Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Vdiq Nje Lypes Ne Elbasan...

    VDIQ NJE LYPES NE ELBASAN...

    .... Ai nuk kishte shtepi. As grua dhe femije. As pune e cati. Madje, nuk ndjeu kurre dashuri. Vdekja e tij, fatkeqesisht, u mor vesh dje. Ajo nuk ndodhi dje. Shahin Hoxha e kishte "nenshkruar" vdekjen e tij qe para tri ditesh. Qe atehere kur nisi te flinte ne germadhat e nje barakeje te braktisur... Nate-dite per tri dite nuk e zuri gjumi, por nuk u zgjua. Ne mengjesin e djeshem, trupi i tij dukej sikur kishte dale nga frigoriferi i morgut.

    Elbasan - Vdiq nje lypes ne qytetin e Elbasanit. Pakkush e mori vesh. Me se shumti ata qe e pane, kalimtaret. Jo qeveritaret. Keta, per fat te keq, kane kohe qe nuk mbajne "kalendar" mortor. Ai nuk kishte shtepi. As grua dhe femije. As pune e cati. Madje nuk ndjeu kurre dashuri. Vdekja e tij, fatkeqesisht, u mor vesh dje. Ajo nuk ndodhi dje. Shahin Hoxha kishte "nenshkruar" vdekjen e tij qe para tri ditesh. Qe atehere kur nisi te flinte ne germadhat e nje barakeje te braktisur. Nate dite per tri dite nuk e zuri gjumi, por nuk u zgjua. Ne mengjesin e djeshem, trupi i tij dukej sikur kishte dale nga frigoriferi i morgut. Fatkeqesisht, as tek ky i fundit nuk arriti te prehet. Nuk dihet se sa dite kishte pa ngrene, por dihet ama qe kishte tri dite qe per shtroje kishte token e ngrire dhe per mbuloje kishte qiellin gri te erret. Askush nuk ia prishi terezine ne "endrrat" e tij treditore! Shumekush i kaloi tek kembet, e pa a nuk e pa, e misheroi a nuk e misheroi. Vete Zoti e di! S'kiste asgje, vec nje emri. Shahin Hoxha. Kishte punuar sa kohe ne Metalurgji. Punoi sa kishte fuqi edhe si hamall. Kur e lane fuqite punoi edhe si lypes. Kur e la shpirti nuk la asnje amanet. Kuj t'ja linte?! Njeri s'kishte. Askush nuk u perkujdes per te. Te vetmit pronaret e lokaleve afer "shtepise" se tij, qe i ofronin dicka per te ngrene. Po shteti?! Pune e madhe se vdiq. Shteti ka te tjera halle. Se mos ishte i regjistruar! Po, edhe sikur te ishte?! Asgje. Nje vrime ne uje do te bente shteti i politikave sociale. Ai nuk i perkiste kesaj shtrese. Ai i perkiste shtreses qe nuk shkruhet ne defter e kalem. Ai ishte nje jetim lypes. Vdiq lypesi! Nuk e percollen as makina te vogla e as autobuse kortezhi. Ai nuk i erdhi qytetit te Elbasanit rrotull, sic i vijne xhenazete para se te varrosen. Boll i kishte rene qytetit tej e mbane per te lypyr. Edhe i vdekur te bente keshtu?! Vdiq nje lypes ne Elbasan! Ata qe e varrosen, qene vetem punetoret e sherbimit funeral. Sa cudi! Tek keta njerez paska mbetur pak humanizem per nje lypes qe vdiq mizorisht.

    Afro 70 vjet me pare, i madhi Migjen do te shkruante skica te tilla mjerane. Sa kohe kane kaluar qe atehere. Por, ja qe koha vjen e shkon, e pershkon nje rreth te madh vicioz qe veshtire ta gjesh se ku u nis. Vdiq nje lypes ne Elbasan...

    Besim Dybeli

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Marre nga gazeta "koha jone" e dates 17 shkurt 2004
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    rrenqethese kjo histori...
    eh, te mjeret shqiptare...
    MtrX ubicumque felix

  4. #4
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Vetem zoti e di c'fare mjerim ka heqyr ky shpirt njeriu.
    Me dhimbset marrezisht zoti Shahin (rafmet paste).....iku nga kjo bote sic erdhi pa ndjehur dashuri, pa gezuar jeten.
    Mendoj gjithmone per femijte jetim ne shqiperi, kam shume deshire qe te adoptoj dy...mbase dicka te tille do ta realizoj ne te ardhmen.

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Elbasan, Opozita nis protestėn kunder vendimit te KQZ
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:38
  4. Elbasan, lind foshnjė me gojė ujku
    Nga BARAT nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-04-2007, 20:09
  5. Pse te mos ta bejme
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 08:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •