Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UN

    Po përgatitet vrasja e tre zyrtarëve të lartë të LDK-së, thonë burimet policore të UNMIK-ut

    Prishtinë, 7 shkurt - Burime të larta të policisë së UNMIK-ut kanë paralajmëruar për një rrezik shumë real të vrasjeve politike në Kosovë gjatë periudhës së ardhshme. Këto burime të policisë kanë pohuar për gazetën "Zëri" se tre zyrtarë të lartë të LDK-së seriozisht janë të kërcënuar nga grupe të organizuara, duke mos dhënë emrat e tyre. "Që të tretë kanë poste shumë të rëndësishme. Për këtë shkak vrasja e akëcilit prej këtyre zyrtarëve do të shënonte vrasjen më tronditëse të Kosovës së pasluftës", citon gazeta këto burime të policisë, të cilat shtojnë se kanë shënime shumë të besueshme të mbledhura nga ekipet hetimore që kanë të bëjnë me seriozitetin e kërcënimeve për këta tre politikanë të LDK-së.
    Ndryshe, pas luftës janë vrarë disa figura të shquara të LDK-së, të cilat përveç në rastin e Ukë Bytyçit, asnjë vrasje tjetër nuk është ndriçuar nga organet e drejtësisë. (QIK)
    --------------------
    Policia e UNMIK-ut deklaron për "Zëri" se tre zyrtarë të LDK-së janë të kërcënuar Kosovë

    Burime të larta të policisë së UNMIK-ut kanë paralajmëruar për një rrezik shumë real të vrasjeve politike në Kosovë gjatë periudhës së ardhshme. Këto burime të policisë kanë pohuar për gazetën "Zëri" se tre zyrtarë të lartë të LDK-së seriozisht janë të kërcënuar nga grupe të organizuara, duke mos dhënë emrat e tyre.


    Gazeta citon këto burime të policisë, të cilat shtojnë se “kanë shënime shumë të besueshme të mbledhura nga ekipet hetimore që kanë të bëjnë me seriozitetin e kërcënimeve për këta tre politikanë të LDK-së”.


    RTK 07/02/2004 13:25:20
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 07-02-2004 më 10:17

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BLOFE POLITIKE

    Ky sihariq sot ka vërshuar në shtyp dhe në mjetet elektronike të Kosovës dhe më gjërë. E opinioni publik Kosovar dhe më gjërë është i dënuar të ndëgjoj këso lajmesh „tronditëse“ pa pasur adresë të saktë nga do të kishte mundësi kërkim sqarimi ose reagimi.
    Kjo ndodh në ditën parë pas raportimit të Holkerit në Kshillin e sigurimit në Nju Jork.
    Kjo ndodh në fillim të vitit që priten të mbahen zgjedhjet Parlamentare në Kosovë.
    Kjo ndodh pas burgosjes dhe dënimt të prijsve të UÇK si Fatmir Limaj, Daut Hradinaj, Rrustem Mustafa-Remi, Sali Veseli etj.
    Ky është blof politik i zhveshur i kulluar !
    Aspak profesional por banal !
    Cila polici profesionale në botë do të dekonspironte një hetuesi të ndonjë rasti kriminal !!?? Kjo lansohet pikrisht në vitin e mbajtjeve të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo ndodh në vitin e kompromitimit të gjyqësis dhe policis së UNMIK-ut dhe dështimit të saj. Sa procese dhe sa hetuesi ju dështuan deri tani? Sa raste mbetën të pa ndriquara dhe të mjegulluara. Ndërsa blofi aktual “zbuluan pregaditjen për atentate ndaj 3 funksionarve politik” !!!
    Është më shum se vajtuese !
    Njërën nga partitë e apostrofuara e kan ngulfatur belagjinjët e Kosovës, njerzit e mbushur me mëkate dhe borgje nga më ordineret si uzurpimi i pasurive private, rrahje fizike, denoncime të rrejshme, spiunime në kohën e Serbis deri edhe pjesmarrja direkte në shkeljen e të drejtave të njeriut në periudhat e gjendjes së jashtzakonshme në Kosovë 1981 -1989. Në periudhën 1981-1989 në Kosovë është zbatuar dy herë gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën kan marrë pjesë direkte shum pretendent aktual të një spektri politik të Kosovës ! Të kujtojm se në atë periudhë janë vrarë 167 persona, janë plagosur mbi 500 persona, janë burgosur dhe ndjekur penalisht mbi 12 mijë persona, kan kaluar nëpër duar të policisë mbi 500 mijë shqiptar për çështeje thjesht politike.
    Në periudhën e sundimit serb kemi mundur deri diku të akceptojm njerzit APARATQIK të ish sistemit, duke ua atribuar dobësin, frigën, skamjen ekonomike që ua ka imponue Serbia.
    Por sot pas sa viteve liri, pas sa vite të çliruar nga aparati represiv serb janë të paakceptueshme veprat e njejta denoncuese si në kohën e Serbis.
    Ende çlirimtarët e Kosovës mbahen në burgje me deklarata të nënshkruara në çirilicë, nga të quajturit “shqiptare të ndershëm” nga Millosheviqi !! Ende persona të caktuar bëjn “argatin e dreçit” duke dëshmuar edhe për Gjyqin e Hagës !! vetëm me përkthyes serb !! Ende injorohet Masakra e Reçakut dhe jetimët e Kosovës !!
    Pastaj të tillët pretendojn politikën dhe kreun e Kosovës !! Të mbushur me krime, borgje dhe bela nga më banalet, i arsyetojn sot me ndjenjen e pasiguris për shkaqe se po i takuakan një Partie politike ! Puna më e mirë e tyre do të ishte, nëse veç nuk kërkojn falje, të tërhiqen nga politika dhe të shkojn në shtëpi. Serbët kan shum llogari të papaguara në Kosovë. Do të jetë tragjike që kokëkrisurit, bashkpuntorët e tyre të djeshëm, prap të krekosen dhe të kërkojn pushtet ! Nëse janë aq kokëkrisur dhe të apasionuar pas pushtetit, duhet të llogarisin se një pjesë e fakturave të papaguara të gjakpirësve serb do të paguajn ata ! Po kjo nuk i përket më domenit politikë por domenit të marrjes së çmimit të provokuar.

    Marrë nga: Besiana info
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Policia nuk i mohon pohimet


    Policia ndërkombëtare në Kosovë nuk i mohon shkrimet e shtypit kosovar, për përgatitjen e vrasjeve politike të udhëheqësve shqiptarë.

    Këto komente pasuan shkrimet në shtypin e Prishtinës ku lihet të kuptohet se ka patur ditëve të fundit informacione për përgatitje të vrasjeve politike të politikanëve shqiptarë.

    Zëdhënësi i policisë ndërkombëtare në Kosovë, Derreck Chapell, i tha BBC-së se për shkaqe operacionale dhe të sigurisë nuk mund të jap hollësi rreth mundësisë së vrasjeve me qëllime politike, por shtoi se nuk e mohon njoftimin e shtypit kosovar.

    Ai ka shtuar se nuk pret ndonjë përshkallëzim të situatës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

    Arbër Vllahiu zhvilloi një bisedë me zotin Chapell dhe fillimisht e pyeta se sa të vërtetë ka në shkrimet e shtypit kosovar?

    Chapell: Ju po më pyesni që të komentojë një njoftim në të përditshmen "Zëri" dhe unë nuk po e mohoj rrëfimin. Por nuk jam i gatshëm që ta komentojë shkrimin për shkaqe të operacionit të sigurisë. Unë thjeshtë nuk mund të flas për këtë rast, sepse këtu përfshihet zhvillimi i një hetimi policor ose siguria e disa njerëzve, prandaj për këto shkaqe besoj se më kuptoni unë nuk mund të komentojë.

    Unë nuk po e komentoj rrëfimin por as nuk po e mohoj atë

    Derreck Chapell


    BBC: Por ju nuk po e mohoni faktin se këto lloj vrasje politike janë përgatitur?

    Chapell: Unë nuk po e komentoj shkrimin por as nuk po e mohoj atë. Unë nuk mund të jap asnjë hollësi dhe nuk mund të lejojë që rrëfimi të dalë në fushë në gazetat kosovare. Unë jam pyetur disa herë gjatë ditës që të komentojë këtë por më duhet të mbajë qëndrimin se kjo është një çështje operacionale, çështje e sigurisë brenda Kosovës dhe thjeshtë nuk mund të jap hollësi. Por unë nuk e mohoj rrëfimin.

    BBC: Meqë ju nuk po e mohoni rrëfimin për vrasje politike, çfarë informacione zbulimi keni marrë për këto pohime?

    Chapell: Unë nuk mund të bëjë asnjë koment rreth kësaj. Më falni.

    BBC: Pra ju keni ngritur masat e sigurisë për politikanë të ndryshëm në Kosovë sot?

    Chapell: Ky do të ishte një reagim i mençur dhe i arsyeshëm. Sërish nuk mund të jap hollësi të sigurisë që ne po e ndërmarrim.

    BBC: Zoti Chapell a mendoni se Kosova ka arritur në një fazë kur mund të shpërthejnë trazira pikërisht në prag të zgjedhjeve?

    Chapel: Mendoj se ju po me pyesni që të bëjë komente politike por unë më shumë flas për çështje policore. Ne e kemi bërë shumë të qartë se policia nuk duhet të përzihet në politikë. Ne jemi këtu për të ofruar siguri dhe kjo siguri për proceset, siç janë zgjedhjet, dhe për individët që marrin pjesë në to. Ne do ta vlerësojmë dhe përmirësojmë sigurinë tonë për të eleminuar çdo kërcënim që mund të shfaqet.

    BBC: Unë nuk po ju kërkoj që të bëni komente politike. Po ju pyes për çështjen e përmirësimit të sigurisë në Kosovë, meqë ju së bashku me KFOR-in jeni përgjegjës për këtë. Në këtë rrafsh çka prisni para fillimit të zgjedhjeve, ndonjë përshkallëzim ndoshta?

    Chapel: Ne nuk presim përshkallëzim. Zgjedhjet e fundit u mbajtën në një atmosferë shumë paqesore. Pati shumë pak dhunë dhe ne nuk presim trazira dhe dhunë por kjo duket sikur po tingëllon se po planifikojmë të përgatitemi për ndonjë kërcënim të mundshëm që mund të ndodh në këtë periudhë. Por ne nuk presim një gjë të tillë.

Tema të Ngjashme

  1. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  2. Parlamenti, komision për hetimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 01:18
  3. Pasuritë e nëndheshme të zyrtarëve të lartë.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-05-2004, 02:18
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •