Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Gjykata: Djali i Gramoz Ruçit, i pafajshëm

    ''Djali i Gramoz Ruçit qëlloi mbi Artur Cekajn, pasi ky i fundit pas daljes nga pub-i po urinonte pranw makinës së Ledio Ruçit. Ekspertiza e gëzhojave të gjetura në vendëngjarje tregoi se ata kanë dalë nga e njejta pistoletë. Prokuroria nuk fillon hetimet. “ Të lëmë të qetësohet situata”, ka qenë përgjigjia e tyre.

    Burime konfidenciale praën Ministrisë së Rendit treguan të plotë se si ka ndodhur ngjarja. Të dy palët kanë qenë në pub Kahlua duke u dëfryer. Pasi kanë pirë shumë birra rreth orës 03:00 Artur Ceka ka dalë jashtë nga pub-i për tu çliruar. Artur Ceka është afruar praën makinës së djalit të Gramoz Ruçit dhe ka urinuar pas makinës. Ledio Ruçi ka parë se çfarë po ndodhte tek gomat e makinës dhe ka nxxjerrë menjëherë pistoletën. Është afruar tek Artur Ceka dhe ka qëlluar dy herë mbi të. Ceka ka rënë i shtrirë në tokë me dy plumba në trup. Ledio Ruçi pasi ka kryer krimin është future sërish në pub duke u krekosur për veprimin që kishte bërë. Shokët e këtij të fundit kanë parë se çfarë ka ndodhur dhe kanë shkuar menjëherë t’i japin ndihmë shokut të tyre. E kanë marrë dhe e kanë futur me një makinë. Makina është nisur për në spitalin ushtarak, ndërsa shokët e tij janë kthyer sërish pas. Ata janë future në pub dhe e kanë kapur Ledio Ruçin. I kanë marrë armën me të cilën kishte qëlluar mbi Artur Cekën dhe e kanë shkrehur dy herë mbi të. Ata e kanë lënë për të vdekur dhe janë larguar. Më pas është dërguar në spitalin ushtarak ku i është bërë edhe ndërhyrja kirurgjikale, e cila i ka shpëtuar jetën.'' ....
    marre nga gazeta ''Tema''.

    Vertetesia e ngjarjes se mesiperme vertetohet nga ekspertiza qe i eshte bere plumbave mbi 2 te plagosurit.
    Rezultojne qe kane dale nga e njejta pistolete.
    Djali nga Mamurrasi eshte kercenuar ne spital dhe deklaron sot qe nuk ka pare kush e ka qelluar.
    SHTETI nuk veproi ! Padrino-Ruci kujton se e hodhi lumin!
    Mos te habitemi qe nje dite per kete mosveprim te shtetit
    te shofim hakmarrjen .
    Djali i Rucit sot hapi nje hasmeri.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Veten e tyre hengershin dhe u djegshin me gjith fare e fis......Ngrihuni trima dhe shkuleni pushtetin komunisto hajdut ose humbeni dhe vete me gjithe shqiperine....PD dhe PS duhet zhdukur...
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  3. #3
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Po ca mund te presesh nga ca langaraqe qe kohen me te madhe e kalojne neper pabe te pire si plehra. Te dy jane dy morra qe i gjen shpesh si personazhe ne rinine e sotme. E kam fjalen ne pergjithesi. Si keta ka plote plehra te tjere qe jane dhe kalama nga trute, qe heret a vone do perfundojne keshtu. Cfare mund te presesh nga disa trupeshk qe krenosen duke pire dhe duke ndejtur me femra neper pabe. Kete e ben alkoli, mos u habisni.
    HOLLAND...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Se kishin vrare ledio dreqin....Si ore kete djem pushtetaresh te kapardisen me land rovera dhe femrat me te bukura te vendit...dhe populli vuan ne mjerim....Shqiptaret s`kan gjak por uje..se po te kishin do kishin ndryshuar gjerat... e as Nano e as Berisha nuk do vidhnin dot...as Janullatos s`do kishte...Y t`ju vije turp atyre qe e quajne veten cuba se langaraq rrugesh jane...edhe atyre cop intelektualesh qe krekosen si profesoret e akademise se pordhes...S`keni seder ju atje...dhe pastaj kerkoni diasporen t`ju ndihmoje...Le ti`a mbaj alfred moisiut te vije ne michigan....Tani hajdutet me kapitalet qe kane duan te ngrejn shtetin ligjor sipas disenjos se tyre qe askush mos tu kerkoje llogari...U shufte kjo fare e mos ti mbetet nam....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  5. #5
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    I njeti lajm i botuar ne media te ndryshme.

    Prokuroria nis hetimet për plagosjen e dy të rinjve në Tiranë
    3 Shkurt 2004

    Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për të zbardhur të vërtetën e plagosjes së dy të rinjve në Tiranë, Ledio Ruçit [djali i deputetit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi] dhe shokut të tij, Artur Ceka. Burime zyrtare nga prokuroria e Tiranës bënë të ditur të Martën se, kanë mbërritur materialet e para hetimore
    rreth kësaj ngjarjeje, por ende nuk është prerë ndonjë fletë arresti.
    Burimet shtojnë me tej se, Ledio Ruçi, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nuk është marrë ende në pyetje në lidhje me ngjarjen, por kjo gjë do të bëhet sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. Dy të rinjtë, Ruçi dhe Ceka, u plagosën në orët e para të së dielës [1 Shkurt], përpara një lokali nate në kryeqytet, në zonën e ish-Bllokut. Bëhet e ditur se autorë të kësaj ngjarjeje kanë qenë tre persona, ku njëri është arrestuar [emri i të cilit nuk bëhet i ditur], ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim

    Marre nga 24-ore online

    Ledio Ruci shoqerohej me Zjamina Vasjarin, mesnaten e se dieles ne PUB "Kahlua" tek Blloku ne Tirane, kur 3 djem me origjine nga Mamurrasi e Laci e kane ngacmuar ate. I riu eshte rikthyer ne vendin e ngjarjes, pasi ka shoqeruar bukuroshen 18 vjecare te reklamave dhe spektakleve televizive, ne shtepi

    Ledio Ruci djali 19 vjecar i Sekretarit te Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci pasi ka parkuar furistraden e tij tip "Land Rover", diku prane kulles se "Vodafone" ne zemer te zones se ish Bllokut, ne qender te Tiranes, sebashku me nje vajze simpatike eshte drejtuar per ne PUB "Kahlua". I riu qe pas mbarimit te shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per anglisht, studion per t'u bere jurist ne nje nga fakultetet private te Tiranes, eshte pare edhe here te tjera ne shoqerine e saj po ne ate zone, mjaft e frekuentuar nga te rinjte e elites. Pasi nje vajze 18 vjecare, bjonde, e shpallur "Miss Shqiperia 2002", drejtuese spektaklesh televizive ne ekranet kombetare, personazh i kalendareve dhe spoteve publicitare, eshte veshtire qe te mos bie ne sy.

    Sherri

    Ndoshta ky ka qene shkaku qe pasi Ruci e Vasjari kane zene vend ne PUB, bukuroshja duket se ka terhequr menjehere vemendjen e nje grupi te rinjsh, qe ndodheshin ne nje tavoline me tutje. Sipas burimeve te policise, ata ishin Artur Ceka, Kastriot Fufi dhe nje a 2 persona te tjere, me origjine nga Mamurrasi e Laci. Sipas hetimeve paraprake, kurioziteti per vajzen e spektakleve, e perzier ndoshta edhe me atmosferen aty, muziken, alkoolin e ndoshta edhe me faktin se ajo shoqerohej vetem me nje 19 vjecar, duket se i ka "trimeruar" djemte. Te cilet, sic rezultoi me pas, ishin edhe te armatosur dhe me para, per shkak te dyshimeve se ndonjeri prej tyre mund te meret me trafik.

    Aresye te mjaftueshme te gjitha keto ne Shqiperi, qe pas shikimeve epshore, dalengadale ngacmimet te shoqerohen edhe me xhestikulacione dhe batuta. Por, nje situate e tille, per djalin e njerit prej njerezve te fuqishem te vendit, duket se ka qene e padurueshme. Ndaj, pasi ka paguar, policia thote se ai eshte larguar nga lokali sebashku me Vasjarin, te cilen e ka percjelle drejt shtepise. Per t'u rikthyer menjehere prane PUB "Kahlua", ne pritje te daljes se gjahut. Ka qene ora rreth 03. 00- 03. 30, duke u zbardhur dita e diele. Ne momentin qe ish fqinjet e bezdisshem po dilnin nga lokali, sipas policise Ruci ka qelluar mbi ta, duke plagosur ne kofshe me nje plum qe i ka prekur te dyja kembet, Artur Ceken. Nderkohe qe edhe ata jane kunderpergjigjur, duke e goditur me 2 plumba, nje ne bark e nje tjeter ne krah Rucin. Per ta mesuar ndoshta vetem pas pak oresh, kur lajmi beri buje ne media, se per misin qe e kishin pare ne televizor, te rinjte me origjine nga Mamurrasi e Laci ishin perplasur me djalin e Gramoz Rucit.

    Marre nga gazeta "Korrieri"

    Hec e besohu gazetave po deshe. E njejta ngjarje e treguar ne tre versione. Une per vete i besoj ketij lajmit te fundit, se ketij te Rucajve i duket vetja i forte. Po do t'i vije ndonje dite andej nga s'e pret.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e S`ka Lezet
    Anëtarësuar
    29-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    129
    Postuar më parë nga Jonian

    Ja ku del qe dhe media ka "biaset" e veta....E kam thene me perpara qe qeveria e kuqe dhe berishat do te behen viktime e fares qe mbollen....Diaspora nuk do ta diskreditoj...por asaj si dihet se me mire te bejme nje lufte me sakrifica sesa te pelqejm statusquone qe premton nacionalizem te rreme....Qe te fitosh dicka duhet rrezikuar....Testi i pare eshte qendrimi i qeverise amerikane....qofte edhe nje kongresman ose senator ose grupe te fuqishme qe mund tu fitosh simpatine....Prandaj burra duhet te dime se kush eshte e do te mbush skenen politike qe do zbrazet nga keto mikrobet....Kjo na mungon..se zjarrin jua prokurojme ne....
    Money talks..abuse walks...

    General Trial of Tears HVO/OKH

  7. #7
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Jo vetem djalit te Gramoz Rucit , por gjithe femijeve te pushtetareve apo edhe badigardeve te tyre i ka hyre vetja ne qef.
    Ju kujtoj trimerite e djemve te Arta Dades dhe te Spartak Brahos! Por te gjitha dosjet e hapura mbyllen menjehere dhe krimineli largohet ne drejtim te paditur.
    Djali i kontrabandistit Ruci , sa te sherohet do marri mjekimin ne shtepi - thoshte nje gazete !!!! PO mire a nuk denohesh deri ne 6 vjet burg per armembajtje pa leje ? E jo me per tentative vrasje !!! Kur lexon qe ka ''jetime '' qe denohen per vjedhje celularesh nga 4-5 vjet , te vjen te qeshesh !
    Apo kur ndonje hallexhi nuk ka pasaporte me vete , te kap ''policia e shtetit'' dhe te mban 1 nat ne biruc derisa te verifikohesh !!
    Nuk dime ca te bejme te qeshim apo te qajme me keto qe ndodhin ne shqiperi...
    p.s nese eshte e vertete qe jane zene me Fufet e Mamurrasit , keq e ka muhabetin ''trimi'' i Rucit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 03-02-2004 më 20:51
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  8. #8
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    E verteta nese eshte kunder djalit te kapedan Gramozit pa problem do manipulohet.
    Ata qe qeverisin jane te zote te bardhen ta bejne te zeze ,dhe te zezen te bardhe.
    Lum si ne per trimat qe krenohen me gradat e babait,dhe qendrojne me kobure ne brez si Boletini i madh qe moti.
    E shpresojme ne do behet Shqiperia!
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    HALLALL JA BOFT ZOTI ! Se nuk ka rendesi djali i kujt eshte ka rendesi qe ishte nje nje pub , per qejf te te vet , me te dashuren e tij, duke harxhu paret e veta, dhe dalin ca katunare dhe i bien ne qafe ! U tregua trim se i doli per zot femres qe kishte ne krah qe neser mund te jete nusja e tij , prandaj ju shoke demokrate qe besoj se keni vite pa e pare Shqiperine , vereni njehere veten ne poziten e atij para se te flisni ( kuptohet kjo varet edhe nga karakteri ).

