Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 62 prej 62
  1. #61
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Toro une nuk e kuptoj dot sesi mund te tjetersohet ekuilibri i dikujt si ne rastin tend kur vjen fjala per arabet apo Islamin.


    Se pari ky ligj nuk ka perse te indinjoje hebrenjte apo te krishteret pasi doktrina e tyre fetare nuk i obligon ata te mbajne kryqin apo kipin gjate gjithe kohes. Pra eshte nje shenje dalluese por nuk eshte obligim. Mbulimi eshte OBLIGIM (ta shpjegoj me poshte aresyen) per femrat ne Islam pra eshte nje kusht qe duhet permbushur. Ky ligj pengon nje praktikant te fese per ta ndjekur ate brenda lirirse se tij.

    Se dyti askush nuk e ve ne dyshim qe brenda Frances u takon francezeve te vendosin por eshte po kaq e natyrshme qe ata te gjykohen per ate cka vendosin.
    Nuk kam asnje kundershtim ne krahasimet qe t'i ke sjelle nga Arabia Saudite apo Irani por ne mos gaboj ato jane sisteme teologjike te deklaruara qe funksionojne si te tilla , ndersa Franca e reklamon veten si demokraci ndonese ne kete rast nuk funksionon si e tille (krahasuar me te gjitha demokracite e tjera perendimore).

    Se treti meqenese ke marre persiper te interpretosh Kuranin une po te ndihmoj jo duke te dhene interpretimin tim sepse kapaciteti im modest nuk me lejon te bej nje te tille por duke te kujtuar se asnje interpretim nuk eshte dhe nuk mund te jete me i pranueshem se ai qe ka dhene vete Profeti (pqmt). Ne kohen kur Profetit iu zbriten versetet ne fjale aplikimi qe besmitaret i bene ne praktike ishte i perafert me format e sotme te mbulimit.

  2. #62
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anėtarėsuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Pas ligjit pėr mbulesėn qėndron frika

    Ndalesa e hixhabit nė Francė jo vetėm qė shkaktoi njė debat nė rrjedhė ndėrmjet sekularizmit dhe Islamit, por ndoshta qė ėshtė edhe mė me rėndėsi, debati u reflektua brenda vetė kampit sekular.

    Teksti nė vazhdim ėshtė pėrkthim i njė artikullli qė provokon mendimin, i publikuar muajin e kaluar nė gazetėn franceze Le Monde, nga filozofi dhe aktivisti prominent francez Alain Badiou. Njė mendimtar energjik dhe pėrplot sarkazėm, Badiou bėn njė shtesė tė freskėt dhe unike nė debatin nė rrjedhė nė Francė.


    1. Disa gra dhe burra republikanė njė kohė nxorrėn idenė se duhet tė propozohet njė ligj me tė cilin do tė hiqeshin shamitė nga flokėt e vajzave-nxėnėse. Sė pari, tė ndalohet shamia nėpėr shkolla. Pastaj, tė ndalohet gjithkund, nėse ėshtė e mundshme. A dėgjova “njė ligj”? Njė ligj! Presidenti i Republikės ishte aq i kufizuar si politikanė sa qė ishte i pafundosshėm.

    I votuar nė mėnyrė totalitare nga 82 pėr qind tė votuesve, duke pėrfshirė edhe tė gjithė Socialistėt, d.m.th. ata nga tė cilėt njė numėr i madh i republikanėve tė mundshėm regrutoheshin, Chirac theksoi: po, njė ligj. Njė ligj kundėr vetėm disa mijėra vajzave tė reja tė cilat mbajnė shaminė e lartpėrmendur mbi flokėt e tyre. Ata tė paflokėt, i ngatėrrojnė gjėrat. Pėrveē kėsaj, muslimanėt! Nė kėtė mėnyrė, edhe njėherė, sikur dorėzimi nė Sedan, Petian, Luftėn Algjeriane, ligjet e ashpra tė Mitterandit kundėr punėtorėve pa letra (dokumenta) punuese, Franca habiti botėn. Pas tragjedive, farsa.

    2. Vėrtetė, Franca mė nė fund gjeti njė problem qė ėshtė i vlefshėm pėr veten: shamia qė mbulon kokat e disa vajzave. Thuhej se dekadenca ėshtė ndaluar nė kėtė shtet. Invazioni musliman, gjatė kohė i diagnozuar nga Le Pen dhe i konfirmuar kėtyre ditėve nga disa intelektualė, ka gjetur ndėrmjetėsuesin e saj. Beteja e Poitiersit ishte njė gjė fėmijėrore, Charles Martel vetėm huazoi revole. Por, Chirac, Socialistėt, feministet dhe intelektualėt iluministė qė vuajnė nga Islamofobia do ta fitojnė betejėn e shamisė. Nga Poitiersi deri tė hixhabi, pasoja ėshtė e drejtė dhe progresi ėshtė i kosiderueshėm.

    3. Kauzat grandioze kanė nevojė pėr argumente tė stilit tė ri. Pėr shembull: hixhabi duhet tė ndalohet; ajo ėshtė njė shenjė e fuqisė mashkullore (babait ose vėllait mė tė madh) ndaj vajzave tė reja ose grave. Kėshtu qė do t’i pėrjashtojmė gratė qė i mbajnė ato (shamiat). E thėnė ndryshe: kėto vajza ose gra janė tė shtypura. Pėr kėtė shkak ato do tė dėnohen. Ėshtė njėjtė sikur tė thuhet: “Kjo grua ėshtė pėrdhunuar, hidhne nė burg”. Hixhabi ėshtė aq i rėndėsishėm sa qė meriton njė sistem logjik me aksioma tė ripėrtrira.


    4. Ose nė tė kundėrt: janė ato qė nė mėnyrė tė lirė duan ta mbajnė atė shami tė mallkuar, ato rebele! Pėr kėtė shkak ato do tė dėnohen. Njė moment: a e keni fjalėn se nė fund tė fundit ajo nuk ėshtė simbol i shtypjes sė mashkullit? Babai ose vėllai mė i madh nuk ka asgjė tė bėjė me tė? Atėherė prej nga erdhi nevoja pėr ta ndalur shaminė? Problemi i hixhabit ėshtė qartė problem fetar. Ato rebele e kanė bėrė besimin e tyre tė qartė.

    5. Ose ėshtė shkaku i babait dhe i vėllait mė tė madh, dhe nė “mėnyrė feministe” hixhabi duhet tė ērrėnjoset, ose ėshtė vetė vajza qė ėshtė duke qėndruar pranė besimit tė saj, dhe nė “mėnyrė laike” hixhabi duhet tė ērrėnjoset. Nuk ekziston shami e mirė. Pa shami! Ēdo kund! Siē ėshtė thėnė, madje edhe jo-muslimanėt e kanė thėnė, se ēdo kund duhet tė dilet “pa shami”.

    6. Veni re mirė se babai dhe vėllau mė i madh i vajzės sė hixhabit nuk janė shoqėrues tuaj prindor. Shpesh ėshtė sugjeruar, madje edhe deklaruar se babai ėshtė njė punonjės idiotik, njė humbės “nga fshati” qė punon nė fabrikėn Renault. Njė tip arkaik, por i marrė. Vėllai i madh shpėrndan hashash. Njė tip modern por i korruptuar. Shqetėsues i paralagjeve. I klasit tė rrezikshėm.

    7. Feja islame ia shton kėtė gjė serioze feve tjera: nė Francė ajo ėshtė fe e tė varfėrve.

    8. Paramendoni njė drejtor tė njė shkole tė mesme, tė pasuar nga njė ekip i inspektorėve tė armatosur me libra tė jurisprudencės: Nė dyert e shkollės, ata do tė kontrollojnė nėse hixhabėt, kippat ose kapat tjera janė “tė theksuara”.

    Hixhabi, si njė pullė e madhe postare e vendlosur prapa qafe? Mandej kippa e madhe sa njė monedhė euro? Ēuditshėm, shumė ēuditshėm. E vogla shumė lehtė mund tė jetė version i theksuar i tė madhes. Njė moment, ēka shoh kėtu? Kujdes! Njė kapė koke! Ashtu pra. Kur ėshtė pyetur rreth kapave tė kokės, Mallarme ėshtė pėrgjigjur mirė: ”Kushdo qė vendos njė gjė tė tille nuk mund ta heq mė. Bota do tė merr fund, por jo edhe kapa”. Theksimi i pėrjetėsisė.

    9. Sekularizmi. Njė rregull qė nuk ndryshket! Tre ose katėr dekada mė parė, shkollat e mesme ndalonin pėrzierjen e gjinive nė njė klasė. Pantallonat nuk ishin tė lejuara pėr vajzat. Kateēizmi (formė e testimit fetar) dhe personat fetar ishin tė obligueshėm. Bashkimi ishte solemn, me djem qė mbanin bylyzykė nė krahė tė bardhė dhe kollaēe nėn vellot e tyre. Vello e vėrtetė, jo shami. Dhe do tė dėshironi qė unė tė mendoj pėr hixhabin si krim? Atė simbol tė vonesės, trazirave, ndėrlidhjeve tė pėrkohshme? A duhet qė kėto zonjusha tė cilat kėnaqshėm pėrziejnė tė djeshmen me tė sotmen, tė pėrjashtohen? ...

    10. Pasi jemi nė kėtė temė, a nuk ėshtė biznes religjioni i vėrtetė masiv? Nė krahasim me atė ku muslimanėt duken si njė pakicė e theksuar? A nuk ėshtė simbol i theksuar i kėsaj feje tė degraduar qė mund ta lexojmė nėpėr pantallona, kėpucė sporti dhe tishorte: Nike, Chevignon, Lacoste… A nuk ėshtė mė lirė tė jesh viktimė e modės nė shkollė se sa shėrbyes i vėrtetė i Zotit?

    Nėse do tė duhej tė qėllohet mė lart pėr ta goditur syrin e kaut, do tė thoja se ēdokush e di se ēka nevojitet: njė ligj kundėr emrave tė firmave (markave). Filloja punės Chirac. Le t’i ndalojmė simbolet e theksuara tė Kapitalit, pa kompromise.

    11. Ju lutem sqaroni diēka pėr mua. Ēka saktėsisht e karakterizon racionalitetin e Republikanėve dhe feministeve pėr atė se ēka duhet tė tregohet nga trupi nė vende tė ndryshme dhe nė kohėra tė ndryshme, dhe nė ēka nuk duhet? Me sa kuptoj unė, kėtyre ditėve, dhe jo vetėm nė shkollė, nuk tregohen as gjinjtė, as organet seksuale femėrore, e as organet mashkullore. A duhet qė tė mllefosem se kėto pjesė janė “tė tėrhequr nga vėshtrimi i tė tjerėve”? A duhet patjetėr tė respektoj bashkėshortėt, tė dashurit dhe vėllezėrit mė tė mėdhenj? Para pak kohe, madje edhe ditėve tė sotme nė fshatin tonė nė Sicili, si dhe gjithkund nė botė, tė vejat mbanin shami tė zeza, ēorape dhe veshje tjetėr tė zezė. Nuk duhet tė jesh e vejė e njė terroristi islamik pėr ta bėrė atė.

    12. I ēuditshėm ėshtė mllefi i rezervuar nga aq shumė gra feministe pėr disa vajza qė mbajnė hixhab. Ata e kanė lutur presidentin e mjerė Chirac, njė sovjetik nė 82 pėr qind, pėr t’i mposhtur ato nė emėr tė Ligjit. Ndėrkohė trupi i prostitutave femra gjendet gjithkund. Pornografia mė nėnēmuese shitet gjithkund. Kėshillat pėr shpalosje seksuale tė trupave gjenden nėpėr revistat pėr tė rinj ditė e natė.

    13. Njė sqarim i vetėm: njė vajzė duhet tė tregojė se ēka ka pėr tė shitur. Ajo duhet t’i tregojė tė mirat e saja. Ajo duhet tė iniciojė se nė tė ardhmen, qarkullimi i femrave tė varura nga modeli gjeneralizues, nuk ėshtė me kėmbim tė ndaluar. Shumė keq pėr baballarėt mjekrrosha dhe vėllezėrit mė tė mėdhenj! Rroftė tregu planetar! Modeli i gjeneralizuar ėshtė modeli i modės mė tė lartė.

    14. Merreshte falas se njė e drejtė jo e rėndėsishme e femrės ėshtė se ajo vetėm tė duhet tė zhvishet para personit tė zgjedhjes sė saj. Por jo. Ėshtė vitale tė sugjerohet zhveshja nė ēdo moment. Kushdo qė mbulon atė qė e vendos nė treg nuk ėshtė tregtar lojal.

    15. Ta argumentojmė kėtė, njė pikė shumė e ēuditshme: ligji ndaj hixhabit ėshtė njė ligj i pastėr kapitalist. Ai ligj urdhėron feminitetin tė shpaloset. Me fjalė tjera, ėshtė obliguese tė ketė trup tė femrės duke qarkulluar sipas paradigmės sė tregut. Pėr adoleshentet, dmth, qendrėn e paketuar e universit tė tėrė subjektiv, ligji ndalon ēdo kthim prapa.


    16. Virtualisht ēdokund haset se “velloja” ėshtė njė simbol i patolerueshėm i kontrollit ndaj seksualitetit femėror. Vėrtetė besoni se seksualiteti femėror nuk duhet tė kontrollohet nė shoqėrinė tonė kėtyre ditėve? Ky naivitet do ta bėnte edhe Foucaultin (fizikant francez) tė qeshė. Asnjėherė nuk i ėshtė dhėnė aq shumė kujdes seksualitetit femėror, aq shumė vėmendje detaleve, aq shumė kėshilla informative, aq shumė dallime ndėrmjet anėve tė mira tė saja dhe tė kėqijave. Kėnaqėsia ėshtė bėrė njė obligim i keq. Shpalosja universale e pjesėve tė supozuara kėnaqėse, ėshtė njė obligim mė rigjid se sa imperativi moral i Kantit.

    Nėrmjet tabloidėve tanė “Kėnaqu, me femrat” dhe gjysheve tona tė mėdha realizohet diktimi “Mos u kėnaq!”. Lacan qė moti themeloi izomorfizmin. Kontrolli komercial ėshtė mė konstant, mė i sigurtė, mė masiv se sa mund tė jetė ndonjė kontroll patriarkal. Qarkullimi i pėrgjithėsuar i prostitucionit ėshtė mė i shpejtė dhe mė i besueshėm se sa vijat e varfėra tė familjeve, kthesat e tė cilave mbanin publikun duke qeshur shekuj me radhė nga grekėt antikė deri te Molieri.

    17. Nėna dhe lavirja. Nė disa shtete, ligjet reaksionare miratohen nė favor tė nėnės dhe kundėr lavires. Nė disa shtete tjera, ligjet progresive miratohen nė favor tė lavires kundėr nėnės. Edhe mė tej ajo ėshtė njė alternativė ndėrmjet tė dyjave qė patjetėr duhet tė refuzohet.

    18. Megjithatė, jo vetėm sipas “as…e as…”, qė ka pėrgjegjėsi vetėm pėr bazė neutrale (dmth, nė qendėr, si nė rastin e Franēois Bayrou?) por edhe atė qė pranon tė kontestojė. “As nėna, e as lavirja”, kjo ėshtė mjaft patetike. Siē ėshtė “as lavire, e as e nėnshtruar”, qė thjeshtė ėshtė absurd: a nuk ėshtė njė “lavire” nė pėrgjithėsi e nėnshtruar, dhe atė jashtėzakonisht shumė? Nė tė kaluarėn nė Francė, ato quheshin “ “les respectueuses” (tė respektuarat). Tė nėnshtruarat publike, tė gjitha. Sa pėr tė “nėn” (shtruarat), ato ndoshta janė vetėm lavire private.

    19. Nuk ka tejkalim tė saj: mendime se armiku i kėtyre ditėve ėshtė prona, biznesi, gjėrat siē janė shpirtėrat, por jo besimi. Ajo qė duhet tė thuhet nė vend tė kėsaj ėshtė se besimi [politik] ėshtė ajo qė mungon mė sė shumti. ”Ngritja e fundamentalizmit fetar” nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē njė pasqyre qė kėnaqi perėndimorėt qė konsideronin efektet e frikshme tė shkatėrrimit tė mendjeve ndaj tė cilavė ata kishin pushtet. Dhe sidomos me shkatėrrimin e mendimit politik, qė perėndimorėt janė pėrpjekur ta organizojnė ēdokund, ose nėn pėrkrahjen e demokracive tė parėndėsishme ose me pėrkrahjen e kapshme tė parashutistėve humanitarė.

    Nėn kushte tė tilla, sekularizmi, qė pranon se ėshtė nė shėrbim tė formave tė ndryshme tė diturisė, nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveē njė sundimi akademik, sipas tė cilit pėr ta respektuar konkurencėn, stėrvitu sipas normave ”perėndimore” dhe bėhu armiqėsor ndaj ēdo besimi. Ky ėshtė njė sistem akademik pėr konsumatorėt e ftohtė, bizneset e buta, pronėsitė e lira dhe votuesit cinik.

    20. Njė person asnjėherė nuk mund tė kalojė nė kėnaqėsinė e mjaftueshme ndaj progresit feminist njėjės.

    Duke filluar me ēlirimin e femrės, ditėve tė sotme feminizmi pohon se “liria” e fituar ėshtė aq e obligueshme sa qė kėrkon vajzat (dhe asnjė djal!) tė largohen nga posedimi i faktit tė vetėm tė pjesėve tė tyre tė veshėmbathjes.

    21. I gjith zhargoni shoqėror rreth ”komuniteteve” dhe beteja sa metafizike aq e ashpėr pėr nxitjen e ”Republikės” kundėr ”komuniteteve”, e gjith ajo ėshtė njė pakuptimėsi absolute. Lejoni njerėzit tė jetojnė ashtu si duan, ose si munden, tė hanė atė qė janė mėsuar ta hanė, tė mbajnė fustana, hixhabe, mini-funde, ose kėpucė vallėzuese, nė ēdo kohė [...] tė fotografojnė njėri-tjetrin ose tė flasin me zhargonė pėrplot ngjyra. Kėto llojė tė ”ndryshimeve” nuk e kanė as zgjerimin mė tė vogėl univerzal. Ato as nuk pengojnė mendimin, e as nuk e inicojnė atė. Madje as nuk ka ndonjė shkak pėr t’i respektuar ose mosrespektuar ato. Ajo qė jetat e “tė tjerėve” janė pak mė tė ndryshme-si admirues sė teologjisė modeste dhe moralitetit zhvendosės janė mosdashės tė thuhen sipas Levinasit – ėshtė aq e dukshme si njė vėzhgim sa qė ėshtė pa domethėnie.

    22. Sa pėr faktin e kafshėve njerėzorė qė grupohen sė bashku sipas prejardhjes sė tyre, kjo ėshtė njė pasojė natyrore dhe e pashmangshme e asaj se ēfarė janė (shpesh) kushtet me tė cilat ballafaqohen emigrantėt kur arrijnė nė Francė.

    Vetėm kushėriri ose bashkė-fshatari mund t’ju pėrshėndet. Njė person duhet tė jetė vėrtetė i marrė pėr tė theksuar se kinezėt duhet tė shkojnė atje ku janė kinezėt.

    23. Problemi i vetėm rreth kėtyre “dallimeve kulturore” dhe “komuniteteve” sinqerisht nuk ėshtė vetėm ekzistenca e tyre shoqėrore, shprehitė, puna, familja ose shkolla. Ėshtė fakti qė emrat e tyre janė tė pashpresė kur ajo pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė e vėrteta, qoftė ajo e artit, shkencės, dashurisė, ose sidomos, politikės. Se jeta ime si njė kafshė njerėzore ėshtė e formuar me individualitet, ėshtė ligji i gjėrave. Se kategoritė e kėtij individualiteti pohojnė tė jenė univerzale, dhe kėshtu duke marrė pėrsipėr seriozitetin e Temės, qė ėshtė kur gjėrat rregullisht bėhen shkatėrruese. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė ndarja e predikateve. Mund tė bėj matematikė me veshje tė brendshme me ngjyrė tė verdhė, ose mund tė punoj si njė aktivist pėr politika qė rrjedhin nga “demokracitė” elektorale. Teorema nuk ėshtė mė e aq verdhė sa ėshtė sllogani nėn tė cilin ne mblidhemi. E as qė pėr atė ēėshtje sllogani pėrbėhet nga mungesa e bistekave.

    24. Thuhet se shkollimi ėshtė rrezikshėm i kėrcėnuar nga hixhabet e disa vajzave. Kjo ndjenjė hedh dyshim ndaj besimit se e vėrteta ka tė bėjė me ēdo gjė qė ėshtė duke u luajtur atje. Nė vend tė kėsaj, hasim opinione themelore dhe konservative. A nuk ishin politikanėt dhe intelektualėt qė deklaruan se shkollimi ekziston sė pari vetėm pėr “t’i stėrvitur qytetarėt”? Ēfarė programi i errėt. Nė kohėrat tona, “qytetari” ėshtė njė i ndijshėm i idhėt qė nga sistemi politik merr ēdo paraqitje nga e cila e vėrteta ėshtė thjesht e pėrjashtuar.

    25. A nuk duhet tė jemi tė preokupuar edhe nė vende tė larta dhe tė ulėta se numri i vajzave me prejardhje algjeriane, marokane dhe tuniziane, me paraqitjet e tyre, dhe tė pėrcaktuara pėr punė, pėrbėn njė numėr tė disa kinezėve, tė cilėt nuk janė mė pak tė ngjitur nė univerzin familjar, klasė e rrezikshme e trurit? Ditėve tė sotme ėshtė e nevojshme shumė (vetė) rrefuzim pėr ta bėrė atė. Dhe shumė lehtė mund tė del se Chirac, Ligji i Sovjetikėve, tė pėrfundojė zhurmshėm duke pėrjashtuar nxėnės tė shkėlqyeshėm.

    26. “Kėnaqje pa barriera”. Kjo moto e ēoroditur nga viti 1968 asnjėherė nuk e nisi motorin e diturisė me njė shpejtėsi tė madhe. Njė dozė e konsiderusehme e ashpėrsisė vullnetare, shkaku mė i thellė pėr tė cilėn ka qenė e njohur qė nga koha e Freudit, nuk ėshtė e jashtme pėr tokėn e mėsimit.

    Nga ajo, sė paku disa fragmente tė sė vėrtetės efektive janė paraqitur. Aq shumė sa qė shamia e kokės mund tė del se ėshtė e dobishme. Kur patriotizmi, alkooli i fuqishėm i papėrvojės, nė tėrėsi ėshtė duke munguar, ēdo lloj i deajizmit, madje edhe lloji i lirė, ėshtė i mirėseardhur-sė paku pėr ata qė supozojnė se objekti i shkollimit ka tė bėjė pak me “trajnimin” e qytetarėve konsumatorė.

    27. Nė tė vėrtetėn e faktit, Ligji i Shamisė shpreh njė gjė, dhe vetėm njė gjė: frikėn. Perėndimorėt nė pėrgjithėsi, francezėt nė veēanti, janė duke u dridhur, shumė tė frikėsuar. Ēka shohin ata pėr t’u frikėsuar? Barbarė, si ēdoherė. Ata nga brenda, dmth “paralagjėsit e rinj” ata pa, dmth “terroristė islamikė”. Pse sta janė tė frikėsuar? Pėr shkak se ata janė fajtorė, por pohojnė se janė tė pafajshėm. Ata janė fajtorė pėr shkak tė refuzimit dhe pėrpjekjes pėr tė shkatėrruar – prej viteve tė ’80-ta – ēdo lloj tė politikės emancipuese, ēdo formė revolucionare tė Arsyes, dhe ēdo pohim tė vėrtetė tė ndonjė sendi tjetėr. Fajtorė pėr pushtimin e privilegjeve tė tyre mizore. Fajtorė qė janė fėmijė tė mėdhenj duke luajtur me lojėrat e tyre tė ndryshme. Po, vėrtetė, “nė njė fėmijėri tė gjatė, ata janė detyruar tė plaken”. Pėr kėtė shkak ata frikėsohen nga ēdo gjė qė ėshtė mė pak plak se ata. Njė grua plakė e palėvizshme, pėr shembull.

    28. Por sidomos, perėndimorėt nė pėrgjithėsi dhe francezėt nė veēanti, kanė frikė nga vdekja. Ata mė nuk kanė mundėsi tė imagjinojnė se si njė Ide mund tė jetė njė gjė pėr tė cilėn ia vlen tė rrezikohet. “Vdekje zero” ėshtė dėshira e tyre mė e rėndėsishme. Ata shohin miliona njerėz nėpėr botė, tė cilėt, pėr ata, nuk ka arsye tė ekzistojė frika pėr vdekjen. Dhe ndėrmjet tyre, shumica vdesin nė emėr tė Idesė gati ēdo ditė. Pėr tė “civilizuarin” ky ėshtė burimi i sensit mė intim tė terrorit.

    30. Por them se ky ēmim i tmerrshėm sė pari ėshtė i paguar nga shkatėrrimi i hollėsishėm i tė gjitha formave tė racionalitetit politik nga dominuesit e Perėndimit. Ky veprim ka ardhur vetėm nėpėrmjet shumicės sė involvimit intelektual dhe popullor, sidomos nė Francė. Dėshirove tė likuidosh ashpėr Idenė e revolucionit sa mė thellė nga memoria e tij? Dėshirove tė ērrėnjosish gjith pėrdorimin, madje edhe atė alegorik, tė fjalės “punėtor”? Mos u anko pėr rezultatet. Shtrėngoi dhėmbėt dhe vraje tė varfėrin. Ose le ta vrasin atė shokėt e tu amerikanė.

    31. I kemi luftėrat qė i meritojmė. Nė kėtė botė qė ėshtė nėn anestezion tė frikės, gagsterėt e mėdhenj pa mėshirė bombardojnė shtetet tė dobėsuar nga gjaku. Gagsterėt e mesėm ushtrojnė vrasjet e atyre qė i shqetėsojnė ata. Vėrtetė janė kriminelėt e vegjėl qė miratojnė ligje kundėr hixhabit.

    32. Ata do tė thonė se ėshtė mė pak serioze. Pėr tė qenė tė sigurtė: ajo ėshtė mė pak serioze. Para Tribunalit tė fundit tė Historisė, ne do tė marrim (fitojmė) rrethana tė arsyeshme: “Si njė specialist i modelimit tė flokėve, ai luajti vetėm njė rol tė vogėl nė skandal”.

    Alain Badiou


    Le Monde, 22 shkurt, 2004

    Alain Badiou ėshtė njė nga filozofėt udhėheqės francez dhe kryeson Departamentin Filozofik tė normales Ecole nė Paris. Sferat e tij tė hulumtimit filozofik pėrfshijnė matematikėn, estetikėn, mendim politik dhe teori psikoanalitike.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e lindjes se komuniteteve fetare kombėtare
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 18-01-2015, 12:32
  2. Pėrgjigje: 1385
    Postimi i Fundit: 07-10-2011, 09:52
  3. Berisha dhe ligji per komunitetet fetare
    Nga white-knight nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 11:45
  4. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •