Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    BE: Optimiste per zgjidhjen e ceshtjes se Qipros

    Komisioneri i Bashkimit Evropian pėr zgjerimin, Guenter Verheugen, ka shprehur besim se do tė arrihet njė marrėveshje pėr ribashkimin e Qipros para se ishulli tė futet nė BE mė 1 maj.


    Verheugen optimist pėr Qipron
    Komentet e tij u bėnė pas njė takimi tė zotit Verheugen nė Bruksel me ministrin e Jashtėm turk, Abdullah Gul, dhe dy ditė pasi Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, ftoi udhėheqėsit e komuniteteve greke dhe turke tė Qipros pėr tė zhvilluar bisedime nė Nju Jork javėn e ardhshme.

    Zoti Verheugen tha nė njė konferencė shtypi me ministrin e Jashtėm turk se ai kishte besim.

    "Pikėpamja ime ėshtė se rifillimi i negociatave do tė thotė se palėt e interesuara janė tė njė mendjeje se do tė ketė njė zgjidhje," tha ai.

    Komisioneri evropian argumentoi se zoti Annan nuk do tė kishte ofruar organizimin e bisedimeve tė mėtejshme nėse nuk do t'i ishin dhėnė garanci se kishte mundėsi pėr njė kompromis pėrfundimtar.

    Zoti Gyl tha se sigurisht qė Turqia dėshiron qė gjithēka tė pėrfundojė deri nė maj dhe duket qartė se udhėheqėsve qipriotė turq e grekė po u bėhet presion.

    Por OKB-ja dhe BE-ja po punojnė nė njė afat shumė tė ngushtė kohor.

    Nėse zoti Annan do tė mund tė ndėrmjetėsojė njė marrėveshje brenda pak javėve tė ardhshme, ajo ndoshta do tė hidhet nė referendume popullore nė tė dy anėt e Qipros vetėm pak ditė para se ishulli tė bėhet anėtar i BE-sė mė 1 maj.

    Nėse plani dėshton, nė fakt kjo do tė thotė se nė Bashkim do tė futet vetėm ana greke e Qipros, dhe qipriotėt turq do tė mbeten tė izoluar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Greqia dhe Turqia, dakord pėr bashkimin e Qipros

    Shekulli

    ATHINĖ – Qipriotėt grekė dhe turq kanė pranuar kushtet e vendosura nga sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan pėr tė bashkuar ishullin e ndarė nė dy pjesė. Lajmi u bė i ditur nga zėdhėnėsi i qeverisė greke, cituar nga “Rojter”. Anan u ka kėrkuar dy palėve qė tė pranojnė ose tė kundėrshtojnė njė plan pėr tė kryer negociatat pėrfundimtare, qė kanė si qėllim bashkimin e Qipros para se ky shtet tė bėhet anėtar i Bashkimit Evropian mė 1 maj. “Sot lindi njė mundėsi e re historike pėr tė zgjidhur problemin e Qipros. Ėshtė njė qėndrim i unifikuar….pėrsa i pėrket pėrpjekjeve pėrfundimtare tė sekretarit tė pėrgjithshėm”, -bėri tė ditur ministri i Jashtėm grek nė detyrė Tassos Jannitsis pėr gazetarėt. Kėtė gjė e konfirmoi edhe pala turke. “Palėt kanė arritur njė marrėveshje brenda kornizės qė pėrcaktoi sekretari i pėrgjithshėm”, -bėri tė ditur zv/sekretari i Ministrisė sė Jashtme turke Ugur Ziyal pėr gazetarėt pas pėrfundimit tė bisedimeve mes palėve nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork. Bisedimet mbi detajet e njė marrėveshjeje bashkimi do tė nisin javėn qė vjen nė Qipro, sipas zyrtarėve, cituar nga “Rojteri”. “Ne kemi arritur njė rifillim tė bisedimeve sipas instrumentave tė sekretarit tė pėrgjithshėm”, -tha lideri qipriot grek, Tassos Papadopoulos.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Qipro pranė bashkimit

    Tė dy palėt nė ishullin e ndarė tė Qipros do tė rifillojnė bisedime tė plota mbi njė plan pėr riunifikimin, njė sukses i madh qė mund t'i japė fund pothuajse 30 vjet ndarjeje.

    Marrėveshja erdhi pas tre ditė takimesh nė Kombet e Bashkuara nė Nju- Jork. Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan tha se tani ishte momenti qė Qipron tė ribashkohej deri nė njė maj kur tė anėtarėsohet nė BE.

    Nėse ishulli nuk bashkohet, atėherė vetėm pjesa greke e ishullit do tė anėtarėsohet, duke lėnė Qipron turke tė izoluar.

    Bisedimet do tė rifillojnė tė enjten nė Nikozi dhe tė dy palėt janė tė mendimit se pėr ēėshtje pėr tė cilat nuk bien dakord, do tė vendosė sekretari i pėrgjithshėm.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Fillojnė bisedimet pėr ribashkimin

    Ka shenja pozitive pėr ribashkimin

    Presidenti greko-qipriot, Tassos Papadopolous dhe udhėheqėsi turko-qipriot, Rauf Denktash, fillojnė tė enjten nė Nikozia njė raund tė ri bisedimesh.

    Kėto bisedime sponsorizohen nga Kombet e Bashkuara dhe synojnė ribashkimin e ishullit pas 30 vjetėve ndarje.

    Ata kanė rėnė dakord tė negociojnė deri nga fundi i marsit.

    Pas kėsaj kohe, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, do tė vendosė pėr ēėshtje pėr tė cilat dy palėt nuk pajtohen.

    Nė rastin e arritjes sė marrėveshjes, pėr tė do tė votohet nė referendume tė veēanta nė tė dy pjesėt e ishullit.

    Shenja pozitive

    Pėr dekada tė tėra janė zhvilluar shumė raunde bisedimesh qė kanė synuar t'i jepnin fund ndarjes 30 vjeēare tė ishullit, por asnjėra nuk ka qenė si kjo e fundit.

    Presidenti Papadopolous dhe z. Denktash mė nė fund janė bindur tė pranojnė njė formulė qė i lidh ata sė bashku nė njė proces.

    Ėshtė i garantuar se procesi do tė pėrfundojė nė marrėveshje.

    Do 'i takojė z. Annan tė plotėsojė boshllėqet nė planin e OKB-sė qė do tė mbeten pa u zgjidhur pas njė muaji me bisedime.

    Nė muajin prill, komunitet greke dhe qipriote do tė votojnė nėse do ta pranojnė planin e ribashkimit apo jo.

    Por tė gjitha shenjat janė pozitive.

    Turqisė i duhet qė tė gjendet njė zgjidhje pėr Qipron nėse do qė tė ketė ndonjė sukses pėr tė anėtarėsim nė BE.

    Nga ana e vet, BE-ja, me mbėshtetjen amerikane, do qė ishulli tė ribashkohet para se pjesa greko-qipriote tė anėtarėsohet nė tė nė maj.

    BBC
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742

    Qipro-Bombe kunder bashkimit

    Pak ore perpara fillimit te bisedimeve per bashkimin e Qipros,nje bombe shpertheu perpara shtepise se ministri te pare turk-qipriot.
    Ministri Mehmet Ali Talat,nje nga me te vendosurit per bashkimin me pjesen greke te ishullit,delaroi qe bisedimet duhet te hecin perpara.Nuk mund te kthehemi mbrapa nga kjo rruge,edhe pse ka njerez qe nuk e duan kete bashkim,dhe do bejne gjithēka per te ndaluar.
    Sot ne oren 9.00 fillojne bisedimet midis dy liderve te ishullit,presidenti grek-qipriot Tassos Papadopoulos dhe atij turk-qipriot Rauf Denktash.
    Bisedimet do zhvillohen ne aeroportin e braktisur te ishullit,aty ky qendron linja qe e ndan ne dy pjese.

    corriere della sera 19/02/2004

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Uroj dhe shpresoj qe paqja te mbizoteroje ne ishullin e ndare ,por mendoj se greket dhe turqit i ndan nje lum hiri dhe gjaku.
    Shume veshtire te jetojne ne nje stan delet dhe ujku qe ka vendosur te behet paqesor.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Tema tė Ngjashme

  1. Bisedimet pėr statusin e Kosovės nė tetor 2005
    Nga Harudi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Fillojnė bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinės pėr tė zhdukurit
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-05-2005, 07:41
  3. India dhe Pakistani fillojnė bisedimet e paqes
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2004, 21:15
  4. Brenda korrikut, bisedimet Prishtine - Beograd
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •