Te nderuar miq te ketij forumi, e hapa kete teme per shkak te atij tmerri qe pashe dje me syte e mia.Nje i ri 21 vjec, familja e te cilit ka nje miqesi te ngushte me familjen time dhe si rrjelloje ne jemi rritur bashke, Gerdi Besho, nje ēun shume i bukur shume i dashur me te gjithe te tjeret, 2 metra i gjate dhe me nje miresi ne pamjen e tij, i dha fund jetes se tij me overdoze.Ate ēa me pane syte dje ne varrimin e tij kuure mos e pafsha as te armiku me i madh qe mund te kem, ju betohem, jam shume e pezmatuar dhe e ligeshtuar, aq me shume edhe se njiheshim shume mire.
Prinderit e tij e dinin qe djali drogohej egjithe shoqeria e tij e dinte dhe te gjithe luftuan shume shume per ta ndaluar dhe dukej sikur kohet e fundit ai ishte bindur se duhej te hiqte doer dhe ashtu kishte bere.E kishte marre veten shume ishte shendoshur dhe dashuronte nje vajze me te cilen po pregatitej te fejohej,,,,,,,,,por!!!!!!!!!!!!!ē'fare ndodhi valle?????
Kjo eshte nje pikepyetje e madhe qe do ndjeke pas si hije e makthshme, prinderit, motren e Gerdit dhe te gjithe shoqerine e tij.Ai u tundua perseri para saj dhe u drejtua per ne vendin ku furnizohej gjithmone dhe me shpresen se edhe kesaj here ai do tia hidhte, gaboi rende.Jeta e tij e misheruar ne nje trup shume te bukur por te helmuar nga ai djall i bardhe, po perpelitej per betejen e fundit por nuk ia doli.Ku eshte ky shtet, kjo qeveri qe i le te qarkullojne kaq hapur shperndaresit e vdekjes , te cilet nuk eshte fare e veshtire ti gjesh?Perse askush nuk ben asgje? Perse valle?
A bashkoheni ju me mendimin tim qe duhet te flitet me shume per vdekjen qe vjen nga djalli i bardhe, a duhet te marre masa qeveria jone per parandalimin e saj.Po ne vete a duhet te bejme propagande, per te sensibilizuar ate pjese te shoqerise, qe tundohet para saj, per ti thene NDAL, nje here e pergjithmone.Per mendimin tim vdekjen e Gerdit te shkrete, duhet ta komentojne me shume mediat per ti treguar te tjereve se ku te con ky helm i bardhe ?!
Ju lutem te me falni por nuk munda ta duroj ate dhimbje te madhe qe njeva ne shpirt kur pashe nje djale 2 metra te gjate te hynte ne dhe, qe me zor e nxuri, pra as dheu nuk e donte brenda se nuk e kishte vendin aty, por ja qe rruga qe ai zgjodhi e beri te jetoje ne parajse, akoma pa u rritur.
Krijoni Kontakt