  10. #10
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    O XimiD ! Nuk po analizon njeri beri mire apo beri keq !
    Secili e gjykon sipas kokes se vet perdorimin e armeve!
    Ne po themi qe qellon djali i deputetit me pistolete per te vrare nje person dhe policia akoma nuk ka marre ne pyetje djalin e zotit ruci..... Policise i ka humbur pistoleta e sekuestruar ne momentet e krimit ...Vete ministri i Rendit takon djalin e Rucit dhe i uron sherim te shpejte...
    Ky eshte shembulli qe duhet te trasmetoje deputeti dhe familja e tij ? Po te ngacmoi njeri te dashuren , merr koburen dhe zbrazja ? Ti edhe une edhe nje fishek te na gjej policia ne xhep , do ti hash nja 2 vjet burg ose duhet te shkundesh gjithe leket e emigracionit per te dale ...
    Beri mire apo keq qe qelloi ne nuk e dime ! Se pala qe ka pesuar goditjen jane shume te fuqishem ne itali edhe pse jane ''fshatare '' nga mamurrasi ...
    nejse secili i del per zot vetes...
    shqiperine une e njoh shume mire , e po te keshilloj o mik qe ruaju nga badigardet e cunat e deputeteve se jane ata qe e ndiejne veten me te fortet ne shqiperi ...jane ata qe te ngacmojne kur je i shoqeruar me nje shoqe...
    Fshatarit i tregon vendin , por KETYRE ca do ti besh ,,,ata jane vet shteti...
    Ndryshuar për herë të fundit nga inter_forever : 04-02-2004 më 23:23
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal -Tirone , vajtje-ardhje, moszgjedhje
    Postime
    181
    O Mik !
    Prapo po them qe nqs ka qene te pakten ashtu si e dime qe i kane ngacmuar te dashuren po te them qe pushka top ju befte atij, cunit Sales , ty apo mua ne nje rast te tille ! Se ne Shqiperi sa me urte te rrish ne raste te tilla dhe sa me tolerant qe te jesh aq me teper rrot **** te marrin te tjeret , prandaj po them qe si une ,ti apo kushdo ka te rejten e tij te shkoje nu pub , ishoqeruar , te mbaje makine etj mjaft qe mos i bie ne qafe te tjereve.

    Vjet ne Kanada djali i Zhan Kretienit (kryeminister i Kanadase i asaj kohe ) ishte ne procec gjygjesor per perdhunim gje e cila te jatin e tij nuk e pengoi aspak te vazxzhdonte i qete karrieren politike deri dy muaj me pare.

  12. #12
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    XimiD !
    Ke te drejte ne shume gjera qe thua . Po te rrish urte te hipin ne qafe , ashtu eshte ne shqiperi .Kjo ndodh se nuk ka shtet.
    Ku eshte problemi qe po ngreme ne !
    Te jap nje shembull dhe une ...djali i Kryeministrit Blair u kap nga policia ne Angli ne gjendje te dehur ,,,ishte minoren e nuk i lejohej te pinte , me duket..
    Blair urdheroi policine qe sipas ligjit te mbahej nje dite ne burg !!!
    Ky eshte shembulli qe duhet te japi deputeti apo ministri edhe ne shqiperi , e jo te lere cunin te bredhe me pistolete ne brez ...e me pas te mundohet te mbylle dosjet e te zhduke provat...
    Ndaj te thashe qe halli na bie mua e ty qe do jemi te detyruar te perdorim gjithcka per tu mbrojtur...por jo familjes RUCI qe nuk i mbarojne badigardet kurre..
    Po te kishte me te vertet nje problem cuni i tij , nje zile telefoni dhe kishe 10 fugona policie jashte diskos ,,,i kishin ngrit me gjith lecka lacianet , or mik...
    Por ai ka dash ti ngjaj babait , e kujton veten trim e zot te shqiperise , ka dash te shes p**dh, te tregoj qe eshte i forte ...
    pershendetje...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  13. #13
    Vallaj me thon te drejten i kom lexu me vemendje keto argumentat ...ene per menimin tim Ximi ka te drejt ne i far menyre..sepse ne Tiron sidomos kjo o shum e theksume plako s'guxo robi me dal me i femer ose me shku i shoqerum ne pub nuk ka civilizim fare nuk e di Inter_Forever te jesh ti me te dashuren ene ta ngacmoj nanjoni ne pub si do reagosh..kushedi si kan qen rrethanat ene me siguri ja kan bo borxh se tjetri ste gju me plum kot.
    Pastaj per ato gjonat e tjera ke te drejt qe thu se duhet ta merrnin ne pytje etc..ajo gjo s'duhet te ndodhi duhet te trajtohet si gjith te tjeret..ama nuk i folet femres kur o shoqerume.

    Respekt.

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ledio Ruçi është person nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së dielës në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të organit të akuzës, sipas të cilave, i plagosuri tjetër, Artur Ceka, është përjashtuar nga hetimi i akuzës.

    LAJMI

    TIRANE

    Policia, mesa duket, po arshivon një tjetër ngjarje të pazbardhur të ndodhur në qendër të kryeqytetit. Ndonëse versioni i ngjarjes dihet nga shumë persona në mënyra të ndryshme, organet kompetente ende nuk kanë arritur të vendosin pikat mbi "i". Prokuroria zyrtarisht vazhdon të jetë ende e paqartë në zbardhjen e ngjarjes së 1 shkurtit në zonën e ish-bllokut ku u plagosën Ledio Ruçi (djali i deputetit të PS-së Gramoz Ruçi) dhe Artur Ceka. Pesë ditë pas kësaj ngjarjeje ende nuk dihen motivet e sakta si dhe personat e dyshuar si autorë të saj. Ndërkohë, vetëm dje Prokuroria e Tiranës ka deklaruar zyrtarisht personat të cilët janë vënën nën hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të mbuluar me mister. Burime zyrtare pranë organit të akuzës janë shprehur dje për Gazetën se Ledio Ruçi është person nën hetim nga prokuroria. Ndaj tij hetuesit nuk kanë ngritur ndonjë akuzë konkrete dhe ende nuk dihet pozicioni i tij në këtë ngjarje. Këto përfundime nuk kanë ndryshuar edhe pas marrjes në pyetje të Ledio Ruçit, i cili nuk ka dhënë asnjë detaj që të ndihmojë organin e akuzës në zbardhjen e ngjarjes. Deklarata të paqarta, përshkrime jo të plota dhe gjëra të përgjithshme ka qenë dëshmia e Ruçit para hetuesve. Ndërkohë personi tjetër i plagosur në të njëjtën ngjarje Artur Ceka, mësohet se është lënë jashtë hetimeve të prokurorisë. Sipas kësaj të fundit. Ceka është thjesht një person i dëmtuar dhe nuk rezulton të jetë i implikuar në shkëmbimin e zjarrit.

    Ekspertët: Gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë

    Plumbat të cilat kanë plagosur Ledio Ruçin dhe Artur Cekën kanë dalë nga e njëjta armë". Kjo ka qenë përgjigjja e ekspertëve balistikë të Laboratorit Kriminalistik në Ministrinë e Rendit Publik. Këqyrja dhe vëzhgimi në laborator i gëzhojave të gjetura në vendngjarje ka rezultuar se në këtë ngjarje është përdorur një armë e vetme. Një përgjigje e tillë i ka kaluar edhe Prokurorisë së Tiranës, e cila, nga ana e saj, ka nisur hetimet. Ky fakt të lë të dyshosh se ka qenë personi që ka patur armën me vete ai që ka hapur zjarr i pari, ndërkohë që pala e dëmtuar mund t'ia ketë marrë më pas armën duke qëlluar në drejtim të tij. Pas shkëmbimit të zjarrit, arma është marrë nga personat që janë larguar nga vendngjarja dhe që dyshohet të jenë dy.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    bij çobanesh neve jemi..

    Ja si e punësoi Gramoz Ruçi të birin në Kuvend

    Ledio Ruçi është punësuar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit në vitin 2001 dhe gjatë kësaj kohe, ai është përfshirë në disa incidente me armë

    TIRANË - Djali i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, është punësuar në Kuvend si shofer i babait të tij. Gramoz Ruçi, duke shfrytëzuar pushtetin dhe postet e larta që ka në PS, i cili njëkohësisht është dhe kryetar i Grupit parlamentar të PS, punësoi djalin e tij në Kuvend. Përveç rrogës së majme, pinjolli Ruçi mbante edhe një pistoletë me leje, të cilën në shumë raste e ka përdorur atë për të plagosur dhe kërcënuar njerëz. Edhe pse në moshë fare të vogël, Ledio Ruçi ishte në gjimnaz kur u punësua në Kuvendin e Shqipërisë. Djali i sekretarit të Përgjithshëm të PS është punësuar në një punë shtetërore falë ndërhyrjeve të të atit. Firma për punësimin e pinjollit Ruçi është lëshuar nga kryetari i Parlamentit, Namik Dokle, por ai vazhdon të marrë rrogën edhe pas largimit të Dokles, vendin e të cilit e zuri Servet Pëllumbi.

    Burime nga Kryesia e Kuvendit bëjnë të ditur se Ledio Ruçi nuk është paraqitur asnjë ditë në punë, përjashto ditët kur firmoste në bordero për të marrë rrogën, sepse kryetari i Grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, e drejtonte vetë makinën e tij luksoze. Ndonëse me ligj, të gjithë punonjësit që punësohen në Kuvend duhet të jenë mbi moshën 24 vjeç dhe të kenë mbaruar një shkollë, pinjolli Ruçi është punësuar në moshën 18-vjeçare për shkak të shfrytëzimit të postit të të atit. Ledio Ruçi, është punësuar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit në vitin 2001 dhe gjatë kësaj kohe ai është përfshirë në disa incidente me armën, të cilën e kishte me leje nga Kuvendi.

    Në korrik të vitit 2002, Ledio Ruçi, plagosi me armën që mbante me leje nga Kuvendi pronarin e një lokali në Sarandë dhe dy qytetarë të tjerë të pafajshëm. Pinjolli Ruçi me dy shokë të tij u përfshinë në një sherr në lokal dhe lanë të plagosur rëndë tre qytetarë. Pas ngjarjes së rëndë, Ruçi u largua qetësisht bashkë me dy shokët e tij. Ai jo vetëm që nuk u ndalua nga forcat e policisë për plagosjen e tre shtetasve me armë, por u muar në mbrojtje nga policia. Prokuroria nuk nisi asnjë hetim ndaj tij për shkak të pushtetit që kishte Gramoz Ruçi.

    Në vitin 2003 pinjolli Ruçi përsërit skandalin, duke plagosur me armë dy të rinj në Pub "Kahlua" në qendër të Tiranës, pas një sherri për të dashurën e tij. Ai u ndalua nga policia, por pas ndërhyrjes së Gramozit u la për t'u ndjekur në gjendje të lirë. Më datën 1 tetor nis seanca e parë gjyqësore ndaj pinjollit Ruçi, por Prokuroria e Tiranës kishte ndryshuar akuzat ndaj tij. 20-vjeçari Ruçi është akuzuar nga Prokuroria për "armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje e rëndë", por për çudi dosja në Gjykatë ka mbërritur e manipuluar. Prokuroria e Tiranës, pas ndërhyrjeve nga lart e ndryshoi akuzën nga "plagosje e rëndë" në "plagosje të lehtë" për të mos u dënuar me burg, por vetëm me kohën e paraburgimit.

    Precedenti

    Pinjolli Ruçi kërkon mbylljen e çështjes

    Në seancën gjyqësore që nisi më datën 1 tetor në Gjykatën e Tiranës, djali i sekretarit të Përgjithshëm të PS, jo vetëm që nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurori, por i ka kërkuar trupit gjykues që të mbyllë menjëherë çështjen. I pandehuri Ruçi, prepotent dhe arrogant, i është drejtuar trupit gjykues me fjalët: "Kërkoj urgjentisht pafajësi. Unë nuk kam qëlluar asnjeri me armë". Duke patur sigurinë që i jep pushteti i të atit, pinjolli Ruçi është shprehur me nota të ashpra se meritonte pafajësinë dhe jo të ndiqej penalisht. Ruçi ishte akuzuar nga Prokuroria për "armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje të rëndë", por për çudi, dosja në gjykatë ka mbërritur me akuzën "për plagosje të lehtë". Dosja është manipuluar pas ndërhyrjeve nga lart. Duke patur mbështetjen e të atit, Ledio Ruçi, ka ushtruar presion tek trupi gjykues, duke paralajmëruar një proces të mbyllur në favor të tij.

    Ledio Ruçi nuk është i vetmi nga pinjollët e pushtetarëve socialistë që përdorin mbiemrin për të kryer lloj-lloj krimesh dhe pisllëqesh. Njëri nga rastet që përbën një skandal të vërtetë është ai i nipit të ministrit Toska, i cili merrej me trafik droge. Erion Toska, u ndalua nga policia për trafik droge, por më pas u lirua nga Gjykata e Tiranës pas ndërhyrjeve. Edhe dy djemtë e deputetes së PS, ish-ministres së Jashtme, kanë plagosur dy qytetarë me armë pas një sherri për parakalim me makinën, por ndaj tyre nuk nisi asnjë procedim penal

    ----
    marre nga Rd

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    Missi qe u be ''sebepi i sherrit''

    Ledio Ruci shoqerohej me Zjamina Vasjarin, mesnaten e se dieles ne PUB "Kahlua" tek Blloku ne Tirane, kur 3 djem me origjine nga Mamurrasi e Laci e kane ngacmuar ate. I riu eshte rikthyer ne vendin e ngjarjes, pasi ka shoqeruar bukuroshen 18 vjecare te reklamave dhe spektakleve televizive, ne shtepi....

    Ledio Ruci djali 19 vjecar i Sekretarit te Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci pasi ka parkuar furistraden e tij tip "Land Rover", diku prane kulles se "Vodafone" ne zemer te zones se ish Bllokut, ne qender te Tiranes, sebashku me nje vajze simpatike eshte drejtuar per ne PUB "Kahlua". I riu qe pas mbarimit te shkolles se mesme te gjuheve te huaja, per anglisht, studion per t'u bere jurist ne nje nga fakultetet private te Tiranes, eshte pare edhe here te tjera ne shoqerine e saj po ne ate zone, mjaft e frekuentuar nga te rinjte e elites. Pasi nje vajze 18 vjecare, bjonde, e shpallur "Miss Shqiperia 2002", drejtuese spektaklesh televizive ne ekranet kombetare, personazh i kalendareve dhe spoteve publicitare, eshte veshtire qe te mos bie ne sy.

    Sherri

    Ndoshta ky ka qene shkaku qe pasi Ruci e Vasjari kane zene vend ne PUB, bukuroshja duket se ka terhequr menjehere vemendjen e nje grupi te rinjsh, qe ndodheshin ne nje tavoline me tutje. Sipas burimeve te policise, ata ishin Artur Ceka, Kastriot Fufi dhe nje a 2 persona te tjere, me origjine nga Mamurrasi e Laci. Sipas hetimeve paraprake, kurioziteti per vajzen e spektakleve, e perzier ndoshta edhe me atmosferen aty, muziken, alkoolin e ndoshta edhe me faktin se ajo shoqerohej vetem me nje 19 vjecar, duket se i ka "trimeruar" djemte. Te cilet, sic rezultoi me pas, ishin edhe te armatosur dhe me para, per shkak te dyshimeve se ndonjeri prej tyre mund te meret me trafik.

    Aresye te mjaftueshme te gjitha keto ne Shqiperi, qe pas shikimeve epshore, dalengadale ngacmimet te shoqerohen edhe me xhestikulacione dhe batuta. Por, nje situate e tille, per djalin e njerit prej njerezve te fuqishem te vendit, duket se ka qene e padurueshme. Ndaj, pasi ka paguar, policia thote se ai eshte larguar nga lokali sebashku me Vasjarin, te cilen e ka percjelle drejt shtepise. Per t'u rikthyer menjehere prane PUB "Kahlua", ne pritje te daljes se gjahut. Ka qene ora rreth 03. 00- 03. 30, duke u zbardhur dita e diele. Ne momentin qe ish fqinjet e bezdisshem po dilnin nga lokali, sipas policise Ruci ka qelluar mbi ta, duke plagosur ne kofshe me nje plum qe i ka prekur te dyja kembet, Artur Ceken. Nderkohe qe edhe ata jane kunderpergjigjur, duke e goditur me 2 plumba, nje ne bark e nje tjeter ne krah Rucin. Per ta mesuar ndoshta vetem pas pak oresh, kur lajmi beri buje ne media, se per misin qe e kishin pare ne televizor, te rinjte me origjine nga Mamurrasi e Laci ishin perplasur me djalin e Gramoz Rucit.

    PASAPORTA

    Emri: Zajmina

    Mbiemri: Vasjari
    Ditelindja: 17. 06. 1986
    Vendlindja: Durres
    Gjatesia: 1.70
    Ngjyra e syve: te zinj
    Floket: Bjonde (jo natyrale)
    Arsimi: Vazhdon vitin e trete, Shkolla e Mesme "Petro Nini Luarasi", Tirane
    Cmimet e bukurise: "Miss Shqiperia 2002", me 16 qershor 2002, ne qytetin antik te Apollonise, Fier
    Angazhimi artistik: Ka prezantuar spektaklin "Netet e Klipit Shqiptar", ka te regjistruar nje kenge, duet. Ka marre pjese ne disa spote publicitare, ku spikat ai per prezantimin e vajit "Fiol"

    Dërguar te Wednesday,

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Mire ja ka bo atyre katnareve, vijn ka Laci ene bojn si trima ne mes te Tirones. Nalu beg se ka hendek.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e dijsha se ti "tironci" do ishe qen terbaci.. ardh gjyshi kapterr ne rrap trishit..

    ma afer eshte Laci me Tiranen se progonati i kur-veleshit or kelish fuksi..

    Laciani vjen me hap kanale e me nxjerr buken e gojes ne Tiran e gramozi ka ardh pre p sames vec me shti njerz neper biruca..e me i hedh me krye posht desidentet prej katit te 15 te hotel Tiranes..
    qelbanik..

  19. #19
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anëtarësuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    Citim Postuar më parë nga tironci kuqezi
    Mire ja ka bo atyre katnareve, vijn ka Laci ene bojn si trima ne mes te Tirones. Nalu beg se ka hendek.
    ho pra hooooo fol ku isheeeeee

  20. #20
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    bobobo ca jane keto gjera se na cmenden ...
    sdime as cte themi ,te na vi keq apo te gjykojme veprimet e tyre
    injorante.....nejse me vine shume keq qe te tilla gjera
    vashdojne e ndodhin ne Shqiperi

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 07:26
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57
  4. RD flet Kodra mbas bregut
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 12:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •