VDIQ NJE LYPES NE ELBASAN...
.... Ai nuk kishte shtepi. As grua dhe femije. As pune e cati. Madje, nuk ndjeu kurre dashuri. Vdekja e tij, fatkeqesisht, u mor vesh dje. Ajo nuk ndodhi dje. Shahin Hoxha e kishte "nenshkruar" vdekjen e tij qe para tri ditesh. Qe atehere kur nisi te flinte ne germadhat e nje barakeje te braktisur... Nate-dite per tri dite nuk e zuri gjumi, por nuk u zgjua. Ne mengjesin e djeshem, trupi i tij dukej sikur kishte dale nga frigoriferi i morgut.
Elbasan - Vdiq nje lypes ne qytetin e Elbasanit. Pakkush e mori vesh. Me se shumti ata qe e pane, kalimtaret. Jo qeveritaret. Keta, per fat te keq, kane kohe qe nuk mbajne "kalendar" mortor. Ai nuk kishte shtepi. As grua dhe femije. As pune e cati. Madje nuk ndjeu kurre dashuri. Vdekja e tij, fatkeqesisht, u mor vesh dje. Ajo nuk ndodhi dje. Shahin Hoxha kishte "nenshkruar" vdekjen e tij qe para tri ditesh. Qe atehere kur nisi te flinte ne germadhat e nje barakeje te braktisur. Nate dite per tri dite nuk e zuri gjumi, por nuk u zgjua. Ne mengjesin e djeshem, trupi i tij dukej sikur kishte dale nga frigoriferi i morgut. Fatkeqesisht, as tek ky i fundit nuk arriti te prehet. Nuk dihet se sa dite kishte pa ngrene, por dihet ama qe kishte tri dite qe per shtroje kishte token e ngrire dhe per mbuloje kishte qiellin gri te erret. Askush nuk ia prishi terezine ne "endrrat" e tij treditore! Shumekush i kaloi tek kembet, e pa a nuk e pa, e misheroi a nuk e misheroi. Vete Zoti e di! S'kiste asgje, vec nje emri. Shahin Hoxha. Kishte punuar sa kohe ne Metalurgji. Punoi sa kishte fuqi edhe si hamall. Kur e lane fuqite punoi edhe si lypes. Kur e la shpirti nuk la asnje amanet. Kuj t'ja linte?! Njeri s'kishte. Askush nuk u perkujdes per te. Te vetmit pronaret e lokaleve afer "shtepise" se tij, qe i ofronin dicka per te ngrene. Po shteti?! Pune e madhe se vdiq. Shteti ka te tjera halle. Se mos ishte i regjistruar! Po, edhe sikur te ishte?! Asgje. Nje vrime ne uje do te bente shteti i politikave sociale. Ai nuk i perkiste kesaj shtrese. Ai i perkiste shtreses qe nuk shkruhet ne defter e kalem. Ai ishte nje jetim lypes. Vdiq lypesi! Nuk e percollen as makina te vogla e as autobuse kortezhi. Ai nuk i erdhi qytetit te Elbasanit rrotull, sic i vijne xhenazete para se te varrosen. Boll i kishte rene qytetit tej e mbane per te lypyr. Edhe i vdekur te bente keshtu?! Vdiq nje lypes ne Elbasan! Ata qe e varrosen, qene vetem punetoret e sherbimit funeral. Sa cudi! Tek keta njerez paska mbetur pak humanizem per nje lypes qe vdiq mizorisht.
Afro 70 vjet me pare, i madhi Migjen do te shkruante skica te tilla mjerane. Sa kohe kane kaluar qe atehere. Por, ja qe koha vjen e shkon, e pershkon nje rreth te madh vicioz qe veshtire ta gjesh se ku u nis. Vdiq nje lypes ne Elbasan...
Besim Dybeli
Krijoni Kontakt