Student ne amerikë?
Ke dëshirë apo studjon në një shkollë mjekësie amerikane?
Të lutem vazhdo të lexosh...
Unë që po ju shkruaj jam një studente në vitin e dytë që vazhdon për para-mjekësi edhe matematikë. Ëndrra ime qëkur nuk e mbaj mend se kur ka qënë të bëhem doktoreshë. Kështu kur fillova studimet në një kolegj në amerikën verilindore vendosa sakaq te ndjek ëndrren time edhe të vazhdoj për para-mjekësi. Megjithatë, me ç'farë po shoh deri tani kjo ëndrra ime është shumë e vështirë të bëhet realitet.
Në kolegj kam tre këshilltarë të cilët merren me orientimin e studentëve që duan te aplikojnë në shkollat e mjekësisë. Por fatkeqësisht me sa kam vënë re asnjëri prej tyre nuk e ka idenë se ç'farë mund të bëjnë studentët si puna ime me një vizë F-1( edhe pa asnjë mbështetje financiare) për t'u futur në shkolle të mjekësisë. Refreni i zakonshëm është " nuk është e mundur!" por unë them edhe shpresoj që një rrugë të ketë. Çështja është që deri tani jam në një vorbull informacioni ku nuk e di se kë të besoj e ç'farë ndodh në të vërtetë. Kështu që vendosa të shkruaj në këtë forum në kërkim të ndonjë këshille nga ndonjë student shqipëtar që ka arritur të vazhdoj studimet për mjekësi këtu në amerikë; apo të shkëmbej mendime me studentë të tjerë që ndodhen në të njëjtën situatë.
Në pritje të ndonjë përgjigjeje, ju uroj të gjithëve gjithë të mirat!
-Blerta
Krijoni Kontakt