Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sokoli per Enverin, Nexhmijen dhe Ramizin

    GSH

    --------

    DOSSIER I

    Dėshmia e Sokol Hoxhės: Ramiz Alia do tė ikė nga kujtesa e njerėzve, (por jo e historisė) ashtu kokėulur e kėsaj rradhe pa zė, krahasuar me mėnyrėn si u ngjit nė karierė, kokėulur dhe me zė tė hollė

    "Ramiz Alisė i ra tė fikėt dhe iu ul nė gjunjė Nexhmijes"


    -----------------------------------------------------------------



    Po bėhen disa vjet qė nė faqet speciale tė rubrikės dossier qė "Gazeta Shqiptare" ka hapur prej vitesh, kanė zėnė vėnd e janė trajtuar me dhjetra shkrime tė karakterit historik tė cilat kryesisht kanė pasur nė fokusin e tyre figurėn e ish-diktatorit komunist tė Shqipėrisė, Enver Hoxhės, i cili qeverisi me dorė tė hekurt kėtė vėnd pėr afro 45-vjet me rradhė. Pėrveē pasqyrimit tė dokumenteve tė shumta arkivore, nė kėtė mori shkrimesh tė botuara nė faqet e "Gazetės", kanė zėnė njė vėnd kryesor edhe dėshmitė e shumta tė ish-personaliteve tė larta tė udhėheqjes komuniste qė ndėr vite janė goditur nga Enver Hoxha duke u burgosur, internuar apo denigruar nė mėnyra tė ndryshme. Po kėshtu njė numėr i madh dėshmish kanė ardhur edhe nga shtresa e ish-kundėrshtarėve politikė tė Enver Hoxhės, ajo e nacionalistėve tė Ballit Kombėtar e Legalitetit, mbi tė cilėt kanė rėnduar mė shumė krimet e regjimit komunist tė udhėhequr prej vetė Enverit e mė pas prej Ramiz Alisė. Tė gjitha kėto shkrime, kanė pasur e do tė kenė tė vetmin qėllim, atė tė ndriēimit tė historisė sė kėtij vėndi, e cila siē dihet ka qenė e manipuluar dhe shtrembėruar sipas interesave e konjukturave politike qė ka kaluar vetė regjimi i kaluar. Nisur nga dy emisionet e fundit nė "Opinion" tė gazetarit tė njohur Blendi Fevziu, nė tė cilat bėhet fjalė pėr rivlersimin figurės sė Enver Hoxhės, "Gazeta Shqiptare" i ėshtė drejtuar pėr njė intervistė, djalit tė dytė tė Enverit, Sokol Hoxhės, i cili iu pėrgjigj ftesės sonė, duke shprehur mendimet e tij. Kjo intervistė e bėrė nga "Gazeta", nuk ka pėr qėllim qė t'i bėjė karshillėk emisionit "Opinion" tė gazetarit Blendi Fevziu me qėllim pėr tė marrė nė mbrojtje figurėn e Enver Hoxhės, (pasi dihet fare mirė qėndrimi i saj) por ajo botohet nė kuadrin e parimeve qė ndjek ajo, atė tė fjalės sė lirė dhe e hapur pėr kėdo. Po kėshtu nisur nga fakti qė "Gazeta" nuk bėhet palė me asnjė, ajo mbetet e hapur dhe mirėpret ēdo pronocim tė atyre personave qė citohen nė kėtė shkrim tė Sokol Hoxhės, apo edhe kujdo tjetėr qė ka dėshirė tė pronocohet nė kėtė debat tė hapur prej kohėsh nė faqet e gazetės sonė.


    Ē'mendim keni ju pėr emisionet televizive, ku dy javė rresht ėshtė trajtuar tema e manipulimit tė historisė prej Enver Hoxhės?
    Nuk e kisha parė ndonjėherė Fevziun mė komik se kaq. Duket sikur ėshtė zgjedhur momenti pėr tė tėrhequr vėmendjen e qytetarėve nga trazirat kundėr Nanos e pėr t'i dhėnė kohė atij. Nė tė vėrtetė arsyeja ėshtė shumė mė e thellė. Ustallarėt e Blendit akoma vazhdojnė tė fokusojnė qėllimisht gjithė tė kėqiat, qė solli sistemi komunist, vetėm tek Enver Hoxha. Pra, janė ata qė pėrpiqen tė manipulojnė historinė.

    Pėrse, aty trajtohen shumė momente kyēe tė historisė, qė janė enigmė?
    Fevziu, edhe pse u pėrpoq vetėm tė kundėrshtonte variantin zyrtar tė kėtyre momenteve, tė ashtuquajtura enigmė, me dėshmitė kontradiktore meskine, banale e jo profesionale, vėrtetoi se Enver Hoxha ėshtė i vetmi burrė shteti qė ka drejtuar vendin pa klane. Ai ishte i paepur kundėr aktivitetit tė shėrbimeve tė huaja, vigjilent pėr pastėrtinė ideologjike tė vijės sė partisė prej presionit tė jugosllavėve, aleatėve sovjetikė e mė vonė kinezė, deri nė pavarėsi tė plotė kundrejt pretendimeve tė tyre pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Historiani Xhelal Gjeēovi, pavarėsisht nga bindjet e tij, dėshmoi si njė profesionist i ndershėm. Ndoshta pėr kėtė, u evitua nė emisionin e dytė.

    Ėshtė e natyrshme qė ju tė flisni kėshtu si djali i Enver Hoxhės. Po pėr krimet nė atė kohė ēfarė do tė thoshit?
    Krimet nuk mund tė mohoen, ato vetėm mund tė motivohen. Ēėshtja ėshtė se cila ėshtė arsyeja e vėrtetė. Arsyeja zyrtare (versioni i Enver Hoxhės, siē thotė drejtuesi i emisionit), apo versionet e atyre dėshmitarėve, ish- komunistė tė goditur nga sistemi. Unė pėrpiqem tė jem objektiv, pėr ta parė problemin si gjithė tė tjerėt, veē faktit qė mund tė di mė shumė se ata. Ėshtė pėr kėtė arsye qė pėrsėris edhe kėtė herė: tė hapen dosjet. Aty do jenė pėrgjigjet e tė gjitha enigmave, pavarėsisht se gazetarė tė komanduar, si Fevziu, nuk duan t'i shohin, pėr vetė faktin se shumė ngjarje janė zbardhur tashmė nė media, e qė vėrtetojnė totalisht versionin zyrtar. Dosjet t'u hapen historianėve, por jo vetėm atyre tė tipit Paskal Vasal Milo, apo ish-bashkėpunėtorėve tė agjenturave tė huaja, qė punonin pėr shndėrrimin e trojeve shqiptare nė republikė tė 7-tė tė Jugosllavisė, apo nė republike agrumesh, qė i donte aq shumė Hrushovi. Tė dėnuar sipas ligjit pėr veprimtarinė e tyre antiparti, ata duan tė na ēfigurojnė Enver Hoxhėn nė njė pėrbindėsh. Por ėshtė e pamundur.

    Dihet qė vala e dėnimit ariti deri tek Ramiz Alia. Fevziu thotė:... por njė dorė e ndali atė. Ē'do tė thoshit ju?
    Nuk ėshtė nevoja ta sqaroj unė kėtė ēėshtje, kur dihet publikisht qė Ramiz Alisė i bie tė fikėt nga frika e dėnimit. Ai i bie nė gjunjė sime mėje pėr ta falur, e cila ndėrhyn tek Enver Hoxha. Kėtu pyetja do ishte: pse Fevziu e shmang kėtė gjė kaq hapur edhe pse ėshtė njė moment vendimtar nė zhvillimet e mevonshme tė PPSH-sė.Si duket, udhėzimet janė tė tilla. Ramiz Alia do tė ikė nga kujtesa e njerėzve (por jo e historisė), ashtu kokėulur e kėsaj radhe pa zė, krahasuar me mėnyrėn si u ngjit nė karrierė, kokėulur dhe me zė tė hollė. Kjo, pėr tė mbetur si simboli i komunizmit vetėm Enver Hoxha, edhe 20 vjet pas vdekjes sė tij. Ėshtė e qartė qė Fevziu meriton gjithēka nė kėmbim tė kėtij shėrbimi, pėrvec kostumit, kompletit tė tualetit dhe rimelit tė pamunguar nė emision. Nė vijim tė dėshtimit nė dy emisionet e para, Fevziu anunēon pėr emisionin e tretė njė dėshmi tė Ramiz Alisė shumė vjet pėrpara, edhe kjo e kėr kuar pėr interesa tė tij, vetėm nė lidhje me vdekjen e Mehmet Shehut. Nė kohėn qė ėshtė dėshmitari mė i rėndėsishėm i mbetur, pėr nga pėrgjegjėsia historike, si pjesėtar i kupolės mė tė lartė, gjatė 40 vjetėve pranė Enver Hoxhės e suksesor i tij pas '85-s. Pėrpunues nė imtėsi i platformės politike tė pluralizmit nė '90-n, pra personi i dytė pėrgjegjės, qoftė dhe simbolikisht, pėr fatet e Shqipėrisė, pas Enver Hoxhės.
    Entuziasti Fevziu la nė suspans publikun pėr tė enjten me akuzėn qė Enver Hoxha bėhet gati tė likuidojė Mehmet Shehun (pavarėsisht qė do nxjerrė broēkulla si nė dy emisionet e para). Por ajo qė mė ka rėnė shumė nė sy ėshtė dhe evitimi i dėshmive tė mamasė sime, duke u mjaftuar me dėshmi tė saj marrė pėrciptaz nė kushtet e burgut, 10 vjet pėrpara, mė 1994. Ēuditėrisht, del dėshmitare kryesore, qė prononcohet pėr herė tė parė, Vito Kapo, e cila as pėr nga pozicioni e as pėr nga qartėsia nuk mund tė zėvendėsojė dėshmitė e Ramiz Alisė dhe tė nėnės sime pėr daljen nga Traktati i Varshavės dhe prishjen me kinezėt. Qėllimisht nuk kėrkohen dėshmitarė mė racionalė, si p.sh. ish-anėtarė tė Byrosė Politike apo ish-antarė tė Komitetit Qendror, qė kanė qenė mė afėr problemit. Zgjidhet Vito Kapo, e cila ende nuk ka dhėnė shpjegime se ē'mendon ajo pėr vdekjen e Hysni Kapos, pėr dyshimet e saj dhe pėr rolin e Ramiz Alisė nė vdekjen e tij gjatė kohės qė Mehmet Shehu ishte akoma gjallė. Pėrse heshti njėherė e pėrgjithmonė kur Ramiz Alisė iu hap rruga drejt pasa-rdhėsit tė Enver Hoxhės, me vdekjen e Mehmet Shehut. Prandaj, janė kryesisht komunistėt, ish-tė dėnuar apo bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė tij, qė pėr ideal kanė pasur vetėm pushtetin, qė i bashkon njė qėllim i pėrbashkėt, t'i hedhin tė gjitha fajet mbi Enver Hoxhėn, pėr tė fshehur tė tyret.
    (vijon nesėr)

    -------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER II

    Dėshmia e Sokolit djalit tė Enver Hoxhės: Unė u trondita pėr ngjarjen e Beqir Ballukut dhe atė gjė ia shpreha tim eti. Por ai mė tha se ajo gjė nuk varej prej tij, por prej ligjit

    "Mehmeti pėrgjegjės pėr vrasjen e Beqir Ballukut"


    --------------------------------------------------------------------------------



    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet intervistės ekskluzive tė Sokol Hoxhės, djalit tė dytė tė ish udhėheqėsit komunist tė Shqipėrisė, u njohėm me njė pjesė tė pėrshtypjeve dhe mendimeve tė tij rreth dy emisioneve tė fundit "Opinion" nė TV Klan tė gazetarit tė njohur Blendi Fevziu, nė tė cilėn trajtohet figura e babait tė tij Enver Hoxhės. Sipas mendimit tė Sokol Hoxhės, Enver Hoxha ėshtė i vetmi burrė shteti qė ka drejtur shtetin pa klane dhe ka dalė i paepur kundėr aktivitetit tė shėrbimeve tė huaja dhe ka qenė vigjėlent pėr pastėrtinė ideologjike tė Partisė, prej presionit tė jugosllavėve, aleatėve sovjetikė, e mė vonė atyre kinezė, deri nė pavarėsi tė plotė kund ndėrhyrjeve tė tyre nė punėt e brendėshme. Sokol Hoxha vlerson historianin Xhelal Gjeēovi duke e quajtur njė profesionist tė mirė dhe ėshtė pėr rihapjen e dosjeve, por sipas tij jo vetėm pėr ata tė tipit tė Paskal Milos, apo ato tė ish-bashkėpunėtorėve tė agjenturave tė huaja qė punonin pėr shėndrrimin e Shqipėrisė nė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė, apo nė republikė agrumesh qė i donte aq shumė Hrushovi. Ndėrsa lidhur me pyetjen e bėrė se pėrse vala e goditjeve qė u bė nė fillimin e viteve '70 u ndal tek Ramiz Alia, Sokol Hoxha shprehet se Ramizit i ra tė fikėt dhe ai iu lul nė gjunjė Nexhmijes, pėr ta falur dhe ajo ndėrhyri tek Enveri. Lidhur me figurėn e Ramiz Alisė, mė tej Sokol Hoxha shprehet duke thėnė se Ramizi do tė ikė nga kujtesa e njerėzve, por jo e historisė, ashtu kokėulur, e kėsaj rradhe pa zė, krahasuar me mėnyrėn se si u ngjit nė karrierė, kokėulur dhe me zė tė hollė. Sokoli shprehet se Ramiz Alia ėshtė dėshmitari mė i rėndėsishėm i mbetur pėr nga pėrgjegjėsia historike, si pjestar i kupolės sė lartė, gjatė 40 vjetėve pranė Enver Hoxhės e suksesor i tij pas 85. Pėrpunues nė imtėsi i platformės politike tė pluralizmit nė '90, pra personi i dytė pėrgjegjės qoftė dhe simbolikisht pėr fatet e Shqipėrisė, pas Enver Hoxhės. Sokoli ėshtė kundėr dėshmive tė Vito Kapos, pasi sipas tij ajo nuk mund tė zėvėndėsojė dėshmitė e Ramiz Alisė dhe Nexhmijes pėr daljen e Shqipėrisė nga Traktati i Varshavės dhe prishjen me kinezėt. Po kėshtu ai shpreh habi se si mund tė zgjidhet Vito Kapo pėr tė dhėnė dėshmi nė kėtė emision, e cila ende nuk ka dhėnė shpjegime se ē'mendon ajo pėr pėr vdekjen e Hysni Kapos, pėr dyshimet e saj dhe pėr rolin e Ramiz Alisė nė vdekjen e tij gjatė kohės qė Mehmet Shehu ishte ende gjallė.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Po pushkatimin e Bahri Omarit, burrit tė motrės sė Enver Hoxhės, si e justifikoni?
    Nuk ka rėndėsi nėse justifikoj apo vlerėsoj unė veprėn e Enver Hoxhės, pėrderisa ai ėshtė babai im. Por mund tė them, pėr cilindo, qė askush tjetėr nuk mund tė justifikojė apo tė akuzojė Enver Hoxhėn, pėrveē fakteve. P.sh. pėr ēka mė pyesni. Jugosllavia nėpėrmjet kriminelit Koēi Xoxe vendosi terror e likuidoi gjithė nacionalistėt, pasi kishte nėn kontroll edhe vetė Enver Hoxhėn. Si duket, vetėm nga gazetari Fevziu nuk ėshtė e njohur Rezoluta e Jaltės, ku aleatėt kishin marrė vendim qė tė denoheshin tė gjithė bashkėpunėtorėt me okupatorin. Kėtė bėri dhe Enver Hoxha. Nė kėto kushte, kur ai nuk kishte se ēfarė tė bėnte pėr tė 17 tė akuzuarit me vdekje (ndėr tė cilėt edhe Bahri Omari). Enver Hoxha s'mund tė bėnte dallim, me qė ai ishte burri i motrės, pasi ai faktikisht ishte kuisling.

    Pėr kėtė ēėshtje rrihet ujė nė havan. Vetė Fahria, gruaja e Bahriut dhe halla ime, si dhe nėna e Luan e Fatos Omarit, krahas dhimbjes dhe vetėdijes pėr logjikėn e kohės, kanė pasur gjithmonė shpirtin nė paqe, duke u nderuar e vlerėsuar reciprokisht prej tim eti e duke qenė njerėzit mė tė afėrt tė tij. Sidomos me Luan Omarin, si potencial intelektual dhe akademik i shquar, ai konsultohej shpesh.

    Marrim rastin e Beqir Ballukut. Dėshmia e tė birit, Ēlirimit, mė tronditi, se qe e sinqertė dhe aspak tendencioze. Ne jemi rritur bashkė me ta (pavarėsisht, qė unė nuk i kisha shokė tė afėrt nė krahasim me motrėn dhe vėllain tim), prandaj kam nevojė dhe ta them me kėtė rast se ngjarja e Beqir Ballukut ishte dhe rasti i parė kur ne, edhe pse shumė tė rinj, u tronditėm pėr fatin e shokėve tanė. Kėtė gjė ia kam shprehur dhe tim eti dhe ai shumė i prekur mė tha qė janė ca gjėra qė nuk vareshin nga ai, por nga ligji. Pėr ēėshtjen e Beqir Ballukut lidhur me Mehmet Shehun, kushdo qė ka ndjekur dėshmitė, botuar nė media, e ka tė qartė luftėn e brendshme klanore pėr pushtet midis tyre. Enver Hoxha nuk e kuptoi nė kohė luftėn e brendshme klanore pėr karrierė nė parti apo shtet, deri nė likuidim tė mė tė dobtit nga mė i forti, programuar kjo edhe nga shėrbimet e huaja, deri nė likuidim tė vetė Enver Hoxhės. Pretendimi i Fevziut, qė Beqir Balluku pushkatohet vetėm pėr teorinė e rrėshqitjes, e cila u kundėrshtua nga Mehmet Shehu, nuk bind njeri. Hakmarrja e Mehmet Shehut shkon deri nė inkriminim tė Beqir Ballukut e tė potencialeve tė tjera ushtarake, si Petrit Dume, Hito Ēako etj., si kundėrshtarė tė fuqishėm tė tij nė fushėn e artit ushtarak nėn akuzėn e komplotit e tė veprimtarisė agjenturore, siē vėrtetohet nė ciklet e botuara kohėt e fundit nė media. Kėshtu do tė ndodhte edhe me grupin puēist tė ekonomisė, qė ēuditėrisht Fevziu e la ne harrese. Kur kėta qenė mė tė kualifikuarit dhe dėnimi i tyre, sidoqoftė, do sillte pasoja pėr ekonominė e vendit tonė, pra njė sabotim ekonomik dramatik i mirėfilltė. Prandaj, nuk lodhem sė pėrsėrituri tė hapen dosjet.

    Po pėr dėshmitė e Todi Lubonjėn, e Liri Belishovėn etj, ē'mendim keni?
    Sado qė Belishovės nuk i mungon logjika, ajo nuk mundi t'i kundėrshtonte faktet. Nė interpretimet e saj pati pėrgėnjeshtrime, sa padashur pranonte pozicionet pėr tė cilat ėshtė dėnuar. Kėshtu ndodhi dhe me djalin e Koēo Tashkos. Pėrsa u pėrket Lubonjave, nuk ia vlen tė ndalesh pėr ta, se sa pėr mrekullimin e Fevziut pėr dėshmitė e tyre. Lubonjat, gjithmonė filosllavė, kanė qenė dhe janė disponibėl tė bėjnė gjithēka pėr ambicie pushteti. Pa u ndalur, se si e njohim Lubonjėn e ri, nė rininė e tij dhe nė burg, mjafton tė kujtojmė vitin '97, ku qe, jo pėr patriotizėm, njė nga organizatorėt e Komitetit tė Shpėtimit Kombėtar. Kur socialistėt e lanė pa pushtet, filloi pėrsėri tė qajė, tė shajė e tė vjellė vrer si pėrherė. Lubonja i vjetėr, i vetėkonsideruar desident, ka mbajtur gjithmonė qėndrime ekstreme si komunist i devotshėm. Pėr ēudi ky tipar nuk i mungoi as nė burg. Ai njihet dhe mund tė vėrtetohet si i tillė nga Arkivi i Shtetit, ku depozitohen letrat e tij nga burgu dėrguar Enver Hoxhės pėr ēdo 8 Nėntor, ku e porosiste tė mbante partinė tė fortė e ta ruante nga armiku i klasės. Me njė argument tė tillė kaq tė neveritshėm do tė na mbushė mendjen shpesh Lubonja i ri, kur thotė se tė dėnuarit edhe para pushkatimit thėrrisnin "Rroftė Enver Hoxha". Kėshtu janė sjellė vetėm fajtorėt, krejtėsisht tė ndėrgjegjshėm si tė tillė, qė kanė dashur tė lėnė, me tė drejtė, sa mė pak humbje mbrapa pėr familjet e tyre, si nė rastin e Mehmet Shehut etj. Kėshtu, Lubonja i vjetėr, 200 herė po tė dėnohej, gjithmonė do tė pėrsėriste para burgimit: "Rroftė Socializmi Shkencor".

    Si pėrfundim ē'mendim keni pėr emisionin?
    Ky emision e vėrteton dhe evidenton qė pikėrisht tė shiturit duan tė denigrojnė figurėn e Enver Hoxhės si tė shitur dhe kriminel, kur (megji-thėse nuk mund tė ndalem kėtu) dihet qė tė akuzuar pėr krime dhe genocid janė kryesisht Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia pas vitit '85. Unė do tė vlerėsoja shumė e do tė nderoja me dhimbje kalvarin e vuajtjeve tė desidentėve tė vėrtetė, si kundėrshtarė tė hapur tė komunizmit dhe tė Enver Hoxhės. Hollėsitė pėr tė vėrtetėn e tyre i kam lexuar pas '90-s. P.sh. pėr Sami Dangėllinė, Xhelal Koprenckėn, Petrit Velajn, Kasem Trebeshinėn, Pjetėr Arbnorin etj. I nderoj se nuk luajtėn kurrė nga pozicioni i tyre dhe s'e ulėn kurrė vehten tė falsifikojnė as tė vėrtetėn e tyre e as tė vėrtetėn pėr Enver Hoxhėn. Ky emision evidentoi katėrcipėrisht tiparin kryesor tė Enver Hoxhės qė, pavarėsisht nga ideologjia sė cilės iu pėrkushtua, ai qe esencialisht nacionalist. Ai nuk vuri kurrė mbi pavarėsinė e Shqipėrisė e dinjitetin kombėtar marksizėm leninizmin e aq me pak internacionalizmin proletar. Pikėrisht se jam i bindur, do tė desha tė bėhej njė referendum mbarėshqiptar, kudo qė tė jenė, pėr t'i dhėnė notėn Enver Hoxhės vetė shqiptarėt e jo konjukturat politike, nėse Enver Hoxha ka dashur mė shumė komunizmin apo Shqipėrinė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    -------

    Pėr fytyrėn e vėrtetė djallėzore tė Enver Hoxhės

    Prof.asoc.dr. Gjergj TITANI

    Kėto ditė, ka filluar njė debat i gjerė pėr tė analizuar e vlerėsuar edhe njė herė (pėr keq apo mirė) figurėn e Enver Hoxhės. Emisioni, nė dukje mjaft simpatik, me gjithė ato mundėsi teknike dhe jo vetėm teknike tė TV Klan, me keqardhje po e them qė nė fillim tė shkrimit, mund dhe duhej tė ishte shumė mė i mirė, mė i plotė, mė i paanshėm, mė shkencor, rrjedhimisht mė i drejtė, mė i dokumentuar etj., etj. Dėgjuam e pamė dėshmitarė tė shumtė, bashkėkohės dhe mė tė rinj, nga ata qė i jepnin diēka tė re shkencore, historike, studimore e metodologjike emisionit, por dėgjuam edhe nga ata ose ato qė u kishte mbetur ora shumė prapa, ose shkurt me thėnė, qė emisionit jo vetėm nuk i dhanė asgjė tė re, por e kompromentuan shumė keq temėn e “Opinionit”. Njė temė me njė rėndėsi shumė tė madhe kombėtare, e cila, ende nuk ėshtė zbardhur plotėsisht dhe ashtu siē duhet. Pyeta veten, kush ishte qėllimi i kėtij emisioni “Opinion”? Kush e kish rekomanduar? Mė keq akoma, kush e kish porositur, nė se…? Tė vjelurit e opinionit shoqėror tė specializuar deri nė bėrthamė tė problemit apo njė shou, shpallja de fakto e opinionit, tashmė banal, tė imponuar nga politika enveriste e Kohės, pėr shumė figura historike qė propaganda kurrsesi nuk na i ka mbushur mendjen? Pyes ende, ēfarė i tha tė re opinionit shoqėror tepėr tė interesuar ky emision? Pėrse gazetari i mirėnjohur dhe miku im B.Fevziu jep definicione personale, duke anashkaluar qėllimisht specialistėt, sepse Fevziut, ēdo gjė mund t’i thuhet, po kurrsesi gazetar pa pėrvojė. Ai, me tė vetmin pėrjashtim, zotit profesor Paskal Milo dhe profesor Xhelal Gjeēovit, tė cilėt dallonin dukshėm nga tė gjithė tė pranishmit e tjerė si studiues historianė, tė cilėt ishin njohur bindshėm me arkivat dhe problematikėn e shtruar pėr debat. S’di pse ishin mėnjanuar nga ky emisioni kaq delikat, njerėzit mė pėrfaqėsues pėr kėtė diskutim me shumė interes si: historianėt, studiuesit, arkivistėt, dokumentaristėt, ish-tė pėrndjekur politikė partiakė, doemos kundėrshtarė tė regjimit, apo nacionalistė, personalitete tė besimeve tė ndryshme fetare, njerėz tė shquar nga fusha e artit dhe kulturės e tė tjerė, gjithashtu kundėrshtarė tė regjimit. Nuk di pse ishin mėnjanuar filmime tė sinqerta e shumė kualitative pėr emisione speciale tė kėsaj natyre, tė shfaqura vite mė parė, po pėr kėto probleme kur sa po lindnin lulet e para tė lirisė pas pėrmbysjes sė diktaturės enveriste. Pse janė lėnė jashtė emisionit shumė studiues seriozė shqiptarė dhe tė huaj, tė cilėt kanė kontestuar vendimet e Enver Hoxhės dhe lakejve tė tij, Plenumeve apo Kongreseve tė PKSH-sė, e PPSH-sė me prova dhe fakte, shkrime e vėzhgime, me vlera shumėvjeēare nė Shqipėri dhe jashtė saj si nė: Greqi, Jugosllavi, Rusi, Bullgari, Itali, Francė, Angli, SHBA etj. Mendoj se kėto qė pėrmenda mė lart e kanė dėmtuar keqazi qėllimin, thelbin dhe boshtin e emisionit. Por, ajo qė mua mė shqetėson dhe mė duket mė kryesorja, ėshtė se nė emisionin serial “Opinion”, tė dy tė enjteve tė shkuara (tė shohim nė tė tretin) gazetari, fatkeqėsisht, nuk jep asgjė tė re, nuk ėshtė nė gjendje tė transmetojė te teleshikuesit as njė mesazh tė ri. Ai ndjehet tejskajshėm i konsumuar dhe bie nė sy sforcimi i tij, mungesa e rrjedhshmėrisė argumentuese. Nuk e di nga i lindi dėshira Fevziut pėr tė rihapur njė diskutim kėsisoji? Si mund tė shpjegohet qė nė njė dossier, me njė shtrirje gjysėm shekullore, tė mos jenė intervistuar apo shfrytėzuar materialet filmike e arkivore tė personaliteteve kaq tė rėndėsishėm apo familjarėve tė tyre si: Naxhije Dume, anėtare e KQ tė PKSH-sė, qė nga Konferenca e Parė e Vendit nė Labinot tė Elbasanit nė pranverėn e vitit 1943, qė ishte edhe pranvera e tretė e luftės. Naxhije Dume, (ajo ka botuar njė intervistė shumė simpatike dhe realiste me pesė numra dossieri nė gazetėn “Panorama”). Ėshtė fat i madh qė ajo jeton dhe ka njė logjikė e mendje tepėr tė kthjellėt analitike, realiste e simpatike. Pėr mė tepėr, ajo nuk ėshtė agresive, hakmarrėse, keqdashėse, provokuese nė shtrimin e fakteve dhe provave, por njė grua intelektuale, e cila ėshtė nė gjendje tė shpalosė analiza dhe tė japė mendime konkrete pėr shumė probleme tė mjegullura nga koha apo qėllimet e mbrapshta tė politikės sė djeshme apo edhe asaj tė sotme. Nuk janė pėrmendur fare kujtimet problematike tė njė personaliteti tė menēur e analitik si Nesti Kėrenxhit, ish-anėtar i KQ tė PKSH-sė dhe i Byrosė Politike, ish-themelues e drejtues i organeve tė Sigurimit tė Shtetit Shqiptar nė ditėt e para pas Ēlirimit, e nė momentin e pėrjashtimit nga tė gjitha funksionet partiake e shtetėrore, ish-ministėr i Punėve tė Brendshme, (botuar katėr numra dossieri, po nė gazetėn “Panorama”). Po ashtu, nuk u pėrmendėn kujtimet e Pandi Kristos, ish-anėtar i Byrosė Politike e ministėr Pa Portofol nė momentin e arrestimit, (botuar nė nėntė numra dossieri po nė gazetėn ”Panorama”. Kujtime kėto me njė informacion jashtėzakonisht tė begatė e tė shumanshėm dhe qė po priten me interes nga Instituti i Historisė pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Thua gazetari, tashmė, i mirėnjohur e me shumė emėr, tė mos i ketė lexuar vallė? Me lejen e lexuesit tė respektuar, pyes ende organizatorėt e emisionit: Po pėr figurėn aq tė pėrfolur padrejtėsisht, ose mė tė drejtė tė Koēi Xoxes, numrit dy tė Qeverisė shqiptare dhe tė PKSH-sė, nga Kryeministri dhe Sekretari i Pėrgjithshėm, Enver Hoxha dhe lakejtė enveristė tė djeshėm dhe tė sotėm, tė hapur e tė kamufluar, gazetari duhej tė ishte mė i pėrgatitur. A ka tė drejtė ai tė fyejė gjashtė fėmijė tė tij, shumė nipėr dhe mbesa dhe aq mė shumė shokė, bashkėpunėtorė e bashkėluftėtarė tė K.Xoxes, vetėm me cilėsimet tashmė shumė tė njohura tė Enver Hoxhės? Si ėshtė e mundur kjo, sepse ne teleshikuesit e shumtė nuk na mbushet mendja aq lehtė. Me ē’tė drejtė morale, juridike dhe etike, gazetari, apo cilido “ekspert” tjetėr qoftė, tė mbajė pozicion ex katedra pėrpara ekranit tė televizorit, faqe publikut, si tė ishte prokuror apo gjykatės i njė kohe tė perėnduar njėherė e pėrgjithmonė, tė shpallė plot kapadaillėk pretencėn si nė njė gjyq enverist. Pikėrisht sot, nė fillimin e Shekullit tė shpresės, tė Milenumit tė ri tė paqes e antiterrorit, nė njė emision tė TV Klan, mė tė ndjekurit nė Shqipėri e Kosovė, tė mos bėhet analizė, por njė terror i ri elektronik?! Vazhdoj tė pėrmend figurat e “harruara” dhe nuk mund tė bindem se kjo ėshtė njė rastėsi, njė lajthitje! Si ėshtė e mundur tė harrohet guximtari i jashtėzakonshėm i pėrmasave shumė tė mėdha Bedri Spahiu, i cili nė moshė tė thyer mbi 85-vjeēare, si rallėkush nė praktikėn sociale nė Shqipėri, mposhti jo vetėm Enver Hoxhėn, i cili vazhdonte tė qėndronte nė pushtet prej shumė dekadash, por triumfoi edhe ndaj vetvetes, ndaj atyre idealeve qė prej shumė vitesh kishte predikuar, propaganduar e luftuar si rallė kush. Bedri Spahiu, falė pėrvojės tepėr tė begatė dhe ndershmėrisė sė tij apostolike, na ka lėnė njė testament politik brilant, qė rrallė kush e ka shkruar nė kushtet e pėrbindshme tė izolimit ermetik tė burgut tė Burrelit. A mund tė mos pėrfillet i urti dhe i mrekullueshmi Tuk Jakova, i cili kėrkoi plot guxim rishikimin e tekstit tė Historisė sė Shqipėrisė, ose libri i vetėm i kėtij lloji, me epistolarin e letrave familjare kur ai ndodhej nė burg, e qė e akuzojnė aq shumė diktaturėn enveriste dhe vetė diktatorin? Po kapedani dhe i menēuri gjeneral Dali Ndreu, ushtaraku i matur dhe i thellė Islam Radovicka, apo potenciale tė tilla intelektuale ushtarake si gjeneralėt: Petit Dume, Hito Ēako, Abaz Fejzo, Vaskė Gjino, Arif Hasko, Nexhip Vinēani, Muhamet Prodani, Gjin Marku, Sadik Begteshi, Andon Sheti, Abdi Mati, Edip Ohri e shumė e shumė tė tjerė. Nė njė kohė kur Nexhmie Hoxha (Xhuglini), Vito Kapo (Kondi) e ndonjė tjetėr nga personazhet e thirrur pėr tė plotėsuar rekuizitėn e galerisė, tė krijonin keqardhjen e neverisė diktatoriale dhe shterpėsinė e argumenteve tė asaj periudhe plot erė tė keqe qė sa kemi kaluar.

    Po bėj njė parantez, i detyruar nga shkrimi i Sokol Hoxhės, djalit tė dytė tė Enver Hoxhės. Nuk jam dakord nė tėrėsi me kėtė shkrim tė tij tė shkruar me nervozizėm, cinizėm, egoizėm, tendenciozitet e tjerė. Por, gjithsesi, i jap tė drejtė, se ai nuk mund tė mbajė krahun tonė tė kundėrshtarėve tė tė atit, por njė gjė dua t’i them kėtij djali fatkeq, tė njė diktatori tė urryer nga populli shqiptar, tė cilin e shtypi dhe e sakatoi si ia deshėn interesat e pushtetmbajtjes dhe jo tė Shqipėrisė e tė kombit. Kam jetuar nė burgun e Burrelit me “Lubonjėn e vjetėr” (siē ke qejf ti ta quash Todi Lubonjėn), plot 10 vjet nė njė birucė, nga 18 vjet qė mė kishin dėnuar. Pėr dijeninė tėnde dhe tė gjithė opinionit publik shqiptar, kundėrshtar, armik tė betuar mė dinjitoz se Todi Lubonjėn, babai yt nuk ka pasur dhe nuk do tė ketė. Ai, Todi Lubonja pra, kishte aq dinjitet qė mė 8 nėntor tė ēdo viti, tė mos i shkruante babait tėnd fatkeq, se kishte neveri pėr rrugėn diktatoriale qė babai yt ndiqte me konsekuencė. Madje, ai, me humorin e tij karakteristik, tė qante hallin ty me Ilirin, se mos o Zot! Ndonjė ditė, kur tė mos i mbetej mė njeri pėr tė ngrėnė do t’ju hante juve djemtė e tij. Ti mund tė gėrmosh sa tė duash nė arkivat shqiptare, nė Tiranė, Burrel, nė arkivin qendror tė shtetit, nė atė tė Ministrisė sė Brendshme, nė dosjet e ish-arkivit tė KQ tė PPSH-sė e ku tė duash, emrin e Todi Lubonjės nuk do ta gjesh. Madje tė kėshilloj tė kesh kujdes, se mund tė pėrballesh edhe me gjykatėn pėr shpifje! Kam pėrshtypjen se Ilir Hoxha, vėllai i madh i Sokolit ėshtė mė i menēur, ai hesht. Sentenca e lashtė sa vetė Bota thotė: ”Heshtja, nė tė tilla raste, ėshtė flori”. Nė kėto kushte vendosa tė dėrgoj pėr botim nė gazetėn “Panorama”, si fillim, kėtė shkrim, i nxitur nga emisioni “Opinion” dhe shkrimet e Sokol Hoxhės, duke ruajtur tė drejtėn pėr tė dalė shumė shpejt me njė studim analitik tė zgjeruar pėr figurat e dėnuara nga diktatura dhe diktatori Enver Hoxha, brenda PKSH, PPSH, ushtrisė, Sigurimin e Shtetit etj.

    panorama

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --------

    Si u pėrgatit largimi fshehurazi i Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut nga Moska me njė tren tė marrė me qira. Frika nga ndonjė aksident i organizuar qysh nė nisje

    Largimi i fshehtė i Enver Hoxhės nga Moska


    Ismail Kadare & Denis Fernandez Recatala


    Nė kėrkim tė sė vėrtetės historike

    TIRANĖ – Kjo mbledhje e famshme qė shėnoi prishjen me Moskėn, divorcin e dytė tė Shqipėrisė me njė mik tė huaj, nuk ėshtė zbardhur asnjėherė tėrėsisht. E vėrteta e plotė ndoshta nuk do tė dalė kurrė. Pėrtej dokumentave zyrtare e jozyrtare, dėshmive tė atyre qė qenė nė atė mbledhje e tė pėrkthyesve qė transmetuan sa nė shqip e nė rusisht pėrmbajtjen dhe nėnkuptimet e bisedave mes Enver Hoxhės e Nikita Hrushovit, mund tė ketė dėshmi a rezerva tė tjera. Vetė Ismail Kadare, nė librin e ndėrtuar mbi dėshmitė e pėrkthyesve nė mbledhjen e 81 partive nė Moskė nė 1960 hedh dyshimin pėr ekzistencėn e njė pėrkthyesi tė katėrt, qė mbase ka ditur dhe ka ndryrė tė vėrtetėn e fundme, atė qė ndoshta ende nuk dihet. Gjithsesi ky libėr i Kadaresė dhe Rekatalės, “Katėr pėrkthyesit”, ėshtė njė tentativė, mė tepėr gazetareske sesa letrare, pėr tė rindėrtuar dialogjet, replikat dhe atmosferėn e asaj mbledhjeje tė famshme, e cila ėshtė njohur deri mė tani vetėm nė variantin zyrtar, me rezervat dhe censurėn e pamohueshme. Njė pjesė tė variantit tė ri tė shkruar nga Ismail Kadare dhe Denis Fernandez Recatala, bazuar kryesisht nė dėshmitė e pėrkthyesve nė mbledhjen e 81 partive nė Kremlin, gazeta “Shekulli” e ka botuar nė numrin e 18 shkurtit. Nė numrin e sotėm po botojmė me shkurtime pjesėn tjetėr qė plotėson kuadrin thelbėsor historik tė kėsaj sekuence tė historisė sė Shqipėrisė.
    B.Budini


    Drejt Moskės

    Plani pėr tė shmangur njė aksident tė organizuar

    Ta themi edhe njė herė: kinezėt dyshonin se sovjetikėt nuk e kanė tė vėshtirė tė organizojnė njė aksident. Enver Hoxha e kishte marrė parasysh kėtė. Mė 1960 flotilja shqiptare kishte vetėm njė avion tė vogėl tė prodhimit rus. Enver Hoxha vendosi. Delegacioni do tė ndahej. Rreziku i aksidentit i parashikuar nga Ten Siao Pini zėvendėsonte ēdo arsye tjetėr praktike. U “rekuizuan” dy avionė. I pari siguronte shėrbimin midis Pragės dhe Tiranės. Pėrse iu kėrkua ndihmė ēekėve? Thjesht sepse Ēekosllovakia qeverisej nga Anton Novotni dhe se ky i fundit mbante me Enver Hoxhėn marrėdhėnie, nė mos simpatike, tė paktėn njerėzore. Dashamirėse. Enver Hoxha hipi nė avionin shqiptar me grupin e tij ku bėnin pjesė Hysni Kapua dhe Llambi Peēini si edhe disa tė tjerė. Ndėrsa Mehmet Shehu, Ramiz Alia e Frederik Gjerasi zunė vend nė avionin tjetėr. U ngritėn. U ulėn nė Budapest. U vendos qė udhėtimi tė vazhdonte me tren. Siē dukej dyshimi ishte bėrė natyrė e dytė. Ndoshta Hungaria nuk ishte njė vend neutral. Nė Budapest u ndanė. Njė pjesė me Myfit Mushin (pėrkthyesin) u nisėn me avion. Nė kryeqytetin sovjetik hierarkia diktonte ndarjen ose “decouplage” e delegatėve. Njė palė u strehuan nė hotel Moska, ndėrsa tė tjerėt, me Enver Hoxhėn nė krye. Zunė njė vilė.
    Nga “Katėr pėrkthyesit”



    Pritej diskutimi i Enver Hoxhės. Delegacionet e kėrkuan diskutimin e tij tri ditė para se tė mbahej, me qėllim qė pėrkthyesit ta pėrkthenin. Frederik Gjerasi ndihej i kėnaqur kur zbatonte urdhrat. Nuk tha asgjė. Juri Andropovit, qė shkoi vetė nė vilėn e delegacionit shqiptar, i bėnė tė ditur se shpėrndarjen e diskutimit do ta bėnin vetė ata, shqiptarėt.
    Njė varg incidentesh tė ēuditshme do tė dėmtonin pėrkthimin e diskutimit tė Enver Hoxhės, qė e kishte bėrė Frederik Gjerasi. Kur udhėheqėsi shqiptar po bėhej gati tė fliste, pėrkthyesi i tij kishte bėrė gjithēka qė kishte patur nė dorė, qė diskutimi tė dėgjohej sa mė mirė. Delegacioni shqiptar ishte kujdesur pėr tė shpėrndarė kopje tė shaptilogratura tė diskutimit nė rusisht, nė anglisht dhe nė frėngjisht, qė Frederik Gjerasi ua kishte dhėnė kolegėve tė tij francezė dhe anglezė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, shqiptarėt mundoheshin tė shmangnin ēdo pėrpjekje tė tė zotėve tė shtėpisė pėr tė mos u dėgjuar Enver Hoxha. Por, me gjithė masat e marra, shpesh herė dhe me kohėn e duhur, fonisė sė rusėve “i binte zali”. Vetėm pėrkthyesit qė rrethonin Frederik Gjerasin e dėgjuan tė plotė fjalėn e Enver Hoxhės.
    Herė pas here, mikrofonėt heshtnin ndėrsa altoparlantėt cicėrinin, a thua se komandoheshin nga regjia. Zhurmat parazite s’tė linin tė dėgjoje. Fjalėt qė vinin nga altoparlantėt herė si murmurimė dhe herė si llokoēitje, shkaktuan vlerėsime nga mė tė ndryshmet. Sidoqoftė, salla nuk u ndie dhe, kur Enver Hoxha ndėrhyri, njė heshtje e rėndė ra mbi tė, dhe auditori mbajti frymėn. Kryesia e seancės rrinte si e topitur. Fytyrat e anėtarėve tė saj skuqeshin dhe zverdheshin sipas shėndetit qė gėzonin. Ishte vėrtet paradoksale, por nėse Enver Hoxha nė dukje fliste nė boshllėk, ai nuk fliste aspak nė shkretėtirė. Fjala e tij shkaktoi njė tronditje tė fortė. Kuvendi dukej sikur po hallakatej pas goditjes qė mori nga fjala therėse dhe fyese e shqiptarit. I zėnė ngushtė, kryetari i seancės iu drejtua pjesėmarrėsve nė sallė:
    -Meqė shokėt qė kanė kėrkuar tė diskutonin u tėrhoqėn, seanca do tė vazhdojė nesėr.
    Ata ishin zėnė nė befasi dhe ishte e pamundur qė tė ndėrhynin pa korrigjuar mė parė fjalimet e tyre. Rusėt mbetėn zbuluar. Enver Hoxha i hodhi tė gjitha kartat nė tavolinė. “Babait” s’po i dilte inati, paēka se ishte nė agoni.


    Si e priti salla fjalėn e Enver Hoxhės

    Diskutimi i Enver Hoxhės bėri pėrshtypje. Nikita Hrushovi, me fytyrė armiqėsore, dėgjonte. Pėrkthyesit nė kabinat e tyre morėn zemėr dhe vazhduan tė pėrkthenin diskutimin sipas versionit rus tė Frederik Gjerasit. Atmosfera u rėndua aq shumė sa dukej sikur fjalimi i udhėheqėsit shqiptar nuk do tė mbaronte kurrė. Dhe kjo, pėr mė tepėr, se ky i fundit nuk harroi tė paraqiste gjerė e gjatė, kritikat qė drejtoheshin kundėr Nikita Hrushovit dhe Bashkimit Sovjetik. Enver Hoxha shpalli hapur mosmarrėveshjet sovjeto-shqiptare. Delegatėt vėshtronin njėri-tjetrin nė sy. Nikita Hrushovin nuk e mbante vendi. Enver Hoxha vazhdonte tė kthente faqet. Ai e turbulloi konsilin qė nė ato ēaste ngjante me Konsilin e dashurisė sė Oskar Panizės, ku Jezui, i ardhur nga qielli tregoi sifilizin qė kishte marrė nė kohėn e qėndrimit nė tokė. Me t’u larguar Enver Hoxha nga podiumi, Frederik Gjerasi doli nga kabina e pėrkthimit. Ai pyeti Ramiz Alinė me tė cilin mund tė bisedonte lirisht:
    - Si reagoi salla ?
    Ramiz Alia i tregoi se njė heshtje e plotė kishte paralizuar auditorin. Vetėm Nikita Hrushovi tundte kokėn. Por, tė thuash tė vėrtetėn, heshtja kishte mbuluar sallėn qysh pėrpara ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Me t’iu dhėnė fjala udhėheqėsit shqiptar pėr herė tė parė, salla u tendos, njė tendosje qė erdhi dhe u rrit gjatė fjalimit. Megjithėse, shqiptarėt, tė shqetėsuar se mos s’ishin dėgjuar, shpėrndanė kopje tė diskutimit deri nė tribunė, Nikita Hrushovi u mundua tė zbuste pasojat. Tė shpėtoheshin tė paktėn mobiljet, paēka se mbytja ishte e sigurt. Ishte nė lojė prestigji i tij. Dokumentat kanė tė bėjnė me problemet, qė sapo trajtoi Enver Hoxha. Atėherė pėrse u dashkan, - tha ai dhe fytyrėn ia mbuloi ngėrdheshja. Pėr tė ishin tė panevojshme fjalėt e tepėrta dhe, ajo qė ėshtė thėnė, s’ka pse tė jetė edhe e shkruar.

    Zhurmat

    Ndėrhyrėsit, me tė mbaruar fjalėn, zbrisnin me hapa tė shpejtė nga tribuna, duke ua lėnė vendin tė tjerėve, qė po me atė shpejtėsi i ngjiteshin atje, dhe shpėrndaheshin midis rreshtave tė tryezave.
    - Si ka mundėsi qė Bashkimi i madh Sovjetik tė durojė kritikat e njė vendi tė vogėl si Shqipėria?
    Por ktheheshin pėrsėri te rezervat ushqimore qė, sipas Enver Hoxhės, nuk mjaftonin as pėr dy javė. Delegatėt nuk deshėn t’u besonin kėtyre fjalėve. Depot shqiptare tė ishin pothuajse bosh dhe Nikita Hrushovi tė mos kishte respektuar afatet e marrėveshjes? - Internacionalizmi ēalonte dhe “babai” e la pėr ta zbatuar njė herė tjetėr. Pėr kėtė hėngri edhe njė surup tė mirė.



    Nė tabelėn e qitjes

    Regjisorėt sovjetikė kishin menduar pėr gjithēka. Si nxėnės tė mirė tė Stanslavskit, qė dikur drejtonte teatrin rus dhe kishte themeluar edhe njė shkollė dramaturgjie, ata nuk kishin lėnė pas dore asnjė stratagjemė. Nė seancat qė pasuan, ata e ngjeshėn delegacionin shqiptar pranė tribunės. Podiumi ku qėndronin oratorėt qėndronte pak sipėr tyre. Anėtarėt e tė parit ishin nėn zjarrin e tė dytėve. Tabelėn e qitjes e kishin pėrpara syve dhe gjatė kritikave tė rrepta kundėr tyre, drejtonin vazhdimisht gishtin mbi ta.

    Takim i dytė i Enverit me Hrushovin?

    Nikita Hrushovi dhe Enver Hoxha nuk morėn pjesė nė takimin e dytė. Mospjesėmarrja e njėrit, pėrcaktoi edhe mospjesėmarrjen e tjetrit. Armiqėsia e tyre i prishi bisedimet. I pari kishte pėsuar njė disfatė, ndėrsa i dyti nuk deshte tė cėnonte emrin e mirė qė kishte fituar. Qė tė dy dėrguan me nxitim ndėrhyrėsit. Sovjetikėt shkuan me shpresė qė tė hapnin njė tė ēarė nė bllokun qė formonin shqiptarėt. Kjo do tė thoshte tė mos pėrfillje shpirtin luftarak dhe kompaktėsinė e tyre.
    Ashtu si herėt e tjera, ata vazhdonin t’i binin gozhdės nė njė vend: Stalinizmi, rrugėt e reja tė revolucionit, besnikėria ndaj partisė sė tyre komuniste, reformat e pranueshme etj.. Biseda nuk shpėtoi dot nga stėrhollimet dhe dredhitė dhe s’bėri gjė tjetėr veēse thelloi edhe mė shumė hendekun. S’lanė gjė pa i thėnė njėri-tjetrit. Tė sigurt nė fuqinė e tyre, sovjetikėt filluan pėsėri nga presionet. Si pesha tė rėnda, ata i nėnvleftėsonin peshat e gjelit tė kampit socialist.


    Mehmet Shehu shpall largimin

    Sovjetikėt ishin nė gjendje nokdauni, por shqiptarėt nuk kishin mbaruar ende punė me ta. Ata do tė shijonin edhe goditjen e fundit qė do t’u jepnin sovjetikėt pėr t’i hedhur nė tapet. Mbledhja dėshtoi. Shqiptarėt pėrfituan nga kjo pėr tė mos e lėnė lojėn. Ata kishin vendosur tė mos nėnshtroheshin. Mehmet Shehu e mori pėrsėri fjalėn:
    -Shoku Mikojan, po ju vėmė nė dijeni se Enver Hoxha dhe unė do tė nisemi sonte pėr nė Shqipėri. Duam tė marrim pjesė nė festėn tonė kombėtare! Njoftimi prodhoi efektin e njė bombe. Tė dy udhėheqėsit shqiptarė prishnin kėshtu ritualin e caktuar shumė kohė mė parė. Ata nuk do tė ishin tė pranishėm nė fjalimin e mbylljes, mbushur me slogan-programet, fluturimet lirike dhe pathosin e tij revolucionar. Ata as do tė dėgjonin dhe as do ta kėndonin Internacionalen. Ata nuk do tė uronin asnjeri. Po poshtėronin kungimin, ku ishin tė ftuar. Po ngriheshin nga tavolina pa u hequr ende pjatat dhe po iknin. “Mosbindja” e tyre i trembte sovjetikėt qė ishin nė hall pėr njėfarė konformizmi dhe qė nė tė vėrtetė i la ata tė tralisur. Megjithatė, sovjetikėt i gėrryente njė mendim.
    - Po ēfarė do tė bėni me konferencėn e Moskės?
    Mehmet Shehu ua ngrohu pak zemrėn. Me pėrjashtim tė Enver Hoxhės dhe atij vetė, delegacioni shqiptar do tė qėndronte dhe do tė vazhdonte punėn. Stafetėn do ta merrte Hysni Kapua. Nuk ishin prishur tė gjitha urat. Po bėnin ēmos qė tė palarat tė mos dilnin nė shesh. Lėvizja komuniste ndėrkombėtare ruante njė unitet fasade, por e ēara mbi fasada sa vinte dhe zgjerohej.


    Shqiptarėt largohen fshehurazi

    Njė pyetje e fundit vazhdonte t’i digjte buzėt e Anastas Mikojanit. Me ē’rrugė mendonin shqiptarėt tė ktheheshin nė Shqipėri. Me qetėsi iu shpjegua se tė dy udhėheqėsit do tė shkonin nė Odesa me tren dhe nė portin e Krimesė do tė merrnin njė anije. Myfit Mushi u bė dyllė i verdhė. Uli kokėn dhe tha me vete:
    - O zot! Ēfarė rruge e gjatė… Ē’taksirat…
    Pėr sovjetikėt njė e papritur mė shumė, njė mė pak s’u prishte punė, por pas gjithė kėtyre tė papriturave mbetėn me gisht nė gojė.
    - Por ne nuk ishim nė dijeni...
    - Do tė jeni tani e tutje, - s’ia pėrtoi Mehmet Shehu.


    Ikja e organizuar me dredhi ballkanase

    Kali i Trojės nuk u shpik pėr qentė, aq mė shumė dinakėria. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu i ruheshin rrugės sė Odesės. Anija ishte njė gėnjeshtėr qė sovjetikėt e hėngrėn. Shqiptarėt kishin sajuar nė fshehtėsinė mė tė madhe njė plan tjetėr. Zbatimi i tij iu besua Llambi Peēinit, koloneli i Sigurimit dhe kushėri i Frederik Gjerasit. Ai arriti tė merrte me qira njė tren tė veēantė, mu pėrpara hundės sė sovjetikėve.
    Pėr fat, punonjėsit e hekurudhės sė Bashkimit Sovjetik nuk u treguan shumė tė kujdesshėm. Mungesa e vėmendjes se tyre ndoshta, kishte ardhur nga fakti se ishte fjala pėr trenin e njė kryetari shteti tė njė vendi mik. Mos ndoshta ata nuk ishin mė shumė tė merakosur pėr atė tren tė tepėrt, sesa pėr gllėnjkėn e tyre tė parė me ujė? Po ja qė ata s’kanė qenė shumė tė mendimit qė tė lajmėronin hierarkinė e tyre. Pakujdesia e njėrės palė i shkonte pėr shtat qėllimit tė palės tjetėr. Ka mundėsi gjithashtu, qė burokracia, ajo pėr tė cilėn Vladimir Majakovski thoshte se do ta shqyente me gjithė qejf si ujk, tė ketė treguar njė lajthitje tė lindur.
    Shqiptarėt vepruan me dinakėri dhe falė trimėrisė sė tyre ia dolėn mbanė. Nė Bashkimin Sovjetik pėrfytyrimi kishte mbetur pa privilegjet e tij. Grekėt u futėn nė qytet dhe nė vend qė ta pushtonin atė, ia mbathėn me dredhi. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ia mbathėn dhe u ndanė nga njė botė qė ata e kishin bėrė lanet.


    Divorci i shpallur

    Frederik Gjerasi e kishte mbaruar punėn e tij. Enver Hoxha kishte diskutuar. Ai e kishte lėnė pa mend kuvendin. Pėrkthyesi i tij kishte biseduar edhe me kolegė tė tjerė tė tij. Atmosfera ishte acaruar dhe njė maskė lufte ishte grisur.
    Pas diskutimit tė Dolorez Ibarurit dhe Vladislav Gomulkės, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u larguan nga mbledhja, lanė edhe vilėn ku do tė qėndronin vetėm Hysni Kapua, Ramiz Alia dhe Frederik Gjerasi, dhe u vendosėn nė selinė e ambasadės, duke pritur zhvillimin e ngjarjes. Kur doli te hyrja e vilės jashtė nuk kishte asnjė makinė zyrtare. Nė pamundėsi pėr t’i hequr ndonjė privilegj Enver Hoxhės, sovjetikėt po hakmerreshin ndaj pėrkthyesit. Temperatuara ishte shumė e ulėt. S’kishte rėndėsi nė binte shi apo borė, Frederik Gjerasi kishte veshur njė pardesy tė hollė tė kėpucė tė papėrshtatshme pėr dimrin moskovit.
    Nuk guxoi tė merrte taksi. I kishin ngelur nė mendje porositė kineze. Ai ecte pothuajse qorrazi nė njė qytet qė kishte ndryshuar qysh nga koha e viteve tė tij si student. Kur arriti nė selinė e ambasadės kullonte i gjithi. Nė sallon Enver Hoxha po lexonte gazetėn. Pak mė vonė udhėheqėsi shqiptar, do t’i drejtohej pėr ndihmė edhe njė herė talentit tė pėrkthyesit tė tij. Frederi Gjerasi pėrktheu disa dokumenta dhe artikuj tė tjerė. Puna dhe tensionet e dėmtuan. E kishte zemrėn copė. Ai nuk do tė ngushėllohej dot pėr humbjen e miqėsive sovjetike. Me t’u kthyer nė Tiranė, e mbėrtheu njė ligėshtim…

    Marrė me shkurtime nga “Katėr pėrkthyesit”. Tė gjithė titujt e mestitujt janė redaksionalė



    23/02/2004

Tema tė Ngjashme

  1. Ramadan Sokoli
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 15:36
  2. Kastriot Dervishi, Historia e Frontit Nac-Clirimtar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 06:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •