MEndoj që është e rëndësishme të përkrahet kjo nisëm!
Më mirë të bëjm diqka sesa asgjë!
E kisha lutur Bordin Drejtues të Albasoul që të jenë shembull i mirë, duke e firmosur këtë nismëm menjëherë!
PËRKRAHENI NISMËN PËR KRIJIMIN E BASHKIMIT SHQIPËRI-KOSOVË
www.unionishqiperikosove.com
Jepni edhe Ju mbështetjen Tuaj, duke firmosur elektronikisht Letrën e Hapur, përmes së cilës konfirmoni mbështetjen Tuaj për krijimin e Bashkimit Shqipëri-Kosovë. Letra do ti dërgohet autoriteteve më të larta në Shqipëri e Kosovë. Ju lutemi, që për hir të interesave më të larta kombëtare, për hir të korrigjimit të padrejtësive shekullore, në emër të aktit më të lartë juridik të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në hyrje të së cilës theksohet qartë aspirata shekullore e popullit shqiptar për bashkim kombëtar, në emër të lirisë, drejtësisë, fjalës së lirë dhe demokracisë, në emër dhe për llogari të zgjidhjes së çështjës kombëtare, ju lutem e firmoseni këtë Peticion Elektronik.
Për ta firmosur Peticionin, ju mund të na shkrauni në postën elektronike firmose@unionishqiperikosove.com (shkruajeni Emrin & Mbiemrin Tuaj, Posten Elektronike, dhe Vendlindjen) ose mund ta vizitoni http://www.unionishqiperikosove.com ku mund ta plotësoni formularin.
P.S. E falenderoj stafin e Forumit te Albasoulit!
Krijoni Kontakt