Pasi e lexova këtë artikull që më erdhi në postën elektronike e pashë të arsyeshme që ta sjell edhe këtu që të diskutohet edhe për këtë problem që nuk është i vogël. Le t`i paraqesim dyshimet tona, mendimet tona, qëndrimet tona ashtu si mendojmë pa anim që t`ua imponojmë të tjerëve qëndrimin tonë, por, sipas mundësisë, le të flasë vetëm e vërteta .
Zef AHMETI, Universiteti St.Galen, janar 2004.
Historia e të Drejtave të Njeriut në Perendim
Historia e të Drejtave të Njeriut, ndonese jo ne kuptimin e sotëm, ka rrënjët që në antikën greke. Nga atëherë të Drejtat e Njeriut dhe kuptimi i tyre kanë ndryshuar rrënjësisht në formën e tyre. Të Drejtat e Njeriut, të cilat i njohim ne sot, janë rezultat i ngjarjeve dhe proceseve të gjata historike.
Në botën perendimore shkenca vlerëson se të Drejtat e Njeriut fundamentin e kanë në aktin e Virginia Bill of Rights (1776), pastaj pason Deklarata e shpalljes së Pavarsisë së Amerikës (1776). Në këto dy dokumente, që trajtohen si bazament i të Drejtave të Njeriut, kemi elemente shumë interesante që garantonin të drejtat e individit përballë shtetit, por kishte edhe elemente që mund të klasifikohen si të drejta sociale psh. e drejta për fat dhe e drejta sigurisë.[1]
Hapi më i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të të Drejtave moderne të Njeriut ishte Deklarata franceze për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit (1789). Dhe këtu gjejnë vend shumë elemente që garantonin të drejtat e njeriut, individit.
Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar të Drejtat e Njeriut kanë gjetur një shtrirje gjithënjë e më të madhe në botë. Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti i Amerikës, Rosvelti, proklamon në fjalimin e tij para Kongresit katër liritë shumë të njohura, prej të cilave liria shprehjes së mendimit dhe liria e fesë kanë gjetur mbështjetje të madhe edhe jashtë Amerikës. Pas luftës së Dytë Botërore dhe pas themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke nxjerrë mësime nga lufta në fjalë, kjo organizatë nxjerr Deklaratën e përgjithshme të Drejtave të Njeriut më 10. 12. 1948, që konsiderohet dhe vlersohet si dokumenti më i popullarizuar në botë.[2] Sa i përket të Drejatave të Njeriut sot kemi një numër të madh deklaratash, konventash, marrëveshjes, protokole etj.
Konventat rajonale e të Drejtave të Njeriut
Pas nxerrjes së Deklaratës Univerzale të të Drejtave të Njeriut nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), anëtarët e Këshillit të Evropës, dy vite me vonë, kanë proklamuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (4.11.1950). Forma e parë e konventave rajonale e paraqitur për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, para asaj evropiane, është në Amerikë e njohur si Deklarata Amerikane për të Drejtat dhe Detyrimet e Njeriut në vitin 1948.[3] Konventa të tilla rajonale për mbrotjen e të Drejtave të Njeriut kanë nxjerrë edhe Organizata e Shteteve të Afrikës në vitin 1961. Pastaj në civilizacionin islam kemi poashtu disa deklarata mbi të Drejtat e Njeriut, të cilat këtu janë temë që do të trajtohen më gjërsisht.
Deklaratat më të njohura që njihen në botën islame janë: Deklarata e Kairos për të Drejtat e Njeriut në Islam (1990), Karta Arabe për të Drejtat e Njeriut e proklamuar në vitin 1994, dhe një deklaratë e mëhershme, që është bërë nga një organizatë joqeveritare me qendër në Londër, Deklarata e Përgjithshme Islamike e të Drejtave të Njeriut e vitit 1981.
Çka është Islami ?
Që të mund të kuptojmë më mirë trajtimin e temës që kemi zgjedhur, fillimisht duhet të kuptojmë dhe shtjellojme atë se çka kuptojmë me Islam. Në të vërtetë një definicion i përgjithshëm mbi Islamin nuk ekziston, apo që të jemi më të saktë, një përkufizim i Islamit në një definicion është i vështirë. Andaj ne këtu po japim dy kuptime themelore që do të shpjegojnë fjalën Islam. Me Islam kuptojmë së pari një koncept që përfshinë një fe, dhe së dyti kuptojmë një civilizacion.[4]
Në botë kemi afër 1.3 milion njerëz të besimit mysliman me një traditë prej 14 shekujsh. Sa i përket shtrirjes se Islamit, kjo fe e ky civilizacion shtrihet nga Maroko deri në Indonezi, që nga Kazastani e deri në Senegal.[5] Në Evropë sot jetojnë afër 20 milion mysliman, ndërsa prej tyre 12 milion janë imigrant.
Të Drejtat e Njeriut në civilizacionin perendimor dhe atë islam
Në të vërtetë të trajtoshë një temë të tillë që është aq e gjërë dhe njëkohësisht edhe poaq e ndishme, kërkon një përkushtim të theksuar dhe një qasje reale, duke mbajtur qëndrim sa më larg nga paragjykimet që të mos përfundohet në asnjë mënyrë në teorinë e konspiracionit, e që shpesh bëhet nga autorë të ndryshëm kurë trajtojnë këtë temë e kjo ndodhë posaqërisht pas ngjarjeve të 11 shtatorit. Dhe kjo është kështu jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe në atë rajonale psh. në pjesën e Ballkanit shumicën e rasteve argumentet jepen gjithnjë me elemente ose tërësisht në bazë të teorisë së konspiracionit.
Ashtu si pamë më lartë, historia dhe qasja ndaj të Drejtave të Njeriut për civilizimin perendimor ndryshon shumë nga ai në Islam. Ne në vijim do përpiqemi që lexuesit shqiptar t`i paraqesim një krahasim modest që të mund të kuptojë dallimet dhe qëndrimet e këtyre dy civilizacioneve përballë të Drejtave të Njeriut. Si i kuptojnë ato të drejta këto dy civilizime? Nga cili prizëm këto civilizime japin vlersimet për të Drejtat e Njeriut?
Aktin më të përhapur në botë, Deklaratën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Njeriut, përveq shteteve perendimore, atë e kanë nënshkruar edhe gati të gjitha vendet islamike edhe pse me shumë kushtëzime të cilat gjatë leximit të këtij punimi do të mund t`i kuptojmë arsyet e këtyre kushtëzimeve.
Shpesh në mediat e ndryshme njoftohemi për shkeljen e të Drejtave të Njeriut në botën islame. Pse është kjo kështu? Në të vërtetë veprimet që në botën perendimore trajtohen si shkelje e të Drejtave të Neriut, a janë të drejta, a trajtohen si të drejta thembësore për individin edhe në botën islame?
Për të kuptuar më mirë botën islame dhe mënyrën e të menduarit të tyre në relacion me të Drejtat e Njeriut duhet të hyjmë dhe analizojmë gjërat nga botëkuptimi i tyre, dhe të bëjmë një vlerësim nga pespektiva e tyre e të menduarit. Shtetet islamike jo vetëm se kanë nënshkruar Deklaratën për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, por ato edhe kanë nxjerrë aktet e tilla islamike të tyre për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, në qendrën e të cilave të drejta nuk qëndron individi, por kolektivi kulturorë.[6]
Kundërshtimet e shteteve islamike kundër univerzalitetit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së
Shtetet islamike përherë dhe gjithnjë e më shumë po ngrisin pakënaqësit e tyre kundër legjitimitetit universal të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Ato janë të mendimit se regjimi i të Drejtave të Njeriut që përfaqësohen nga Kombet e Bashkuara janë të natyrës perendimore dhe hegjemoniste dhe se ato paraqesin përzierje në suverenitetin e shteteve.[7]
Shkencëtari i njohur i Islamit nga Damasku, që vepron në Gjermani, Basam Tibi, në librin e tij të njohur « Luafta e Civilizimeve » pohon se demokracia dhe të Drejtat e Njeriut janë ngusht të lidhura ndërmjet veti dhe se ato janë të pandashme, dhe shton mëtutje duke shënuar : « myslimanët fundamentalist përfaqësojnë mendimin, se demokracia perendimore po i lejojka armiqt që atë ta shkatërrojnë me mjetet e tyre; ndërsa Sheriati sipas tyre në këtë drejtim është shumë më i kujdesshëm: Sheriati nuk po e lejojka kundërshtarin » ![8] Se çka është Sheriati do të kthehemi përsëri.
Organizata e Shteteve Islamike që prej viteve të nëntëdhjeta paraqitet në gremiumet e OKB-së dhe sjell në këto gremiume “pozicionin e saj islamik”.[9] Në diskusionet që zhvillohen lidhur me perspektivën islamike përballë të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përfaqësohet mendimi, se të Drejtat e Njeriut veq qenkan prezente dhe se ato përherë kanë qenë të pranishme në Islam. Kjo mënyrë e argumentimit në të vërtetë tregon poashtu se shtetet islamike në rend të parë qëndrojnë në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të legjitimuara në Islam. Dhe në këtë drejtim vlenë të theksohet se Arabia Saudite dhe Organizata e Shteteve Islamike e arsyetojnë këtë pozicion duke e argumentuar me “vlerat aziatike” dhe duke tërhequr vëmendjen edhe për “veçoritë kulturore” të tyre.[10]
Kështu myslimanët që kanë kundërshtuar univerzalitetin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, kanë marrë inisiativa dhe kanë nxjerrë deklaratat islamike për të Drejtat e Njeriut.
Deklarata e përgjithshme islamike e të Drejtave të Njeriut (1981) [11]
Si reakcion përballë kritikës perendimorë në adresën e botës islamike për mosrespektimin e të drejtave themelore të njeriut shpallet “Deklarata e Përgjithshme Islamike e të Drejtave të Njeriut” nga një organizatë joqeveritare e ashtuquajtur “Këshilli Islam për Evropën” me qendër në Londër. Ky Këshill Islam nuk ka ndonjë ndikim të madhë te myslimanët dhe se kjo deklaratë nuk lidhë juridikisht myslimanët, dhe nuk ka fuqi juridike, por është vetëm një deklaratë.
Në preambulën e kësaj Deklarate thuhet, se të Drejtat e Njeriut janë në pajtueshmëri me Islamin[12] dhe se në Islam të Drejtat e Njeriut janë prezente shumë më herët se në Perendim, dhe kjo ka ndodhur që në fillim të ekzistimit të Islamit si fe.[13]
Kjo deklaratë cekë të drejtat mbrojtëse përballë shtetit, të drejtën për jetë dhe liri (neni 1 dhe 2), të drejtën për procedurë të drejtë gjyqësore (neni 5), mbrotjen nga arrestimet e padrejta dhe kallëzimeve si dhe mbrojtjen nga turtura (neni 7). Martesat e bëra me dhunë, sipas kësaj Deklarate, të moshave jomadhore mund të spallen si të pavlefshme (neni 9 lin. I). Mirëpo keto dhe të drejtat tjera të cilat kjo Deklaratë i numron si të Drejta të Njeriut kanë vlerën e tyre derisa ato nuk bien në kundërshtim me të drejtën islamike, Sheriatin (neni 20).
Kjo Deklaratë në përgjithësi vlerësohet nga perendimi, se ajo në fushën e të drejtave të grave, lirisë së fesë, barazisë mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, është shumë mbrapa të drejtave që garanton Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Deklarata e Kairos për të Drejtat e Njeriut në Islam (1990)
Deklara më e njohur islamike për të Drejtat e Njeriut vlersohet ajo e Kairos. Kjo Deklaratë është nxjerrun më 5 gusht 1990 nga mbi 50 Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve islamike në emër të anëtarëve të Konferencës Islamike, që njihet si Organizata e shteteve (vendeve) Islamike.[14]
Sipas nenit 1 të Deklaratës së Kairos “të gjithë njerzit janë të barabartë në dinjitet, detyra dhe përgjegjësi, dhe kjo pa dallim rase, ngjyre, gjuhe, gjinie, feje, qëndrimeve politike, statusit social apo arsyeve tjera”. Kjo që thuhet në nenin 1 të kësaj Deklarate në të vërtetë duket e ngjashme me Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, mirëpo në nenet tjera të mëvonshëm kjo ngjashmëri përfundon me kufizimet që i bëhen. Kështu në nenin 25 thuhet se të gjitha të drejtat dhe liritë i nënshtrohen Sheriatit islamik, i cili (Sheriati) caktohet si “i vetmi burim kompetent për zbatimin dhe shpjegimin e çdo neni të kësaj Deklarate”.[15]
Ashtu si është e njohur, një nga pikat më diskutabile në botën islame është pozicioni i gruas në shoqëri. Edhe deklaratat islamike kanë trajtuar këtë çështje. Ngjajshëm si në Deklaratën e Përgjithshme Islamike për të Drejtat e Njeriut, edhe në Deklaratën e Kairos barazia e gruas përkufizohet me sa vijon: “Gruaja në dinjitetin e saj njerzorë është e barabartë me burrin dhe ka të drejtat dhe detyrat; ajo gëzon të drejtën e qytetarit në mënyrë të pamvarur dhe pavarsi financiare…” (neni 6 a). Si e drejtë themelore që gëzon gruaja sipas kësaj Deklarate kuptohet e drejta e saj që të kujdeset (mbahet) nga burri i saj, ndërsa si detyrë kryesore ka ajo t`i përfillë dëshirat, përkatësisht ta ndëgjoj burrin.
Në nenin 2 të Deklaratës është e dhënë mbrotja e integritetit të trupit dhe shënohet “…është detyrë e shtetit që ta siguroj këtë të drejtë dhe ndalohet që kjo të shkilet pa ndonjë arsye të dhënë në Sheriat”. Sipas këtij formulimi shkelja e integritetit të trupit mund të lejohet nëse për një gjë të tille ka arsyetim sipas ligjit islamik, Sheriatit.
Të Drejtat e Njeriut sipas kuptimit perendimorë në botën islamike, por edhe vetë të Drejtat islamike të Njeriut, bazuar në realitetin që ekziston në shumicën e vendeve ku shtrihet civilizacioni Islam, është ende shumë larg asaj që të flitet për rrespektim të të Drejtave të Njeriut.
Në Deklaratën e Kairos, pos të tjerash, është e dhënë edhe e drejta e lirisë së mendimit, besimit por këto liri vlejnë vetëm derisa nuk bien në kundërshtim me ligjin e Sheriatit dhe përderisa ato liri praktikohen në kornizat e ligjit islamik (khs. neni 12 I Deklaratës së Kairos mbi të Drejtat e Njeriut në Islam). Në përgjithësi mund të thuhet se Deklarata e Kairos është shumë larg nga pikat signifikante të konventës së të Drejtave të Njeriut të OKB-së, e në veçanti në pikëpamjen e raporteve ndërgjinore por edhe në drejtim të denimeve trupore dhe lirive tjera.[16]
Është për t`u potencuar poashtu edhe fakti se Deklarata e Kairos në shumicën absolute të neneve të saj citon elemente nga libri i shenjtë i zivilizacionit Islam, pra Kuranit dhe kufizimet i bënë duke u mbështetur në ligjin e Sheriatit. Dhe për dalim civilizacioni perendimor, pikëpamjes dhe çasjes perendimore që i bëhet përballë të Drejtave të Njeriut dallon shumë nga ai islam edhe për vetë faktin, se perendimi bazohet në filozofinë natyrore dhe nuk e shtin në lojë Biblën për të mbështetur arsyetimet dhe legjitimimin e të Drejtave të Njeriut. Pra, kemi një ndarje të fesë edhe në raport me të Drejtat e Njeriut, ndërsa Deklarata e Kairos mbështet kryesisht në Kuran dhe ligjin islamik Sheriatin.
Karta Arabe mbi të Drejtat e Njeriut (1994)[17]
Përpjekje tjera për të formuluar dhe proklamuar të Drejtat e Njeriut në civilizacionin Islam, përkatësisht në rajonin arab ka pasur që nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta. Karta Arabe për të Drejtat e Njeriut e vitit 1994 (Arab Charter on Human Right) është rezultat i përpjekjeve të këtij rajoni të bëra vite me radhë. Kjo Kartë është nxjerrë nga gremiumi më i lartë, Këshilli i Lartë i Ligës Araba.[18]
Në preambulën e Kartës Arabe formulohet një referim normativ në paktet e OKB-së dhe njëkohësisht edhe në Deklaratën e Kairos. Mëtutje kjo Kartë bazohet edhe, si thuhet, në principet e Islamit dhe në të arriturat e civilizuese të rajonit kulturorë arab. Kjo Kartë arabe në përgjithësi tregon një përshtatje formale në të Drejtat ndërkombëtare (të OKB-së vër.) të Njeriut.
Karta garanton mbrotje me avokatët (neni 7), dëgjimi nga një gjykatës në proceset gjyqësore (neni 8), dëmshpërblim për arrestime dhe mbajtje të kundërligjshme në burgje (neni 16), barazi para ligjit (neni 19), ndalon turturën (neni 13 a), poashtu kjo Kartë ndalon edhe denimet me vdekje për “vepra penale politike”, për moshat e papjekura dhe gratë shtatzëna (neni 11 dhe 12).
Janë të dhëna edhe liritë, si ajo e besimit, shprehjes së mendimit (neni 26), liria e ushtrimit të fesë (neni 27), të cilat edhe këtu mund të kufizohen në bazë të ligjit. Për dallim nga Deklaratat tjera, kjo Kartë nuk jep reference nese fjala është për ligjin islamik Sheriatin që lejon kufizimet.
Të gjitha këto Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut në Islam nuk kanë fuqi juridike dhe nuk lidhë shtetet në emër të të cilave janë shpallur këto Deklarata.
Çka kuptojmë me Sheriatin?
Që tema të cilën po e trajtojmë të jetë edhe më e kuptueshme, ne duhet të ndalemi e të japim edhe disa sqarime të vogla mbi konceptin e Sheriatit. Sheriati është e drejta materiale islamike, apo thënë më saktë, është mësimi i detyrueshëm islamik që ka ngritur në ligj praktikimin e principeve kuranore të rregullimit të jetës. Sheriati nuk është një ligj islamik i nxjerrun nga një instancë ligjdhënëse, por më tepër është një praktikim i rregullave kuranore të organizimin e jetës e që janë bërë si e “drejtë zakonore” e më pas kjo praktikë e rregullimit të jetës shoqërore në bazë të principeve kuranore është ngritur në ligj të aplikueshëm.
Sheriati si ideal i të gjitha zakoneve religjioze përfshin gjithë rrethin e ekzistencës së njeriut, para se gjithash regullat religjioze të pastërtisë dhe të ritit, pastaj pesë shtyllat e islamit, organizimin e shtetit, të drejtën publike[19] sëbashku me të drejtën penale, të drejtën e familjes, të drejtën trashigimore, të drejtën e skllavërisë, të drejtën e sendeve, procedurat por edhe vetë jetën e njeriut, kodeksin e zakoneve dhe gjithë përditshmërinë e jetës së njeriut,[20] thënë më shkurtë të gjitha veprimet që i bënë njeriu.[21]
Sipas kësaj të drejte gruas i është e ndalueshmë që të veprojë në instancat fetare, të gjykoj apo të marrë pozicion udhëheqë në politikë. Vlera e gjakut të gruas ka vlerën sa gjysma e gjakut të burrit, dëshmia e një gruaje para gjykatës në vendet ku Sheriati rregullon jetën e shoqërisë, ka fuqi, vlerë poashtu të përgjysmuar dhe në shumë raste dëshmia e gruas s`luan fare peshë. Dhe nëse krahasojmë me logjikën perendimore të të Drejtave të Njeriut, atëherë shifet qartë se kemi një diskriminim ndërgjinor.
Gratë në të drejtën familjare, zivile, penale trajtohen si të klasës së dytë. Sa i përket shprehjes së mendimit kjo kufizohet shumë poashtu nga islamistët tradicional dhe bie në kundërshtim të madhë me lirinë e shprehjes së mendimit të dhënë në Konvetën e të Drejtave të Njeriut. Nje besimtari mysliman i është e ndaluar që elemntet bazore të religjionit të tij t`i vëj në pikëpyetje, dhe aq më pak që të kalohet në një besim tjetër. Dhe hapi i tillë, personit që do të ndërrmerrte dicka të tillë, do ti kushtonte shumë, ai merrë dënimin më të rëndë ose dënim me vdekje.[22]
Në ato vende ku qeverisin tradicionalistët islamik të drejtën e shprehjes së mendimit, zgjedhjen e besimit dhe vetë të Drejtat e Njeriut në përgjithësi nuk kanë fare peshë. Dhe një nga problemet kryesore që ekziston në këto shtete me udhëheqësi tradicionaliste islamike është fakti se në qendër të diskutimit nuk qëndron individi, por Zoti dhe besimi.[23] Dijetarët islamik nuk janë të orientuar në argumentimin e të drejtave dhe lirive të njerëzve, individit, por ata janë të koncentruar në detyrimet që kanë për ti kryer besimtarët përballë Zotit. [24]
Praqitja në mënyrë tabelare e akuzave dhe kundërakuzave mbi të drejtat e njeriut në raportin orient-oksident[25]
Qëndrimet e botës islamike
Qëndrimet e botë perendimore
Deklarata e përgjithshme islamike e të Drejtave të Njeriut (1981)
Deklarata e Kairos për të Drejtat e Njeriut në Islam (1990)
Karta Arabe mbi të Drejtat e Njeriut (1994)
Deklaratën e përgjithshme të Drejtave të Njeriut (1948)
Konventa Evropiane për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (1950)
Akuza
Të Drejtat e Njeriut i shërbejnë (kulturës) iperializmit perendimorë për zgjërimin e: ekonomisë së tregut, sekularizimit, pluralizmit, individualizmit. Dhe për këtë ato janë instrumente për luftimin e islamit.
Kulturë globale;
Të Drejtat e Njeriut vlejnë për gjithë botën dhe janë të lidhshme për të të gjithë
Kulturë individuale;
vlerat, zakonet e një kulture kanë përparësi përballë univerzalitetit të të Drejtave të Njeriut.
Akuza;
Relativizimi i të Drejtave të Njeriut
Islam: shtete Islamike
Perendim: Shtete kushtetuese
Të gjitha të drejtat themelore dhe me këtë të gjitha të Drejtat e Njeriut vlersohen në bazë të rekomandimeve të shpallura nga Zoti dhe më këtë njëkohësisht detyrojnë krijimin e një shoqërie islamike; dmth. se të drejtat e njeriut duhet t`i nënshtrohen Sheriatit.
Të Drejtat e Njeriut nuk i përgjigjen (detyrohen) asnjë feje. Vlerat themelore bazohen në lirinë dhe dinjitetin e individëve dhe jo në vlerat e mundshme të shtetit.
Deklarata e përgjithshme islamike e të Drejtave të Njeriut (1981)
Deklarata e Kairos për të Drejtat e Njeriut në Islam (1990)
Karta Arabe mbi të Drejtat e Njeriut (1994)
Akuza
Këto Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut bazohen në të drejtën islamike. Qëllimi i këtyre të drejtave është krijimi i një bote islamike. Të Drejtat e Njeriut i janë nënshtruar Sheriatit. Dhe pasi që populli arab është vënë në qendër të këtyre të drejtave, të Drejtat e Njeriut po instrumentalizohen për qëllime politike për bashkimin e gjithë arabëve, krijimin e shtetit të Palestinës dhe shkatërrimin e Izraelit.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Khs. Bielefeldt, Heiner, Philosophie der Menschenrechte: Grundlagen eines welweiten Freiheitsethos, Dramstadt 1998, fq. 25-44. Brugger, Winfried, Liberalismus, Pluralismus, Kommunitarismus, Baden-Baden 1999, fq. 87-122.
[2] Denninger, Erhard, Menschenrechte zwiswchen Universalitätsanspruch und staatlicher Souverenität, në: Der gebändigte Leviathan, Baden-Baden, 1990, fq. 249-265.
[3] Khs. Sven Bernhard Gareis/Johanes Varwick, Die Vereinigten Nationen, Opladen 2002, fq. 143-170.
[4] Khs. Prof. Bernard Levis, profesor i historisë së Lindjes së Mesme, Allahs heilige Armee në: Spiegel (gazetë gjermane) 2/2003, fq. 10. Si fe islami në çdo aspekt është shumë më afër judaizmit dhe krishtenizmit se sa feve të tjera të mëdha aziatike si hinduizmi, buddizmi, konfucianizmi (po aty). Khs. Endreß, Gerhard: Der Islam. Eine Einführung in seine Geschichte. München: C. H. Beck, 3. Aufl., 1997.
[5] Po aty.
[6] Khs. Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, Politik und Religion zwischen Vernunft und Fundamentalizmus, botimi i tretë, München 2001, fq. 128, poashtu B. Tibi, Im Schatten Allahs. Der Islam und die Menschenrechte, München 1994.
[7] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention? Zur Menschenrechtspolitik gegenüber islamisch geprägten Staaten, Deutsche Institut für Menschenrechte, shtator 2003, në: www.institut-fuer-menschenrechte.de. Khs. Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, fq. 127.
[8] Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, fq. 130. Argumenti i fundamentalistëve islamikë, sipas Tibit, lidhur me temën është: „Mbase Sheriati ngre kufijtë e qartë mes kolektivit të vet dhe bashkësive tjera, nuk mund të atakohen nga brenda.” Duke parë dallimet mes dy zivilizacioneve Tibi vlerëson se duke pasë parasysh qëndrimet e ndryshme duhet që të merret vesh për një konsenzus ndërkombëtar për normat dhe vlerat. Khs. Der Islam neigt zum Totalitären, Spiegel Spezial 2/2003, fq. 20/21. Tahar Ben Jelloum, 58, autor i njohur i librit „Maghreb“ që jeton në Paris që nga viti 1971, lidhur me demokracinë ai shprehet në intervjun dhënë gazetës që cekëm, se demokracia nuk ka kuptim në një shoqëri të organizuar në fise, sepse në fise individi nuk ka fare rëndësi. Ai shton mëtutje se në botën arabe nuk ka vend për demokraci. Fundamentalizmi nuk diskuton fare, ai nuk lejon fare mendimet e të tjerëve që të kenë peshë, dhe se ata mbahen (mendojnë) se posedojnë të vërtetën absolute. Khs. Anton Christen, Die Furcht der Araber vor der Demokratie- Keine Trennung zwischen Staat und Religion, në: Neue Zürcher Zeitung, 2 gusht 1997.
[9] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[10] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[11] Deklarata e përgjithshme islamike e të Drejtave të Njeriut, verzioni në gjuhën gjermane, në:
http://www.humanrights.at/images/new...im%20Islam.doc
[12] Khs. Mënyra e interpretimit të të Drejtave të Njeriut sipas logjikës Islame, në: Die Menschenrechte in Islam, http://www.al-islaam.de/pdf/Menschenrechte.pdf. Khs. Menschenrechte - Wie der Islam sie versteht, në: http://www.lausannerbewegung.de/index.php?p=22.
[13] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[14] Po aty. Khs. Batzli, Stefan; Kissling, Fridolin; Zihlmann, Rudolf (Hg.): Menschenbilder, Menschenrechte. Islam und Okzident: Kulturen im Konflikt. Zürich: Unionsverlag, 1994.
[15] Khs. Karl Hafen, 10 Jahre Kairoer Erklärung für Menschenrechte- Islamische Staaten missachten die eigenen Ziele. Khs. Dr. Chr. Schirrmacher, Islam, Menschenrechte und Christenverfolgung, in: http://www.lebenszeichen.net/Redesig...enrechte.gtml.
[16] Khs. Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[17] Karta e përkthyer në gjuhën gjermane të interesuarit mund ta gjejnë në: http://www.un.org/Depts/german/menschenrechte/arab.pdf
[18] Khs. Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?. Khs. Sabine Ripperger Menschenrechtsdiskurs als politisches Instrument, Deutsche Welle 2003.
[19] Khs. Hans-Georg Ebert, Islam und Scharia in den Verfassungen der arabischen Länder, në: Zeitschrift für Religionswissenschaft, 1/1998, prej fq. 3.
[20] Sqarime mbi Sheriatin shiko këtë faqe interneti: http://www.evangelium.de/weltmission...s/scharia.htm.
[21] Khs. Th. W. Juynboll, Handbuch des islamischen Gesetzes nach der Lehre der schäfitischen Schule, Leipzig 1910. Për Sheriatin mund të lexohet prej fq. 54 e deri në 62. Është një libër shumë interesant që jep shpjegime thelbësore për të kuptuar islamin.
[22] Khs. Islam und Menschenrechte - ein Dauerkonflikt? Ein iranischer Kleriker leistet eine unbequeme Analyse, në: Neue Zürcher Zeitung, 5. 11. 2003.
[23] Po aty.
[24] Po aty.
[25] Shih: M. Forstner, Menschenrechte in Islam, në: http://wir-sind-kirche.de/fulda-hana...enrechten.htm.
Krijoni Kontakt