Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Intervista e Forumit Shqiptar me ...

    me poetin Agim Doēi

    Pėr tju dhėnė lexuesve portretin e krijuesve shqiptare, me jetėn, krijimtarinė, arritjet, dhe mendimet e tyre mbi letėrsinė nė pėrgjithėsi po hapim kėtė temė tė re me dėshirėn e mirė qė ajo tė kthehet nė njė traditė, tė kthehet nė njė kėnd ku lexuesi tė gjejė mė shumė rreth pėrfaqsuesve tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare. Pa mėdyshjen mė tė vogėl nderi i kėtij pėrurimi i takoi poetit Agim Doēi i cili nė vazhdimėsi ka ndarė me antarėt e forumit krijimtarinė dhe pėrvojėn vetiake ashtu dhe mbėshtetjen dashamirėse pėr krijuesit e tjerė.


    Forumi Shqiptar: Agim Doēi lindi ....

    Pėrgjigje: U linda 1kG.700 gr nga nėna ime kolonjare me emrin Shqiponja, dhe sipas gjasave me babė miriditasin Mėhill Doēi, rreth mėngjezit tė datės 9 maj 1948.Pra prindėr ishpartizanė, ishanėtarė tė PPSH-sė. Mbasi kreva arsimimin tem nė Shkodėr deri nė gjimnaz(me rezultate tė shkėlqyera nė mėsime dhe me 2 nota tė thyera nė sjellje)., u regjistrova nė Universitetin Shtetror Tiranė nė Fakultetin e Inxhinierisė Dega Elektrike nė tė cilin Diplomėn e mbrojta me Notėn 10. Me 3 korrik 1971 ma dorzoj Hysni Kapo nė ceremoninė e bėrė enkas. .. etj, etj, Martohem me dėshirėn teme dhe tė Tanės (ime shoqe) nė praninė e qindra e mijra servilave e kushurinjve me 18 korrik 1971 nė Kukės (im atė asokohe ishte Kryetar i Kukėsit) duke vajtur 3 orė e gjysėm me vonesė nė dasmėn time, sepse koincidoj qė atė natė luante Pelé - ylli i botės nė futboll ndeshjen e fundit! Mu duk mė me rėndėsi kjo ndeshje sesa dasma ime!...Mbasi ndenja 10 ditė me time shoqe (dhėndėr unė) na pėrlanė 6 muaj nė ZBOR USHTARAK sepse duhej tė instruktoheshim si kuadro tė partisė e tė shtetit pėr oficera (nuk ka qenė kurrė dhe as nuk jam anėtar i ndonji partie politike). Kam filluar punėn nė Montimet Industriale duke marrė pjesė nė tė gjitha objektet e rendėsishme si Fabrika ēimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laē, Poligrafik Tiranė ej. etj. Pastaj mbasi "vrau vehten" Mehmet Shehu u emrova k/energjitik i Komb. Drurit "M. Mame". Nė vitin 1989 falė Llambi Gegėpriftit i shpėtova arrestimit sipas nenit famėkeq 55 (ndėr kohė kisha 15 anėtarė tė familjes nga babaj nė burg politik (4 xhaxhallarė, 8 djem xhaxhallarėsh dhe 3 djem hallash). Mė dėrguan me 3 turrne nė fabrikėn e Letėr - Kartonit. Pastaj nė Levizjet e dhjetorit e deri 4 ditė pas vrasjes makabre kam qėndruar pranė PD-sė dhe mikut tem tė paharuar Azem Hajdarit. Padyshim habiten tė gjithė por kam qenė i papunė - kam punuar kėpucar (qepja kėpucė tė shqepura dhe i shisnim nė trotuare, kam punuar 2 vite edhe peshkatar me djem nga Shėngjini dhe nga Vlora). Realizova sapo filloj lufta nė Kosovė njė Koncert Homazh sėbashku me Edmond Zhulalin duke i rėnė kryq e terthor Europės nė 22 shtete pėr tė mbledhur ndihma pėr popullin e rrezikuar nė Kosovė sėbashku me 8 artistė tė tjerė si Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Lejdi Celo, Cun Lajēi, Ilir Shaqiri, Numon Mushkolaj, Liri Lushi, Arif Vladi e Leonora Jakupi duke realizuar me tekstet e mija dhe muzikė tė Zhulalit rreth 103 kėngė nga tė cilat "Marrshin e UCK-sė". "A vritet pafajsia", "Ali Ajetit" ;"Adem Jasharit" "Zahir Pajazitit" etj.etj. Mbeta pastaj nė Zvicėr, i vlersuar nga njė Njeri Gjigand i kombit qė ėshtė jo vetėm atdhetar i shquar por edhe biznesmen me famė botnore Behgjet Pacolli ku prej mė se 5 vitesh punoj si Drejtor i Shtypit. Banoj nė Lugano, ime bijė pėrfundon Universitetin pėr Shkenca Komunikative, ime shoqe si inxhiniere konstruktore ėshtė efektiv i Arkivit Teknik Shkencor.

    F.Sh.: Ju falenderoj pėr pėrgjigjen pozitive ndaj fteses pėr njė intervistim tė kėtij lloji, dhe po ju pyes ēfarė e bėn Agim Doēin kaq tė hapur nė komunikimin me njerzit?

    PĖRGJIGJE: Me merr malli shumė pėr njerzit kudo qė janė. Ata kanė pėrveē respektit dhe dėshirės, shumė nevojė tė komunikojnė sinqerisht me njėri tjetrin. Duke e vlersuar faktin qė GĖNJESHTRA sado e bukur tė jetė nuk tregohet 2 herė njėsoj, preferoj tė jem i hapur, sepse brenda tė qėnurit i hapur mbretėron e VĖRTETA!

    F.Sh.: Nė vazhdim tė kėsaj ēiltėrsie, cilat janė arritjet kryesore tė Agimit si poet, dhe a ka dėshtime? Nėse do tju kėrkohet tė veēonit disa prej krijimeve tuaja cilat do tė ishin ato?

    PĖRGJIGJE: Nė krijimet e mija jam udhėhequr nga MĖSIMI i madh i Mjeshtrit Kombėtar tė Muzikės sė Lehtė Shqiptare i paharruari Agim Prodani : - "Mos tė bėjmė kėngė pėr ēmim, por t'ua vemė njerėzve kėngėn nė buzė!.." Kėsisoj, kėngėt e mija kėrkojini nė buzėn e njerėzve, fėmijėve, tė tė dashuruarėve, tė nėnave tė dėshmorėve dhe pse jo edhe tė gjithė atyre qė ja dijnė vlerėn kėngės - gjinisė mė demokratike tė artit! Bėjeni llogari, vetėm 3 deri 4 minuta kemi nė dispozicion qė tė japim mesazh, tu pėlqejė muzika, interreptimi dhe orkestracioni. Ndėrsa njė roman ka edhe 400 pse jo edhe 600 faqe, tre volume, 6 ribotime etj.etj. Aha, si kėngė tė sukeshme dėgjoni ato tė kėnduara nga P. Simaku(me fėmijtė etj. E DUAM LUMTURIMĖ), dėgjoni L. Zhegu. I. Libohova, M.Nallbani, pastaj nga 647 kėngė pėr Kosovėn duke pėrfshirė ato tė Arif Vladit dhe Leonora Jakupit, Edona Llalloshit, Sabri Fejzollahut, e plot e plot! U benė shumė sinqerisht. Janė nja 2 mijė e 14 kėngė tė krijuar nė kėto 30 vite qė marr pjesė nė Festivalin Kombetar tė Kėngės nė RTV.

    F.Sh.: Duke qėndruar tek krijimtaria artistike e Agimit, me se po merreni, ēfarė jeni duke shkruar, a mbi se po punoni?

    PĖRGJIGJE: KAM PĖRFUNDUAR vėllimin poetik tė pėrkthyer nė italisht "Borxhi i dashurisė", Jam nė finalen e librit DOSJE "Kush e vrau kryeministrin!", kam nė proces pėrfundimtar vėllimin humoristik "Tef Palushi dhe né!...", mė ka marrė njė mike imja nė Romė 100 poezi intime pėr tė botuar vėllimin me poezi intime "Rrugaēi i poezive qė zhvirgjėroj...". Po u jap dorėn e fundit poemave humoristike me tituj H-ALLVANIJA, BALLADA E PLESHTI, PORDHĖT E KALIOPIT, PRAP SALI BERISHA, KUSH MA FUTI E KUJT T'JA FUS!?, HAJDE DRU ME PRE, KESH ME LESH, VETERUCĖT DHE E VERTETA, MA JEPNI NJĖ PORDHĖ HUA!, MARRSHI I ZAGARĖVE, KOHA E MASKARENJĖVE, NGRIHU SHQIPĖRI!, KOT SĖ KOTI M'U LAG BAROTI, SADAMIADA!, JAM ^LEGEN DENBABADEN, KU KEMI LERĖ KRENARĖ DHE TĖ DHJERĖ, SHĖNDETIN TĖ KEMI SE NDERI SHKON E VJEN, KORRUPSIONI ASHT ME NE, BUKĖ E GJIZĖ DHE STRIPTIZĖ, etj. nja 50 copė!

    F.Sh.: Nė njė kohė ku pėr poezinė pėrgjithėsisht nė botė nuk ka treg, cili ėshtė sekreti qė e mban Agimin tė vazhdojė tė shkruajė, dhe cila do ishte kėshilla juaj pėr njė krijues tė ri qė mund tė stepet nga njė fakt i tillė?

    PĖRGJIGJE: Vėllimi me poezi botohet e shumta nė 2 mijė kopje, ndėrsa njė tekst kėnge botohet nė 3 milion kopje! Pra tė bėsh vėllime nuk ka pėrfitime, tė bėsh tekst bėhesh i dėgjuar! Ja p.sh. Adem Demaēi bėri 30 vjet burg, unė u kushtova 30 vargje qė u kėnduan nė vitin 1990 "Ban gajret Adem Demaēi". Baca Adem shahet, unė lėvdohem! Absurd apo jo!? Ndėrsa kėngėtarėt qė e kanė kėnduar me markat, frangat dhe dollarėt qė u kanė hedhur patriotėt kosovarė, kanė fituar mė sė paku nga 60 mijė marka, kanė bėrė Vila dhe prokopi, ndėrsa unė kam bėrė shėtitje nga Shėn Prokopi...Kėshtu qė poetėt e vėrtetė e kanė nga 1 drrasė mangut...unė kam 1 metėr kub!!! Por ama kam famė si i tillė!

    F.Sh.: Si do ta vlerėsonte Agimi gjendjen e letėrsisė shqiptare bashkėkohore, veēanėrisht tė poezisė? Njė bum i paparė krijuesish tė rinj, mijra tituj, panaire libri, e takime krijuesish, sa prej tyre sjellin cilėsi, origjinalitet dhe vlera nė letrat e shqipes?

    PĖRGJIGJE: Tani "poetėt" janė shtuar si miza pas mjaltit. Cilėsi lė pėr tė dėshiruar, ama sasi ka! Shoku Enver ka thėnė:"Sasia ėshtė cilėsi!"....

    F.Sh.: A mund tė sillni emra krijuesish, mė tė vjetėr dhe mė tė rinj tek tė cilėt shpresoni se do ti sjellin vlera letėrsisė shqiptare nė vitet qė vijnė? A ka midis tė rinjve starti i tė cilėve ka nisur apo do nisė nėn vėmendjen e Agimit?

    PĖRGJIGJE: Forumi Shqipėtar ėshtė plot me emra tė spikatur, por dua tė pėrmend Skėnder Rusi, Macen Blue, Lot i shpirtit, NitRoshi, Acidi Burn, Dreri, Dikeafajtore, Asgjėsikurdielli, ALBA, DetiBajri, Dita, Kulla, Fiori, Shigjeta e plot e plot tė tjerė. Tė gjithėve urime dhe punė e punė!

    F.Sh.: Ē’mund tė thoni pėr Lidhjen e Shkrimatrėve dhe Minstrinė e Kulturės, sa mbėshtetėse janė ato pėr njė krijues, ē’mund tė prėmirėsohet? Po pėr botuesit ē’mendoni?

    PĖRGJIGJE: Lidhja e shkrimtarėve ėshtė Agjensia e tė Vobegtėve Shqiparė, Ministria e Kulturės ka drejtues njerėz qė kanė evtėm kulturė socialiste, botuesit janė shkuesit, ose ata qė lodhen tė fitojnė opingat...(kėshtu shkruhet tek KANUNI)

    F.Sh.: Si pėrfaqsues i njė brezi qė ka shkruar dhe nėn shtypjen e lirisė prej regjimit komunist, sa prej veprės sė Agimit ka humbur, si u arrit mbijetesa?

    PĖRGJIGJE: OHUA! Nuk kam qenė budallė tė tregohesha i mėnēur. Kam shkruar sipas midesė sė sistemit dhe konkretisht asnjė kėngė pėr Partinė e shokun Enver sepse nuk kisha AUTORIZIM! Ishin poetė tė tjerė ata qė e kishin atė lloj autorizimi! Unė kam punuar inxhinier nė kantjere, uzina e kombinate, ndėrsa nė festivale fitoja ēmime sepse bėja kėngė "ndryshe". Isha jashtė kornizave por brenda kuadrit!

    F.Sh.: Ndėrsa e kemi mė tė lehtė tė ngrejmė panteonin e krijuesve shqiptarė ndėr vite, bėhet mė e vėshtirė zgjedhja pėr njė panteon krijimesh, vlerat dhe bukuria e tė cilave dalin fitimtare ndaj ēdo kohe. Cilat do tė ishin disa prej mė tė spikaturve tė letėrsisė shqiptare?

    PĖRGJIGJE: Tė gjithė kanė vlerat e tyre, por mbi tė gjithė janė At Fishta, Kadaré, Driteroi (nė disa vepra), Xh. Spahiu, B. Londo, Azem Shkreli, Agim Vinca, etj.

    F.Sh.: Letėrsia mbarėkombėtare shqiptare qė prej fillimeve tė saj ka arritur tė thyejė barriera e kufij, e sė fundi duket e forcuar si njė e tillė. Duke kujtuar se krijuesit shqiptarė sot i gjen nė ēdo cep tė globit, cila do tė jetė rruga qė duhet tė ndjekė letėrsia shqiptare dhe krijuesit e saj pėr ta ruajtur dhe zhvilluar atė?

    PĖRGJIGJE: Gjetja e pėrkthyesit tė dimensionit gjigand si Robert Schwartz dhe gjetja e sponsorizuesit.

    F.Sh.: Atdheu dhe kombi, njė dashuri e pėrjetshme e poetėve shqiptarė. E ardhmja e tyre e xhveshur nga poetika cila ėshtė, ē'po bėjmė e ē'duhet tė bėjmė mė mirė?

    PĖRGJIGJE: Atdheu ėshtė cunguar, kombi pėrēudnuar, poetika rėgjuar...

    F.Sh.: Ndėrsa duket se brenda Agimit poeti ėshtė sipėror ndaj inxhinierit por si njė sfidant ndaj tė dyve shfaqet politikani. Cili ėshtė angazhimi politik i Agimit dhe cilat janė mundėsitė e politikanit pėr tė kryesuar?

    PĖRGJIGJE: Nė poezi mė digjen siguresat, nė inxnhinieri mė digjen vargjet, nė jetė ndez tė qeshurat dhe shuaj sfidat...E vetmja prostitutė qė nuk tė lyp pare ėshtė politika. Pra "kurvarėt" qė shkojnė me tė... me sa duket nuk ua japin prostitutat e tjera.

    F.Sh.: Duke respektuar privacinė, kush ėshtė Agimit njeri dhe familjar, shok dhe mik, si e kalon ai kohė e lirė, nėse ka tė tillė?

    PĖRGJIGJE: Si njeri jam kafshė...si familjar jam beqar....si shok jam tekanjoz...si mik zevėndsoj armikun...kohėn e lirė e kaloj nė burgun e mallit...kur nuk kam kohė lexoj...kur nuk kam se ēfarė tė lexoj shkruaj vetė...

    Faleminderit dhe suksese!


    Poshtė shėnim: tė nderuar antarė tė Forumit Shqiptar, temėn e keni nė dispozicion pėr tė sjellė tė gjithė ata qė pėrfaqsojnė letėrsinė shqiptare. Mund ti intervistoni vetė dhe ti sillni kėtu, ose nėse pėr njė arsye a njė tjetėr nuk mundeni (mbase jeni tė afėrmit e tyre), unė jam gati.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 09-02-2004 mė 20:28

  2. #2
    Pershendetje,

    Meqe z. Doci eshte anetar i ketij forumi, une desha t'i parashtroj nje pyetje: Nese do veconit kater vargje qe i kujtoni sa here qe ju shkon neper mendje realiteti i botes se socme, cilat do ishin ato? Me nje fjale, cilat jane ato vargje me te cilat me pak fjale me se mirti do pershkruhej bota e socme pare nga syte e tu.

    Me nderime,
    StterollA

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Intervista e Forumit Shqiptar me ...

    Dr. Robert Elsie: Intervistė (09 shkurt 2004) pėr Forumin Shqiptar


    Albanologu Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie Universität Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) nė Irlandė, dhe nė Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Gjithashtu mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft) ), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.


    F. Sh. Ju falenderoj pėr pėrgjigjen ndaj kėsaj interviste nė distancė dhe pėr urimet tuaja pėr faqen e ForumitShqiptar. Mbas kontaktit tuaj tė parė me gjuhėn shqipe cila ishte puna e parė nė fushėn e albanologjisė dhe pėrkthimi i parė letrar?

    R.E. Unė fillova me poezinė shqiptare duke qenė se ajo ishte e panjohur nė botėn e jashtme. Duhet tė keni parasysh se nė vitet ‘80, bota dinte po kaq shumė pėr letėrsinė shqiptare sa dimė sot, apo tė paktėn sa di unė sot, pėr letėrsinė e Koresė sė Veriut.
    Sė pari, hartova dy antologji tė poezisė shqiptare, njė vėllim gjermanisht Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si njė shqiponje: antologjia e lirikės shqiptare qė prej shekullit 16 deri me sot) botuar nė vitin 1988, dhe njė vėllim anglisht, Anthology of Modern Albanian Poetry: an Elusive Eagle Soars (Antologjia e poezisė moderne shqiptare: njė shqiponje e arratisur fluturon) botuar me vonesė nė vitin 1993. Kisha pėrkthyer edhe tėrė veprėn poetike tė Migjenit (nuk ishte shumė), botuar gjermanisht nė vitin 1987 dhe anglisht nė vitin 1991. Pėrveē kėsaj, botova nė ShBA njė fjalor tė letėrsisė shqiptare anglisht, Dictionary of Albanian Literature (1986) pėr tė pėrhapur njohuri baze pėr kėtė letėrsi. Problemi im kryesor qė prej fillimit dhe deri me sot nuk ka qenė hartimi i pėrkthimeve dhe i librave, por gjetja e njė shtėpie botuese gati tė botojė librat. Kuptohet qė pėrkthime tė letėrsisė shqiptare nuk janė me fitim financiar as pėr mua as pėr botuesin.


    F. Sh. Pėr mbi 20 vjet keni dhjetra e dhjetra studime, artikuj, reēenisone, pėrkthime, etj. Cilat nga punėt tuaja do tė veēonit si arritjet mė tė spikatura dhe pėr cilat keni mėdyshjen apo dyzimin pėr ta riparė?

    Mua mė pėlqejnė gjithmonė librat e fundit, kurse me kalimin e kohės librat e para humbasin vlerėn e tyre pėr tė pasqyruar dhe tė pėrhapur kulturėn shqiptare nė botė. Pėr shembull, History of Albanian Literature (1995) dhe pėrkthimi i tij shqip Histori e letėrsisė shqiptare (1997), do ti kisha bėrė ndryshe sot. Mund tė ju njoftoj se kam gati njė botim tė ri anglisht, i cili ka tė ngjarė tė quhet Introduction to Albanian Literature (Hyrje nė letėrsinė shqiptare), por deri me sot nuk kam gjetur njė shtėpi botuese nė Amerikė e cila e pranon. Gjithmonė i njėti problem: kultura e vogėl, e panjohur, dhe mungesa e fitimit financiar pėr botuesin.


    F. Sh. A mund tė na tregoni disa hollėsi rreth librave tuaj mė tė fundit tė botuar, dhe tė atyre qė keni ende nė punim e sipėr?

    R.E. Gjatė kėtyre dy viteve tė fundit kam botuar mjaft. Nė vitin 2003 dolėn: pėrkthimi anglisht i veprės letrare tė poetit Eqrem Basha: Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (As plagė as kėngė: poezi nga Kosova); Behind Stone Walls (Prapa mureve tė ngurta), monografi e etnologes norvegjeze Beritė Baker; njė antologji tekstesh historike: Early Albania: a Reader of Historical Texts, 11th-17th centuries (Shqipėria e hershme: njė doracak tekstesh historike, shek. 11-17); si dhe pėrkthimi anglisht i pesė kėngėve tė para tė Lahutės sė Malcis sė Fishtės, The Highland Lute: the Albanian National Epic, Cantos I-V, The Cycle of Oso Kuka (Lahuta e Malcis: epika kombėtare shqiptare, kėngėt I-V, cikli i Oso Kukės).
    Nė fillimin e vitit 2004, dolėn edhe dy vepra kryesore nė ShBA: Historical Dictionary of Albania (Fjalori Historik i Shqipėrisė) me mė shumė se 700 zėra; dhe, nė bashkėpunim me Janice Mathie-Heck nga Kalgari (Calgary) nė Kanada, Songs of the Frontier Warriors: Albanian Epic Verse in a Bilingual English-Albanian Edition (Kėngė Kreshnikėsh: poezia epike shqiptare njė njė botim dygjuhėsor shqip-anglisht). Tė dhėna pėr gjithė kėto botime dhe pėr botime tė tjera tė mia mund tė lexoni nė faqjen time tė internetit: www.elsie.de.
    Nė punim e sipėr, si projekt afatgjatė, e kam qė prej vitesh pėrkthimin anglisht tė Lahutės sė Malcis tėrėsisht (njė ēmenduri nga ana ime!). Pėrveē kėsaj, i kam gati njė fjalor historik pėr Kosovėn, njė antologji tregimesh shqiptare anglisht (e cila pret botimin e saj nė Ēikago), dhe vėllime tė veēantė tė pėrkthimit anglisht tė poetėve Azem Shkreli dhe Visar Zhiti.


    F. Sh. Poezia e pėr mė tepėr epika nė botė nuk ka treg, shtoi dhe faktin qė kjo vjen nga njė vend i vogėl, si ja dolėt mbanė me Kėngė Kreshikėsh, dhe si e mendoni ta arrini me Lahutėn e Malėsisė?

    Pėr Kėngėt e Kreshnikėve arrita pėr fat tė interesoj njė botues, Bolchazi-Carducci, nė Illinois. Kjo shtėpi botuese, slovake, ka botuar mjaft letėrsi epike. Botuesi vetė, Zoti Lou Bolchazy, kishte studiuar pranė profesorit Berkeley Peabody-t, i cili vetė kishte qenė student i Albert Lord-it nė Harvard. Lordi, bashkė me Milman Parry, shquhen nė botėn perėndimore si zbuluesė tė epikės ballkanase. Lordi kishte kryer hulumtime etnografike edhe nė Shqipėri nė vitin 1937. Figurat e tyre u pėrfytyruan nė librin e Ismail Kadaresė, Dosja H. Pra, ka njė vazhdimėsi tė ēuditshme deri tek unė, gjė qė nuk e dija nė fillim tė procesit botimor.


    F. Sh. Cila ka qėnė ndihma konkrete qė ju ka dhėnė shteti shqiptar dhe organizmat e varura prej tij nė kėtė promovim tė pandalshėm tė kulturės shqiptare? Po nga Presidentėt tanė a ju janė dhėnė urdhra a medalje? Raporti juaj me Akademinė e Shkencave dhe Universitet, (theksoj Universitetin e Tiranės) cili ėshtė?

    R.E. Nuk them se shteti shqiptar mė ka dhėnė ndonjė ndihmė konkrete koha e fundit, por as nuk i kam kėrkuar ndonjė ndihmė tė veēantė. Nuk ankohem. Kam marrėdhėnie tė mirė profesionale dhe miqėsore me shumė shkencėtarė shqiptarė nga Akademia dhe nga Universiteti i Tiranės, njerėz qė punojnė nė kushte shumė tė vėshtira. Pėr sa i pėrket urdhrave dhe medaljeve, unė nuk kam shumė dėshirė tė bėhėm njė personalitet publik.


    F. Sh. Si njė ndėr pėrkthyesit e pakėt nga shqipja nė anglisht, sa prej letėrsisė veēanėrisht poezisė qė botohet sot ju bie nė dorė? Ē’’mendim keni pėr kėto krijime dhe autorėt e tyre?

    R.E. Nė vite ‘90 udhėtoja rregullisht nė Shqipėri, gati ēdo dy muaj, dhe bleja gati tėrė librat qė mė duheshin. Gjatė pesė viteve tė fundit, ku mė rrallė shkoj nė Shqipėri, them se nuk arrij tė gjej tėrė librat qė mė duhen, veēanėrisht sepse vėllimet mė tė mira poetike shpesh nuk gjenden nė libraritė ku kėrkoj. Shpėrndahen privatisht.
    Kuptohet qė nuk mund tė jap njė mendim tė saktė pėr krijimtarinė letrare nė Shqipėri sot, por them se dy-tre vite tė fundit kanė qenė mė interesante se vitet ‘90, ku kishte shumė eksperimentime kot dhe kopijime tė letėrsisė sė huaj. Kam pėrshtypjen tė pakten qė ka lėvizje tani nė fushen e poezisė.


    F.Sh. A do tė kemi prej jush pėrkthime tė tjera tė poezisė bashkėkohore, nėse po, nėpėr cilėt rrugė a filtra do kalojnė kėto krijime? Nėse po, do tė zgjidhnit midis fituesve nė ēmimet e konkurseve letrare, apo do preferonit njė pėrzgjedhjen tuaj?

    R.E. Besoj se do tė vazhdoj herė pas here tė pėrkthej letėrsi, nėse kam kohė dhe nėse arrij tė gjej njė botues. Kjo ėshtė pengesa kryesore pėr mua. Kot tė pėrkthesh nėse pėrkthimet nuk botohen. Pikėrisht pėr kėtė arsye, them nga dėshpėrimi, i futa gati tėrė pėrkthimet e mia letrare nė internet, nė faqjen time tė dytė: www.albanianliterature.com sepse pėrndryshe kot janė nė kompjuterin tim.
    Pėrsa i pėrket pėrzgjedhjes, them se nuk kam njė strategji tė veēantė. Disa vepra i pėrkthej sepse mė pėlqejnė personalisht, apo autorėt e tyre mė pėlqejnė si individė, por zakonisht pyes shumė, marr mendime tė ndryshme dhe nė fund bėj njė sintezė. Natyrisht e kam tė qartė se njė filan autori shahet tmerresisht nga konkurenti i tij dhe lavderohet jashtė mase nga kushėriri i tij i dytė. Nė Ballkan duhet tė kesh kėto gjėra parasysh. Duke qenė se letėrsia shqiptare njihet pak, ėshtė e arsyeshme parimisht qė tė pėrkthehen fillimisht autorė mė tė njohur nė Shqipėri dhe nė Kosovė, por kjo nuk duhet tė pėrjashtojė aspak autorė tė rinj.


    F. Sh. E kemi tė lehtė tė ngrejmė panteonin e krijuesve shqiptarė ndėr vite, por tė vėshtirė njė panteon krijimesh, vlerat dhe bukuria e tė cilave tė dalin fitimtare mbi kohėn. Cilat do tė ishin disa prej veprave mė tė spikatura tė letėrsisė shqiptare?

    R.E. Kjo ėshtė nė fakt njė pyetje e vėshtirė. Pėrveē Kadaresė, nuk shoh se kush do tė rrijė nė panteonin e letėrsisė shqiptare pas 20 viteve, por kam pėrshtypje se do tė ketė shumė figura qė nuk i njohim sot. Pas tronditjeve tė rėnda politike, ekonomike por edhe kulturore tė 15 viteve tė fundit, Shqipėria ngadalė ngadalė po merr vetėn, nė mėnyrėn e saj, dhe jam i bindur se do te ketė autorė me shumė talent (por ndoshta shumica do tė jėnė nė emigracion). Nė fund tė fundit, ėshtė lexuesi shqiptar, dhe jo unė, i cili do tė vendosė, apo tė themi mė realisht, i cili duhet tė vendosė pėr pranimin afatgjatė apo mospranimin e autorėve tė kėsaj letėrsie.


    F. Sh. Vėshtirė tė mendohet njė pėrkthyes poezie tė mos shkruajė dhe vetė. A keni krijime tė tilla dhe a mendoni tja jepni nė shqip publikut mbase nėpėrmjet njė botuesi shqiptar?

    R.E. Tė zhvishem krejt para jush? Jo, jo...


    F.Sh. Pėrkthyes dhe interpret nė Hagė nė gjyqin ndaj Millosheviēit, dhe njohės i pėrmasės sė dhimbjes nė vargjet e poetėve shqiptarė tė Kosovės. A pati raste tė bėnit njė lidhje tė tillė shkak pasojė?

    R.E. Them pėrgjithėsisht se vuajtja nxit frymėzimin dhe krijimtarinė letrare. Ēfarė ka prodhuar njė vend si Zvicra, e cila nuk ka njohur dhimbje apo tronditje? Orė me qyqe dhe ēokollate. Por ndonjė autor botėror? Nuk ka vend tjetėr nė Evropė i cili ka vuajtur mė shumė sė Kosova gjatė 15 viteve tė fundit. Kėshtu unė pres gjėra tė mėdha prej asaj. Nė anėn tjetėr habitem nga pak se deri tani nuk ka dalė prej Kosovės njė vepėr madhore pėr atė qė ky popull ka pėsuar.


    F.Sh. Njė veprimtari nė albanologji me sa duket e lidhur pazgjithshmėrisht. A e keni menduar ti dhuroni Arkivit tė Shtetit Shqiptar, dorėshkrimet, shėnimet origjinale etj si kėto?

    R.E. Nuk besoj se jam kaq i rėndėsishėm sa qė shėnimet e mia tė mblidhen nė Arkivin e Shtetit. Mė interesant nė rastin tim do tė jetė ndonjė ditė biblioteka ime. Kam pėrshtypjen se kam njė ndėr bibliotekat kryesore albanologjike nė botėn perėndimore, ndoshta koleksionin mė tė madh tė letėrsisė shqiptare jashtė Ballkanit. Por biblioteka ime ėshtė njė problem pėr tė ardhmen. Akoma e shfrytėzoj.


    F.Sh. Me bindjen se e keni skalitur emrin tek miqtė e vyer tė shqiptarėve, apo jeni njė shqiptar pa pashaportė, ēfarė do ti thoshit popullit gjuhėn e tė cilit e flisni si bir i tij?

    R.E. Nuk besoj se mund tė bėhem shqiptar tamam. Unė veē i vėzhgoj shqiptarėt nga largėt, me dashamirėsi por edhe me shume kritikė. Njė fjalė popullit shqiptar? Kam njė urim tė dyfishtė. Unė uroj qė shqiptarėt tė ruajnė identitetin e tyre kulturor nė botė (pra elementet fisnike dhe pozitive tė kėsaj kulture), por, njėkohėsisht, uroj qė shqiptarėt tė lėnė mėnjanė mendjengushtėsinė, nacionalizmin dhe etnozentrizmin e tyre dhe qė ata tė bėhen evropianė dhe qytetarė tė botės.

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Emrat gjeografike arberore te krishtera te masakruar nga Turqia
    Nga Conquistador nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-07-2010, 21:18
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Bashkėpunoni me forumin shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-11-2003, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •