Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 55
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Lėēitėsi

    Mitrush KUTELI

    Lėēitėsi ėshtė, si dihet, destinatari i librės. Prej numėrimit tė tij dependon shtypja edhe ēmimi i kėsaj.
    Si fakt i vitit 1943- veēanėrisht i muajit tė fundit - konstatojmė shtesėn e atyre qė kėrkojnė librin shqipe.
    Kjo, mė njė anė, si reakcion shpirtėror pas ngjarjeve Prill 1939 -Shtator 1943, edhe, mė anėn tjetėr, si pasojė e mbylljes sė rrugėve pėr sjellje librash tė reja qė jashtė.
    Me gjithė kėto numėrimi i lėēitėsve shqiptare mbetet shumė i vogėl nė raport me viset e tjera.
    Sepse:
    a) jemi komb i vogėl (mė i vogli i Europės);
    b) Kemi njė pėrqindje tė madhe analfabetėsh (mė tė madhen nė Europė);
    c) Kemi njė borgjezi e cila nuk lėēit, pėrgjithėsihst ose nė lėēit kėtė e bėn kėtė nė njė gjuhė tė huaj;
    d) Kemi njė klasė lėēitės-arėsimtarė, nxėnės dhe nėpunės pėrgjithėsisht-tepėr tė profesionalizuar nė vitet e fundit.
    Nga tė gjitha kėto shkake shqipe nuk mund tė dalė pėrveē se nė sasi tė kufizuara (3000-5000 copė) dhe me ēmime tė ngritura.
    Editurat
    Njė veprimtari editure, e vetėm editure, nuk kemi nė Shqipėri. Kjo ėshtė dhe mbetet njė ankesė e njė tjatėr veprimtarije: veēanėrisht e librit ose e shtypshkronjės. Kemi pra editurė-autorė, editorė-shtypėshkronjės, e mbase edhe editorė-autorė.
    Shkaket kuptohen lehtė nga determinanti ekonomik i numrit tė blerėsve tė librave, sepse editimi vetė, (pra editimi i thjeshtė)nuk i lejohet njė firme njė shvillim ekonomik me njė fitim nė nivelin e veprimtarive tė tjera tregtare.
    Nė se nė muajt e fundit ėshtė ditur njė lėvizje mė e madhe botimesh me fitime afta pėr editorin- librar ose editorin- shtypshkronjės, kjo u detyrohet kėtyre shkakeve kryesorė:
    a) mos-pagimit tė tė drejtave tė autorit ose pagimi i do-njė shumė tepėr tė vogėl;
    b) sigurimi i njė sasije karte me njė ēmim mė tė ulėt;
    c) ēvelėrsimi i monedhės;
    Kuptohet se, njėkohėsisht, dyke ndjekur e realizuar fitmet e tyre, sipas nivelit tė fitmit tė tregut, editurat kanė ndihmuar njė lėvizje kulturale tė ēquar.
    Shtypshkronjat
    Duke konstatuar se numri i shtypshkronjave teknika e shtypjes kanė treguar njė zhvillim tė dukėshėm nė vitet e fundit. Pėr fat tė keq ky potencial iu pat falur - nė vitet 1943 si dhe mė parė- shtypshkrimeve pėr nevojat e tregėtisė, sė industrisė dhe administratės sė vendit. Njė klient me rėndėsi i tyre pat qėnė edhe ushėtrija e cila paguante ēmime mjaft tė ngritura.
    Dhe duke qėndruar gjer nė Shtator 1943, kur nga mungesa e njė tjatėr veprimi mė me fitime, filluam t'i kushtohen veprimit tė shtypjes sė librės, duke ngritur gradualisht ēmimet e fitimet nė nivelin e fitimeve tė tregut e mbase dhe mbi kėto tė fundit.
    Kur shtypshkronjat u bėnė edhe editura rėnduan librat dhe ēmimet abuzivisht tė larta, dyke i dhėnė shkrimtarit ose shqipėronjėsit si kundėrvleftė tė njė pune krojonjėse, njė spango tė dorės sė tretė, pėr t'u varur.
    Librari
    Numuri i librarive u pat shtuar e shumuar nė vitin 1943 nė gjith viset e Shqipėrisė. Kuptohet objekti i kėtyre kryesor pat qėnė libra italishte e cilla sillte fitime tė mjafta.
    Librari, si tregtarė qė ėshtė, i shtyrė prej ligjit e rentabilitetit, i dha shvillim mė tė math librės sė huaj dyke shpėrngulur librin shqipe nga vitrina e ndriēuar nė merimangat e qilarit.
    Dhe pėr kėtė s'ka se qysh tė quhet fajtor librari i cili, si tregtar, ka qint pėr qint tė drejtė.
    Vėndi qė duhej tė kish libra shqipe e zuri- jo pėr italofili, por pėr mungesė rentabiliteti - libra italishte, e cila pėrveē dyzet ose pesėdhjet pėr qint sillte edhe premio-n valutar tė lirė-si ish e si ėshtė- e kėrkuar prej njė mase tė madhe lėēitės, e hėngri librin shqipe tė shtrenjtė e tė shėmtuar e cila nuk jap pėrveē 25-40% fitime.
    Po pėr kėtė, e pėrsėritėm edhe njė herė, s'ka se qysh quhet fajtor librari i cili vepron pas ligjit ekonomik tė rentabilitetit.
    Shkrimtari
    Shkrimtar nė kuptimin e profesionistit tė lirė qė rron nga librat e tija nuk kemi nė Shqipėri.
    Dhe s'mudt tė kemi!
    Nuk e lejon numuri i lėēitėsve dhe as veprimtari tregėtare e editorit i cili do tė kėrkojė tė realizojė, pėr vete, fitime nė nivelin e fitimeve tė tregėtive tė tjera.
    Kur se nė vise te tjera - tė popujve tė pėrparuar - nj a dy libra, realivisht tė kėrkuara prej publikut, i japin shkrimtarit mundėsi pėr njė jetėsė mjaft tė gjėrė,nė Shqipėri me prodhimin e tyre s'ka se qysh kalon muajin. (1)
    Ne nuk kemi kėtu se pėr kėtė fajin e ka shtypshkronja, editori ose librari, sepse ato janė tregtarė edhe veprojnė vetėm si pas tregėtisė (efort sa mė tė vogėl, fitim sa mė ta madh), po vetėm konstatojmė njė fakt.
    Nga ky shkak - shkak ekonomik, prandaj edhe vendimtar- shkrimi nė Shqipėri duhet tė jetė njė veprimtari e dorės sė tretė ose tė mos jetė fare.
    Pra kuptohet se kėsilloj prodhimi letrar kufizohet fort. Ky, mos-shpėrblimi i autorit, pėr njė mundėsi jetėse normale ėshtė njė nga shkaket permanente tė vobekėsis letrare nė Shqipėri, i cili ka vepruar edhe nė vitin 1943.
    Kurse nė vendet e tjera profesioni i shkrimtarit ėshtė njė yll nė ballė-sepse shkrimtari pėrfaqėson sensibilitetin e kombit-nė Shqipėri, midis Scyla-s e Caribda-s, numrit tė vogėl tė lėēitėsve e tė fitimit tė editorti nė nivelin e fitimeve tregtare tė pjacės, shkrimtari, nė qoftė se nuk ka tjera mundėsi jetese, lypset tė hyjė nė taborin e bark-boshėve e tė kėpucė-grisurve.
    Nga tryeza e industrisė sė librės, farkėtari i saj, shkrimtari, lipset tė kėnaqet me pjesėn e qenit: thėrrimet qė bėjnė poshtė.
    Kėshtu legjenda e ngrehjes sė Urės sė Artės gjen plotėsisht simbolet e saj; gruaja qė bėhet fli pėr tė mbajtur urėn ėshtė autori; mjeshtėri qė e murosėn janė editorėt edhe shtypshkronjat; udhėtarėt qė kalojnė lart mbi urė, dyke fėrshėllyer, janė liēitėsit.
    Lėēitės shqiptar!
    Kur ke nė dorė do-njė librė tė Faikut, tė Foqion Postolit ose tė Fan S. Nolit e cila t'a mbush shpirtin plot me atė gazin e shqipes s'onė, drejto shpirtin t'ėnt me mirėnjohje, jo ndaj tregtari-sepse ky pagėn e tij e ka marrė tė plotė, si mjeshtri i urės- po ndaj autori, qė ėshtė murosur aty poshtė dhei cili me vajtje e gjak, kėputi shkėndijen hyjnore nga fellėsirat e shpirtit tė vet dhe tė kombit.
    Dhe si t'a drejtosh kėsilloj shpirtin t'ėnt mos thuaj lavdi pastė makina tipografike ose editoriale (se ata fitimet e tyre i kanė tė plota) po thuaj: ndjesė pastė Faiku edhe Foqion Postoli edhe pleqėri tė mirė Fan S. Noli!
    Mbi pyetjen eventuale: sa kohė do tė vazhdojė murosja e shkrimtarit shqiptar nė kėmbėt e urės sė industrisė sė librės, ne japėm kėtė pėrgjigjie:
    Kjo do tė vazhdojė sa kohė nuk do tė ketė njė organizim zyrtar pėr vleftėsimin e shkrimeve shqipe, ku defekti i shkaktuar prej numurit tė vogėl tė lėēitėsve, edhe fakti se shkrimtari nuk ėshtė njėkohėsisht edhe kapitalist, tė zėendėsohet prej fondesh edhe sovencionesh.
    Kėto tė gjitha kėrkojnė do-njė sakrificė nga ana e kolektivitetit shqiptar, po kjo ėshtė me vend.
    Sepse shkrimtari ėshtė ay qė pėrfaqėson kombin ndaj vetja e vet (pėr gjeneratat e arthme) edhe ndaj kombeve tė huaj.
    Shkrimtari dhe jo editori-tregėtar ose editori-shtypėshkronjė!
    Dhe pjesa qė duhet t'i takojė shkrimtarit nuk munt tė peshohet me kandarin e bazhdarit!
    Shkrimtarė tė vjetėr pa vepra tė reja
    Nuk dijmė nė se i palodhshmi Peshkop Theofani (alias Fan S. Noli, alias Bilbil Rushit Gramshi) nxėnės plak pėr mėsime tė reja, ka shtypur do-njė librė tė re nė kėtė vit tė dyzet e tresė.
    Libra e fundit qė i njohim ėshtė Hymnorja e shtypur mė 1936 kur Fan S. Noli na u ēfaq edhe nė ipostazėn e kompozitorit.
    Pushoj vallė, tani, pėr letrat e shqipes ky mburim uji tė gjallė qė gurgulloj kaqė vjet rresht, dhe me tė cilin vaditet sot gjith shpirti i kombit?
    Ne s'dijmė gjė pėrmbi prodhimin e ri tė Fan S. Nolit, dijmė se asgjė nuk doli nė vitrinat e librarive nga penda e Lumo Skėndos-babaj i novelės dhe i kalendarėve tė shqipes- as nga penda e Asdrenit, P. Vinēenc Prenushit, P. Anton Harapit, Lef Nosit, Lipit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit, Ali Asllanit- vepėronjės tė vjetėr nė fushėn e shqipes. Dhe dijmė edhe tjatėr gjė: Lumo Skėndua ka njė arkivė tė vlefshme dokumentash tė rilindjes kombėtare tė pabotuara. Asdreni ka edhe ay, nė Rumani, njė arkivė edhe shumė kujtime mbi lėvizjen shqiptare, tė cilat mendohej, dikur, t'i rjeshtojė e t'i botojė (e pyes veten: pse nuk ja mora t'ja shtyp kur ndodhesha nė Bukuresht?).
    Lef Nosi ka njė arkivė folkloristike tė rėndė (kėngė, fjalė tė urta, gojdhėna etj) sa s'ngreh karvani i Elbasanit, qė munt tė yshqejė njė varg vėllimesh.
    Ekrem Vlora ka gjithė mundėsitė tė na japė tė paktėn njė katalog tė veprave me vlerė (art edhe letraturė) nga arkiva e muzeumi i vet.
    Aleksandėr Xhuvani, punėtor i palodhur nė fushėn e shqipes duhet tė na thotė fjalėn e tij tė matur-prej plaku e prej shkencėtari-mbi kaq probleme tė reja tė gjuhės. Sikur tė mblidheshin nė njė vėllim ato tė kėndėshmet e tė velrėshmet Selectae..
    Xhaxhillua, si iu tha pa kohė zotit. I. M. Qafėzezit (tė cilin bota e mbeson mė plak se ėshtė me tė vėrtet, nga shkaku se merret me kondikėt e shekujve tė kaluar), ka njė vandak dokumentash tė mbledhura e tė komentuara me dashuri edhe tė cilat presin mundėsitė e shtypit.
    Sotir Kolea ka mbledhur prej kohė njė sasi tė madhe lėndė mbi gjuhėsi. Pandeli Evangjeli (gjithė bota e harroj Xhaxhanė..) ka kujtime e dokumenta qė pushtojnė afron njė shekull dhe tė cilat bota shqiptare do t'i lėēiste me gaz sepse e di se Xhaxhaj shkruan thjeshtė e bukur.
    Mustafa Kruja qė i shkruan kaq bukur tė dy shqipet ka njė potencial tė math si shkrimtar e filolog tė cilin nuk duhej t'a bluante pėr shqipėrimin e librės sė Giorgio Pino-s, por pėr kryerjen e do-njė vepre tė mburuar nga permanencat shqipėtare.
    Lipi i Kukuthit tė Kavajės edhe i Ariut tė Poradecit ka potencial pėr njė vėllim novelash humoristike mirė punuar. Kostaq Cipua ka gjithė mundėistė tė na japė njė sinthezė kritike mbi zhvillimin e lėtėrsis shqipe.
    Lasgush Poradeci ka se qysh t'i shtrydhė shpirtit vepra mė me vlerė se proza adjektivale mbi Kolloninė e Bukureshtit.
    Ali Asllani ka vjersha tė kėndėshme tė mbuluara nga jeta shqiptare tė papėrmbledhura edhe nė njė vėllim. Namik Resuli dhe Eqrem Ēabeu kanė lėndė tė mjaftė edhe duhet tė na japėn mė shumė se na kanė dhėnė gjer mė sot.
    Ernest Koliqi, ka mundėsi tė mėdha stilistike (novelat e tija kanė nerv edhe fuqinė pėr tė krijuar njė atmosferė tė kėndėshme). Do ish mirė sikur tė paktėn tani, kur i arriti qėllimit tė ketė pallate nė Shqipėri e jashtė automobilin tek dera, tė na japė vazhdimin e Hijeve dhe tė Flamureve. Dhe ky popull qė harron e fal shumė do t'i falte edhe atij, pėr hir tė fjalės sė shkrojtur, marrėzitė e viteve tė fundit dhe t'a pranonte kryeministėr pėr vitin 1947, ashtu sikundrė e ka profetizuar ay vetė.
    Ja pra njė numur i math vlerash qė mbajnė dritėn e tyre ndėnė shinik, nė vend qė t'a nxjerin jashtė pėr tė ndriēuar botėn t'onė shqiptare.
    Dhe kur se njė potencial i tillė rri ndėnė pluhur ose bluhet kot mė kot nė veprime periferike, vijnė e dalin kaqė e kaq kapadainj tė pendės (bute tė sbrazėt qė bėjnė zhurmė tė madhe) me nj'ato levezhga gjuhe e levezhga arti qė nuk mburojnė as nga gjuha e shqipes e as nga ndjenjat e kombit.
    Pa fjalė se shpejt a von kėto tė gjitha i merr lumi e gjumi po vetėm se ėshtė pėr tė ardhur keq pėr kartėn edhe mellanin e prishur nė kėtė periudhė tė rėndė mungesash.
    Shkrimtarėt e rinj
    Fort pak i volitshėm ėshtė ambienti shqiptar pėr krijim veprash letrare. Jo vetėm tani, por kurdoherė. Prandaj merrini shkrimet mė me rėndėsi tė shqipes dhe vėshtroni se shumica janė shkruar jashtė, nė dhe tė huaj.
    Jashtė i ka shkruar Naimi veprat e tij, jashtė Ēajupi, Spiro Risto Dienja, Faik Konitza, Fan S. Noli, Lumo Skėndua, Loni Llogori, Mihal Gramenua, Kost Ēekrezi, Foqion Postoli..
    Nga mė tė rinjtė kutjojmė se vjershat mė tė mira tė Lasgushit dhe novelat e Koliqit gjith jashtė janė shkruar. Do mė thuhet se konstatimet s'mund tė jenė konkluzive. Kjo ėshtė e vėrtetė...
    Po, mė anė tjatėr, nuk mund tė mohohet se nė Shqipėri ka munguar kurdoherė elementi i parė nga i cili ka nevojė shkrimtari: lirija. Kjo mungesė ėshtė njė nga shkaket e parė tė vobektėsis letrare nė kohėn e Zogut dhe mė pas.
    Sa i pėrket vitit dyzet e tre, shkrimtarėt e rinj vazhduan, njė pjesė, fjetjen e veprės nė vet-vete, kur se tė tjerėt, sipas temperamentit, u radhosnė djathtas edhe majtas mė shumė me armė se me pendė nė dorė.
    A do tė jetė kjo jeta e tyre e re njė mburim veprash arti?
    Ne besojmė se po.
    Kjo, si tė kalojė zhurma e sotme e si tė kullohen ujrat. Atėherė kemi pėr tė njojtur njė letraturė tė gjerė kujtimesh nga burgjet, nga fushat e pėrqėndrimit edhe nga tė bredhurat, mbase edhe nga luftimet mal mė mal, si ato qė pat pėrshkruar dikur Mihal Gramenua.

    Botuar mė 1944

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Promovohet nė Pogradec filmi dokumentar kushtuar Mitrush Kutelit

    “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” kushtuar autorit tė njė prej veprave mė tė bukura nė letėrsinė shqipe, Mitrush Kutelit u projektua tė mėrkurėn nė mbrėmje nė Pallatin e Kulturės “Lasgush Poradeci”. Filmi dokumentar me skenar tė vajzės mė shkrimtarit, Atalanta Pasko dhe regji tė Ibrahim Muēajt e Kujtim Gjonajt, u shfaq me rastin e 99-vjetorit tė lindjes sė Kutelit. Kjo ėshtė dhe njė pėrpjekje pėr tė mbajtur gjallė atmosferėn pėr pėrvjetorin e plotė, deri nė 2007, kur mendohet qė shtatorja e Dhimitėr Paskos (alias Mitrush Kuteli) tė rrijė pėrballė shtatores sė Lagush Poradecit e cila mė nė fund pėrurohet kėtė shtator dhe do tė vendoset buze liqenit tė qytetit. Kėshtu do tė mund tė rrinė pėrballė dy emrat mė tė mėdhenj tė letėrsisė sonė klasike qė kanė dalė nga Pogradeci.
    Regjisori Ibrahim Muēaj shpjegoi me rastin e projektimit tė filmit, arsyen e vėrtetė qė bashkė me Gjonajn i shtyu tė realizonin kėtė dokumentar. Do tė bėnte mė tė mirėn nėse ia dilte mbanė tė bėnte “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” duke mbajtur parasysh faktin se askush nuk e ka lėvduar dhe njohur vlerat Kutelit siē e meritonte pėr kohėn qė ishte gjallė. Dokumentari ėshtė ndėrtuar si njė rrėfim nė vetėn e parė, sikur autori tregon jetėn e tij. Filmi hapet me pamjet magjike tė liqenit qė me artin e tij i fali pėrjetėsinė me pasqyrimin e shndritshėm, zallin, Pyllin e Gėshtenjave, Malin e Thatė, Shėn Naumin legjendat e tij, Lumin e Madh, pėrshkrimin e qytezės sė Pogradecit pėrmbi ujė, pamjet e bėfta tė liqenit herė tė qeta e tė pėrgjumura, pėrsėri suprina e qetė, ēarjet e thella tė dritės nė thellėsi tė ujėrave, tė gjitha kėto nė funksion tė luhatjeve dramatike tė shpirtit tė autorit. Dhe pas kėtij konfiguracioni tė natyrės sė qytetit, vijnė vargjet e famshme tė epitafit tė autorit:
    O ju qė mbeti pas nė jetė/ Tė fle mė lini tė fle i qetė/ Harresėn dua …/Kėtu tani jam mirė Nė dokumentar zė vend shtėpia e tij nė njė nga lagjet karakteristike tė qytetit ku ka lindur mė 13 shtator 1907 ku mė pas ėshtė djegur nga fashistėt italianė. Pas shkollės fillore nė Pogradec Kuteli udhėton nė Selanik nė shkollėn rumune Tregtare dhe mė pas nė Bukuresht nė vitin 1928 ku fillon akademinė e shkencave ekonomike deri sa ia behu koha e shkrimeve. Mė 16 maj 1947 diktatura komuniste pa asnjė akuzė e dėnoi me 5 vjet nė Vloēisht. Lirohet nė prill tė 1949 atėherė kur Kuteli gjen strehė vetėm tek pėrkthimi. Dėshmi tronditėse janė historitė qė vijnė nė kėtė dokumentar pėrmes dėshmitarėve tė kohės sė shkrimtarit. Kuteli vdiq mė 4 maj 1967. “Iku i dėshpėruar, dėshmon e shoqja, si pėr vetė dhe pėr ngjariet qė pėrjetoi Shqipėria.”

    Shekulli

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjeografija letrare

    Mitrush KUTELI,

    Nė periudhėn pėrpara Prillit gjeografija e lėvizjes kulturore pėrfshinte, pėrveē Tiranės edhe Shkodrės, qytetin e Korēės.
    Gjirokastra kish patur dikur edhe ajo njė ēerdhe tė sajnė me grupin e Demokratisė (Jorgj Meksi, Vangjel Koēa, Branko Merxhani edhe Xhevat Kallajxhiu) po ky u pat shpėrngulur me kohė pėr nė kryeqytet, ku shvilloj, si dihet, njė veprimtari pėr t'u nėnėvijuar.
    Korēa na pat dhėnė ndaj lufte e kėndej- domethėnė gjer mė 1939- njė buketė interesante pėrkėthimesh nga letėrsitė e huaja e sidomos nga frėngjishtja edhe greqishtja, ose, pėrmjet kėtyre gjuhėve, nga tė tjera letėrsi.
    Gjith ashtu Korēa pat dhėnė njė varg ribotimesh tė disa klasikėve shqipėtarė tė cilat kanė lojtar njė rol kultural tė aftė nė Shqipėrin e Jugės e mbase edhe nė Kryeqytet. Kur shkruajmė kėto mendohemi veēanėrisht nė ribotimet e bėra prej shtypėshkronjės sė Dhori Kotit.
    Fatkeqėsisht tė tri shtypėshkronjave tė vendit u pat munguar teknika e pėrsosur e sidomos estetika nė prezentimin e librave,fakt i cili ka edha y rolin e tij nė pėrhapjen nė njė treg mė pretencioz si ay i Kryeqytetit.
    Po, si do qoftė, nuk duhet harruar as kjo kontributė letrare edhe as emrat e disave nga ata qė patnė vepruar nė fushėn letrare tė Korēės si Dimitri Falo, M.S Gurra, Nonda Bulka (Chri-Chri), Jani Martiniani edhe vetė Dhori Koti, njėkohėsisht shkrimtar, pėrkėthenjės, editor edhe tipograf.
    Kjo sa i pėrket letėrsis.
    Sa i pėrket shkencės historike duhet kujtuar me nėnėvijim lėvdate veprimtarija e I.M. Qafėzezit pėr sbulimet e rruajtjen e dokumentave nė nj'atė Institut qė mban emrin e "Spiro Risto Dines", tė krijuar e tė udhėhequr prej tij edhe sidomos pėr botimet e bėra.
    Sa i pėrket gjuhėsis edhe polemikės duhet tė kujtohet emri i Tasi Mios (Pika) shumė nga pikėpamjet e tė cilit, tė lėftuara sa rronte, u imponuan dalngadal, nė gjuhėsinė shqiptare.
    Duhen kujtuar nė njė kronikė evokimi si kjo e jona edhe ato dy fletoret qė dilnin nė Korēė: Gazeta e Korēės edhe zėri i Korēės tė cilat kryenin njė fonkcion kultural tė vlefshėmė nė qytetin e Mihal Gramenos dhe nė Jugė, pėrgjithėsisht.
    Kėto tė gjitha i bėri shesh e lėndinė Italija edhe veglat e saj- nė emrin "zulmė-math tė Duēes". Nė vendin e organeve tė parė doli disa numura fletushka Liktori, e cila pėr fat tė mirė, u ēduk shpejt.
    Dhe sikur nuk mjaftonte mbyllja e fletoreve dhe pezullimi i botimeve po vazhdoj edhe burgosja e shkrimtarėve dhe gazetarėve si Dhimitri Falo, Petraq Peppo, Zhan Gorguzi e tė tjerė, kėsilloj qė sot Korēa ėshtė afron fshirė nga gjografija letrare shqiptare.
    Nė vitin 1943 pėrveē ribotimeve tė disa veprave tė Foqion Postolit tė bėra prej Dhori Kotit, asgjė pėr t'u nėnėvijuar. Asgjė themi nga pikėpamja letrare sepse nga pikėpamjet e tjera, e sidomos ushtarake, Korēa vojti e u gjakos tmerrisht nga aviacioni edhe nga autoblindat perandorake, tė cilat pėrpara se tė nemiten pėr gjithmonė, ditėn e kapitulimit, dhanė provėn e fundit tė trimėrisė (shqip kėsaj i thonė: shqelma e fundit e gomarit tė ngordhur) dyke vrarė gratė e foshnjat rrugėve.
    Kjo sa i pėrket Korēės.
    Nė ēipin tjatėr tė Shqipėrisė, nė Shkodėr, ngjarjet politike nuk suall do njė ndryshim nė fushėn e kulturės.
    Tė dy grupet fetare tė Atėrve Franciskanė edhe Jezuitė, tė parėt reth sė pėrkohėshmes Hylli i Dritės edhe tė dytėt reth Lekės, vazhduan veprimin me ritmin e mėparshėm, atje lart nė pirgun e kristaltė.
    Arkivė kulturore-veēanėrisht pėr histori, folklor, linguistikė- fort rallė zbritje nė zhurmėn letrare ose politike tė ditėve t'ona, kjo ka qenė vija cilėsonjėse e vepėrimit tė tė dy grupeve.
    Lėnda e botuar nė vitin 1943 vjen edhe shton, me durimin qė i fal punėtorit tė pendės ideja e permanencės, dashurija pėr subjektin e trajtuar e sidomos kompetenca e plotė, nė kryerjen e njė vepre, vlera tė reja thesarit kulturor tė kombit.
    Nuk mundim tė kalojmė dyke folur pėr Shkodrėn pa kujtuar qėndrimin e marrė prej grupit tė profesorėve tė kėtij qyteti kunėr fyerjes qė i solli kombi shqiptar A. Fulvio Cordignano, qėndrim i shprehur nė njė broshurė.
    Elbasani ku dikur pat lulėzuar Kopshti letrar i Lef Nosit, Shkumbini i Lipit, Ura e Shkumbinit e Daklit e tė tjera vazhdoj tė punojė nė heshtje-veēanėrisht nė lėmėn e gjuhės dhe tė folklorit- pa nxjerr gjėsend nė dritėn e shtypit.
    Pėr tė ardhur keq se pas kaqe vite nga rivendosja e zotėrimit shqiptar nė Kosovė, nuk u krijua njė lėvizje kulturave nė kryeqytetin e saj, nė Prizren, me gjith se elementat nuk kanė munguar.
    Gjer nė shtatorin e vitit 1943 nė Kosovė ka mbretėruar njė thatėsirė e tmerrshme e fjalės sė shkruar. Rrallė fort vajti do njė fletore edhe mė rrallė do njė libėr. Edhe nė vinte kjo ish, me do e mos, nė shėrbimin e propagandės sė huaj.
    Kaqe mundi t'i japė Shqipėrija e Vjetėr kėsaj motre tė mėrguarė, kundrejt bukės qė i dėrgoj ajo..
    Ajo pak lėvizje mendimesh qė mbeti nė Shqipėri u grumbullua mė fort nė Tiranė.
    Po dhe kjo, si thamė, tepėr e kufizuar.

    Botuar mė 1944

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Krijimtarine letrare te Mitrush Kutelit e gjeni ne temen me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=4259

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Dyzet vjet pa Kutelin

    Mjeshtri i rrallė i prozės shqipe

    Bėhen dyzet vjet sot, mė 4 Maj, qė patriku i prozės shqipe, Mitrush Kuteli ėshtė ndarė nga jeta. Njėri nga dy majat e letrave shqipe pėrkrah bashkėqytetarit tė tij Lasgush Poradeci. I rritur midis bukurive tė pafund tė liqenit tė qytezės sė tij e cila qėndron mbi ujė, ai i fali prozės sonė perla duke e pėrjetėsuar nė dremitjet e liqenit, nė pyllin e gėshtenjave, nė zallin e shkretuar, nė Lumin e Madh tė qytetit, nė Xha Brahon e Shkumbanores, Netėt e Kollozhekut, nė pritjen metafizike tė varkave deri tek balta shqiptare apo poemi i Shėn Naumit. U lind mė 13 shtator 1907 nė lagjen karakteristike tė qytetit nė hyrje tė Goricės. Babai i Kutelit, Pandeli Pasko, rridhte nga njė familje patriotike me tė cilėn kishin lidhje luftėtarė tė kohės si Dervish Hima, Mihal Grameno Avdyl Ypi. Nipi i Kutelit, dramaturgu dhe shkrimtari Mirosh Markaj thotė se rol nė artin e veēantė tė rrėfenjave tė tij ka luajtur gjyshja, pėrrallat dhe historitė qė i tregonte pambarimisht nipit tė saj tė vetėm Mitrushit. Markaj thotė se vėllai i nėnės, shpeshherė mė thoshte se leximet e tij tė para ishin nga Naimi Ēajupi, Grameno, Qirjazi, Lumo Skėndo dhe mė vonė, nga Noli. Por ishte Naimi qė i fali dashurinė e gjuhės, tė tokės tė mallit shqiptar, adhurimin pėr Skėndėrbeun, mallėngjimin pėr Abaz Alinė, "prandaj, - theksonte Kuteli - gjithmonė i falem Naimit", do tė shkruajė ai nė kujtimet, 50 vjet mė pas. Pas shkollės fillore nė Pogradec shkon nė Selanik ku i ati i siguroi njė bursė pėr nė Shkollėn Tregtare dhe prej andej nė Bukuresht nė vitin 1931 u diplomua nė shkencat ekonomike dhe nė vitin 1934 merr dekoratėn nė kėto shkenca. Nė vitin 1932 Kuteli si Kryetar i Studentėve shqiptarė nė Rumani mbledh ndihma pėr tė botuar poezitė e Lasgush Poradecit duke i nxjerrė librin e tij tė parė mė 1932 "Vallja e Yjeve".

    Ndėrsa qėndronte midis prozės dhe bankierit tė talentuar, krejt papritur arrestohet mė 16 maj 1947. Vetėm pas 7 muaj hetuesi u dėnua pėr agjitacion e propagandė me 5 vjet heqje lirie, ndėrkohė qė i humbasin gjatė kėsaj kohe vepra qė ai kishte nė shtyp si pėrmbledhja me tregime "Dashuria e barbarit Artan", "Zbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi", njė roman pėr burgun e Prishtinės si dhe drama "Ura". Bashkėshortja e ndoqi burg mė burg dhe ai do t'i shkruante:

    Kaq afėr jemi, po kaq larg

    Tė lutem mos mė prit

    Ne ndajmė terr rreth e qark

    Dhe yll pėr mua s'ndrit

    "Pas daljes nga burgu, - tregon nipi i tij Mirosh Markaj,-Kuteli ishte si njė pe i hollė qė mund ta kėpuste kush tė donte dhe kur tė donte. Kėshtu qė pas burgut streha e tij ngeli pėrkthimi." Njė pėrkthyes i pėrsosur i Gogolit, Turgenjevit, Pushkinit, Gorkit, Tolstoit, Fadajevit, Shollohovit, i poezive tė Elyarit dhe tė Nerudės. Vitet qė do tė vijnė Kuteli i kthehet letėrsisė, deri kur zemra e tij e sfilitur dhe e lodhur sė tepėrmi pushoi.

    Para pak ditėsh nė Pogradec, djali i Kutelit tė madh, Pandeli Paskoja, bėri tė ditur se me rastin e shpalljes sė "Vitit tė Kutelit" nga Ministria e Kulturės, nė 100 vjetorin e lindjes, ai sė bashku me motrėn Atalanta, do tė ekspozojnė pėr hetė tė parė dokumente dhe vepra tė panjohura tė Kutelit. Bashkia e qytetit po pėrgatit me kėtė rast monumentin e Kutelit i cili do tė vendoset fare pranė gjeniut tjetėr, Lasgush Poradeci. Por ėshtė krejt paradoksale qė nė qendėr tė qytetit pranė qendrės kulturore, pllakatit tė Bibliotekės sė Pogradecit qė mban emrin "Mitrush Kuteli" i kanė rėnė tė gjitha shkronjat. Dhe padyshim turpi bie mbi drejtuesit e institucionit kulturor tė cilėt nuk janė pak nė kėtė ndėrtesė dhe qė dremisin njėlloj si liqeni qė kanė pėrballė

    Dhe padyshim plot kuptim ėshtė epitafi i tij i shkruar nė vitin 1965 ku shkruan:

    O ju qė mbeti pas nė jetė,

    Bini tingullit siē dini vetė

    Askush nuk iu mban dot dorėn kurrė

    Hidhni gurė, hidhni gurė!


    Bardhyl Berberi
    04-05-2007
    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-11-2007 mė 15:01

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mitrush Kuteli, ikja e dhunshme e para 40 viteve

    Flora Nikolla

    Njė herė nė njė vend x , njė ministėr tė brendshėm e pyeten se kush kishte qėnė ministėr I brėndshėm nė kohėn e Shekspirit. -Nuk e di , i ishte pėrgjigjur ministri. -Por kur nuk e di ti qė je ministėr , kush mund ta dijė tjetėr, i ishte pėrgjigjur njeriu qė etapat e historisė njerėzore i kishte tė lidhura me emra tė mėdhenj tė letėrsisė.

    Se nė fakt, kujtimi pėr njerėzit e mėdhenj, qė shkruajnė letėrsi, vetėm duket se pushon mbi kohėn, e cila edhe pse ikėn apo duket sikur kinse fle, zgjohet e madhėrishme dhe e pandjeshme nėn emrat e mėdhenj. Emrat e tjerė janė vetėm emra, qė flenė me emrin e ujit tė vdekur. Flas kėtu pėr vlerėn qė mbjell farė nė tokat djerrė nė tė verdhė tė mardhur, por qė nxisin jetėn pėr tė mos e jetuar me vetminė vetmitare. Sepse sado mundohen tė fshehin prodhimin e tyre, ajo rritet 'e harbuar' mes kohės duke vrarė vitin kur ėshtė shkruar dhe pastaj vetiu i detyron njerėzit tė pyesin si ai njeriu, cili ka qėnė ministėr i brėndshėm nė kohėn e Shekspirit…!!! Dhe unė them se jehonat e njerėzve qė ditėn tė shkruajnė letėrsi nė Shqipėri nuk do tė mund tė dėgjohen ndonjėherė me erė vjetėrsie. Dhe nuk janė pak.

    Flas kėtu pėr Mitrush Kutelin. Njė stilist i rrallė, sa edhe psikolog i thellė, tek i cili rrėfimi rrėshqet nga gjuha e blatuar me ngjyrimet popullore. Edhe ai shkroi nė fillimet e njė shekulli tė kaluar.

    * * *

    "Duhet thėnė se ne na duhen shqipėrime, jo pėrkthime fjalė pėr fjalė. Nė pėrkthime kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimė qė nuk njohin ligjet e shqipes dhe ca mė shumė gjuhėn nga e cila mburon vepra. Shumė pėrkthime ku shqipja ka dalė e therrur nė gisht…" Vallė sa kohė kanė kaluar qė kur Mitrsh Kuteli, mjeshtri i rrėfimit tė shqipes, ka renditur kėto fjalė? Me njė frymė, pyetjes mund t'i pėrgjigjesh se i ka thėnė dje, ose nė njė simpozium shkencor organizuar pak kohė mė parė. Koha vetėm mbas kėtij fragmenti, duket e fshirė se nė mes tyre tė jepet e vėrteta absolute: e tashmja e ngėrthyer njėshtaz me tė tashmen… Mitrush Kuteli, ka shumė vjet qė ka ikur fizikisht. Atėhere ishte 4 maji i vitit 1967. Nė fakt ai iku se tė tjerė, ia afruan me dhunė e forcė psikologjike ikjen. Shqipėria atėherė kuadratonte nė ēdo cep tė jetės ideologjinė komuniste qė tentuan t'ia jepnin edhe Mitrush Kutelit nėn titullin anemik Armik i Popullit.

    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hė pėr hė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė . Tė vrasin shokėt se ju bėn hije. Dhe kur u bėn hije do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi…", kėshtu shkruante Mitrushi nė Testamentin e tij.
    Por mbas fjalėve tė tij do tė guxoja tė thoja se titulli anemik ishte njė tentativė e dėshtuar, vrimė nė natėn e zezė e pushtuar e tėra nga njė ėngjėll. Pastaj menduan se duke e ēuar nė kampin e Vloēishtit nė Maliq, do t'i merrnin arsyen e dashurisė dhe tė jetės, apo do t'i humbisnin emrin. Kėrkonin ta vrisnin emrin e tij, brenda pasqyrės qė bėnte dritė. Dhe ai donte tė fliste dhe t'i kėndonte jetės , kur nė njė ditė tė ftohtė prilli pėr orė tė tėra e mbuluan me baltė tė ftohtė kėnete.

    Njė mik i tij i burgut, guxoi t'i flasė purgatorėve "Shpėtojeni atė njeri. Po vdes…" Ėshtė si t'i mbyllėsh sytė dhe tė betohesh se nuk do t'i hapėsh mė kurrė nga e gjitha kjo. Dhe me sytė mbyllur brenda dhimbjes t'u biesh kėmbanave tė alarmit deri sa fjalėt e shkruara nga ky njeri vetiu tė tingėllojnė magjishėm. Dhe kur ai vdiq, sėrish dikush kėrkoi tė vendosė nė hije emrin e tij, mbi vdekjen, fjalė e rėndė e pabesueshme, fjalė qė godet.
    Por hija e imponuar mbi emrin e tij nuk mund tė ishte kurrsesi hije. Dhe kėtu bėj pyetje… A mundet tė ekzistojė nė letėrsi koncepti i vdekjes artistike?
    Poeti kombėtar i Rumanisė, Mihail Eminescu, flet shqip nga viti 1939 nga shqipėrimi i Mitrush Kutelit, poeti i madh i Ukrainės, Taras Shevcenko flet shqipen e kulluar tė Mitrush Kutelit, Gogol, shkrimtari i madh rus nė librin e tij "Frymė tė vdekura", mban nėnshkrimin Mitrush Kuteli… Po sa libra tė tjerė tė pėrkthyer nga rusishtja, rumanishtja, italishtja, frėngjishtja, tė llogaritura nė rreth shtatė mijė faqe librash shtypur me germa tė vogla , mbajnė pėrsėri njė emėr…, Mitrush Kuteli.

    Pėr tė vazhduar…, "Netė shqiptare ", libri me rrėfime, "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime ", libri me poema "Sulm e lotė", tregimet e "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėnime letrare" dhe pamfletet satiriko-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet e papėrsėritshme "Pylli i gėshtenjave ", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme", apo jeta e tij paskėsaj nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe

    "Testamenti"…

    Mė mirė tė mos flasėsh , pėr tė mos thėnė fjalė,… sa shumė fjalė qė thonė njerėzit. Pastaj ato bien vetėm si uji qė ikin . Dhe pastaj fjalėt pėrpara veprave bėhen tė shurdhėta e memece. Por kėsaj here, fjalėt duket sikur duan tė bėhen zjarr nga privilegji qė ju jep emri i Mitrush Kutelit, pogradecari qė lindi 100 vjet tė shkuara, ekonomisti i shquar, prozatori qė diti ta tingėllojė vetėm me tingull kutelian prozėn e tij. Sepse proza e Kutelit nuk gėlthet, shqipja nė tė vetėm rrjedh. E paskėsaj, lulja delikate qė i jep formė mendimit dhe konceptit tė veprės sė tij ėshtė pėrgjithnjė gjuha e rrallė e rrėfimit, e dhėnė shkrythėt dhe pa spazma cerebrale. Ia imponuan vdekjen apo iku pėr tė mbetur njė gur i ēmuar brenda rrėfmit artistik? Pyetja mbetet pėrgjithnjė shurdhe -memece pėrpara veprės sė tij.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mitrush Kuteli nė studimin e Bashotės

    Nė 100-vjetorin e lindjes sė Mitrush Kutelit, botime tė reja gjen nė tregun shqiptar.

    Njė monografi letrare “Kuteli - prozator, poet, kritik”, vepėr e autorit dhe aktualisht drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, dr. Sali Bashota, ėshtė hedhur nė tregun shqiptar kėto kohė si ribotim. Eshtė njė vepėr ku nė 267 faqet e saj studiuesi, profesori Bashota sjell rezultate shkencore tė reja nė studimet letrare shqiptare. Mendimet e tij tė qarta, tė rrjedhshme, tė argumentuara pėrbrenda njė studimi historiko-letrar dhe teorik, bėhen pikė referimi, veēanėrisht pėr analizėn letrare tė prozės sė njėrit nga prozatorėt mė tė shquar shqiptar, Mitrush Kutelit. Sipas medias kosovare ky libėr kritik mbi poetin, prozatorin, kritikun, ekonomistin shqiptar Mitrush Kuteli, qė botohet nė shenjė tė pėrvjetorit tė tij, ėshtė projekti mė i arritur krijues i Bashotės nė fushėn e kritikės letrare, tani duke e sistemuar dijen letrare, nė njė objekt studimi nga mė esencialėt nė letėrsinė shqipe. Kuteli prozator shquhet me novelat e tij kryesore: “Vjeshta e Xheladin beut” dhe “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”. Kėtu shkėlqen mjeshtėria e artit tė tij nė tregimtari. Eshtė prozė qė i shėnjon fillet e modernitetit letrar me njė rrėfim magjepsės dhe stil brilant. Kuteli poet dallohet me “Poemin Kosovar” dhe “Poemi i Shėndaumit”. Kėtu shqiptohet ligjėrimi mė dramatik dhe mė i dhembshėm nė poezi. Kuteli kritik shquhet me dy vėshtrimet e tij pėr poezinė e Lasgush Poradecit dhe pėr poezinė e Fan S. Nolit. Kėtu shihet talenti i tij i veēantė edhe nė kritikė. Vėshtrimet e tij pėr kėta dy poetė janė ndėr shkrimet mė tė mira nė literaturėn kritike shqipe. Vepra ėshtė hedhur ne treg nga shtėpia botuese “Rozafa”, vetėm pak ditė mė parė. Ndėrsa njė tjetėr vepėr e po tė njėjtit autor ėshtė ajo me titull “Proza e filleve tė modernitetit” njė vepėr studimore kryesisht mbi veprat nė prozė tė autorėve: Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli dhe Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni. Nė kuadrin e studimit letrar kėtu shtrohen probleme tė ideve dhe tė temave, nė raport me ngjarjen, personazhin dhe rrėfimin nė prozėn e kėtyre autorėve. “Analiza letrare e tekstit narrativ hulumtohet pėrbrenda kėrkimit tė domethėnieve, ku prodhohet esencialiteti i ideve dhe i temave nė kuptimin letrar, duke e ditur faktin se fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe tė shekullit XX ndėrlidhen me modelet e prozės sė Konicės, Koliqit, Kutelit dhe Migjenit”, shkruan “Express” i Kosovės. Libri “Proza e filleve tė modernitetit” sprovon njė qasje teoriko-poetike, e cila lėviz midis letėrsisė dhe kritikės, pėr t’i shtresuar konceptet dhe parimet e metodės dhe pėr t’i definuar shenjat e veta nė nivelin e komunikimit letrar. Nė kėtė vepėr autori trajton, madje i formėson pėrbrenda sistemit tė vet, variantet e studimit tė temave letrare, pėr tė artikuluar dhe funksionalizuar interpretimin kritik, ku pikė referimi bėhet vlera dhe perceptimi i prozės sė kėtyre autorėve. Ndaj, konceptet kritike tė shtruara pėrbrenda kėtij libri, rrjedhimisht e kėrkojnė metodėn e vet, nė shpjegimin e ēėshtjeve dhe problemeve qė kanė tė bėjnė me fillimet e modernitetit nė prozėn shqipe. Janė mendime dhe ide tė thėna edhe mė parė por aktualisht dalin nė formėn e tyre mė tė plotė, pėrmes analizės, interpretimit dhe vlerėsimit kritik nė veprėn “Proza e filleve tė modernitetit”, vepėr e botuar nga shtėpia botuese “Rozafa”, qė ka 237 faqe.

    Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuteli nė shėnime

    Botohet pėr herė tė parė vepra e plotė e Mitrush Kutelit kritik letrar dhe publicist. Shėnimet ndėr vitet 1928-1965, gjysmat e tė cilave tė panjohura, nė njė vėllim 600 faqe, me rastin e 100- vjetorit tė lindjes

    Ēfarė e bėn tė qėndrueshme njė vepėr tė njė autori shqiptar qė nisi ta shkruajė nė rininė hershme dhe i dha fund para vdekjes, qoftė ky Mitrush Kuteli? "Permanenca shqiptare", do thoshte pa mėdyshje, e bija, njė grua trupvogėl me njė barrė inteligjence skrupuloze. "Permanenca qė lidhet me disa tipare kombėtare qė pavarėsisht se nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr ndėrrojnė, na shoqėrojnė gjithmonė. Njė i ri do tė trishtohej qė tek shqiptarėt pėrsėriten tė njėjtat difekte, kurse unė do trishtohesha dhe do ta thosha se jemi po ne, nė tė mirė dhe nė tė keq",- pėrkufizon Atlanta frymėn qė i bėn tė gjithkohshme dhe tė vlefshme edhe sot, "Shėnime letrare". Vepra e Mitrush Kutelit (Dhimitėr Pasko, 1907-1967) qė pėrmban nga shkrimet e para botuar tek "Shqipėria e re" e Kostancės nė vitin 1928 deri tek shėnimet afėr vdekjes, nė vitin 1965, ėshtė nė proces pėrgatitjeje pėr t'u botuar si vėllim i plotė 600 faqėsh. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nėpėrmjet Kėshillit Kombėtar tė Librit, e ka miratuar si nga projektet ambiciozė qė ka nė kolanėn e autorėve dhe veprave kombėtare dhe do tė promovohet nė 13 shtator nė ditėn e vitit tė njėqindtė tė lindjes sė shkrimtarit, vit i shpallur i "Mitrush Kutelit" nga kjo ministri.

    Njė pjesė e "Shėnimeve" pati tė vetmin botim nė vitin 1944. Siē dihet, vepra e Kutelit ishte e ndaluar apo gjysmė e ndaluar dhe s'u botua asnjėherė e plotė deri nė vitin nėntėdhjetė. Edhe pėr kėtė arsye, botimi nė fjalė pėrbėn ngjarje, pėrveē vlerave tė padiskutueshme qė ia njohin ca pak njerėz kėsaj ane tė spektrit tė shkrimtarisė sė Kutelit, pra kritik letrar dhe publicist. "Kushtuar kritikut tė vėrtetė tė sė arthmes me dėshirė e urim qė rrethi e rrethanat shqiptare t'i japėn mė shumė liri pėr shprehjen e mendimeve letrare",- shkruan autori nė faqen e parė tė shėnimeve letrare, viti '44, si botim' i autorit nga Shtypshkronja e Shtetit Tiranė. Pėrbri shkruhet "Pronė letare".

    Mban vulėn "Biblioteka Mitrush Kuteli", ka dhe njė firmė prej dorės sė tij. Kėtė dhe 2-3 kopje tė tjera ia ka ruajtur Atalanta Pasko.

    Nga ato kopje qė mund tė kenė mbetur nė biblioteka tė tjera personale, ėshtė pėrhapur jevona qė kanė lėnė shėnimet nė formė reportazhesh introspektivė "Vargje mbi gurė varresh" tė cilėn po e botojmė sot tė plotė dhe "Nė Prizren midis tė gjallėve dhe tė vdekurve". Mbi kėtė titull shkrimtari dhe esteti Aurel Plasari ka shkruar "Kuteli midis tė gjallėve dhe tė vdekurve", duke qenė i pari studiues qė rimori nė njė vėshtrim kritik shkrimtarinė e Kutelit, dhe duke e vėnė nė qendėr tė vėmendjes njė autor qė thuajse po humbiste pėr pak deri nė fund. Prandaj vėllimi qė po botohet nga MTKRS, mendohet tė ketė njė parathėnie tė Plasarit.

    Pėr t'i dhėnė njė ide lexuesit se ē'janė kėto shėnime, po marrim disa nga titujt qė dhe pėrmbajtja qė botimit tė '44-ės. Ajo nis me "Poeti Fan S. Noli" me vshtrimin panoramik, qė vetė Kuteli e quan studim i shtypur "si hyrje nė librėn me vjersha "Mall e brengė" prej Fan S. Nolit." Shėnimi i dytė letrar ėshtė "Disa fjalė mbi vjershat e reja tė Lasgushit" ku Kuteli bėn rolin e kritikut qė ndodhet nė kohėn dhe nė vendin e duhur. Vazhdon me: "Poeti Mihail Eminescu – jeta, vepra dhe shqipėrimi i disa vjershave tė tija". Ky shėnim ėshtė i vitit 1939 nga Bukureshti, edhe ky ėshtė studim i botuar si hyrje nė vėllimin e vjershave tė Emineskut tė shqipėruara nga Kuteli dhe tė botuara mė 1939. E papritura vjen menjėherė pas kėtij shėnimi. Mitrush Kuteli bėn autokritikė pėr pėrkthimet qė i ka bėrė Emineskut. Ia nis me pyetjen: a mund tė bėjė njė shkrimtar kritikėn e veprės sė vet? Shėnimi ėshtė i vitit 1943, pra katėr vjet mė pas, kur Kuteli i kishte shqipėruar ato.

    Ėshtė e kuptueshme qė as edhe Taras Shevēenko – kėngėtori i Ukrainės, mes shėnimeve tė tjera nuk do tė botohej pėr arsye tė kufizimeve ideologjike, nė asnjė nga pesė vėllimet e veprės sė Kutelit tė pėrgatitura nga "Naim Frashėri" mė 1989.

    Jo se jo dhe anatomia e jetės letrare shqiptare nė vitin 1943 qė shkrimtari-kritik e quan

    "Viti 1943- Zi nė letrat shqipe", njė hrefleksion i gjatė qė merr shkas nga humbja nė atė stinė e dy penaveluftarake, e Faik Konicės dhe Vangjel Koēės. Njė leksion tė mirė se ē'do tė thoshte tė jesh kritik nė Shqipėri, Kuteli i sapokthyer nė atdhe nga Rumania, do ta merrte nga buzėqeshja e trishtuar e Koēės. Ndėrsa shėtisnin nė bulevardin e Tiranės Koēa i thotė: Rroj nė Shqipėri i lidhur kėmb e duar bashkė e s'bėj ndryshe. Ti je i lumtur qė jeton jashtė."

    "Njerėzit zemėrohen pėr njė fjalė tė mirė qė s'e kam thėnė dhe pėr njė fjalė tė keqe qė e kam thėnė. Tani e kuptoj buzėqeshjen e hidhur tė Vangjel Koēės",- pėrgjigjet Kuteli tek "Zi nė letrat shqipe", ku pėr t'u veēuar ėshtė analiza pėrmbyllėse mbi vobektėsisė e inteligjencės.

    Atalanta Pasko thotė se shėnimet e panjohura qė botohen nė kėtė vėllim kanė tė bėjnė me hapėsirėn mbarėshqiptare, pra me kufijtė realė shqiptarė dhe me religjionin. "Pėr ēdo lloj akuze qė mund t'i bėhet ideve tė tij, Kuteli pėrgjigjet nė veprėn e tij", thotė gruaja e cila nuk do dėshironte tė komentonte mė gjatė abuzime dhe keqkuptimet e mbjella nė shtyp vitet e fundit mbi disa ide jashtėletrare tė Kutelit tė shprehura nė publicistikėn e tij. Nė ka tjetėr gjė permanente qė Atalanta veēon nga shėnimet ėshtė fryma e lirisė dhe e guximit: ėshtė i lirė tė thotė dhe guxon tė thotė atė qė mendon as si politikan dhe as shqiptarēe, pavarėsisht se kush zemėrohet dhe kush jo.

    Atalanta dhe Doruntina, bija e vogėl e Kutelit, po punojnė pėr veprėn mbi shėnimet origjinale duke dashur qė ky tė jetė njė botim ashtu siē ka shkruar autori. Nė botimet e vjetra deri nė botimet e viteve '90-91, gjuha e tij ėshtė prekur. Ndėrsa kjo vepėr ėshtė nė linjėn e iniciativės qė trashėgimtarėt morėn para disa vitesh pėr botimin e veprės sė plotė ashtu siē e ka lėnė Dhimitėr Pasko nė dorėshkrime. Pėrgatitja, konfrontimi me origjinalin dhe trajtimi gjuhėsor po bėhet nga vajzat nė mėnyrė tė tillė ku tė ndjehet koha, por edhe gjuha tė mos bėhet e lodhshme dhe tė mos arrijė deri nė atė pikė qė tė bėhet pengesė pėr lexuesin.

    Elsa Demo
    18-06-2007
    Shekulli

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuteli, letrarja pa tezė

    Pas librit studimor mbi prozėn e Kutelit, studiuesi Behar Gjoka merr nė analizė pjesėn tjetėr tė spektrit krijues tė shkrimtarit

    Tre vjet mė parė, e bindi veten qė gjithė ēka i ziente nė kokė t'ua shpaloste edhe tė tjerėve. Por nuk ishte qėndrim subjektiv mbi autorin e adhuruar tė rinisė. Pozicioni i studiuesit e lė tė ftohtė dhe e vendos mbi preferencat personale. Pasi kanė kaluar vetėm tre vjet nga botimi i librit mbi prozėn e Kutelit, studiuesi Behar Gjoka, rimerr njė tjetėr sfidė. Jo thjesht sepse ėshtė viti i Kutelit, por sepse sipas tij krijimtaria e kėtij shkrimtarit ėshtė njė burim i pashtershėm. Kėtė herė bėhet fjalė pėr njė libėr me esse "Letrarja e Kutelit", i cili pritet tė dalė shumė shpejt prej botimit. Studiuesi mund tė gjejė dhjetėra arsye pse i rikthehet njė subjekti, por kėtė herė Gjoka rendit tre. Sepse Kuteli ka njohur tre periudha, tė shfaqjes sė plotė si shkrimtar dhe personalitet i kulturės deri nė vitin 1944, tė mohimit dhe tė mospėrmendjen sė kėtyre vlerave deri nė vitin '90 dhe tė "zbulimit" tė tij pas '90-ės. Njė tjetėr arsye pėr Gjokėn ėshtė vetė metoda e leximit tė Kutelit, por edhe e ēdo shkrimtari, qė pėr tė pėrbėn njė shqetėsim pėr ēdo studiues serioz, sepse "mund tė ndodhė qė nga metoda e gabuar tė keqlexohet dhe tė keqkuptohet shkrimtari. Mund tė ndodhė qė tė mos kuptohet fare dhe tė shpjegosh nė mėnyrė tė shtrembėr pėrvojėn shkrimore". Pėr tė kėrkimi letrar, pra analiza e tekstit ėshtė themelore pėr tė zbuluar esencat poetike dhe estetike.

    Por rikthimi tek Kuteli ka edhe nė arsye tė tretė. Sipas Beharajt, libri i parė ėshtė pėrqėndruar vetėm tek proza, qė pėr tė pėrbėn edhe nivelin e pėrfaqėsimit tė Kutelit. Por pjesė e krijimtarisė sė tij ėshtė edhe poezia, kritika letrare dhe pėrmasat si intelektual i lėmit tė financave. "Dhe sė fundi nuk besoj se ka analizė sado eseistike, sado e thelluar, qė tė shter pashtershmėrinė e njė teksti tė mirėfilltė letrar. Mė tepėr se sa detyrim ėshtė kthim nga letėrsia, ėshtė kthim nga tekstet e parapėlqyera. Proza e kutelit vijon tė mbetet nga ato shfletime, qė mbushin boshtėrinė qė na rrethon", - thotė Behar Gjoka. Tek libri i dytė Kuteli kundrohet pėrveēse nė tė gjithė pėrfaqėsimin si poet, kritik dhe botues dhe nė aktet sublime si intelektual. Pėr tė elementėt jashtėletrarė zbulojnė pėrmasat e figurės, por nuk shpjegojnė letraren, megjithėse kėto elementė ndihmojnė pėr tė prekur hije-dritat e teksteve letrare. Por mėsohet se Kuteli nė kėtė libėr vėshtrohet dhe nė nivelin e mungesave, humbjeve gati-gati tė pariparueshme, siē ėshtė ndarja e parakohshme nga jeta, pa mbushur 60 vite, humbja e njė romani kushtuar tė burgosurve tė Prishtinės, humbja e njė drame dhe disa tregimeve dhe novelave, tė cilat sipas Gjokės, nėse nuk do tė gjenden do ta lėnė tė paplotė pėrjetėsisht Kutelin si shkrimtar. "Duke qenė lexues i vėmendshėm i krijimtarisė sė tij mendoj se kjo mungesė nuk zvogėlon Kutelin, por pamundėson gjykimin e studimit dhe leximit pėr pėrmasat qė rrok kjo mėnyrė shkrimore.

    Mbase jemi tek rasti qė jeta me peripecitė pėrndiqet dhe nė amshim me jo pak mbrapshti", - thotė ai. Por libri rimerr edhe njė tezė tė hedhur nė botimin e parė mbi mėvetėsinė e tekstit letrar kutelian (nė fakt ēdo teksti nėse ėshtė letrar duhet t'i kėrkohen nivelet e pėrfaqėsimit ose mėvetėsinė e tij). Ajo ēka e shqetėson Gjokėn ėshtė fakti qė Kuteli u shqyrtua duke e pėrqasur nė mėnyrė mekanike dhe sipėrfaqėsore me krijimtarinė gojore, madje herė-herė lihet tė kuptohet qė e vetmja prurje ėshtė kjo lidhje. Po ashtu vepra e Kutelit ėshtė pėrqasur me Gogolin, Borgesin, Markezin, Tolstoin dhe autorė tė tjerė, si pėr tė thėnė qė kemi tė bėjmė me pėrthithje pėrvojash shkrimore tė tė tjerėve. "Mendoj se nukka shkrimtar nė botė qė tė mos shfrytėzojė dhe tė jetė i lidhur me krijimtarinė popullore, apo tė mos shfrytėzojė dhe letėrsinė e shkruar. Nė kėtė kuptim letėrsia ėshtė njė paratekst i pashkruar. Pra autorit sė pari do t'i kėrkosh dhe gjesh prurjen dhe pastaj elementėt e ngjashmėrisė sė pėrafėrt". Pjesė e librit tė dytė ėshtė dhe teza mbi llojet letrare tė lėvruara prej Kutelit. Ėshtė pohuar nga pjesa mė e madhe e studiuesve qė Kuteli ėshtė poet, tregimtar, autor novelash, rrėfenjash dhe ritregimesh, po ashtu dhe kritik letrar, po ashtu si edhe romancier. "Faktin qė ėshtė romancier e pėrmend pėr herė tė parė Martin Camaj, njė tjetėr mjeshtėr i letėrsisė shqiptare, pėr kryemjeshtrin e prozės, Kutelin tek shkrimi "Kuteli i pazbuluem", qė mė ka tėrhequr pėr tė prekur atė qė ndodh me tekstin mbi "Enkelinė e poshtme".", - vazhdon Gjoka, sipas tė cilit bėhet fjalė pėr njė tekst me 241 faqe, tė cilin ėshtė thuajse e pamundur ta emėrtosh, tregim, apo novelė.

    "Mė tepėr se ky fakt formal janė moria e linjave tė kėtij teksti, tė klaneve shoqėrore, personale, ndėrshtetėrore, qė e shpėrfaqin atė si njė tablo qė zakonisht i pėrket romanit. Ėshtė gjithashtu zhvillimi i plotė i personazheve me dritė-hijet e veta qė na nxjerr nė dritėn e njė teksti mė tė gjatė tė Kutelit, qė sedėrton vetėm llojin e romanit. I kėtij mendimi ėshtė edhe studiuesi Kujtim Meshala. Ndėrsa kėto ditė ėshtė shprehur edhe Nasho Jorgaqi, qė ky tekst ėshtė roman". Ēėshtje mė vete, por edhe e rimarrė ėshtė tipologjia narrative e Kutelit, e cila ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve dhe ėshtė nga pikat qė ka marrė njė pėrgjigje shkencore. Sipas Gjokės, rrėfimi nė rastin e Kutelit shpėrfaq dy pėrmasa, atė tė rrėfimit si element gjuhėsor dhe letrar qė mundėson realizimin e prozės por dhe pėrmasėn e rrėfimtarit. Gjithashtu njė nga pikat e librit ėshtė vendosja e krijimtarisė sė Kutelit nė kontekstin e gjuhės letrare shqipe. Ėshtė fjala pėr kapitullin "Letrarja nė shtjellėn ndėrkohore", ku pasi bėhet njė udhėpėrshkim i letėrsisė shqipe si letrare e gėrshetuar me joletraren "kryesisht me natyrė fetare e diturake dhe kombėtare dhe sociale ideologjike dhe krahinore, nė letėrsinė shqipe shfaqen dhe autorė tė lėvrirjes sė letrares pa tezė". Pra kemi tė bėjmė me njė rimarrje dhe njė pėrpjekje pėr tė depėrtuar pas misterit qė fsheh dhe zbulon krijimtaria e Kutelit.


    Alma Mile
    17-09-2007
    Shekulli

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuteli i ēliruar, mes fishekzjarresh dhe shampanjės

    Ekspozohet pėr herė tė parė kaq e plotė, dhe e larmishme vepra e jetės sė Mitrush Kutelit. Biblioteka kombėtare prezanton edhe titujt e hequr nga qarkullimi

    Biblioteka Kombėtare i ngjante dje njė shtėpie tė madhe nė festė, me portėn e madhe hyrėse hapur kanatash tek hyjnė tė ftuarit pėr ditėlindjen e njėqintė tė Mitrush Kutelit. Nė sheshin e vogėl nė trotuarin pėrpara saj, njė bandė frymore me kostume ceremonialė ekzekutoi disa ritme qė ndalinin kalimtarėt qė duartrokitnin. Ēdo sallė e Biblitekės ishte shumė e ndriēuar si dhomat qė ruajnė nga njė ambient pėr tė ftuarit qė kanė ēfarė tė shohin. Nė sallėn shkencore me dhjetėra njerėz dėgjuan fjalėn hyrėse tė drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari qė tha se “i kemi kushtuar rėndėsi festimit”, festė qė vazhdoi me fjalime tė shkurtra, aspak tė mėrzitshme dhe u mbyll me kėrcitjen dhe vezullinė e fishekzjarreve dhe kėrcitje e tapės sė shampanjės qė njoftonte lėvizjen e lirė tė tė ftuarve nėpėr sallė, tė kishin mundėsi tė shihnin nga afėr botimin e plotė tė veprės “Shėnime letrare”, njė botim vėrtet dinjitoz. Ishte emocinuese, tė mendosh qė njė bibliotekė e tėrė qė kishte pėr autor apo kontribues emrin e Mitrush Kutelit, m’u nė qendėr tė saj, kishte tė ekspozuar veprat e hequra nga qarkullimi tė shkrimtarit. Pak mė parė, nė sallėn sipėr ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve kishte folur pėr “fushėn e personaliteteve tė patjetėrsuara dhe tė mohura” dhe ku sipas tij bėnin pjesė dhe dy emra qė Shqipėria po i kujton kėto ditė: Nėnė Tereza dhe Mitrush Kuteli.

    Pasi ambasadori rumun nė Shqipėri, George Miku, shprehu mirėnjohjen pėr kontributin e madh tė Kutelit nė pėrkthimin e letėrsisė rumune nė gjuhėn shqipe, pasi Donika Omari i bėri me ndjenjė dhe arsye pėrcolli njė refleksion mbi veprėn “e re”, “Shėnime letrare”, pasi Sali Bashota, drejtori i Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės, i ardhur posaēėrisht nga Prishtina prezantoi shkurt studimin e tij mbi Kutelin, botuar nė Kosovė, fjalėn nga ana e familjarėve e mori vajza e Dhimitėr Paskos (1907-1967), Atalanta Pasko qė falenderoi tė gjithė ata qė kontribuan pėr kėtė festė dhe tha se zonja Pasko, nė moshė tė shtyrė nuk mundi tė ishte e pranishme, sepse s’do mund t’i mbante dot emocionet.

    Festa u mbyll nė sallėn e poshtme ku njerėzit mund tė vizitonin dhe tė qėndronin me kokat e ulura dhe tė fiksuara nė atė pasuri veprash, tė shkrimtarit, pėrkthyesit, rrėfimtarit, ekonomistit, madje dhe editorit tė Fan Nolit e Lasgush Poradecit, rrinin mu nė mes librat qė nuk kanė qarkulluar: Dashuria e barbarit Artan” 1946, “Shėnime ekonomike” 1944, Pol Elyar, poezi tė zgjedhura, pėrkthyer nga Dhimitėr Pasko e Sotir Caci, i botuar nga “Naim Frashėri” nė vitin 1961 dhe i hequr mė pas nga qarkullimi. Ato sisteme nėn tė cilat e ishte ēuar edhe Shqipėria e tij, e kishin refuzuar. Me tė vėrtetė qė Atalanta, kishte tė drejtė, qė zonja Pasko s’kishte pėr t’i mbajtur dot emocionet.

    Elsa Demo
    14-09-2007
    Shekulli

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Premierat e Kutelit nė kritikė

    Kėtė qasje prezantuese pėr librin "Shėnime letrare" tė Mitrush Kutelit do ta kufizoj nė atė qė e konsideroj si "Risitė e Kutelit nė kritikėn shqiptare".

    Mitrush Kuteli ėshtė i pari autor shqiptar qė botoi vėllim me kritikė shėnime "Shėnimetletrare" tė vitit 1944 dhe kjo ishte njė risi (premierė) pėr terrenin e varfėr tė letrave shqipe tė kohės. Ai eksperimenton disa forma tė njohjes kritike tashmė tė sanksionuara saktė nga Kujtim Shala tek njė "Kujtesė e tij tekstuale", duke pėrcaktuar tri forma "kritika publicistike qė ėshtė recensioni, kritika akademike qė paraqitet nė formė studimidhe kritika e shkrimtarėve me trajtesa dhe ese" si "Poetė dhe detraktorė" nė tė cilin ėshtėe dukshme teoria krociane mbi poezinėdhe, prej saj na vjen si trashėgimi njė ligjėsi qė thotė "kritika e kritikės sė kritikės nuk ka mė objekt". Kuteli ėshtė i pari qė aplikon nė Shqipėri teoritė moderne tė receptimit e perceptimit sipas skemės dhėnės, mesazh dhe marrės pra autor-tekst dhe leēitės ose destinatarė i librės, citoj "Faktorėt rrėnjėsorė tė krijimit dhe pėrhapjes sė librės janė shkrimtari edhe lėēitėsi. I pari si mburim, i dyti si destinacion".

    Gjithashtu na rezulton i pari qė nga pikpamja sociologjike pėrshkruan rrugėn nga teksti te konteksti nėpėrmjet faktorėve ekonomikė pra jashtėletrarėsiediturat, shtypshkronjat dhe librarėt, nė kėtė drejtim shtysė ishte edhe tė qėnit ekonomist brilant.

    Kėto koncepte hasen tek "Viti letrar 1943"krijojnė"njė shėmbull tė shikimit tė fenomeneve nė aktualitetin e tyre" gjykon Sabri Hamiti. Ky tekst ėshtė pėrvijimi i parė i njė sociologjie tė letėrsisė shqipe. Nė ambientin kulturor shqiptar, ai krijoipėr herė tė parė lidhjen mbledhės-kritik-botues; kemi rastin e Lasgush Poradecit dhe Fan Nolit tė cilėve Kuteli u mblodhi veprėn e shoqėroi me aparat kritik dhe e botoi duke mbetur i vetėm model nė vendin tone, duke u bėrė avanguardė nė kėtė drejtim edhe nė rajon. Kujtoj qė njė gjė tė tillė e bėnė pjesėrisht nė Itali pas Luftės sė Dytė Botėrorė Vitorini e Pavese.

    Kritika nė kėtė marrėdhėnie trekėndore nuk qe njė pjesė plotėsuese por organike, dukenxjerrė nė pah kėndvėshtrimin studimor dhe krijimin e njė sistemi logjik qė nis "me gjenezėn e poezisė, motivimin e tekstit daljen nė jetėn e autorit, analizė morfologjike e deri nė analiza tė strukturės kompozicionale, kėrkim dhe interpretim tė stilit nė njėrrafshkrahasimor". Kuteli tek libri i sapobotuar "Shėnime letrare" shfaq shumė veēanėsi, "fenomenet letrare i sheh tė lidhura me fenomenet tradicionale kombėtare si dhe me fenomenet paraletrare"(S Hamiti) siē vemė re tek "vendet e largimit nė kėngėt popullore shqipe", nė tė cilin gjejmė njė pėrkufizim tė njėrit prej dy koncepteve kryesore politike tė tij; tiranisė dhe lirisė e nė kėtė rast pėr lirinė ai thotė "Pas botėkuptimit shqiptar liria, ka qenė nė tė gjitha kohėt, pėrpara dhe pas Kastriotit, njė motiv individual dhe jo kolektiv"apo "vargje mbi gurė varresh" dhe "nė Prizeren midis tė vdekurve dhe tė gjallėve" ku u jep njė status nga pikėpamja kritike formave paraletrare.

    Risi pėr ne ėshtė edhe diskursi mbi procesin krijues, rrėfimi se si lindėn "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit", "Vendosa tė shkoj nė Amerikė", "Fije nga jeta e Theofil Kostorit", "Fshati im e pi rakinė" etj., njeh disa shkallė qė sigurisht kanė shkaktuar befasi dhe proces reflektimi tek lexuesi sepse pėr herė tė parė njė shkrimtar shqiptartregon anėn tjetėr, laboratorin e tij krijues e bėn pronė tė lexuesit.

    Le tė kalojmė nėpėr disa tė dhėna qė na jep pėr novelėn "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit". Autori nuk e shtypi qė mė parė sepse dyshonte nėse shqipja e tij ėshtė e pastėr ose ka shprehje e trajta tė huaja tė rrjedhura nga mospėrdorimi i saj nė njė kohė tė gjatė. Sa pėr temėn autori pėrdor tipe e ngjarje nga fshati i tij, ndėrsa pėr novelėn tjetėr "Ngjarja e ēuditshme fort e Theofil Kostorit nga Kostorati" ėshtė njė pėrzierje kujtimesh e vizionesh tė kėsaj e asaj jete. Ėshtė njė vizion gati Dantesk i fshatit dhe Shqipėrisė.

    Kėtė e numėron autori si veprėn e tij mė tė mire, ndonėse sipas tij ajo lyp sot disa ndryshime duke njoftuar gjithashtu qė dorėshkrimi ka mbetur nė Rumani". Rrėfimin mbi procesin letrar do tė bėjė disa dekada mė vonė Ismail Kadare tek "Ftesė nė Studio".

    Premierė mund tė konsiderojmė edhe autokritikėn e shkrimtarit, sigurisht pa konatacionin ideologjik nė tė cilin jemi mėsuar ta gjejmė kėtė koncept. Kuteli tek "Autokritikė mbi shqipėrimin e disa vjershave tė Mihal Emineskut" ekspozon para lexuesit problemet e pėrkhimit 10 vjet pas pėrkthimit tė parė nga vetė ai me bindjen qė "Kritika duhet tė jetė njė analizė objektive e cilėsive dhe e mungesave; e bosheve dhe e ploteve e dritave dhe e hijeve, kurse, mė anė tjetėr, shkrimtari, prej vetė natyrės sė vet, ėshtė njė qėnie esencialisht sujektive dhe vepra e tij njė pamje subjektive e botės qė e rrethon, ose njė pasqyrė e ndjesive tė tija". Njė rast i tillė, tė paktėn publikisht nuk dimė tė jetė pėrsėritur por qė na shpie tek njė thėnie e Gėtės"Mė afėr perfeksionit ėshtė ai qė me shikim zhbirues deklaron kufizimet e tij". Ngrehinės sė "Shėnimeve letrare" nuk i mungon as hulumtimi Albanologjik me trajtesa si "Tri monografina albanologjike-Abeceja-drejtėshkrimi-ēėshtja gjuhėsore" apo "Shqipėria para dy shekujsh" duke lėnė njė tjetėr dėshmi tė kulturės sė tij universale. Njė trazim tė madh shfaq Kuteli nė tetor tė vitit 1962tek Nikollaj Gogoli dhe "Poema Frymė tė vdekura"shkruan vonė pėr shkrimtarin qė kish njohur herėt "habitet" K Shala e Kuteli rėnkon pėr Gogolin " me shkon thikė nė zemėr, sepse pyes veten: Vallė si do tė ishte shprehurNikollai Gogoli, po tė mos kish pasur mbi kokė, ndėrsa brumoste veprėn e vet shpatėn e ēensurės cariste?" Tani e kuptojmė pse shkruajti vonė, ishte bashkuar nė fat me sivėllaun e vet rus nė marrėdhėniet qė patėn me diktaturėn dhe ēensurėn. Leximi i kėtij libri nxjerr nė pah njė refleksion tė kujdesshėm e tė thellė, tė aftė, qė nis nga njė preokupim jetėsor, dhe merr rrugėt e intuitės ndaj tė gjitha problemeve ekzistenciale tė shoqėrisė sonė. Nė tė ushtruarit nėpėrmjet teksteve tė atėhershme, Kuteli pėrcjell aktualitetit mesazhin qė njerėzit duhet tė pėrpiqen mė tepėr tė kuptojnė arsyet e tė tjerėve, duke ju dhėnė tė drejtė pse jo kur u takon pa cėnuar parimin e tij "Detraktorėt shkojnė me pathosin e tyre, poetėt mbetėn".

    Nga Agron Gjekmarkaj
    17-09-2007
    Shekulli

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Simpozium shkencor ne Kosove per Mitrush Kutelin

    E Enjte, 07 Qershor 2007

    Vendi i tij kete here eshte ne mjediset e Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Rrefimtari Mitrush Kuteli, ne 100-vjetorin e tij te lindjes s'ka se si te mbetet vetem ne kufijte shteterore te Shqiperise. Ai ka shkruar shqip per te gjithe, ndaj edhe ky jubile i ka kapercyer kufijte e Tiranes. Ne Prishtine, me 8 qershor mbahet nje simpozium shkencor me pjesemarrje te gjere edhe te personaliteteve te shkences e kultures nga Tirana, por edhe me gjere, nga Maqedonia e sidomos nga Kosova ku edhe mbahet simpoziumi. Nje nder prozatoret me te shquar te letersise sone, ushqyer qe ne femijeri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato te malesise se Pogradecit, qytetit te lindjes se tij do te jete ne qender te vemendjes se simpoziumit. Duke njohur thelle edhe letersine boterore, ai arriti te krijoje nje proze realiste origjinale, te fuqishme, me nje fantazi te jashtezakonshme. Jane keto, disa prej pikave qe do te trajtohen ne kete konference nga personalitete te spikatura si, Nasho Jorgaqi apo edhe estetistet Alfred Uci e Sadik Bejko. Sic ka shkruar me kohe Nonda Bulka, "proza e Kutelit ben pjese ne fondin e artit te letersise sone. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtesine e poezine e saj dhe eshte shembull i mbeshtetjes krijuese ne traditen popullore. Ne vitet '30 ky autor kontribuoi shume per ngritjen ideoartistike te prozes sone te shkurter ne nivelin e poezise, sepse deri atehere ajo kishte mbetur prapa saj".

    Por, Mitrush Kuteli ze nje vend te vecante ne kulturen shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vleresimi i drejte e botimi qe u beri ai vepres se dy poeteve te shquar te viteve '20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi ate ne radhen e kritikeve te talentuar shqiptare, me shije te perparuar, me intuite artistike, gjykim te thelle e kulture te gjere. Ai gjithashtu mbetet nje folklorist i apasionuar. Materialet qe ai mblodhi me durim e kujdes, i permblodhi ne vellimin "Kenge e britma nga qyteti i djegur". Fryt i perpunimit me mjeshteri i materialeve folklorike ishte edhe vellimi "Tregime te mocme shqiptare" etj.

    Koha Jone

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pogradeci nderon Kutelin nė 100- vjetorin e lindjes

    Pėrurohen punimet e rindėrtimit tė shtėpisė muze tė Kutelit

    Dje u mbushėn 100 vjet nga dita kur njė ndėr penat mė origjinale nė prozėn shqipe, Mitrush Kuteli, u lind nė qytetin e Pogradecit, mė 13 shtator 1907 nė lagjen karakteristike tė quajtur “Goricė”. Pėr kėtė rast shumė bashkėqytetarė tė tij janė mbledhur tek ish- themelet e shtėpisė sė vjetėr tė shkrimtarit, e djegur mė 8 shtator 1943 nga fshistėt italianė dhe qė do tė ringrihet si shtėpi muze. Ėshtė njė nismė e Bashkisė dhe e biznesit pogradecar qė hodhi dje hapin e parė, ndėrsa i biri i shkrimtarit, Pandeli Pasko, tepėr i emocionuar, vendoste po dje gurin e parė tė themelit duke thėnė: “U desh ky 100 vjetror i datėlindjes sė babait qė historisė sė Pogradecit qė ka pėsuar kaq shumė erozione, tė fillojnė t’i kthehen vlerat”.

    Kryetari i Bashkisė Artan Shkėmbi ka thėnė se gjatė kėtij viti “ne do tė ngremė shtėpinė njėkohėsisht kemi shpallur njė konkurs kombėtar pėr monumentin e Kutelit qė do tė vendoset pranė monumentit tė Lasgush Poradecit dhe besoj qė nė 101 vjetrorin e lindjes do tė kemi edhe shtėpinė muze edhe monumentin”.

    Nė mbyllje tė kėsaj mbasdite aktorėt e Estradės interpretuan pjesė nga krijimtaria e Kutelit tė shoqėruara nga grupi karakteristik i kėngės qytetare pogradecare.

    Ishte njė mbasdite krejt e veēantė. Dielli ėshtė nė tė perėnduar sipėr maleve tė Mokrės dhe njė breg i tėrė i liqenit prushitet prej tij dhe mė pas ngjitet deri lart mbi Malin e Thatė. E gjithė kjo bukuri e natyrės nuk ka se si tė mos tė kujtojė Kutelin mjeshtrin e prozės, duke e pėrjetėsuar nė dremitjet e liqenit, pyllin e gėshtenjave, zallin e shkretuar, Lumin e Madh tė qytetit, Xha Brahon e Shkumbanores, Netėt e Kollozhekut, baltėn shqiptare, Poemin e Shėn Naumit deri tek pritja metafizike e varkave.

    Pas shkollės fillore nė Pogradec shkon nė Selanik ku i ati i siguroi njė bursė pėr shkollėn tregtare dhe prej andej nė Bukuresht nė vitin 1931 u diplomua nė shkencat ekonomike dhe nė vitin 1934 merr dekoratėn e shkencave ekonomike. Nė 1932, si Kryetar i Studentėve shqiptarė nė Rumani mbledh ndihma pėr tė botuar poezitė e bashkėqytetarit tė tij Lasgush Poradeci duke i nxjerrė librin e tij tė parė mė 1932 “Vallja e Yjeve”. Midis prozės dhe bankierit tė talentuar krejt papritur ai arrestohet mė 16 maj 1947. As sot nuk ėshtė mėsuar shkaku i vėrtetė i arrestimit nga regjimi i Hoxhės dhe vetėm pas 7 muaj hetuesi u dėnua pėr agjitacion e propagandė me 5 vjet heqje lirie, ndėrkohė qė i humbet gjatė kėsaj kohe veprat qė ai kishte nė shtyp si pėrmbledhja me tregime “Dashuria e barbarit Artan”, “Sbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi” si dhe njė roman pėr burgun e Prishtinės si dhe drama “Ura”.

    Pas daljes nga burgu, strehė Kuteli pati pėrkthimin. Njė pėrkthyes i pėrsosur i Gogolit, Turgenjevit, Pushkinit, Gorkit, Tolstoit, Fadajevit, Shollohovit, poezi tė Elyarit dhe Nerudės …Vitet qė do tė vijnė Kuteli i kthehet letėrsisė deri mė 4 maj 1967 kur zemra e tij e sfilitur dhe e lodhur sė tepėrmi pushoi.


    b. berberi
    14-09-2007
    Shekulli

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vargje mbi gurė varresh

    Mitrush Kuteli

    Shpesh herė kur ndiej se qyteti mė mbyt me zhurmat e gėnjeshtrat e kotėsirat e tija dhe me revistat me vjersha pa nojmė, pa art, pa vlerė, ngrihem e dal tė shėtis vet' i vetė, nėpėr kėto kodrat e ėmbla tė Tiranės, tė veshura rishmė me robet e prenverės. Dyke ditur mirė se lipset tė ndahem tani shpejt nga ky vėnd, pėr shumė kohė - e mbase pėrgjithmonė, - nga qielli kaltėrosh, nga mali shqiptar e nga kjo fushė e bleruar - nis edhe los vetė njė lodrė foshnjėrije qė e pata luajtur edhe pranė liqeresh: e heth vėshtrimnė rreth e rotull sa tė thėthijė dalngadal kėtė pamje kaq tė ėmbėl, i mbyll pastaj sytė edhe rrah t'i pėrfytyroj nė terrin e brendshėm, gjithė kėto vise ashtu si janė e si do jenė. Kėsilloj do desha t'i kem pėrpara sysh, tė syve tė kujtimit, kur do jem nėr ato mėrgime e largime. Po kjo lodra ime ėshtė krejt e kotė se nga kaq brithma bukurije qė janė jashtė, nga kaq dritė e ngjyrė nuk ryn brenda, nė syt e mbyllur, pėrveē se njė pamje e trishtme, ngjyrė-hiri…

    Po, tė mė falė lėēitėsit nė nisa tė los kėtė lodrė foshnjėrije se unė u pata lidhur tė flas kėtė herė vetėm pėr vjersha tė shkruara mbi gurė varresh.

    Kthehem pra nė rrugėn e parė.

    Nė kėto shėtitjet e mija jashtė Tiranės, kthehem shpesh herė nė qimitire, pranė tė vdekurve, dhe iu lėēit emrat, vjetet e fjalėt e tyre. Kėtu prehet njė vashė e ré, aty njė plak i shkuar, pėrtej njė foshnjė, - qė tė gjithė ndėn lėndinė qė e yshqejnė me trupin e tyre, me jetėn e tyre. Pėrmi 'ta ullishta e trishtme, simboli i paqės qė vetėm nė vėndin e gjumit mund tė mbretėrojė.

    Dhe pranė ullishtės, vėllaj i saj i shterpėt, shelgu.

    Nė kėto shėtitje pėrmes qimitiresh kam shėnuar nė njė fletė disa vargje vjershash qė i gjeta tė shkruara mbi gurė. Ato flasin nė emrin e atyre tė flenė ndėnė dhé e me nostalgji pėr kėtė jetė tokėsore, kaq tė hidhur e kaq tė ėmbėl… Nuk di nė i kanė shkruar tė vdekurit ose tė gjallėt, po di se mburimi i tyre ėshtė dhembja. Kėto vargje tė shkruara mbi gurė varresh i afrohen fort prodhimit folkloristik tė vjershėtorėve anonimė.

    Vjershat e varreve myslimanė sjellin ushėtimin e botės arabe nė pėrmbajtje, nė trajtė e nė fjalor si edhe filozofia e fesė sė tyre, pėrmbi jetė e vdekje, - tė vėshtruara nga ēipi i varrit.

    Ja se ē'thotė varri i Haxhi Rexhep Vaqarit:

    Erdha nga drita,

    Ktheva nė dritė,

    Tue kaluem ē'do errsinė.

    Vullneti jem ka qen

    Ēdo ditė

    Besim tė plotė mbi perėndinė.

    Ai qė e pat krijuar kėtė vjershė ka, si duket, ndiesinė e artit poetik dhe harmoninė e rithmit. Pa fjalė se pėr arsye teknike kush e ka shkruar mi gur i ka ndryshuar trajtėn strofės po kjo nuk i prish fare bukurinė. Mbase kjo lloj cezure - tė vdekurit nuk mund tė flasin, nė flasin, pėrveē se me cezurė - e shton dhembjen. Po Haxhiu vazhdon mė tej.

    Le t'i dėgjojmė fjalėn:

    Pėrpara Zotit tue dhan provim

    Pajtova trupin kėtu te vorri,

    Po pran atij shkon shpirti im.

    Dhe si mbyllje:

    Mė quejn Haxhi Rexhep Vaqari

    O vizituės qė shkon pėranė

    Si ta kėndosh kėt kryshkrim

    Fal-ma me zemėr ti fatihanė…

    Vargjet janė bukur tretur, bukur shkruar. Fjala "kryeshkrim" ėshtė fjalė e ré dhe asgjėkund nuk munt tė gjejė njė vend mė tė aftė se sa mi njė gur varri.

    Le tė shkelėm mė tej. Na presėn tė tjera varre. Shumica nuk kanė vjersha po vetėm emra dhe mosha. E kujt nuk i dhemb mosha prej 18 vjet e njė vashe, prej 20 vjet e njė trimi?

    Kėtu njė pemė del nga mezi i varrit e trupi qė brenda bėhet jashtė lule e fletė; aty ka mbirė njė bar i hollė qė gėzohet se dolli nė dritė.

    Unji e lėēitni:

    Nuk ka vleftė

    Pėr mas vdekje

    As fisnikija,

    As pasunija;

    Atje po vetėm

    Me thjeshtėsina

    Kush paraqitet

    Te perėndija

    Gėzon pa masė

    Ai lumnina.

    Njė tjatėr:

    Andėrr qenka dhe kjo jetė

    Nuk mė qeshi buz' e shkretė.

    Edhe njė:

    Vizituės i gjallė prit e mos kalo

    Se kam nja dy fjalė me t'i than: ndigjo

    Edhe unė i gjallė kam qėnė por si ti

    Me nji ēik mallė, me fis e me gjini,

    Ēdo send nė kėt botė si pare si nam

    Qėnka pun e kotė, tė gjitha jallan.

    Mė shpje mendja nė fjala e Eklisiastiut qė tani e mijėra vjet pėrpara: kotėsira e kotėsirave tė gjitha janė kotėsira. Kjo ėshtė filozofija qė mburon nga vargjet e vjershėtorit anonim.

    Por tani pėr tani ne jemi tė gjallė, pra tė ecim se kemi edhe shumė varre pėr tė parė e vjersha pėr tė lėēitur.

    Ja kėtu njė qė na lutet:

    O vizituės qė po kalon;

    Vorrin t'im mos harroni

    Lutje bani sot pėr mue,

    Nesėr bajn tjerė pėr jue.

    Edhe njė tjetėr:

    Ju udhėtarė qi kaloni

    Nji fatiha mė kėndoni

    Tė shumtė janė varret qė pėrmbajnė tė tilla vargje. Po vetėm njė ėshtė qė pėrmban njė strofė prej tė Naimit: Varri i Esadit, i biri i Kadri Zaimit:

    Kur mė shihni se jam tretur

    Mos pandehni se kam vdekur,

    Jam i gjallė e jam ndė jetė,

    jam nė dritė tė vėrtetė…

    Mė ngjitet njė ngashėrim nga zemra. Nuk di cili ėshtė shkaku; fjalėt e kėtyre vėllezėrve qė ndėnė dhé, filli i barit kaq i njomė i kėsaj parvere ose vesa e lehtė qė shoshit reja udhėtare qė sbriti nga Dajti. Po tė mos kish ardhur vesa e loti do shkruanja mė. Kėsilloj ngrihem e ik. Ik e mė vjen se nuk mund tė lėēit kryeshkrimet e tjera tė varreve. Po mė shumė keq mė vjen se nuk di tė lėēit mishkrimet mė elegante shkronja arabe tė varreve tė vjetėr. Mė kujtohet tani njė tjatėr qimitir: ai i Fierit. Ka qėnė vjeshtė. Ishin skuqur rrapet e rrugės dhe kish filluar njė shi vjeshtak. Nuk munda tė hy pėrveē se nė ēipin e qimitirit, pranė njė varri tė naltė, varri i Sanijes, e bija e Osmanit (1913-1939).

    Lėēita:

    Qeshė gonxhė e sa fillova

    Kėtė botė me shijue, u gabova

    Nė tė kotė,

    Se kurrkush s'e ka gėzue

    M'erdhi ėngjėlli mė tha nė vesh:

    Urdhro Zonjė mė tha tue qeshė

    Tė thjeshta, pa teknikė, janė vargjet, po sa turbullonjės! I afrohen fort rithmikės sė Korbit nė pėrkthimin e Fan Nolit, me atė turbullonjėsen e tij, kurrė mė. Nė mbarim pėrsėritet lutja tipike e varrevet:

    Kur tė bini kėndej nga vorri

    Ndaluni pak e mė kujtoni

    Nga njė fatiha mė kėndoni.

    Po, motrė e panjohur, pėr fjalėt e bukura qė mban ky varri i yt, ku u tret tė rit e tu, njė udhėtar i brengosur, fort, si ky qė shkruan kėto radhė, nė njė ditė vjeshte, iu lut Perėndisė t'ėnt e Perėndisė sė tij, qė ėshtė njė e njė e i pandarė pėrveē se nė mėndjen t'onė , iu lut pėr prehjen e shpirtit t'ėnt, pėrgjithmonė nė qetėsi e dritė…

    Erdha nga drita

    …………

    Ktheva nė dritė

    Tue kaluem ēdo errsinė.

    Prill, 1943
    Tiranė

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė Prizren, midis tė vdekurve dhe tė gjallėve

    Mitrush Kuteli

    Po tė jetė se vini nė Prizren - pėr ndonjė punė mė tė kthjelltė se kontrabanda - mbasi tė keni shijuar bukuritė pa shoq tė kėtij vendi tė qetė edhe gazet e jetės tė tė gjallėve, mos harroni tė vizitoni edhe banesat e tė vdekurve. Sa burra tė lartė e sa vasha e zonja tė hijshme qė adhuroni qysh shėtisin aty te Shatrivani a nė kėmbė tė Xhamisė tė Sinan Pashės ose mbi Urėn e gurtė, janė njė pikė ujė nė njė det, nė krahasim me numrin e atyre qė ēlodhen nėn dhe. Nuk di nėse kėta, atje ku janė e ku s'janė, e ndiejnė ēapin tonė e nė kanė ndonjė gaz, nė mėnyrėn e tyre, po di se shpirti ynė del, nga kėto parakalime pėr nė banesėn e fundit, mė i platitur, mė i njerėzishėm e mbase mė i larguar nga kotėsirat e tokės.

    Ah, ėshtė fort e rėndė tė vizitosh gjithė varret e njė qyteti kaq tė madh e kaq tė vjetėr, se janė tė shumtė e tė pėrhapur. Dhe shumė gjurma janė zhdukur. Po ne bėjmė sa mundim.

    Ja, tė kalojmė sė bashku Urėn e gurtė me harqe venetike, aty afėr Xhamisė tė Sinan Pashės, e tė shkojmė ngadalė, nėpėr disa rrugė shumė tė ngushta e tė dredhuara (mua kėto mė pėlqejnė mė shumė se rrugėt monotonisht tė drejta, tė hapura me litar, tė qyteteve tė reja) gjer te Xhamia e Bajrakliut. Pėrpara kėsaj Xhamie me minare ēuditėrisht tė hollė, si fije kallmėr, ėshtė njė oborr dhe nė oborr disa varre tė vjetra zonjash e zotėrinjsh, nga tė fuqishmit e njė kohe. Tani, kur asnjė dorė nuk zgjatet t'i pėrkujdesė, as varret as qoshkun aty pranė, pllakat e mermerta kanė rėnė poshtė, ku i shkel kėmba dhe i bluan koha. Do dėshėroja fort tė lexoj mbishkrimet, me nj'ato fantastike kaligrafi arabe, qė asnjė nga alfabetet e ngurta evropiane nuk mund t'iu afrohet nga bukuria. Po nuk di, dhe jam i dėshpėruar se ndofta nuk do di kurrė. Megjithėkėtė mė pėlqen t'i vėshtroj e t'i prek me gishtrinj. Sepse mė duket se kur i prek me gishtrinj kėto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit tė artistit qė i punoi.

    Ja, tė gjithė tė vdekurit tė kėtushėm qė flenė nėn shenjėn e komplikuar tė svastikes ariane nė trajtė dielli, qė i patėn sjellė dikur tė gjallėt, me bujė e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre tė ikin nga kjo botė - si na ka pėr tė ardhur edhe neve, nesėr - dhe mbetėn tė shkretė.

    Ėshtė mirė tė rrish disa orė kėtu nė oborrin e Bajrakliut (dhe unė pata ndenjur, shumė herė) se uji i ēezmave dhe shushėllimi i vijės tė preh, po ne sot kemi pėr tė bredhur mė. Zbresim, si pa qėllim, nėpėr arabeskun e rrugėve tė qytetit tė cilin Zoti e dhuroi me ujra shumė.

    Ja kėtu, njė portė e madhe me njė yll e gjysmė hėnė pėrsipėr. Porta ėshtė e hapur. S'ka njeri pėr tė pyetur. Zgjatim kryet nė njė dritore. Brenda varre - janė gjashtė - me kėsula e ēallma tė rėnda pėrsipėr.

    Dhe pranė-pranė banesa/ Kėtu jeta - aty vdekja.

    Sa qetėsi nė oborr! Njė shatrivan, me ujė tė kulluar, nėn njė pjergull. Njė trėndafil i ēelur, njė zog qė kėndon. Jemi nė muajin maj... Shkon njė njeri. Pyes e mė pėrgjigjet:

    Varret e para janė varre jabanxhinjsh, miq tė Teqesė qė i arriti vdekja aty. Varret e tjera janė tė baballarėve tė Teqesė, duke filluar me Sheh Osmanin, dhe pas tij, Sheh Ahmeti, Sheh Sinani e katėr tė tjerėt. Edhe kėtu qetėsia e Zotit tė thotė: rri. Po ne jemi udhėtarė e nisemi.

    Qė aty te lumi duket, mbi njė kodėr, Kisha e Shėn Spasit ose Kisha e Gogėve (e vllehėve) si i thotė populli. Kjo ka historinė e saj. Sėrbėt e kanė djegur disa herė nė kohėn e Turkut, se vllehėt nuk pranonin gjuhėn sėrbe nė kishė. Ka atje disa varre tė vjetėr, me kryeshkrime greqishte qė mund tė na shėrbejnė si dokumente historike pėr tė vėrtetuar se pjesa mė e madhe e popullsisė sėrbe e Prizrenit ėshtė, nė realitet, njė popullsi shqiptare-rumune e sėrbizuar pėrmjet kishės, dhe e cila, dikur, ka dashur tė rrojė jetėn e vet kombėtare.

    Varret e reja, tė sotmet, tė Prizrenit janė pėrtej, nė hyrjen e qytetit. Qė t'arrijmė atje mbajmė krahun e djathtė tė lumit. Mos qėndroni fort kėtė radhė nė urat pėr tė vėshtruar ujėt e shkumbėzuar qė rrjedh poshtė e as mullinjt' e shumtė. Pa fjalė se kėta janė mė tė mirė, se ai i Xha Brahos tė Shkumbanores. Kanė nga pesė e gjashtė gurė. Po ne do vijmė tjetėr herė t'i shkelim. Arrijmė nė ura e fundit - urė e drunjtė. Duhet ta kalojmė.

    Ja aty, mė tė djathtė, njė fushė e madhe me varre: Varret e musulmanėve. Rrasa tė rrepta prej guri tė hirtė. Shumica pa kryeshkrime. Disa qė kanė, janė arabisht. Bari ėshtė i gjelbėr, i freskėt, po ne mundim tė kalojmė pėrmes se dielli e piu vesėn e mėngjesit. Aty nėn njė hije fle njė njeri: i qetė, me duar nėn kryė, pranė njė guri. Si nesėr do flerė gjith' aty, po nėn dhe, pėrgjithmonė.

    Varret e ortodoksėve, nėnė sallkėmet e lulėzuar. Janė varre te kujdesur mirė kėta tė borgjezisė sėrbe, zotėronjėse nė vitet e fundit. Gurė me shkronja tė arta, lule, fotografi.

    Reshpėrojnė gra shumė, veshur nėr tė zeza. Pata besuar, nė fillim, se do ish ndonjė varrim, po jo. Sot qėnka e Shtuna e tė vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lotė shumė. Kėshtu ėshte ortodoksia: mistike, sentimentale, lakrimogjene.

    Aty, pranė njėj varri tė freskėt ėshtė shembur njė grua e re dhe qan e lodhur, e dėrmuar. Pėrtej, disa tė tjera, me zhurmė. Disa gra rrahin tė ngrehin qė poshtė, me kėshillime, njė plakė qė vajton edhe pėrsėrit litaninė "dushe moje, dushe, dushe, dushe", "shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt". Njė tjetėr i drejtohet tė birit, qė tretet brenda, me njė fjalė sėrbisht - njė shqip: "sine - bir-o! sine - bir-o!" E qan e dėshpėruar. Ėshtė pa fjalė, ndonjė shqiptare a ndonjė rumune nga Shqipėria (shumė nga gogėt e Prizrenit janė tė ardhur nga rrethi i Korēės edhe i Manastirit) tani e sėrbizuar, po e cila birit tė vdekur i thotė nė gjuhėn e vjetėr gjith' "bir-o".

    Ka ngashėrime shumė dita e sotme dhe mund tė lotojmė duke kujtuar tė vdekurit tanė, sado qė sallkėmi ėshte i lulėzuar dhe shpeshėt kėndojnė.

    Po, shpeshėt kėndojnė e midis varreve... Shkon aty pranė njė foshnjė nėr tė zeza qė e heq pėr dore njė nėnė gjith' nėr tė zeza. Sa ngjyrė e tmershme kjo e zeza! Zonja loton dhe foshnja vėshtron shpeshin qė kėndon aty mbi degė, se ajo nuk di dhembjet e lotit tė vėrtetė.

    T'i lemė varret e ortodoksėve me shkrime te rėnda kirilike pėrsiper. Flenė kėtu brenda kaq kombėsi tė sėrbizuara. Ne shkasim mė tej dhe kalojmė kufirin e gjelbėr qė ndan varret ortodokse nga varret katolike. Po, vetėm njė vije e gjelbėr, kurse varret e Shkodrės ngjet tė rrethohen me mure e me porta tė hekurta, me katinare tė rėndė.

    Ah, kėtu nė varret e katolikėve tė Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe - nė kohėn e Turqisė dhe tė Sėrbisė! Ėshtė ky njė afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, tė cilin duhet ta nėnvizojmė, me ngjyra tė dukėshme, si njė nga shprehjet e ndėrgjegjes kombėtare. Emra tė njohur: Shirokanj, Mjedanj e tė tjerė.

    Ja njė varr mjaft i moēėm, me njė kryq tė rėndė. Dhe mbi kryq njė mbishkrim: "Kėtu pushojnė Balta e Mana Tarabolluzi tė mbytun prej Lumjanve mė 2 Tetuer 1880". Kanė aty edhe fotografitė e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona tė zeza tė gjera; Mana nė dimit e vendit.

    Kam pyetur nė qytet pėr tragjedin' e Baltės dhe tė Manės: Balta ka qėnė tregėtar i madh (shtėpia e tij e shembur ėshtė aty, pranė kishės katolike). Dhe trim. Kish patur njė grindje me Destan-policin pėr njė gjerdhan florinjsh tė lėnė amanet. Destani i solli lumjanėt qė ta vrasin. I rrethuan shtėpinė, natėn. Balta e Mana, burrė e grua "kan pas qit pushkė" me trimėri tė madhe sa u kėndohet edhe sot kėnga nė Prizren:

    Mana mush e Balta qit/ I Madhi Zot mos na korrit/ Moj Mane, moj krajlicė/ Na kallshe ē'at dite/ Se kan ardh cubat me tė mbytė.

    Kanė luftuar me trimėri, po lumjanėt ishin tė shumė dhe i kish sjellė Destan-polici vetė. Njė lumjan ra nė oborr, njė brenda nė lesh (se Balta bėnte edhe tregti leshi) e njė tjatėr s'di se ku. Disa u patėn plagosur. Po mė nė fund edhe Balta edhe Mana ranė tė vrarė...

    Tani shtėpia e tyre ėshtė e shkretė. Nuk u mbeti veēse kėnga. Dhe kėnga mjafton. A mos prej nesh do mbetet mė shumė?

    Po ja, atje, njė tjetėr varr, i rrethuar, me kangjella hekuri. Bari i varrit ėshtė i freskėt, i madh, i kujdesur. Mbi kryq fotografia e njė vashe tė re. Njė rusp pėrralle, me vija fisnike, aristokrate. Unjem e lexoj "kėtu pushon Filja e Ukės Zef (Toēes). Leu mė 16 Tetuer 1901, diē mė 29 Shtatuer 1921". As njėzet vjet! Dhe kaq e bukur!

    Mė poshtė disa vargje mirė latuar mbi gur, me atė shqipen e vjetėr tė Veriut:

    N'kohė ma t'mirėn t'vajzniis

    Filja e Ukės sod ndroj jetė;

    Tuj kenė shembulli i pastriis

    Vllaan e nanėn shkoj me gjetė.

    Ku e pata ket rrezik

    Me i mblu baba fėmit n'dhe

    Me ditė t'soēme un jam fikė

    E nuk m'met asnji pėr bee.

    Ah! ti morde, moj katile,

    Shum rrenime bone n'fėmii,

    Ti na morre t'shkretėn File

    E keshtu m'lee me duer n'gji.

    Strofa e fundit ėshtė mė mallėngjenjėse nga tė gjitha, po e ka mbuluar bari i freskėt, aty rrėzė kryqit. Flet vetė e vdekura: T'lutem Babė mos m'u idhnue/ Malli i Vllaut fort m'ka mollisė

    A, pėrsėri ky bari i mbulon shkronjat. Jo vetėm bari, po edhe njė shkėndijė qė mė shkrep nėr sy. Tė jetė ushtima e kėtyre vajtimeve qė vijnė qė pėrtej, nga varret e ortodoksėve, ose fjala e dhembėshme e kėsaj Files sė Ukės? Apo bukuria e vėrtetė e vargut?

    Vijon: Te nanė zeza du me shkue/ Me dite t'soēme t'kam braktisė/

    U dhemb, lexues, u dhemb?

    As unė, as ju nuk e dimė cila pat qėnė Filja e Ukės nga Prizreni. Dhe asnjė lidhje s'kemi me ta. Po vasha pat qėne e re, e bukur fort dhe fjala e saj ngashėrimtare...

    Tani tė lemė qimitiret e tė kthehemi nė qytet e tė presėm ndajnatėn. Dalin asohere, kur skuqen nė zjarr malet e Shqipėrisė sė Vogėl, vashat e Prizrenit pėr tė shėtitur aty nė Shatrivani, nė Xhamia e Sinan Pashės e gjer te Ura e gurtė me harqe venetike. Nuk ėshtė, pa fjalė, midis tyre, Filja e Ukės qė tani u bė hi e tokė po edhe kėto tė tjerat motrat e saja prizrenase janė edhe ato fort tė kėndėshme nė tė parė. Njė grua qė di tė vishet bukur, me fisnikėri e tė shkelė lehtė, ėshtė njė dhuratė e Zotit. Njė veshje e hijėshme qė plotėson bukurinė e natyrės sė gruas ėshtė edhe ajo njė dhuratė prej Zotit.

    Dhe Prizreni i ka qė te dyja: Zonja e Zojusha tė bukura qė dinė tė vishen bukur, tė ecin me nur dhe veshje tė hijėshme. Veshja karakteristike ėshtė ēitjania, e sjellė prej turkut dhe e pėrshtatur nga gjithė elementet e vėndit: myslimanė, ortodoksė, katolikė. Sikush nga kėto kategori i ka sjellė ndryshmėritė e ndjenjės sė vet, duke bėre nga njė veshje tipike njė veshje specifike. Si bukuri zotėron, pa fjalė, veshja katolike, dimija, si i thonė zonjat e atjeshme, e plotėsuar me valle, pėr tė lidhur flokėt, me parlant, e me t'lesht qė hidhet krahėve. Tė gjitha me ngjyrat e forta tė parverės: i kuqi shumė i kuq, i gjelbri shumė i gjelbėr. Dhe tė gjitha kėto ngjyra tė pėrzjera midis tyre, me trajtė lulesh e arabeske i bėjnė si njė kopsht me lule qė ecėn,njė gjylistan shėtitės qė tė ēudit e tė robėron.

    Ja lexues, harroni varret edhe vėshtroni aty nė Shatrivani: Tri zonja a tri zojushe zbresin ngadal pėr nė Ura. Ajo e sė djathtės edhe ajo e sė majtės, nė kostume tė Evropės. Veshur mirė, korekt edhe shkelin bukur. Janė dhe tė hijėshme. Dhe kanė shumė fisnikėri nė ecje dhe nė pamje. Po nuk na tėrheqin vėshtrimin pėrveēse nė mėnyrė tė dytė e tė tretė. Sepse midis tyre ėshtė njė mbretėreshė e veshur me veshjen e vėndit, qė ēmėndi gjithė Shatrivanin. Dhe ēuditem qysh duron e qėndron vendit, nė trunxh mbi gur, ky Abdyl Be Frashėri i Lidhjes sė Prizrenit...

    Ėshtė njė gjylistan qė ecėn madhėshtor, zotėronjės, robėronjės. E tė vjen, nė se ke njė shpirt, ta bėsh qilim me lule e t'ia shtrosh nė kėmbė.

    Mbrėmave kthehem vetė pėr nė shtėpi. A, nuk jam vetė, se hija mė vjen pas, mė del pėrpara, mė shket djathtas, majtas, mi muret e avullive. Nuk ėshtė as ēudi as lumturi tė kesh hijen tėnde me vete, po kujtoni se i trishtuari hero i Adalbert Shamiso-sė nuk e kish mė edhe ish i mjeruar pėr vdekje. Pėrpara meje njė grup zonjash e zotėrinjsh katolikė ecin ngadal, si pėr nė dasmė. Dhe me tė vėrtet venė nė dasmė, duke kėnduar: Qit-mi, Nan se due me-i vesh, dhe mė tej: Du me dal mun' ke dera...

    Dhe kėnga ėshtė e bukur dhe zėrat tė ėmbėl dhe dritat lozin kur e kur mbi dimit e t'leshtat e tyre. Dhe hapen dritore, dhe hapen porta pėr tė shikuar, pėr tė dėgjuar.

    Po mua mė zotėron tani njė valė dhembjeje. Dhe jo pėr jetėn time qė m'u bė fije-fije nėr mėrgime, as pėr tė vdekurit e panjohur qė pata folur mė lart. Po pėr kėtė Shqipėrinė time qė kėndon kėtu, e qan pėrtej...

    Maj, 1943
    Prizren

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Botohet nė Rumani “Gjėma” e Kutelit

    Viti letrar i shpallur nė Shqipėri i Mitrush Kutelit ka mė nė fund njė akt dinjitoz jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ėshtė botimi nė rumanisht i njė prej veprave mė tė mira tė autorit, njė kėngė pėr dashurinė, “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, njė kėngė pėr dashurinė. I botuar nė Bukuresht me titullin “Povestiri de la lacul albastru”, novela ėshtė pėrkthyer nga Renata dhe Luan Topēiu, e pajisur me pasthėnie studimore nga Dr. Luan Topēiu ku me mes tė tjerash shpjegohet puna pėr procesin e pėrkthimit tė njė “gjuhe tė pėrpunuar dhe plot nuanca semantike” tė stilit Kutelit.

    Proza “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” e shkruar mė 1947, u botua pėr here tė parė vetėm mė 1993.

    Jo rastėsisht botohet nė rumanisht Kuteli. Rumania, Bukureshti ėshtė vendi ku ai studioi pėr Ekonomi nė fillim tė viteve tridhjetė dhe kontribuoi mė pas me pėrkthimin e letėrsisė rumune nė gjuhėn shqipe.

    Shekulli

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ministri Pango i jep prioritet librit dhe nxitjes sė leximit nė manifestin e Ditės Ndėrkombėtare tė Librit

    2007-a shpallet viti i Mitrush Kutelit

    - Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, shpalli zyrtarisht dje vitin 2007 si “Vitin Mitrush Kuteli” me rastin e 100- vjetorit tė lindjes, tė kėtij personaliteti shumė dimensional tė kulturės mbarėkombėtare. Nė ditėn Ndėrkombėtare tė librit, Ministri Pango u shpreh se nė nderim tė kėtij emri tė madh tė letrave shqipe, gjatė tė gjithė vitit do tė organizohen njė mori veprimtarish memoristike dhe konferenca...

    Festimi nė Shqipėri prej disa vitesh i Ditės Ndėrkombėtare tė Librit, u konsiderua nga ministri Pango si njė nga prioritetet e poltikave kulturore tė mbarė qeverisė. “Libri dhe nxitja e leximit do tė mbeten prioritet i politikave tona”, tha dje Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, duke e konsideruar librin si njė shenjė qė bashkėndan tė gjitha vlerat kulturore tė botės sė qytetėruar dhe duke e konsideruar edhe Shqipėrinė si “pjesė e identitetit tė saj kulturor”. Prej vitesh, ēdo 23 prill, nė tė pesė kontinentet, festohet Dita Botėrore e Librit dhe e tė Drejtės sė Autorit. Kjo ditė ėshtė caktuar nga UNESCO nė nderim tė shkrimtarit tė shquar anglez, Shekspir, i cili mė 23 prill ka ditėn e lindjes. Nė kėtė ditė ka vdekur Miguel Servantes dhe Inca Garcialaso de la Viega. Por po nė kėtė datė kanė lindur edhe mjaft shkrimtarė tė shquar, si Maurice Druon, K. Laxnes, Vladimir Nabukov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Qė nga viti 2002 edhe Shqipėria, fillimisht me nismėn e Bibliotekės sonė Kombėtare dhe e pasuar nga institucionet e tjera kulturore e arsimore tė vendit, i ėshtė bashkėngjitur dhjetra vendeve tė tjera tė botės pėr festimin e kėsaj dite tė shėnuar tė dijes, e cila ėshtė pjesė e kalendarit kulturor botėror. Nė vijim tė kėsaj nisme, vit pas viti, nė vendin tonė po krijohet njė traditė, e cila ka ardhur nė rritje me organizimin e veprimtarive tė shumta nga bibliotekat, shkollat, shtėpitė botuese, shoqatat e shkrimtarėve, radiotelevizionet, agjencitė e tregtimit tė librit si edhe shoqata tė ndryshme. Nė vende tė ndryshme, nė kėtė ditė feste tė librit, qė pėrfshin natyrshėm tė gjithė moshat e nivelet e shoqėrisė, dashamirės e adhurues tė librit, “punėtorėt e librit” kanė gjetur mėnyra origjinale pėr ta festuar. Nė Spanjė, tė frymėzuar nga tradita e bukur katalane, ėshtė jetėsuar nisma speciale me sloganin “Dhuro njė libėr, dhuro njė trėndafil”, nė Norvegji , “Duke lexuar nė librari”, nė Francė, “Duke lexuar nėpėr rrugė”, nė Afrikė “Pėr leximin publik”, ku vullnetarėt e rinj u lexojnė libra tė sėmurėve, tė moshuarve, tė verbėrve nė shtėpitė e tyre. Ndėrkohė Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, zoti Ylli Pango, shpalli zyrtarisht dje vitin 2007 si “Vitin Mitrush Kuteli” me rastin e 100- vjetorit tė lindjes, tė kėtij personaliteti shumė dimensional tė kulturės mbarėkombėtare. Vitin e kaluar Ministria e Kulturės e kishte shpallur vitin 2006, si vitin e Ismail Kadaresė. Nė ditėn Ndėrkombėtare tė librit, Ministri Pango u shpreh se nė nderim tė kėtij emri tė madh tė letrave shqipe, gjatė tė gjithė vitit do tė organizohen njė mori veprimtarish memoristike dhe konferenca. Ai pėrmendi me kėtė rast organizimin e konferencės qė do tė zhvillohet mes dy bibliotekave kombėtare tė Shqipėrisė dhe Kosovės nė vjeshtė tė kėtij viti, si dhe promovime tė botimeve tė zgjedhura nga ky autor, etj. Ēmimet kombėtare nė letėrsi “Penda e Argjendė pėr pėrkthimet” kėtė vit do tė quhet “Penda e Argjendtė -Dhimiter Pasko”, cilėsoi ministri i Kulturės.

    Mitrush Kuteli, i cilėsuar nga kritika shqiptare si rrėfimtari i njohur nė prozė, nė tė gjithė veprėn e tij letrare dėshmoi njohjen e thellė tė jetės shpirtėrore tė njeriut, duke e parė atė gjithnjė tė ballafaquar me jetėn, vdekjen dhe dashurinė. Mjaft tė dukshme nė veprėn e tij, mbeten personazhet veprues nė prozat e tij tė njohura, ku radhiten "Xha Brahua i Shkumbanores", "Natė kollozhegu", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e Zotit", "Mė kot...", "Lumi i madh", "Fshati im e pi rakinė", "Parvera nė Transilvani", ku pėrfshihen dhe disa krijime tė tij nė vargje si "Poem kosovar", "Balta shqiptare", "Poemi i Shėndaumit" dhe "Po tė vdes nė dhe tė huaj". Mitrush Kuteli, i cili mbaroi studimet ekonomike nė Bukuresht (Rumani), u lidh me letrat shqipe qė nė vitin 1928, kur filloi tė botojė artikuj kritikė pėr shkrimtarėt shqiptarė dhe tregime nė Shqipėrinė e re tė Kostancės. Ndėrkohė, nė galerinė e personazheve tė tij dhe nė shqipen qė e ruajti me fanatizėm, nė fillim pėrfshiu njerėz dhe figura qė i kishte parė me sytė e tij nė shtėpi si, Dervish Hima, Avdyl Ypi, Mihal Grameno, Telemak Gėrmenji, Mendu Zavalani, Themistokli Gėrmenji, nėpėrmjet tė cilėve ruajti frazeologjinė e gjuhės sė gjallė popullore nė ēdo vend dhe situatė.

    Dhurata Hamzai
    Tema

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mitrush Kuteli 1907 - 1967

    Mė 4 maj tė vitit 1967 vdiq shkrimtari Mitrush Kuteli. Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, njė nga prozatorėt mė tė shquar tė letėrsisė sonė. Ai lindi nė Pogradec nė vitin 1907, shkollėn e mesme e kreu nė Selanik dhe tė lartėn nė Bukuresht, ku dhe mori titullin “Doktor i shkencave ekonomike”. Nė 1942-in u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė si pėrkthyes. Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikėpamjet e tij, u persekutua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Persekutimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, ku u la tė punonte nė kushte tė vėshtira dhe i harruar nga bota letrare. Krijimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj nė gazetėn “Shqipėria e re”, qė botohej nė Rumani. Veprat letrare tė tij janė vėllimet: “Netė shqiptare”, “Ago Jakupi”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatės”, “Dashuria e berberit Artan”, “Shėnimet letrare”, “Sulm e lot”, “Kėngė e britma nga qyteti i djegur”, “Mall e brengė”, “Havadan mė havadan”, “Tregime tė moēme shqiptare” etj. Ai pasuroi kulturėn shqiptare me pėrkthime tė kryeveprave botėrore si: “Kujtimet e njė gjahtari” tė Turgenjevit, “Tregimet e Petėrburgut” dhe “Shpirtra tė vdekur” tė Gogolit, vepra tė Gorkit, tė Tolstoit dhe poezi tė Pablo Nerudės. Kuteli krijoi nė prozė pėr krahinėn e tij me po atė pėrjetėsim qė Lasgush Poradeci krijoi nė poezi.

    Tirana Observer

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Nė 100 vjetorin e lindjes

    Rrėfimtari i madh, Mitrush Kuteli

    Nasho Jorgaqi

    Vepra e gjerė letrare e Mitrush Kutelit pėrbėn, pa dyshim njė nga pėrvojat artistike mė tė vyera dhe mė interesante tė prozės sonė. Njė pėrvojė origjinale, qė mban vulėn e njė personaliteti tė spikatur krijues e qė meriton tė njihet e tė studiohet seriozisht.
    Njohja dhe studimi i kėtij individualiteti artistik kėrkon doemos qė tė depėrtohet nė hapėsirat e artit tė tij, tė hyhet nė laboratorin e punės sė shkrimtarit, tė zbulohen tė fshehtat e mjeshtėrisė sė rrėfimit. Pa hetuar e studiuar nga afėr kėto, nuk mund tė pėrcaktohen si duhet tiparet origjinale tė artit kutelian, tė dalė i qartė vokacioni qė ai pėrfaqėson nė letėrsinė tonė.
    Rrėfimi, si njė nga llojet e prozės tregimtare, qė e shohim tė nisė tė lėvrohet nė letėrsinė tonė nga fundi i Rilindjes e mė pas, nė pendėn e Kutelit u ngrit nė njė shkallė tė paparė, duke fituar cilėsitė e vėrteta tė llojit tė vet. Ai, jo vetėm krijoi njė tip tė ri tregimi, por i dha kėtij lloji epik vulėn e individualitetit tė tij. Nė kėtė gjė, Kuteli thotė se nuk ndoqi asnjė model tė huaj, po u mbėshtet nė traditėn e pasur tė prozės sonė popullore, fryma dhe poetika e saj u bėnė pėr shkrimtarin modeli mė i mirė. Kjo mėnyrė tė treguari dhe tė endure i dha mundėsi atij tė ngėrthente njė lėndė sa mė tė pasur nga jeta e historia, por dhe tė realizonte edhe ato synime themelore qė kėrkon tipizimi dhe individualizimi artistik i personazheve, thurja e konflikteve, ndėrtimi i situatave, pėrshkrimi i mjediseve, shfrytėzimi i detajit etj.
    Rrėfimet e Kutelit kanė njė varg tiparesh qė pėrcaktohen nga brendia e laryshia tematike, pėr tė cilat kemi folur mė lart, por edhe nga veēanėsia e mjeteve shprehėse, nga poetika qė ai ka shfytėzuar nė raste tė ndryshme. Poetika e rrėfimeve tė tij ėshtė poetika e rrėfimit popullor, veēse e pėrpunuar artistikisht nga mjeshtri, e kthyer nė njė mekanizėm tė tė strukturuarit artistik. Njė shqyrtim nga afėr nxjerr nė pah natyrėn dhe veēoritė e poetikės kuteliane. Sė pari, nė tė, ashtu siē ndodh dhe nė rrėfimin popullor, njė rol tė rėndėsishėm luan figura e rrėfimtarit. Ai krijon raporte tė caktuara me dėgjuesin, me kohėn dhe me hapėsirėn dhe kthehet nė personazh unik i gjithė prozės sė tij tregimtare. Rrėfimtari dhe autori shpesh shkrihen nė njė ose zėvendėsojnė njėri-tjetrin.
    Funksioni i rrėfimtarit tė Kutelit ėshtė i gjithanshėm. Me anė tė tij bėhet zbulimi i tipit dhe karakterit tė personazheve, pėrshkrimi i situatave psikologjike dhe i gjendjeve shpirtėrore, shtjellimi i konflikteve. Nga mėnyra si ai tregon ngjarjen, si zbulon figurėn, ēfarė thotė e ēfarė lė pa thėnė, detaji qė pėrdor, tė gjitha kėto i shėrbejnė strukturimit artistik tė veprės. Nga ana tjetėr, nė kėtė lloj tregimi merr rėndėsi tė veēantė raporti i rrėfimtarit me lexuesin, pasi ai synon tė jetė mė i natyrshėm e komunikues e tė krijojė lidhje tė drejtpėrdrejtė mbi njė bazė tė pėrligjur psikologjike. Nė kėtė mes, fjala ka njė peshė tė madhe semantike dhe emocionale dhe artikulimi i saj gjatė rrėfimit varet nė njė shkallė tė madhe nga ritmi i tė treguarit.
    Elementėt e poetikės nė rrėfimet e Kutelit duhen parė dhe nė veēoritė e subjektit e tė fabulės, nė pasurinė e detajit, nė variacionet e ligjėrimit, nė origjinalitetin e kompozicionit. Fabulat kuteliane paraqiten nė dukje tė thjeshta, pa ndėrlikime e me njė zhvillim tė natyrshėm, por rrokin shumė anė tė realitetit, duke depėrtuar nė thellėsi e duke u shtrirė nė hapėsirė e nė kohė. Nė qendėr merren ngjarje tė rėndėsishme, ēaste kulmore tė jetės dhe ndėrthuren konflikte tė ashpra me tension dramatik. Pėrveē kėsaj, Kuteli, nė prozėn e tij rrėfimtare e historike, udhėhiqet nga sqarimi retrospektiv qė i bėn kohės sė fabulės dhe kohės sė veprimit. Kjo do tė thotė se largėsia kohore ėshtė veēori e poetikės sė tij. Njė gjė e tillė vėrehet qartė nga mėnyra e tė perceptuarit tė ngjarjeve, nga sistemi i ndėrtimit tė personazheve dhe raportit midis tyre, si dhe nga dialogu e monologu dhe, veēanėrisht, nga pikėvėshtrimi i rrėfimit.
    Zakonisht rrėfimet ngrihen mbi njė subjekt tė pėrbashkėt, por ka dhe sosh qė subjekti pėrfshin brendapėrbrenda ngjarje dhe episode, personazhe dhe mjedise, qė i bashkon filli i rrėfimit tė rrėfimtarėve ose autorit. Disa herė kemi ngjarje tė lidhura zinxhir, apo brenda tregimit thuren rrėfenjėza pėr tė bėrė pastaj kalimet pėrmes disa nyjeve lidhėse. Kjo s’duhet parė si dobėsi kompozicionale, por nė natyrėn e rrėfimit popullor.
    Nė rrėfimin kutelian detaji ėshtė njė nga mjetet mė efikase tė procedeut artistik dhe si i tillė paraqitet i shumėllojshėm. Me vetitė e tij artistike, detaji i shėrben drejtpėrdrejt procesit tė individualizimit e tė tipizimit, konkretizon natyrėn e fenomenit nė pėrputhje me logjikėn psikologjike e artistike.
    Ashtu si te tregimtarėt e tjerė dhe te rrėfimet e Kutelit gjejmė edhe gjykimin e rrėfyesit mbi atė qė tregon, siē gjejmė dhe pėrshkrimin, dialogun e monologun. Por merita e autorit tonė, nė kėtė rast, ėshtė se kėto forma e mjete tė njohura i ka pėrdorur e shfrytėzuar me origjinalitet e me mjeshtėri tė lartė artistike. Kėshtu, vėrejmė se tė treguarit e Kutelit ėshtė sa analitik aq edhe sintetik, i shprehur zakonisht me ritmin e kadencėn e bisedės, me njė dinamikė tė brendshme. Mėnyra si tregon e rrėfen jo vetėm pasqyron e vizaton, por bėn tė pėrftohen veprime e lėvizje.
    Shprehja mė e plotė e mėnyrės sė rrėfimit tė Kutelit janė pėrshkrimet. Pėrshkrimi tek ai ėshtė i fuqishėm, karakterizues dhe i harmonishėm. Autori e pėrdor si pėr tė dhėnė situata e mjedise, ngjarje dhe ndeshje, por ai merr vlera tė veēanta kur ėshtė fjala pėr peizazhin e portretin. Nė kėtė vėshtrim, Kuteli paraqitet mjeshtėr i shquar. Mjeshtėr i pikturimit tė natyrės dhe mjeshtėr i fizionomisė njerėzore, peizazhist e portretist i dorės sė parė. Prandaj, me tė drejtė mund ta quanim poet i shpirtit shqiptar dhe kėngėtar i natyrės shqiptare. Nė pėrshkrimet e natyrės, proza tek ai kthehet nė poezi dhe faqe tė tilla, qė hasen me dhjetra nė rrėfimet e tij, tingėllojnė si proza poetike tė denja pėr ēdo antologji. Pėrshkrimet e Kutelit janė copa tė gjalla jete, plot nerv e lėvizje, krejt tė vetvetishme, mbujtur me gjendje shpirtėrore dhe mendim fisnik, me larmi figurative e nota tė fuqishme emocionale.
    Pjesė e pandarė e prozės sė Kutelit janė dhe dialogu me monologun, tė cilėt sė bashku me pėrshkrimin ndėrtojnė veprėn. Ato shfaqen nė situata tė caktuara, si njė nga burimet e informacionit, por akoma mė shumė, me funksion tipizues e individualizues. Mėnyra e thurjes sė tyre, veēoritė gjuhėsore, leksiku dhe ndėrtimi sintaktik i bėjnė ato qė, objektivisht, tė bartin psikologjinė e personazheve, botėkuptimin dhe mentalitetin, shkallėn e kulturės dhe temperamentin. Nė qoftė se dialogu qėndron brenda kufijve tė gjuhės sė bisedės, ėshtė i gjallė e i shtruar nė varėsi nga rrethanat, ruan ritmin e saj, monologu ka nėntekst tė qartė, rrjedh pa artifice dhe nė harmoni me komponentėt e tjerė. Nė tė dy rastet ndihet qėndrimi ideoemocional i autorit dhe ėshtė i pranishėm tendencioziteti i tij.
    Poetika e prozės sė Kutelit nuk mund tė kuptohet pa poetikėn e kompozicionit tė rrėfimeve. Ndėrtimi qė u bėn ai atyre ėshtė origjinal dhe me veti artistike tė qarta. Zakonisht ato janė nė varėsi nga rrėfimtari dhe rrėfimtari luan rol organizues nė kompozicionin e tregimit. Ai paarqet hyrjen, subjektin, ka fillin e intrigės, bėn zgjidhjen. Ekzistojnė marrėdhėnie tė brendshme tė vazhdueshme nė mes rrėfimtarit, heroit dhe lexuesit dhe janė kėto qė pėrcaktojnė karakterin e ndėrtimit tė tregimeve. Ato mund tė pėrputhen ose mund tė diferencohen nga njėri-tjetri. Dhe janė kėto marėdhėnie qė u japin laryshi trajtash rrėfimeve. Po pavarėsisht nga kjo, rrėfimet nė pėrgjithėsi kanė njė gjė tė pėrbashkėt: autori pėrpara se tė tregojė, e pėrgatit lexuesin. Ėshtė ai qė ndjell atmosferėn, pėrgatit mjedisin dhe njerėzit qė do tė dėgjojnė e pastaj i fut nė labirintet e rrėfimit.
    Subjekti i rrėfimeve tė Kutelit ndėrtohet nė mėnyrė tė atillė qė tė rrokė gjithė jetėn e heroit ose njė pjesė tė saj. Brenda subjektit ai integron organikisht, si komponent tė pėrgjithshėm edhe digresione tė ndryshme, tė gėrshetuara kėto me pėrshkrimin dhe dialogun. Nė kėtė pikėpamje gjejmė struktura origjinale, si shprehje tė poetikės sė autorit.
    S’ka dyshim se thesari mė i ēmuar qė na ka lėnė Kuteli si shkrimtar ėshtė gjuha. Me tė drejtė, ai cilėsohet njė nga mjeshtrit e mėdhenj tė saj, njė nga stilistėt e mbarė letėrsisė shqiptare. Adhurues dhe ndjekės besnik i gjuhės sė rilindasve, i ushqyer nė gurrėn e pasur tė tė folmes sė vendlindjes, Kuteli do tė formohet si shkrimtar sa nė shkollėn e gjuhės shqipe, aq edhe nė atė tė jetės shqiptare. Konceptet e tij pėr gjuhėn amtare, janė jo vetėm ato tė njė atdhetari tė flaktė, qė e sheh atė si njė nga tiparet e qenėsishme tė kombit dhe pasuri tė madhe shpirtėrore tė popullit, po dhe tė njė artisti tė shquar qė i pėrkushtohet asaj shpirtėrisht, intelektualisht e fizikisht. Kuteli mahnitet pas forcės e bukurisė sė gjuhės shqipe, pasurive dhe hireve tė saj, e shenjtėron dhe e kthen nė kult. I ndėrgjegjshėm pėr vlerat dhe rolin e gjuhės nė jetėn dhe kulturėn e kombit tė vet, ai punon pa u lodhur pėr t’i njohur e pėrvetėsuar thesaret e saj, pėr tė depėrtuar nė hapėsirat dhe skajet e saj, pėr tė pushtuar majat dhe thellėsitė, por dhe pėr t’u kredhur nė shpirtin e fjalės shqipe. Vetėm kėshtu Kuteli arriti tė krijojė veprėn e vet letrare. Puna e tij e nisur nė vitet 20-30, bėn pjesė nė pėrpjekjet madhore tė atyre prozatorėve, qė e ngritėn gjuhėn shqipe dhe nė kėtė gjini nė nivelin e njė gjuhe me tė vėrtetė artistike me vlera tė reja estetike dhe ideoemocionale. Kjo ishte njė ēėshtje themelore pėr prozėn tonė, sepse ajo s’mund tė bėnte atė kapėrcim cilėsor qė bėri, pa iu shmangur gjuhės retorike, skematike e sentimentaliste qė zotėronte pėrgjithėsisht.
    Duke e studiuar nga afėr gjuhėn e Kutelit, do tė vėmė re se ajo pėrbėn njė nga kapitujt mė tė pasur e mė me vlerė tė prozės sonė tė traditės dhe jo vetėm tė asaj. Ajo dallohet si njė gjuhė e mbrujtur me jetė tė gjallė, me forcė tė brendshme, me begati dhe bukuri tė madhe. Veē kėsaj, gjuha e Kutelit karakterizohet nga cilėsi tė larta tė ligjėrimit artistik, jo vetėm pėr nga leksiku i pasur dhe i pastėr, por dhe nga fryma ngjizėse, nga aftėsitė analitike e sintetike, nga vetitė ndėrtuese, tė njė sintaksi thjeshtė shqip. Vitaliteti i saj duket dhe nga pasuria figurative e muzikore, nga nuancat e holla stilistike.
    Kuteli ėshtė njė nga stilistėt qė i ka tė paktė shokėt nė letėrsinė tonė, njė stilist me individualitet, me tipare krejtėsisht tė vetat. Ai u krijua si i tillė duke pėrvetėsuar me themel gjuhėn e popullit, duke iu pėrmbajtur me konsekuencė ligjeve tė rrėfimit popullor. I ndjeshėm nė njė shkallė tė lartė ndaj gjuhės, me sensin e njė artisti tė hollė, me njė kulturė tė gjerė letrare dhe me synime ideoartistike tė ndėrgjegjshme, ai diti tė krijojė njė stil origjinal. Stili i tij ligjėron shqip, ėshtė sa lirik aq edhe epik, elegant dhe me ngjyrime poetike, i pasur me frazeologji dhe i nuancuar. Ai paraqitet sa i qetė e i shtruar, aq edhe i shqetėsuar dhe shpėrthyes, sa i ndjėshėm aq edhe lakonik, por gjithnjė plazmueshėm dhe me natyrė rrėfimtare. Fraza e tij rrjedh natyrshėm dhe me njė harmoni tė brendshme, me kadenca nga mė tė ndryshme. Variacionet qė merr ligjėrimi artistik nė gjuhėn e Kutelit janė tė pasura dhe tė shumėllojshme, ato ndėrrojnė nė pėrshtatje me brendinė ideore, me psikologjinė e personazheve dhe tensionin dramatik.
    Nė prozėn e Kutelit gjejmė njė pėrvetėsim krijues tė gjuhės sė prozės popullore. Nė kėtė pikėpamje, ai ėshtė treguar artist me sens mase, ka ditur ē’tė marrė e ē’tė lerė. Merita e tij ėshtė se ka arritur tė depėrtojė nė shpirtin e ligjėrimit e tė rrėfimit popullor. Fjala e nuancuar dhe frazeologjia popullore nė gjuhėn e Kutelit qėndrojnė nė harmoni tė plotė me stilin e tij. Kultura dhe erudicioni i pasur i autorit nuk arrijnė asnjėherė tė intelektualizojnė prozėn e shkrimtarit. Bile, duke u distancuar sė jashtmi, ai rrėfen e pėrshkruan nė natyrėn e mjeteve tipike tė gjuhės e rrėfimit popullor, pa u bėrė rob i tyre, larg ēdo natyralizmi.
    Marrėdhėniet e Kutelit me folklorin dhe, pėrgjithėsisht, me krijimtarinė popullore janė tė gjithanshme, tė thella e tė frytshme. Ndoshta, askush nė prozėn tonė tė traditės nuk diti dhe nuk arriti tė pėrfitojė prej tyre atė shkallė tė lartė e nė dimensione aq tė gjera sa bėri Kuteli. Pa lėnė anash traditėn e letėrsisė sonė kombėtare, adhurues i Naimit e i Nolit, po dhe njohės i thellė i letėrsisė sė huaj, Kuteli nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, u mbėshtet nė radhė tė parė nė modelet dhe pėrvojėn artistike tė popullit dhe i dha fizionominė e tij. Kjo ndodhi, se nė kėtė proces tė gjatė e tė vėshtirė, shkrimtari ynė bėri pėr vete shpirtin dhe frymėn krijuese tė popullit, pėrvetėsoi ligjet estetike dhe etike tė rrėfimit, mekanizmin e brendshėm tė tė treguarit dhe tė gjitha kėto arriti t’i japė brenda natyrės gjuhėsore tė fjalės sė popullit.
    Pesha e Kutelit nė letėrsinė tonė tė traditės e veēanėrisht nė prozėn e saj nuk ėshtė vetėm ajo e njė talenti tė shquar, por edhe i njė fenomeni qė rrezatoi dhe jashtė vetes. Me individualitetin e tij artistik, si krijues i njė tipi tė veēantė tė tregimit, me stilin dhe gjuhėn qė pėrdori, ai hapi njė brazdė tė re nė prozėn tonė tregimtare, krijoi njė shkollė tė tregimit shqiptar. Nėpėr tė do tė kalonin disa nga tregimtarėt e brezave tė mėvonshėm si, J. Xoxa, N. Prifti, A. Kondo, S. Andoni etj.
    Trashgimia letrare e Kutelit ėshtė e gjerė, e pasur dhe e fuqishme. Nė tė gjejmė, po tė shprehemi me fjalėt e autorit, “botėn e vogėl shqiptare, qė pasqyron botėn e madhe”. Ėshtė toka dhe qielli ynė, janė malet dhe fushat tona, ndrisin ditėt dhe netėt shqiptare, janė zėrat e ngjyrat e tyre. Nė kėtė botė jeton e mbijeton njeriu shqiptar, tė cilin shkrimtari e ka dhėnė pėrmes rrėfimeve tė tij me fizionomi e reliev tė qartė shpirtėror e fizik.

    Tirana Observer

  20. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Humbjet letrare tė Kutelit nė diktaturė

    Plot 43- vite tė shkruara gazeta e Lidhjes sė Shkrimtarėve e njoftoi me vetėm 5 radhė vdekjen e tij. Redaktorit tė gazetės “Drita” iu hoq vėrejtje, jo sepse kishte shkruar kaq pak pėr njeriun qė solli nė shqip kolosėt e letėrsisė botėrore dhe e futi nė njė rrjedhė tė re prozėn shqipe, por sepse e kishte shoqėruar kėtė pako shkrim me fotografi. Kėtė “nder” e meritonin vetėm ata qė kishin luftuar pėr ēlirimin e vendit. Ndėrsa Mitrush Kuteli kishte damkėn e njeriut tė dėnuar me burg e internim. Pas disa ditėsh mbushen 43- vjet qė nga ikja e beftė e Mitrush Kutelit (Dhimitėr Paskos), njėrit prej figurave mė tė shquara tė letrave shqipe. Nė prag tė kėsaj dite, studiuesi Behar Gjoka boton librin studimor “Kuteli dhe letrarja”. Figura e Kutelit ka qenė gjithnjė e mbuluar nga njė tis mjegulle dhe duket se asnjėherė nuk ėshtė studiuar sa duhet. Gjoka bėn njė pėrpjekje pėr ta shpėrndarė kėtė mjegull, duke marrė nė analizė veprėn e shpėtuar tė Kutelit, strukturėn, gjuhėn, letraren, fabulėn, linjat, realizmin... por edhe pėr humbjet. E si kėto Kuteli nuk pati pak. Sa ishte gjallė asnjėherė nuk mori lėvdatat qė meritonte, pėr shkak tė regjimit nuk mundi ta ushtronte tė shkruarin ashtu si ai donte e kėshtu humbi deri diku edhe gjenialiteti i tij krijues. Por me humbje kuptojmė edhe atė tė prekshmen, veprėn, e cila mbeti rrugėve tė persekutimit.


    Humbjet letrare
    “Humbjet kuteliane nė jetė dhe nė art, janė tė mėdha dhe tė shumėfishta. Sidomos nė kėtė mori mund tė pėrmendeshin mungesa e disa teksteve, qė ėshtė bjerrje e pėrfillshme dhe e pazėvendėsueshme. Humbjet janė tė shumėfishta, tė thella dhe tė prekshme nė kuptimin qė s’ka mėnyra tė tjera pėr t’i kompensuar kėto humbje, sepse nuk ka aspekt jetėsor dhe letrar qė tė mos e ketė prekur dhe ndėshkuar autorin, ku megjithatė humbjet letrare janė nga mė tronditėset”, thotė Gjoka, i cili ndėrsa pėrpiqet t’u shmanget ndodhive personale tė jetės sė shkrimtarit, i vlerėson kėto humbje si shumė tė rėndėsishme pėr tė pėrvijuar portretin e plotė tė shkrimtarit. Nė lidhje me kėto humbje ai i referohet rrėfimeve tė sė bijės sė shkrimtarit, Atalanta Pasko, e cila ėshtė kujdesur nė veēanti pėr veprėn e tė atit. Sipas saj “humbi tėrė novelat kryesore, “Dashuria e barbarit Artan pėr tė bukurėn Galatea” dhe gjysma e novelės tjetėr, “Zbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi”. Humbi edhe njė roman qė u kushtohet tė burgosurve tė kampit tė Prishtinės, si dhe drama “Ura”, me motive tė legjendės sė murimit. S’dihet ē’u bėnė edhe librat “Rrėfimet me tė gjallė e me tė vdekur” dhe shėnimet ekonomike”.
    “Humbja nė kėtė rast, pra nė formatin letrar, ėshtė e madhe dhe dyfishe: Humbja nė lėmin ekonomik, tė fushės sė financave dhe asaj bankare, e cila do tė sqaronte dhe zbulonte pėrmasėn e intelektualit dhe tė ekspertit nė fushėn financiare, ndonėse pėr hir tė sė vėrtetės, kėtė aspekt mund tė kundrohet ndihmesa e dhėnė nga ana e Kutelit, se pėrfundimet e atėhershme, tashmė edhe kanė ndėrruar kahje, por duke mbetur sidomos idetė mbi ekonominė kombėtare, pra mė pėrtej ndarjeve kufitare shtetėrore.
    Humbjet nė lėmin e letrave, pra tė teksteve letrare tė autorit, tė cilat janė tė thella dhe tė pariparueshme, i bėjnė edhe mė tė prekshme humbjet e autorit, nė tė gjitha kuptimet. Janė mė tė thella kėto ndarje, sepse nė mungesė tė tekstit tė dramės, portreti i shkrimtarit do tė mbetet pėrjetėsisht i paplotė, sepse do tė mungojė njė element nga mė qenėsorėt i shkrimit autorial. Po ashtu, nė mungesė tė romanit tė dytė tė Kutelit, kushtuar tė burgosurve tė Prishtinės, ngelet nė zgrip teza e shkrimit tė romanit prej autorit...”, shkruan Gjoka. Sipas tij “humbjet e tė gjitha llojeve, por veēanėrisht ato tė teksteve letrare, erdhėn prej rrethanave jashtė letrare, nga burgimi, internimi dhe pėrndjekja e pandėrprerė”.
    Tė heqėsh dorė nga tė shkruarit pėr mbijetesė
    Me gjithė pėrpjekjet pėr tė mos u futur nė labirintin e dhimbjeve tė Mitrush Kutelit, studiuesi Behar Gjoka nuk mund tė mos e pėrmend tė kaluarėn e vuajtjeve tė shkrimtarit, pasi shkrimtaria e tij u kufizua pikėrisht nga jeta e tij. “Nė vitin 1947 qė pėrkon me shkrimin e novelės “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, pėr arsye politike dhe letrare, Mitrush Kuteli pėrfundon nė burg. Nėpėr 20 vite tronditėse, vazhdon kalvari i tmerrit pėr jetėn dhe bukėn e gojės, duke pėrkthyer pėr nevojat e kohės, dhe nė shumicėn e vet jashtė dėshirės. Kėtu, pikėrisht nė kėtė ēast frikėsjellės, nė mėnyrė tė paimagjinueshme dhe mjerave ndėrpritet dhe ėndrra e shkrimtarit, dėshira qė e mbajti me frymė pėr shumė mote. Tashmė, me lejen e redaktorėve tė realizmit socialist dhe tė ushtarėve tė bindur tė partisė-shtet, tė cilėt e krodhėn letraren nėn kthetrat e letėrsisė ideologjike dhe sociologjike, ai do tė merret me pėrkthimin e normuar nė mėnyrė tė zyrtarshme, sa pėr tė mbajtur frymėn (shpirtin) gjallė. Pėrkthimet mjeshtėrore tė Gogolit, Emineskut, Ostrovskit, Turgenievit, etj., jo vetėm qė i dhanė bukėn e gojės pėr vete dhe fėmijėt, por pikėrisht ato e mbajtėn tė ndezur edhe kandilin letrar. Nė kėtė periudhė torturash, burgimesh, ndalimesh, internimesh dhe lentimi, Kuteli megjithatė arriti tė botonte librat: “Xinxifillua”, me pėrralla mjaft tė realizuara, si dhe “Tregime tė moēme shqiptare”, ritregime tė epikės legjendare dhe historike tė folklorit shqiptar. Janė kėto dy libra qė e mbajtėn nė kujtesėn formale, se Kuteli po shkruante dhe botonte, ndonėse jo nė ngarkesėn dhe shijen e tij letrare, si mjeshtėr i realizimit tė tregimit dhe novelės, rrėfimit dhe rrėfenjės, e padyshim dhe i romanit” shkruan Gjoka.


    Vepra e humbur

    - Novela “Dashuria e barbarit Artan pėr tė bukurėn Galatea”

    - Novela “Zbulesa e dytė e Pjetėr Kulirės nga Liqerasi”

    - Romani kushtuar tė burgosurve tė kampit tė Prishtinės

    - Drama “Ura”, me motive tė legjendės sė murimit

    - “Rrėfimet me tė gjallė e me tė vdekur”

    - “Shėnime ekonomike”


    Alma Mile
    Panorama

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli
    Nga Sokoli nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 30-10-2022, 19:57
  2. Dhimitėr Anagnosti sot dhe dje
    Nga Humdinger nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-01-2022, 10:48
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  4. Dhimitėr Shyteriqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 27-07-2005, 08:42
  5. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •