Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Thumbs down Pushime te mbara ne Sarande (po ua mbajti kuleta)

    Inaugurohet hoteli i vėllait tė Arben Malajt

    Me njė investim prej 1 milionė dollarėsh, vėllai i Arben Malajt ia ka arritur tė inaugurojė nė hyrje tė sezonit turistik hotelin e vet luksoz nė qytetin e Sarandės. I ndėrtuar nė njė vend mjaft tė privilegjuar tė qytetit, hoteli ka mbi 20 dhoma dhe ėshtė ndėrtuar pėr tė shėrbyer sipas njė praktike klienteliste. menazheri i hotelit i deklaroi dje gazetarit tė gazetės "55" se klientėt e privilegjuar tė sezonit janė kreditorėt e firmės piramidale "Cenaj& Co". Edhe pse nuk janė tė qarta lidhjet e investimit tė vėllait tė Arben Malajt me kreditorėt e njė skeme piramidale, pėr lulėzimin e sė cilės Malaj investoi gjithė pasurinė e vet intelektuale, kreditorėt e skemės piramidale kanė mundėsi tė gėzojnė ēmime tė ulura nė hotelin mė tė ri tė sarandės, ndėrkohė qė vetė Malaj ndoshta ka mundėsi tė kryejė njė procves ēlirimi shpirtėror. Ceremonia e inaugurimit ka qenė njė eveniment i vėrtetė mondan pėr elitėn socialistė tė Tiranės e tė jugut tė vendit, por sė shpejti mendohet qė njė ceremoni tjetėr tė rinovohet nė mes tė sezonit turistik pėr kreditorėt e Cenajt. Menazheri i hotelit sė shpejti pritet tė vihet nė krye tė njė fushate publicitare pėr hotelin, por nuk ėshtė e qartė nėse njė foto familjare e vėllezėrve Malaj do tė jetė nė qendėr tė posterave tė shtypur pėr atė rast.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Saranda, o Zot sa e bukur!

    Nga Fiqiri Sejdiaj/

    Pasi kalon Qafen e Gjashtes, befas te shfaqet kaltersia e detit Jon dhe pamja e nje qyteti ne forme amfiteatri. Pallatet dhe vilat nga varen lulet e ndezura te Bukoviles ngjiten shkalle-shkalle shpatit te malit. Palmat shoqerojne rruget. Kjo eshte Saranda, qyteti port me jugor i vendit. Epitetet per te jane te shumta. Ciceroni qysh ne shekullin e I para eres sone e quante: "nje liman te volitshem per lundrim nga Epiri drejt gadishullit italik". Po ne kete shekull Straboni do ta veconte limanin e Onhezmit (Saranda e sotme) perballe Kerkyres midis 12 limaneve te tjere. Pubkivi gjithashtu. Artiste, poete, kineaste, piktore e fotografe kane gjetur ne Sarande frymezimin e munguar. Ata e kane quajtur margaritari yne i rivieres. Ciftet e sapomartuar vene ne Sarande per te kaluar muajin e mjaltit. Ky eshte qyteti qe ka vetem nje stine. Ketu njerezit asnjehere nuk kane pare se si bien gjethet e pemeve ne vjeshte. Ashtu si kaltersia e detit edhe gjelberimi eshte i perjetshem. Ky qytet piktoresk ruan ne gjirin e vet thesare te nje kulture e qyteterimi te lashte. Butrinti eshte njeri prej tyre. Finiqi gjithashtu. Me male, fusha, lumenj, liqene e me nje bregdet te rralle kur gjiret e virgjer nuk kane fund, Saranda perben rajonin me te pasur ne Shqiperi per zhvillimin e turizmit ne te kater stinet e vitit. Megjithate Saranda, ne fund te fundit, eshte qyteti i 40 mije banoreve me halle e preokupime te shumta qe keto dite kane vetem nje merak: si te presim pushuesit, te cilet kete vit kane bujtur qysh ne muajin maj? Si te perballojne fluksin dhe kerkesat e tyre ne rritje?

    Kryeministri

    Trageti ankorohet ne port dhe turistet zbresin njeri pas tjetrit. Ne Sarande cdo dite hyn dhe del te pakten nje traget me turiste te huaj. Ata vijne nga Korfuzi, vizitojne Butrintin, hane nje dreke ne Sarande dhe ne mbremje kthehen perseri ne Korfuz. Numri i tyre varion nga 80 deri ne 120 turiste ne dite. Ndersa shohin kishen ne qender te qytetit, turistet pyesin te habitur: po a nuk eshte Shqiperia nje vend mysliman? Vangjel Xhani, shoqerues dhe ciceron i grupeve turistike qe vijne ne Sarande, nxjerr 100 leke dhe ndersa u tregon portretin e Fan Nolit te stampuar ne banknot u thote: "Ky ka qene kryeministri i qeverise se pare demokratike ne Shqiperi. E quajne Fan Stilian Noli. Eshte i krishtere". "Prift?"- thone turistet, duke pare banknoten shqiptare me portretin e Fan Nolit. "Jo, nuk ishte prift,- ua kthen Vangjeli.- Ishte peshkop. Urdhero banknoten dhe mbaje si kujtim per te kuptuar me mire Shqiperine. Dokument me te mire se ky nuk ka". Tre-kater ilandeze pyesin per tolerancen fetare. Duke u treguar kishen ne qender te qytetit, Vangjeli u thote: ne kete kishe me shume vijne myslimane se sa te krishtere. Irlandezet rrudhin buzen ne shenje mosbesimi. Atehere, Vangjeli vazhdon me tej. Ne nje qytet te vogel, jo shume larg prej ketej, ne Libohove i biri i priftit u martua me te bijen e hoxhes. Oh, jo! Nuk ka mundesi! "Kjo eshte e paimagjinueshme!"- thone gati ne kor irlandezet dhe turistet e huaj. Disa pyesin perseri nese e kane kuptuar mire apo jo ate qe u ka thene Vangjeli. Ai, megjithese e flet anglishten shume mire, ua perserit romancen e dashurise midis djalit te priftit dhe vajzes se hoxhes edhe njehere. "A e dinin prinderit kete lidhje? Cfare bene kur e moren vesh?" - ngulin kembe irlandezet. "Po ata me deshiren e prinderve u martuan,- perfundon Vangjeli.- Ne dasmen e tyre shkoi gjithe fshati, te krishtere e muhamedane". Per turistet irlandeze dhe per shume te tjere kjo eshte teper shokuese.

    Amerikania

    Diana Dishnica, 20 vjec, lindur dhe rritur ne Amerike, ka ardhur nga Uashingtoni per te vizituar Saranden. Ajo i lutet se emes te shkojne ne Lekurs. Eshte mbremje, vone, dhe e ema kundershton. "Mos harro,- i thote ajo,- si na kane porositur? Asnje udhetim naten ne Shqiperi". Ne bisede futet shoferi i taksise, i cili i garanton se jo ne Lekurs, por kudo mund t'i coje pa asnje problem. Shoferi i taksise tregon se ka nje eksperience te bollshme nga frika dhe dyshimet e te huajve per Shqiperine. Mirepo sa kalon dita e pare ata binden per te kunderten. Edhe mamaja e Dianes me ne fund bindet qe te shoqeroje vajzen ne Lekurs, por me dyshim te madh vetem se atje sheh drite. Kur kthehen ne hotel te dyja grate ndjehen te kenaqura. "Frika kot, dyshime kot, propaganda e madhe", - ia ben plaka si ne enderr.

    Jorgo

    Tek "Palma" ne periferi te qytetit nje klient ngre zerin. I zoti i lokalit afrohet me nxitim, e merr menjane dhe i thote me ze te ulet: "Te lutem Jorgo, me ze te larte ne lokalin tim mos fol. As sherr nuk dua! Ndyrshe i thashe djalit te te marre me makine te te coje ose ne shtepi ose ne polici, more vesh apo jo?" Tjetri hesht. Pas ketij fakti kushdo e kupton arsyen pse ne Sarande keto dy vjetet e fundit nuk ka pasur asnje krim apo incident. Te gjithe perpiqen te ruajne rendin, qetesine dhe sigurine. Ne Sarande ka mbi 40 cekice te rende pneumatike qe thyejne shkembin per te hapur vendin ku po ngrihen rreth 300 hotele te reja. Sipas nje urdhri te bashkise per muajt e veres ne qytet jane ndaluar punimet me cekic pneumatik.

    Vasil Barka

    Vasil Barka drejton nje nga agjencite turistike te Sarandes. Kater here ne jave ai pret dhe percjell anijen "Santa", qe vjen nga Korfuzi me turiste te huaj. Duke kaluar sa ne nje cep ne cepin tjeter te portit, ai perpiqet qe te mbaroje sa me shpejt formalitetet portuale. Me tutje nje vinc shkarkon cimento. Mendoni sikur braga te keputet dhe thesi i cimentos te bjere ne toke prane kembeve te turisteve, qe kalojne per te hypur ne autobus. O do presesh e do percjellesh turiste, - thote Vasil Barka,- ose do te shkarkosh hekur e cimento. Te dyja bashke ne te njejten kala nuk shkojne. O njera, o tjetra! Terminali i ri kete vit nuk u be. Vend per anijet e tjera nuk ka. Per jate jo e jo. Porti mbetet ndoshta pika me e dobet ne Sarande qe duhet rregulluar. Ashtu sic duhen rregulluar vizat hyrese per turistet lindore. Nje cek, i cili ndodhet me pushime ne Korfuz, nuk mund te vije kurre ne Sarande. Nese ka deshire, atehere duhet te lere pushimet, te shkoje ne Prage, te beje kerkese prane ambasades shqiptare atje dhe pasi te vije kerkesa ne Ministrine e Jashtme e te miratohet, vetem atehere mund te vije ne Shqiperi.

    Lekursi

    Luli, qe ka ndjekur nga afer rikonstruksionin e kalase dhe te kompleksit turistik te Lekursit, na sqaron se ketu ka qene nje garnizon italian qysh ne Luften e Pare Boterore. Ndertesa e vogel dykateshe e ngritur mbi shkemb ka ekzistuar qysh ne ate kohe. Me '97 ajo u rrafshua krejt. "Mirepo sic e shihni, - vazhdon Luli,- gjurmet e atij viti te mbrapshte nuk shihen asgjekundi." Per restaurimin e kesaj pike kane punuar specialistet me te mire te Institutit te Monumenteve te Kultures si dhe guregdhendesit me te mire te Gjirokastres, Tepelenes dhe Sarandes. Ajo qe e ben me interesante kete pike eshte shikimi 360 grade. Dmth duke qene ne kulmin e saj ju mund te shijoni pamjen madheshtore te perendimit te diellit, lindjen e tij, fushen e Vurgut, Butrintin, Ksamilin, Liqenin, Bistricen, Delvinen, Finiqin, Korfuzin e me tej. "Duke perfituar nga pozicioni gjeografik kemi porositur dy teleskope qe vizitori te shohe vertet Italine, - thote manaxheri i kompleksit turistik te Lekursit. - Gjithashtu kalaja do te kthehet ne nje skene artistike ku cdo nate do te kete muzike."

    Ku te vemi?

    Resurset turistike dhe variacionet turistike te Sarandes jane te shumta. Nje dite ne Butrint eshte e padiskutueshme. Kjo eshte pika me e madhe arkeologjike ne Shqiperi per te gjithe vizitoret qe vijne ne Sarande. Butrinti permendet qe ne shekullin IV para Krishtit. Ketu mund te shohesh amfiteatrin, keshtjellen veneciane, keshtjellen e Ali Pashe Tepelenes qe ua mori francezeve te Bonapartit, Pusin e ninfave, Baptisterin, Porten e Luanit, Baziliken etj. Ne rrugen e Butrintit ndodhet Gjiri i Ksamilit nga me te bukurit e detit Jon. Te tille e bejne kete gji kater ishujt e vegjel qe nuk i kalojne te 400 m gjatesi e 150 m gjeresi. Nese nuk doni te shkoni me makine, atehere mund te shkoni me anije ne Kakome, Korze e Bunec. Gjiri i Kakomese futet mbi 500m ne brendesi te tokes. Ai eshte nje plazh i mrekullueshem ranor, i virgjer e me nje bukuri qe s'hiqet kurre nga mendja. Syri i Kalter, eshte nje objekt tjeter turistik ku mund te shkosh gjate diteve qe je me pushime ne Sarande. Nje kafe ne mengjes mund ta pish ne cdo cep te qytetit nga duket deti. Mund te shkosh edhe ne hotel "Butrint". I ngritur 30 vjet me pare ndertesa e ketij hoteli te vjeter ka ndryshuar krejt lukun e tij. Jane dashur 18 muaj per t'i dhene pamjen qe ka sot me nje standard te larte sherbimi, por edhe me cmime te kripura per vendasit. Hoteli ka rreth 500 vende te ulura, dhoma suit, dhoma vip, piano bar, pub bar, restorant, piceri te castit, pishine, terren sportiv per minifutboll, tenis, basketboll e volejboll, salle konference, dyqane, parking etj. Hotel "Butrinti" dhe Lekursi, jane dy objekte te reja pa te cilat as qe mund te kuptohet Saranda turistike e ketij viti.

    Cmimet

    Nje grup kosovaresh pasi kishin bere 14 ore rruge per te pare Saranden, u habit`n jo vetem me bujarine e sarandioteve, por edhe me cmimet e tyre. "Cka bahet bre vlla! Shume shtrenjt po na duket!" "Epo ka investuar vllau ne shkemb, -ia kthen i zoti i lokalit. 15 milione leke kam harxhuar vetem per te hapur themelet. Kur do t'ia nxjerr paret, kur te vdes"? "Di me te than se keshtu s'esht mbare. Ke me falimentu se po largon klientet. Cmimi i unjet i afron klientet, rrit xhiron, qarkullimin e parave dhe fitimin", kundershton kosovari. Cmimet ne Sarande jane vertet te kripura. Po sherbimet? Para shume vitesh Ministria e Tregtise nga varet turizmi dergoi ne Itali nje grup pasticieresh per te mesuar se si pergatitej akullorja. Ata qendruan ne Itali 15 dite. Tani vetem ne Sarande ka me dhjetra djem e vajza qe kane punuar jo 15 dite, por te pakten 3 vjet ne lokalet me te mira te Korfuzit, Rodosit dhe krejt Greqise. Ata kane mesuar jo vetem se si behet akullorja, por krejt pasticeria dhe piceria. Si sherbehet ne hoteleri qe nga recepsioni e deri ne dhome. Kjo do te thote se sherbimi ne Sarande ka ndryshuar per mire.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    FIQIRIU MIKU ZAN CAUSHIT

    Fiqiri Sejdia eshte nga te dalluarit ne Rebelizmin e 97-tes..
    I takon atij te haje e te pije gratis ne SARANDEN e MAFIES.
    Se mos i marrin leka kamarieret atij..
    Mo na turperojne ata malukater kamariera me shoket na Tirana qe mezi i kemi qe i pacim sa malet me ne krie shoket Gramoz e Arben Malaj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Rrėfimi i njė dite vere nė Sarandė - Nga Mira Danaj

    Ėshtė e vėrtetė se aty diku nga mesi i pranverės na kap "ankthi" i pushimeve verore. Pėrveē dietave ekspres, pareve dhe ēantave shumėngjyrėshe tė plazhit, qė nė mė tė shumtėn e rasteve lihen pėr momentin e fundit, problemi kryesor ėshtė se ku do i kalojmė pushimet. Me mundėsitė e shumta jashtė dhe brenda vendit, shtohen dhe dilemat dhe pavendosmėrite e njerėzve. Kjo dilemė na kapi edhe ne*, Turqi, Qeparo, Tunizi, Sarandė apo pushime dy ditore nė Vlorė, Mal tė Zi apo Pogradec. Por, kudo qė unė tė shkoj me pushime, nuk ka mė kuptim vera pa disa ditė nė Sarandė. Pėr faktin qė kam jetuar disa kohė aty, pėr faktin qė sa herė qė shkoj me kaplon njė ndjenjė qetėsie, hapėsire dhe paqeje me veten qė asnjė qytet tjetėr nuk ka mundur tė mė falė. Kėshtu pra, edhe kėtė verė pushimet e mia filluan nė Sarandė (me shpresėn qė ndoshta dhe aty do mbyllen, diku nga shtatori). Nuk e di per cilėn arsye tė qartė mė kapi dėshira qė tė pėrshkruaj njė ditė pushimesh nė Sarandė, ndoshta sepse tė gjithė flasin pėr pushimet verore, pėr turizmin, pati mė pak apo mė shumė pushues, kaq pėrqind mė mirė dhe kaq pėrqind mė keq, etj, etj. ...

    Nė pėrgjithėsi zgjoheshim herėt nė Sarandė. Por megjithatė zgjimi nga zhurma e detit ėshtė shumė e kėndshme. Edhe kėtė verė u zgjuam shpejt por prej zhurmės sė njė betoniere tek pallati qė po ndėrtohej aty afėr. Ėshtė normale nė fakt qė shumė ndryshime dhe shumė ndėrtime do tė bėhen nė Sarandė, njė qytet i tillė, shumė i bukur dhe shumė tundues nuk mund tė rrijė nė vend. Por, pėr ne, ndėrtimi i pallateve 9-katėshe, apo mė tepėr, nė mes tė qytetit, ishte paksa i papranueshėm.

    Nė fakt ishim mėsuar me njė qytet tė vogėl, super tė kėndshėm, me ngjyra tė celėta, me shkallė, ku ēdokujt i jepej mundėsia tė shikonte pak hapėsirė deti, nė fund tė fundit s'mund ta kuptosh Sarandėn pa tė. Dhe papritmas, kur ti gjendesh para njė karabinaje 8-katėshe (me mundėsi shtimi katesh), pyet veten se mbi ēfarė logjike bazohet kjo arkitekturė e re e qytetit (sepse nė fakt nuk ėshtė vetėm njė ndėrtesė 8 katėshe, por disa tė tilla, me perspektivė shtimi). Ka ndonjė qėllim vallė?, shėrben ndoshta pėr zhvillimin e mėtejshem tė qytetit (gjė fort e pamundur...)? apo mos ndoshta ėshtė parashikuar qė popullsia e Sarandės do rritet nė mėnyrė kaq tė shpejtė sa nevojiten ndėrtesa shumėkatėshe pėr ta pėrballuar ? Nė fakt ekziston dhe hipoteza qė shumė banorė tė Tiranės mund tė vėrshojnė tė blejnė apartamente nė Sarandė ashtu siē kanė bėrė nė Durres, por tė themi tė drejtėn kur mendon gjendjen e tė dyja rrugėve qė tė shpien nė Sarandė, edhe kjo bie vetiu. Nuk e gjejmė dot arsyen dhe gjithashtu nuk mund tė ndryshojmė asgjė. Sepse siē ndodh rėndom me qytetarin nė Shqipėri, pėr sa kohė gjėrat i ecin mirė, ėshtė gjithēka nė rregull, por sapo ke njė problem apo thjesht dėshiron tė kundėrshtosh diēka qė ty tė duket e padrejtė, menjėherė para teje ngrihet njė mur i pakapėrcyeshėm. Nejse i vemė kapak dhe nisemi pėr nė plazh, dhe pėr fat tė mirė, plazhet e bukura nuk mungojnė.

    Kafen e mėngjesit e pijmė tek Hotel Butrinti (nuk ka nevojė pėr komente tė tepėrta) ose tek « Breshka » buzė detit (nuk jam shumė e sigurtė pėr emrin e vėrtetė tė lokalit sepse ne gjithnjė i kemi thėnė tek Gjoni). Sido qė tė jetė, nė Sarandė njerėzit janė tė sjellshėm dhe lokalet e kėndshme, nė pėrgjithėsi kafja tė shijon kudo. Nė fakt kjo ndalesė ėshte paksa strategjike sepse, ėshtė si njė lloj pushimi para se tė hysh nė rrugėn qė dikur ne i thoshim "rruga e Kampit" meqė tė ēonte te Kampi i Punėtorėve, dhe qė tani ėshtė plot me hotele nga mė tė ndryshmet, shumica e tė cilave pėr fat tė mirė e kanė ruajtur veēantinė e ngjyrave tė bukura tė Sarandės. Meqėnėse permėndėm ish Kampin e Punėtorėve, kush ka qenė mė parė nė Sarandė dhe e njeh pak, ēuditet tek e sheh ne atė gjendje tė mjeruar, njė gėrmadhė e vėrtetė dhe imagjinon ditėn kur dikush ta kthejė atė ndėrtesė nė njė resort tė mrekullueshėm, me sallė lojrash, me njė park tė gjelbėrt, me ambjente tė ndryshme, me fitnes etj. Le tė kthehemi tek rruga, e cila do tė ishte shumė e bukur nė qoftė se nuk do tė ishte plot me gropa, me gurė dhe mbeturina tė hedhura nga ndėrtimet qė vazhdojnė. Them do tė ishte, sepse nuk ėshtė mė. Dhe mė e trishtueshmja ėshtė se sa vjen e keqėsohet. Dhe nė momentin qė ti pyet se kush e ka fajin, se si ka mundėsi qė njė rrugė e tillė kryesore, vazhdon tė jetė nė kėtė gjendje tė mjeruar, pėrgjigjet kundėrshtojnė njėra tjetrėn, ndėrmjet shtetit dhe pronarėve tė hoteleve. Edhe kjo ėshtė njė vecanti tjetėr tona, njė kėrkim i pambarim i fajtorit, dhe ndėrkohė ēdo gjė shkon pėr mė keq.

    Megjithatė, ideja qė ti ecėn buzė detit t'i qeteson mendimet, dhe sapo e kalon pjesėn e keqe tė rrugės, e harron atė (ndoshta shoferi jo dhe aq...). Ditėt e para problemi kryesor ėshtė zgjedhja e plazhit sepse janė tė shumtė, duke filluar nga plazhet mė tė afėrt e deri mė tej Ksamilit. Pėr sa i pėrket rrugėve nė Sarandė duhet pėrmendur dhe diēka tjetėr, policia rrugore. Policet rrugorė nė Sarandė janė shumė tė sjellshėm dhe pėrpiqen qė pushuesve tė mos u shkaktojnė probleme tė kota.

    Kur shkon nė Sarandė nuk mund tė rrish pa vajtur pak dhe nė Ksamil. Por menjėherė sapo hyn nė qytezė, vė re, se dhe nė Ksamil gjėrat ndryshojnė. Kaosi i ndėrtimeve dhe i mbetjeve inerte vazhdon, madje me mė shumė vrull gjatė sezonit tė verės. Dhe ti prapė pyet veten se ccfarė po ndodh. Si ka mundėsi qė nuk ndalohet kjo ēmenduri? Ndoshta duhen mbyllur sytė, duhet fjetur mendja, dhe duhen shijuar vetwm deti, prodhimet e tij, peisazhi, buzėqeshja e njerėzve tė sjellshėm (nė fakt jo gjithnjė por pjesa e pasjellshme ėshtė shumė e pakėt).

    A nuk do ishte mė mirė qė gjėrat tė ndryshojnė pak nė realitet dhe jo vetėm nė imagjinatė? Ėshtė e disata pyetje pa pėrgjigje kėshtu qė po vazhdojmė mė tej. Pėrmendėm diku mė sipėr njerėzit nė Sarandė, nė pėrgjithėsi janė vėrtet tė sjellshėm dhe pėrpiqen qė t'iu shėrbejnė sa mė mirė pushuesve. Por megjithatė ti ēuditesh kur dėgjon se si njė plazh publik, i hapur pėr tė gjithė, brenda natės ndryshon status, duke u kthyer nė njė plazh "privat", ku pronari i lokalit pranė tij ka vendosur shezlongė qė kushtojnė 500 Lekė tė reja ēifti dhe pėr mė tepėr janė vėnė aq shumė shezlongė sa ti nuk e ke mundėsinė tė vendosėsh ēadrėn tėnde dhe tė shijosh bregun dhe detin qė janė pronė e tė gjithėve, pa pėrjashtim. Mė shume prej inatit se sa prej ēmimit njė pjesė e njerėzve preferojnė tė gjejnė njė plazh tjetėr. Por nė Sarandė njė pjesė tė mirė tė tregėtarėve i ka kapur sėmundja e fitimit ekspres, brenda natės, qė nė fakt rezulton fort i pasigurt. Megjithatė, ka plot plazhe tė tjera, gjithnjė shumė tė bukur, me ndonjė lokal shumė tė thjeshtė, me dėrrasa dhe kashtė, po ku peshku i pjekur nė zgarė tė shijon mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Kjo ėshtė Saranda, i gjen dhe provon tė gjitha.

    Nė fakt, mbas disa dilemash, stacioni ynė u bė pėrsėri plazhi tek "Hotel Nertili" por qė shumica e njohin me emrin « tek Nexhipi ». Hoteli ndodhet nė zonėn midis qytetit dhe ish Kampit. Deti ėshte shumė i pastėr dhe shumė blu. Njė pjesė e kėsaj zone fatkeqėsisht ėshtė bllokuar nga mbetjet inerte tė hedhura nė breg tė detit duke e bėrė tė pashfrytėzueshėm. Ndėrsa nė pjesėn tjetėr janė ndėrtuar disa hotele me plazhe tė rregulluara me zhavor ose pllaka betoni. Njė prej tyre ėshtė edhe Hotel Nertili. Ėshtė njė vend ku hahet shumė mirė, edhe pse nė krahasim me vitin e kaluar ēmimet ishin rritur paksa (kjo gjė ishte e pėrgjithshme). Ėshtė shumė pastėr, plazhi ėshtė i kėndshėm, dhe deti i mrekullueshėm (si kudo nė Sarandė), shėrbimi ėshtė shumė i mirė dhe njerėzit tė sjellshėm madje nė disa raste mė shumė se ē'duhet. E them kėtė sepse shpesh herė jemi dhe vetė ne pushuesit qė e teprojmė dhe abuzojmė. Nuk na kushton asgjė qė ti flasim kamarierit pėr shembull, nė mėnyre normale, me njė buzėqeshje madje, duke mos kėmbėngulur ti tregojmė qė ai ėshtė «njė copė» kamarier, shėrbyes i thjeshtė dhe meqėnse ne paguajmė mund ti flasim si tė duam dhe ta fyejmė.

    Pėr mė tepėr, tek Nexhipi, shezlongėt dhe ēadrat ishin falas, njė tundim me tepėr ky. Nė pėrgjithėsi aty tė krijohej njė ide qė ti nuk ishe nje klient i rėndomtė dhe i zakoshėm por diēka mė tepėr, ndoshta sepse Nexhipi shėrbente vetė, shkėmbente disa fjalė me klientėt, dhe kjo tė bėnte tė ndjeheshe mė mirė, mė i mikluar. Aty nuk ka meny, sepse Nexhipi i thotė tė gjitha pėrmendėsh, sipas njė rregulli tė caktuar, shpesh herė duke influencuar nė zgjedhjet e tua (ndėrkohė qė ti pėrsėri nuk zhgėnjehesh). Ndėrsa e sheh tek flet shpejt, me njė papijon tė zi nė qafė, mendon se ai e di shumė mirė si ta trajtojė klientin; e vetmja gjė qė mund ti uronim ėshtė tė mos e kapė sėmundja e fitimit brenda natės qė pėrkthehet nė rritje ēmimesh dhe ulje cilėsie.

    Tek rri shtrirė nė njė nga shezlongėt e plazhit, me sytė gjysėm tė mbyllur, duke dėgjuar dallgėzimin e detit, veshi tė kap dhe njė tingull ose zhurmė tjetėr, atė tė matrapikut qė gėrmon shkėmbin nė Sarandė. Nė fakt duhet thėnė « tė matrapikėve » sepse ka ngado, nė ēdo moment tė ditės. Aty e kupton se tashmė nė Sarandė, nuk tė shoqėron mė nė sfond zhurma e detit por e matrapikut, e prerjes sė hekurave, e shkarkimit tė betonierave. Dhe pėrsėri pyet veten se ēfare ndodh nė Sarandė gjatė sezonit ? A nuk ka mundėsi qė punimet dhe ndėrtimet tė ndėrpriten gjatė sezonit turistik nė mėnyrė qė tė mos largohen pushuesit ?

    Kthehemi nė qytet, mbas nje ditė plazhi tė lodhshme, por megjithatė tė bukur. Tek rri nė mbrėmje, tek Limani, fillon tė diskutosh me tė tjerėt pėr ēmimet e rritura kėtė verė nė qytetet turistike tė Shqipėrisė, pėr ndėrtimet qė sikur intensifikohen mė shumė gjatė sezonit turistik, pėr rrugėt qė prishen dita ditės, rruga e Bregut (pėrveē pjesės sė Llogarasė tė bėrė para nja tre vjetėsh) ėshtė njė tmerr i vėrtetė. Tė duash tė shkosh nė Bunec apo Borsh qė normalisht janė shumė afėr Sarandės, duhet tė mendohesh mire. Ndoshta ėshtė e vėrtetė kur thonė se pushimet nuk kanė shumė lezet kur ēdo gjė ėshtė perfekte sepse duhet pak aventurė dhe ērregullsi; megjithatė them se na mjafton tė mos shkojmė me pushime pėr tė jetuar aventurėn dhe kaosin. Pėrsėri aty tek Limani, buzė detit ku ti thith aromėn e veēantė te detit, edhe pse nė sfond dėgjohet matrapiku, e kupton qė Saranda mbetet shumė e bukur. A nuk do te ishte mė e bukur me sistemin e ndėrtesave tė ulėta, ngjyrat e ēelėta dhe qetėsine?!....

    Tashmė ėshtė natė e thellė. Nga kalaja e Lėkursit dėgjohet njė muzikė popullore qė shpesh herė mbytet nga ritmet tekno te Mangos apo Afrikas, dhe ēdo gjė pėrzihet lehtė me detin. Pėr mua tingulli mė i bukur i natės nė Sarandė kanė qenė dhe mbeten, fshesat e pastrueseve qė pastrojnė qytetin dhe nuk lenė qė Saranda tė humbasė veēantinė e njė qyteti shumė tė pastėr. Dhe pėrsėri mendoj se ėshtė shumė bukur nė Sarandė, imagjinoni sikur ....

    *P.S. Nė kėtė rrėfim bėhet fjalė pėr njė grup njerėzish me njė punė dhe rrogė pak mbi mesataren, me njė makinė nė dispozicion qė ia lejojne vetes tė bėjnė dhe tė zgjedhin se ku do t'i bėjnė pushimet. Pėr ata qė s'i kanė kėto mundėsi ....


    @ SPEKTRI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mira Danaj.. ka te ndrejte te shkruaj per Saranden..
    Dikur aty ish zot Koco Danaj..

    ishin koh te bukura athere..
    Ndonje 18-20 vjecar kish enderruar para kohe te shikonte boten.. por i ngrati donte ta shikonte jo nga dera qe kalonte neper Komitet qendror e Ministri e Brendeshme por nga nje der e zgjedhur vete sipas kartes se Helsinkit.. dhe te mjeret shkonin ne Sarande e i hypnin Detit me krah.. per te kaluar dhe ata ne boten e Lire..

    Mirpo ish e ndaluar.. nga kuqalashet e Kico Koco dano Blusho ramiz dullave.. realizimi e ndonje endrre..

    vigjilenca e kuqalashve vendas ngrinte ne allarm komunistet dritero agollas..jo per ti cuar qumesht a buke ndonje fshati a shkolle a konvikti..jo mo jo..por per te kapur ata djem guximtare..qe guxonin te shkonin ne boten matane pa leje..ashtu me not mes dallgesh e kuptohet ishin me te shpejta kateret silurues te Mao cEdunit e Stalinit qe ja kishin dhebe Dulles te mbroje shqiperine nga imperializmi e qe Koco danot i perdornin per te kapur djem nenash shqiptare ne mes te detit e pastaj ehh pastaj.. Nuk i harron Saranda skenat makabre..

    Ata djem silleshin te lidhur me zinxhire ne betonin e portit te sarandes e me urdher te Dull kico Kocove u jepnin kuqalasheve kazma e lopata tu binin kokes atyre djemve te rinj e ti benin cop cope e ashtu cop cope i terhiqnin me zetor ne shetitoren ekzotike te sarandes qe ti shihte kuqalasheria tjeter e ta conte lajmin kudo e ti shkonte ne vesh tere djemve shqiptare se...ja ku perfundoni po te guxoni...

    keshtu..ishin punet dikur..

    sot Partia u ka lene deren e hapur rinise.. te vetve.. thas me euro te marra ne tenderat..e pasosha me 7 vula marre tek Lino Xhefri i CIas.. e atyre fukarenjve kokrra fotoksine te shkojne ne te semes..

    qashtu..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-09-2004 mė 03:38

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zėvendėson atė tė Fatos Nanos nė Sarandė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Ku po pushojnė politikanėt e vendit?
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 01:30
  4. Pse nuk marrin pushime amerikanet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 21:33
  5. Besnik Aliaj pėrballė Fatos Nano nė Sarandė
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 01:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •