Korrieri
---------
Blushi-Berisha, vazhdon gjyqi per shpifje.
Avokati i Blushit nuk eshte terhequr nga pretendimi i demshperblimit prej 100 milon lekesh te vjetra
Ministri i Pushtetit Lokal dhe i Decentralizimit, Ben Blushi vazhdon gjyqin me Liderin e Partise Demokratike Sali Berisha te cilin e akuzon per shpifje .
Gjyqtarja e dyte e cila po merret me gjykimin e ceshtjes Elona Stavri ka zhvilluar dje seancen e pare te gjykimit te padise se ngritur nga Blushi.
Avokati mbrojtes i Ministrit te Pushtetit Lokal dhe i Decentralizimit ka paraqitur edhe ne seancen e djeshme ne Gjykaten e Tiranes pretendimet e tij ne lidhje me padine e ngritur nga klienti i tij. Ai ka pretenduar qe lideri i Partise Demokratike Sali Berisha ti paguaje nje dem prej 100 milion lekesh te vjetra Ben Blushit per shkak te demit te shkaktuar , per shpifjet qe ka thene ne adrese te tij.
Ne kerkese-padi avokati Albano Caushi i zgjedhur nga Blushi pretendoi se "I padituri ne cilesine e kreut te Partise Demokratike Sali Berisha ne mbledhjen e dates 23 shkurt te kesaj partie eshte shprehur se "Ben Blushi eshte minister i korruptuar dhe se Ben Brati, fituesi i tenderave te zhvilluar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nuk eshte vecse Ben Blushi", duke cenuar dhe shtremberuar imazhin politik, etik dhe shoqeror te paditesit, duke i atribuar veprime qe nuk i ka kryer".
Me tej avokati i Blushit pretendoi se nuk ka vend pretendimi i te paditurit qe ai njehere te cilesohet fajtor per vepren penale te shpifjes per shkak te detyres dhe me pas te paditet per shkaktim demi moral. "Nese i padituri nuk verteton theniet e tij, atehere te shperbleje civilisht demin e shkaktuar, pasi nuk kerkojme deklarimin fajtor te te paditurit". Keto kerkesa avokati i ka paraqitur edhe ne procesin e pare, i cili zhvillohej me gjyqtaren Mimoza Kaja, por pretendimet e tij nuk jane pranuar nga avokati mbrojtes i pales paditese. Seanca e radhes ku pritet te paraqiten provat nga te dyja palet do te zhvillohet javen qe vjen.
------------------
Krijoni Kontakt