Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    "17 Nentorit" i eshte gjetur fytyra?!

    ATHINE (4 Korrik) - Policia greke njoftoi se ka ndaluar një ekzekutor të grupit terrorist grek "17 Nëntori",asnjë anëtar i të cilit nuk ishte ndaluar gjatë 27 vjetëve të veprimit të tij, si autorin e një atentati të dështuar të shtunën e kaluar në Pire, Savas Xiros. Shefi i policisë greke, Fotis Nasiakos, njoftoi se ky njeri kishte marrë me qira nën një emër të rremë, që "prej 8 vjetësh" një lokal ku ndodhej depoja kryesore e armëve të "17 Nëntorit", të zbuluar dje në mbrëmje nga policia në Kato Patissia, pranë qendrës së Athinës. Nasiakos njoftoi gjithashtu se gjurmët e gishtave të Savas Xiros ishin "identike" me disa të tjera të zbuluara në një makinë të përdorur nga "17 Nëntori" gjatë vrasjes së pronarit grek të anijeve Costas Peteratikos më 28 maj 1997 në Pire, porti i Athinës. Vrasja në qershor 2000 e atasheut ushtarak britanik në Athinë, gjeneralit Stephen Saunders, është e fundit e atentateve të grupit "17 Nëntori". Savas Xiros është shtruar në spital që prej të shtunës në mbrëmje në një njësi të terapisë intensive dhe gjendja e tij është "stabilizuar", sipas spitalit. Mjeti shpërthyes, i përbërë nga dinamit, që po bëhej gati ta vendoste mesa duket në sportelin e një kompanie detare në Pire, shpërtheu aksidentalisht. Policia arriti të martën në konkluzionin se një armë e gjetur në vendin e atentatit në një çantë në afërsi të të plagosurit ishte ajo e një polici të vrarë nga "17 Nëntori" në vitin 1984.
    (AFP/BalkanWeb)

  2. #2
    Proud to be an Albanian Maska e cobra
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Detroit Michigan USA
    Postime
    16

    Post Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'

    Policia greke thotë se ka zbuluar të mërkurën në mbrëmje ndofta bazën kryesore të organizatës terroriste '17 nëntori'.

    Në një apartament të nëndheshëm, rreth dy kilometra afër qendrës së Athinës janë gjetur armë dhe municione, si dhe flamuri i organizatës terroriste.

    Organizata është përgjegjëse për vrasjen e 23 personave, kryesisht biznesmenë e politikanë grekë, si dhe diplomatë e zyrtarë të shërbimeve të huaja sekrete.

    Agjencia zyrtare e lajmeve, ANA, ka cituar një burim të policisë që thotë se operacioni, që ende vazhdon, përbën "fillimin e asgjësimit të organizatës më të madhe terroriste greke".

    Zyrtari i policisë tha se "është çështje ditësh që ky kapitull të mbyllet përfundimisht".

    Ministria e rendit publik ka publikuar fotografi të një atentatori që u plagos të shtunën në Pire, çka në një farë mënyre inicoi angazhimin e paprecedent të policisë greke kundër terrorizmit.

    Zëdhënësi i ministrisë së rendit tha se fotografitë publikohen me qëllim që të gjenden të dhëna të tjera për atentatorin, për të cilin, thonë ata, nuk ka më asnjë dyshim se është pjesëtar i organizatës terroriste.

    Operacioni
    Logoja e grupit '17 nëntori'

    Tre helikopterë vërtiteshin mbi një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit dhe gjatë gjithë natës janë kryer me dhjetra arrestime.

    Qindra policë mësynë në një pallat në rrugën 'Patmu 84', ndërsa snaiperë u vendosën në tarracën e pallatit.

    Policia u bëri thirrje banorëve që të evakuonin pallatin, ndërsa në rrugicën e ngushtë u vendosën edhe autoambluanca, si dhe makina zjarrfikëse.

    Policia thotë se ka gjetur në një apartament, në katin e nëndheshëm të pallatit, shumë armë, predha antitanke, raketahedhëse, e granata dore.

    Ajo që përforcoi kumtin lidhur me '17 Nëntorin', ishte gjetja e një flamuri të organizatës, me fotografi të Marksit, Çe Guevarës dhe të një prijësi

    komunist grek të Luftës së Dytë Botërore, si dhe një kompjuter, me të cilin mendohet se janë shkruajtur traktet e viteve të fundit të '17 Nëntorit'.

    Gjithashtu u gjet një armë e të njjëjtit tip me atë që ishte përdorur në vrasjen e atasheut ushtarak britanik Stiven Sounders, para dy vjetësh.

    Gjatë gjithë natës shërbimi grek i antiterrorizmit ka arrestuar dhjetra persona, për të cilët burime të pakonfirmuara thonë se do t'i përcillen drejtësisë.
    A woman marries a man expecting he will
    change, but he doesn't.
    A man marries a woman expecting that she won't
    change, and she does.
    - COBRA-

  3. #3
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Exclamation Eh mer Cobra,Shqiperis tone si do i vej halli pa greket!!

    Terrorizmi ne kte bote ska fund lal e eshte i pa shtershem,po dhe ne ka te tille jan dhe si popullsi te medhaja por ne qe jemi 3.000.500 mije vete,çe duam kte flliqsire rrace te terrorizmit.

    Paqe vlla kjo i duhet shqiperis,pa per Grekun,hemmmmm ai qe copton perdit shqiptare qe robtohen si skllever neper greqi,e policia i shkel me kembe sme vjen keq per derrat,po te ne si do vej halli se jan me mijra familje te ngujuara,se jan ne gjake? nejse ju keni shpreh shqetesimin tuaj,flm.


    DRAGO.
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Greket po "pastrojne shtepine e tyre", se me Bushin nuk behet shaka se nuk eshte Klinton. Eshte interesant fakti qe depoja e nendheshme ishte vetem 3 kilometra larg Athines, dhe po aq interesant fakti tjeter, qe me ne fund greket "arriten te luftojne terrorizmin", ate terrorizem qe e ka financuar pikerisht sherbimi sekret grek ne bashkepunim me lobet greke.

    Pas 20-30 vjetesh edhe greket filluan ta mposhtin terrorizmin.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •