Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,942
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Mitrush Kuteli, zbulohet dėnimi absurd: Ka qenė nazist nė Rumani

    Pesė vjet burg sepse “faji u vėrtetua nga deponimet e pjesshme tė tij...”, pesė vjet heqje lirie dhe punė tė detyruar vetėm e vetėm sepse nė biografinė e tij kishte pasur deviacione tė bindjeve politike, shumica e tė cilave tė realizuara nė kohė jo nė Shqipėri, por nė Rumaninė e largėt. Ky ėshtė “shpėrblimi pėr merita” qė i rezervoi nė vitin 1948 ish-pushteti komunist Dhimitėr Paskos, tė njohur ndryshe edhe me pseudonimin Mitrush Kuteli, vlerėsuar si njė nga shkrimtarėt mė tė mirė shqiptarė tė shekullit tė shkuar, apo mė saktė si themelues tė prozės moderne shqipe. Nė dokumentet e drejtėsisė sė kohės, qė gazeta sjell tė paredaktuara mė poshtė, publiku pėr herė tė parė nė mėnyrė tė plotė mund tė pėrthithė njė pasqyrė shumė afėr reales tė funksionimit tė pushtetit komunist nė vitet menjėherė pas ēlirimit tė vendit, sidomos nė pėrvetėsimin tepėr tė shpejtė tė metodave tė ndėshkimit stalinist pėr ata qė llogariteshin se mendonin ndryshe. Kėtė radhė nė shėnjestėr ėshtė pikėrisht Mitrush Kuteli, shkrimtari i njohur, autori i “Tregimeve tė moēme shqiptare”, mbledhėsi dhe shpėrndarėsi i mitologjisė ilire, kritiku letrar dhe pėrkthyesi i denjė. Nė pretencėn e prokurorit shfaqet, kuptohet, lakuriq e vėrteta se Kuteli duhet tė dėnohet, qoftė edhe pa asnjė provė bindėse. Konkluzioni i prokurorit se “faji u vėrtetua nga deponimet e pjesshme tė tij”, pra nga ato qė vetė shkrimtari nxori nga goja e tij dhe mė tej akuza hipotetike, sipas tė cilės, ai, kur jetonte nė Rumani, kishte pasur lidhje me njė parti naziste, janė konsideruar ndėr provat mė tė rėndėsishme pėr ta futur nė burg. Pra paradoksi i vėrtetė qėndron nė faktin se ai u fut nė burg nė Shqipėri kryesisht i akuzuar pėr mendimet qė kishte nė kokėn e tij gjatė kohės qė jetonte nė njė tjetėr shtet. Ja pretenca e ndėrtuar nga prokurori dhe vendimet e gjykatave.

    Pretenca e prokurorit

    Sh. Gjyqtarė! I pandehuri Dhimitėr Pasko, si anėtar i organizatės fashiste rumune “Roja e Hekurt”, ka vepruar aktivisht nė ndihmė tė okupacionit nazist dhe vendosmėria e tij pėr agresion e ēon dhe vullnetar nė ushtrinė mercenare rumune kundėr Ushtrisė sė Kuqe ku luftoi gati njė vit. Nė shtator tė vitit 1942 kthehet nė Shqipėri ku menjėherė emėrohet nėpunės nė aparatin e shtetit fashist. Nė kohėn e okupacionit nazist, ka shkruar njė sėrė artikujsh nė gazetėn “Bashkimi i Kombit” me anė tė cilėve luftonte lėvizjen NĒ dhe mundohej tė mbillte pėrēarje nė elementėt intelektualė.
    Me ēlirimin e Shqipėrisė nė shoqėri tė ngushtė me Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin shfryn urrejtjen e tij kundėr Pushtetit Popullor dhe kudo qė ndodhet nė rrethe elementesh tė njohur shfaq mendimet e tij kundėr reformave ekonomike dhe ligjeve tė Pushtetit Popullor.
    Lufta e Tretė Botėrore qė popullarizon i pandehuni ėshtė bazė kryesore pėr tė rrėzuar Pushtetin Popullor.
    Fajėsia e tė pandehurit u provua nga deponimet e pjesshme tė tij dhe nga proces-verbali, i parashikuar prej Nenit 3 tė Ligjit nr. 372 datė 12/XII/1946 mbi fajet penale kundėr popullit dhe shtetit, nė bazė tė nenit e ligjit tė sipėrm, kėrkoj tė vendoset dėnimi i tij me 7 vjet privim lirie e konfiskim tė sė drejtės...
    Tiranė mė 5 prill 1948
    Prokurori ushtarak,
    Kapiten II-tė
    Petrit Hakani (firma)
    Vendimi i Gjykatės sė Lartė
    Republika Popullore e Shqipėrisė
    Gjykata e Lartė Ushtarake
    Nr.132 i Regj. Them.
    Vdekje Fashizmit
    Liri Popullit
    Nr.207 i Vendimit
    Procesverbal
    Sot mė datėn 20/V/1948, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, i formuar prej:
    Major Niko Cetės, kryetar.
    Kapiten I-rė Nexhat Hysenit, anėtar.
    Kapiten II-tė Vangjel Kocanit, anėtar.
    I asistuar nga kryesekretari aspirant Thoma Rino dhe nė prezencėn e Prokurorit Ushtarak tė UK Shqiptare Kapiten i I-rė, Nevzat Havzedarit, mori nė shqyrtim akt-gjykimin nr.220 datė 7/IV/1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, me tė cilėn, nė bazė tė Nenit 3 paragrafi 1,4,5 dhe tė Ligjit nr 372 datė 12/XII/1946 dhe tė nenit 4 tė Ligjit tė sipėrpėrmendur, mbi fajet penale kundėr popullit dhe shtetit, ėshtė vendosur ndėshkimi me 5 vjet privim lirie si dhe konfiskim tė pasurisė tė luajtshme dhe tė paluajtshme kundėr Dhimitėr Pasko, i biri i Pandit dhe Poles, vjeē 41, lindur nė Pogradec e banues nė Tiranė, me profesion shkrimtar, i martuar pa fėmijė, i pa dėnuar, me arsim shkencė ekonomike, arrestuar nė datėn 15/V/1947, pėr shkak se ka qenė anėtar i partisė fashiste “Roja e Hekurt” nė Rumani dhe ka marrė pjesė nė luftė kundėr ushtrisė sė Kuqe. Nė vitin 1942 ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuar me tradhtarėt kundėr LNĒL dhe mbas ēlirimit tė Shqipėrisė vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Pushtetit Popullor. Prokurori kėrkon tė vendoset aprovimi i vendimit tė sipėrm si me vend dhe i bazuar nė ligj, i hiqet dėnimi pėrsa i pėrket konfiskimit tė pasurisė.
    Kėshilli:
    Nga shqyrtimi i akteve rezulton se i pandehuri Dhimitėr Pasko, mė parė anėtar i partisė “Roja e Hekurt” nė Rumani, i frymėzuar me ndjenja fashiste, mė 1942, ėshtė kthyer nė Shqipėri dhe me artikuj tė ndryshėm qė ka shkruar nė gazetėn “Bashkimi Kombit” ka bėrė agjitacion dhe propagandė kundėr LNĒ, me qėllim qė tė pėrēante popullin dhe t’i bashkonte me organizatat terroriste ballin Kombėtar dhe Legalitetin.
    Mbas ēlirimit duke pėrfituar nga shpirtmirėsia e Pushtetit Popullor nuk ka ndryshuar nga politika e tij fashiste, por ka mbajtur lidhje me armiqtė e popullit Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin; fakte kėto qė provohen nė pohimet e tij.
    Duke marrė parasysh sa u tha mė lart, Gjykata e Faktit e ka arsyetuar dhe bazuar nė prova konkrete vendimin e saj dhe dėnimi i ėshtė dhėnė nė proporcion me fajin, vetėm se nuk duhet tė vendoste konfiskimin e pasurisė sė tij.
    Prandaj:
    Pėr kėto arsye Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, nė bazė tė neneve 10 dhe 17 nr. 2 tė Ligjit nr 368 datė 12/XII/1946, mbi organizimin dhe kompetencat e gjykatave ushtarake, duke pranuar dhe kėrkimin e prokurorit
    Vendosi:
    Aprovimin e vendimit nr 220 datė 7/IV/1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, qė pėrmban ndėshkimin e Dhimitėr Pandi Paskos, nga Pogradeci dhe banues nė Tiranė me 5 (pesė) vjet privim lirie dhe punė tė detyruar, pa konfiskim tė pasurisė sė tij.
    Ky vendim ėshtė i prerė.
    Tiranė, mė 20/V/1948
    (Emrat e anėtarėve tė trupit gjykues e firmat)

    Kush ėshtė?

    Dhimitėr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec dhe vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė. Ka qenė shkrimtar, pėrkthyes dhe ekonomist i zoti. Shkroi me pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kurse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”. Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist nė bankė dhe mė vonė e derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.
    Mitrush Kuteli ėshtė njėri prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e moēme, sidomos me ato tė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
    Vepra e tij ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe nuk u botua e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė, kurse nė faza tė ndryshme kohore, as u mėsua e as u fol pėr tė. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė fati i shkrimtarit, i cili nuk iu pėrshtat asnjėrit nga dy sistemet e Shqipėrisė: Monarkisė e Komunizmit. Tė dy sistemet nuk e duruan atė si njeri tė kulturės e tė fjalės sė lirė.
    Libri i Kutelit “Sulm e lotė” pėrmban “Poemin kosovar” dhe “Poemin e Shėndaumit” si dhe dy lirika: “Balta shqiptare” e “Po tė vdes nė dhé tė huaj”. E pazakonshmja ėshtė se libri nėnshkruhet me tre emra: Izedin Jashar Kutrulija, Mitrush Kuteli e Dr. Pas, qė tė tre pseudonime tė Dhimitėr Paskos. Izedini del si autor i “Poemit kosovar”, Mitrushi si autor i “Poemit tė Shėndaumit” kurse Dr. Pas si shkrues i parathėnies.
    Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet e tij: Vjeshta e Xheladin beut, Hanet e karvanet, Si u takua Ndoni me Zallorėt, Gjonomadhė e Gjatollinj, Xha Brahua i Shkumbanares, Kujtimet e kujtimeve, Natė muaji Shembiteri, Natė marsi, Qetėsi para furtune, etj.
    Mitrush Kuteli ėshtė autori i parė shqiptar qė botoi vėllime me kritikė: “Lasgush Poradeci” (1937) dhe “Shėnime letrare” (1944).
    Mitrush Kuteli, bashkė me Ernest Koliqin, ėshtė themelues i prozės moderne shqipe. Madje, ka mendime qė Kutelin e shohin bashkė me Lasgushin si autor themelor tė gjithė letėrsisė moderne shqiptare.
    Rreth dyzet vite pas vdekjes, mė 27 shtator 2002 me dekretin nr. 3478, me propozimin e Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Presidenti e nderoi pas vdekjes me dekoratėn e nderit tė Republikės sė Shqipėrisė:”Mjeshtėr i Madh i Punės”.

    “Nuk isha fashist, por njė socialist i turbullt”

    TIRANE - Nė shkurt 1948, gati njė vit pas arrestimit (15 maj 1947) Dhimitėr Pasko, nė ambientet e zyrave tė Sigurimit tė Shtetit, merret nė pyetje nga njė hetues dhe e gjithė biseda, pyetje-pėrgjigje, shkruhet nė njė procesverbal. Nė kėtė dokument janė tė pasqyruara qartėsisht tė gjitha akuzat e ngritura ndaj shkrimtarit, por edhe tė gjitha pėrgjigjet e tij autentike. Njė panoramė qė zbardh tė vėrtetėn e montimit tė akuzave, qė tė gjitha pothuaj tė pashoqėruara me prova, dhe qė thelbėsisht godisnin momentet nė biografinė e Paskos kur ai kishte menduar e vepruar duke pasur “paqartėsi politike”. Procesverbali vėrteton karakterin e guximshėm tė pandehurit, por edhe mėnyrėn krejt banale tė sjelljes sė hetuesit. Ja pėrmbajtja e tij.


    Procesverbal

    I mbajtur kundėr Dhimitri Paskos (Mitrush Kuteli) i biri i tė ndierėve Pandi e Pole, vjeē 41, i martuar me Efterpi Skėndi, pa fėmijė, profesioni shkrimtar, rrjedh nga njė shtresė e mesme qytetare, i pa proceduar, i pa dėnuar, kombėsia, babai vlleh Rumun dhe nėna shqiptare, shtetėsia shqiptare, i cili deklaron si mė poshtė.
    Shkollėn fillore e kam bėrė nė Pogradec, tė mesmen tregtare nė Selanik, universitetin nė Bukuresht nė 1934, ku kam marrė doktoratė nė shkenca ekonomike. Si mbarova shkollėn kam punuar nė Bukuresht nė njė depo verėrash, kam punuar gjithashtu nė gazetėn “Shqipėria e Re” qė dilte nė Kostancė. Mandej nė zyrėn e studimeve tė financės dhe kreditin industrial. Nė Shqipėri jam kthyer mė 1942 dhe hyra si drejtor – administrator pa tė drejtė firme nė S.A.S.T.E.B. pėr njė vit, por u largova pasi dhashė dorėheqjen nė muajin pestė. Mandej hyra nė Bankėn Kombėtare deri mė gjashtė tetor 1944, datė qė u arratisa dhe shkova nė Berat pranė Ministrisė sė Financave. Kur u ktheva nė Tiranė hyra nė Bankė deri nė gusht 1946 dhe prej kėsaj date deri sa u arrestova kam punuar pranė Institutit tė Studimeve.
    Pyetje: Ke qenė t’i anėtar i “Rojės sė Hekurt” nė Rumani?
    Pėrgjigje: Kam qenė simpatizues i kėsaj organizate pėr njė kohė tė shkurtėr, por anėtar jo.
    Pyetje: Pse e simpatizoje kėtė lėvizje fashiste?
    Pėrgjigje: E simpatizoja pėr parullat e saj socialiste, si p.sh. puna ėshtė nder dhe lipset tė jetė baza e jetės, zhvillimi i kooperativave pėr tė luftuar spekulimin e tregtarėve, puna vullnetare me krahėt e intelektualėve etj., tė cilat shoh sot se i kishin marrė nga komunizmi dhe i kishin pėrvetėsuar.
    Pyetje: Ishte socialiste kjo lėvizje sipas mendimit tėnd?
    Pėrgjigje: Atėherė besoja se po, sot kuptoj se jo.
    Pyetje: Kishte lidhje me gjermanėt kjo organizatė dhe a e dije t’i njė gjė tė tillė?
    Pėrgjigje: Nuk e dija, por mė vonė e mora vesh se kishte lidhje.
    Pyetje: Dije gjė t’i atėherė pėr Bashkimin Sovjetik dhe ēfarė mendimi kishe pėr kėtė shtet?
    Pėrgjigje: Gjė tė saktė nuk dija. Libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumė konfuze, ashtu siē i krijonte shtypi i brendshėm (rumun) qė ishte reaksionar dhe fjala bolshevik nė shtyp pėrdorej pėr tė keq.
    Pyetje: Nga kėto del se t’i ke qenė fashist i vjetėr, anėtar i “Rojės sė Hekurt”, prandaj fol drejt!
    Pėrgjigje: Nuk kam qenė fashist, por njė socialist i turbullt, pa gjetur vijėn e caktuar.
    Pyetje: Ti kishe tė gjitha mundėsitė tė kuptoje tė mirėn dhe tė keqen, kishe mbaruar shkencat ekonomike dhe pse tash paraqitesh si inoēent, prandaj fol!
    Pėrgjigje: Universiteti ishte i shumanshėm dhe nuk jepte mundėsi tė orientoheshim edhe pėr strukturėn ekonomike, pėr punėt qė zhvilloheshin (nė B.S.) nuk flitej fare, ose kur flitej e quanin kaos. Kėto ishin kurset qė bėheshin nė universitet.
    Pyetje: Domethėnė ti je rritur me tendenca reaksionare?
    Pėrgjigje: Dėshira ime ka qenė gjithmonė gjetja e njė rruge pėr drejtėsi shoqėrore, ambienti ishte konfuz, reaksionar dhe unė mbeta i disoreintuar.
    Pyetje: Ke qenė ti vullnetar nė Bashkimin Sovjetik mė 1941?
    Pėrgjigje: Jo, nuk kam qenė dhe as mendoja, por mė morėn disa muaj ushtar me forcė dhe prita rastin e parė qė tė largohem, pasi ndieja se lufta qė bėhej ishte e padrejtė, agresive. Atje kam qėndruar dy muaj e gjysmė dhe punoja si sekretar i II-tė dhe me anėn e bankės u lirova, pasi kėrkova vetė njė gjė tė tillė.
    Pyetje: Nė Shqipėri kur je kthyer dhe me cilėt autoritete je takuar?
    Pėrgjigje: Jam kthyer nė shtator tė 1942 dhe jam takuar me plot njerėz si dhe me Dhimitri Beratin, ish-president i S.A.S.T.E.B-it dhe kam biseduar me tė ēėshtje familjare. Nė dhjetor hyra nė S.A.S.T.E.B., dhe sikur e kam thėnė qėndrova pesė muaj megjithėse kontrata ishte pėr njė vit, dhashė dorėheqjen dhe pasi kapitulloi Italia kam punuar nė Bankėn Kombėtare.
    Pyetje: Puna qė ke bėrė ti ka qenė nė shėrbim tė okupatorėve?
    Pėrgjigje: Unė kam menduar si kundėr okupatorit, pėr tė mos dhėnė mjete financiare, pėr tė larguar ose ngadalėsuar ato qė jepte Qeveria, pėr tė siguruar rezervėn e arit qė tė mos emetohej monedhė e re, etj.
    Pyetje: D.m.th., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazi-fashist?
    Pėrgjigje: Po e kam sabotuar.
    Pyetje: Ēfarė shkrimesh ke shkruar nė kohėn e gjermanėve?
    Pėrgjigje: Kam shkruar artikuj ekonomik dhe letrar nė gazetėn “Bashkimi i Kombit”, kjo ishte e Qeverisė, por artikujt e mi ishin kritikė kundėr Qeverisė pėr ēėshtje financiare dhe ekonomike.
    Pyetje: Si tė linin ty qė tė shkruaje kundėr Qeverisė si pretendon, kurse e vėrteta ėshtė se ti ke qenė bashkėpunėtor i bashkimit tė kombit dhe i Qeverisė kuislinge?
    Pėrgjigje: Ata nuk kuptonin. S’kishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tash titujt nuk mė kujtohen, por ishin mbi financėn, kundėr shpenzimeve tė kota qė kalonin mundėsitė financiare tė vendit.
    Pyetje: Pas ēlirimit ē’punė ke bėrė dhe pse ike nga banka?
    Pėrgjigje: Kam punuar nė bankė dhe ika se kam qenė i sėmurė, nevrastenik dhe mandej kam punuar nja dy muaj pėr pėrgatitjen e programit tė studimit tė folklorit nė Institutin Pedagogjik.
    Pyetje: Ē’marrėdhėnie ke pasur me Kol Kuqalin?
    Pėrgjigje: Ato qė rridhnin nga detyra si anėtar administrativ nė bankė.
    Pyetje: Je takuar shpesh me tė lartpėrmendurin?
    Pėrgjigje: Nė bankė kur ishte po, mandej kam shkuar nė shtėpi kur i kanė sjellė eshtrat e djalit nga Prishtina mė 1946, ky ka ardhur ke shtėpia ime njė herė pėr ... dhe pėr urime martese. Kur erdhi mė tha se nuk jam nisur direkt tek ty, por pasi isha nė njė shtėpi kėtu afėr, u ktheva pėr urime.
    Pyetje: Tjetėr herė ke qenė nė shtėpi tė tij?
    Pėrgjigje: Po kam qenė pėr tė bėrė bibliografinė e librave tė rinj qė mė kishte ngarkuar Instituti i Studimeve mė 1947, pėr kėtė punė kam qenė edhe nė komunitetin mysliman edhe atė ortodoks, nė depot e librave etj.
    Pyetje: Takoheshe me Kolėn ndonjėherė tjetėr e ēfarė bisedonit?
    Pėrgjigje: Mund tė jem takuar rastėsisht rrugės dhe e pyesja shpesh pėr tė birin qė i kishte vdekur, pasi doja tė shkruaja diēka pėr dėshmorėt e Prishtinės. Unė kėrkoja punė dhe kisha shpresė qė do tė gjeja, por ai thoshte me ironi se ty nuk tė japin punė.
    Pyetje: Fliste ndonjėherė kundėr pushtetit ose tregohej i pakėnaqur Kola?
    Pėrgjigje: Me mua nuk bisedonte ndonjė gjė kundėr, por ai vetė dukej i ftohtė.
    Pyetje: Po Kostė Boshnjakun prej sa kohe e njeh dhe ē’biseda ke bėrė me tė?
    Pėrgjigje: Kostė Boshnjakun e njoh qysh nė Rumani mė 1931-1932 dhe shkruanim nė gazetėn “Shqipėria e Re” nė Kostancė e mandej jam takuar me tė nė Priskė, kur u arratisa nė tetor 1944 dhe mė vonė nė Tiranė.
    Pyetje: Sa herė ke qenė nė shtėpinė e tė lartpėrmendurit?
    Pėrgjigje: Kam qenė nja dy herė. Njė herė kam qenė pėr tė marrė firmėn e Bilancit tė Bankės dhe njė herė tjetėr pėr tu takuar me njė plak nga Ballkameni i Follorinės, i cili dinte shumė kėngė popullore, pėr kėtė mė kishte thėnė Kosta, por pasi plaku atė ditė ishte i sėmurė dhe banonte nė njė shtėpi me Boshnjakun, hyra te Kosta dhe qėndrova njė gjysmė ore, por nuk mė kujtohet ēfarė kemi biseduar.
    Pyetje: Tjetėr herė je takuar me tė?
    Pėrgjigje: Jam takuar pranė Librarisė... dhe kishte nė dorė revistėn “Krediti” dhe mė tha nėse e kisha kėnduar njė artikull qė thoshte diēka mbi disa anėtarė tė ish-kėshillit administrativ se ata donin, thoshte, artikulli qė me anėn e bankės tė merrnin fuqinė nė dorė. Unė i thashė nuk e kam kėnduar. Ai ma tregoi dhe tha ēuditem se Ministri i Financės na falėnderoi kur dolėm nga Kėshilli pėr punėn e zhvilluar nė Bankė dhe qeshi me ēudi.
    Pyetje: Ē’ke biseduar me tė kundėr pushtetit sepse neve e dimė se ti ke bashkėpunuar pėr tė rrėzuar pushtetin me Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin, prandaj fol drejtė?
    Pėrgjigje: Tjetėr gjė nuk kam biseduar pėrpos kėtyre qė tregova as me tė parin as me tė dytin.
    Sa u thanė mė sipėr janė tė vėrteta dhe pasi mu lexuan fjalė pėr fjalė i firmoj me vullnet tė lirė.
    I pandehuri. Dhimitėr Pasko (firma)
    Hetuesi. Beqir Ndou (firma)


    Alma Mile,Ferdinand Dervishi
    Panorama

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,942
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Mitrush Kuteli, Mjeshtri nė Ditėn Botėrore tė Librit

    Flora Nikolla
    24/04/2008


    Njė herė nė njė vend x, njė ministėr tė brendshėm e pyeten se kush kishte qenė ministėr i brendshėm nė kohėn e Shekspirit. -Nuk e di, i ishte pėrgjigjur ministri.-Por kur nuk e di ti qė je ministėr, kush mund ta dijė tjetėr, i ishte pėrgjigjur njeriu qė etapat e historisė njerėzore i kishte tė lidhura me emra tė mėdhenj tė letėrsisė. Se nė fakt, kujtimi pėr njerėzit e mėdhenj, qė shkruajnė letėrsi, vetėm duket se pushon mbi kohėn, e cila edhe pse ikėn apo duket sikur kinse fle, zgjohet e madhėrishme dhe e pandjeshme nėn emrat e mėdhenj. Emrat e tjerė janė vetėm emra, qė flenė me emrin e ujit tė vdekur. Flas kėtu pėr vlerėn qė mbjell farė nė tokat djerrė nė tė verdhė tė mardhur, por qė nxisin jetėn pėr tė mos e jetuar me vetminė vetmitare. Sepse sado mundohen tė fshehin prodhimin e tyre, ajo rritet 'e harbuar' mes kohės duke vrarė vitin kur ėshtė shkruar dhe pastaj vetiu i detyron njerėzit tė pyesin si ai njeriu, cili ka qėnė ministėr i brėndshėm nė kohėn e Shekspirit…!!! Dhe unė them se jehonat e njerėzve qė ditėn tė shkruajnė letėrsi nė Shqipėri nuk do tė mund tė dėgjohen ndonjėherė me erė vjetėrsie. Dhe nuk janė pak.
    Flas kėtu pėr Mitrush Kutelin. Njė stilist i rrallė, sa edhe psikolog i thellė, tek i cili rrėfimi rrėshqet nga gjuha e blatuar me ngjyrimet popullore. Edhe ai shkroi nė fillimet e njė shekulli tė kaluar.
    * * *
    "Duhet thėnė se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Nė pėrkthime kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohin ligjet e shqipes dhe ca mė shumė gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime ku shqipja ka dalė e therrur nė gisht…" Vallė sa kohė kanė kaluar qė kur Mitrush Kuteli, mjeshtri i rrėfimit tė shqipes ka renditur kėto fjalė? Me njė frymė, pyetjes mund t'i pėrgjigjesh se i ka thėnė dje, ose nė njė simpozium shkencor organizuar pak kohė mė parė. Koha vetėm mbas kėtij fragmenti, duket e fshirė sė nė mes tyre tė jepet e vėrteta absolute: e tashmja e ngėrthyer njėshtaz me tė tashmen… Mitrush Kuteli, ka shumė vjet qė ka ikur fizikisht.
    Atėhere ishte viti 1967. Nė fakt ai iku se tė tjerė, ia afruan me dhunė e forcė psikologjike ikjen. Shqipėria atėherė kuadratonte nė ēdo cep tė jetės ideologjinė komuniste qė tentuan t'ia jepnin edhe Mitrush Kutelit nėn titullin anemik Armik i Popullit.
    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hė pėr hė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt se ju bėn hije. Dhe kur u bėn hije do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi…", kėshtu shkruante Mitrushi nė Testamentin e tij. Por mbas fjalėve tė tij do tė guxoja tė thoja se titulli anemik ishte njė tentativė e dėshtuar, vrimė nė natėn e zezė e pushtuar e tėra nga njė ėngjėll. Pastaj menduan se duke e ēuar nė kampin e Vloēishtit nė Maliq, do t'i merrnin arsyen e dashurisė dhe tė jetės, apo do t'i humbisnin emrin. Kėrkonin ta vrisnin emrin e tij, brenda pasqyrės qė bėnte dritė. Dhe ai donte tė fliste dhe t'i kėndonte jetės, kur nė njė ditė tė ftohtė prilli pėr orė tė tėra e mbuluan me baltė tė ftohtė kėnete. Njė mik i tij i burgut, guxoi t'i flasė purgatorėve "Shpėtojeni atė njeri. Po vdes…" Ėshtė si t'i mbyllėsh sytė dhe tė betohesh se nuk do t'i hapėsh mė kurrė nga e gjitha kjo. Dhe me sytė mbyllur brenda dhimbjes t'u biesh kambanave tė alarmit deri sa fjalėt e shkruara nga ky njeri vetiu tė tingėllojnė magjishėm. Dhe kur ai vdiq, sėrish dikush kėkoi tė vendosė nė hije emrin e tij, mbi vdekjen, fjalė e rėndė e pabesueshme, fjalė qė godet. Por hija e imponuar mbi emrin e tij nuk mund tė ishte kurrsesi hije.
    Dhe kėtu
    bėj pyetje…
    A mundet tė ekzistojė nė letėrsi koncepti i vdekjes artistike? Poeti kombėtar i Rumanisė, Mihail Eminescu, flet shqip nga viti 1939 nga shqipėrimi i Mitrush Kutelit, poeti i madh i Ukrainės, Taras Shevcenko flet shqipen e kulluar tė Mitrush Kutelit, Gogol, shkrimtari i madh rus nė librin e tij "Frymė tė vdekura", mban nėnshkrimin Mitrush Kuteli...
    Po sa libra tė tjerė tė pėrkthyer nga rusishtja, rumanishtja, italishtja, frėngjishtja tė llogaritura nė rreth shtatė mijė faqe librash shtypur mė germa tė vogla, mbajnė pėrsėri njė emėr…, Mitrush Kuteli. Pėr tė vazhduar…, "Netė shqiptare ", libri me rrėfime, "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime ", libri me poema "Sulm e lotė", tregimet e "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėmime letrare" dhe pamfletet satiriko-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet e papėrsėritshme "Pylli i gėshtenjave ", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme", apo jeta e tij paskėsaj nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe "Testamenti"…
    Mė mirė tė mos flasėsh, pėr tė mos thėnė fjalė,… sa shumė fjalė qė thonė njerėzit. Pastaj ato bien vetėm si uji qė ikin. Dhe pastaj fjalėt pėrpara veprave bėhen tė shurdhėta e memece. Por kėsaj here, fjalėt duket sikur duan tė bėhen zjarr nga privilegji qė ju jep emri i Mitrush Kutelit, pogradecari qė lindi 100 vjet tė shkuara, ekonomisti i shquar, prozatori qė diti ta tingėllojė vetėm me tingull kutelian prozėn e tij.
    Sepse proza e Kutelit nuk gėlthet, shqipja nė tė vetėm rrjedh. E paskėsaj, lulja delikate qė i jep formė mendimit dhe konceptit tė veprės sė tij ėshtė pėrgjithnjė gjuha e rrallė e rrėfimit e dhėnė shkrythėt dhe pa spazma cerebrale. Ia imponuan vdekjen, apo iku pėr tė mbetur njė gur i ēmuar brenda rrėfmit artistik? Pyetja mbetet pėrgjithnjė shurdhe -memece, pėrpara veprės sė tij.

  3. #43
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,942
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Mitrush Kuteli: Njė biografi me tė dhėna tė reja

    Mitrush Kuteli - personalitet i shquar nė fushėn e letėrsisė, ekonomisė dhe nė tėrėsi, nė fushėn e mendimit shqiptar. Lindi nė Pogradec, mė 13 shtator 1907, ku kreu dhe shkollėn fillore. Studimet e mesme i kreu nė Selanik tė Greqisė, nė Shkollėn Tregtare rumune. Nė Rumani bėri dhe studimet universitare nė Akademinė e Shkencave tė Larta Ekonomike, nė Bukuresht. Studimet i ndoqi fillimisht duke punuar, mė pas falė rezultateve tė shkėlqyera fitoi njė bursė nga shteti rumun. U diplomua mė 1931 dhe mė 1934-ėn mori doktoratėn nė Shkencat bankare dhe monetare, me vlerėsimin mė tė lartė. Punoi nė Bukuresht nė fillim si nėpunės i lartė nė Ministrinė e Financave, pastaj drejtor i Bankės Nacionale tė Rumanisė dhe nė njė periudhė edhe drejtor i bankės sė Ēėrnėucit. Gjatė kėsaj kohe shkroi e botoi rreth 17 libra e broshura rumanisht dhe njė shqip pėr ekonominė, pėrktheu e botoi shqip poezi nga Mihail Eminesku. Ishte nismėtar pėr botimin e vėllimit tė parė me poezi tė poetit Lasgush Poradeci (atėherė ende student) dhe botues i vėllimit tė dytė me poezi tė kėtij poeti. Kuteli ka filluar tė botojė qysh nė periudhėn e shkollės sė mesme nė shtypin shqiptar qė dilte jashtė vendit shkrime tė fushės ekonomike dhe letrare. Drejtoi pėr disa vite Shoqatėn e Studentėve Shqiptarė tė Rumanisė dhe botoi shumė shkrime letrare nė gazetat shqip qė dilnin nė Rumani, ku hidhte dritė mbi vlerat e kulturės shqiptare dhe rikujtonte personalitetet e sė kaluarės qė kishin shkrirė jetėn pėr kombin e tyre. Mė 1938-ėn botoi veprėn e tij tė parė nė fushėn e letėrsisė: "Netė Shqipėtare". Gjatė pushtimit nazist tė Rumanisė kundėrshtoi politikėn gjermane nė fushėn bankare, derisa ata pėr ta hequr qafe, e mobilizuan dhe e dėrguan drejt frontit. Nuk arriti atje, pasi u kthye nė Shqipėri me lejė pėr probleme familjare, sepse nėna e tij ishte e sėmurė. Arriti nė vendlindje nė shtator 1942, kur nėna e tij kishte dy javė qė kishte ndėrruar jetė. Filloi tė punojė nė Bankėn e Shtetit Shqiptar, si konsulent specialist nė fushėn e monedhės. Konfliktohet me gjermanėt pasi kundėrshton monedhėn e re qė donin tė nxirrnin pėr tė financuar ushtrinė e tyre nė Shqipėri, punon pėr tė shpėtuar bankėn nga vjedhja prej pushtuesit gjerman dhe nė tetor 1944 kalon nė zonat e ēliruara.
    Nė vitet 1943-1944 botoi dhjetėra e mbase qindra shkrime nė shtypin e vendit, nė fushėn ekonomike dhe nė letėrsi, kritikė letrare, publicistikė, folklor. Botoi dhe disa vėllime me prozė artistike - rrėfime e rrėfenja, poezi, pamflete, kritikė letrare dhe folklor. Nė janar 1945 ishte Drejtor nė Drejtorinė Qendrore pranė Bankės sė Shtetit Shqiptar dhe ideoi e zbatoi disa nga operacionet mė tė rėndėsishme financiare tė pasluftės, si vulosja e monedhės, emetimi i ēeqeve monedhė pėr plotėsimin e nevojave tė para financiare etj. Dha dorėheqjen nė gusht 1946, pasi nuk pranoi kursin e kėmbimit tė caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav. Nė maj 1947 e arrestuan dhe e dėnuan si "Armik i Popullit" me 5 vite heqje lirie. Doli me "falje" nė prill 1949, pas prishjes sė marrėdhėnieve me Jugosllavinė. Pas kėsaj, Kuteli nuk punoi mė nė ekonomi dhe shkroi vepra origjinale vetėm nė kohėn qė i mbetej nga pėrkthimi, veprimtari tė cilėn e kishte zgjedhur si njė mėnyrė pėr tė siguruar jetesėn me ndershmėri, nė kushtet e njė diktature qė diktonte gjithēka.
    Kuteli mbylli sytė mė 4 maj 1967.

    Gazeta Shqiptare
    10/05/2010

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,942
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Kuteli akzuza per agjitacion nė 1947

    Fatmira Nikolli

    19 maj, viti 1947. Duhet tė ketė qenė njė ditė e gėzueshme e plot gjallėri e asaj pragvere, nė ato kohė tė brish
    ta paslufte! Prokuroria Publike e Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė lėshoi njė letėr-ndalim tė pėrhershėm. Njė intelektual pogradecar, asokohe 41 vjeē, “pandehej pėr deliktin ‘Faje Penale kundra Popullit dhe Shtetit”. Pėr kėtė arsye, Prokuroria e Tiranės urdhėronte ndalimin pėr njė kohė tė pacaktuar dhe mbylljen e tij nė burgun e armiqve tė popullit....Kėtu do tė fillonte zyrtarisht kalvari i gjatė i vuajtjeve tė shkrimtarit pogradecar, Mitrush Kuteli. Aty do t’i pritej nė mes krijimtaria letrare. Hetimi ndaj tij zgjati qė nga 19 maji i 1947-ės e deri mė 20 maj tė 1948-ės, datė kur Gjykata e Lartė Ushtarake dha vendimin e formės sė prerė. Sot, kur kanė kaluar mė shumė se 63 vjet nga arrestimi i tij, “Milosao” zbardh tė plotė dosjen gjyqėsore tė Mitrush Kutelit. Kjo botohet falė ndihmės sė studiuesit Behar Gjoka, i cili ka mundur ta sigurojė atė nga Arkivi i Ministrisė sė Brendshme. Nė kėtė dosje qė botohet pėr herė tė parė, shihen qartė akuzat e bėra nga shteti komunist pėrgjatė hetimit 1-vjeēar ndaj shkrimtarit. Duhet thėnė se njė pjesė e dokumenteve qė janė pjesė e dosjes gjyqėsore ėshtė e pamundur tė lexohen, megjithatė, pjesa mė e madhe e saj ėshtė e qartė dhe tė vė pėrpara dėshmi tė njė gjyqi komunist. Dhimitėr Pasko u akuzua nga prokurorėt e Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė, se ka qenė anėtar i organizatės “Roja e Hekurt” nė Rumani dhe se nė vitin 1941 ka qenė ushtar nė Bashkimin Sovjetik. Mė tej sipas hetuesve, mė 1942-in ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuar me fashistė, nazistė e ballistė, kundra Pushtetit Popullor...Pyetjet ndaj tij janė tepėr provokuese, e herė-herė edhe imponuese, megjithatė, Kuteli ka ditur t’iu bėjė ballė herė duke iu shmangur e herė duke bėrė “tė paditurin” e “tė pafajshmin”. Mė poshtė po paraqesim pjesė tė dosjes, qė nga pyetėsori, akuzat, pretencėn dhe vendimin mbi dėnimin, ashtu sikundėr dhe disa fjalė nga e bija, Atalanta Pasko dhe studiuesi Behar Gjoka.

    ---------------------------------------------------------------------------------
    Vdekje fashizmit - Liri Popullit!
    Punue nė Sek. Sig. Shtetit Qyt.Tiranė, mė datėn 28/ II/ 1948, n’orėn 1.30 para dite.
    Procesverbal
    I mbajtur kundra Dhimitėr Paskos (Mitrush Kuteli) i biri i tė ndierve Pandi e Poles, vjeē 41, i martuem Efterpi Skėndi, pa fėmijė, profesioni shkrimtar, rrjedh nga nji shtresė e mesme qytetare, i paproceduem, i padėnuem, kombėsija babanė vlleh Rumun dhe nėnėn shqiptare, shtetėsia shqiptare, i cili deklaron sa mė poshtė.
    Shkollėn fillore e kam bėrė nė Pogradec, tė mesmen tregtare nė Selanik, universitetin nė Bukuresht nė 1934, ku kam marrė doktor nė shkenca ekonomike. Si mbarova shkollėn, kam punuar nė Bukuresht nė njė depo venash, kam punuar gjith’ashtu nė gazetėn ‘Shqipėrija e Re’ qė dilte nė Kostancė. Mandej nė zyrėn e studimeve tė Financės dhe nė kreditin industrial. Nė Shqipėni jam kthyer mė 1942 dhe hyra si drejtor administrator, tė drejtė firme nė S.A.S.T.E.B. pėr njė vit, por u largova mbasi dhashė dorėheqjen tė pestin muaj. Mandej hyra nė Bangėn Kombėtare deri mė gjashtė tetor 1944, datė qė u arratisa dhe shkova nė Berat pranė Ministrisė sė Financavet. Kur u kėtheva nė Tiranė hyra nė Bankė deri nė Gusht 1946 dhe prej asaj date deri sa u arrestova kam punuar pėr Institutin e studimeve.
    Pyetje: Ke qenė ti antar i “Rojes sė hekurt” nė Rumani?
    Pėrgjigje: Kam qenė simpathizues i kėsaj organizate, pėr nji kohė tė shkurtėr, por antar jo.
    Pyetje: Pse e simpathizonje kėtė lėvizje fashiste?
    Pėrgjigje: E simpathizonja pėr parullat e saja Socialiste, si p.sh. puna ėshtė nder dhe lipset tė jetė baza e jetės, zhvillimi i Kooperativave, puna vullnetare me krah e intelektualėve etj., tė cilat shof sot se i kishin marrė nga komunizmi dhe i kishin pėrfetėsuar.
    Pyetje: Ishte socialiste kjo lėvizje sipas mendimit tėnd?
    Pėrgjigje: At’herė besonja se po, sot kuptoj se jo.
    Pyetje: Kishte lidhje me Gjermanėt kjo organizatė dhe e dinje ti nji gjė tė tillė?
    Pėrgjigje: Nuk e dinja, por mė vonė e mora vesh se kishte lidhje.
    Pyetje: Dinje gjė ti at’here pėr Bashkimin S. dhe ē’farė mendimi kishe pėr kėtė shtet?
    Pėrgjigje: Gjė tė sigurt nuk dinja, libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumė konfuze, ashtu siē i krijonte shtypi mbrendėshėm (rumun) qė ishte reaksionar dhe fjala bolshevik nė shtyp pėrdoresh pėr keq.
    Pyetje: Nga kėto del qė ti ke qėnė fashist i vjetėr, antar i “Rojes sė hekurt”, prandaj fol drejt?
    Pėrgjigje: Nuk kam qėnė fashist, por nji socialist i trubulltė, pa gjetė vijėn e caktume.
    Pyetje: Ti kishe tė gjtiha mundėsitė me kuptue tė mirėn dhe tė keqen, kishe mbaruar shkencat ekonomike dhe pse tash paraqitesh si inoēent, prandaj fol?
    Pėrgjigje: Universiteti ishte shumė anshėm dhe nuk jipte mundėsi tė orjentohemi dhe pėr strukturėn ekonomike, pėr punė qė zhvilloheshin (nė B.S.) nuk flitesh fare, ose kur flitesh e quanin kaos. Kėto ishin kurset qė bėheshin n’universitet.
    Pyetje: Domethėnė ti je rrit me tendenca reaksionare?
    Pėrgjigje: Dėshira e jeme ka qenė gjithmonė gjetja e nji rruge pėr drejtėsi shoqėnore. Ambjenti ishte konfuz, reaksionar, unė mbeta i dizorjentuar.
    Pyetje: Ke qėnė ti vullnetar nė Bashkimin Sovjetik mė 1941?
    Pėrgjigje: Jo nuk kam qėnė dhe as qė mendonja, por mė muarėn disa muaj ushtar me forcė dhe prita rastin e parė qė tė largohem, mbasi ndjenja se lufta qė bėhej ishte e pa drejtė, agresive. Atje kam qėndruar dy muaj e gjysėm dhe punonja si sekretar i II-tė dhe me anėn e Bankės u lirova, mbasi kėrkova vetė nji gjė tė tillė.
    Pyetje: Nė Shqipėri kur je kthyer dhe me cilėt autoritete je takuar?
    Pėrgjigje: Jam kėthyer nė shtator tė 1942 dhe jam takuar me plot njerėz si dhe me Dhimitri Beratin, ish-president i S.A.S.T.E.B.-it dhe kam biseduar me tė ēėshtje familjare. Nė dhjetor hyra nė S.A.S.T.E.B dhe sikur e kam thėnė, qėndrova pesė muaj megjithė se kontratoja ishte pėr njė vit dhashė dorėheqjen dhe mbasi kapitulloi Italia kam punuar nė Bankėn Kombėtare.
    Pyetje: Puna qė ke bėrė ti ka qenė nėshėrbim t’okupatorėve?
    Pėrgjigja: Unė kam menduar si kundra okupatorit, pėr me mos u dhėnė mjete financiare, pėr tė larguar ose ngadalėsuar ato qė epte qeverija, pėr tė sigurue reservėn e pėr tė mos emetuar monedhė tė re.
    Pyetje: D.m.th, e paske paralizue aparatin e shtetit nazi-fashist?
    Pėrgjigje: Po e kam sobotuar.
    Pyetje: Ēfarė shkrimesh ke shkruar nė kohėn e gjermanve?
    Pėrgjigjja: Kam shkruar artikuj ekonomik dhe letra, nė gazetėn “Bashkimi i Kombit”, kjo ishte e qeverisė, por artikujt e mij ishin kritikė kundra qeverisė pėr ēėshtje financiare dhe ekonomike.
    Pyetje: Si tė linin ty tė shkruaje kundra qeverisė si spektator, kurse e vėrteta ėshtė se ti ke qėnė bashkėpunėtor i “Bashkimit tė Kombit” dhe qeverisė kuislinge?
    Pėrgjigje: Ata nuk kuptonin. S’kishte kontroll, ishin budallej, kishte anarshi. Tash titujt nuk me kujtohen, por ishin mbi financėn, kundra shpenzimeve tė kota qė kalonin nė mundėsinė e shpenzimeve tė kota qė kalonin nė mundėsitė financiare tė vėndit.
    Pyetje: Mbas ēlirimit, ē’punė ke bėrė dhe pse ike nga banga ?
    Pėrgjigje: Kam punuar nė bangė dhe ika se kam qėnė i sėmurė, nervostenik dhe mandej kam punuar nja dy muaj pėr pregatitjen e programit tė studimit tė folklorit n’Institutin Pedagogjik.
    Pyetje: Ē’marrėdhėnie ke me pas me Kol Kuqalin?
    Pėrgjigje: Ato qė rrithnin nga detyra si antar administrativ nė bangė.
    Pyetje: Je takuar shpesh me tė lart–pėrmėndurin?
    Pėrgjigje: Nė bankė kur ishte po, mandej kam shkuar nė shtėpi kur i kanė sjellė eshtnat e djalit nga Prishtina mė 1946, ky ka ardhur ke shtėpija eme njė herė pėr shėnime dhe pėr urime martese. Kur erdhi me tha se nuk jam nisė direkt pėr ke ty, por mbasi isha nė nji shtėpi kėtu afėr u ktheva pėr urime.
    Pyetje: Tjetėr herė ke qenė nė shtėpi tė tij?
    Pėrgjigje: Po kam qėnė pėr tė bėrė bibliografinė e librave tė reja qė mė kishte ngarkuar Instituti i Studimeve mė 1947, pėr kėtė punė kam qėnė edhe nė komunitetin mysliman dhe atė orthohkos nė depot e librave etj.
    Pyetje: Takoheshe me Kolėn ndonjiherė tjetėr e ē’farė bisedonit?
    Pėrgjigje: Mund tė jem takuar rastėsisht rrugės dhe pyesnje shpesh pėr tė birin qė i kishte vdek, mbasi donja tė shkruanja diēka pėr dėshmorėt e Prishtinės. Unė kėrkonja punė dhe kishte shpresė qė do tė gjan por ai thoshte me ironi se ty nuk tė jap punė.
    Pyetje: Flite ndonji herė kundra pushtetit ose tregohesh i pakėnaqur Kola?
    Pėrgjigje: Me mua nuk bisedonte ndonji kundra, por ai vetė dukesh i ftohtė.
    Pyetje: Po Kost Boshnjakun prej sa kohe e njef dhe ē’biseda ke pas me ‘tė?
    Pėrgjigje: Kost Boshnjakun e njof qysh nė Rumani me 1931-32 dhe shkruanim nė gazetėn “Shqipėrija e Re” nė Kostancė e mandej jam takuar me ‘tė Prisk, kur u arratisa Tetor 1944 dhe mė von nė Tiranė.
    Pyetje: Sa herė ke qėnė ke shtėpija e tė nalt-pėrmendurit?
    Pėrgjigje: Kam qėnė nja dy herė. Nji her kam qėnė pėr tė marrė firmėn e Milancit bankės dhe nji herė tjetėr pėr tė takue me nji plak nga Ballkameni i Fėllėrinės, i cili dinte shumė kėngė popullore, pėr kėtė mė kishte thėnė Kosta, por mensi plaku at ditė ishte i sėmurė dhe banonte nė njė shtėpi me Boshnjakun hyna ke Kosta dhe qėndrova nja gjysėm ore, por nuk mė kujtohet ēfarė kemi biseduar.
    Pyetje: Tjetėr herė je takuar me tė ?
    Pėrgjigje: Jam takuar pranė Librarisė dhe kishte nė dorė Revistėn Krediti dhe tha nė, se e kisha kėndue njė artikull qė thoshte diēka mbi disa antarė t’ish kėshillit administrativ se ata donin thoshte artikulli qė me anėn e bankės tė mirnin ... nė dorė. Unė i thashė nuk e kam kėnduar. Ai ma tregoi dhe tha ēuditem se Ministri Financės na falnderoi kur duallmė nga Kėshilli pėr punėn e zhvilluar nė bankė dhe qeshi me ēudi.
    Pyetje: Ē’ke biseduar me ‘tė kundra pushtetit, sepse neve e dimė se ti ke bashkėpunuar pėr tė rrėzuar pushtetin me Kost Boshnjakun e Kol Kuqalin, prandaj fol drejt?
    Pėrgjigje: Tjetėr gjė nuk kam biseduar pėrpos kėtyre qė tregova, as me tė parin, as me tė dytin.
    Sa u tha mė sipėr, janė tė vėrteta dhe mbasi u lexua fjalė pėr fjalė, i firmoj me vullnet tė lirė.
    Hetuesi
    Kapiten’i I-ė
    “Beqir Ndou”

    I pandehuri
    “Dhimitėr Pasko”

    Pėrfunduar nė orėn 1 paradite tė datės 1.III. 1948


    Mė poshtė po japim aktakuzėn me tė cilėn filloi gjykimi ndaj Mitrush Kutelit nė vitin 1946. Nė kėtė akt-akuzė, prokurori ushtarak Petrit Hakani, duke dhėnė ato qė ai i quan krime, thotė se ato ēka Dhimitėr Pasko ka bėrė, janė faje penale kundra popullit e pėr kėtė faj ai duhet tė dėnohet ...


    Republika Popullore Shqipėrisė
    Prokurorija Ushtarake Garnizonit
    NR.89 Rregj. Them.

    V.F L.P
    Tirane, me 2 prill 1948

    AKT-AKUZE
    Gjykatės Ushtarake tė Garnizonit

    KETU
    Sikurse do tė konstatohet dhe ngaqė proces-verbali pėrkatės qė bashkangjitur ju sillet, i pandehuri DHIMITER PASKO (Mitrush Kuteli) i bir’i i Pandit dhe i Poles – vdekun, vjeē 41, me profesjon shkrimtar, i rreshtuare akuzohet se:
    Ka qėnė antari i organizatės fashiste ‘ROJA E HEKURT’ nė Rumani, dhe mė 1941 ka marrė pjesė vullnetarisht nė luftėn kundra Ushtrisė Kuqe. Nė vitin 1942 ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuarė me fashistat si Dhimitėr Beratin e tjerė, pėrkundra lėvizjes N.C. Nė kohė t’okupacionit nazist, me artikujt nė fletoren “Bashkimi i Kombit” ka shfryrė urrejtje kundra luftės N.C.
    Me ēlirimin e Shqipėrisė, duke mos u shkėputur fare nga e kaluemja nė shoqėni me Kost Boshnjakun e Kol Kuqalin, bashkėvepron kundra Pushtetit Popullor, aktivitet qė e kryen me anė tė propagandės e axhitacionit mer elementa anti–Pushtet.
    Meqė vepra e tij formon faj dhe parashikohet prej nen._______-te ligjit nr.372 datė 12/XII/1946, mbi fajet penale kundra popullit e Shtetit, ėshtė parė e nevojshme tė gjykohet.

    Prandaj
    Kėrkoj tė gjykohet dhe mbasi t’i provohet faji pėr tė cilin akuzohet, nė pėrfundim tė vendoset dėnimi i tij nė bazė tė Nen. ______tė ligjit tė sipėrm.

    Prokurori Ushtarak
    Kapiten II-tė
    (PETRIT HAKANI)


    Mė poshtė ėshtė pretenca pėrmes sė cilės prokurori ushtarak Petrit Hakani, duke treguar se ėshtė provuar fajėsija e Kutelit pėrmes hetimeve kėrkon dėnim me 5 vite burg dhe konfiskim tė tė gjitha pasurive...
    Pretence
    Sh.Gjyqtare! I pandehuni DHIMITER PASHKO, si antari i organizatės fashiste Rumune “ROJA E HEKURTE” ka veprue aktivisht ne ndihme okupacionit Nazist dhe vendosmenija e tij per agresion e ēon dhe vullnetar n’Ushtrinė mercenare Rumune kundra Ushtris sė Kuqe ku luftoj gati njė vit. Nė Shtator tė vitit 1942, kthehet nė Shqipni ku me njė herė emėrohet nėnpunės n’aparatin e shtetit fashist. Nė kohėn e okupacionit Nazist, ka shkrue njė seri artikujsh nė gazetėn “Bashkimi i kombit” me anė tė cilėve luftonte lėvizjen N.C dhe mundohej tė mbillte pėrēarmje nė elementat intelektuale.
    Me cclirimin e Shqipnisė nė shoqeni tė ngushtė me Kol Kuqalin, Kost Boshnjakun ccfryn urrejtjen e tij kundra Pushtetit Popullor dhe kudo qė ndodhet nė rrethe elementash tė njoftun ēfaq mendimet e tija kundra reformave ekonomike dhe ligjeve tė Pushtetit Popullor. Lufta e tretė botnore qė popullarizon i pandehuni ėshtė ... kryesore pėr tė rrėzuare Pushtetin Popullor.
    Fajsija e tė pandehurit u provue nga deponimet e pjesėshme tė tij dhe nga proces-verbali, e parashikueme prej Nen 8. tė Ligjes Nr.372 datė 12\XII\1946 mbi fajet penale kundra popullit e Shtetit, nė bazė tė Nėn. e ligjit tė sipėrm: kėrkoj qė tė vendoset dėnimi i tij me 5 vjet privim lirije dhe me konfiskim tė pasurive tė luejtshme e tė paluejtshme ....
    Tiranė, me 5 prill 1946

    Prokurori Ushtarak
    Kapiteni II-tė
    (Petrit Hakani)


    AKUZE
    DHIMITER PASKO (Mitrush Kuteli). Ka qenė antar i organizatės “Roja e Hekurt” nė Rumani. Nė 1941 ka qėnė ushtar nė Bashkimin Sovjetik si vullnetar. Mė 1942 ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuar me fashistat si Dhimitėr Berati etj. Me ardhjen e gjermanėve ka punuar nė bankė edhe ka shkruar nė gazetėn “Bashkimi i Kombit”. Mbas ēlirimit ėshtė pėrsėri nė punė, por e ka braktisė tu ikė nga banga. Ka pasur lidhje me Kol Kuqalin dhe Kost Boshnjakun, me tė cilėt ka bashkėpunuar kundra Pushtetit Popullor. Takimet me tė nalte-pėrmendurit i paraqet sikur gjoja ka shkuar me ta pėr folklore e bibliografi. Me kėtė don me fshehė aktivitetin e tij kundra Pushtetit.

    Vendimi i Gjykatės sė Lartė Ushtarake

    “Tė bėjė burg, por jo t’i konfiskohen pasuritė”

    Njė tjetėr procesverbal ėshtė ai qė mban datėn 20 maj 1948, dhe ėshtė mbajtur nga Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, i formuar prej majorit Niko Ēeta kryetar; Kapiteni i I-rė Nexhat Hyseni, Kapiteni i II-tė Vangjell Koēanit, tė dy kėta anėtarė tė kėtij kėshilli. Pasi jep edhe njėherė informacionet se kush ėshtė Dhimitėr Pasko, e se sa “faje ka bėrė kundra popullit” thotė se ėshtė vendosur ndėshkimi me 5 vjet heqje lirie si edhe konfiskimi i pasurive te luajtshme e tė paluajtshme. Mė poshtė, sipas kėtij kėshilli rezultonte se Kuteli paskėsh bėrė “axhitacion e propagandė kundėr Luftės Nacional Ēlirimtare me qėllim qė tė pėrēante popullin dhe t’i bashkonte me organizatat terroriste balli Kombėtar e legaliteti”. Mė tej, nė kėtė procesverabl shkruhet: “tue e marrė parasysh sa u tha mė nalt Gjykata e Faktit e ka arsyetuar dhe bazuar nė prova konkrete vendimin e saj, dhe dėnimi i ėshtė dhėnė nė proporcion me fajin, vetėm se nuk duhesh tė vendoste konfiskimin e pasurisė”. “Prandaj”, - thuhet nė kėtė procesverbal, “Pėr kėto arsye, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, nė bazė tė Neneve 10 dhe 17 Nr. 2 tė Ligjit Nr. 300 datė 5/XII/1946, mbi organizimin dhe kompetencat e Gjykatave Ushtarake, duke pranuar dhe kėrkimin e prokurorit, vendosi Aprovimin e vendimit Nr. 220 datė 7/IV/1948, tė Gjykatės sė Lartė Ushtarake tė Tiranės, qė pėrmban ndėshkimin e DHIMITĖR PANDI PASHKOS, nga Poradeci, banues nė Tiranė, me 5 (PESĖ) vjet privim lirie dhe punė tė detyruar, pa konfiskimin e pasurisė sė tij. Ky ėshtė vendim i premė. Tiranė mė 20/V/1948”, pėrfundon vendimi.

    Gazeta Shqiptare
    08/29/2010

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 2 postime
    Mitrush Kuteli nė pėrvjetorin e vdekjes

    Sa qe gjallė, me frymė e forcė tė jashtėzakonshme shpirtėrore, nuk preku dhe ndjeu as vlerėsimin mė tė vogėl si shkrimtar, prozator dhe poet, kritik dhe pėrkthyes, si botues dhe intelektual.

    Mbase prania e kėtyre shenjave dhe shenjėzimeve identifikuese, u bėnė shkasi kryesor pėr ta goditur me tė gjitha format; goditje fizike duke e burgosur, goditje shpirtėrore duke ia vrarė ėndrrat pėr njė Shqipėri demokratike, goditje letrare duke ia heshtur veprėn letrare, botuar para lirimit tė vendit nga pushtuesit, e sidomos ndėrprerjen e ėndrrės letrare duke e detyruar, nė mėnyrė pseudodemokratike apo diktatoriale, qė tė pėrkthente me normė dhe jashtė dėshirės dhe shijes letrare tė shkrimtarit.

    Nė fillim tė viteve ’80 duket edhe ndonjė konsideratė, e pėrgjithshme dhe krejt e pėrciptė rreth veprės letrare kuteliane, e tipit “mjeshtėr i rrėfimit”, njė frazė ekuivoke, sepse nė krijimtarinė e Kutelit, rrėfimi ėshtė edhe lloji letrar, njėri nga mė tė dashurit e shkrimtarit, por ėshtė edhe mjeti i poetikės sė prozės. Ngatėrrimi emėrtues nuk ka gjasa tė jetė i rastėsishėm, pėrkundrazi ėshtė njė qėndrim prej xhirafe, fshehje e kokės nė rėrė me shpresė se ka shpėtuar edhe trupi, nga ana e akademikėve.

    Nė fillim tė viteve ’90, nėn pėrgjegjėsinė e N. Jorgaqit, botohet e plotė, sė paku sipas shėnimeve tė bėra, vepra letrare e M. Kutelit, me pesė vėllime, ku ėshtė pėrfshirė poezia, proza, kritika letrare, etj.

    Megjithėqė, edhe nė kėtė sipėrmarrje, sipas studimeve tė mėvonshme letrare, lihen jashtė botimit disa tekste origjinale tė shkrimtarit, dhe tanimė thellohen ndryshimet gjuhėsore, tė cilat e kanė zbehur ndjeshėm praninė shkrimore tė autorit.

    Pas viteve ’90, qė pėrkon me shembjen e diktaturės komuniste dhe fillesat e demokracisė shqiptare, figura e Kutelit i kthehet vlerave letrare tė shqipes, zė e zbulohet si vlerė letrare e mėvetėsishme, madje nė jo pak raste hienat e studimeve tė dikurshme tentojnė tė fshihen prapa artit tė Kutelit pėr tė mbetur qendėr e verifikimit letrar, kur me shqyrtimet e kryera vėrtetojnė se u ka mbetur ora nė studimet sociologjike dhe ideologjike.

    Mospėrfilljen e veprės letrare, pėrkthimore, kritike dhe botuese, pėrsa kishte frymė, botimi i cunguar letrar dhe gjuhėsor i krijimtarisė letrare autoriale, si dhe leximi i pamundshėm sociologjik dhe ideologjik prej studiuesve dhe estetėve tė estetikės sė brendisė, qė kanė shpėrfillur formėn, janė njė pjesė e vogėl e humbjes sė madhe, humbjes sė disa teksteve letrare.

    Megjithėkėtė, falė mjeshtėrisė rrėfimore dhe tregimtarisė sė shkrimtarit, prania e Kutelit ėshtė mė e fuqishme dhe mė funksionale sesa paprania. Prania e Kutelit, si pėrvojė shkrimi letrar dhe krejt origjinale nė tekstet nė prozė dhe patjetėr edhe nė shkrimet e tjera letrare, nė poezi dhe kritikė letrare.

    Kjo prani ėshtė e prekshme me ndikimin e vetė mbi shenjat e literaritetit tė letėrsisė moderne shqipe.

    Pra, humbjet e shumta nė tekstet e prozės sė shkruar prej Kutelit, por edhe tė pagjetura, pra tė panjohura dhe tė pavlerėsuara, qė ngėrthen nė vetvete njė sasi tė pėrfillshme vlerash letrare, nuk zbehin pėrfundimisht tipologjinė shkrimore kuteliane, e cila shpėrndrit plotėsinė e magjisė letrare nė sendėrtimin e rrėfimit dhe rrėfenjės, proza kėto qė e kanė origjinėn tek arti gojor, me realizimin cilėsor tė tregimit dhe novelės, me tonalitetin dhe ngjyresat mbresėlėnėse tė pagjasshme nė letrat shqipe, me shkrimin e romanit me nivel tė ngritur literariteti.

    ZĖRI
    07-05-2011
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,942
    Faleminderit
    23
    271 falenderime nė 201 postime
    Si pėrfundoi Kuteli nė burgun e ‘armiqve tė popullit’

    Ka qenė maji i vitit ’47 kur Mitrush Kuteli pėrfundoi nė qelitė e burgut tė Tiranės.Dosja ku ėshtė dokumentuar kryqėzimi i shkrimtarit tė njohur pėr “faje penale kundėr popullit dhe shtetit” mban numrin 297. Nė tė, pėrveē tė dhėnave biografike, dallon pjesa urdhėrore e prokurorit Publik, sipas sė cilės “Dhimitėr Pasko tė ndalohet pėr njė kohė tė pacaktuar dhe tė mbyllet nė burgun e armiqve tė popullit”. (Ēuditėrisht, togfjalėshi “Armiqtė e popullit” ėshtė shkruar me gėrma tė mėdha). Nė pjesėn tjetėr tė dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit qė gazeta sjell nė numrin e sotėm, zbulohet absurdi i akuzave dhe mėnyra se si u penalizua nga regjimi komunist Mitrush Kuteli, njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė shekullit tė kaluar dhe themeluesi i prozės moderne shqipe. Nė pretencėn e prokurorit qė i ka paraprirė procedurave represive, paradoksi dallohet qė nė rreshtat e parė. “Faji u vėrtetua nga deponimet e pjesshme tė Dhimitrit”, shkruan kreu i akuzės duke iu referuar atyre qė shkrimtari kishte pohuar para zyrtarėve tė Sigurimit. Sipas njė dokumenti tė shkurtit ‘48, Kuteli ėshtė shtrėnguar tė pranojė akuzat e pavėrteta pėr veprimtarinė e kaluar politike, pėr disa shkrime tė dyshimta dhe pėr miqėsinė me tre personalitete tė shpallur elementė antiparti. Nė dialogun me Beqir Ndoun, oficerin e Policisė Sekrete qė nė fund tė atij viti u emėrua drejtor i Sigurimit tė Shtetit, bie nė sy qėndrimi i guximshėm i Mitrush Kutelit me pėrgjigje tė sinqerta rreth tė kaluarės, ku ai kishte menduar e vepruar me “paqartėsi politike”. Po cila ėshtė pėrmbajtja e procesverbalit…?
    DOKUMENTI
    Pyetėsia e zhvilluar nga kapiteni i parė Beqir Ndou, mė 1 mars 1948
    BEQIR NDOU: Ke qenė ti anėtar i “Rojės sė hekurt” nė Rumani?
    DHIMITĖR PASKO: Kam qenė simpatizues i saj pėr njė kohė tė shkurtėr, por anėtar jo.
    BEQIR NDOU :P se e simpatizoje kėtė lėvizje?
    DHIMITĖR PASKO: Pėr parullat e saj socialiste, si p.sh. “puna ėshtė nder”, “zhvillimi i kooperativave pėr tė luftuar spekulimin e tregtarėve,” “puna vullnetare me krah e intelektualėve “etj., tė cilat shoh sot se i kishin marrė nga komunizmi…
    BEQIR NDOU: Ishte socialiste kjo lėvizje?
    DHIMIĖR PASKO: Atėherė besoja se po, sot kuptoj se jo.
    BEQIR NDOU: Kishte lidhje me gjermanėt kjo organizatė dhe a e dije ti njė gjė tė tillė?
    DHIMITĖR PASKO: Nuk e dija, por mė vonė e mora vesh.
    BEQIR NDOU: Dije gjė ti atėherė pėr Bashkimin Sovjetik?
    DHIMITĖR PASKO: Gjė tė sigurt nuk dija, libra nga Bashkimi Sovjetik nuk vinin dhe mendimet e mia ishin shumė konfuze, ashtu siē i krijonte shtypi rumun qė ishte reaksionar dhe fjala bolshevik nė shtyp pėrdorej pėr keq.
    BEQIR NDOU: Nga kėto del qė ti ke qenė fashist i vjetėr.
    DHIMITĖR PASKO: Nuk kam qenė fashist, por njė socialist i turbullt, pa gjet vijėn e caktuar.
    BEQIR NDOU: Ti i kishe tė gjitha mundėsitė pėr tė kuptuar tė mirėn dhe tė keqen, kishe mbaruar Shkencat Ekonomike dhe pse tani paraqitesh si i pafajshėm, prandaj fol!
    DHIMITĖR PASKO: Universiteti ishte i shumėanshėm dhe nuk jepte mundėsi tė orientoheshim dhe pėr strukturėn ekonomike, pėr punė qė zhvilloheshin (nė BS) nuk flitej fare ose kur flitej e quanin kaos. Kėto ishin kurset qė bėheshin nė Universitet.
    BEQIR NDOU :D omethėnė ti je rritur me tendenca reaksionare?
    DHIMITĖR PASKO: Dėshira e ime ka qenė gjithmonė gjetja e njė rruge pėr drejtėsi shoqėrore. Ambienti ishte konfuz, reaksionar, unė mbeta i dezorientuar.
    BEQIR NDOU: Ke qenė ti vullnetar nė Bashkimin Sovjetik mė 1941-n?
    DHIMITĖR PASKO: Jo nuk kam qenė dhe as qė mendoja, por mė morėn disa muaj ushtar me forcė dhe prita rastin e parė qė tė largohesha. Atje kam qėndruar dy muaj dhe punoja si sekretar i II-tė, me anė tė bankės u lirova, pasi kėrkova vetė njė gjė tė tillė.
    BEQIR NDOU: Nė Shqipėri kur je kthyer dhe me cilėt je takuar?
    DHIMITĖR PASKO: Jam kthyer nė shtator tė 1942 dhe jam takuar me plot njerėz, si dhe me Dhimitėr Beratin, ish-president i SASTEB-it, kam biseduar me tė ēėshtje familjare. Nė dhjetor, hyra nė SASTEB dhe qėndrova pesė muaj, megjithėse kontrata ishte pėr njė vit, dhashė dorėheqjen dhe pasi kapitulloi Italia, kam punuar nė Bankėn Kombėtare.
    BEQIR NDOU: Puna qė ke bėrė ti, ka qenė nė shėrbim tė okupatorėve?
    DHIMITĖR PASKO: Unė kam menduar si kundėr okupatorit, pėr tė mos u dhėnė mjete financiare, pėr tė larguar ose ngadalėsuar ato qė jepte qeveria, pėr tė siguruar rezervėn e pėr tė mos emetuar monedhė tė re.
    BEQIR NDOU: D.m.th., ti e paske paralizuar aparatin e shtetit nazist-fashist?
    DHIMITĖR PASKO: Po, e kam sabotuar.
    BEQIR NDOU: Ēfarė shkrimesh ke shkruar nė kohėn e gjermanėve?
    DHIMITĖR PASKO: Kam shkruar artikuj ekonomikė dhe letrarė nė gazetėn “Bashkimi i Kombit”. Kjo ishte e qeverisė, por artikujt e mi ishin kritikė kundėr qeverisė pėr ēėshtje financiare dhe ekonomike.
    BEQIR NDOU: Si tė linin ty tė shkruaje kundėr qeverisė? Ndėrkohė qė e vėrteta ėshtė se ti ke qenė bashkėpunėtor i “Bashkimit tė Kombit” dhe qeverisė kuislinge.
    DHIMITĖR PASKO: Ata nuk kuptonin. S’kishte kontroll, ishin budallenj, kishte anarki. Tani titujt nuk me kujtohen, por ishin mbi financėn, kundėr shpenzimeve tė kota…
    BEQIR NDOU: Pas ēlirimit, ē’punė ke bėrė dhe pse ike nga banka?
    DHIMITĖR PASKO: Kam punuar nė Bankė dhe ika se kam qenė i sėmurė, nevrastenik dhe mė pas kam punuar nja dy muaj pėr pėrgatitjen e programit tė folklorit nė Institutin Pedagogjik.
    BEQIR NDOU: Ē’marrėdhėnie ke pas me Kolė Kuqalin?
    DHIMITĖR PASKO: Ato qė rridhnin nga detyra si sekretar administrativ, nė bankė.
    BEQIR NDOU: Je takuar shpesh me tė lartpėrmendurin?
    DHIMITĖR PASKO: Nė bankė kur ishte po, me pas kam shkuar nė shtėpi, kur kanė sjellė eshtrat e djalit nga Prishtina mė 1946, ky ka ardhur te shtėpia ime njė herė pėr shėnime dhe pėr urime martese. Kur erdhi me tha se nuk jam nisur direkt pėr te ty, por pasi isha nė njė shtėpi, kėtu afėr u ktheva pėr urime.
    BEQIR NDOU: Tjetėr herė ke qenė nė shtėpinė e tij?
    DHIMITĖR PASKO: Po kam qenė pėr tė bėrė bibliografinė e librave tė rinj qė mė kishte ngarkuar Instituti i Studimeve mė 1947-n, pėr kėtė punė kam qenė edhe nė Komunitetin Mysliman dhe nė atė Ortodoks, nė depot e librave etj.
    BEQIR NDOU: Takoheshe me Kolėn ndonjėherė tjetėr, e ēfarė bisedonit?
    DHIMITĖR PASKO: Mund tė jem takuar rastėsisht rrugės dhe e pyesja shpesh pėr tė birin qė i kishte vdekur, pasi doja tė shkruaja diēka pėr dėshmorėt e Prishtinės. Unė kėrkoja punė dhe kisha shpresė se do tė gjeja, por ai thoshte me ironi se ty nuk tė jap punė.
    BEQIR NDOU: Fliste ndonjėherė kundėr pushtetit Kola?
    DHIMITĖR PASKO: Me mua nuk bisedonte ndonjė gjė kundėr, por ai vetė dukej i ftohtė.
    BEQIR NDOU: Po Kostė Boshnjakun, prej sa kohe e njeh dhe ē’ biseda ke pasur me tė?
    DHIMITĖR PASKO: Kostė Boshnjakun e njoh qė nė Rumani, 1931–1932, shkruanim nė gazetėn “Shqipėria e Re” nė Kostancė, mė pas jam takuar me tė nė Priskė, kur u arratisa nė tetor tė 1944-s dhe mė vonė e kam takuar nė Tiranė.
    BEQIR NDOU: Sa herė ke qenė te shtėpia e tė lartpėrmendurit?
    DHIMITĖR PASKO: Kam qenė nja dy herė. Njė herė kam qenė pėr tė marrė firmėn e bilancit tė bankės dhe njė herė tjetėr pėr t’u takuar me njė plak nga Ballkameni i Fėllėrinės, i cili dinte shumė kėngė popullore, pėr kėtė mė kishte thėnė Kosta, por, pasi plaku atė ditė ishte i sėmurė dhe banonte nė njė shtėpi me Boshnjakun, hyra te Kosta dhe qėndrova nja gjysmė ore, por nuk mė kujtohet ēfarė kemi biseduar.
    BEQIR NDOU: Tjetėr herė je takuar me tė?
    DHIMITĖR PASKO: Jam takuar pranė Librarisė Agrare, kishte nė dorė revistėn “Krediti” dhe mė tha se kishte kėnduar njė artikull qė thoshte diēka mbi disa anėtarė tė ish-Kėshillit Administrativ. Ata, thoshte artikulli, me anė tė bankės donin tė merrnin fuqinė nė dorė. Unė i thashė nuk e kam kėnduar. Ai ma tregoi dhe tha se “ēuditem qė ministri i Financės na falėnderoi kur dolėm nga Kėshilli pėr punėn e zhvilluar nė bankė dhe qeshi me ēudi”.
    BEQIR NDOU: Ē’ke biseduar me tė kundėr pushtetit, sepse ne e dimė qė ti ke bashkėpunuar pėr tė rrėzuar pushtetin me Kostė Boshnjakun e Kolė Kuqalin, prandaj fol drejt!
    DHIMITĖR PASKO: Tjetėr gjė nuk kam biseduar, as me tė parin, as me tė dytin.

    Veprat

    “Rrjedhin lumenjtė”
    “Vjeshta e Xheladin Beut”
    “Lasgush Poradeci” (1937)
    “Net shqiptare” (1938) [1]
    “Pylli i gėshtenjave” (1958) [1]
    “Ago Jakupi e tė tjera rrėfime” (1943)
    “Sulm e lotė” (1943)
    “Shėnime letrare” (1944)
    “Havadan mė havadan” (1944)
    “Kapllan aga i Shaban Shpatės” (1944)
    “Dashuria e berberit Artan” (1946)
    “Xinxifilua” (1962)
    “Tregime tė moēme shqiptare” (1965) [1]
    “Tregime tė zgjedhura” (1972) [1]
    “Baltė nga kjo tokė” (1973)
    “Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme” (1983) [1]
    “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”
    “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”

    Lėndimi i nėnė Efterpit

    “As Dhimitri dhe as unė nuk kemi shkuar askund tė tregojmė se ē’kemi vuajtur. Unė s’kam shkuar tė qaj ndonjėherė hallet, as atėherė, as nė kėtė kohė”, shprehet Efterpi Pasko, e shoqja e Mitrush Kutelit, e lėnduar nga mėnyra si ėshtė pasqyruar kėto ditė rrėfimi i saj nė gazetė. Ndėrkaq, thotė se gjatė kohės kur i shoqi vuante dėnimin nė kampin e Vloēishtit, gardianėt nuk e njihnin si shkrimtar. Sa pėr detajin e groposjes, tė njohur vetėm pas viteve ‘90, ajo saktėson se ka qenė njė moment kur e kanė futur nė njė gropė tė veshur, dhe jo siē shkruhet nė gazetė pa rroba.

    Vendimi Gjykatės: Pesė vjet burg pėr agjitacion e propagandė

    Vendimi i formės sė prerė pėr dėnimin e Dhimitėr Paskos mban datėn 20 maj 1948 dhe ėshtė nėnshkruar nga anėtarėt e Kėshillit tė Gjykatės sė Lartė Ushtarake, Niko Ceta, Nexhat Hyseni dhe Vangjel Kocani. Nė tė, pasi pėrshkruhet procedura me tė cilėn ėshtė ndėshkuar nga Gjykata e Nivelit tė Parė, zbardhet mėnyra me tė cilėn ėshtė shqyrtuar rasti i dėnimit tė Dhimitėr Pakos. Sot, mė datėn 20.5.1948, shkruhet nė procesverbal, Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake nė prezencė tė prokurorit Ushtarak tė Ushtrisė Kombėtare Shqiptare, kapiten i I-rė, Nevzat Havzedarit, mori nė shqyrtim akt-gjykimin nr. 220 datė 7.4.1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, me tė cilėn, nė bazė tė Nenit 3 paragrafi 1,4,5 dhe tė Ligjit nr 372 datė 12.12.1946 dhe tė nenit 4 tė Ligjit tė sipėrpėrmendur, mbi fajet penale kundėr popullit dhe shtetit, ėshtė vendosur ndėshkimi me “5 vjet privim lirie”, si dhe konfiskim tė pasurisė tė luajtshme dhe tė paluajtshme kundėr Dhimitėr Pasko, i biri i Pandit dhe Poles, 41 vjeē, lindur nė Pogradec e banues nė Tiranė, me profesion shkrimtar, i martuar pa fėmijė, i pa dėnuar, me arsim Shkencė Ekonomike, arrestuar nė datėn 15.5.1947, pėr shkak se ka qenė anėtar i partisė fashiste “Roja e Hekurt” nė Rumani dhe ka marrė pjesė nė luftė kundėr ushtrisė sė Kuqe. Nė vitin 1942 ka ardhur nė Shqipėri dhe ka bashkėpunuar me tradhtarėt kundėr LNĒL-sė dhe mbas ēlirimit tė Shqipėrisė vazhdon aktivitetin e tij armiqėsor kundėr Pushtetit Popullor. Prokurori kėrkon tė vendoset aprovimi i vendimit tė sipėrm si me vend dhe i bazuar nė ligj, i hiqet dėnimi pėr sa i pėrket konfiskimit tė pasurisė.
    Kėshilli:
    Nga shqyrtimi i akteve rezulton se i pandehuri Dhimitėr Pasko, mė parė anėtar i Partisė Roja e Hekurt nė Rumani, i frymėzuar me ndjenja fashiste, mė 1942, ėshtė kthyer nė Shqipėri dhe me artikuj tė ndryshėm qė ka shkruar nė gazetėn “Bashkimi Kombit” ka bėrė agjitacion dhe propagandė kundėr LNĒ-sė, me qėllim qė tė pėrēante popullin dhe tė bashkonte me organizatat terroriste Ballin Kombėtar dhe Legalitetin. Mbas ēlirimit, duke pėrfituar nga shpirtmirėsia e Pushtetit Popullor nuk ka ndryshuar nga politika e tij fashiste, por ka mbajtur lidhje me armiqtė e popullit, Kostė Boshnjakun e Kol Kuqalin; fakte kėto qė provohen nė pohimet e tij. Duke marrė parasysh sa u tha mė lart, Gjykata e Faktit e ka arsyetuar dhe bazuar nė prova konkrete vendimin e saj dhe dėnimi i ėshtė dhėnė nė proporcion me fajin, vetėm se nuk duhet tė vendoste konfiskimin e pasurisė sė tij.
    Prandaj:
    Pėr kėto arsye Kėshilli i Gjykatės sė Lartė Ushtarake, nė bazė tė neneve 10 dhe 17 nr. 2 tė Ligjit nr. 368 datė 12.12.1946, mbi organizimin dhe kompetencat e gjykatave ushtarake, duke pranuar dhe kėrkimin e prokurorit
    Vendosi:
    Aprovimin e vendimit nr. 220 datė 7.4.1948, tė Gjykatės Ushtarake tė Tiranės, qė pėrmban ndėshkimin e Dhimitėr Pandi Paskos, nga Pogradeci dhe banues nė Tiranė me 5 (pesė) vjet “privim lirie” dhe punė tė detyruar, pa konfiskim tė pasurisė sė tij.
    Ky vendim ėshtė i prerė.
    Tiranė, mė 20.5.1948
    (Emrat e anėtarėve tė trupit gjykues e firmat)

    Panorama

    Shenim: Ne foto, Dhimitėr Pasko me tė shoqen, Efterpin dhe 4 fėmijėt, gjatė njė ēasti relaksi nė liqenin e Pogradecit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-06-2011 mė 15:40

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 16-09-2012, 14:27
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2011, 05:34
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 18:25
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •