zogun. Ndėr tentativat mė kryesore pėr tė vrarė Zogun janė tė janarit tė vitit 1923, nė bashkėpunim me ministrin e luftės, qė dėshtoi pėr mosbashkėpunim tė Selfi Vllamasit, dhe atentati i parlamentit i organizuar nga Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi etj, dhe i zbatuar nga matiani, Beqir Valter Bajrami, njė anėtar i shoqėrisė "Bashkimi". Vrasja e Zogut do tė paraqitej si gjakmarrje, pasi forcat e ministrit tė brendshėm patėn vrarė ungjin e Beqirit, Kurt Aga, si sadist (shih, "Gazeta e Korēės" 1 mars 1924). Kėshtu Beqiri dilte edhe esadist edhe avnist.


Po Hasan Prishtina


Hasan prishtina i ka pėrgatitur kundėrshtarit tė tij politik, Ahmet Zogu njė numėr tė madh atentatesh qė fatkeqėsisht dėshtuan, sepse nė tė kundėrt nuk dihej se ēdo tė bėhej kėtu. Kėshtu, Hasan Prishtina tentoi nė vitin 1921 nė krizėn e dhjetorit, mė 1922, nė rebelimin e marsit, mė 1924 nė rebelimin e qershorit, mė 1928, para shpalljes sė monarkisė, mė 1931 nė atentatin e Vjenės, mė 1932 ėshtė i implikuar nė "komplotin e Vlorės", etj. Po pėrmendim nga libri "Shqipėria dhe SHBA nė arkivat e Washingtonit", tė autorit, Hart Silajxhiē, pjesėn e mėposhtme: "Ambasada amerikane nė Tiranė nė korrik dhe nė gusht tė vitit
1928 dėrgoi disa informacione interesante. ... Nė fund tė korrikut, Hart informon mbi zbulimin e njė komploti qė kishte si qėllim, vrasjen e Ahmet Zogut. Ideja e vrasjes sė Zogut ishte e Hasan prishtinės, i cili pas atentatit kėrkonte tė fuste komunizmin nė Shqipėri. Ai informon se nė lidhje me kėtė komplot janė arrestuar komunistėt, Teodor Vullkanov dhe Mihal Anaxhijev" (fq 188)


Varfėria politike e Ymerit


Mund tė vazhdoja edhe me plot raste tė tjera dhe jam plotėsisht i gatshėm nė qoftė se kėrkohet t'ja vėrtetoj Ymerit dhe ymerave se Ahmet Zogu ka qėnė burrė shteti i madh dhe talent i madh. Me dhjetra raste ka qė tregojnė tolerancėn e tij politike, pa e ngatėrruar kėtė me vendosmėrinė qė e karakterizonte. Pėr ēdo vrasje politike jam i gatshėm tė jap detaje, nga mė tė voglat, tė cilat, Ymer Minxhozi as ja ka haberin, dhe s'ka si tė ketė sepse ai ėshtė shabllon enverizmi. Ymeri as qė don tja dijė se, Luigj Gurakuqi vrau kushėririn e tij. Nėna e Luigjit thotė se djalin nuk ja ka vrarė Zogu, Ymeri thotė "e ka vrarė". Fan Noli merr pension nga Zogu, kėrkon falje publike pėr gafat politike qė bėri, i cėlėson Zogun "pėrsonaliteti mė i shquar shqiptar" del shėllirtari Minxhozi e "vlerėson" ato qė Noli ka kritikuar apo ka kėrkuar falje. Sekretari i Bajram Curri, Niman Ferizi e pėrshkruan momentin e vdekjes sė Bajram Currit kpshtu: "plumbin e fundit ja fali vetes mu nė ballė", ndėrsa shėllirtari Minxhozi imagjinon Ahmet Zogun me belxhik duke ndjekur Bajram Currin. Pse s'ka kurajo Ymer Minxhozi tė flasi pėr vrasjet e ushtarėve shqiptarė nga Bajram Curri nė vitin 1923-1924? Duke vlerėsuar figura relisht tė dėshtuara dhe tė vogla nė Historinė e Shqipėrisė, Ymer Minxhozi synon qė tė rehabilitojė fillesat e majtizmit nė Shqipėri, tė mohojė plotėsisht, Ahmet Zogun dhe drejtpėrdrejtė tė dalė si figurė e shquar bastarde, hajduti dhe krimineli mė kampin qė njeh Historia e Shqipėrisė, Enver Hoxha. Sa pėr kujtesė shoku Ymer, fotografia e Bajram Currit qė keni paraqitur nė gazetėn serbo-greke "Zėri i Popullit", ėshtė e momentit tė vrasjes. Do bėnit mirė qė tė rrėmoni edhe pak pasi ekziston fotografia e Bajram Currit pak ēaste pas vetvrasjes, e cila u mor nga njė familje nga njė historian i Enverit. Aty duket se para vetvrasjes, Bajram Curri ka hequr xhamadanin e tij me qėllim qė ky pas vetvrasjes tė mos pėrlyhet me gjak. Bajrami ėshtė vetvrarė me plumb nė kokė e jo nė trupme qėllimin qė sapo thashė. Mėso o kokėbosh Ymeri se qė prej vitit 1900, Currajt dhe kryezinjt ishin nė gjakmarrje nė kosovė dhe me aktin qė bėri, Bajram Curri i dha fund kėsaj gjakmarrje. Unė e kuptoj mjaft mirė qė Ymeri se ka tė lehtė tė prishet si enverist se kėshtu ėshtė formuar pėr 50 vjet, por tė paktėn tė mbyllin gojėn nė kėtė se pleqėri tė ēmendur me tepėr se budallallėqe nuk nxjerr dot. Sa pėr kurjozitet merr dhe lexo gazetėn "Indipendenca Shqiptare" datė 29 janar 1925, tė shohėsh se si u rrahėn me njėri-tjetrin mė keq se jevgjitėt ish ministrat e Luigj Gurakuqit dhe Kasem Qafzezit. Bphet fjalė nė Bari tė Italisė. Ymeri, pra kėtė herė vrau prap tė vetėvrarin, Bajram Curri. Herėn e parė ai vrau veten, herėn e dytė e vrau Enveri, dhe herėn e tretė e vrau Ymeri. I kujtoj shokut Ymer se shkrimet e tjera t'i nisi kėshtu: "Vrasja e dytė e Luigj Gurakuqit, vrasja e shtatė e Avni Rustemit, etj...". Duke shkruar kėshtu do tė jetė mė qesharak, mė i lezetshėm dhe mė pak zevzek duke shkruar kėtu faktin se zevzekėria e tij politike ka qėnė vėrtetė e suksesshme pėr jetėn e tij kryesisht informatori tė disa punėve.




gary5
(9/15/00 11:28:14 pm)
Reply Vrasja etrete e Bajram Currit
--------------------------------------------------------------------------------
Ne qofte se eshte Ymer Minxhozi,vellai i Tahir Minxhozit kyqe ka shkruar kete artikull,ben mire te tregoje burrerisht se si u vra Qemal Stafa ne shtepine e tij.Te tregoje se si vampiri Hoxha duke u strehuar ne shtepine e ministrit te brendeshem te asaj kohe dhe njekohesisht kunatit te tij Bahri Omarit,spiunonte shoket e tij si per shembull Qemal Stafen,te cilin e kishte hale ne sy si per nga lnteligjenca qe kishte gjithashtu edhe per shkakun se delegatja e simpatizonte me tepri.Pse nuk tregon Ymeri qe ishte pjestare i kurthit qe iu be Qemalit? Drita Kosturi,e vetmja deshmitare e ka akuzuar publikisht per kete tradheti