Komentimi i kaptinės El-Ihlas
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ. اللَّهُ الصَّمَدُ. لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَد.ٌ
1. Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!
2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.
3. As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.
Kaptina El-Ihlas ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures En-Nas dhe ka gjithsej 4 ajete. Nė radhitjen e Mushafit mban numrin 112.
Emėrtimi i kėsaj kaptine
Kjo kaptinė njihet me shumė emra, por mė i njohuri ndėr ta ėshtė emėrtimi El-Ihlas, sepse kjo kaptinė kryesisht flet pėr Tevhidin e pastėr (Njėshmėrinė) e Allahut xh.sh. dhe zhveshjen e Tij nga cilėsitė qė nuk pėrkojnė me Qenien e Tij hyjnore, tė cilat ia mveshin njerėzit nga injoranca. Kjo sure ėshtė distancim i hapur nga shirku (politeizmi) dhe thėrret nė besimin monoteist e tė pastėr nė njė Zot tė vetėm, Sunduesi i Universit.
Emėrtimet e tjera tė kėsaj kaptine janė: Et-Tefrid, Et-Texhrid, Et-Tevhid, En-Nexhat, El-Vilajetu, El-Marifetu. Pastaj njihet edhe me emėrtimin po ashtu shumė tė njohur El-Esas, sepse kjo sure nė vete pėrmban bazamentet themelore tė besimit islam. Fahru Rraziu ka numėruar deri njėzet emėrtime tė kėsaj sureje fisnike. Pėrveē emėrtimeve qė cekėm, ai pėrmend edhe kėto: En-Nisbetu, El-Marifetu, El-Xhemal, El-Mukashkashetu, El-Meudhetu, Es-Samed, El-Maniatu, El-Muhdar, El-Munfiretu, El-Beraetu, El-Mudhekkiretu, En-Nur dhe El-Eman.[1]
Vlera e kėsaj kaptine
Vetė emėrtimet e shumta tė kėsaj kaptine tregojnė pėr vlerėn e madhe tė saj, mirėpo pėr vlerėn e mirėfilltė tė saj ka treguar edhe vetė i Dėrguari i Allahut nė shumė hadithe, tė cilat gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.
- Transmetojnė Muslimi, Darimiu dhe Nesaiu nga Ebu Derdaja tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: (Kul huvallahu ehad), ėshtė e barabartė me 1/3 e Kuranit[2]
- Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a. tė ketė thėnė: Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: Tubohuni (afrohuni), sepse do tjua lexoj 1/3 e Kuranit. Kur njerėzit u tubuan, i Dėrguari a.s. doli para masės dhe lexoi: (Kul huvallahu ehad ), pastaj hyri brenda, kurse ne shikuam njėri-tjetrin me habi dhe thamė: I Dėrguari i Allahut na tha se do tė na lexonte 1/3 e Kuranit dhe tha se ky njoftim i kishte ardhur nga qielli?! thotė Ebu Hurejra. Pas pak kohe, vazhdon ai, i Dėrguari i Allahut doli prapė dhe na tha: Unė ju thashė se do tjua lexojė 1/3 e Kuranit, pra dijeni se kjo (kaptina El-Ihlas) ėshtė sa 1/3 e Kuranit.
- Transmeton Buhariu nga Ebu Seid el Huderiu r.a. tė ketė thėnė: U tha Resulullahu s.a.v.s shokėve tė vet: A mund ta lexojė dikush prej jush 1/3 e Kuranit pėr njė natė. Ishte kjo njė gjė e vėshtirė pėr ashabėt, tė cilėt i thanė: O i Dėrguar i Allahut, cili prej nesh mund ta pėrballojė kėtė, pėr se i Dėrguari a.s. u tha: Kul huvallahu ehad ėshtė 1/3 e Kuranit
- Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi me sened tė saktė nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: I Dėrguari i Allahut dėrgoi njėrin prej shokėve tė vet si kryesues tė njė ekspedite vėzhguese, i cili gjatė qėndrimit nė terren, shokėve tė vet nė ēdo namaz ua kėndonte kaptinėn El-Ihlas, me tė cilėn po ashtu edhe pėrfundonte namazin. Kur u kthyen nė Medinė, ata ia pėrmendėn kėtė veprim tė tij Pejgamberit a.s., pėr se ai u tha: Pyeteni shokun tuaj pėrse ka vepruar kėshtu?. Kur e pyetėn shokun e vet pėrse kishte vepruar kėshtu, ai u pėrgjigj: E dua kėtė sure, meqenėse nė tė pėrmenden cilėsitė e Mėshiruesit, dhe pėr kėtė arsye e fal namazin me tė. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha atyre: Shkoni e thuani shokut tuaj se edhe Allahu xh.sh. e do atė.[3]
- Transmeton Buhariu nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte pėr tė fjetur, mblidhte shuplakat e tij, u frynte atyre dhe lexonte: (Kul huvallahu ehad ), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas), pastaj me shuplaka prekte trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.[4]
- Dijetari i madh, Shejhul Islam-Ibn Tejmije ka thėnė: Njė grup dijetarėsh kanė thėnė se Kurani famėlartė pėrmban tri dimensione tematike: 1/3 ka zbritur pėr Tevhidin-Njėshmėrinė e Allahut, 1/3 tjetėr pėrmban tregime-rrėfime pėr popujt dhe pėr pejgamberėt e kaluar, kurse 1/3 e fundit pėrmban urdhra dhe ndalesa. Duke u nisur nga fakti se kaptina El-Ihlas pėrmban nė vete konotacionet e dimensionit tė Njėshmėrisė sė pastėr tė Allahut, d. m. th. Tevhidit, atėherė mund tė thuhet me plot tė drejtė se kjo sure simbolizon vėrtet 1/3 e Kuranit, ashtu siē ka pohuar edhe vetė i Dėrguari a.s.[5]
Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine
- Transmetojnė Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri nga Ubejj bin Kabi tė ketė thėnė: Idhujtarėt i thanė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s: O Muhamed, tregona prejardhjen (gjenealogjinė) e Zotit tėnd? pėr se Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad )
- Katadeja, Dahaku dhe Mukatili transmetojnė e thonė: Erdhėn njė grup ēifutėsh tek i Dėrguari i Allahut dhe i thanė: Na e pėrshkruaj Zotin tėnd, sepse Zoti ynė e ka pėrshkruar Veten nė Tevrat, prandaj na trego se prej ēkaje ėshtė Ai? Prej cilit lloj ėshtė? A ėshtė nga ari, nga bakri apo nga argjendi? A ha dhe a pi Ai? Prej kujt e ka trashėguar kėtė botė dhe kush do ta trashėgojė atė prej Tij?, dhe Allahu xh.sh., si kundėrpėrgjigje pėr kėto pyetje, zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad )[6]
Lidhmėria e kėsaj kaptine me disa nga kaptinat paraprake, sidomos me atė El-Kafirun, ėshtė shumė e fuqishme, mu pėr faktin se surja El-Kafirun, ėshtė kaptinė nė tė cilėn kishte njė distancim tė hapur nga pabesimtarėt (idhujtarėt) dhe besimi i tyre i gabuar, kurse nė suren El-Ihlas shohim vėrtetėsimin e Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh., i Cili dallohet pėr cilėsi tė pėrkryera e tė pėrhershme, tė cilat tregojnė pėr pafillimėsinė dhe pambarimėsinė e Krijuesit, tregojnė se Allahu ėshtė i zhveshur nga ēdo e metė dhe ėshtė larg ēdo pėrgjasimi me krijesat.
Mu pėr kėtė arsye, shpeshherė, kėto dy kaptina kėndohen sė bashku nė namaz .
- Ėshtė pėrcjellė me transmetime tė sakta se i Dėrguari i Allahut kėto dy sure i kėndonte nė namazin e sabahut, nė namazin pas tavafit rreth Qabesė, nė namazin e Duhasė, nė synetin e akshamit dhe nė namazin e udhėtarit.[7]
Koment:
قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ
1. Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!
Besimi i drejtė nė Allahun xh.sh., ishte boshti i tėrė revelatave hyjnore. Ishte kjo pikė kyēe e misionit tė tė gjithė pejgamberėve tė Allahut, qė tė thėrrisnin popujt e tyre nė besimin e drejtė nė Krijuesin e Vetėm tė kėsaj ekzistence. Por, mjerisht, njerėzit, tė nxitur nga lakmia dhe epshet e tyre, dhe gjithmonė tė cytur nga shejtani i mallkuar, shpeshherė ranė pre e kėtyre grackave, kėshtu qė humbėn e devijuan nga rruga e vėrtetė e besimit nė njė Zot..
Disa tė tjerė humbėn arsyen dhe verbėrisht ndoqėn rrugėn e idhujtarisė, duke i bėrė shok Allahut xh.sh. Ishte kjo njė besėtytni qė u zhvillua nėpėr shekujt e kaluar e qė vazhdon pa ndėrprerė edhe sot e kėsaj dite, me tė gjitha format dhe mėnyrat e mundshme, ani pse tash nė mėnyrė shumė mė tė sofistikuar.
Allahu xh.sh., njeriut nuk ia imponoi me dhunė besimin nė Tė, por e la tė lirė pėr ta gjetur e zgjedhur tė vėrtetėn, tė cilėn Ai sa e sa herė e sqaroi nė Librat e Shenjtė dhe pėrmes tė dėrguarve tė Tij tė zgjedhur.
Nė kohėn e dėrgimit tė Muhammedit a.s., ky devijim besimesh kishte arritur kulmin. Njerėzit kishin humbur arsyen dhe besimin e drejtė e tė mirėfilltė nė njė Zot. Nė kėtė gjendje tė njė kaosi tė pėrgjithshėm, ēifutėt dhe tė krishterėt, si pjesėtarė tė Ehli Kitab-it, kishin bastarduar tėrėsisht parimet e besimit tė drejtė nė Njėshmėrinė e Allahut tė Plotfuqishėm. Tė parėt, duke pohuar nė mėnyrė tė palogjikshme se Allahu-Zoti ishte zot personal vetėm i tyre dhe se Uzejri a.s. ishte djalė i Tij, kurse tė dytėt, kishin shkuar edhe mė larg nė kėtė devijim, duke pohuar se Allahu ėshtė njė Qenie hyjnore e pėrbėrė prej tri komponenteve tė pandashme: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė, tė cilėt nė tė njėjtėn kohė pėrbėjnė edhe tėrėsinė unikate hyjnore !!! Qė absurdi tė ishte edhe mė i madh, kėta i mveshėn Isait a.s. (Jesuit) atribute hyjnore, se ai gjoja qenkėsh djalė i Zotit apo edhe vetė Zoti, i formėsuar nė njeri, qė paskėsh zbritur nė kėtė botė pėr tu sakrifikuar pėr mėkatet e mbarė njerėzimit!!!
Grupi i tretė e kėtij mozaiku tė shėmtuar atėbotė, ishin idhujtarėt (mushrikėt) e Siujdhesės Arabike, tė cilėt sė bashku me popujt e tjerė tė atėhershėm, si persianėt, indianėt, kinezėt e tė tjerėt, besonin nė idhuj, nė planete, nė fenomene tė ndryshme natyrore, nė zjarr, nė njerėz tė cilėt i kishin mitizuar dhe pastaj prej tyre kishin krijuar legjenda e mė pas edhe i kishin hyjnizuar, si Buda, Brahma, Konfuēio etj.
Dhe, erdhi momenti i sė vėrtetės, erdhi drita qė ēau kėtė errėsirė shekullore, e cila kishte ngulfatur deri nė skajshmėri arsyen e shėndoshė njerėzore. Zbriti Fjala e Allahut, qė pėrundimisht tė vinte nė vend tė vėrtetėn, tė dallonte besimin e drejtė, nė njė Zot, nga ai i shtrembėr, nė shumė zota. Mu pėr kėtė arsye thirrja e parė nė Islam iu pėrkushtua mbėltimit dhe rrėnjosjes sė realitetit tė Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh. nė zemrat dhe mendjet e njerėzve. Kjo zaten ishte forma mė e pėrsosour e cila besimin e drejtė e fuqizoi nė shpirtin, mendjen dhe zemrėn njerėzore.
Allahu xh.sh. i zhvleftėsoi tė githa besimet e kota e tė gabueshme, kur zbriti fundamentet bazė tė fesė islame dhe tregoi qartė, nė shumė kaptina kuranore, sidomos nė kėtė sure, se Ai nuk ka shok nė Njėshmėrinė e Tij, nuk ka lindur askėnd dhe nuk ėshtė i lindur nga askush, dhe me Tė askush nuk ėshtė i barabartė nė sundim dhe as qė ėshtė i ngjashėm me Tė.
Allahu xh.sh. nė fillim tė kėsaj sureje, nė formė urdhri i drejtohet Muhammedit a.s. me fjalėt: Thuaj! qė tua bėnte me dije idhujtarėve dhe pjesėtarėve tė Ehli Kitab-it se Allahu nuk ėshtė ashtu siē e pėrshkruani ju, por ėshtė Njė, i Vetėm dhe i Pashoq.
Ai ka atribute dhe cilėsi me tė cilat e ka cilėsuar dhe pėrshkruar Veten, dhe kėto atribute nė terminologjinė islame quhen Esmaul Husna-Emrat e bukur hyjnorė - ose Sifatullah-Cilėsitė e Zotit.
Kjo sure fillon me tė pėrmendurit e emrit mė tė madh hyjnor Allah, i cili argumenton pėr Qenien mė tė Lartė Absolute dhe pėrfshin tė gjithė emrat e tjerė tė bukur, qė pėrshkruajnė Madhėshtinė hyjnore dhe Lartmadhėrinė e Krijuesit.
Emri i dytė i ndritur i Zotit nė kėtė sure, ėshtė emri hyjnor El-Ehad, i cili tregon Njėshmėrinė e Allahut xh.sh., dhe ėshtė shumė mė pėrfshirės sesa emri tjetėr i pėrdorur nė disa vende tė tjera - El-Vahid, i cili po ashtu do tė thotė Njė, sepse emri Ehad pėrmban elementet plotėsuese tė emrit Vahid- i cili simbolizon Njėsinė Absolute [8]
. اللَّهُ الصَّمَدُ
2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.
Emri i bukur i Allahut Es-Samed, nėnkupton Qenien Absolute, tek i Cili ka nevojė tė drejtohet ēdo krijesė. Fjala Es-Samed do tė thotė edhe zotėri, qė nėnkupton faktin se Allahu xh.sh. ėshtė Zotėria dhe i vetmi Sundues i Cili pėrmbush nevojat dhe kėrkesat e krijesave.[9] Tė gjithė janė tė varur nga Ai, ndėrkohė qė Ai nuk ėshtė i varur prej askujt. Tek mėshira e Tij gjen strehim secili qė i drejtohet. Atij i pėrulen dhe i janė nėnshtruar ēka nė qiej dhe nė Tokė:
وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَظِلَالُهُمْ بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ
Gjithēka ka nė qiej e nė Tokė i bėn sexhde vetėm Allahut me dėshirė ose me dhunė, (i bėjnė sexhde) edhe hijet e tyre nė mėngjes e mbrėmje (Err-Rrad, 15).
Allahu xh.sh. ėshtė Absolut nė sundim. Nė dorėn e Tij ėshtė ēdo gjė. Ai merr e jep, shpėrblen e ndėshkon, ngjall e vdes krijesat e Tij.
Ky ajet: Allahu ėshtė Ai, tė Cilit ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė, ėshtė njė pėrgjigje shumė e qartė nga ana e tė Plotfuqishmit se kush vėrtet ėshtė Zotėria i kėtij Universi. Nuk ka idhull, krijesė njerėzore e as engjėllore qė mund tė pretendonte njė gjė tė tillė. Kėto janė vetėm shpifje dhe fjalė tė idhujtarėve, po edhe tė Ehli Kitab-ėve, tė cilėt i bėnė shok Allahut nė hyjni. Tek Allahu nuk ka nevojė pėr kurrfarė ndėrmjetėsimi. Tek mėshira e Tij hyjnore mund tė gjejė strehim dhe prehje shpirtėrore secili qė i drejtohet me pėrultėsi e sinqeritet, qė e pranon Atė pėr Zot dhe Krijues. A nuk thotė Allahu xh.sh. nė shumė vende nė Kuranin famėlartė, qė vetėm Atij ti drejtohen lutjet, sepse vetėm Ai ėshtė qė i pranon ato, si f.v. nė ajetet:
وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِي إِذَا دَعَانِي
فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
E kur robėt e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet, pra pėr tė qenė ata drejt tė udhėzuar, le tė mė binden Mua dhe le tė mė besojnė Mua. (El-Bekare, 186);
pastaj:
وَقَالَ رَبُّكُمْ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ
Zoti juaj ka thėnė:Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem (Gafir, 60)
dhe:
ادْعُوا رَبَّكُمْ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُعْتَدِينَ
Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje (El-Aėraf, 55)
Nė kėtė mėnyrė, Allahu xh.sh. mėnjanon tė gjitha ndėrmjetėsimet, vetėm e vetėm qė lutja tė drejtohet tek Ai qė duhet, sepse vetėm Ai i di hallet e robėrve tė Vet dhe ka mundėsi tua plotėsojė nevojat e tyre.
Nė njė hadith tė Resulullahut s.a.v.s. thuhet: Nuk ka musliman qė e lut Allahun, me kusht qė nė atė lutje tė tij tė mos ketė mėkat ose shkėputje farefisi, e qė Allahu tė mos i japė njėrėn prej kėtyre tri gjėrave: Ose ti pėrgjigjet shpejt lutjes sė tij, ose tia plotėsojė atė lutje mė vonė, ose ti largojė nga ai ndonjė dėm tė ngjashėm me atė qė e ka goditur.[10]
Ndėrsa, nga praktika e Resulullahut s.a.v.s., i cili gjatė lutjeve tė tij, me pėrultėsinė mė tė madhe i drejtohej tė Vetmit Strehimtar, i Cili dėgjon lutjet dhe pėrdėllimet, na ėshtė pėrcjellė kjo dua: O Zoti im, mė udhėzo nė rrugėn e drejtė, nė tė cilėn i ke udhėzuar robėt e Tu! Mė fal mua siē i ke falur robėt e Tu. Kujdesu pėr mua ashtu siē kujdesesh pėr tė dashurit e Tu. Mė beko nė ēdo gjė qė mė jep. Mė ruaj nga tė kėqijat qė mė afrohen, sepse vetėm Ti pėrcakton gjithēka dhe askush nuk mund ti pėrcaktojė veprimet e Tua, Ai qė ėshtė nėn mbrojtjen Tėnde, nuk poshtėrohet kurrė, i Madhėruar e i Lartėsuar je vetėm Ti, o Zoti ynė.[11]
. لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ
3. As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.
Ky ajet ėshtė ndėr ajetet mė madhėshtore nėpėrmjet tė cilit Allahu xh.sh. zhvishet nga ēdo mangėsi, e nė kėtė rast nga njė proces qė ėshtė i veēantė vetėm pėr krijesat - lindja. Ky proces ėshtė karakteristik pėr njerėzit, exhinėt dhe pėr gjallesat e tjera qė jetojnė nė Tokė. Mirėpo, Allahu ua bėri me dije tėrė njerėzve se besimet qė Ai mund tė ishte baba i dikujt, siē pretendonin hebrenjtė dhe tė krishterėt kur thoshin se Uzejri dhe Isai a.s. janė djem tė Zotit, apo siē pretendonin idhujtarėt se melaiket janė bija tė Zotit, janė vetėm shpifje e trillime, tė cilat nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė vėrtetėn.
Ja se ēthotė i Lartmadhėrishmi nė Kuran:
بَدِيعُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَنَّى يَكُونُ لَهُ وَلَدٌ وَلَمْ تَكُنْ لَهُ صَاحِبَةٌ وَخَلَقَ كُلَّ شَيْءٍ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ
Ai (Allahu) ėshtė qė krijoi (pa kurrfarė shėmbėllimi) qiejt e Tokėn ( e duke qenė i tillė), e si do tė ketė Ai fėmijė kur nuk pati bashkėshorte? Ēdo send e krijoi Ai, dhe ėshtė mė i dijshmi pėr tė gjitha gjėrat (Enam, 101).
Nga kjo kuptohet se Allahu ėshtė vetė Shpikėsi dhe Krijuesi i kėsaj ekzistence. Ai ėshtė Absolut, i pėrhershėm pa fillim, dhe i pėrhershėm pa mbarim. As nuk ka lindur kush prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur. I lartėsuar qoftė nė madhėrinė dhe shenjtėrinė e Tij!
Se sa tė shėmtuara ishin fjalėt e atyre qė i shpifėn Allahut fėmijė e bashkėshorte, mė sė miri na e ilustrojnė kėto ajete kuranore:
وَقَالُوا اتَّخَذَ الرَّحْمنُ وَلَدًا. لَقَدْ جِئْتُمْ شَيْئًا إِدًّا. تَكَادُ السَّمَاوَاتُ يَتَفَطَّرْنَ مِنْهُ وَتَنشَقُّ الأَرْضُ وَتَخِرُّ الْجِبَالُ هَدًّا. أَنْ دَعَوْا لِلرَّحْمنِ وَلَدًا. وَمَا يَنْبَغِي لِلرَّحْمَنِ أَنْ يَتَّخِذَ وَلَدًا. إِنْ كُلُّ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ إِلا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا. لَقَدْ أَحْصَاهُمْ وَعَدَّهُمْ عَدًّا. وَكُلُّهُمْ آتِيهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فَرْدًا.
Ata edhe thanė: I Gjithėmėshirshmi ka fėmijė! Ju (O pabesimtarė) vėrtet sollėt njė fjalė shumė tė shėmtuar. Aq tė shėmtuar, sa gati u copėtuan qiejt e pėlciti Toka dhe sa nuk u shembėn kodrat nga ajo (fjalė e shpifur). Pėr shkak se tė Gjithėmėshirshmit i shpifėn fėmijė. E tė Gjithėmėshirshmit nuk i takon tė ketė fėmijė. Nuk ka tjetėr, vetėmse tė gjithė, ēka nė qiej e nė Tokė, kanė pėr tiu paraqitur Zotit si robė. Ai me diturinė e Tij i ka pėrfshirė tė gjithė, dhe ka numėruar e evidencuar ēdo gjė tė tyre nė mėnyrė tė saktė. Dhe nė Ditėn e Kiametit, secili prej tyre do ti paraqitet Atij i vetmuar (i vetėm). (Merjem, 88-95)
. وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ
4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.
Allahut nuk i ngjet askush. Madhėshtisė sė Tij nuk mund ti afrohet askush. Ēdo gjė nė kėtė ekzistencė u nėnshtrohet ligjeve tė Tij, me dėshirė ose jo, dhe nė ēdo proces tė kėsaj gjithėsie, Vullneti i Tij realizohet, ashtu siē e ka planifikuar Ai. Ai nuk ka nevojė pėr bashkėshorte dhe as fėmijė.
Atij nuk i ngjet askush, sepse Vetė i Lartmadhėrishmi nė Kuranin famėlartė thotė:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ
Asnjė send nuk ėshtė si Ai (Esh-Shura, 11)
Prandaj, tė gjithė ata qė pandehėn se ka mė shumė se njė Zot, ata kanė bėrė shirk (politeizėm), me se kanė merituar hidhėrimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh.. Kjo zaten edhe ėshtė arsyeja qė Allahu nuk e fal njeriun qė i bėn Atij shok, pėr se thotė:
إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا
Ska dyshim se Allahu nuk e fal (mėkatin) ti bėhet shok Atij, e pėrpos kėtij (mėkati), i fal kujt tė dojė. Kush i bėn shok Allahut, ai ka trilluar (shpifur) njė mėkat tė madh (En-Nisaė, 48)
Po tė ishin dy a mė shumė zota, sigurisht qė do tė ndesheshin interesat dhe vullnetet e tyre, dhe kjo botė do tė shkatėrrohej si rezultat i kapricieve tė ndonjėrit prj tyre. Kėtė gjė na e shpjegon mė sė miri Vetė Allahu xh.sh., kur thotė:
لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė Tokė) zota pos Allahut, ato tė dyja (Toka e qielli) do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė, ėshtė Allahu, Zot i Arshit, (El-Enbijaė, 22).
Pastaj:
مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِنْ وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ
Allahu nuk ka marrė pėr Vete kurrfarė fėmije (as nga engjėjt e as nga njerėzit), nuk ka me Tė ndonjė zot tjetėr, pse (sikur tė kishte zot tjetėr) atėherė secili zot do tė veēohej pėr atė qė ka krijuar, dhe do tė dominonte njėri mbi tjetrin! I lartė, i pastėr ėshtė Allahu nga ato qė i shpifin. (El-Muminun, 91)
Nė koleksionin e Buhariut ėshtė i shėnuar njė hadith kudsi, tė cilin e transmeton nga Ebu Hurejra r.a., ky nga i Dėrguari a.s. e ky nga Allahu xh.sh. tė ketė thėnė: Njeriu mė ka pėrgėnjeshtruar dhe mė ka fyer, pa pasur tė drejtė a ndonjė arsye. Pėrgėnjeshtrimi i tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti nuk do tė mė rikrijojė ashtu siē mė krijoi herėn e parė, e pra krijimi i parė nuk ėshtė mė i lehtė sesa rikrijimi (ringjallja), kurse fyerja e tij ndaj Meje ėshtė kur tha se Zoti ka fėmijė, kurse Unė jam i Vetėm, i panevojshėm pėr asgjė, nuk kam lindur kė, as nuk jam i lindur, dhe askush nuk mė pėrngjet (nuk ėshtė i ngjashėm e as i barabartė me Mua).[12]
Porosia e kėsaj sureje:
- Kjo sure nga njė kėndvėshtrim i pėrgjithshėm, me meritė tė plotė quhet surja El-Ihlas-Surja e sinqeritetit, sepse e zhvesh Allahun xh.sh. nga ēdo mangėsi ose pėrgjasim me krijesat.
- Allahu i Plotfuqishėm, me argumente tė pakontestueshme, dėshmon se Ai ėshtė Njė, i Vetėm dhe Absolut, i zhveshur nga ēdo mangėsi, e cila mund ti mvishet. Kjo shihet nga ajeti i parė: Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė! - i cili bindshėm vėrteton Njėshmėrinė e Tij, dhe njėkohėsisht mohon se Ai mund tė ketė shok-rival nė kėtė Njėshmėri.
- Allahu ėshtė i Vetmi, pėr tė Cilin ka nevojė ēdo krijesė, pėrderisa Ai nuk ka nevojė pėr asnjė prej krijesave. Ai ėshtė i Domosdoshmi, nė dorėn dhe sundimin e tė Cilit ėshtė ēdo gjė. Kėtė e vėrteton ajeti i dytė: Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre, - i cili nė nė njėjtėn kohė mohon shpifjet se mund tė ketė edhe njė krijues tjetėr pėrveē Tij.
- Allahu ėshtė i Pėrhershmi, pa fillim, dhe i Gjithėmonshmi, pa mbarim. Atij nuk i ka paraprirė mosekzistenca. Askush nuk ka lindur prej Tij dhe as nuk ėshtė i lindur prej dikujt. I lartėsuar dhe i pastėr ėshtė nė madhėrinė e Tij nga ajo qė i shpifet. Kėto premisa hyjnore i argumenton ajeti i tretė: As ska lindur kė, as nuk ėshtė i lindur., i cili nė tė njejtėn kohė zhvleftėson shpifjet e ēifutėve se Uzejri ėshtė djalė i Zotit, tė krishterėve se Isai a.s. ėshtė djalė" i Zotit ose edhe vetė Zoti, dhe tė idhujtarėve se melaiket (engjėjt) janė bija tė Zotit.
Se askush nuk mund tė jetė i barabartė me Allahun nė madhėshti, meqenėse Ai ėshtė i vetmi Krijues, kėtė na e dėshmon ajeti i katėrt i kėsaj sureje: Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė, i cili zhvleftėson shpifjet e idhujtarėve, tė cilėt duke adhuruar shumė idhuj, i ngritėn ata nė zota tė barabartė me Zotin e Vėrtetė, i Cili nuk ka tė barabartė askėnd nė sundim dhe nė krijim, nuk ka as fėmijė dhe as bashkėshorte.
- Dijetarėt kanė konstatuar se kjo sure ka zbritur pėr ta pastruar Allahun nga ēdo mangėsi qė i mveshėn pabesimtarėt Madhėshtisė sė Tij, ashtu si surja El-Kevther kishte zbritur pėr hir tė Resulullahut, pėr ta zhveshur atė nga mangėsitė njerėzore, tė cilat ia mveshnin idhujtarėt. Pėrderisa nė suren El-Kevther idhujtarėt e shihnin si tė metė-mangėsi, qė Pejgamberi a.s. nuk kishte fėmijė djem (sepse ata i vdisnin tė vegjėl), nė kėtė sure shohim se shpifja e ndonjė fėmije pėr Allahun, ėshtė e metė dhe mangėsi.[13]
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Fahruddin err-Rraziu, Et-Tefsirul Kebiir, vėll. 32, fq 167.
[2] Transmetojnė: Muslimi nė kapitullin Namazi i udhėtarėve (1/556); Darimiu (508); dhe Nesaiu nė kapitullin Puna e njė dite dhe njė nate (nr.701).
[3] Ebu Bekr el Xhezairijj, Ejseru-t-Tefasiir, vėll V, fq. 628. Kėtė hadith Buhariu e transmeton nė Kitabu-t-Tevhid.
[4] E transmeton Buhariu dhe autorėt e suneneve.
[5] Ibn Tejmije Tefsir suretul Ihlas, fq. 28. Kajro 1987.
[6] El-Vahidi en Nisaburi Esbabun-n-Nuzul, fq. 262-263.
[7] Dr. Vehbete ez-Zuhajli Et-Tefsirul Munir, vėll. XXX, fq. 461
[8] Sejjid Kutb, Fi Dhilalil Kuran, vėll. VI, fq. 4002.
[9] El-Hafidh Ibn Kethir Tefsirul Kuranil Adhim, vėll. IV, fq. 742. Ed-Dahijjetu-Kuvejt, 1998.
[10] Shevki Dajf Suretu Rrahman ve suver kisar, Kajro 1995
[11] Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu
[12] El-Ehadith el Kudsijje, vėll. 1, fq. 33, Bejrut 1983; Kėtė hadith kudsi e transmeton Buhariu nė vėll. VI, fq. 160 - Kitabu-t-Tefsir min suretul Ihlas; Tė njėjjtin hadith, me disa ndryshime nė radhitje tė fjalive, e transmeton edhe Nesaiu, po ashtu nga Ebu Hurejra, nė Sunenin e tij, kapitulli Ervahul muminin, vėll 4. fq. 112.
[13] Fahruddin Err-Rraziu. Et-Tefsirul Kebiir, vėll. 32, fq. 185.
Krijoni Kontakt