Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 34 prej 34
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    What a piece of work is man! How noble in reason! how infinite in faculties! in form and moving, how express and admirable! in action how like an angel! in apprehension, how like a god! the beauty of the world! the paragon of animals! And yet, to me, what is this quintessence of dust?

    Pluhur!

    Ja ku kthehemi tek krimbat tani...,ah se me kujtoi "Njeqind Vjet Vetmi"
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    "But age with his stealing steps
    Hath clawed me in his clutch,
    And hath shipped me into land
    As if I had never been such."



    Nje nga copezat qe kam memorizuar prej Hamletit.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    2 b or nut 2 b
    perseri me Hamletin, mqs kam lexuar edhe shume kritika per librin, i bie qe karakteri i Hamletit eshte me autopershkruesi i mendimeve dhe filozofise se Shakespeare-s. S'ka sesi te jete ndryshe, aty mund te shikojme nje shkelqim mendimtar te Shekspirit...
    shume kritika sidoqofte e perqasnin historine e Hamletit me Oedipus Complex dhe sipas tyre kjo ka qene nje nga "fiksimet" e vete Shekspirit. Per te shpjeguar pak kete Oedipus Complex qe mund te ngjaje si kinezce per ndonjerin :P, eshte faza kur femija 3-5 vjec eshte i terhequr nga prindi i seksit te kundert, dhe armiqesuar me prindin e seksit te njejte. si te gjitha fazat e ndryshme qe kalon njeriu nga ana psikike, edhe kjo faze normalisht duhet te kaloje me identifikimin eventual te femijes me prindin e te njejtit seks, dhe me largimin e terheqjes seksuale ndaj prindit me seks te kundert. sipas Freud, ky fenomen, pra kalimi nga kjo faze, eshte baza e superegos dhe berthama e cdo marrdhenie njerezore.
    me sa duket nga Hamleti, Shakespeare e ka pasur te theksuar kete Complex, dhe mbase ka pasur probleme me kalimin e kesaj faze te njohur ne psikologji...
    Pres mendime te kunderta gjithashtu,
    MtrX
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MtrX : 05-06-2004 mė 20:31
    MtrX ubicumque felix

  4. #24
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Jo de jo, je ne aktin e peste, Kafka e Jorkut (lol)
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #25
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    Jo de jo, je ne aktin e peste, Kafka e Jorkut (lol)
    Alas, poor Yorick!
    I knew him, Horatio; a fellow of infinite jest, of most excellent fancy.

    S'e dija qe e kisha memorizuar edhe kete.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #26
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602


    Lejla, e ke pare versionin e Michael Almereyda (2000)????? Ku interpreton ai bukuroshi...Ethan Hawke? Si tani i kam parasysh ca fragmente...Nju Jorkun modern, monologun ne Blockbaster etc. Nje version i mrekullueshem postmodernist!
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce


    Lejla, e ke pare versionin e Michael Almereyda (2000)????? Ku interpreton ai bukuroshi...Ethan Hawke? Si tani i kam parasysh ca fragmente...Nju Jorkun modern, monologun ne Blockbaster etc. Nje version i mrekullueshem postmodernist!

    Ajo me Julia Stiles qe luan Ophelia-n? S'e kam pare, por do e kerkoj kete fundjave qe vjen.
    Para nja 2 vitesh, pata rastin te shikoja nje play humoristike ne NYC qe permblidhte te gjitha plays e Shakespeare. Ishte si nje parodi, shume argetuese, me 2-3 aktore gjithsej, te gjithe meshkuj qe visheshin si femra kur vinte koha per te luajtur rolet e femrave (Juliet, Desdemona, etj.), me humor banal por prap funny, dhe kjo terhoqi spektatoret e gjimnazit/kolegjit (ti e di sa interesohen gjimnazistet per teatret apo punimet e Shakespeare). Me duket se quheshe "Shakespeare Unabridged."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Romeo & Juliet

    *Act 5 / Scene III

    Romeo:

    By heaven, I love thee better than myself;
    For I come hither arm'd against myself:
    Stay not, be gone; live, and hereafter say,
    A madman's mercy bade thee run away.



    P.S ...Juuuuuliet, where art thou' soul ....where...?'
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 06-06-2004 mė 14:54 Arsyeja: That is not thou bussiness...it'll never be...'ever:p

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    ps. Ekziston nje opinion qe, veprat e siperpermendura nuk jane shkruar nga shekspiri. C'mendoni ne lidhje me kete?

    Dhe une kam degjuar qe nuk eshte e sigurt 100% qe te gjitha keto veprat e keti jan te shkruajtura nga Shakespeare, nuk e kan vertetuar akoma thon.
    Dhe nje gje tjeter qe kam lexuar eshte qe ka qene shume i keq ne spelling dhe ne grammar "zoti" Shakespeare.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    ...

    - Romeo & Juliet -

    Act V - Scene III



    Fjalėt e fundit tė Romeo-s...

    ...For fear of that I still will stay with thee,
    And never from this palace of dim night
    Depart again: here, here will I remain
    With worms that are thy chambermaids; O! here
    Will I set up my everlasting rest,
    And shake the yoke of inauspicious stars
    From this world-wearied flesh. Eyes, look your last!
    Arms, take your last embrace! and, lips, O you
    The doors of breath, seal with a righteous kiss
    A dateless bargain to engrossing death!
    Come, bitter conduct, come, unsavoury guide!
    Thou desperate pilot, now at once run on
    The dashing rocks thy sea-sick weary bark!
    Here’s to my love!O true apothecary!
    Thy drugs are quick. Thus with a kiss I die.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896



    Sonetet e Shekspirit


    ėshtė e njohur mirė gjenia dramatike e Shekspirit nga pėrkthimet e mjaft prej dramave tė tij, sidomos nėpėrmjet pėrkthimeve mjeshtėrore tė at Fan S. Nolit. Nėpėr tė 36 dramat e tij janė tė shpėrndara qindra kėngė dhe pasazhe lirike (si kėnga e Ofelisė sė marrosur tek "Hamleti", profetizimi i magjistricave tek "Makbeti", mjaft pasazhe tek "Antoni dhe Kleopatra" etj.), por me botimin e plotė tė "Soneteve" lexuesi shqiptar do tė ketė rastin tė njihet me veprėn e tij mė tė mirė poetike dhe tė konsideruar njėzėri si njė nga perlat mė tė ēmuara tė thesarit tė poezisė botėrore.

    Veprat e para tė Shekspirit nė zhanrin e poezisė u shkruan dhe u botuan pasi ai kishte arritur tė njihej si dramaturg. Nė vitin l593 u botua "Venusi dhe Adonisi", nė vitin l594 - "Pėrdhunimi i Lukrecias", nė vitin l958/9 - 20 kėngė lirike (midis tyre disa sonete) nė "Pelegrini i apasionuar", nė vitin l60l - "Feniksi dhe breshka". Nė kėtė periudhė, me ndėrprerje, Shekspiri filloi tė shkruante sonetet qė i vazhdoi deri nė vitin l600. Ato qarkulluan pėr njė kohė tė gjatė nė rrethin e miqve tė tij dhe u botuan vetėm nė vitin l609. Ato u shkruan nė kohėn kur Shekspiri pati arritur pjekurinė e tij tė plotė dhe paraprinė drama tė tilla si "Hamleti", "Makbeti", "Otello", "Antoni dhe Kleopatra" etj.

    Shekspiri i shkroi sonetet nė njė kohė kur ato ishin bėrė njė zhanėr i modės. Tė lėvruara pėr herė tė parė nė Itali, nė fillim nė shek. e XIII-tė nga poetėt e oborrit nė Siēili (nėn ndikimin e poezisė sė trubadurėve tė Provansės), duke arritur kulmin me sonetet e Petrarkės (soneti italian), ato u bėnė zhanėr shumė i popullarizuar nė tė gjithė Evropėn, duke pėrfshirė edhe Anglinė. Soneti u bė zhanri mbisundues nė poezinė evropiane pėr pesė shekuj me radhė, pothuajse deri nė ditėt tona. Por soneti elizabetian, i karakterizuar nga rregulla mė rigoroze, ndryshe nga soneti italian, u ndoq mė pak nga poetėt. Sipas poetėve, kritikėve dhe studiusve, sonetet e Shekspirit shquhen nė tė gjithė letėrsinė angleze dhe evropiane pėr pėrsosurinė e formės dhe tė pėrmbajtjes. Kjo ėshtė arsyeja qė edhe soneti elizabetian quhet mė tepėr shekspirian.

    Nėse poezitė e para nuk ngrihen mbi nivelin e zakonshėm tė poezisė sė kohės, sonetet shekspiriane (tri strofa katėrvargėshe me rima tė pavarura alternative dhe vargje me rimė tė puthur nė fund - abab, cdcd, efef dhe gg me dhjetė rrokje) dallohen nga e gjithė poezia e kohės pėr njė paraqitje tė ndierė e plot pasion tė eksperiencės sė jetuar, aq sa Wordsworth (poet anglez - l770-l850) pat thėnė se ato janė "ēelėsi, me tė cilin Shekspiri na ka hapur zemrėn".

    Duke qėnė njė shprehje personale e eksperiencės sė jetuar, duke aluduar pėr situata reale tė jetės, interesi pėr sonetet shkoi gjithnjė duke u rritur jo vetėm pėr shkak tė mjeshtrisė sė lartė artistike, por edhe pėr faktin se shpresohej se do tė mund tė ofronin tė dhėna mė konkrete pėr jetėn e tij private, e cila pėrveē ca fakteve tė thata, tė nxjerra nga regjistrat e kohės, ėshtė e mbuluar me njė tis tė padepėrtueshėm, aq sa herė pas here janė bėrė orvajtje pėr tė vėnė nė dyshim edhe vetė ekzistencėn e dramaturgut dhe poetit tė madh.

    Ndryshe nga sonetet e poetėve pararendės,ato tė Shekspirit kanė aludime pėr situata reale dhe shquhen pėr dramacitetin e tyre. Fijet kryesore qė pėrshkojnė sonetet janė kryesisht ai i mikut-mecenat tė adhuruar si edhe i gruas sė zeshkėt, mė tė cilėn ai ėshtė dashuruar.

    Dy dashuri i kam dhe gaz dhe vaj,

    Dy shpirtėra po mė tundojnė akoma:

    Njė burrė i pashėm - engjėll i pafaj,

    Njė grua e zeshkėt qė o zot shpėtona.

    Tradhtia e gruas sė zeshkėt tė dashuaruar prej poetit dhe rėnia e mikut tė adhuruar nė kthetrat e saj pėrbėn edhe kulmin dramatik tė soneteve l27 deri nė l54.

    Por krahas tyre duhet tė pėrmendim edhe fije tė tjera drejtuese, si djaloshin qė poeti pėrpiqet ta bindė tė martohet, poetin rival etj.

    Sikundėr tė gjitha veprat apo vetė jeta e Shekspirit, edhe sonetet janė bėrė objekt i diskutimeve dhe mendimeve tė kundėrta, sidomos pėrsa i pėrket identifikimit tė personit "Mr. W.H.", tė cilit i janė kushtuar sonetet, tė burrit tė pashėm, tė gruas sė zeshkėt, tė renditjes sė soneteve etj. Konfuzionin mė tė madh e shkakton sidomos renditja e soneteve, qė dyshohet shumė tė jetė renditja e vetė Shekspirit, aq mė tepėr qė ato u dhanė pėr botim jo nga vetė autori, por nga persona qė i kishin nė posedim.

    Rezultat i kėtyre kėrkimeve e hulumtimeve ka qenė njė mori librash dhe

    studimesh, tė cilat e kanė dėndėsuar edhe mė shumė errėsirėn qė i mbulon nė kėtė drejtim sonetet.

    Sidoqoftė, saktėsisht mund tė konstatohet se nė sonetet l deri nė l7 (tė ashtuquajturat sonete matrimoniale), autori rreket tė bindė njė djalosh tė martohet, duke i provuar se koha "nuk e ndal vrapin kurrė", ajo shkatėrron nė mėnyrė tė pamėshirėshme ēdo gjė qė gjen pėrpara, prandaj bukurinė, rininė e forcėn qė natyra ia ka dhuruar vetėm pėrkohėsisht ai mund t'i ringjallė vetėm duke lėnė njė trashėgimtar:

    Nga kosė e Kohės nuk tė mbron asgjė

    Veē njė pinjoll qė luftėn bėn me tė. (son. XII)

    Ndėrsa sonetet l27 deri nė l54 i kushtohen dashurisė sė poetit pėr gruan e zeshkėt.

    Poeti duke portretizuar tė dashurėn, ironizon me poetėt tė cilėt thurin himne dhe lėvdata tė imagjinuara.

    S'i ndrisin sytė tė dashurės si dielli,

    M'i kuq se buzė e saj ėshtė ēdo koral,

    Ka flok tė zi spėrdredhur porsi teli

    Dhe gjinjėt-grurė s'janė borė e bardhė.(Son. CXXX)

    E dashura e poetit nuk ėshtė perėndeshė, ajo baret nė kėmbė dhe vjen era njeri, ai ka dėshirė ta dėgjojė edhe pse muzika mund tė jetė mė e embėl se zėri i saj, dhe i pėlqen jo se nuk ka mė tė bukur se ajo, por nuk gjen njė tjetėr mė pak tė stisur.

    Asaj i kushtohet njė nga sonetėt mė tė arrirė (Soneti CXXVIII):

    Sa herė ti, qė je muzika ime,

    Me gishtat tu mbi drurin e bekuar

    Muzikė luan dhe plot drithėrime

    I shkrin aq ėmbėl tingujt e kulluar,

    Ia kam zili kėrcimit tė ēdo tasti,

    Qė hidhet lart tė puthi dorėn pak,

    Tė shkretat buzė, qė u ikėn rasti,

    Nga trimėri e tyre skuqen flakė...

    Nė tė njėjtėn kohė e dashura jo vetėm ėshtė tirane, por ėshtė edhe besėthyer:

    Ta quaj timen zemrėn tėnde kot,

    Kur hyn atje kushdo si nė njė han! (Son. CXXXVII)

    ose:

    E di dhe ti qė ta kam shkelur besėn,

    Por edhe ti dy herė mė ke tradhtuar:

    Pėr mua shkele nė fillim martesėn,

    Pastaj njė tjetėr duke dashuruar. (son. CLII)

    Dhembjen mė tė madhe e dashura ia shkakton, kur fut nė kthetrat e saj edhe mikun e adhuruar:

    Mallkuar qofsh ti zemėr tradhtare

    Qė tok me mikun fort na ke lėnduar,

    S'mjafton qė zemrėn time e vrave fare,

    Por edhe atė e paske skllavėruar? (CXXXIII)

    Natyrisht, grupi i soneteve tė fundit, qė trajtojnė dashurinė e poetit pėr gruan e zeshkėt, pėrbėn kulminacionin e njė zhvillimi dramatik tė heshtur, qė pėrshkon tė gjithė sonetėt.

    Pėrsa u pėrket soneteve tė ndėrmjeme ėshtė mjaft e dyshimtė qė ato tė pėrbėjnė njė sekuencė rrėfimi. Me pėrjashtim tė disa soneteve, tė lidhura nė grupe tematike, si ato tė ndarjes, tė ankimeve tė poetit kundėr muzės dhe pėr poetin rival, tė tjerat janė mė tepėr sonete ēasti dhe tė dedikuara personave tė ndryshėm.

    Nė tėrėsi sonetet pėrshkohen nga njė ton maturie dhe pesimizmi tė hollė.

    Megjithėse i kushtohen kryesisht dashurisė, nė to shprehet botėkupimi i poetit, qėndrimi i tij ndaj natyrės dhe shoqėrisė, ndaj fenomeneve tė ndryshme tė jetės shoqėrore, ndaj artit.

    Duke e mbėshtetur plotėsisht botėkuptimin e tij nė ligjet e natyrės, poeti shpesh thekson se si nė natyrė ashtu edhe nė shoqėri asgjė nuk ėshtė e pėrjetshme, koha ėshtė e pamėshirshme dhe e shkatėrron bukurinė dhe forcėn e njerėzve, e cila rilind tek pasardhėsit pėr t'u shkatėrruar pėrsėri dhe kėshtu pa fund.

    Kur vdekjes s'ashpėr s'i shpėtokan dot

    As bronzi, toka, deti pa kufi,

    Lufton me vdekjen bukuria kot,

    Kur vetėm sa njė lule ka fuqi. (Son. LXV)

    Shpesh poeti lodhet nga jeta dhe kėrkon tė largohet prej saj, sepse nuk e duron dot padrejtėsinė, poshtėrimin dhe hipokrizinė sociale:

    I lodhur vdekjen lus, s'duroj mė dot

    Kur shoh nė lypės dinjitetin kthyer,

    Dhe laron me tė mira mbushur plot,

    Dhe pabesisht mirėbesimin thyer.

    Dhe ndern' e lartė keqas poshtėruar,

    Dhe tė pėrkryerėn me qėllim pėrbuzur,

    Dhe vashėn virgjėr egėrsisht ēnderuar,

    Dhe forcėn nga i dobėti pėrulur .

    Dhe marrėzi tė ēiltrėn emėrtuar,

    Dhe nga gėnjeshtra tė vėrtetėn tallur,

    Dhe artin nga pushteti tė pranguar,

    Dhe marrėzinė urtėsi tė shpallur. (Son LXVI)

    Njė grup tė veēantė sonetesh pėrbėjnė ato qė kanė tė bėjnė me poetin rival:

    Sa ndruhem kur pėr ty nis pėr tė shkruar!

    Njė mė i mirė shkruan pėr hirin tėnd

    Dhe, me lėvdata duke tė lartuar,

    Ma lidh ai gjuhėn sa tė sjell ndėr mend.

    Por vlera jote ngjan si oqeani,

    Qė mban tok me anijen barkn' e vogėl,

    Ēan dallgėt barka ime si luani,

    Paēka se mund tė duket sa njė gogėl. (Son. LXXX)

    Nė sonetin CII ai ironizon poetėt fjalėshumė dhe lavdithurės:

    U rrit kjo dashuri dhe pse s'tregon,

    Nuk dashuroj mė pak se s'flas aq shumė,

    Nė plaēkė tregu kthehet ndjenja jonė,

    Pėr tė kur gjuha fjalėt derdh si lumė. (Son. CII)

    Shekspiri, i matur dhe i vetėkontrolluar nė shprehjen e ndjenjave, ėshtė i pakursyer nė imazhet nga jeta e pėrditshme e vendit tė vet. Ai e demokratizoi edhe mė tej gjuhėn e sonetit, duke futur fjalė tė ashtuquajtura jopoetike nga tė gjitha lėmet e jetės, si tė fshatit, gjyqėsore, tė biznesit, tė fajdesė etj. Le tė marrim si shembull sonetin CXIII:

    Porsi amvisa qė, kur do tė kapė

    Ndonjė nga zogat gardhin tek kapton,

    Lėshon pėrdhe fėminė e shkon me vrap

    Tė ndjekė zogėn qė po fluturon...

    Toni i soneteve, duke lėnė mėnjanė karakterin konvencional tė disa motiveve, qė u nėnshtrohen kėrkesave tė kohės, ėshtė i matur dhe i pėrshkuar nga pesimizmi, gjė qė na bėn tė mendojmė se poeti nuk qe krejt ashtu siē e pėrshkruajnė dramaturgun profesionist nė bazė tė dokumentave tė gjetura, njeri me fat e njė jetė plot mbarėsi.

    Nga fati i pėrbuzur dhe kjo botė

    Mjerimin tim i vetėm veē vajtoj,

    Sa qiellin shurdh mėrzis me britma kot.

    Tek shoh vetveten, fatin rri mallkoj. (Son. XXIX)

    Rrėfimi pėr dashurinė ėshtė shpesh herė mė pak i rėndėsishėm se sa mendimet e shprehura prej tij pėr kohėn, pėr ecjen e saj tė pandėrprerė, pėr bukurinė dhe shkatėrrimin, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr artin, pėr famėn dhe fatin. Jo rrėfimi i dashurisė, por pikėrisht kėto mendime, qė i pėrshkojnė sonetet nga fillimi deri nė fund, pėrbėjnė atė unitet qė ne e rrokim pasi t'i kemi lexuar tė tėra.

    Sikundėr thotė poeti anglez W.H. Auden (l907-l973), tė gjitha sonetet nuk janė tė shkėlqyeshme, por edhe vetėm mė tė pėrsosurat prej tyre do t'i kishin siguruar Shekspirit atė pavdekėsi qė pėrbėn njė nga temat e tyre tė vazhdueshme.

    Autori: Cezar Kurti
    http://cezarkurti.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-03-2006 mė 20:43

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    William Shakespeare



    "Sonete"





    XXVIII

    Si mund tė ndiekam sėrish gėzim,

    Kur s'kam tė drejtėn as pėr tė pushuar ?

    Ngacmime ditėn, natėn plot trazim,

    Si ditėn natėn ndihem i dėrrmuar.



    Dhe ditė e natė - armike aq tė vjetra -

    Shtrėngojnė duart pėr tė mė munduar,

    Me punė njėra, me ankime tjetra,

    Qė larg prej teje rri i pėrmalluar.



    I bėra qejfin ditės dhe i thashė:

    Ti qiellin plot me re e hijeshon,

    Tė zezėn natė pa e mburrur s'lashė:

    Kur yjet zbehen, mbrėmjen ti praron.



    Si dita, vuajtjet dita bėn tė gjata,

    Si nata, dhembjet shton mė shumė nata.







    XXX

    Kur para gjyqit tė mendimit heshtur

    Kujtimet ndjell tė kohės qė ka shkuar,

    E shoh si humbjet shtohen pa u reshtur,

    Dhe qaj me lot qė s'paskan tė pushuar.



    Pėrloten sytė e mi nga dėshpėrimi

    Pėr shokė e miq qė vdekja fsheh nė varr,

    Pėr dashurinė e humbur nga trishtimi

    Po tretem unė e mbeta duke qarė.



    Vajtoj me dhembje dhembjet e dikurshme,

    Nis me rėnkime duke numėruar

    Njė varg tė gjatė humbjesh tė pashlyeshme,

    Qė prapė i qaj dhe pse i kam vajtuar.



    Por kur mendoj pėr ty, o mike e dashur,

    Mė ngjan se humbje kurrė s'paskam pasur.







    XXXII

    Po mbete gjallė deri atėherė,

    Kur vdekj' e ashpėr hi mė bėn e pluhur

    E fati i ringjall edhe njė herė

    Ca vargje qė t'i la njė mik i humbur,



    Dhe vargjet krahason me poezinė,

    Qė shkruan rinia ku e ku mė mirė,

    Tė miat duaji pėr dashurinė,

    Rinisė ēmoji rimėn e arrirė.



    Mė ngushėllo, e dashur, me mendimin:

    "Me kohėn muzė e mikut t'ishte rritur,

    Mė ngrohtė do ma bėnte pėrkushtimin

    Dhe majat mė tė larta kish arritur.



    Ai vdiq. Dhe pse kėndon mė mirė rinia,

    Ajo ka stil, tek ai zjen dashuria!"







    XXXIV

    Pse mė premtove ditė kaq tė bukur,

    Mė bėre qė tė dilja veshur lehtė,

    Kur njė stuhi me shi mė zuri rrugės,

    Shkėlqimin tėnd me terr mbuluan retė.



    S'mjafton qė retė prapė i shpėrtheve

    Pėr tė mė tharė trupin e fytyrėn.

    S'e quajmė tė mirė mjekun neve,

    Kur plagėn ai shėron , por jo munxyrėn.



    As turpi yt s'e zhduk trishtimin tim,

    Dhe pse pendohe, prapė i humbur jam.

    S'i sjell keqardhja e fyesit lehtėsim

    Atij qė fyerjet si njė kryq i mban.



    Por loti yt si perlė dashurie

    Ma zhduk ēdo gjurmė a vepėr ligėsie.







    XLIII

    Shikoj mė mirė kur puliten sytė,

    Qė gjėra tė pakėndshme shohin ditėn,

    Kur fle, nė ėndėrr del vegimi yt

    Dhe terri i natės kthehet bėhet dritė.



    Kjo hija jote qė dhe terrin ndrit

    Ē'tabllo tė bukur do tė kish krijuar

    Njė ditė tė kthjellėt me mė shumė dritė,

    Kaq fort kur ndrit pėr syrin e verbuar.



    Ah, si do t'i uroja unė sytė,

    Po tė tė shihnin ditėn plot me dritė,

    Kur dhe nė errėsirė imazhi yt

    Prej syve as nė gjumė nuk m'u shqit !



    Si nata, dita nxin kur s'tė shikoj,

    Zbardh natėn dita kur tė ėndėrroj !







    XLIV

    Sikur ky kurmi im tė ish mendim,

    S'kish largėsi qė tė mė priste rrugėn,

    Mes hapėsirės si njė vetėtimė

    Drejt teje do ta kisha ēarė udhėn.



    S'prish punė dhe sikur tė jem aherė

    Larg teje, dhe nė fund tė botės qoftė,

    Kapton mendimi tokė e det si erė

    Dhe vjen tek ti posa mė shkrep nė kokė.



    Mė vret mendimi qė nuk jam mendim

    Dhe nuk vij dot atje ku ti ke shkuar,

    Ē'tė sjellė koha pres me pikėllim,

    Sepse me ujė e baltė jam gatuar.



    Por uji e balta lotė mė dėrgojnė,

    Tė dy me brengė shpirtin ma helmojnė.







    XLVIII

    Me sa kujdes, kur udhėn pata marrė,

    Me kyē ēikrrimat unė i pata mbyllur,

    T'i prekė s'desha as njė gėnjeshtar

    Ca sende krejt pa vlerė qė kisha kyēur.



    Por ti, qė perlat kthen nė send pa vlerė,

    Qė ngushullim mė je dhe brengė e mall,

    Qė tė kam shpirt e nė kujdes pėrherė,

    Pėr ēdo kusar je pre nė rrugė tė madhe.



    Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

    Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

    Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

    Ku po tė duash, hyn e del sa herė.



    Se dhe aty tė vjedhin kam ca frikė,

    Gurin e ēmuar e vjedh dhe njė fisnik.







    L

    Sa rėndė e kam qė rrugėn ta vazhdoj,

    Kur mesi aq i lodhshėm u pėrshkua.

    Me veten time flas edhe mendoj:

    "Sa udhė u bė, aq zemra t'u largua".



    E lodhur nga mjerimi qė rėndon,

    Kjo kafshė qė mė bart po ec javash,

    Se me instinkt djallushka e kupton

    S'ka qejf kalorėsi nga ti ta ndash.



    Mamuzet-gjak i ngulen nė lėkurė,

    Por kafsha hapin kurrė s'e nxiton,

    Njė hingėllimė nxjerr nga kjo munxyrė,

    Qė mė fort se mamuzet po mė shpon.



    Ky kalė mė kujton me hingėllimin:

    Pas gazin lashė e para kam hidhėrimin.







    LI

    Ja fal vonesėn, pra, tė shkretės kafshė

    Qė teje mengadalė mė largoi:

    Kur ik nga ti, pse mos tė ec javash ?

    Kur kthehem vetėm duhet tė nxitoj.



    Aherė kafshėn si do mos e shaj,

    Dhe vrapi do mė duket i ngadaltė !

    I hipi erės, e shpuroj pastaj,

    Mbi flatra hipur kush mund tė ma dalė ?



    Kur rend dėshira, lindur dashurie,

    M'i shpejti kalė s'mundet t'ia kalojė,

    Dėshira hingėllin prej krenarie,

    Dhe, ja, gėrdallėn prapė e shfajėsoj :



    "Nga ti kur iki, le tė ecė ngadalė,

    Tek ti kur vij, nevojė s'kam pėr kalė".







    LV

    Mermeri i pėrmendoreve mbretėrore

    Dot nuk jeton sa vargu i fuqishėm,

    Nė varg do tė shkėlqesh mė madhėshtore

    Se nė njė gur qė Koha shemb furishėm.



    Kur luftėrat shtatoret do t'pėrmbysin,

    Pėrleshjet kur s'do t'lėnė gur mbi gur,

    As shpatė e zjarr i Marsit ty s'tė zhdukin,

    Pėrjetė rron nė vargun qė po thur !



    As vdekja, as harresa s'tė cėnojnė,

    Kujtimi yt do mbetet i pashuar

    Nė sytė e brezave qė do t'jetojnė

    Gjer ditė e Gjyqit Madh sa pa filluar.



    Gjer ditn' e Gjyqit Madh, kur tė tė zgjojnė,

    Ti rron nė kėngė e sy qė dashurojnė.







    LX

    I sulen bregut plot me gurė valėt,

    Minutat tona nė njė fund shpejtojnė,

    Ndėrrojnė vend tė prasmet me tė parat

    Dhe tok pėrpara me mundim nxitojnė.



    I porsalinduri sa del nė dritė

    Drejt pjekurisė ēapat i nxiton,

    Me errėsirėn luftė bėn pėrditė,

    Me Kohėn-mėmė qė e shkatėrron.



    Se Koha shumė shpejt e ēart tė ritė,

    Ballin e bukur e shėmton, e rrudh,

    As mė e bukura ndėr bukuritė

    Nga kosė e Kohės nuk shpėtoka kurrė.



    Pėrballė Kohės vargjet do qėndrojnė

    Dhe pėr inat lavdi do tė kėndojnė.









    LXIV

    Kur dorė e Kohės shoh si e shėmton

    Ēdo gjė tė bukur pa asnjė mėshirė,

    Tė lartat kulla shesh si i rrafshon,

    Tė shndritshmin bakėr kthen nė errėsirė;



    Kur Oqeanin shoh tė zemėruar

    Tek mbretėrinė e Tokės zhvat pėrditė,

    O Tokėn, humbjet pėr tė plotėsuar,

    Sa herė Detit tokėn i grabit;



    Kur stinėt shoh pėrherė si ndėrrohen

    Apo njė shtet qė s'ka asnjė shpėtim,

    Kėto qė shoh mė bėjnė tė mendohem:

    Do marrė Koha dhe gėzimin tim !



    Si vdekja ky mendim i zi mė duket

    Dhe pėr thesarin qan ky shpirt e lutet !







    LXVI

    I lodhur vdekjen lus, s'duroj mė dot

    Kur shoh nė lypės dinjitetin kthyer,

    Dhe laron me tė mira mbushur plot,

    Dhe pabesisht mirėbesimin thyer,



    Dhe ndern'e lartė keqas poshtėruar,

    Dhe tė pėrkryerėn me qėllim pėrbuzur,

    Dhe vashėn virgjėr egėrsisht ēnderuar,

    Dhe forcėn nga i dobėti pėrulur,



    Dhe marrėzi tė ēiltrėn emėrtuar,

    Dhe nga gėnjeshtra tė vėrtetėn tallur,

    Dhe artin nga pushteti tė pranguar,

    Dhe marrėzinė urtėsi tė shpallur.



    Tė gjitha mė mėrzitėn, dua tė iki,

    Por mė vjen keq mos vetėm mbetet shpirti.







    LXXX

    Sa ndruhem kur pėr ty nis pėr tė shkruar!

    Njė mė i mirė shkruan pėr hirin tėnd

    Dhe, me lėvdata duke tė lartuar,

    Ma lidh ai gjuhėn sa tė sjell ndėr mend.

    Por vlera jote ngjan si oqeani,

    Qė mban tok me anijen barkn'e vogėl,

    Ēan dallgėt barka ime si luani,

    Paēka se mund tė duket sa njė gogėl.



    Me pakėz ndihmė mė mbaje ti mbi valė,

    Kur ujėrat tua anijė e tij pėrshkon,

    Por kush pėr barkėn vritka mendjen vallė,

    Kur detin njė anijė e zbukuron ?



    Po qe se ai lundron e mbytem unė,

    Do thonė nga dashuria ra nė fund.







    XCI

    Krenohen ca se janė nga derė e parė,

    Pėr pasuri a forcė plot tė tjerė,

    Pėr kuaj ca, fajkoj apo zagarė,

    Disa pėr rrobat aq pa shije prerė.



    I ka secili qejfet krejt tė ndryshme,

    Por vetėm njė mė shumė i jep gėzim,

    Pėr mua janė ato tė papranueshme,

    Asnjė nuk mė kėnaq sa qejfi im.



    Kur ti mė do, nuk pyes pėr derė tė parė,

    Pėr pasuri a rroba bukur prerė,

    As pėr fajkoj, pėr kuaj a zagarė,

    Kur tė kam ty, tėrė botėn kam aherė.



    Trishtohem kur mendoj se mos ma merr

    E mbetem krejt i varfėr dhe i mjerė !







    CXXVII

    E bukur s'quhej ngjyrė e zezė dikur,

    Edhe kur ish, tė bukur nuk e ēmuan,

    E zeza ka tani dhe hir, dhe nur,

    Gjersa me turp tė bukurėn mbuluan.



    Qėkur ēdokush si do ndryshon Natyrėn

    Dhe fsheh me ngjyra fallso ēdo shėmtim,

    Tė bukurės ia ndotėn krejt fytyrėn,

    Ajo u nxi e humbi ēdo nderim.



    E dashura ime dhe flokėt edhe sytė

    Prandaj i ka tė zinj e tė vajtuar,

    Ata sikur po mbajnė zi tė dy

    Pėr bukurinė keqas poshtėruar.

    Asaj kaq shumė i shkon ky petk i zi,

    Sa thua tjetėr s'ka mė bukuri.







    CXXVIII

    Sa herė ti, qė je muzika ime,

    Me gishtat tu mbi drurin e bekuar

    Muzikė luan dhe plot drithėrime

    I shkrin aq ėmbėl tingujt e kulluar,



    Ia kam zili kėrcimit tė ēdo tasti,

    Qė hidhet lart tė t'puthi dorėn pak,

    Tė shkretat buzė, qė u ikėn rasti,

    Nga trimėri' e tyre skuqen flakė.



    Sa shumė tė preken buzėt dėshėrojnė,

    Tė nd'rrojnė vend me tastet kėrcimtare,

    Aq butė gishtat nėpėr to kalojnė,

    Sa druri s'duket mė i vdekur fare.



    Ti falua gishtat tasteve tė lumtur

    Dhe mua buzėt falmi pėr t'i puthur.







    CXXX

    S'i ndrisin sytė tė dashurės si dielli,

    M'i kuq se buzė e saj ėshtė ēdo koral,

    Ka flok tė zi spėrdredhur porsi teli,

    Dhe gjinjėt-grurė s'janė borė e bardhė.

    Kam parė trėndafil tė kuq, tė bardhė,

    Me trėndafilin nuk ka ngjashmėri,

    Parfumi tė kėnaq me ern' e rrallė,

    Kurse e dashura era vjen njeri.



    Kam qejf qė ta dėgjoj ajo si flet,

    Dhe pse muzika ėshtė mė e ėmbėl,

    Nuk di njė perėndeshė si baret,

    Nė dhe e dashura vė dy kėmbėt.



    Dhe prapė, pėr qiell, e dashura mė pėlqen,

    Mė pak tė stisur se ajo nuk gjen.







    CXXXII

    I dua sytė e zinj plot pikėllim

    Qė keq u vjen pėr mikun e harruar,

    Tregon kjo zi me sa trishtim

    I shohin vuajtjet qė mė ke shkaktuar.



    S'i shkon shkėlqimi i diellit mėngjezor

    Tė zbehtės Lindje herėt nė agim,

    S'ua shton as ylli i plotė mbrėmėsor

    Shkėlqimin qiejve nė Perėndim.



    Sa bukurinė ta shton ky sy i zi !

    Oh! zemra jote mė do kishte hir,

    Sikur si sytė ajo tė mbante zi

    Edhe tė kish pėr mua pak mėshirė.



    Do tė betohesha unė atėherė

    Se bukuria qėnka e zezė sterr !







    CXXXVIII

    Kur be mė bėn se thotė tė vėrtetėn,

    Sikur besoj, paēka se mė gėnjen,

    Mos mė kujton kaq tė pazot pėr veten,

    Njė buzėqumėsht qė nuk njeh hiletė ?



    Mė kot mendoj se mė kujton tė ri,

    Tani pėr mua vapa shkoi me gushtin,

    Qė mė gėnjen dhe vetė ajo e di,

    Dhe me gėnjeshtra njėri tjetrin mbushim.



    Po pse s'mė thotė ajo se mė gėnjen ?

    Po pse s'i them as unė se jam plak ?

    Besnike tė mė duket i pėlqen,

    Tė jem i vjetėr s'mė pėlqen aspak.



    Ja pra si e gėnjej dhe mė gėnjen,

    Gėnjeshtra qė tė dyve na pėlqen.







    CXLI

    Pėr besė, nuk tė duan sytė e mi,

    Qė vese shohin tek personi yt,

    Veē zemra ra me ty nė dashuri

    Dhe s'pyet pėr ato qė shohin sytė.



    Me fjalė veshėt s'm'i ke mrekulluar,

    Nga prekja dora s'ndjen kėnaqėsi,

    As shija me nuhatjen si tė ftuar

    Qejf s'kanė tė tė vijnė nė gosti.



    Tė pesė shqisat dhe as mendja ime

    S'ia kthejnė mendjen zemrės sė marrosur,

    Si skllave ty ajo tė bėn nderime

    Dhe mė ka bėrė si tė handakosur.



    Prej saj s'fitoj asgjė veēse mjerim,

    Me dhėmbje ma shpėrblen mėkatin tim.







    CXLIII

    Porsi amvisa qė, kur do tė kapė

    Ndonjė nga zogat gardhin tek kapton,

    Lėshon pėrdhe fėminė e shkon me vrap

    Tė ndjekė zogėn qė po fluturon,



    Ndėrsa nis e bėrtet me lot e vaj

    Kėrthiri i gjorė e turret tė arrijė

    Atė qė s'sheh veē zogėn para saj

    Dhe foshnjėn lė tė qajė e tė ulurijė,



    Ashtu po rend ti pas atij qė ik,

    Dhe unė, foshnja jote, pas tė vi.

    Por po e kape, ec tek unė vrik,

    Si nėnė mė qafo me dhemshuri.

    Po erdhe prapė tė mė qetėsosh,

    Do lutem Uillin tėnd ta rifitosh.







    CXLVIII

    Ē'm'i zu, tė mjerit, sytė dashuria,

    Me tė vėrtetėn s'po ujdis vėshtrimi :

    Ku paskan shkuar vallė mendt' e mia

    Qė tė vėrtetėn s'shquajnė nga mashtrimi ?



    E bukur nė i duket syrit tim,

    Pse bota si tė bukur s'e vėshtron ?

    Tė paktėn ta pranonte shpirti im:

    Nga dashuria syri po gabon.



    Si mund ta shohin sytė tė vėrtetėn,

    Kur dashuria me lot i ka mbuluar ?

    Shpesh herė nuk shikon as dielli vetė

    Nga reja qielli pėr pa u pastruar.



    Dinakja dashuri mė ka verbuar,

    Tė metat sytė pėr tė mos dalluar.







    CLII

    E di dhe ti qė ta kam shkelur besėn,

    Por edhe ti dy herė ke tradhtuar:

    Pėr mua shkele nė fillim martesėn,

    Pastaj njė tjetėr duke dashuruar.



    Pse tė qėrtokam pėr tradhtitė e tua,

    Kur njėzet herė unė kam tradhtuar ?

    Tė shaj sepse tė ndahem teje dua,

    Nė nderin tėnd mė duke mos besuar.



    Tė jam betuar se ke mirėsi,

    Se je e dashur, je e drejtė, e besės,

    Qė tė shkėlqesh, verbova sytė e mi

    Dhe i ndėrseve kundėr sė vėrtetės.



    Pėr bukurinė tėnde u betova ,

    Dhe me gėnjeshtra veten e mbulova.







    CLIV

    Kur Zoti i dashurisė ra tė flinte,

    Pishtarin zemėrndezės vuri pranė,

    Por, nimfat, qė tė qeta flaka s'linte,

    Iu qasėn, kur nė gjumė atė e panė.



    M'e bukura pishtarin pati marrė

    Qė mija zemra njerėzish kishte ngrohur,

    Ky gjeneral dėshirash plot me zjarr

    Nga njė e virgjėr shpejt qe ēarmatosur.



    Nė ujė nimfat shpejt pishtarin shuan,

    Pėrroin ngrohu zjarri i dashurisė.

    Nga dashuria plot kėtu shpėtuan.

    U futa mos shpėtoja prej lubisė.



    Nga zemra ime ujėt shpejt u vak,

    Nga ujėt zemra nuk u ftoh aspak.


    Perktheu: Cezar Kurti
    http://cezarkurti.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-03-2006 mė 20:43

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    William Shakespeare



    "Antoni dhe Kleopatra"





    AKTI IV

    SKENA E DYMBĖDHJETĖ

    I njėjti vend. Njė dhomė tjetėr.

    (Hyjnė ANTONI me EROSIN)

    ANTONI

    Mė sheh akoma, Eros?

    EROSI

    Po, imzot.

    ANTONI

    Shpesh shohim ne njė re porsi dragua,

    Njė mjegull si ari apo si luan,

    Kėshtjellė-turrė, shkėmb i varur, mal 4

    Me maja bigė, akull blu me drurė

    Pėrsipėr, qė pėrkulen dhe gėnjejnė

    Me ajėr sytė tanė. Shfaqj' e muzgut

    Tė mbrėmjes ėshtė. Ti e di?

    EROSI

    Po, zot. 8

    ANTONI

    Tani qe kalė, por sa hap-mbyll sytė

    Nė terr krejt tretet, zhduket por si ujėt

    Nė ujė.

    EROSI

    Po, imzot.

    ANTONI

    Mėso, o Eros,

    Skllavi im i mirė, bash njė trup i tillė 12

    U bė tani dhe kapiteni yt.

    Antoni jam, por s'mund ta mbaj mė formėn

    Qė duket. Skllavi im, pėr mbretėreshėn 15

    Luftova, qė kujtoja se nė zemėr

    Mė kish sikur e kisha. Njė milion

    Tė tjerė pat' ajo me mua, qė krejt

    I humba. Me Cezarin i luajti kartat! 20

    Lavdinė time dha pėr triumf tė armikut.

    Mos qaj, i dashur Eros! Prap' ka mbetur

    Qė vet' ta vrasim veten!

    (Hyn Mardiani)

    Zonja jote

    E ligė mė paska vjedhur shpatėn!

    MARDIANI

    Jo,

    Anton, se zonja ime ty tė donte 24

    Dhe fat' i saj me tėndin krejt qe shkrirė.

    ANTONI

    Shporru kėtej, eunuk! Mė tradhtoi

    Dhe vdekja po e pret!

    MARDIANI

    Njė borxh ne vdekjes

    I kemi dhe ajo e lau. Ē'do t'deshe 28

    Ta bėje ti, e bėri dor' e saj:

    "Anton! Anton fisnik!" - ja fjalt' e saj

    Tė fundit. Mu nė mes njė psherėtimė

    E ndau emrin tėnd "Anton!". Nė zemėr 32

    E buzė gjysmat ngecėn, e dha shpirtin,

    Qė varr u bė pėr emrin tėnd.

    ANTONI

    Vdiq?

    MARDIANI

    Vdiq!

    ANTONI

    Mė hiq shpejt armėt, Eros! Pun' e ditės

    Sė gjatė mori fund. Tani tė flemė. 36

    (MARDIANIT) Po tė shpėrblej bash si bujar, gjersa

    I gjallė ik' kėtej. Qėrohu!

    (Del MARDIANI)

    Shporru!

    Mburoja shtatėfishe e Ajaksit

    S'pėrmban tė rrahurat e zemrės sime! 40

    O brinjė, u ēani! Zemėr, bėhu trime,

    Kafazn' e dobėt e shkallmo! Shpejt, Eros!

    Mė s'jam ushtar. Hiqmi armėt! Lart i mbajta!

    Mė lėr tani!

    (Del EROSI)

    Tė arrita, o Kleopatėr, 44

    Dhe falje do t'tė lyp me lot' ndėr sy!

    Kėshtu do bėrė. Zgjatja mė mundon.

    Kur flaka shuhet, shtrihu dhe mos luaj!

    Pėrpjekjet janė kot. Vetveten forca lidh 48

    Me forcė. Vula veē mungon, gjithēka

    Mbaroi! Ecė, Eros! Pritmė, mbretėreshė!

    Ja ku po vij! Atje, ku shpirtra flenė

    Mes lulesh, vemi dor'pėrdore. Hijet 52

    Do t'shohin me zili. Didona

    Dhe Eneu s'do t'kenė shokė. Gjithė hijet

    Pas nesh do t'vijnė. Eja, Eros! Eja!

    (Hyn pėrsėri EROSI)

    EROSI

    Ē'mė do, imzot?

    ANTONI

    Gjersa Kleopatra vdiq 56

    I ēndershėm kam jetuar, aq sa hyjnitė

    M'pėrbuzin. Unė, qė me shpatė botėn

    Pėrshkova dhe mbi shpinėn blu tė detit

    Qytete ngrita prej anijesh, s'paskam 60

    Kurajon e njė femre! Pati zemėr

    Mė trime gjersa "Vetė e munda veten!"

    I tha Cezarit. Je betuar, Eros,

    Se tmerr e turp kur tė mė ndjekin pas,

    Do tė mė vrasėsh sa tė jap njė urdhėr. 65

    Dhe ēasti erdhi. Ti po mund Cezarin,

    S'po mė godet mua! Pse u zbehe, mik?

    Kurajo!

    EROSI

    Perėnditė mos mė lėnēin!

    Tė bėj atė qė shtizat e parthjanėve,

    Sado armike, s'mundėn dot ta bėnin?

    ANTONI

    Do t'deshe, Eros, t'ishe ti nė Romė

    Dhe nga dritarja zotin tėnd ta shihje 72

    Me duart lidhur e me kular nė qafė,

    Me faqet kuq nga turpi pėrvėlues,

    Pas karros sė Cezarit tė hareshėm,

    Qė robėrit pas saj shurdhon me zhurmė? 76

    EROSI

    S'do t'mund ta shihja!

    ANTONI

    Eja, se njė plagė

    Mua mė shėron. Nxirr shpatėn e nderuar,

    Qė kaq dobi i solli mėmėdheut.

    EROSI

    Imzot, mė fal!

    ANTONI

    Atėherė kur tė dhashė 80

    Liri, a s'm'u betove tė mė vrisje

    Kurdo qė tė tė thoshja? Bėje shpejt,

    Pėrndryshe ēdo shėrbim qė mė ke sjellė

    Ka qenė krejt pa dashur. Nxirre! Eja! 84

    EROSI

    Veē ktheje pak fytyrėn aq fisnike,

    Qė bota mbarė e admiron!

    ANTONI

    E ktheva! (Kthen kokėn anash)

    EROSI

    E nxora shpatėn.

    ANTONI

    Le tė bėjė shpejt

    Atė gjė pėr tė cilėn ti e nxore. 88

    EROSI

    Imzot i shtrenjtė, kapiteni dhe

    Imperatori im, mė lėr tė t'them,

    Goditjen e pėrgjaktė pa e dhėnė,

    Lamtumirė!

    ANTONI

    E the, trim, Lamtumirė! 92

    EROSI

    O prijės, lamtumirė! Tė t'godit

    Tani!

    ANTONI

    Po, Eros!

    EROSI

    Mirė. Nuk do t'vuaj

    Pėr vdekjen e Antonit! (Vret veten)

    ANTONI

    Mė fisnik

    Tri herė sesa unė! Mė mėsove, 96

    O Eros trim, se ē'duhej vet' tė bėja,

    Qė ti s'e bėje dot. Ti, mbretėreshė,

    Ti, Eros, shembull trimėrie mė dhatė.

    Ju jeni mė fisnikė. Unė dhėndėr 100

    Do t'jem i vdekjes sime dhe do t'rend

    Drejt saj si nė krevat tė nuses. Eros,

    Yt zot po vdes bash si njė nxėnėsi yt!

    Tė vdes kėshtu

    (Bie mbi shpatėn e vet)

    nga ti mėsova. Si? 104

    S'kam vdekur? Roje! Roje! Hej, mė vrit!

    (Hyjnė DERCETA dhe rojet)

    ROJA I PARĖ

    Kjo zhurmė ē'ėshtė?

    ANTONI

    E bėra punėn keq! O miq, mbaroni

    Ē'fillova vetė!

    ROJA I DYTĖ

    Ylli paska rėnė!

    ROJA I PARĖ

    Erdh' fund i kohės...

    TĖ GJITHĖ

    Mjerė ne!

    ANTONI

    T'mė vrasė 108

    Ai qė mė do!

    ROJA I PARĖ

    Jo unė!

    ROJA I DYTĖ

    Jo, as unė!

    ROJA I TRETĖ

    Asnjėri!

    (Dalin rojet)

    DERCETA

    Vdekja shtyn ithtarėt t'ikin

    Prej teje. Por kjo shpatė, qė Cezarit

    Ia ēoj me lajm tok, hir mė siguron 112

    Tek ai!

    (Hyn DIOMEDI)

    DIOMEDI

    Ku ėshtė Mark Antoni?

    DERCETA

    Ja!

    DIOMEDI

    I gjallė ėshtė? Pse s'pėrgjigjesh, trim?

    (Del DERCETA)

    ANTONI

    Kėtu je ti, Diomed? Pa nxirre shpatėn

    Dhe mė godit tė vdes.

    DIOMEDI

    Imzot i madh! 116

    Mė ēoi tek ti Kleopatra, zonja ime!

    ANTONI

    Po kur tė ēoi?

    DIOMEDI

    Tani, imzot.

    ANTONI

    Ku ėshtė?

    DIOMEDI

    U kyē nė monument. Kish parandjenjė

    Tė keqe pėr atė qė ndodhi, se 120

    Kur pa dyshimin tėnd, pa baza krejt,

    Sikur ish lidhur me Cezarin dhe

    Inatin tėnd qė s'ikėn leht', ēoi fjalė

    Se vdiq. Por pati frikė pėr pasojat 124

    Dhe tė vėrtetėn mė dėrgoi tė shpall.

    Druaj, erdha tepėr vonė!

    ANTONI

    Tepėr vonė!

    Diomed i mirė! Thirr, tė lutem, rojet!

    DIOMEDI

    Hej! Roj' e perandorit! Roje, them! 128

    Kėtu shpejt eni!

    (Hyjnė katėr a pesė roje tė ANTONIT)

    ANTONI

    Miq tė mirė, shpjermėni

    Ku tha Kleopatra! Ėshtė ky shėrbimi

    I fundit qė po ju kėrkoj!

    ROJA I PARĖ

    Medet!

    Tė mjerėt ne, imzot! Mbi dhe tė gjallė

    Ithtart' e tu besnikė po i le! 133

    TĖ GJITHĖ

    O ditė e zezė!

    ANTONI

    Miqtė e mi, ju fatin

    Mizor me brengėn tuaj mos e gėzoni!

    Atė qė na dėnon ta mirėpresim,

    Bash e ndėshkojmė kur sheh qė durojmė 137

    Kaq lehtė. Ngrimėni. Shpesh ju kam prirė.

    Tani mė shpini, miq tė mirė! Unė

    Ju falemnderit pėr tė gjitha! 140

    (Dalin, duke bartur ANTONIN)



    Perktheu: Cezar Kurti
    http://cezarkurti.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-03-2006 mė 20:42

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896
    William Shakespeare



    "Antoni dhe Kleopatra"





    AKTI IV

    SKENA E TREMBĖDHJETĖ

    I njėjti vend. Njė mauzole.

    (Hyjnė lart KLEOPATRA, KARMIANA dhe IRA)

    KLEOPATRA

    Karmianė! Kurrė s'do tė dal kėtej!

    KARMIANA

    Ti qetėsohu, zonjė e shtrenjtė!

    KLEOPATRA

    S'mundem.

    Ēdo tmerr e mirėpres dhe ngushėllimin

    Pėrbuz. Se masė e brengės sime ėshtė 4

    Nė pėrpjesėtim me hallin, po aq e madhe,

    Sa ai qė e shkakton.

    (Hyn qė poshtė DIOMEDI)

    Hė, ē'kemi? Vdiq?

    DIOMEDI

    Mbi tė rri vdekja, por s'ka vdekur. Shih

    Matanė monumentit! Rojet tona 8

    Atje e sollėn.

    (Hyn ANTONI, tė cilin e sjellin rojet)

    KLEOPATRA

    Digj ti, o diell, sferėn

    E madhe ku lėviz. Ti, yll i tokės,

    Qė shpesh ndryshon, i zi qėndro! Anton!

    Anton! Anton! Oh, ndihmė, Ira, ndihmė, 12

    Karmiana! Ndihmoni, o miq pėrposh!

    Ta sjellim lart!

    ANTONI

    Hesht! S'ėshtė, jo, Cezari

    Qė e rrėzoi Antonin, ėshtė vetė

    Antoni qė e mundi veten!

    KLEOPATRA

    Ndryshe 16

    S'ka si tė jetė. Veē Antoni duhet

    Ta mundė Antonin! Vaj-medet pėr mua!

    ANTONI

    Po vdes, Egjipt, po vdes! Por vdekjes ndal

    I them gjersa nė buzt' e tua tė ngjis 20

    Nga mijra puthje njė, tė fundmen!

    KLEOPATRA

    Falmė,

    Imzot i shtrenjtė! S'guxoj tė zbres, mė kapin.

    Tė zbukuroj s'dua triumfin e Cezarit

    Fatlum! Sa thikat, barnat, gjarpėrinjtė 24

    Tė kenė teh, efekt e helm, s'kam frikė!

    Oktavia, gruaja jote, sytė e turpshėm

    Dhe depėrtues s'do t'ketė nderin kurrė

    Mbi mua qė t'i hedhė. Oh, eja, Anton! 28

    Mė ndihni, gra, ta ngjitim lart! Ndihmoni

    Dhe ju, o miq!

    ANTONI

    Oh, shpejt se po mbaroj!

    KLEOPATRA

    Kjo ėshtė punė! Sa i rėndė je,

    Imzot! Krejt forcėn mori hidhėrimi, 32

    Prandaj i rėndė dukesh. Po tė kisha

    Fuqinė e Junonės s'madhe, sipėr

    Merkurit krahėfortė tė kisha vėnė,

    Tė shpija pranė Jupiterit! Eja! 36

    Dhe pak! Kush dėshiron gjithnjė i marrė

    Ka qenė! Oh, oh! Eja, eja, eja!

    (E ngrenė ANTONIN lart tek KLEOPATRA)

    Dhe mirėserdhe! Vdis atje ku rrojte!

    Tė ngjallshin puthjet! Buzt' e mia tė kishin 40

    Tė tillė forcė, krejt i paē harxhuar!

    TĖ GJITHĖ

    Medet, ē'po shohim!

    ANTONI

    O Egjipt, po vdes!

    Po vdes! Mė jep pak verė. Dua tė them

    Dy fjalė!

    KLEOPATRA

    Jo, mė lėr tė flas! Mė lėr 44

    Tė shaj me zė tė lartė, aq sa Fati

    I ve tė thyejė qafėn!

    ANTONI

    Veē njė fjalė,

    E shtrenjtė! I kėrko Cezarit nderin

    Dhe jetėn tėnde! Oh!

    KLEOPATRA

    Tė dyja s'shkojnė! 48

    ANTONI

    Fisnike, mė dėgjo! Nga tė Cezarit

    Beso veē Prokuleun.

    KLEOPATRA

    Veē duart e mia

    Besoj, asnjė nga miqtė e Cezarit!

    ANTONI

    Mos qaj, as mos u dėshpėro pėr fundin

    E hidhur qė tani mė vjen. Mendimin

    Dėfreje duke e ushqyer me ditėt

    Fatlume, qė i pata jetuar si princi

    M'i madh e mė fisnik i botės. As 56

    Tani s'vdes pa lavdi. Helmetėn heq

    Me nder pėrpara bashkėqytetarėve:

    Njė trim romak u mund po nga romaku!

    Ja, po mė shuhet fryma. S'mundem mė! 60

    KLEOPATRA

    O burri mė fisnik! Si? Ti po vdes?

    Mua ku mė le? Tė rri nė kėtė botė

    Tė poshtėr, qė si thark pa ty do t'duket?

    Oh! Shihni, gra!

    (ANTONI vdes)

    U tret kurorė e botės! 64

    Imzot! U vyshk dafin' e luftės, kulmi

    I trimėrisė u shemb! Ēunakė e ēupa

    Me burra ē'na u barazuan: ndryshimi

    U zhduk dhe s'mbet' asgjė qė vlen nėn hėnė! 68

    (I bie tė fikėt)

    KARMIANA

    Oh, zonjė, qetėsohu!

    IRA

    Vdiq dhe ajo,

    Mbretėresha jonė!

    KARMIANA

    Zonjė!

    IRA

    Mbretėreshė!

    KARMIANA

    O zonjė, zonjė, zonjė!

    IRA

    Mbretėreshė

    E madhe e Egjiptit!

    KARMIANA

    Hesht, hesht, Ira! 72

    KLEOPATRA

    Aspak mė shumė se njė grua qė ndjenjė

    E mjer' e ka pushtuar, porsi fshatarka

    Qė mjel dhe pret kujdes prej cilitdo.

    Tė mundja skeptrin perėndive mizorė 76

    T'ua pėrplasja e t'u thoshja se

    Ish bota jonė baraz me tė tyren

    Pa na e vjedhur ne diamantin! Por

    Ēdo gjė kot ėshtė: marrėzi - durimi 80

    E qen i marrė ėshtė padurimi.

    Mėkat vallė ėshtė vdekjes nė shtėpi

    T'i futesh para se tė vijė vetė?

    Gra, ē'keni? Ē'ke, Karmianė? Kokėn lart, 84

    Fisnike! Drita jonė u shua, u fik!

    Kurajo, zotėrinj! Le ta varrosim!

    Pastaj fisnik e trim kush ėshtė, pas

    Mėnyrės s'lartė romake tė veprojė! 88

    Le tė krenohet vdekja kur t'na marrė!

    Lėvozhg' e shpirtit t'madh u ngri. Tė shkojmė!

    Oh, vajza, eni! Mė asnjė mik s'mbeti,

    Por do tė vdesim trimėrisht, pa frikė!

    (Dalin. Ata qė janė lart nxjerrin trupin e Antonit)


    Perktheu: Cezar Kurti
    http://cezarkurti.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-03-2006 mė 20:42

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Legjenda e Rozafės
    Nga shigjeta nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 17-03-2019, 20:10
  2. Legjenda dhe Historia e Durresit…
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-05-2018, 14:43
  3. Krenar Zejno: Legjenda M, nje satire e dhimbshme
    Nga Varg nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 05:20
  4. Vangjel Koja, legjenda e Volejbollit Shqiptar..
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-12-2006, 15:37
  5. Legjenda Manchester United!
    Nga Cool_Durrsak nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •