me poetin Agim Doēi
Pėr tju dhėnė lexuesve portretin e krijuesve shqiptare, me jetėn, krijimtarinė, arritjet, dhe mendimet e tyre mbi letėrsinė nė pėrgjithėsi po hapim kėtė temė tė re me dėshirėn e mirė qė ajo tė kthehet nė njė traditė, tė kthehet nė njė kėnd ku lexuesi tė gjejė mė shumė rreth pėrfaqsuesve tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare. Pa mėdyshjen mė tė vogėl nderi i kėtij pėrurimi i takoi poetit Agim Doēi i cili nė vazhdimėsi ka ndarė me antarėt e forumit krijimtarinė dhe pėrvojėn vetiake ashtu dhe mbėshtetjen dashamirėse pėr krijuesit e tjerė.
Forumi Shqiptar: Agim Doēi lindi ....
Pėrgjigje: U linda 1kG.700 gr nga nėna ime kolonjare me emrin Shqiponja, dhe sipas gjasave me babė miriditasin Mėhill Doēi, rreth mėngjezit tė datės 9 maj 1948.Pra prindėr ishpartizanė, ishanėtarė tė PPSH-sė. Mbasi kreva arsimimin tem nė Shkodėr deri nė gjimnaz(me rezultate tė shkėlqyera nė mėsime dhe me 2 nota tė thyera nė sjellje)., u regjistrova nė Universitetin Shtetror Tiranė nė Fakultetin e Inxhinierisė Dega Elektrike nė tė cilin Diplomėn e mbrojta me Notėn 10. Me 3 korrik 1971 ma dorzoj Hysni Kapo nė ceremoninė e bėrė enkas. .. etj, etj, Martohem me dėshirėn teme dhe tė Tanės (ime shoqe) nė praninė e qindra e mijra servilave e kushurinjve me 18 korrik 1971 nė Kukės (im atė asokohe ishte Kryetar i Kukėsit) duke vajtur 3 orė e gjysėm me vonesė nė dasmėn time, sepse koincidoj qė atė natė luante Pelé - ylli i botės nė futboll ndeshjen e fundit! Mu duk mė me rėndėsi kjo ndeshje sesa dasma ime!...Mbasi ndenja 10 ditė me time shoqe (dhėndėr unė) na pėrlanė 6 muaj nė ZBOR USHTARAK sepse duhej tė instruktoheshim si kuadro tė partisė e tė shtetit pėr oficera (nuk ka qenė kurrė dhe as nuk jam anėtar i ndonji partie politike). Kam filluar punėn nė Montimet Industriale duke marrė pjesė nė tė gjitha objektet e rendėsishme si Fabrika ēimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laē, Poligrafik Tiranė ej. etj. Pastaj mbasi "vrau vehten" Mehmet Shehu u emrova k/energjitik i Komb. Drurit "M. Mame". Nė vitin 1989 falė Llambi Gegėpriftit i shpėtova arrestimit sipas nenit famėkeq 55 (ndėr kohė kisha 15 anėtarė tė familjes nga babaj nė burg politik (4 xhaxhallarė, 8 djem xhaxhallarėsh dhe 3 djem hallash). Mė dėrguan me 3 turrne nė fabrikėn e Letėr - Kartonit. Pastaj nė Levizjet e dhjetorit e deri 4 ditė pas vrasjes makabre kam qėndruar pranė PD-sė dhe mikut tem tė paharuar Azem Hajdarit. Padyshim habiten tė gjithė por kam qenė i papunė - kam punuar kėpucar (qepja kėpucė tė shqepura dhe i shisnim nė trotuare, kam punuar 2 vite edhe peshkatar me djem nga Shėngjini dhe nga Vlora). Realizova sapo filloj lufta nė Kosovė njė Koncert Homazh sėbashku me Edmond Zhulalin duke i rėnė kryq e terthor Europės nė 22 shtete pėr tė mbledhur ndihma pėr popullin e rrezikuar nė Kosovė sėbashku me 8 artistė tė tjerė si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Lejdi Celo, Cun Lajēi, Ilir Shaqiri, Numon Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi e Leonora Jakupi duke realizuar me tekstet e mija dhe muzikė tė Zhulalit rreth 103 kėngė nga tė cilat "Marrshin e UCK-sė". "A vritet pafajsia", "Ali Ajetit" ;"Adem Jasharit" "Zahir Pajazitit" etj.etj. Mbeta pastaj nė Zvicėr, i vlersuar nga njė Njeri Gjigand i kombit qė ėshtė jo vetėm atdhetar i shquar por edhe biznesmen me famė botnore Behgjet Pacolli ku prej mė se 5 vitesh punoj si Drejtor i Shtypit. Banoj nė Lugano, ime bijė pėrfundon Universitetin pėr Shkenca Komunikative, ime shoqe si inxhiniere konstruktore ėshtė efektiv i Arkivit Teknik Shkencor.
F.Sh.: Ju falenderoj pėr pėrgjigjen pozitive ndaj fteses pėr njė intervistim tė kėtij lloji, dhe po ju pyes ēfarė e bėn Agim Doēin kaq tė hapur nė komunikimin me njerzit?
PĖRGJIGJE: Me merr malli shumė pėr njerzit kudo qė janė. Ata kanė pėrveē respektit dhe dėshirės, shumė nevojė tė komunikojnė sinqerisht me njėri tjetrin. Duke e vlersuar faktin qė GĖNJESHTRA sado e bukur tė jetė nuk tregohet 2 herė njėsoj, preferoj tė jem i hapur, sepse brenda tė qėnurit i hapur mbretėron e VĖRTETA!
F.Sh.: Nė vazhdim tė kėsaj ēiltėrsie, cilat janė arritjet kryesore tė Agimit si poet, dhe a ka dėshtime? Nėse do tju kėrkohet tė veēonit disa prej krijimeve tuaja cilat do tė ishin ato?
PĖRGJIGJE: Nė krijimet e mija jam udhėhequr nga MĖSIMI i madh i Mjeshtrit Kombėtar tė Muzikės sė Lehtė Shqiptare i paharruari Agim Prodani : - "Mos tė bėjmė kėngė pėr ēmim, por t'ua vemė njerėzve kėngėn nė buzė!.." Kėsisoj, kėngėt e mija kėrkojini nė buzėn e njerėzve, fėmijėve, tė tė dashuruarėve, tė nėnave tė dėshmorėve dhe pse jo edhe tė gjithė atyre qė ja dijnė vlerėn kėngės - gjinisė mė demokratike tė artit! Bėjeni llogari, vetėm 3 deri 4 minuta kemi nė dispozicion qė tė japim mesazh, tu pėlqejė muzika, interreptimi dhe orkestracioni. Ndėrsa njė roman ka edhe 400 pse jo edhe 600 faqe, tre volume, 6 ribotime etj.etj. Aha, si kėngė tė sukeshme dėgjoni ato tė kėnduara nga P. Simaku(me fėmijtė etj. E DUAM LUMTURIMĖ), dėgjoni L. Zhegu. I. Libohova, M.Nallbani, pastaj nga 647 kėngė pėr Kosovėn duke pėrfshirė ato tė Arif Vladit dhe Leonora Jakupit, Edona Llalloshit, Sabri Fejzollahut, e plot e plot! U benė shumė sinqerisht. Janė nja 2 mijė e 14 kėngė tė krijuar nė kėto 30 vite qė marr pjesė nė Festivalin Kombetar tė Kėngės nė RTV.
F.Sh.: Duke qėndruar tek krijimtaria artistike e Agimit, me se po merreni, ēfarė jeni duke shkruar, a mbi se po punoni?
PĖRGJIGJE: KAM PĖRFUNDUAR vėllimin poetik tė pėrkthyer nė italisht "Borxhi i dashurisė", Jam nė finalen e librit DOSJE "Kush e vrau kryeministrin!", kam nė proces pėrfundimtar vėllimin humoristik "Tef Palushi dhe né!...", mė ka marrė njė mike imja nė Romė 100 poezi intime pėr tė botuar vėllimin me poezi intime "Rrugaēi i poezive qė zhvirgjėroj...". Po u jap dorėn e fundit poemave humoristike me tituj H-ALLVANIJA, BALLADA E PLESHTI, PORDHĖT E KALIOPIT, PRAP SALI BERISHA, KUSH MA FUTI E KUJT T'JA FUS!?, HAJDE DRU ME PRE, KESH ME LESH, VETERUCĖT DHE E VERTETA, MA JEPNI NJĖ PORDHĖ HUA!, MARRSHI I ZAGARĖVE, KOHA E MASKARENJĖVE, NGRIHU SHQIPĖRI!, KOT SĖ KOTI M'U LAG BAROTI, SADAMIADA!, JAM ^LEGEN DENBABADEN, KU KEMI LERĖ KRENARĖ DHE TĖ DHJERĖ, SHĖNDETIN TĖ KEMI SE NDERI SHKON E VJEN, KORRUPSIONI ASHT ME NE, BUKĖ E GJIZĖ DHE STRIPTIZĖ, etj. nja 50 copė!
F.Sh.: Nė njė kohė ku pėr poezinė pėrgjithėsisht nė botė nuk ka treg, cili ėshtė sekreti qė e mban Agimin tė vazhdojė tė shkruajė, dhe cila do ishte kėshilla juaj pėr njė krijues tė ri qė mund tė stepet nga njė fakt i tillė?
PĖRGJIGJE: Vėllimi me poezi botohet e shumta nė 2 mijė kopje, ndėrsa njė tekst kėnge botohet nė 3 milion kopje! Pra tė bėsh vėllime nuk ka pėrfitime, tė bėsh tekst bėhesh i dėgjuar! Ja p.sh. Adem Demaēi bėri 30 vjet burg, unė u kushtova 30 vargje qė u kėnduan nė vitin 1990 "Ban gajret Adem Demaēi". Baca Adem shahet, unė lėvdohem! Absurd apo jo!? Ndėrsa kėngėtarėt qė e kanė kėnduar me markat, frangat dhe dollarėt qė u kanė hedhur patriotėt kosovarė, kanė fituar mė sė paku nga 60 mijė marka, kanė bėrė Vila dhe prokopi, ndėrsa unė kam bėrė shėtitje nga Shėn Prokopi...Kėshtu qė poetėt e vėrtetė e kanė nga 1 drrasė mangut...unė kam 1 metėr kub!!! Por ama kam famė si i tillė!
F.Sh.: Si do ta vlerėsonte Agimi gjendjen e letėrsisė shqiptare bashkėkohore, veēanėrisht tė poezisė? Njė bum i paparė krijuesish tė rinj, mijra tituj, panaire libri, e takime krijuesish, sa prej tyre sjellin cilėsi, origjinalitet dhe vlera nė letrat e shqipes?
PĖRGJIGJE: Tani "poetėt" janė shtuar si miza pas mjaltit. Cilėsi lė pėr tė dėshiruar, ama sasi ka! Shoku Enver ka thėnė:"Sasia ėshtė cilėsi!"....
F.Sh.: A mund tė sillni emra krijuesish, mė tė vjetėr dhe mė tė rinj tek tė cilėt shpresoni se do ti sjellin vlera letėrsisė shqiptare nė vitet qė vijnė? A ka midis tė rinjve starti i tė cilėve ka nisur apo do nisė nėn vėmendjen e Agimit?
PĖRGJIGJE: Forumi Shqipėtar ėshtė plot me emra tė spikatur, por dua tė pėrmend Skėnder Rusi, Macen Blue, Lot i shpirtit, NitRoshi, Acidi Burn, Dreri, Dikeafajtore, Asgjėsikurdielli, ALBA, DetiBajri, Dita, Kulla, Fiori, Shigjeta e plot e plot tė tjerė. Tė gjithėve urime dhe punė e punė!
F.Sh.: Ēmund tė thoni pėr Lidhjen e Shkrimatrėve dhe Minstrinė e Kulturės, sa mbėshtetėse janė ato pėr njė krijues, ēmund tė prėmirėsohet? Po pėr botuesit ēmendoni?
PĖRGJIGJE: Lidhja e shkrimtarėve ėshtė Agjensia e tė Vobegtėve Shqiparė, Ministria e Kulturės ka drejtues njerėz qė kanė evtėm kulturė socialiste, botuesit janė shkuesit, ose ata qė lodhen tė fitojnė opingat...(kėshtu shkruhet tek KANUNI)
F.Sh.: Si pėrfaqsues i njė brezi qė ka shkruar dhe nėn shtypjen e lirisė prej regjimit komunist, sa prej veprės sė Agimit ka humbur, si u arrit mbijetesa?
PĖRGJIGJE: OHUA! Nuk kam qenė budallė tė tregohesha i mėnēur. Kam shkruar sipas midesė sė sistemit dhe konkretisht asnjė kėngė pėr Partinė e shokun Enver sepse nuk kisha AUTORIZIM! Ishin poetė tė tjerė ata qė e kishin atė lloj autorizimi! Unė kam punuar inxhinier nė kantjere, uzina e kombinate, ndėrsa nė festivale fitoja ēmime sepse bėja kėngė "ndryshe". Isha jashtė kornizave por brenda kuadrit!
F.Sh.: Ndėrsa e kemi mė tė lehtė tė ngrejmė panteonin e krijuesve shqiptarė ndėr vite, bėhet mė e vėshtirė zgjedhja pėr njė panteon krijimesh, vlerat dhe bukuria e tė cilave dalin fitimtare ndaj ēdo kohe. Cilat do tė ishin disa prej mė tė spikaturve tė letėrsisė shqiptare?
PĖRGJIGJE: Tė gjithė kanė vlerat e tyre, por mbi tė gjithė janė At Fishta, Kadaré, Driteroi (nė disa vepra), Xh. Spahiu, B. Londo, Azem Shkreli, Agim Vinca, etj.
F.Sh.: Letėrsia mbarėkombėtare shqiptare qė prej fillimeve tė saj ka arritur tė thyejė barriera e kufij, e sė fundi duket e forcuar si njė e tillė. Duke kujtuar se krijuesit shqiptarė sot i gjen nė ēdo cep tė globit, cila do tė jetė rruga qė duhet tė ndjekė letėrsia shqiptare dhe krijuesit e saj pėr ta ruajtur dhe zhvilluar atė?
PĖRGJIGJE: Gjetja e pėrkthyesit tė dimensionit gjigand si Robert Schwartz dhe gjetja e sponsorizuesit.
F.Sh.: Atdheu dhe kombi, njė dashuri e pėrjetshme e poetėve shqiptarė. E ardhmja e tyre e xhveshur nga poetika cila ėshtė, ē'po bėjmė e ē'duhet tė bėjmė mė mirė?
PĖRGJIGJE: Atdheu ėshtė cunguar, kombi pėrēudnuar, poetika rėgjuar...
F.Sh.: Ndėrsa duket se brenda Agimit poeti ėshtė sipėror ndaj inxhinierit por si njė sfidant ndaj tė dyve shfaqet politikani. Cili ėshtė angazhimi politik i Agimit dhe cilat janė mundėsitė e politikanit pėr tė kryesuar?
PĖRGJIGJE: Nė poezi mė digjen siguresat, nė inxnhinieri mė digjen vargjet, nė jetė ndez tė qeshurat dhe shuaj sfidat...E vetmja prostitutė qė nuk tė lyp pare ėshtė politika. Pra "kurvarėt" qė shkojnė me tė... me sa duket nuk ua japin prostitutat e tjera.
F.Sh.: Duke respektuar privacinė, kush ėshtė Agimit njeri dhe familjar, shok dhe mik, si e kalon ai kohė e lirė, nėse ka tė tillė?
PĖRGJIGJE: Si njeri jam kafshė...si familjar jam beqar....si shok jam tekanjoz...si mik zevėndsoj armikun...kohėn e lirė e kaloj nė burgun e mallit...kur nuk kam kohė lexoj...kur nuk kam se ēfarė tė lexoj shkruaj vetė...
Faleminderit dhe suksese!
Poshtė shėnim: tė nderuar antarė tė Forumit Shqiptar, temėn e keni nė dispozicion pėr tė sjellė tė gjithė ata qė pėrfaqsojnė letėrsinė shqiptare. Mund ti intervistoni vetė dhe ti sillni kėtu, ose nėse pėr njė arsye a njė tjetėr nuk mundeni (mbase jeni tė afėrmit e tyre), unė jam gati.
Krijoni Kontakt